❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 June 2026Main stream

Tronditet Venezuela. Dy tĂ«rmete ‘shkatĂ«rrojnë’ kryeqytetin, dyshohet pĂ«r mijĂ«ra viktima

By: A R
25 June 2026 at 07:59

Dy tërmete shumë të fuqishëm kanë goditur Venezuelën brenda më pak se një minute sot në 25 qershor, duke shkaktuar shembje ndërtesash në kryeqytetin Caracas dhe duke lënë pas një situatë emergjente.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, tërmeti i parë kishte magnitudë 7.2 ballë Righter dhe u regjistrua pranë San Felipes në shtetin Yaracuy. Vetëm 39 sekonda më vonë u pasua nga një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 7.5, i cili u ndje fuqishëm në disa zona të vendit, përfshirë Caracas-in.

Në kryeqytet raportohet se disa ndërtesa janë shembur plotësisht, ndërsa të tjera kanë pësuar dëmtime serioze strukturore. Ekipet e shpëtimit po punojnë në kushte të vështira, duke kërkuar të mbijetuar nën rrënoja. Dëshmitarë në terren dhe gazetarë lokalë raportojnë se njerëz të bllokuar nën ndërtesa të shembura kërkuan ndihmë, ndërsa dëgjoheshin thirrje për shpëtim nga rrënojat.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se në lagjen Chacao janë shembur të paktën dy ndërtesa dhe më shumë se 500 punonjës emergjence janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Deri tani janë nxjerrë të gjallë të paktën 18 persona, ndërsa raportohet për 32 të vdekur e mbi 700 të plagosur. Por dyshimet ekzistojnë për mijëra të vdekur.

Zyrtarët paralajmërojnë se mund të ketë dëme të mëdha dhe numër të lartë viktimash në gjithë qytetin. Sipas vlerësimeve të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, ekziston një probabilitet i lartë për pasoja të rënda.

Situata është rënduar edhe në infrastrukturë. Aeroporti ndërkombëtar Maiquetía është mbyllur për shkak të dëmeve serioze, ndërsa pasagjerët janë parë duke u larguar në panik gjatë lëkundjeve. Raportohet gjithashtu për ndërprerje të energjisë elektrike, mungesë sinjali dhe dëmtime në linjat e furnizimit me karburant në disa zona të Caracas-it.

Autoritetet venezueliane kanë shpallur gjendje emergjente dhe kanë vendosur një gjeneral në krye të operacioneve të reagimit. Presidentja në detyrë Delcy Rodríguez, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë, u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndërtesat e dëmtuara dhe të qëndrojnë në vende të sigurta për shkak të rrezikut të pasgoditjeve.

08:00 “ShqipĂ«ria po goditet”/Ali Ahmeti: I njĂ«jti qĂ« nxit protestat nĂ« Serbi, po vepron edhe nĂ« TiranĂ«

By: Anisa
25 June 2026 at 08:00

Ali Ahmeti në fjalën e tij në Kuvendin e BDI-së vlerësoi rolin historik të Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës e ndërsa u shpreh se vendi po përballet me pasoja nga zhvillimet dhe protestat e fundit, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe investimeve.

Kreu i BDI tha se këto zhvillime po ndikohen edhe nga fushata dhe reagime të jashtme, duke përmendur Greqinë dhe Beogradin si burime të ndikimit.

Ahmeti shtoi se qëndrimi i tij nuk është në mbrojtje të Edi Ramës, por në mbrojtje të Shqipërisë, duke paralajmëruar se destabilizimi i vendit dëmton më gjerë interesat kombëtare shqiptare.

“Ka ca ngjarje, zhvillime edhe nĂ« ShqipĂ«ri. Ai Ă«shtĂ« vend ku ne na kanĂ« ndihmuar. ShqipĂ«ria ka strehuar KosovĂ«n. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pjesĂ« e pandarĂ« e lirisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Pa ndihmĂ«n, pa mjetet e ShqipĂ«risĂ«, Kosova nuk do ishte Kosova qĂ« Ă«shtĂ« sot.

Prandaj, me dhimbje po i përcjellim gjërat. Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta.

Industria kryesore e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parĂ«? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga ShqipĂ«ria, po i rrezikohet GreqisĂ«. QĂ« njĂ« shtet fqinj s’bĂ«n me menduar kĂ«shtu pĂ«r fqinjin e vet, po ja qĂ« ka ndodhur, qĂ« deklarata e parĂ« dhe reagimet e para erdhĂ«n nga Greqia.

Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri.

Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria.

Po goditet. Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri.

Dhe kush tenton pasigurinĂ« ta krijojĂ« nĂ« ShqipĂ«ri? ArmiqtĂ« e kombit shqiptar. UnĂ« nuk them qĂ« kĂ«ta kanĂ« dalĂ« nĂ« shesh aty, janĂ« armiq, po kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« grackĂ«n e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirĂ« pasojat qĂ« i shkaktojnĂ« kombit, jo vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri, por edhe mĂ« gjerĂ«â€, tha ai./ad

08:00 Jo vetĂ«m “Dora e Zotit”: sekreti i fanellave jozyrtare me tĂ« cilat Maradona mundi AnglinĂ«

By: Leonard
25 June 2026 at 08:00

A e dinit se dy golat mĂ« tĂ« famshĂ«m nĂ« historinĂ« e futbollit u shĂ«nuan me fanella tĂ« improvizuara, tĂ« blera me nxitim nĂ« njĂ« treg tĂ« Mexico City? Historia pas Angli–ArgjentinĂ« 1986 Ă«shtĂ« po aq e pabesueshme sa vetndeshja.

Roberto Graziosi

TridhjetĂ« e tetĂ« fanella blu, tĂ« blera nĂ« momentet e fundit, stema tĂ« qepura me dorĂ« gjatĂ« natĂ«s dhe numra tĂ« hekurosur si nĂ« uniformat e futbollit amerikan. Kjo Ă«shtĂ« historia e fshehur pas çerekfinales legjendare tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 1986, ndeshjes ku Diego Armando Maradona shĂ«noi “DorĂ«n e Zotit” dhe golin e quajtur mĂ« vonĂ« “Goli i Shekullit”.

Kur fanellat u bënë problem

Qershor 1986. Argjentina sapo kishte eliminuar Uruguain në një ndeshje të luajtur nën shi të rrëmbyeshëm. Por trajneri Carlos Bilardo ishte i zemëruar.

Fanellat zyrtare blu të prodhuara nga Le Coq Sportif ishin prej pambuku të trashë. Sipas lojtarëve, ato thithnin djersën dhe lagështinë, duke u bërë tepër të rënda gjatë lojës.

Problemi bëhej edhe më serioz për ndeshjen e ardhshme kundër Anglisë, e planifikuar në mesditë, nën diellin përvëlues të Mexico City, mbi 2.200 metra mbi nivelin e detit.

Bilardo kërkoi fanella më të lehta dhe më të përshtatshme për vapën. Përgjigjja e sponsorit ishte e prerë: ishte e pamundur të prodhoheshin brenda tri ditësh.

Misioni sekret në Tepito

Me vetëm 72 orë në dispozicion, drejtuesi i ekipit, Rubén Moschella, u nis në kërkim të një zgjidhjeje.

Sipas librit El Partido të Andrés Burgos, ai përfundoi në Tepito, një lagje e njohur e Mexico City për tregjet e saj popullore.

Atje gjeti dy modele fanellash blu prej materiali sintetik, shumë më të lehta se ato zyrtare. Problemi ishte se ato nuk kishin asnjë simbol të federatës argjentinase.

Vendimi final i takoi Maradonës.

Kur iu paraqitën dy modelet, ai tregoi njërën me gisht dhe tha:

“ËshtĂ« e bukur, Carlos. Me kĂ«tĂ« do ta mundim AnglinĂ«.”

U blenë menjëherë 38 copë.

Një natë pune artizanale

Mbrëmjen para ndeshjes, kampi stërvitor argjentinas u kthye në një punishte improvizuar.

Punonjësit e kompleksit qepën me dorë stemat e Federatës Argjentinase të Futbollit. Ato nuk ishin identike me stemat origjinale: mungonin disa elemente dekorative, përfshirë degët e dafinës.

Më pas erdhi radha e numrave. Për këtë u përdorën numra ngjitës me ngjyrë gri argjendi, të ngjashëm me ata që përdoren në uniformat e futbollit amerikan. Ata u hekurosën me kujdes, me frikën se mos shkëputeshin gjatë ndeshjes.

Por asgjë nuk ndodhi.

Fanellat rezistuan, numrat qëndruan në vend dhe askush nga qindra milionë shikuesit në mbarë botën nuk vuri re se Argjentina po luante me një uniformë të improvizuar.

Si u zbulua e vërteta

Për vite me radhë u debatua nëse fanella e veshur nga Maradona në atë ndeshje ishte vërtet jozyrtare.

PĂ«rgjigjja pĂ«rfundimtare erdhi nĂ« vitin 2022, kur fanella historike e MaradonĂ«s doli nĂ« ankand te Sotheby’s dhe u shit pĂ«r 9.3 milionĂ« dollarĂ«.

EkspertĂ«t pĂ«rdorĂ«n teknikĂ«n e njohur si “Photo Matching”, duke krahasuar fotografi me rezolucion shumĂ« tĂ« lartĂ« nga ndeshja e vitit 1986.

Rezultati ishte i qartë: fanellat e përdorura kundër Anglisë nuk ishin ato zyrtare të Argjentinës.

Madje analizat treguan se secila fanellĂ« kishte veçoritĂ« e veta – qepje tĂ« ndryshme, pozicionime tĂ« ndryshme tĂ« stemave dhe numrave – duke i kthyer ato nĂ« objekte unike koleksionistĂ«sh.

Kështu, një nga ndeshjet më të famshme në historinë e futbollit nuk u fitua vetëm me talentin e Maradonës. Ajo u luajt edhe me pak improvizim, pak mjeshtëri artizanale dhe shumë guxim. Dhe ndoshta kjo e bën historinë edhe më të bukur.

07:45 Qeveria çon tek investimet fondet qĂ« vijnĂ« nga rritja ekonomike, por dĂ«shton t’i realizojĂ«

By: Kesjana
25 June 2026 at 07:45

Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm në rritje në krahasim me Kuadrin Makroekonomik 2026-2028.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave të pasqyruara në analizën Raporti i Devijancave të Parashikimeve fondet e alokuara për investime publike pritet të arrijnë në 179.8 miliardë lekë në buxhetin 2026, duke shënuar një rritje prej 12.2 miliardë lekësh në raport me Kuadrin Makroekonomik.

Ky ndryshim e çon peshën e shpenzimeve kapitale në 6.5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 6.1% që synohej në planet fillestare. Sipas Ministrisë së Financave rritja e buxhetit për investime mbështetet tërësisht nga burimet e brendshme financiare, të cilat kanë kompensuar edhe rënien e financimit të huaj.

Shtylla kryesore e këtij rishikimi pozitiv është Financimi i Brendshëm, i cili rritet nga 112.4 miliardë lekë në planin fillestar, në 126.8 miliardë lekë në Buxhetin e miratuar, një shtesë prej plot 14.3 miliardë lekësh ose rreth 12.7% më shumë.

Brenda kĂ«tij zĂ«ri, vlen tĂ« theksohet alokimi i ri prej 1 miliard lekĂ«sh i dedikuar specifikisht si “Injektim/Kthim kapitali nga AIC (Korporata Shqiptare e investimeve) / BZHSH (Banka Shqiptare pĂ«r Zhvillim)”, njĂ« zĂ« ky qĂ« nuk ishte parashikuar nĂ« kuadrin e fillim-vitit.

Ndryshe nga burimet e brendshme, Financimi i Huaj ka pësuar një tkurrje me rreth 2.1 miliardë lekë, në buxhetin 2026 ne krahasim me Kuadrin Makro.

Sipas Ministrisë së Financave ky ngadalësim vjen kryesisht si pasojë e fondeve të huaja në sektorin e energjisë, i cili nuk do të mund të alokojë rreth 2 miliardë lekë që ishin parashikuar në Kuadrin Makro. Nga ana tjetër, fondet e lidhura me planin e rritjes së Bashkimit Evropian (New Growth Plan) mbeten 6.8 miliardë lekë në buxhetin 2026 me një rënie e papërfillshme prej 86 milionë lekësh në krahasim me Kuadrin Makroekonomik.

Qeveria ka vendosur të mos ndryshojë fondet e alokuara për procesin e rimëkëmbjes nga tërmeti. Fondi i Rindërtimit mbetet saktësisht në vlerën 5 miliardë lekë (0.2% e PBB-së), i mbështetur plotësisht nga buxheti i shtetit, duke garantuar vijueshmërinë e projekteve pa asnjë devijim.

Ministria e Financave tha se rishikoi me rritje investimet publike në buxhetin 2026, pasi Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) nominal është rivlerësuar me një rritje prej 24.7 miliardë lekësh në buxhetin 2026.

Por teksa fondet për investime vijnë në rritje, dobësitë e qeverisë për realizimin e tyre po thellohen me tej. Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit ishin vetëm 14.8 miliardë lekë në katër-mujorin e parë 2026, niveli më i ulët që nga 2015

Të dhënat zyrtare tregojnë se, ndërsa nevoja për infrastrukturë është në rritje për shkak edhe të kritereve të integrimit në anën tjetër aftësia e shtetit për të realizuar investime kapitale ka rënë në nivele alarmante, duke u lidhur drejtpërdrejt me skandalet e mëdha korruptive që kanë përfshirë institucionet kryesore shqiptare që janë mandatuar për të tu kujdesur për infrastrukturën kritike të vendit. /Monitor/kb

07:30 Moti sot, 25 Qershor 2026

By: Kesjana
25 June 2026 at 07:30

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 19°. Për Sofjen pritet të jenë 15°. Në mëngjes, në lugina dhe përgjatë lumenjve në pjesën perëndimore të vendit do të ketë dukshmëri të reduktuar. Para mesditës moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe në pjesën lindore të vendit, do të ketë reshje dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 33°. Në kryeqytet rreth 28°.

NĂ« bregdetin e Detit tĂ« Zi, nĂ« veri para mesditĂ«s do tĂ« jetĂ« kryesisht me diell, por pas mesditĂ«s do tĂ« ketĂ« vranĂ«sira dhe lokalisht reshje me bubullima. NĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« Bregdetit Jugor gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s do tĂ« jetĂ« me diell. Do tĂ« fryjĂ« erĂ« e dobĂ«t dhe mesatare nga lindja, nĂ« bregdetin verior – nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do tĂ« jenĂ« nga 25 deri nĂ« 28°. Uji i detit Ă«shtĂ« 23–24°. DallgĂ«zimi i detit 1–2 ballĂ«.

NĂ« male vranĂ«sirat mĂ« tĂ« dendura do tĂ« jenĂ« pasdite, kur do tĂ« ketĂ« reshje dhe bubullima. Do tĂ« fryjĂ« erĂ« deri mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale nĂ« 1200 m lartĂ«si do tĂ« jetĂ« rreth 22°, nĂ« 2000 m – rreth 15°.

Të premten moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje të shkurtra me bubullima. Do të ketë kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë mes 29 dhe 34°./kb

07:15 Horoskopi ditor, 25 Qershor 2026

By: Kesjana
25 June 2026 at 07:15

Dashi

Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te tregoheni me te hapur dhe te flisni edhe për gjerat qe me pare nuk keni mundur. Beqaret do takojnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur. Kujdes! Kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te doni.

Demi

Do jeni me romantike se me pare sot dhe do përjetoni me shume emocione. Do flisni me te vërtetat dhe nuk do tregoheni aspak te pamatur. Beqaret do jene te fillojnë aventura afatshkurta vetëm qe te përjetojnë emocione. Një lidhje serioze nuk ehte ende ne mendjen e tyre. Ne planin financiar reflektoni mire para se te bëni investime te mëdha.

Binjaket

As për ju situata ne çift nuk do jete e favorshme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do i pranoni me lehtësi ato qe do ju thotë partneri. Nëse vazhdoni ne këtë mënyrë mund te shkatërroni gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do kenë ndryshime mjaft pozitive ne jetën sentimentale. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Buxheti nuk do jete ne një gjendje te keqe.

Gaforrja

Dielli dhe Venusi do e bëjnë ditën edhe me te bukur pe gjithë te dashuruarit. Do ia kaloni mire pranë atij qe keni ne krah dhe do flisni për gjithçka. Një pjese e beqareve do kenë takime për te cilat do iu rrahe zemra fort. Financat do kalojnë një periudhe te vështirë. Nuk është ende momenti për te filluar investime te mëdha. Prisni te paktën edhe disa dite.

Luani

Jeta ne çift do jete shume e thjeshte gjate kĂ«saj dite, por edhe pa emocione te mĂ«dha. Merrini gjerat si t’iu vijnĂ« pa menduar mbi te ardhmen. PĂ«r beqaret do favorizohen mjaft takimet e veçanta. PĂ«rfitoni sa me shume qe te mundni. Ne planin financiar do keni fat, megjithatĂ« nuk duhet te shpenzoni shume te mĂ«dha pĂ«r gjera pa vlere te rĂ«ndĂ«sishme.

Virgjeresha

Dite e vështirë kjo e sotmja edhe për ju. Do kujtoni gabimet e njeri-tjetrit dhe besimi do ju venitet. Janë pikërisht yjet ata qe do jene te pozicionuar keq ne qiellin tuaj dhe do sjellin probleme. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do vendosin dot se cili person ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar gabimi me i vogël mund te jete fatal.

Peshorja

Gjate kësaj dite jo gjithçka do shkoje mire ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Here pas here nuk do ju pëlqejnë ato qe do ju thotë dhe kjo mund te ndeze debate. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë kudo princin e kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Financat do vijnë duke u përmirësuar fale një shume te ardhurash qe do ua dhurojnë disa familjare.

Akrepi

Mjedisi yjor do e favorizoje jashtë mase jetën sentimentale te çifteve sot. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret edhe pse nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje do marrin propozime mjaft interesante. Mendohuni mire para se te merrni vendime. Ne planin financuar situata do jete tërësisht e paqëndrueshme.

Shigjetari

Dite pasionante dhe emocionuese kjo e sotmja pĂ«r te dashuruarit. Do e kaloni me partnerin çdo moment te lire dhe do arrini te flisni hapur pĂ«r gjithçka. Beqaret do jene te kĂ«naqur edhe me ndonjĂ« aventure kalimtare te cilat nuk do mungojnĂ« pĂ«r asnjĂ« moment. Financat do vijnĂ« duke u pĂ«rmirĂ«suar pak nga pak. Me ne fund mund t’i kryeni shpenzimet me te domosdoshme pa pasur frike.

Bricjapi

Çiftet me shume gjase do fillojnĂ« te mendojnĂ« pĂ«r njĂ« lidhje me serioze gjate kĂ«saj dite, mbase edhe pĂ«r ndonjĂ« bashkĂ«jetesĂ«. Beqaret nga ana tjetĂ«r, pas aventurave kalimtare dhe pa te ardhme, do mendojnĂ« te krijojnĂ« njĂ« lidhje afatgjate. MundĂ«sitĂ« nuk do mungojnĂ«. Ne planin financiar mos u alarmoni me vĂ«shtirĂ«sinĂ« e pare qe do ju dale, por tregohuni te guximshĂ«m.

Ujori

Edhe pse keni kohe qe jeni ne një lidhje dhe mendoni se e njihni mire njeri-tjetrin, ka gjithmonë disa limite qe nuk duhen tejkaluar. Mos e prekni atë qe keni ne krah atje ku i dhemb me shume. Beqaret qe do shkojnë jashtë qytetit te tyre ka gjasa te takojnë një person te veçante. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te hidhni hapa te mëdhenj.

Peshqit

Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te reja. Edhe beqaret do bëjnë gjithçka qe ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Fale mbështetjes se yjeve do ia arrijnë qëllimit. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Vazhdoni te bëni kujdes me shpenzimet qe ky përmirësim te jete me i shpejte./kb

Tërmetet në Venezuelë lënë të paktën 32 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

25 June 2026 at 07:59

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur në Venezuelë, pasi vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik në popullatë.

Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, ka shpallur gjendjen e emergjencës në mbarë vendin, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura.

Sipas saj, deri tani janë konfirmuar 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota nga rajoni i La Guaira, i cili konsiderohet si zona më e goditur nga fatkeqësia.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, kanë goditur të njëjtën zonë të Venezuelës. Pas tyre janë regjistruar të paktën 20 pasgoditje, sipas të dhënave të monitorimit sizmik.

Lëkundjet kanë shkaktuar shembje ndërtesash në kryeqytetin Caracas, ndërsa aeroporti kryesor i vendit është mbyllur për arsye sigurie. Qytetarët kanë dalë me panik në rrugë, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tërmetet në Venezuelë lënë të paktën 32 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur appeared first on Sinjali.

Horoskopi 25 qershor, çfarë parashikojnë yjet për ju?

25 June 2026 at 07:51

Dashi – Sot do tĂ« ndiheni mĂ« energjikĂ« dhe tĂ« gatshĂ«m pĂ«r tĂ« marrĂ« iniciativa tĂ« reja. NĂ« punĂ« mund tĂ« shfaqet njĂ« mundĂ«si qĂ« kĂ«rkon vendim tĂ« shpejtĂ«, ndaj dĂ«gjoni edhe intuitĂ«n. NĂ« dashuri, shmangni debatet e vogla dhe tregohuni mĂ« tĂ« duruar.

Demi – Dita sjell nevojĂ«n pĂ«r stabilitet dhe qetĂ«si. Çështjet financiare kĂ«rkojnĂ« kujdes dhe planifikim mĂ« tĂ« mirĂ«. NĂ« marrĂ«dhĂ«nie personale, njĂ« bisedĂ« e sinqertĂ« mund tĂ« sqarojĂ« keqkuptime tĂ« vjetra.

BinjakĂ«t – Komunikimi Ă«shtĂ« pika juaj e fortĂ« sot. Mund tĂ« merrni lajme tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ose tĂ« keni takime qĂ« hapin rrugĂ« tĂ« reja. NĂ« dashuri, njĂ« njohje e re mund t’ju tĂ«rheqĂ« vĂ«mendjen.

Gaforrja – Fokusohuni te familja dhe çështjet emocionale. Mund tĂ« ndiheni pak tĂ« ndjeshĂ«m, ndaj shmangni situatat stresuese. NĂ« punĂ«, ecni ngadalĂ« por me siguri.

Luani – Sot shkĂ«lqeni nĂ« çdo ambient ku ndodheni. ËshtĂ« njĂ« ditĂ« e mirĂ« pĂ«r prezantime, takime dhe projekte kreative. NĂ« dashuri, pasioni rritet dhe sjell momente tĂ« bukura.

VirgjĂ«resha – Dita kĂ«rkon organizim dhe vĂ«mendje ndaj detajeve. NĂ« punĂ« mund tĂ« zgjidhni njĂ« problem qĂ« ju ka shqetĂ«suar prej kohĂ«sh. NĂ« aspektin personal, mos u tregoni shumĂ« kritikĂ« ndaj tĂ« tjerĂ«ve.

Peshorja – Harmonia Ă«shtĂ« fjala kyçe e ditĂ«s. Mund tĂ« gjeni zgjidhje pĂ«r njĂ« konflikt tĂ« vogĂ«l. NĂ« dashuri, marrĂ«dhĂ«niet forcohen pĂ«rmes mirĂ«kuptimit dhe kompromisit.

Akrepi – Intuita juaj Ă«shtĂ« e fortĂ« dhe ju ndihmon tĂ« kuptoni situata tĂ« ndĂ«rlikuara. NĂ« punĂ« mund tĂ« merrni njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« re. NĂ« dashuri, shmangni xhelozinĂ«.

Shigjetari – Dita sjell dĂ«shirĂ« pĂ«r lĂ«vizje dhe ndryshime. Mund tĂ« planifikoni njĂ« udhĂ«tim ose njĂ« projekt tĂ« ri. NĂ« dashuri, sinqeriteti Ă«shtĂ« çelĂ«si i suksesit.

Bricjapi – PĂ«rqendrohuni te qĂ«llimet afatgjata. Mund tĂ« ndiheni tĂ« ngarkuar me pĂ«rgjegjĂ«si, por rezultatet do tĂ« justifikojnĂ« pĂ«rpjekjet. NĂ« marrĂ«dhĂ«nie, tregoni mĂ« shumĂ« ngrohtĂ«si.

Ujori – IdetĂ« e reja dhe kreativiteti janĂ« nĂ« kulm. BashkĂ«punimet me tĂ« tjerĂ«t sjellin pĂ«rfitime. NĂ« dashuri, njĂ« surprizĂ« mund t’ju ndryshojĂ« humorin.

Peshqit – Sot jeni mĂ« tĂ« ndjeshĂ«m dhe intuitivĂ« se zakonisht. Kujdes me lodhjen emocionale dhe merrni kohĂ« pĂ«r veten. NĂ« dashuri, momentet romantike nuk mungojnĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 25 qershor, çfarë parashikojnë yjet për ju? appeared first on Sinjali.

Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për Kosovën

25 June 2026 at 07:45

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka pritur sot në një takim gjeneralin e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexus G. Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR).

Gjatë takimit, gjenerali Grynkewich e falënderoi Italinë për kapacitetet që ka vënë në dispozicion të Aleancës, ndërsa u diskutua për situatën aktuale të sigurisë dhe aktivitetet kryesore të NATO-s.

“NĂ« qendĂ«r tĂ« takimit ishte njĂ« vlerĂ«sim i situatĂ«s nĂ« kontinentin evropian dhe i operacioneve e aktiviteteve kryesore tĂ« NATO-s, me referencĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r KosovĂ«n dhe Frontin Jugor. Fokusi ishte gjithashtu te forcimi i mbrojtjes kontinentale, pĂ«rtej kufijve tĂ« 27 shteteve tĂ« Bashkimit Evropian, si shtyllĂ« evropiane e AleancĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për Kosovën appeared first on Sinjali.

Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

25 June 2026 at 07:33

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, do të nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Sipas njoftimit, punimet do të realizohen nga operatori ekonomik i kontraktuar, ndërsa gjatë zhvillimit të tyre priten kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

“Lusim qytetarĂ«t dhe tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« trafik pĂ«r mirĂ«kuptim dhe i inkurajojmĂ« qĂ«, gjatĂ« kohĂ«s sĂ« zhvillimit tĂ« punimeve, tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« rrugĂ« alternative pĂ«r tĂ« shmangur vonesat dhe ngarkesĂ«n nĂ« trafik.

Po ashtu, apelojmĂ« qĂ« tĂ« respektohet sinjalizimi i pĂ«rkohshĂ«m rrugor dhe udhĂ«zimet e personelit nĂ« terren, me qĂ«llim garantimin e sigurisĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« trafik”, thuhet nĂ« njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, deri në përfundimin e punimeve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim appeared first on Sinjali.

Brazili triumfon lehtësisht ndaj Skocisë

25 June 2026 at 07:30

Kombëtarja e Brazilit ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Kupën e Botës, duke e mposhtur Skocinë me rezultat bindës 3-0 dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në fazën e grupeve.

Brazilianët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e 8-të. Vinicius Junior përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtësit skocez Kieran McKenna, i cili humbi topin gjatë përpjekjes për të ndërtuar aksionin nga mbrojtja. Sulmuesi brazilian u tregua i saktë përballë portierit dhe realizoi për 1-0.

Vinicius mendoi se kishte dyfishuar epërsinë në minutën e 23-të, pasi i mori topin Jack Hendry-t dhe e dërgoi në rrjetë, por pas ndërhyrjes së VAR-it goli u anulua për faull në sulm.

Megjithatë, ylli brazilian nuk do të mbetej pa golin e dytë. Në minutën e katërt të kohës shtesë të pjesës së parë, Casemiro harkoi saktë në zonë, ndërsa Vinicius realizoi pa vështirësi për 2-0.

Brazili ishte pranë golit të tretë edhe para pushimit, por portieri Angus Gunn reagoi mjaft mirë në një situatë një kundër një ndaj Rayan.

Skocia tentoi të reagojë në pjesën e dytë dhe krijoi rrezik kryesisht nga goditjet standarde. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 49-të, kur Scott McTominay provoi me kokë nga afërsia, por Alisson ishte i vëmendshëm dhe priti pa probleme.

Çështja e fituesit u mbyll pĂ«rfundimisht nĂ« minutĂ«n e 60-tĂ«. Pas njĂ« aksioni tĂ« bukur kolektiv, Bruno Guimaraes asistoi pĂ«r Matheus Cunha, i cili realizoi lehtĂ«sisht pĂ«r rezultatin 3-0.

Alisson vazhdoi paraqitjen e tij të shkëlqyer edhe në minutën e 64-të, duke ndalur një tjetër tentativë të rrezikshme me kokë nga McTominay.

Në minutën e 78-të, Neymar u aktivizua nga stoli, duke u pritur me duartrokitje të mëdha nga tifozët e pranishëm. Vetëm një minutë më vonë, Vinicius humbi mundësinë për të kompletuar tregolëshin, ndërsa në fund të takimit edhe Neymar provoi të gjente rrjetën, por u ndal nga Angus Gunn.

Në minutat e fundit, Alisson realizoi edhe një pritje vendimtare ndaj McTominay, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke vulosur një fitore plotësisht të merituar të Brazilit me rezultat 3-0.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Brazili triumfon lehtësisht ndaj Skocisë appeared first on Sinjali.

Dy tërmete të forta godasin Venezuelën, dyshohet për numër të madh të viktimave

25 June 2026 at 07:24

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Venezuelën të mërkurën pasdite, duke shkaktuar shembje ndërtesash në kryeqytetin Karakas, duke lënë persona të bllokuar nën rrënoja dhe duke nxitur paralajmërime për pasoja katastrofike.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), fillimisht një tërmet me magnitudë 7.2 goditi rreth 160 kilometra në perëndim të Karakasit, ndërsa më pak se një minutë më vonë u regjistrua një tjetër me magnitudë 7.5.

USGS ka paralajmëruar se numri i viktimave dhe dëmet materiale mund të jenë shumë të mëdha.

“Viktima tĂ« mĂ«dha dhe dĂ«me tĂ« mĂ«dha janĂ« tĂ« mundshme dhe katastrofa ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« jetĂ« e pĂ«rhapur”, thuhet nĂ« vlerĂ«simin fillestar tĂ« USGS-sĂ«, sipas tĂ« cilit numri i tĂ« vdekurve mund tĂ« arrijĂ« nga 10 mijĂ« deri nĂ« 100 mijĂ« persona.

Mediat lokale raportojnë se të paktën tre persona kanë humbur jetën në lagjen Baruta të Karakasit, pas shembjes së dy ndërtesave, ka bërë të ditur kryetari i qarkut përmes rrjeteve sociale.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend dhe ka njoftuar se do të kërkojë mbështetje financiare nga organizatat ndërkombëtare për përballimin e pasojave.

“U shprehim ngushĂ«llimet tona atyre qĂ« pĂ«r fat tĂ« keq kanĂ« humbur anĂ«tarĂ« tĂ« familjes”, ka deklaruar ajo nĂ« njĂ« fjalim drejtuar kombit, pa dhĂ«nĂ« ende shifra zyrtare pĂ«r numrin e viktimave apo tĂ« lĂ«nduarve.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Venezuelën.

“Dy tĂ«rmetet e mĂ«dha qĂ« sapo goditĂ«n njerĂ«zit e mrekullueshĂ«m tĂ« VenezuelĂ«s janĂ« tĂ« dyja masive nĂ« shkallĂ« dhe kanĂ« lĂ«nĂ« njĂ« numĂ«r shkatĂ«rrues vdekjesh”, ka deklaruar Trump.

Shumë qytetarë ndodheshin në shtëpitë e tyre në momentin kur goditën tërmetet, pasi vendi ishte në një festë zyrtare.

Banorët në të gjithë Karakasin dolën me nxitim nga ndërtesat ndërsa toka dridhej fuqishëm. Kryeqyteti venezuelian ishte goditur edhe më herët nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.3 në vitin 1967.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy tërmete të forta godasin Venezuelën, dyshohet për numër të madh të viktimave appeared first on Sinjali.

Maroku kualifikohet tutje pas fitores ndaj Haitit

25 June 2026 at 07:15

Maroku nuk arriti ta kalojë Brazilin në krye të Grupit C, por e ka siguruar pa probleme kualifikimin në fazën eliminatore.

Maroku mposhti Haitin me rezultat 4-2 në Atlanta, duke konfirmuar vendin e dytë në Grupin C të Kupës së Botës 2026.

Kampionët e Afrikës hasën vështirësi në fillim ndaj Haitit, pasi u detyruan të riktheheshin dy herë në rezultat për të shkuar në pushimin mes pjesëve në barazim. Megjithatë, golat e zëvendësuesve Soufiane Rahimi dhe Gessime Yassine u siguruan fitoren.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Brazili mposhti Skocinë me rezultat 3-0, duke e mbyllur grupin në vendin e parë.

Si pasojë, Brazili kualifikohet në fazën e 1/16-ës së finales si fitues i Grupit C, ndërsa Maroku avancon si i dyti.

Maroku nuk arriti ta kalojë Brazilin në krye të Grupit C, por e ka siguruar pa probleme kualifikimin në fazën eliminatore.

Maroku mposhti Haitin me rezultat 4-2 në Atlanta, duke konfirmuar vendin e dytë në Grupin C të Kupës së Botës 2026.

Kampionët e Afrikës hasën vështirësi në fillim ndaj Haitit, pasi u detyruan të riktheheshin dy herë në rezultat për të shkuar në pushimin mes pjesëve në barazim. 

Megjithatë, golat e zëvendësuesve Soufiane Rahimi dhe Gessime Yassine u siguruan fitoren.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Brazili mposhti Skocinë me rezultat 3-0, duke e mbyllur grupin në vendin e parë.

Si pasojë, Brazili kualifikohet në fazën e 1/16-ës së finales si fitues i Grupit C, ndërsa Maroku avancon si i dyti.

Maroku mblodhi shtatë pikë nga tri ndeshjet e grupit, aq sa ka edhe Brazili, por që këta të fundit kanë golaverazh më të mirë (+6).

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Maroku kualifikohet tutje pas fitores ndaj Haitit appeared first on Sinjali.

Trumpi thotë se e ndali Turqinë nga hyrja në luftën e Iranit

25 June 2026 at 07:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se homologu i tij turk, Rexhep Erdogan, ishte kandidat kryesor për ta futur vendin e tij në luftë në anën e Iranit, sepse atij nuk i pëlqen Izraeli.

“Ai [Erdogani] ishte kandidat kryesor pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« luftĂ« me Iranin – ndoshta nĂ« anĂ«n e Iranit, sepse ai nuk Ă«shtĂ« tifoz i madh i Izraelit” – tha presidenti amerikan, edhe pse Turqia nuk ka dhĂ«nĂ« shenja se ishte duke u pĂ«rgatitur tĂ« hynte nĂ« luftĂ« nĂ« anĂ«n e Iranit dhe madje ishte ballafaquar me zjarrin iranian, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“I kĂ«rkova [Erdoganit] qĂ« tĂ« qĂ«ndronte jashtĂ« [luftĂ«s]” – tha Trumpi para gazetarĂ«ve nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

“Erdogani Ă«shtĂ« njĂ« lider i mrekullueshĂ«m, person shumĂ« i fortë  Ai ka bĂ«rĂ« gjithçka qĂ« ndonjĂ«herĂ« i kam kĂ«rkuar” – shtoi kreu i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

NĂ« kohĂ«n e raportimeve se Shtetet e Bashkuara janĂ« duke pĂ«rgatitur njĂ« shitje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« armĂ«ve TurqisĂ«, Trumpi u pyet nĂ«se Ă«shtĂ« duke bĂ«rĂ« gati njĂ« “dhuratĂ« tĂ« madhe”, pĂ«rfshirĂ« aeroplanĂ«t luftarakĂ« F-35 pĂ«r AnkaranĂ«.

“Mendoj se po, shikoni
 ndoshta unĂ« do tĂ« bĂ«j diçka qĂ« do ta bĂ«jĂ« atĂ« [Erdoganin] shumĂ« tĂ« lumtur” – tha presidenti amerikan.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi thotë se e ndali Turqinë nga hyrja në luftën e Iranit appeared first on Sinjali.

KOMENT – Kush i respekton mĂ« mirĂ« pasagjerĂ«t? Renditja e kompanive ajrore evropiane

BRUKSEL, 25 qershor /ATSH/ – Vonesat e gjata, fluturimet e anuluara nĂ« minutĂ«n e fundit dhe vĂ«shtirĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« rimbursim janĂ« ndĂ«r shqetĂ«simet kryesore tĂ« çdo pasagjeri qĂ« udhĂ«ton me avion, shkruan repubblica.it.

Edhe pse Parlamenti Evropian po shqyrton një paketë reformash për të forcuar mbrojtjen e udhëtarëve, ushtrimi i të drejtave të tyre mbetet ende një proces i ndërlikuar.

Një studim i kryer nga Flightright, platformë e specializuar për mbrojtjen e konsumatorëve, ka analizuar dhe krahasuar 20 kompani ajrore evropiane.

Vlerësimi është bazuar në katër elemente kryesore: përpikërinë, besueshmërinë e përgjithshme, cilësinë e asistencës në tokë dhe shpejtësinë e pagesës së rimbursimeve.

Renditja: fituesit dhe humbësit në qiellin evropian

Studimi i Flightright ndan qartë kompanitë që performojnë mirë nga ato që kanë probleme të shumta operacionale.

Kompanitë më të mira

Podiumi i kompanive më të mira ajrore në Evropë kryesohet nga:
Austrian Airlines
Eurowings
Air Baltic

Këto kompani u dalluan për rezultatet e larta në efikasitet, përpikëri dhe menaxhim të problemeve.

Niveli i mesëm

Lufthansa renditet në mesin e tabelës. Ajo është penalizuar pjesërisht nga disa probleme operative dhe greva, por ka marrë vlerësime të mira për asistencën ndaj pasagjerëve.

Kompanitë më të dobëta

Në fund të renditjes për besueshmëri të përgjithshme gjenden:
Aer Lingus
Air Europa
Vueling

Sipas Oskar de Felice, drejtor ligjor i Flightright, vlera e vërtetë e një kompanie ajrore shihet në momentet e krizës:

“Testi i vĂ«rtetĂ« pĂ«r njĂ« kompani nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m fluturimi, por aftĂ«sia pĂ«r tĂ« menaxhuar situatat emergjente. Komunikimi i paqartĂ«, asistenca e pamjaftueshme dhe pritjet e gjata pĂ«r kompensime dĂ«mtojnĂ« besimin e pasagjerĂ«ve”, shton ai.

Kush paguan më shpejt dëmshpërblimet?

Përpikëria është vetëm një pjesë e historisë. Po aq e rëndësishme është edhe shpejtësia me të cilën kompanitë paguajnë kompensimet për vonesa ose anulime.

Duke analizuar vetëm kohën e pagesës së kompensimeve, renditja ndryshon ndjeshëm:
Air France (më efikasja në Evropë)
Lufthansa
SAS
Brussels Airlines
Finnair
Eurowings

Ndër kompanitë më të ngadalta në pagesën e kompensimeve figurojnë sërish:
Aer Lingus
Air Europa
Vueling

Por edhe dy gjigantët e fluturimeve me kosto të ulët:

Ryanair dhe Wizz Air janë renditur ndër kompanitë më të ngadalta dhe më burokratike kur bëhet fjalë për pagesën e kompensimeve financiare.

Pasagjerët nuk i njohin të drejtat e tyre

Një sondazh i realizuar nga Flightright në bashkëpunim me institutin OnePoll në maj 2026, ku morën pjesë 2.000 udhëtarë nga Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania, tregoi mungesë të madhe informacioni.

Në Itali, vetëm 29% e të anketuarve deklaruan se dinë saktësisht se cilat janë të drejtat e tyre në rast anulimi të fluturimit ose vonese mbi tre orë.

Mbi dy të tretat e pasagjerëve pranuan se nuk i njohin procedurat ligjore për të kërkuar dëmshpërblim.

Të drejtat më të njohura sipas rregullave të Bashkimit Evropian janë:

Akomodimi në hotel (49%)
Kompensimi financiar (44%)
Ushqime dhe pije gjatë pritjes në aeroport (43%)
Rirezervimi falas në një fluturim alternativ (41%)

Shumë pak pasagjerë e dinë se kompania është e detyruar ligjërisht të sigurojë:
Transportin midis aeroportit dhe hotelit (e njohin vetëm 35%)

Rimbursimin e plotë të biletës (30%)
Mbulimin e shpenzimeve për telefonata urgjente (17%

Sa kushton mbrojtja e pasagjerëve?

Sipas të dhënave të RimborsoAlVolo, të drejtat aktuale të pasagjerëve u kushtojnë kompanive ajrore evropiane rreth 8 miliardë euro në vit.

Shumat e kompensimeve, të bazuara në Rregulloren Evropiane CE 261/2004, mbeten:
250 euro për fluturime deri në 1.500 kilometra.
400 euro për fluturime nga 1.500 deri në 3.500 kilometra dhe 600 euro për fluturime ndërkontinentale mbi 3.500 kilometra.  /os/

The post KOMENT – Kush i respekton mĂ« mirĂ« pasagjerĂ«t? Renditja e kompanive ajrore evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: TĂ« gatshĂ«m tĂ« ndihmojnĂ« VenezuelĂ«n pas tĂ«rmeteve shkatĂ«rrimtare

UASHINGTON, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara janĂ« tĂ« gatshme tĂ« ndihmojnĂ« VenezuelĂ«n, e goditur nga njĂ« tĂ«rmet i dyfishtĂ« shkatĂ«rrues, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

“Dy tĂ«rmetet e mĂ«dha qĂ« sapo goditĂ«n popullin e madh tĂ« VenezuelĂ«s ishin tĂ« dy me magnitudĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe rezultuan nĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« tmerrshĂ«m vdekjesh”, shkroi Trump nĂ« rrjetin e tij social Truth, edhe pse nuk u publikua menjĂ«herĂ« asnjĂ« numĂ«r zyrtar i vdekjeve.

“Shtetet e Bashkuara janĂ« tĂ« gatshme dhe tĂ« afta tĂ« ndihmojnĂ«!” vazhdoi ai, duke shtuar se “ne do tĂ« qĂ«ndrojmĂ« me miqtĂ« tanĂ« tĂ« rinj tĂ« shkĂ«lqyer”.

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditën dje Venezuelën.

Gazetarët panë ndërtesa të shembura dhe skena paniku në kryeqytetin, Karakas.

Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporti i Karakasit, i cili sipas saj ishte dëmtuar rëndë, u mbyll.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë, me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në orën 18:04, sipas orës lokale (22:04 GMT) në një thellësi prej 21,9 km, afërsisht 200 km në perëndim të Karakasit.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në një thellësi prej 10 km, 39 sekonda më vonë, 45 km larg, i ndjekur nga rreth 20 lëkundje pasuese./ a.jor.

The post SHBA – Trump: TĂ« gatshĂ«m tĂ« ndihmojnĂ« VenezuelĂ«n pas tĂ«rmeteve shkatĂ«rrimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VENEZUELË – 32 viktima pas dy tĂ«rmeteve 7,2 dhe 7,5 ballĂ« Rihter

KARAKAS, 25 qershor /ATSH-DPA/ – TĂ« paktĂ«n 32 persona kanĂ« vdekur dhe rreth 700 tĂ« tjerĂ« janĂ« plagosur pas tĂ«rmeteve tĂ« fuqishme qĂ« goditĂ«n VenezuelĂ«n, tha presidentja nĂ« detyrĂ«, Delcy RodrĂ­guez.

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditën dje Venezuelën.

Gazetarët panë ndërtesa të shembura dhe skena paniku në kryeqytetin, Karakas.

Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporti i Karakasit, i cili sipas saj ishte dëmtuar rëndë, u mbyll.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë, me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në orën 18:04, sipas orës lokale (22:04 GMT) në një thellësi prej 21,9 km, afërsisht 200 km në perëndim të Karakasit.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në një thellësi prej 10 km, 39 sekonda më vonë, 45 km larg, i ndjekur nga rreth 20 lëkundje pasuese.

Sipas ShĂ«rbimit Gjeologjik tĂ« SHBA-sĂ«, kjo Ă«shtĂ« njĂ« “ngjarje e dyfishtĂ«â€ dhe njĂ« “katastrofĂ« qĂ« pritet tĂ« jetĂ« me magnitudĂ« tĂ« konsiderueshme”.

“Numri i tĂ« vdekurve ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« jetĂ« i lartĂ« dhe dĂ«met e konsiderueshme”, shkroi instituti.

Një gazetar pa një ndërtesë 22-katëshe të shkatërruar plotësisht në lagjen Altamira.

Jashtë, njerëzit po bërtisnin emrat e të dashurve të tyre dhe disa vullnetarë po ngjiteshin mbi rrënoja.

“Na duhen fenerĂ«â€, u lut njĂ«ri prej tyre ndĂ«rsa binte nata.

Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello deklaroi se disa ndërtesa ishin shembur në kryeqytet dhe tregoi se kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me gaz.

“Disa struktura janĂ« dĂ«mtuar dhe ne duam tĂ« shmangim çdo aksident qĂ« lidhet me gazin”, shkroi ai nĂ« X.

Ai konfirmoi se kishte të lënduar, por nuk dha një numër të detajuar./ a.jor.

The post VENEZUELË – 32 viktima pas dy tĂ«rmeteve 7,2 dhe 7,5 ballĂ« Rihter appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 25.6.2026

ANTIB (FrancĂ«) – Presidenti Macron pret kryeministren italiane Giorgia Meloni pĂ«r njĂ« samit dypalĂ«sh.

NIKOZIA (Qipro) – Takime ministrore BE-SHBA mbi sigurinĂ« dhe migracionin.

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takim i ministrave tĂ« Mjedisit tĂ« BE-sĂ«.

GDANSK (Poloni) – KonferencĂ« mbi rindĂ«rtimin e UkrainĂ«s.

STRASBURG (FrancĂ«) – Raporti i KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s mbi luftĂ«n kundĂ«r trafikimit tĂ« qenieve njerĂ«zore nĂ« FrancĂ«.

LONDËR (MbretĂ«ria e Bashkuar) – Mbreti Charles publikon deklaratĂ«n e tij tatimore pĂ«r vitin fiskal 2024-25.

PARIS (FrancĂ«) – Vendim nĂ« gjyqin e ”TotalEnergies” nĂ« lidhje me detyrĂ«n e vigjilencĂ«s ndaj rreziqeve mjedisore.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – FillojnĂ« shitjet paraprake pĂ«r ”Grand Theft Auto VI”.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Pritet votimi nĂ« KĂ«shillin e Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r rinovimin e forcĂ«s paqeruajtĂ«se nĂ« LartĂ«sitĂ« Golan./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 25.6.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot reshje shiu me intensitet të ulët, temperaturat mbeten të larta

TIRANË, 25 qershor/ATSh/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se vendi ynĂ« ditĂ«n e enjte do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike relativisht tĂ« qĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit dhe shtrëngata të izoluara shoqëruar me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje  – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si 5 m/s shoqĂ«ruar me valĂ«zim nĂ« dete i forcĂ«s 1-2 ballĂ«.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 21/34 Diell re
Kukës 18/31 Diell re shi
Lezhë 22/34 Diell re
Dibër 16/30 Diell re shi
Durrës 21/33 Diell re
Tiranë 23/35 Diell re
Elbasan 22/35 Diell re shi
Berat 21/34 Diell re shi
Vlorë 21/30 Diell re
Korçë 16/27 Diell re shi
Gjirokastër 18/35 Diell re shi
Sarandë 21/32 Diell re

The post Sot reshje shiu me intensitet të ulët, temperaturat mbeten të larta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Narrativa tĂ« fabrikuara”, ambasadori Zemaj reagon ndaj interpretimeve pĂ«r mospjesĂ«marrjen e KosovĂ«s nĂ« Samitin e NATO-s

25 June 2026 at 07:59


Ambasadori i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka reaguar ndaj pretendimeve dhe interpretimeve që janë bërë ditët e fundit për mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të motivuara nga interesa politike.

Përmes një reagimi publik, Zemaj tha se në rrjete sociale dhe në disa media po qarkullojnë narrativa që, sipas tij, deformojnë realitetin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Ai theksoi se samitet e Aleancës Veriatlantike funksionojnë mbi baza të qarta institucionale dhe se pjesëmarrja në to përcaktohet nga statusi i shteteve anëtare dhe partnerëve të NATO-s.

“Duhet tĂ« jetĂ« e qartĂ«: Samitet e NATO-s nuk janĂ« ngjarje tĂ« hapura pĂ«r interpretime politike apo keqlexime mediatike sipas narrativave dhe kalkulimeve tĂ« brendshme politike, por procese strikt institucionale tĂ« NATO-s, tĂ« bazuara nĂ« statusin e shteteve anĂ«tare dhe partnerĂ«ve tĂ« AleancĂ«s. Prandaj, çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta paraqitur mospjesĂ«marrjen e KosovĂ«s si ‘mesazh politik’ Ă«shtĂ« e pabazuar, e shtrembĂ«ruar dhe nĂ« thelb e dĂ«mshme pĂ«r tĂ« kuptuar realitetin institucional”, ka deklaruar Zemaj.

Në reagimin e tij, ai rikujtoi edhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, të cilën e cilësoi si vendimtare për ndalimin e dhunës, terrorit dhe krimeve të regjimit të atëhershëm serb ndaj popullit të Kosovës.

“Republika e KosovĂ«s mbetet thellĂ«sisht mirĂ«njohĂ«se ndaj NATO-s pĂ«r ndĂ«rhyrjen vendimtare humanitare dhe ushtarake tĂ« vitit 1999, e cila u ndĂ«rmor pĂ«r tĂ« ndalur dhunĂ«n sistematike, terrorin dhe krimet e rĂ«nda tĂ« regjimit tĂ« atĂ«hershĂ«m tĂ« SerbisĂ« ndaj popullit tĂ« KosovĂ«s. Kjo ndĂ«rhyrje historike hapi rrugĂ«n e paqes, lirisĂ« dhe shtetndĂ«rtimit tĂ« KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ai.

Zemaj vlerësoi gjithashtu kontributin e misionit të KFOR-it dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke theksuar se ata kanë luajtur rol kyç në ruajtjen e sigurisë dhe zhvillimin institucional të Kosovës gjatë më shumë se dy dekadave.

Sipas ambasadorit, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik dhe synimit për anëtarësim të plotë në NATO, ndërsa paralajmëroi se narrativat që, sipas tij, cenojnë raportet me Aleancën janë të dëmshme dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

“Kosova nuk devijohet nga asnjĂ« narrativĂ« e fabrikuar. Rruga jonĂ« dhe qĂ«llimi janĂ« tĂ« qarta dhe tĂ« pandryshueshme: partneritet i thellĂ« me NATO-n dhe integrimi i vazhdueshĂ«m deri te anĂ«tarĂ«simi i plotĂ« nĂ« AleancĂ« dhe strukturat tjera euroatlantike nĂ« tĂ« ardhmen”, ka pĂ«rfunduar Zemaj. /Telegrafi/


❌
❌