Tronditet Venezuela. Dy tĂ«rmete âshkatĂ«rrojnĂ«â kryeqytetin, dyshohet pĂ«r mijĂ«ra viktima
Dy tërmete shumë të fuqishëm kanë goditur Venezuelën brenda më pak se një minute sot në 25 qershor, duke shkaktuar shembje ndërtesash në kryeqytetin Caracas dhe duke lënë pas një situatë emergjente.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, tërmeti i parë kishte magnitudë 7.2 ballë Righter dhe u regjistrua pranë San Felipes në shtetin Yaracuy. Vetëm 39 sekonda më vonë u pasua nga një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 7.5, i cili u ndje fuqishëm në disa zona të vendit, përfshirë Caracas-in.
Në kryeqytet raportohet se disa ndërtesa janë shembur plotësisht, ndërsa të tjera kanë pësuar dëmtime serioze strukturore. Ekipet e shpëtimit po punojnë në kushte të vështira, duke kërkuar të mbijetuar nën rrënoja. Dëshmitarë në terren dhe gazetarë lokalë raportojnë se njerëz të bllokuar nën ndërtesa të shembura kërkuan ndihmë, ndërsa dëgjoheshin thirrje për shpëtim nga rrënojat.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se në lagjen Chacao janë shembur të paktën dy ndërtesa dhe më shumë se 500 punonjës emergjence janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Deri tani janë nxjerrë të gjallë të paktën 18 persona, ndërsa raportohet për 32 të vdekur e mbi 700 të plagosur. Por dyshimet ekzistojnë për mijëra të vdekur.
Zyrtarët paralajmërojnë se mund të ketë dëme të mëdha dhe numër të lartë viktimash në gjithë qytetin. Sipas vlerësimeve të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, ekziston një probabilitet i lartë për pasoja të rënda.
Situata Ă«shtĂ« rĂ«nduar edhe nĂ« infrastrukturĂ«. Aeroporti ndĂ«rkombĂ«tar MaiquetĂa Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve serioze, ndĂ«rsa pasagjerĂ«t janĂ« parĂ« duke u larguar nĂ« panik gjatĂ« lĂ«kundjeve. Raportohet gjithashtu pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« elektrike, mungesĂ« sinjali dhe dĂ«mtime nĂ« linjat e furnizimit me karburant nĂ« disa zona tĂ« Caracas-it.
Autoritetet venezueliane kanĂ« shpallur gjendje emergjente dhe kanĂ« vendosur njĂ« gjeneral nĂ« krye tĂ« operacioneve tĂ« reagimit. Presidentja nĂ« detyrĂ« Delcy RodrĂguez, sĂ« bashku me zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ«, u ka bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« shmangin ndĂ«rtesat e dĂ«mtuara dhe tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« vende tĂ« sigurta pĂ«r shkak tĂ« rrezikut tĂ« pasgoditjeve.
