❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shtrenjtimi i rrymës paralajmërohet sërish, por qytetarët në lagjen Fidanishte në Pejë kanë katër ditë pa energji elektrike



Ndonëse energjia elektrike është shtrenjtuar disa herë brenda një periudhe të shkurtër kohore, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesa të vazhdueshme të furnizimit me rrymë.

Që nga viti 2021, në Kosovë energjia elektrike është shtrenjtuar të paktën tri herë. Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në proces të shqyrtimit të kërkesave të operatorëve energjetikë për një shtrenjtim tjetër të rrymës.

Operatorët energjetikë kanë kërkuar që çmimi i energjisë elektrike të rritet për së paku edhe 21 për qind, ende pa kaluar një vit nga shtrenjtimi prej 16.1 për qind i miratuar në prill të vitit 2025.

Edhe pse ende nuk dihet epilogu i këtij procesi, paralajmërimet për një rritje të re të çmimit të rrymës kanë nxitur shqetësim dhe frikë te qytetarët, të cilët thonë se tashmë po përballen me fatura të papërballueshme, ndërkohë që mungesat e energjisë elektrike vazhdojnë.

Në lagjen Fidanishte të Pejës, mungesa e energjisë elektrike ka hyrë në ditën e katërt. Një qytetare ka bërë të ditur se kjo situatë po ua vështirëson ndjeshëm funksionimin e përditshëm banorëve të kësaj zone.

“Ne, banorĂ«t e lagjes Fidanishte nĂ« PejĂ«, kemi katĂ«r ditĂ« qĂ« jemi pa energji elektrike dhe kjo po na e vĂ«shtirĂ«son shumĂ« funksionimin ditor nĂ« shtĂ«pitĂ« tona”, ka deklaruar qytetarja.

Ajo ka shtuar se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e situatës, ndërsa gjendja është përkeqësuar edhe më tej.

“Nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim lidhur me kĂ«tĂ« situatĂ« dhe, sikur tĂ« mos mjaftonte kjo, qĂ« nga dita e djeshme jemi edhe pa furnizim me ujĂ«â€, shtoi ajo.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë edhe me KRU Hidrodrini për të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me këtë problem, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje. /Telegrafi/

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Spitalin e Mitrovicës



Spitali i Mitrovicës ka bërë të ditur se pas sanimit të defektit në furnizimin me energji elektrike nga Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), është rikthyer furnizimi i rregullt me rrymë në të gjitha repartet e këtij institucioni shëndetësor.

Sipas njoftimit të spitalit, defekti kishte ndodhur në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur Spitali i Mitrovicës, çka kishte shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa reparte.

Megjithatë, gjatë gjithë kohës së ndërprerjes, shërbimet vitale kanë funksionuar normalisht përmes gjeneratorëve, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve esenciale dhe sigurinë e pacientëve.

Nga ky institucion shëndetësor bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it kanë qenë në terren dhe kanë punuar intensivisht për sanimin e defektit, ndërsa pas ndërhyrjes teknike është bërë e mundur rikthimi i furnizimit të rregullt me energji elektrike.

Spitali i Mitrovicës ka falënderuar stafin mjekësor dhe teknik për angazhimin gjatë kësaj situate, si dhe qytetarët për mirëkuptimin, duke theksuar se shërbimet shëndetësore janë duke u ofruar pa asnjë pengesë. /Telegrafi/


Disa reparte të Spitalit të Mitrovicës pa energji elektrike



Spitali i Mitrovicës ka njoftuar se për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur ky institucion shëndetësor, aktualisht disa reparte janë pa rrymë.

Sipas njoftimit, pjesët vitale të spitalit janë të furnizuara me energji elektrike përmes gjeneratorëve, duke siguruar vazhdimësinë e shërbimeve esenciale për pacientët.

Nga Spitali i Mitrovicës bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit, ndërsa rikthimi i furnizimit të rregullt me energji elektrike pritet të realizohet shumë shpejt. /Telegrafi/


Vetëm në janar, shqiptohen mbi 300 gjoba për përdorim të telefonit në rajonin e Ferizajt



Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit, shkelje kjo që konsiderohet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Sipas komunikatës së DRP-Ferizaj, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit paraqet rrezik serioz për sigurinë e shoferëve, pasagjerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të përqendrohen plotësisht në ngasjen e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, duke theksuar se edhe një moment pakujdesie gjatë përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja të rënda për jetën e njerëzve.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se qytetarët kanë mundësi të raportojnë shkeljet e rregullave të trafikut përmes disa kanaleve:

  • DrejtpĂ«rdrejt nĂ« stacionin mĂ« tĂ« afĂ«rt tĂ« policisĂ«
  • PĂ«rmes aplikacionit digjital “LajmĂ«ro PolicinĂ«â€
  • NĂ« numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj është theksuar se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve që raportojnë shkeljet do të ruhet plotësisht. /Telegrafi/

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML



Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes.

Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e hetuesisë për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes. /Telegrafi/

Nuk po respektohet vendimi qeveritar, paga minimale nuk u zbatua në QKMF-në e Klinës dhe reagimi i FSPTSPK-së



Ekzekutimi i pagës minimale po bëhet problem për disa kompani në Kosovë, duke nxitur shqetësimet e para edhe në sektorin publik përmes kontraktorëve privatë.

Në fund të vitit 2025, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vendosi që paga minimale, nga 1 janari 2026, të rritet nga 350 euro në 425, ndërsa nga 1 korriku të jetë 500 euro.

Megjithatë, ky vendim nuk është zbatuar në rastin e stafit teknik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku punëtorët janë paguar nën pagën minimale të përcaktuar me vendim qeveritar.



Kjo situatë ka nxitur reagimin e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës. Në një intervistë për Telegrafin, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se kompania e kontraktuar nga QKMF-ja në Klinë nuk i ka ekzekutuar mjetet financiare në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Paramendoni, derisa flasim pĂ«r raportin punĂ«dhĂ«nĂ«s-punĂ«marrĂ«s dhe pĂ«r rritje mĂ« tĂ« madhe tĂ« pagave tĂ« punĂ«torĂ«ve, nĂ« rastin konkret jemi nĂ« njĂ« situatĂ« ku pronari i kompanisĂ«, sĂ« bashku me kontraktuesit e tyre, nuk janĂ« treguar tĂ« sinqertĂ« dhe sĂ« paku ta bĂ«jnĂ« pagesĂ«n e pagĂ«s minimale”, ka thĂ«nĂ« Azemi.

Ai ka theksuar se kjo situatë është pasojë e neglizhencës ose e mungesës së interesimit institucional për garantimin e të drejtave ligjore të punëtorëve.



“Kjo Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r shkak tĂ« neglizhencĂ«s ose nĂ« njĂ«farĂ« forme mosinteresimit qĂ« kĂ«tyre punĂ«torĂ«ve sĂ« paku t’u garantohen kushtet qĂ« u garantohen me ligj dhe me vendimin e kryeministrit tĂ« KosovĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« diçka shumĂ« e keqe, sepse kĂ«ta punĂ«torĂ« nĂ« fund tĂ« janarit, gjegjĂ«sisht nĂ« fillim tĂ« shkurtit, kanĂ« marrĂ« pagĂ« 325 euro, ndĂ«rsa sipas vendimit tĂ« kryeministrit nĂ« detyrĂ«, kĂ«ta punĂ«torĂ« Ă«shtĂ« dashur tĂ« marrin 395 euro”, ka shtuar ai.

Sipas Azemit, paga minimale duhet të aplikohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, siç janë rastet kur një kompani është në prag të falimentimit ose kur shteti përballet me fatkeqësi të mëdha natyrore.

“Paramendojeni kĂ«to paga shumĂ« tĂ« ulĂ«ta, por edhe ato nuk po jepen. Ne themi qĂ« paga minimale, nĂ« kushte normale, nuk guxon tĂ« jepet nĂ« raste konkrete. Paga minimale mund tĂ« jepet vetĂ«m atĂ«herĂ« kur njĂ« kompani shkon drejt falimentimit ose kur njĂ« shtet pĂ«rballet me ndonjĂ« fatkeqĂ«si tĂ« madhe, pĂ«rndryshe, nĂ« kushte normale, paga duhet tĂ« jetĂ« mĂ« e lartĂ« sesa minimumi i pĂ«rcaktuar”, ka deklaruar Azemi.

Ai ka fajësuar edhe Drejtorinë e Shëndetësisë në Klinë për mosadresimin e këtij problemi.

“Pronari i kompanisĂ« Ă«shtĂ« dashur ta bĂ«jĂ« kalkulimin dhe t’ua paraqesĂ« institucioneve pĂ«rkatĂ«se mjetet financiare, nĂ« kĂ«tĂ« rast DrejtorisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« sĂ« KlinĂ«s, por kĂ«ta tĂ« fundit nuk janĂ« marrĂ« me kĂ«tĂ« problem, duke menduar se kjo çështje do tĂ« kalojĂ« nĂ« heshtje”, ka pĂ«rfunduar Azemi.

Telegrafi ka kontaktuar edhe drejtorin e Shëndetësisë në Klinë, Agron Bacaj, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/

Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Kosovë



Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës.

Hetuesit e Departamentit tĂ« Hetimeve tĂ« IPK-sĂ« po zhvillojnĂ« hetime ndaj zyrtarit policor pĂ«r veprĂ«n penale “Sulm”.

Pas konsultimeve me prokurorinë përkatëse, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të IPK-së, incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë, ndërsa zyrtari policor i përfshirë në rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin e ngjarjes.

Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. /Telegrafi/


Ukë Rugova viziton Junikun, premton kontribut për komunitetin



Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur sot në një takim deputetin më të ri të Kuvendit të Kosovës, Ukë Ibrahim Rugova.

Në një postim në Facebook, Shehu ka theksuar rëndësinë e vizitës, duke kujtuar lidhjen historike të deputetit me Junikun.

“Uka Ă«shtĂ« djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili Ă«shtĂ« jo vetĂ«m arkitekt i PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, por edhe ideator dhe themelues i KomunĂ«s sĂ« Junikut”, ka shkruar Shehu.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë takimit deputeti Ukë Rugova ka konfirmuar angazhimin e tij për të qenë zëri i qytetarëve të Junikut në Kuvendin e Kosovës.

“Uka e ka konfirmuar qĂ« do tĂ« jetĂ« zĂ«ri i junikasve nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, si dhe do tĂ« ofroj kontributin e tij pa rezervĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« KomunĂ«s sĂ« Junikut”, ka theksuar Shehu.

Në përfundim të postimit, kryetari i Junikut ka falënderuar deputetin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për komunitetin lokal.

“Faleminderit deputetit UkĂ« Rugova pĂ«r vizitĂ«n dhe pĂ«rkrahjen e tij pĂ«r Junikun”, ka pĂ«rfunduar Shehu. /Telegrafi/


Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për shitblerje të narkotikëve në Ferizaj



Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj ka njoftuar se ka kĂ«rkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit pĂ«r tĂ« pandehurin F.H., pĂ«r shkak tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sipas ProkurorisĂ«, mĂ« 03 shkurt 2026, rreth orĂ«s 19:14, nĂ« rrugĂ«n “Brahim Ademi” nĂ« Ferizaj, pranĂ« rrethit tĂ« FSK-sĂ«, i pandehuri dyshohet se ka poseduar pa autorizim substanca narkotike me qĂ«llim shitjeje ose shpĂ«rndarjeje. GjatĂ« kontrollit tĂ« automjetit “Renault Clio” nga hetuesit e DrejtorisĂ« pĂ«r Hetimin e Trafikimit me NarkotikĂ« (DHTN) nĂ« Ferizaj, nĂ« kroskotin e pasagjerit u gjet njĂ« qese najloni me substancĂ« tĂ« dyshuar narkotike, e llojit marihuanĂ«, me peshĂ« 206.90 gram.

Pas këtij kontrolli, DHTN-Ferizaj në bashkëpunim me DHTN-Prizren kryen një kontroll-bastisje në shtëpinë e babait të të dyshuarit në Prizren. Gjatë kontrollit u gjetën dy qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 8.15 gram, të cilat ishin të vendosura në dhomën e të dyshuarit dhe u sekuestruan nga policia.

Nga këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sipas nenit 267 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria thekson se F.H., që nga data 03 shkurt 2026, ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh, sipas vendimit të Prokurorit të Shtetit, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/

NPL “Kastrioti” vijon aksionet pĂ«r pastrimin dhe mirĂ«mbajtjen e hapĂ«sirave publike



NPL “Kastrioti” ka vazhduar me aktivitete intensive tĂ« operativĂ«s pĂ«r pastrimin dhe mirĂ«mbajtjen e hapĂ«sirave publike nĂ« territorin e komunĂ«s. PunĂ«torĂ«t e ndĂ«rmarrjes janĂ« angazhuar nĂ« grumbullimin e mbeturinave, pastrimin e shesheve, parqeve, rrugĂ«ve dhe hapĂ«sirave tĂ« tjera publike nĂ« Obiliq, duke kontribuar nĂ« ruajtjen e pastĂ«rtisĂ«, rendit dhe mjedisit tĂ« shĂ«ndetshĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t.

“NĂ« bazĂ« tĂ« planit tonĂ« operativ, punĂ«torĂ«t e operativĂ«s angazhohen çdo ditĂ« pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« ambient tĂ« pastĂ«r dhe tĂ« shĂ«ndetshĂ«m, duke grumbulluar mbeturinat dhe duke pastruar sipĂ«rfaqet publike nĂ« pĂ«rputhje me standardet e pĂ«rcaktuara”, thuhet nĂ« njoftimin e NPL “Kastrioti”.

Ndërmarrja i bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë duke mos hedhur mbeturina në hapësira publike dhe duke respektuar mjedisin përreth, pasi vetëm me bashkëpunim mund të sigurohet një ambient më i pastër dhe më i shëndetshëm për të gjithë.

Aktivitetet e kryera gjatë ditëve të fundit përfshijnë:

  • Sheshi "DĂ«shmorĂ«t e Kombit"
  • "Brezi i GjelbĂ«r"
  • Rruga "Hasan Prishtina"
  • Parkingu i qytetit
  • Parku te Hashant
  • Parku te Palojt
  • Parku nĂ«n Hekurudh
  • Pastrimi te Biblioteka

NPL “Kastrioti” vijon me punĂ«n e pĂ«rditshme pĂ«r tĂ« garantuar pastĂ«rti dhe rend nĂ« hapĂ«sirat publike tĂ« komunĂ«s. /Telegrafi/

Shtimja drejt një projekti madhor sportiv, synohet ndërtimi i Qendrës Nacionale të Hendbollit



Komuna e Shtimes ka bërë hapin drejt një investimi të rëndësishëm në infrastrukturën sportive, me planin për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Hendbollit në qytet.

Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ka pritur në takim Presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edi Kolgeci, dhe anëtarin e Bordit të FHK-së, Isak Osmani, ku u diskutua mbi zhvillimin e sportit dhe perspektivën e hendbollit në vend.

Projekti parashikohet tĂ« realizohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rgatitjeve pĂ«r LojĂ«rat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Kryetari Aliu theksoi gatishmërinë e komunës për bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projektit, duke e konsideruar si një vlerë të shtuar për të rinjtë, komunitetin lokal dhe sportin kosovar në përgjithësi.

“Me z. Edi Kolgeci zhvilluam bisedĂ« tĂ« frytshme, tĂ« hapur dhe konstruktive lidhur me mundĂ«sinĂ« e ndĂ«rtimit tĂ« QendrĂ«s Nacionale tĂ« Hendbollit nĂ« qytetin e Shtimes, nĂ« kuadĂ«r tĂ« LojĂ«rave Mesdhetare 2030. Shpreha gatishmĂ«rinĂ« dhe interesimin pĂ«r bashkĂ«punim dhe kontribut konkret nĂ« zhvillimin e infrastrukturĂ«s sportive, duke besuar se ky projekt pĂ«rbĂ«n vlerĂ« tĂ« shtuar pĂ«r komunĂ«n tonĂ«, tĂ« rinjtĂ«, komunitetin dhe sportin kosovar nĂ« tĂ«rĂ«si”, tha Aliu.

Nga ana e tij, Presidenti i FHK-së, Edi Kolgeci, vlerësoi vizitën në Shtime si shumë pozitive dhe falënderoi kryetarin Aliu për mbështetjen në avancimin e projektit.

Ai theksoi se lokacioni i paraparë ofron kushte të favorshme për aktivitete të ndryshme sportive dhe se priten takime të tjera me institucionet qendrore për të përshpejtuar realizimin e projektit dhe fillimin sa më të shpejtë të punimeve. /Telegrafi/


Gjykata Themelore nĂ« MitrovicĂ« dĂ«non me dy vjet burgim tĂ« pandehurin pĂ«r veprĂ«n penale “Kanosja”



Gjykata Themelore nĂ« MitrovicĂ«, Departamenti i PĂ«rgjithshĂ«m – Divizioni Penal, me gjyqtare tĂ« vetme gjykuese Shqipe Sejdiu, ka shpallur aktgjykim dĂ«nues ndaj tĂ« pandehurit M.F., duke i shqiptuar dĂ«nim me burgim nĂ« kohĂ«zgjatje prej dy vitesh.

Sipas njoftimit të gjykatës, aktgjykimi është shpallur më 3 shkurt 2026 përmes video-incizimit, pasi i pandehuri ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

M.F. Ă«shtĂ« shpallur fajtor pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 4 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, sipas aktakuzĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« Themelore nĂ« MitrovicĂ« tĂ« datĂ«s 5 gusht 2024.

Ngjarja ka ndodhur më 3 qershor 2024, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë, ku i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur seriozisht vajzën e tij, e cilësuar si viktimë e ndjeshme, duke i shkaktuar frikë dhe ankth për jetën dhe sigurinë e saj.

Po ashtu, në të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, me dashje dhe përmes fjalëve dhe veprimeve kërcënuese, ka kanosur edhe bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e saj. /Telegrafi/


Zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjete, MPB informon 38 komunat e Kosovës



Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur sot në Prishtinë një sesion informues me përfaqësuesit e zyrave të gjendjes civile nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.

Sipas njoftimit të MPB-së, takimi kishte për qëllim informimin dhe koordinimin ndërinstitucional, si dhe diskutimin e çështjeve praktike që ndërlidhen me kompetencat e gjendjes civile, veçanërisht procedurat për shtetasit e huaj dhe zbatimin e dispozitave ligjore në praktikë.

Gjatë sesionit, Shefja e Kabinetit në MPB, Jeta Tela, theksoi se përputhja e kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjete, lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim dhe proceset e tjera integruese. Ajo vlerësoi se zbatimi i ligjeve në mënyrë transparente dhe pa diskriminim është thelbësor për përmbushjen e pritshmërive pas liberalizimit të vizave dhe për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Po ashtu, u theksua roli i rëndësishëm që kanë zyrat e gjendjes civile në të gjitha komunat për zbatimin korrekt të obligimeve ligjore që burojnë nga këto dy ligje. Në këtë kontekst, u nënvizua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera relevante, për shkëmbim të informatave dhe adresim të sfidave që mund të paraqiten gjatë punës në terren.

Nga MPB u bë e ditur se ky sesion informues është pjesë e një fushate intensive, përmes së cilës synohet përfshirja e të gjithë akterëve relevantë dhe sigurimi që informacionet të arrijnë te qytetarët, shtetasit e huaj dhe vizitorët, përmes formave të ndryshme të komunikimit.

Fushata informuese, sipas njoftimit, do të vazhdojë deri më 15 mars 2026, me qëllim të lehtësimit të qasjes në informata dhe sigurimit të respektimit të legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/



Komuna e Drenasit instalon sisteme fotovoltaike në dy shkolla të mesme



Komuna e Drenasit ka përfunduar instalimin e sistemeve fotovoltaike në dy shkolla të mesme, në kuadër të investimeve për promovimin e energjisë së pastër dhe të qëndrueshme.

Sipas njoftimit zyrtar, panelet diellore janĂ« instaluar nĂ« ShkollĂ«n e Mesme “Gjergj Kastrioti – SkĂ«nderbeu”, me kapacitet prej 14.26 kWp, si dhe nĂ« ShkollĂ«n e Mesme “Fehmi Lladrovci”, me kapacitet prej 17.36 kWp.

KĂ«to investime janĂ« realizuar nĂ« bashkĂ«punim me Fondacionet e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Hapur – Ballkani PerĂ«ndimor (OSF-WB), bazuar nĂ« Memorandumin e BashkĂ«punimit pĂ«r Avancimin e Tranzicionit tĂ« EnergjisĂ« Komunale, tĂ« nĂ«nshkruar mĂ« herĂ«t ndĂ«rmjet palĂ«ve.

Nga Komuna e Drenasit bëhet e ditur se ky projekt synon prodhimin e energjisë së pastër, uljen e kostove të energjisë elektrike dhe promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore në institucionet arsimore.

Po ashtu, theksohet se Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në zbatimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe në mbrojtjen e mjedisit. /Telegrafi/


Totaj: Aksion pastrimi dhe krasitjeje në disa lagje të Prizrenit, procesi do të vazhdojë në gjithë qytetin



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ekipet e ndĂ«rmarrjes “Eko Regjioni” kanĂ« realizuar sot njĂ« aksion pastrimi dhe krasitjeje tĂ« drunjve dhe shkurreve nĂ« disa pjesĂ« tĂ« qytetit.

Sipas Totajt, aksioni Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« lagjet “Ortakoll” dhe “Jeta e Re”, si dhe pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s “Wesley Clark”, me synim pĂ«rmirĂ«simin e mjedisit dhe tĂ« hapĂ«sirave publike.

“Ekipet e Eko Regjionit realizuan sot aksion pastrimi dhe krasitjeje tĂ« drunjve e shkurreve nĂ« lagjet ‘Ortakoll’ dhe ‘Jeta e Re’, si dhe nĂ« rrugĂ«n ‘Wesley Clark’ nĂ« Prizren, me qĂ«llim pĂ«rmirĂ«simin e mjedisit dhe hapĂ«sirave publike”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka bërë të ditur se ky proces nuk do të ndalet vetëm në këto zona, por do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

“Ky proces do tĂ« vazhdojĂ« edhe nĂ« pjesĂ«t e tjera tĂ« qytetit”, ka theksuar kryetari i Prizrenit.

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se aksione të tilla janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe rregullimin e hapësirave publike në qytet. /Telegrafi/


Arrestohen tre persona në Mitrovicë për vepra penale që lidhen me narkotikë



Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me narkotikë, në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit zyrtar, njĂ«sitet policore tĂ« Stacionit Policor Jugu nĂ« MitrovicĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me hetuesit e DrejtorisĂ« pĂ«r Hetimin e Trafikimit me NarkotikĂ«, gjatĂ« natĂ«s sĂ« 4 shkurtit 2026 kanĂ« realizuar arrestimin e tre personave tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “blerje, posedim, shpĂ«rndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Arrestimi i të dyshuarve është kryer në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë.

Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gramësh.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë. /Telegrafi/


Rrëzohen orenditë në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, lëndohet një grua



Një grua ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës, në objektin e Universitetit të Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar pĂ«r Telegrafin zĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« pĂ«r rajonin e GjakovĂ«s, Vlera Krasniqi, e cila bĂ«ri tĂ« ditur se incidenti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Normalja e GjakovĂ«s”.

“Sot rreth orĂ«s 10:15 Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r njĂ« lĂ«ndim nĂ« vendin e punĂ«s nĂ« rrugĂ«n ‘Normalja e GjakovĂ«s’, nĂ« objektin e Universitetit, pĂ«rkatĂ«sisht Fakulteti i Edukimit”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas saj, lëndimi dyshohet se është shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme.

“Personi i lĂ«nduar, femĂ«r e moshĂ«s madhore, ka pranuar trajtim mjekĂ«sor”, ka shtuar ajo.

Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Hedhja e tekstilit dhe mbetjeve të tjera në kontejnerë, paralajmërohen gjoba për shkelësit



Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastrimit, Petrit Reçica, ka bërë të ditur se ekipet e ndërmarrjes kanë nisur largimin e mbeturinave inerte dhe vëllimore që, sipas tij, po hidhen padrejtësisht në kontejnerët e amvisërisë, në lagje dhe në hapësira publike në të gjitha zonat e Prishtinës.

“Po i largojmĂ« mbeturinat inerte dhe vĂ«llimore qĂ« po hidhen padrejtĂ«sisht nĂ« kontejnerĂ«t e amvisĂ«risĂ«, nĂ« lagje dhe nĂ« hapĂ«sira publike nĂ« tĂ« gjitha lagjet e PrishtinĂ«s,” ka shkruar Reçica.

Ai ka dërguar një mesazh paralajmërues për qytetarët dhe bizneset që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme, duke theksuar se këto veprime përbëjnë shkelje ligjore.

“TĂ« hedhĂ«sh mbetje si copa sfungjeri, lĂ«kure, tekstili, apo mbetje nga restorante peshku dhe kasapĂ« mishi nĂ« kontejnerĂ«t e dedikuar pĂ«r amvisĂ«ri Ă«shtĂ« shkelje e ligjit dhe sĂ« shpejti do tĂ« dĂ«nohen me gjobĂ«,” ka theksuar ai.

Reçica ka shtuar se hedhja e pakontrolluar e këtyre mbeturinave ka pasoja direkte në mjedis.

“KĂ«to veprime dĂ«mtojnĂ« mjedisin,” ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastrimit.

Në fund, ai ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes dhe partnerët për angazhimin e tyre të përditshëm në terren.

“FalĂ«nderim i veçantĂ« pĂ«r punĂ«torĂ«t e KRM Pastrimi, tĂ« cilĂ«t çdo ditĂ« po punojnĂ« pĂ«r ta mbajtur qytetin tĂ« pastĂ«r. Po ashtu, falĂ«nderoj partnerĂ«t tanĂ« nga GjelbĂ«r dhe NPB pĂ«r bashkĂ«punimin dhe mbĂ«shtetjen nĂ« terren,” ka pĂ«rfunduar Reçica. /Telegrafi/


Komunat e Kosovës fillojnë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, Peja prinë me numrin e aplikimeve



Komunat e Kosovës kanë nisur vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që goditën vendin në fillim të vitit 2026. Edhe pse nuk disponojnë kapacitete buxhetore për të përballuar plotësisht kompensimin e dëmeve, komunat kanë filluar të bëjnë vlerësimet në terren.

Telegrafi raportoi më parë për problematikën e kompensimit të dëmeve nga vërshimet, ku Malisheva, Rahoveci dhe Drenasi theksuan se që nga viti 2016 dëmet nuk janë paguar plotësisht.

Sipas të dhënave të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Peja prinë me numrin më të madh të kërkesave për kompensim nga qytetarët dhe bizneset, me gjithsej 420 aplikime.

“Komunat e prekura nga vĂ«rshimet e fundit kanĂ« pranuar njĂ« numĂ«r tĂ« madh kĂ«rkesash pĂ«r kompensim dĂ«mesh nga qytetarĂ«t, bizneset dhe fermerĂ«t”, njofton AKK.

Numri i aplikimeve sipas komunave

Nga raportimet paraprake rezulton se janë evidentuar rreth 3,000 kërkesa për kompensim dëmesh, ndërsa ky numër pritet të rritet, pasi procesi i pranimit dhe vlerësimit të aplikimeve nuk ka përfunduar ende në shumicën e komunave. Komunat më të prekura sipas numrit të aplikimeve janë:

  • Peja – rreth 420 kĂ«rkesa
  • Gjakova – 334 kĂ«rkesa
  • Skenderaj – 320 kĂ«rkesa
  • FushĂ« Kosova dhe Drenasi – mbi 300 kĂ«rkesa secila
  • KlinĂ« – 270 kĂ«rkesa
  • Malisheva – 225 kĂ«rkesa
  • Mitrovica – 230 kĂ«rkesa
  • Lipjani – 176 kĂ«rkesa
  • Rahoveci – 142 kĂ«rkesa
  • Prizreni – rreth 140–150 kĂ«rkesa
  • Suhareka – mbi 100 kĂ«rkesa
  • Ferizaj – 20 kĂ«rkesa
  • Prishtina – 20–30 kĂ«rkesa

Komuna e Mamushës ka raportuar se nuk ka pasur kërkesa për kompensim, pasi dëmet kanë qenë minimale dhe kryesisht në fusha të hapura.

Vlerësimi financiar paraprak

Vetëm disa komuna kanë ofruar vlerësime financiare paraprake. Sipas këtyre të dhënave:

  • Peja – rreth 800,000 euro
  • Rahoveci – rreth 800,000 euro
  • Suhareka – rreth 200,000 euro
  • Ferizaj – rreth 110,000 euro

Nga këto raporte, vlera e përgjithshme arrin afërsisht 1.9 milion euro, por ky është vetëm një vlerësim i pjesshëm, pasi shumica e komunave janë ende në fazën e verifikimit dhe vlerësimit të detajuar të dëmeve.

Procesi ende në zhvillim dhe thirrja për mbështetje

Shumë komuna kanë raportuar vetëm numrin e aplikimeve, pa dhënë vlerën financiare, pasi komisionet komunale vazhdojnë punën në terren. Kërkesat përfshijnë dëme në ekonomi familjare, bujqësi, biznese private dhe infrastrukturë publike.

Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se komunat nuk kanë kapacitete buxhetore për të përballuar këtë barrë financiare dhe apelon tek Qeveria e Kosovës për të krijuar mekanizma emergjentë financiarë dhe një fond të posaçëm për kompensimin e dëmeve. Pa mbështetje konkrete nga niveli qendror, mijëra familje dhe biznese mund të mbeten pa ndihmën e nevojshme për rikuperim.

AKK do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbledhĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« pĂ«rditĂ«suara nga tĂ« gjitha komunat dhe do t’i dorĂ«zojĂ« ato tek institucionet qendrore pĂ«r njĂ« reagim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« koordinuar. /Telegrafi/

Sezoni i gjuetisë përfundon në Kosovë, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve bën thirrje për vigjilencë



Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve njofton se sezoni i gjuetisë në Kosovë ka përfunduar zyrtarisht nga data 2 shkurt, duke ndaluar çdo formë të gjuetisë pas kësaj date.

Fondacioni apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet gjuetie që vërejnë, qoftë drejtpërdrejt në terren, përmes fotografive, videove apo postimeve në rrjetet sociale. Të gjitha raportimet do të trajtohen me anonimitet të plotë.

Sipas ligjit, gjuetia jashtë sezonit të lejuar konsiderohet vepër penale.

Fondacioni ka njoftuar se do të raportojë çdo rast të gjuetisë së paligjshme, si në terren ashtu edhe online, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse.

“Mbrojtja e jetĂ«s sĂ« egĂ«r Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t. NĂ«se hasni nĂ« gjueti tĂ« paligjshme, raportoni nĂ« Polici, Prokurori apo tek organizata jonĂ« nĂ« info@animalrights-rks.org”, njofton Fondacioni. /Telegrafi/


❌