Normal view
Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, Imzot Joani, zhvilloi sot, më 13 janar 2026, një seri takimesh të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel. Ai u takua me Komisionerin Europian për Transportet e Qëndrueshme dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas.
Biseda u përqendrua në rëndësinë historike të veprës së Kryepiskopt të lumur Anastas dhe në vizionin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, për të ardhmen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Fortlumturia e Tij theksoi angazhimin e tij që Kisha të mbetet një zë i fuqishëm dhe i pavarur në shoqërinë shqiptare, një shoqëri që përballet me sfida të mëdha si emigracioni i të rinjve dhe ndryshimet e thella demografike.
Gjithashtu, Kryepiskopi Joan u takua me Kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin Marco Tarquinio (Itali). Ky takim mbart rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh rolin kyç që luan ky delegacion në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan u takua edhe me Bashkëkryetaren e Grupit të Punës për Dialogun Ndërfetar në Parlamentin Europian, eurodeputeten Željana Zovko (Kroaci, EPP). Gjatë takimit u diskutuan çështje të lirisë fetare në Europë dhe u theksua modeli i suksesshëm i bashkëjetesës harmonike të komuniteteve fetare në Shqipëri. Fortlumturia e Tij informoi për sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen komunitetet fetare, veçanërisht përsa i përket çështjeve pronësore.
Në të trija takimet, Fortlumturia e Tij theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i dobishëm jo vetëm për komunitetet fetare dhe Kishën Orthodhokse të Shqipërisë, por edhe për popullin shqiptar dhe për vetë Europën.
Këto takime u zhvilluan në kuadër të vizitës së Fortlumturisë së Tij në Bruksel (12-15 janar 2026), me rastin e konferencës që do të zhvillohet nesër, më 14 janar, në Parlamentin Europian, me temë; “Jeta, Vepra dhe Trashëgimia e Kryepiskopit të lumur Anastas”, e organizuar nga Parlamenti Europian në nderim të Kryepiskopit Anastas në përvjetorin e parë të jetëndërrimit të tij.
Prania e Kreut të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në qendrën e institucioneve europiane mbart një rëndësi të veçantë në këtë moment kritik për negociatat e anëtarësimit. Kisha Orthodhokse, përmes veprës së saj të gjerë sociale, arsimore dhe shpirtërore, mbetet një urë lidhëse e fuqishme midis vendit dhe Europës.
21:57 Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019
Një e katërta e vendeve në botën në zhvillim janë më të varfra se sa ishin në vitin 2019, para pandemisë së Covid-it, ka zbuluar Banka Botërore.
Organizata me seli në Washington tha se një grup i madh vendesh me të ardhura të ulëta, shumë prej tyre në Afrikën Sub-Sahariane, kanë pësuar një tronditje negative gjatë gjashtë viteve deri në fund të vitit të kaluar.
The Guardian shkruan Banka tha se rritja globale ka “ngadalësuar” që prej pandemisë, dhe ritmi aktual është “i pamjaftueshëm për të ulur varfërinë ekstreme dhe për të krijuar vende pune aty ku nevoja është më e madhe”.
Rritja ekonomike në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim pritet të ngadalësohet nga 4.2% vitin e kaluar në 4% vitin e ardhshëm, sipas raportit.
Banka tha se rritja ekonomike globale po rezulton “më e qëndrueshme se sa pritej”, veçanërisht pas performancës më të mirë se parashikimet e ekonomisë amerikane vitin e kaluar, por progresi pritet të jetë i kufizuar në vitin 2026, ndërsa ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim po hasin vështirësi.
Ekonomia e SHBA-ve vlerësohet të ketë shënuar rritje prej 2.1% në vitin 2025 dhe 2.2% në vitin 2026, pas përmirësimeve prej 0.7 dhe 0.6 pikë përqindje nga parashikimi i fundit i bankës në qershor. Studimi i bankës tregoi se zona e euros mbeti prapa, me rritje vetëm 0.9% në 2025 dhe në rrugë për të arritur 1.2% në 2026.
Rritja globale pritet të mbetet kryesisht e qëndrueshme gjatë dy viteve të ardhshme, duke u ulur nga 2.7% në vitin 2025 në 2.6% në vitin 2026, përpara se të rikthehet në 2.7% në vitin 2027, një rishikim i lehtë në rritje krahasuar me parashikimin e qershorit.
Shumë prej një në katër vendet në zhvillim, ku të ardhurat mesatare janë më të ulëta se në vitin 2019, kanë përjetuar luftëra dhe uria, tha raporti, gjë që ka vonuar rimëkëmbjen e tyre nga pandemia. Rritjet e fundit ekonomike nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kompensuar rënien e mëparshme.
Indermit Gill, kryeekonomisti i Bankës, tha: “Këto trende nuk mund të shpjegohen vetëm me fatkeqësi. Në shumë vende në zhvillim, ato pasqyrojnë gabime të shmangshme në politika.”
Gill tha se vendet në zhvillim duhet të ndjekin rregulla strikte buxhetore për të siguruar bazën e rritjes së qëndrueshme. Ai shtoi se formula është e ngjashme për të gjitha vendet që duan të rriten më shpejt.
“Për të shmangur stanjacionin dhe papunësinë, qeveritë në ekonomitë në zhvillim dhe ato të avancuara duhet të liberalizojnë fuqishëm investimet private dhe tregtinë, të kufizojnë konsumin publik dhe të investojnë në teknologji të reja dhe arsim,” tha ai.
Gill theksoi se ekonomia globale ka treguar qëndrueshmëri, por nuk ka arritur të nxisë rritjen në nivele që do të krijonin vende pune për të rinjtë, veçanërisht për 1.2 miliardë nën moshën 16 vjeç që pritet të hyjnë në tregun e punës në dekadën e ardhshme.
“Me çdo vit që kalon, ekonomia globale është bërë më pak e aftë për të gjeneruar rritje dhe duket më e qëndrueshme ndaj pasigurive politike. Por dinamizmi ekonomik dhe qëndrueshmëria nuk mund të ndahen për shumë gjatë pa dëmtuar financat publike dhe tregjet e kreditit. Në vitet e ardhshme, ekonomia botërore pritet të rritet më ngadalë se në vitet e vështira ’90, ndërsa mban nivele rekord të borxhit publik dhe privat.”, shtoi Gill.
Banka Botërore pret që Kina të rritet me 4.4% këtë vit dhe 4.2% vitin e ardhshëm. Këto shifra përfaqësojnë një përmirësim krahasuar me vlerësimin e qershorit të vitit të kaluar, por gjithsesi mbeten rritjet më të ulëta në 35 vite dhe nën objektivin e Partisë Komuniste prej 5%.
Pekini është nën presion që nga pranvera e kaluar, kur Donald Trump rriti tarifat mbi importet kineze. Kina gjithashtu po përballet me sfidën e plakjes së shpejtë të popullsisë dhe pasojat e bumit spekulativ të tregut të pasurive të paluajtshme.
Banka tha se Kina rezultoi më e fortë se sa pritej, pasi shpenzimet e mëdha të qeverisë rritën konsumin e brendshëm dhe shitjet e eksporteve u mbështetën nga ridrejtimi i mallrave drejt tregjeve jo-amerikane./mxh

-
- 21:46 Shtetet europiane thërrasin ambasadorët iranianë për të dënuar dhunën shtetërore ndaj protestuesve
21:46 Shtetet europiane thërrasin ambasadorët iranianë për të dënuar dhunën shtetërore ndaj protestuesve
Një grup vendesh europiane kanë thirrur ambasadorët iranianë për të dënuar dhunën e shtetit ndaj protestave që vazhdojnë në Iran.
Franca thirri sot ambasadorin iranian në Paris për të dënuar, sipas ministrit të Jashtëm Jean-Noël Barrot, “dhunën shtetërore që është ushtruar pa dallim ndaj protestuesve paqësorë”.
Për Barrot, shtypja e protestave që tronditën Iranin nga 28 dhjetori 2025 është “e papranueshme, e padurueshme dhe çnjerëzore”.
“Ky dënim është komunikuar tashmë ministrit iranian të Jashtëm dhe do ta përsëris tek ambasadori iranian në Francë, të cilin e thirra sot”, deklaroi ai, duke shtuar se “nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për ata që drejtojnë armët kundër protestuesve paqësorë”.
Edhe vende të tjera europiane, përfshirë Spanjën, Holandën, Finlandën, Portugalin dhe Belgjikën, njoftuan sot se ministritë e tyre të Jashtme kanë thirrur përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit për të shprehur shqetësimin mbi dhunën kundër protestuesve.
Gjermania publikoi në X: “Veprimet barbare të regjimit iranian kundër popullit të tij janë tronditëse. Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë dhunën ndaj qytetarëve dhe të respektojë të drejtat e tyre. Ambasadori iranian u thirr sot në Ministrinë e Jashtme.”
Edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi se ka thirrur ambasadorin iranian, sipas agjencisë Reuters.
Portugalia gjithashtu thirri sot ambasadorin iranian në Lisbonë për t’i bërë të ditur “dënimin e ashpër” ndaj “shtypjes së dhunshme të protestave” kundër regjimit të Teheranit.
“Po ashtu, në kuadër të koordinimit europian, Portugalia është gati të rrisë sanksionet ndaj Iranit”, njoftoi ministria e Jashtme në llogarinë e saj në X. Lisbonë kërkoi gjithashtu që të respektohen të drejtat e qytetarëve iranianë.
Ministri i Jashtëm Paulo Rangel tha se ka thirrur përfaqësuesin e diplomacisë iraniane “për t’i komunikuar me zë të fortë dënimin e ashpër, i përsëritur në ditët e fundit, për shtypjen e dhunshme të protestave”.
Ministrja e Jashtme e Britanisë, Yvette Cooper, kritikoi sot udhëheqjen e Iranit për “vrasjet e tmerrshme dhe të dhunshme” të protestuesve, duke thënë se Britania ka thirrur ambasadorin iranian për të theksuar seriozitetin e situatës.
“Mbretëria e Bashkuar dënon me fuqinë më të madhe vrasjet e tmerrshme të protestuesve iranianë dhe kërkon nga autoritetet iraniane të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të tyre”, deklaroi Cooper në Dhomën e Komunave.
Ajo shtoi se nënsekretari i Jashtëm për Lindjen e Mesme ka thirrur ambasadorin iranian në Mbretërinë e Bashkuar për të theksuar “seriozitetin e këtyre çasteve dhe për të kërkuar që Irani të përgjigjet ndaj raporteve të tmerrshme që marrim”, të cilat flasin për “mijëra vdekje”.
Cooper u tha ligjvënësve se Britania do të paraqesë një projektligj për zbatimin e sanksioneve të reja dhe masave sektoriale kundër Iranit./mxh

21:37 Sa ka ndryshuar! Aktori turk surprizon të gjithë me urimin romantik mes borës për të dashurën
E mbani mend aktorin e vogël dhe të lezetshëm në serialin Aşk-ı Memnu i njohur në rolin e tij si Bulenti e më pas si Dündar Bey në serialin historik të suksesshëm Ertuğrul, sot pas kaq shumë vitesh Batuhan Karacakaya duket krejt ndryshe dhe më i rritur se kurrë.
![]()
28-vjeçari po jeton një histori të bukur dashurie me partneren e tij, Sinem Akar një studente 22-vjeçare e cila është rritur larg kamerave dhe famës.
Së fundmi Batuhan Karacakaya e ka surprizuar atë me një festë romantike për ditëlindjen e saj./MXH
![]()

21:27 Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut
Prokurorët e Koresë së Jugut kanë kërkuar dënimin me vdekje për ish-presidentin Yoon Suk Yeol, i cili është në gjyq për kryengritje mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2024, në një përpjekje të dyshuar për të qëndruar në pushtet.
Në argumentet përmbyllëse në Gjykatën e Qarkut Qendror të Seulit të martën, prokurori special e përshkroi Yoon, 65 vjeç, si “udhëheqësin e një kryengritjeje”, duke përmendur një hetim që thuhet se gjeti prova se ai kishte hartuar një skemë, që daton që nga viti 2023, për të marrë kontrollin e funksioneve shtetërore.
Yoon i ka mohuar akuzat, duke këmbëngulur se ishte brenda kompetencave të tij si president për të shpallur gjendjen ushtarake, duke përmendur një bllokim legjislativ dhe një “rebelim” të supozuar që po komplotohej nga forcat pro-Penianit brenda opozitës politike.
Ligji i emergjencës ushtarake i shpallur në dhjetor 2024 shkaktoi protesta të menjëhershme publike dhe u rrëzua nga parlamenti brenda një dite.
Deklarata surprizë – përdorimi i parë i ligjit ushtarak në Korenë e Jugut që nga viti 1980 – e zhyti vendin në një krizë kushtetuese, pasi qindra trupa të armatosura u mobilizuan për një kohë të shkurtër dhe u dërguan në institucionet kryesore shtetërore, përfshirë Asamblenë Kombëtare, me sa duket për të paracaktuar autoritetin parlamentar dhe për të bllokuar mbledhjen e ligjvënësve. Kundërshtarët e denoncuan dekretin si një tejkalim të rrezikshëm të pushtetit ekzekutiv dhe Asambleja Kombëtare votoi shpejt unanimisht për të rrëzuar urdhrin, duke e detyruar Yoon ta hiqte atë pas afërsisht gjashtë orësh.
Ky veprim shkaktoi protesta të mëdha dhe thirrje për dorëheqje nga udhëheqësit e opozitës, si dhe kaos politik që përfundimisht kulmoi me një fushatë të suksesshme shkarkimi më vonë atë muaj./mxh

21:15 Interi merr goditjen e rëndë, Çalhanoglu humb katër ndeshje
Interi nuk do të ketë në dispozicion Hakan Çalhanoglu për të paktën katër ndeshjet e ardhshme.
Mesfushori turk u zëvendësua në minutën e 87-të të sfidës kundër Napolit për shkak të një shqetësimi në pulpën e majtë.
Vizitat mjekësore të kryera përjashtuan dëmtime serioze. Megjithatë, stafi mjekësor ka rekomanduar kujdes maksimal dhe pushim të detyruar.
Çalhanoglu nuk do të aktivizohet ndaj Lecces, Udineses dhe Arsenalit. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim.
Rikthimi më i mundshëm pritet në fund të janarit. Alternativë mbetet edhe ndeshja e fillimit të shkurtit./mxh

21:09 SHBA-ja pret veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.
Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.
Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti – ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.
Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.
Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat./mxh

21:00 Pse bien flokët pikërisht në pjesën e përparme të kokës? Ja çfarë thonë studimet
Hormonet, gjenetika dhe ndjeshmëria e veçantë e skalpit ballor luajnë rol kyç në këtë proces
Rënia e flokëve është një shqetësim i shpeshtë si te meshkujt ashtu edhe te gratë, por ajo që bie më shumë në sy është fakti se te shumë persona flokët fillojnë të rrallohen pikërisht në pjesën e përparme të kokës, përgjatë vijës së ballit. Studimet shkencore tregojnë se kjo nuk ndodh rastësisht, por si rezultat i një kombinimi faktorësh biologjikë dhe hormonalë.
Hormonet dhe roli i DHT-së
Sipas American Academy of Dermatology, shkaku kryesor i rënies së flokëve në pjesën e përparme është ndjeshmëria e folikulave ndaj dihidrotestosteronit (DHT), një derivat i testosteronit. Ky hormon shkurton ciklin e rritjes së flokut, zvogëlon gradualisht folikulën dhe çon në prodhimin e flokëve gjithnjë e më të hollë, derisa rritja ndalon plotësisht. Ky proces njihet si alopecia androgjenetike, forma më e zakonshme e rënies së flokëve.
Pse preket më shumë zona ballore?
Studime të publikuara në Journal of Investigative Dermatology tregojnë se zona e përparme dhe ajo e sipërme e kokës kanë densitet më të lartë receptorësh për androgjenë dhe ndjeshmëri gjenetike më të madhe ndaj DHT-së. Në të kundërt, pjesa e pasme e kokës zakonisht ruan flokët, sepse folikulat aty janë më rezistente, fakt që shfrytëzohet edhe në transplantet e flokëve.
Qarkullimi i gjakut dhe inflamacioni i heshtur
Sipas British Journal of Dermatology, në zonën ballore shpesh vërehet qarkullim më i dobët mikrovaskular dhe prani e inflamacionit kronik të lehtë. Këta faktorë përkeqësojnë furnizimin e folikulës me oksigjen dhe lëndë ushqyese, duke e përshpejtuar rënien e flokëve.
Stresi – një përshpejtues i nënvlerësuar
Hulumtimet tregojnë se kortizoli, hormoni i stresit, ndikon drejtpërdrejt në ciklin e rritjes së flokëve. Zona ballore, për shkak të ndjeshmërisë së saj hormonale, reagon më shpejt ndaj stresit kronik, duke e bërë rënien e flokëve më të dukshme pikërisht aty.
Faktorë shtesë, veçanërisht te gratë
Sipas Endocrine Reviews, te gratë rënia e flokëve në pjesën e përparme shpesh lidhet edhe me çrregullime të tiroides, sindromën e vezoreve policistike (PCOS), mungesë hekuri dhe ferritine, mungesë të vitaminës D, si dhe ndryshime hormonale pas lindjes ose gjatë menopauzës. Në këto raste, rënia mund të jetë më difuze, por zakonisht fillon nga vija e ballit.
Çfarë ndihmon vërtet dhe çfarë është mit?
Ekspertët theksojnë se rënia e flokëve në pjesën e përparme nuk është vetëm çështje estetike, por një proces biologjik që kërkon qasje të bazuar në prova shkencore.
Çfarë funksionon realisht
- Diagnostikimi i hershëm dermatologjik
- Trajtimet e provuara klinikisht, si minoksidili topikal, sipas rekomandimit mjekësor
- Balancimi hormonal në rastet me çrregullime të dokumentuara
- Korrigjimi i mungesave ushqyese (hekuri, ferritina, vitamina D)
- Menaxhimi i stresit kronik dhe përmirësimi i stilit të jetesës
Çfarë nuk ka bazë shkencore
- Vajrat apo preparatet “mrekulli” që premtojnë ndalje të plotë të rënies hormonale
- Shampot që pretendojnë rigjenerim të folikulave të vdekura
- Masazhet që supozohet se neutralizojnë efektin e DHT-së
- Suplementet e përdorura pa analiza paraprake dhe pa indikacion mjekësor
Ekspertët sqarojnë se asnjë trajtim kozmetik nuk mund ta ndalë plotësisht rënien hormonale të flokëve, por ndërhyrja e hershme dhe e saktë mund ta ngadalësojë ndjeshëm procesin dhe të ruajë flokët ekzistues.
Shënim editorial
Ky artikull ka karakter informues dhe nuk zëvendëson këshillën mjekësore. Për vlerësim dhe trajtim të personalizuar, rekomandohet konsultë me dermatolog ose mjek specialist. /ET

20:51 Shelby Super Snake i vitit 2026 është një ‘bishë’ me 830 kuaj fuqi
Shelby ka zbuluar Super Snake të vitit 2026 – Mustang-u më i fuqishëm në linjën e tij.
Bazuar në platformën aktuale Mustang S650, Super Snake prodhon mbi 830 kuaj fuqi nga motori i tij V8 5.0 litra me sistemin opsional të superkompresorit.
Prodhimi standard i Super Snake mbetet i pandryshuar nga një Mustang GT standard me 480 kuaj fuqi.
Super Snake gjithashtu vjen me një sistem ftohjeje të përmirësuar, një sistem shkarkimi Borla, sistem pezullimi Shelby dhe frena Shelby të përmirësuara.
Super Snake është i disponueshëm ose me ndërrues manual me gjashtë shpejtësi ose me ndërrues automatik me 10 shpejtësi si në konfigurimin kupe ashtu edhe në atë kabriolet.
Makinat e pajisura me ndërrues manual marrin një levë ndërrimi me distancë të shkurtër.
Shelby gjithashtu shton bulonat e rrotave të forcuara dhe të zgjatura dhe fellne magnezi të farkëtuara 20 inç.
Përveç përmirësimeve të sistemit të fuqisë dhe pezullimit, Super Snake gjithashtu merr një pamje të veçantë që është më agresive se çdo Mustang.
Në pjesën e pasme, Super Snake ka një difuzor të ri të pasmë prej fibre karboni dhe një spoiler të pasmë me dy krahë.
Modelet Fastback marrin një krah të epokës së fibër karboni, ndërsa çdo makinë është në dispozicion me vija dhe logo Super Snake. Shelby gjithashtu do të errësojë xhamat tuaj nëse shteti juaj e lejon.
Brenda, Super Snake përmban qilima dyshemeje të qëndisur nga Shelby, pllaka pragu të dyerve dhe mbështetëse ulësesh të qëndisura.
Ai gjithashtu vjen me një pllakë të serializuar në panelin e kontrollit, dhe modelet e pajisura me manual vijnë me një top të ndërrimit të marsheve Shelby.
Super Snake i vitit 2026 fillon nga 175,885 dollarë. Kjo përfshin Mustang GT Premium Fastback bazë me Performance Pack, shkarkim aktiv, pezullim MagneRide, disqe të kuq të frenave dhe sistem audio B&O.
Makina vjen me një garanci trevjeçare prej 36,000 miljesh, përveç garancisë së sistemit të fuqisë Ford.
Mustang GT standard, me 480 kuaj fuqi, fillon nga 48,555 dollarë, duke përfshirë tarifën e destinacionit prej 1,995 dollarësh.
Mustang Dark Horse me 500 kuaj fuqi kushton 66,075 dollarë për fillim, ndërsa Mustang GTD kushton mbi 300,000 dollarë.
Prodhimi ka filluar tashmë, sipas Shelby. Kompania me seli në Las Vegas do të prodhojë vetëm 300 Super Snakes për Shtetet e Bashkuara. /ET

20:46 Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Zgjedhim Danimarkën para SHBA-ve
Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar qartë se territori arktik nuk është për shitje dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Duke folur pas kryeministres daneze Mette Frederiksen, Nielsen theksoi se nëse Groenlanda do të duhej të zgjidhte, “do të zgjidhte Danimarkën mbi SHBA-të.”
“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Groenlanda nuk dëshiron të zotërohet nga SHBA-të, nuk dëshiron të qeveriset nga SHBA-të, nuk dëshiron të bëhet pjesë e SHBA-ve. Ne zgjedhim Groenlandën që njohim sot, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.”, tha Nielsen këtë të martë, citon The Guardian.
Ndërkohë, një zyrtar i qeverisë daneze ka konfirmuar se Danimarka i ka ofruar mbështetje SHBA-ve në kapjen e një cisterne nafte që shkelte sanksionet amerikane. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha detaje mbi natyrën e mbështetjes.
Ky informacion vjen në një kohë kur tensionet mes aleatëve të NATO-s janë rritur, pasi presidenti Donald Trump ka rinovuar thirrjet për marrjen e Groenlandës nën kontrollin amerikan.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pyet disa herë nga eurodeputetë danezë mbi retorikën e SHBA-ve për Groenlandën. Ai refuzoi të komentonte drejtpërdrejt, duke theksuar se roli i tij është të zgjidhë çështjet brenda aleancës dhe jo të ndërhyjë publikisht në debatet mes aleatëve.
Rutte kujtoi se Trump kishte ngritur çështjen e sigurisë në arktik që gjatë mandatit të tij të parë, duke paralajmëruar për rritjen e aktivitetit rus dhe kinez në rajon. Ai nënvizoi se NATO është e bashkuar për mbrojtjen e Arktikut dhe se diskutimet për hapat e ardhshëm do të vazhdojnë në javët e ardhshme.
Po ashtu, Rutte pranoi se Danimarka ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje, duke i konsideruar ato të domosdoshme jo vetëm për sigurinë e saj kombëtare, por edhe për sigurinë e NATO-s në tërësi. Ai theksoi se Groenlanda mbetet një prioritet i veçantë për aleancën, duke e cilësuar si pjesë kritike të rajonit të Arktikut./mxh

20:41 Cila kombësi ka sjelljen më të mirë në botë?/ Eksperti jep përgjigjen (Lifestyle)
Eksperti i mirësjelljes William Hanson ka dhënë përgjigje për pyetjen se cila shtet, sipas tij, ka sjelljen më të mirë në botë
Bontoni është një nga ato kategori shoqërore që varen shumë nga vendi, kultura dhe konteksti. Ajo që në një vend konsiderohet shenjë respekti, në një tjetër mund të perceptohet si e pasjellshme apo edhe fyese. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lënia e bakshishit në restorante është pothuajse e detyrueshme dhe mungesa e tij shpesh interpretohet si shenjë pakënaqësie ose mungese mirësjelljeje.
Nga ana tjetër, në Japoni, bakshishi është i padëshirueshëm dhe mund të shihet si fyerje, sepse sugjeron se punonjësi nuk paguhet mjaftueshëm ose se po përpiqeni të “blini” shërbim më të mirë. Në kulturën japoneze, shërbimi cilësor merret si i mirëqenë dhe nuk lidhet me shpërblim financiar shtesë.
A ekziston një vend me “sjelljen më të mirë”?
Nëse etiketa është kaq subjektive, a ekziston vërtet një vend që mund të shpallet si ai me sjelljen “më të mirë”? Sipas William Hanson, një prej ekspertëve më të njohur botërorë të etikës, përgjigjja është: po. Hanson është autor librash për etiketën dhe një figurë e njohur në rrjetet sociale, ku rregullat e sjelljes së mirë i përshtat kohës moderne, nga mënyra e saktë e sjelljes në tryezë, deri te si të largoheni me takt nga një takim katastrofik në Tinder, transmeton Telegrafi.
Në një intervistë për LADBible, ai zbuloi se cilin vend e konsideron si shembull absolut kur bëhet fjalë për sjelljen.
“Besoj se duhet të them Japoninë. Japonezët janë jashtëzakonisht të sjellshëm dhe plot respekt”, tha Hanson.
Megjithatë, Japonia nuk është e vetmja në listën e tij. “Edhe Singapori është jashtëzakonisht i sjellshëm”, shtoi ai. “Në fakt, ndoshta asnjë vend perëndimor nuk është përgjigjja e saktë për këtë pyetje, gjë që nga perspektiva e Perëndimit është disi e trishtueshme.”
Në Japoni, etika është thellësisht e rrënjosur
Në Japoni, etika është e ndërthurur thellë me gjuhën dhe kulturën e përditshme. Ekzistojnë forma të ndryshme përshëndetjeje dhe mënyra shprehjeje në varësi të statusit shoqëror të bashkëbiseduesit; ndryshe u drejtoheni eprorëve, të moshuarve, kolegëve apo miqve.
Në fund, etika shpesh varet edhe nga situata. Shumica e njerëzve, në mënyrë instinktive, e ndryshojnë mënyrën e të folurit dhe sjelljen në varësi të faktit nëse ndodhen mes familjarëve, miqve apo partnerëve të biznesit. Prandaj, pyetja “kush ka sjelljen më të mirë” ndoshta nuk ka një përgjigje të vetme. Megjithatë, sipas mendimit të ekspertëve, kulturat që theksojnë respektin, konsideratën dhe ndërgjegjësimin për tjetrin, si ajo japoneze, renditen pa dyshim shumë lart në këtë shkallë.
Në vazhdim, shikoni videon ku William Hanson u përgjigjet disa pyetjeve për bontonin:
/et

-
- Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!
I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV, inxhinieri i njohur i hidroteknikës Dhimitër Vogli tha se problemi kryesor i përmbytjeve në Shqipëri nuk është mungesa e reagimit në emergjencë, por dështimi i sistemit të parandalimit.
Sipas tij, kur ndodh katastrofa, shteti arrin të funksionojë:
“Sot emergjencat civile janë relativisht mirë të organizuara për ndërhyrjen në momentin e fatkeqësisë: vijnë në kohë, kanë mjete, makina, ushqime, logjistikë. Kjo anë funksionon.”
Por thelbi i problemit, thekson Vogli, është parapërgatitja:
“Ajo që çalon fort është ana tjetër: parapërgatitja. Ne reagojmë pasi uji ka hyrë në shtëpi, por nuk punojmë që uji të mos hyjë fare. Ende nuk është e qartë kush mban përgjegjësi për mungesën e saj: bashkia, ministria, qeveria qendrore? Pa ndarë përgjegjësinë, nuk mund të gjesh zgjidhjen.”
Sipas Voglit, një nga arsyet kryesore të këtij dështimi është shkatërrimi i strukturës teknike shtetërore që dikur mbikëqyrte sistemin e ujërave:
“Dikur Shqipëria kishte institute shtetërore dhe specialistë që e njihnin të gjithë sistemin: argjinaturat, kanalet, hidrovoret dhe veprat mbrojtëse. Sot kjo nuk ekziston më.”
Ai thekson se projektet sot realizohen të copëzuara, pa një vizion të përbashkët:
“Projektet bëhen nga firma të veçuara. Ai që ndërton një urë të re nuk e di çfarë ka bërë ai që ka ndërtuar të vjetrën.”
Vogli shton se mungon një strukturë shtetërore që ta shohë të gjithë sistemin në tërësi:
“Nuk ka një bërthamë shtetërore që ta kontrollojë sistemin. Nuk ka kontroll teknik real.”
Sipas tij, as ministrat nuk mund të zëvendësojnë dijen teknike:
“Kjo nuk është punë politike. Kjo është punë inxhinierësh.”
Zgjidhja, sipas Voglit, është e thjeshtë dhe shumë më pak e kushtueshme se dëmet nga përmbytjet:
“Duhet një grup i vogël specialistësh shtetërorë, 10–15 vetë, që të njohin çdo digë, çdo argjinaturë, çdo kanal dhe çdo hidrovore. Kjo do të kushtonte shumë pak, krahasuar me qindra milionë euro që shteti paguan sot për dëme.”, thotë Vogli.
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran
Autoritetet iraniane njoftuan se kanë arrestuar 279 persona që dyshohet se lidhen me “organizata trazirash” me lidhje me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
Shefi i policisë së sigurisë publike, Faraja, tha se janë arrestuar 279 banditë dhe shkaktarë trazirash, sipas raportimit të transmetuesit shtetëror IRIB në Telegram.
Zyrtarët iranianë akuzojnë SHBA-në dhe Izraelin për nxitje të paqëndrueshmërisë në vend dhe i kanë quajtur protestuesit “vandalë”.
Protestat, që sipas autoriteteve kanë përfshirë rreth 180 qytete dhe qyteza në 31 provinca, u shkaktuan nga zemërimi për rënien e monedhës iraniane dhe rritjen e kostos së jetesës.
-
- Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…
Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…
Avokati dhe eksperti i sigurisë, Gjergj Nikolli, duke komentuar rastin e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, tha se efektivi i Policisë ka pasur të drejtën të qëllojë me armë zjarri, sepse kemi të bëjmë me një të burgosur që arratiset.
Ai theksoi në “Real Story” se në trajnimet e kryera, thuhet se arma e zjarrit, duhet të jetë mjeti i fundit që duhet të përdoret.
“Në të gjitha instruktimet, këshillohet të evitohet në maksimum arma e zjarrit, pra, të ngelet mjeti i fundit.
Kjo thuhet në të gjitha trajnimet që bëhen.
Në rastin konkret ka pasur të drejtën ta përdoret, sepse kemi të bëjmë me një të burgosur që largohet nga vendqëndrimi i detyruar”, tha ai.
2 mijë banesa dhe 12 mijë ha tokë të përmbytura/ BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri
Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Mekanizmin Europian të Emergjencave civile, ka aktivizuar vlerësimin e situatës pas reshjeve të fundit nga Sateliti Copernicus për zonat e përmbytura.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Mekanizmit Europian të emergjencës, që ka vëzhguar reshjet pas njoftimit të mediave dhe ka aktivizuar monitorimin më datë 9 janar.
Prej datës 6 janar 2026, reshjet intensive kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Vjosa, duke përmbytur qindra banesa në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ekipet e emergjencës punuan pa pushim për të evakuuar dhjetëra banorë të bllokuar, konstaton vëzhgimi europian me raportime nga Shqipëria.
Sipas të dhënave të satelitit Copernicus, rreth 12 350 persona, 1 918 ndërtesa dhe 438 kilometra rrugë mund të jenë prekur nga përmbytjet në 13 zona të interesit.
“Një pjesë e madhe e tyre është në qytete dhe fshatra përgjatë Vjosës dhe lumit Seman, ndërsa situata vijon të monitorohet nga ajri dhe imazhet satelitore”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Mekanizmit europian.
Raportimi i situatës në kohë reale synon të ofrojë një pasqyrë të shpejtë dhe të saktë të gjendjes dhe të ndihmojë në planifikimin e ndihmës dhe rimëkëmbjes, vlerëson i njëjti burim.
Shqipëria u bë anëtare e Mekanizmit, zyrtarisht në nëntor të vitit 2022, ndërkohë që ka përfituar edhe më parë nga ekipet e mbrojtjes civile të BE-së për situata si tërmeti i vitit 2019 dhe zjarret e verës në vitet në vijim përmes këtij sistemi.
Burime të besueshme i thanë Televizionit Publik se përfaqësues të Mekanizmit Europian të Emergjencave ndodhen aktualisht në Shqipëri.
Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arratisjen e bujshme të Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit, një ngjarje që ka vënë në alarm institucionet e sigurisë. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, duke raportuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, bëri të ditur se arratisja ishte e mirëorganizuar dhe e ndihmuar nga jashtë.
Sipas tij, Altin Ndoci është një emër i njohur për policinë që prej vitit 2015, fillimisht si grabitës automjetesh në zonën e Elbasanit, automjete që dyshohet se përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Në vitin 2020 ai u arrestua për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, por më pas u shpall i pafajshëm. Aktualisht mbahej në paraburgim për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, mbi bazën e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Arratisja ndodhi gjatë shoqërimit të tij për ndihmë mjekësore në spital. Çelmeta shpjegoi se Ndoci kishte probleme me veshkat dhe, pasi u ankua për gjendje të rënduar shëndetësore, kërkoi të shkonte në tualet. Në momentin që dera u hap, ai goditi dy punonjësit e sigurisë dhe u largua me vrap brenda ambienteve të spitalit. Një prej efektivëve qëlloi me armë zjarri, por pa rezultat.
Ndoci zbriti nga kati i tretë në këmbë, kaloi parkingun dhe u largua me një automjet tip “Audi A7”, që dyshohet se e priste jashtë. Sipas gazetarit, ka indicie për përfshirjen e më shumë se një mjeti dhe për përdorimin e telefonit celular brenda burgut për koordinimin e arratisjes.
Ngjarja ka nxjerrë në pah shkelje të rënda protokollare, pasi policia e Durrësit nuk ishte njoftuar për shoqërimin e një personi me rrezikshmëri të lartë. Pas arratisjes, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit, ndërsa hetimet janë në vijim për përgjegjësi penale.
Bombardime intensive në Ukrainë, SHBA dënon Rusinë: Përshkallëzim i rrezikshëm i luftës
Ukraina përjetoi valën më intensive të sulmeve raketore nga Rusia për këtë vit, teksa katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në orët e para të së martës në Kharkiv. Guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, tha se ishte shënjestruar një zonë në periferi të qytetit dhe se një dron me rreze të gjatë kishte goditur një qendër mjekësore për fëmijë, duke shkaktuar zjarr.
Ndërkohë, ndërprerje të energjisë elektrike u raportuan në Kiev pas dëmtimit të infrastrukturës, si pasojë e asaj që kreu i administratës ushtarake e përshkroi si një sulm të shkurtër, por intensiv, në kryeqytet.
DTEK, një kompani private energjetike ukrainase, tha se sulmi rus dëmtoi rëndë pajisjet në një nga termocentralet e saj. Sipas raportimeve, Moska lëshoi 293 dronë dhe rreth 20 raketa balistike gjatë natës, ndërsa forcat e mbrojtjes ajrore të Kievit deklaruan se kishin rrëzuar 240 dronë dhe shtatë raketa.
Kjo valë sulmesh vjen pak pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë për një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pajustifikueshëm të luftës. Në një deklaratë gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zëvendësambasadorja amerikane, Tammy Bruce, dënoi lëshimin e raketës hipersonike me kapacitet bërthamor “Oreshnik”, javën e kaluar, pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë.
Ukraina kërkoi mbajtjen e takimit të Këshillit të Sigurimit pas bombardimeve masive ruse të enjten e kaluar, me qindra dronë dhe dhjetëra raketa, përfshirë armën e re hipersonike “Oreshnik”, të cilën Moska e përdori për herë të dytë në atë që u duk si një paralajmërim i qartë ndaj Kievit dhe aleatëve të NATO-s.
Sulmi në shkallë të gjerë erdhi disa ditë pasi Ukraina dhe aleatët e saj raportuan përparim të madh mbi mënyrat se si ta mbrojnë vendin nga agresioni i mëtejshëm i Moskës, nëse arrihet një marrëveshje paqeje e udhëhequr nga SHBA-të. Sulmi përkoi gjithashtu me një ftohje të re të marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit, pasi Rusia dënoi sekuestrimin e një cisterne nafte nga SHBA-të në Atlantikun e Veriut.
-
- Del VIDEOJA/ Pamjet e para kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit, polici e ndjek nga pas
Del VIDEOJA/ Pamjet e para kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit, polici e ndjek nga pas
Ky është momenti i parë kur Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësit dhe largohet me shpejtësi nga parkimi.
Në videon e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, duket teksa Altin Ndoci ikën me shpejtësi, ndërsa nga pas e ndjek efektivi i policisë.
Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.
Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore.
-
- “Kushte të larta sigurie në Rinas”/ Kreu i Aviacionit Civil: Linjat e reja të fluturimeve që do shtohen
“Kushte të larta sigurie në Rinas”/ Kreu i Aviacionit Civil: Linjat e reja të fluturimeve që do shtohen
Kreu i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, i ftuar në studion e lajmeve në Klan News këtë të martë, 13 janar, foli mbi linjat e reja që do të operojnë në Shqipëri, sigurinë e aeroportit dhe mënyrën e funksionimit të aviacionit civil.
I pyetur për anulimet e fluturimeve në rastet e kushteve të këqija të motit, Ethemaj u shpreh se Aviacioni Civil ka si parim bazë që, nëse një udhëtim nuk është i sigurt, fluturimet nuk nisin.
“Në një mot të vështirë, është më mirë të mos kryhet fluturimi”, tha kreu i Aviacionit Civil, ndërsa shtoi se në raste të tilla, kur ka anulime, udhëtarët nuk kompensohen, “pasi kemi të bëjmë me raste force madhore, moti konsiderohet i tillë”.
Sa i përket risive, vitin e ardhshëm, sipas Ethemaj, në aeroport do të ketë 6 porta të reja dhe 17 kabina check-in, të cilat do ta lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve.
Më tej, ai foli për linjat e reja që do të hapen nga Aeroporti i Tiranës drejt vendeve të tjera të Europës, por edhe përtej Atlantikut.
“Vitin tjetër do të kemi fluturime direkte me Kanadanë. Fluturimi i parë nga Tirana jashtë Europës do të kryhet në qershor. Nga Kopenhageni do të ketë fluturime të përditshme dhe do të shtohen linjat drejt disa qyteteve të Suedisë. Po negociojmë marrëveshje me Marokun dhe Norvegjinë. Po ashtu, po vazhdojnë diskutimet me Katarin dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Ethemaj.
Gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Aviacionit Civil, 12 milionë turistë vizituan Shqipërinë.
Sa i përket kushteve të sigurisë në Aeroportin e Rinasit, Ethemaj theksoi se ekziston një nivel i lartë sigurie, falë sistemeve të kamerave dhe kontrollit të aksesit.