❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj në liqenin e Urakës pas një muaji kërkimesh

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Pas pothuajse njĂ« muaji kĂ«rkimesh intensive nĂ« tĂ« gjithĂ« basenin e lumit Mat, ditĂ«n e sotme Ă«shtĂ« konstatuar nĂ« sipĂ«rfaqe njĂ« trup i pajetĂ« nĂ« liqenin e UrakĂ«s, rreth dy milje larg urĂ«s sĂ« Rrethabazit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, pas sinjalizimit nga ekipet e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Prokuroria e Dibrës kanë kryer verifikimet përkatëse, duke konfirmuar se trupi i përket shtetasit Jurgen Karaj, 30 vjeç, i shpallur i humbur që prej datës 10 janar.

Në operacionin e kërkimit dhe mbështetjes në terren vijojnë të jenë të angazhuar 18 efektivë të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me autoritetet kompetente.

Autoritetet shprehin ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e viktimës në këtë moment të vështirë.

/a.f/

The post Gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj në liqenin e Urakës pas një muaji kërkimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcat EOD shqiptare dhe Garda Ajrore Kombëtare e New Jersey-t forcojnë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ TeknikĂ«t e AsgjĂ«simit tĂ« Municioneve ShpĂ«rthyese (EOD) tĂ« GardĂ«s Ajrore KombĂ«tare tĂ« New Jersey dhe tĂ« Forcave tĂ« Armatosura stĂ«rviten sĂ« bashku pĂ«r tĂ« forcuar ndĂ«rveprueshmĂ«rinĂ« nĂ« NATO dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« kapacitet tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m EOD nĂ« ShqipĂ«ri.

Sipas njĂ« njoftimi tĂ« AmbasadĂ«s sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ«, ky partneritet afatgjatĂ« zhvillon aftĂ«sitĂ«, standardizon procedurat dhe siguron qĂ« ekipet shqiptare EOD tĂ« mund t’u pĂ«rgjigjen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt kĂ«rcĂ«nimeve shpĂ«rthyese nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

/gj.m/a.f/

The post Forcat EOD shqiptare dhe Garda Ajrore Kombëtare e New Jersey-t forcojnë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe drejt përmbylljes, mbi 1 mijë ekipe shkollash pjesëmarrëse

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Faza e dytĂ« e Konkursit KombĂ«tar tĂ« GjuhĂ«s Shqipe po shkon drejt pĂ«rmbylljes, duke pĂ«rfshirĂ« nxĂ«nĂ«sit e klasave tĂ« IX-ta nĂ« njĂ« garĂ« qĂ« vĂ« nĂ« qendĂ«r njohjen, pĂ«rdorimin e saktĂ« dhe dashurinĂ« pĂ«r gjuhĂ«n shqipe.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi rëndësinë e këtij konkursi, duke theksuar se gjuha shqipe po shndërrohet në një garë pasioni dhe dijeje për brezin e ri.

Sipas saj, sfida mes nxënësve nxiti mendimin kritik, saktësinë gjuhësore dhe vlerësimin e fjalës së bukur, si elementë thelbësorë të identitetit kombëtar.

Në këtë edicion të konkursit morën pjesë 1 022 ekipe nga shkolla të ndryshme të gjithë vendit, një tregues i interesit të lartë dhe angazhimit të nxënësve dhe mësuesve për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës amtare.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe synon të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të kultivojë krenarinë për gjuhën shqipe, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar.

/gj.m/a.f/

The post Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe drejt përmbylljes, mbi 1 mijë ekipe shkollash pjesëmarrëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Reshjet e dĂ«borĂ«s kanĂ« zbardhur fshatin turistik tĂ« DardhĂ«s, duke e shndĂ«rruar atĂ« nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« frekuentuara dimĂ«rore nĂ« juglindje tĂ« vendit.

Pamja alpine dhe bora e bollshme kanë tërhequr qindra turistë vendas dhe të huaj, veçanërisht të apasionuarit pas sporteve dimërore.

Vetëm 18 kilometra larg Korçës, pista e skive në Dardhë po vizitohet masivisht nga të rinj dhe familje që shijojnë ski, snowboard dhe aktivitete të tjera rekreative në dëborë.

Kushtet klimatike dhe infrastruktura turistike e zonës e bëjnë Dardhën një zgjedhje ideale për pushime dimërore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Dardha e mbuluar nga dëbora, ku fëmijë dhe të rritur shihen duke shijuar sportet dimërore dhe bukurinë natyrore të zonës, duke përcjellë edhe një mesazh pozitiv për fundjavën.

Dardha mbetet një nga atraksionet kryesore turistike të dimrit, duke ofruar jo vetëm sporte dimërore, por edhe mikpritje tradicionale, kuzhinë karakteristike dhe një atmosferë të veçantë alpine.

/gj.m/a.f/

 

The post Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia mposht Vorën dhe kryeson Superioren, Partizani përmbys Bylisin në limite

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Java e 23-tĂ« e KategorisĂ« Superiore ka prodhuar emocione dhe rezultate tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« luftĂ«n pĂ«r klasifikimin e superligĂ«s, me VllazninĂ« qĂ« konfirmon formĂ«n e shkĂ«lqyer dhe Partizanin qĂ« rikthehet te fitorja me njĂ« pĂ«rmbysje dramatike nĂ« transfertĂ«.

Vllaznia regjistroi fitoren e gjashtë radhazi, duke mposhtur 1-0 Vorën dhe duke u shkëputur në krye të kampionatit. Shkodranët siguruan tri pikë të arta falë një supergoli të Sherif Kallakut në fundin e pjesës së parë, i cili me një goditje të saktë me të majtën dërgoi topin në rrjetë.

Pavarësisht përpjekjeve të Vorës në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar. Me këtë sukses, Vllaznia kryeson renditjen me 45 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e shtatë me 25 pikë.

Në Ballsh, Partizani arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Bylisit, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit. Të kuqtë e nisën takimin me vështirësi dhe u ndëshkuan në minutën e 30-të, kur Sandeu kaloi në avantazh vendasit.

Pjesa e dytë ishte e ekuilibruar, deri në fundin e saj, ku Partizani reagoi fuqishëm. Toma barazoi shifrat në minutën e 81-të, ndërsa Human realizoi golin e fitores në minutën e 91-të, duke përmbysur rezultatin.

Pas këtij suksesi, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e tetë me 20 pikë. Fitorja e Partizanit është një asist për Tiranën e Vlorën në sfidën e mbijetesës.

Rezultate:
Bylis-Partizani 1-2
Vllaznia – Vora 1-0
Elbasani-Teuta Ora 16:30
Flamurtari – Egnatia  Ora 19:00
Të shtunën:
Tirana-Dinamo City  Ora 13:30

Klasifikimi: Vllaznia 45 pikë, Egnatia 39, Elbasani 39, Dinamo City 34, Partizani 30, Teuta 27, Vora 25, Bylis e Tirana me 20 dhe Flamutari 19

*Bylis, Partizani, Vllaznia e Vora kanë një ndeshje më shumë

/gj.m/r.e/

The post Vllaznia mposht Vorën dhe kryeson Superioren, Partizani përmbys Bylisin në limite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijojnë punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës pranë Urës së Bahçallëkut

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Punimet nĂ« kantierin pranĂ« UrĂ«s sĂ« BahçallĂ«kut nĂ« ShkodĂ«r po vijojnĂ« me intensitet, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit pĂ«r rikualifikimin e hyrjes kryesore tĂ« qytetit, njĂ« nga nyjat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« aksesit rrugor.

Kryeministri Edi Rama teksa ndau foto nga ky kantier, bëri të ditur se, punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës po avancojnë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.

Kreu i qeverisë theksoi se, kjo ndërhyrje synon ta kthejë këtë zonë në një hyrje funksionale dhe përfaqësuese, që reflekton identitetin dhe zhvillimin urban të Shkodrës, duke i dhënë qytetit një prezantim më të rregullt, më modern dhe më mikpritës për banorët dhe vizitorët.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vijojnë punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës pranë Urës së Bahçallëkut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Katër fitore në katër ndeshje në Superiore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

TIRANË, 6 shkurt /ATSh/ Drejtoria Teknike e FShF-sĂ« ka pĂ«rzgjedhur trajnerin e VllaznisĂ«, Edi Martini, si trajnerin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« muajit janar nĂ« Superiore.

Tekniku kuqeblu ka regjistruar katër fitore të rëndësishme gjatë këtij muaji në kampionat, ndaj kundërshtarëve si Egnatia, Dinamo City, Partizani dhe Teuta, duke u ngjitur gjithashtu në krye të renditjes.

Vllaznia kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” me 42 pikĂ« dhe meritĂ«n kryesore pĂ«r kĂ«tĂ« e ka stafi teknik, nĂ« krye me trajnerin Edi Martini.

Trofeu si trajneri më i mirë i muajit janar iu dorëzua Edi Martinit nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, përpara ndeshjes Vllaznia-Vora.

Edi Martini, trajneri i Vllaznisë

/gj.m/r.e/

The post Katër fitore në katër ndeshje në Superiore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shorti i UEFA Nations League, Shqipëria mëson kundërshtarët më 12 shkurt në Bruksel

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ KombĂ«tarja shqiptare do tĂ« mĂ«sojĂ« kundĂ«rshtarĂ«t e saj nĂ« edicionin e ardhshĂ«m tĂ« UEFA Nations League mĂ« 12 shkurt, kur nĂ« Bruksel do tĂ« hidhet shorti i kompeticionit.

Shqipëria bën pjesë në Ligën C dhe është pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.

Sipas ndarjes së vazove, Kombëtarja shqiptare mund të përballet me ekipe nga:

Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

Vazo 4: Letonia/Gjibraltari, Luksemburgu/Malta, Moldavia, San Marino

Shorti i 12 shkurtit do të përcaktojë përbërjen e grupeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë në këtë edicion të Nations League, një kompeticion i rëndësishëm për ecurinë ndërkombëtare të ekipit kuqezi.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Shorti i UEFA Nations League, Shqipëria mëson kundërshtarët më 12 shkurt në Bruksel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë çështje bazuar në prova

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Prokuroria e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar ka shpĂ«rndarĂ« sot njĂ« mesazh nĂ« rrjetet sociale duke vĂ«nĂ« theksin tek pavarĂ«sia institucionale dhe tek ligji.

SPAK bën të ditur se vepron në mënyrë të pavarur, dhe se heton çështje bazuar në prova.

“SPAK vepron nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe heton çështje bazuar nĂ« prova”, shkruhet nĂ« postimin e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme.

/gj.m/a.f/r.e/

The post SPAK: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë çështje bazuar në prova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e të miturit pas ndërhyrjes dentare, 7 persona në gjyq, 3 për vrasje nga pakujdesia

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, TiranĂ« ka pĂ«rfunduar hetimet dhe ka dĂ«rguar nĂ« gjyq shtatĂ« persona pas humbjes sĂ« jetĂ«s sĂ« 3-vjeçarit, shtetasit B.S., pas njĂ« ndĂ«rhyrje dentare nĂ« njĂ« klinikĂ« nĂ« kryeqytet.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimeve, mbi procedimin penal tĂ« vitit 2023, Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, TiranĂ«, dĂ«rgoi nĂ« gjyq shtetasit R.Xh dhe M.G., pĂ«r veprĂ«n penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer nĂ« bashkĂ«punim, shtetasen I.Xh. pĂ«r veprĂ«n penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe ‘Ushtrim i aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m’, shtetasit E.S. dhe E.A. pĂ«r veprĂ«n penale ‘ShpĂ«rdorim detyre’, si dhe shtetasit D.A. dhe V.H. pĂ«r veprĂ«n penale ‘Neglizhenca nĂ« trajtimin mjekĂ«sor’.

MĂ« datĂ« 28.09.2023, i mituri B.S., iu nĂ«nshtrua njĂ« ndĂ«rhyrjeje dentare nĂ« 14 dhĂ«mbĂ«, tek klinika “Splendent”, e drejtuar nga mjekĂ«t R.Xh dhe I.Xh. Pas ndĂ«rhyrjes i mituri u kthye nĂ« shtĂ«pi dhe brenda pak orĂ«sh u dĂ«rgua nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore (koma dhe insuficiencĂ« respiratore akute) nĂ« Spitalin e PediatrisĂ« nĂ« QĂ«ndrĂ«n Spitalore “NĂ«nĂ« Tereza”, TiranĂ«, ku dhe mĂ« pas, nĂ« datĂ«n 1 tetor 2023, ndĂ«rroi jetĂ«.

Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë, u arrit në konkluzionin se: Shoku septik i rëndë, që solli më pas insuficiencën progresive shumorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur B.S.

Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

Këto shkelje kanë konsistuar në moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit.

Ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë sesa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt.

Nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatologët I.Xh dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit duke i marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur, por nuk ishin mbushur.

PĂ«r kĂ«tĂ« fakt, ndaj tyre u ngrit akuza pĂ«r ‘Mashtrim’ e kryer nĂ« bashkĂ«punim.

Ndërkohë nga hetimi, u provua që stomatologia I.Xh. pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, në përputhje me procedurat ligjore, licensën si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të IML-së, shtetasit E.S dhe E. A.

Gjithashtu shkelje u konstatuan edhe tek mjekët e rojës të Pediatrisë, V.A. dhe D.S., në momentin që i mituri u dërgua në spital. Mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë.

Si rrjedhojë edhe moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë, fakt që rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë, që ishin veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve R.Xh., I.Xh dhe M.G.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vdekja e të miturit pas ndërhyrjes dentare, 7 persona në gjyq, 3 për vrasje nga pakujdesia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, katĂ«r ndeshje tĂ« premten, derbi Tirana–Dinamo tĂ« shtunĂ«n

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Java e 23-tĂ« e Superiors do tĂ« zhvillohet tĂ« premten dhe tĂ« shtunĂ«n, me pesĂ« ndeshje qĂ« premtojnĂ« spektakĂ«l dhe emocione tĂ« forta.

TĂ« premten, Bylisi do tĂ« presĂ« Partizanin nĂ« “Adush Muçaj”, ndĂ«rsa Vllaznia do tĂ« pĂ«rballet me VorĂ«n, tĂ« dyja sfidat nĂ« orĂ«n 13:30.

NĂ« orĂ«n 16:30, AF Elbasani do tĂ« luajĂ« ndaj TeutĂ«s nĂ« “Elbasan Arena”, ndĂ«rsa mbrĂ«mjen e sĂ« premtes, Flamurtari do tĂ« presĂ« Egnatian nĂ« VlorĂ«.

Java do tĂ« mbyllet tĂ« shtunĂ«n nĂ« orĂ«n 13:30 me pĂ«rballjen Tirana – Dinamo City nĂ« “Selman StĂ«rmasi”.

Java 23

Bylis – Partizani, 06.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”

Vllaznia – FK Vora, 06.02.2026 13:30 Stadiumi “Vora”

AF Elbasani – Teuta, 06.02.2026 16:30 Stadiumi “Elbasan Arena”

Flamurtari – Egnatia, 06.02.2026 19:00 Stadiumi “Flamurtari”

Tirana – Dinamo City, 07.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”

/gj.m/a.f/

The post Superliga, katĂ«r ndeshje tĂ« premten, derbi Tirana–Dinamo tĂ« shtunĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pranga 19-vjeçarit në Shkodër, sekuestrohen mbi 160 mijë euro dhe municion lufutarak

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Strukturat e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r kanĂ« finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Livadhet 3”, si rezultat i kontrolleve tĂ« ushtruara nĂ« zbatim tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë një shtetas 19-vjeçar, banues në Shkodër.

Operacioni u zhvillua nga Sektori pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me Seksionin pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e PolicisĂ« ShkodĂ«r, me mbĂ«shtetjen e Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja” dhe ForcĂ«s KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, NjĂ«sia ShkodĂ«r.

GjatĂ« kontrollit tĂ« ushtruar nĂ« banesĂ«n e shtetasit tĂ« arrestuar, nĂ« kuadĂ«r edhe tĂ« dy operacioneve tĂ« mĂ«parshme tĂ« koduara “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”, shĂ«rbimet e PolicisĂ« gjetĂ«n dhe sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale, 164 300 euro, tĂ« dyshuara tĂ« falsifikuara; municion luftarak; 8 aparate celularĂ«; njĂ« sasi lĂ«nde djegĂ«se; 1 automjet, i dyshuar i vjedhur nĂ« qytetin e FushĂ«-KrujĂ«s nĂ« vitin 2019; 2 targa automjeti, tĂ« dyshuara tĂ« vjedhura nĂ« TiranĂ« nĂ« vitin 2025.

Shtetasi i arrestuar dyshohet pĂ«r veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

Policia bën me dije se vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

1 nga 2

/gj.m/a.f/

The post Pranga 19-vjeçarit në Shkodër, sekuestrohen mbi 160 mijë euro dhe municion lufutarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Sot nisin LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore Milano-Kortina 2026 tĂ« cilat do tĂ« mbahen deri mĂ« datĂ«n 22 shkurt.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.

Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

Shqipëria shpreson që kjo pjesëmarrje të jetë një hap i rëndësishëm për sportet dimërore dhe të sjellë sukses në arenën olimpike.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për zyrtarët e AKSHI-t

TIRANË, 5 shkurt /ATSh/ Gjykata e Posaçme e Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lĂ«nĂ« sot nĂ« fuqi masĂ«n “arrest shtĂ«pie” pĂ«r drejtoreshĂ«n e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Gjyqtari i Apelit tĂ« GjKKO, Florjan Kalaja ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi tĂ« njĂ«jtĂ«n masĂ« tĂ« “arrestit nĂ« shtĂ«pi” edhe pĂ«r zv.drejtoreshĂ«n e AKShI-t, Hava Delibashi.

Në vendimin e Apelit të GjKKO-së, thuhet se lihet në fuqi edhe masa e pezullimit nga detyra për zyrtarin e policisë Erion Ismaili, njëkohësisht i revokoi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.

Gjithashtu, pĂ«r tre zyrtarĂ«t e tjerĂ« tĂ« AKShI‑t, Andis Papa, GĂ«zim Hoxha dhe Rogers Rryta u la nĂ« fuqi masa shtrĂ«nguese “ndalim i daljes jashtĂ« shtetit”.

SPAK ka kërkuar tetë masa sigurie në lidhje me dyshimet për abuzime me tenderët e AKShI-t. Sipas SPAK, këta persona dyshohet se kanë favorizuar disa kompani kundrejt disa të tjerave për përfitimin e tenderave.

/gj.m/r.e/

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për zyrtarët e AKSHI-t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Sot paradite papa Leoni XIV priti nĂ« audiencĂ« kryeministrin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Më pas u zhvillua takimi në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

“NĂ« bisedimet e pĂ«rzemĂ«rta, – thuhet nĂ« njĂ« njoftim tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Shtypit tĂ« SelisĂ« sĂ« ShenjtĂ«, – u vu nĂ« dukje marrĂ«dhĂ«nia e mirĂ« ekzistuese ndĂ«rmjet SelisĂ« sĂ« ShenjtĂ« dhe RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe u trajtuan tema me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« lidhen me marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rmjet bashkĂ«sisĂ« kishtare dhe asaj civile”.

NdĂ«r temat nĂ« qendĂ«r tĂ« bisedimeve – vijon njoftimi – ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “pĂ«rfshirĂ« situatĂ«n nĂ« vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor dhe rrugĂ«timin e ShqipĂ«risĂ« drejt integrimit tĂ« plotĂ« nĂ« Bashkimin Evropian”.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.

Vizita e kryeministrit në Vatikan do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

1 nga 3

/gj.m/a.f/r.e/

The post Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Presidenti i FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit, Armand Duka mori sot pjesĂ« nĂ« Kuvendin Zgjedhor tĂ« FederatĂ«s sĂ« Futbollit tĂ« KosovĂ«s, zhvilluar nĂ« PrishtinĂ«, njĂ« ngjarje me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r qeverisjen dhe tĂ« ardhmen e futbollit nĂ« KosovĂ«.

Në këtë Kuvend, u rizgjodh president i FFK, Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve zhvillimore të federatës së kosovës.

Në fjalën e tij në cilësinë e zv.presidentit të UEFA-s, Duka vlerësoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Federata e Kosovës gjatë katër viteve e fundit, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ndërtohet mbi baza të qarta, të strukturuara dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Investime në radarë dhe burime njerëzore të Forcës Ajrore

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot efektivĂ«t e ForcĂ«s Ajrore dhe njĂ« sĂ«rĂ« infrastrukturash kritike, duke pĂ«rfshirĂ« sistemet e radarĂ«ve, nĂ« kuadĂ«r tĂ« investimeve tĂ« vazhdueshme pĂ«r forcimin e kapaciteteve tĂ« Forcave tĂ« Armatosura.

“Jemi nĂ« proces investimesh domethĂ«nĂ«se, qoftĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e sistemeve tĂ« radarĂ«ve, qoftĂ« pĂ«r zgjerimin e kapaciteteve tĂ« tyre, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« ndĂ«rveprueshme me NATO-n dhe me komandat pĂ«rkatĂ«se qĂ« mbulojnĂ« zonĂ«n e interesit tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe tĂ« gjithĂ« rajonit”, deklaroi ministri Vengu, gjatĂ« vizitĂ«s.

Ai shtoi se prioritet i qeverisë mbetet zhvillimi i burimeve njerëzore dhe inovacioni brenda Forcës Ajrore.

“Do tĂ« vijojmĂ« tĂ« investojmĂ« veçanĂ«risht nĂ« kapacitetet njerĂ«zore tĂ« ForcĂ«s Ajrore, me mĂ« shumĂ« oportunitete kĂ«tĂ« vit pĂ«r inxhinierĂ«, pĂ«r gjithĂ« personelin e specializuar qĂ« vjen nga bota civile, pĂ«r mĂ« shumĂ« inovacion dhe pĂ«r njĂ« mirĂ«mbajtje gjithnjĂ« e mĂ« cilĂ«sore tĂ« kĂ«tyre sistemeve kritike qoftĂ« pĂ«r mjetet tona, qoftĂ« pĂ«r mjetet e reja qĂ« do t’i bashkohen flotĂ«s sĂ« ForcĂ«s Ajrore Shqiptare”, tha Vengu.

Sipas ministrit, këto investime synojnë të forcojnë ndërveprimin me aleatët dhe të sigurojnë funksionimin optimal të infrastrukturës kritike të vendit, duke rritur kështu gatishmërinë dhe kapacitetet tona mbrojtëse.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Investime në radarë dhe burime njerëzore të Forcës Ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tarran: Inkurajojmë punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sĂ« bashku me PrezencĂ«n e OSBE-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri organizuan sot njĂ« aktivitet nĂ« kuadĂ«r tĂ« DitĂ«s BotĂ«rore tĂ« Zgjedhjeve.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran ka komentuar gjithashtu edhe punën e Kuvendit për hartimin e Reformës së re Zgjedhore.

Tarran inkurajon ligjvënësit për të vijuar bashkëpunimin në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ndërsa i referohet rekomandimeve të ODIHR duke thënë se disa probleme vijojnë ende të jenë të pazgjidhura.

“Rekomandimet e ODIHR janĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar ligjin e zgjedhjeve, dhe kĂ«tu inkurajojmĂ« punĂ«n e komisionit pĂ«r reformĂ«n zgjedhore. ShpresojmĂ« shpejt tĂ« fillojĂ« punĂ«n e tij. Puna e tij Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, sepse ka disa probleme tĂ« lidhura me ligjin zgjedhor qĂ«, sipas nesh, nuk Ă«shtĂ« akoma aty ku duhet tĂ« jetĂ«. Ky Ă«shtĂ« rekomandim i vazhdueshĂ«m i misionit tĂ« ODIHR. MĂ« duket se kĂ«saj here mesazhin e ODIHR e kanĂ« lexuar dhe partitĂ« politike”, tha Tarran.

Për sa i përket debatit politik, ambasadori sqaron se nuk përfshihet.

“Sa i pĂ«rket debatit politik, ne nuk pĂ«rfshihemi. Por tĂ« gjitha partitĂ« politike janĂ« dakord qĂ« ligji zgjedhor duhet tĂ« ndryshojĂ«. Do tĂ« ndihmojmĂ« pĂ«r tĂ« punuar nĂ« kĂ«tĂ« drejtim”, tha Michel Tarran.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Tarran: Inkurajojmë punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi në Forumin e Sigurisë në Kongresin amerikan: Shqipëria në krah të SHBA-së për sigurinë, stabilitetin dhe paqen

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesĂ« sot nĂ« Forumin pĂ«r SigurinĂ« tĂ« organizuar nga Kongresi amerikan, ku mbajti njĂ« fjalĂ« mbi angazhimin e palĂ«kundur tĂ« ShqipĂ«risĂ« ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e rritjes sĂ« investimeve nĂ« mbrojtje.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë në kontekstin global e rajonal, sfidat e reja gjeopolitike dhe bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me qëndrimet dhe prioritetet strategjike të SHBA-së dhe NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari Peleshi theksoi se Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA dhe një anëtare e denjë dhe aktive e NATO-s, e cila është e vetëdijshme dhe mban mbi supe barrën e saj të sigurisë.

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka rritur investimet në mbrojtje në 2,12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me një trajektore të qëndrueshme rritjeje në vitet në vijim, në përputhje me angazhimet e aleatëve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurisë kolektive.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se partneriteti Shqipëri-SHBA nuk është transaksional, por strategjik, afatgjatë dhe i bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ai theksoi rolin aktiv të Shqipërisë si partnere operative, kontributin në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e modernizimit të forcave të armatosura dhe sigurisë kibernetike.

Në fjalën e tij, Peleshi vuri theksin edhe te rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride, ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit, çka kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe koordinim të ngushtë me aleatët. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Forumi mblodhi drejtues komisionesh të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, senatorë e kongresmenë, përfaqësues të lartë të sigurisë, parlamentarë dhe qeveritarë nga vendet e Europës dhe të rajonit si dhe personalitete të larta ushtarake të SHBA-së etj.

Në përfundim, Peleshi ritheksoi se, Shqipëria nuk kërkon përfitime pa kontribut, por synon të forcojë partneritetet strategjike mbi bazën e përgjegjësisë, besueshmërisë dhe veprimit konkret, duke e konsideruar sigurinë një investim thelbësor për paqen dhe stabilitetin afatgjatë.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Peleshi në Forumin e Sigurisë në Kongresin amerikan: Shqipëria në krah të SHBA-së për sigurinë, stabilitetin dhe paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shoqata e Prokurorëve ende e paregjistruar te Tatimet

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sĂ«rish sot ndaj ShoqatĂ«s sĂ« ProkurorĂ«ve, duke sqaruar se kjo shoqatĂ« nuk ka pĂ«rfunduar ende procedurat e plota tĂ« regjistrimit, pasi nuk Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« organet tatimore.

Në një reagim në platformën X, Rama theksoi se nuk ka deklaruar se shoqata nuk është regjistruar në gjykatë, por se ajo mbetet ende e paregjistruar në kuptimin e plotë ligjor.

Ai sqaroi se regjistrimi i një shoqate nuk përfundon vetëm me vendimin e gjykatës, por kërkon edhe regjistrimin pranë administratës tatimore, proces që sipas tij ende nuk ka ndodhur.

“NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s/e vullnetar/e i/e shoqatĂ«s sĂ« prokurorĂ«ve paska thĂ«nĂ« se shoqata e re qenkej e regjistruar nĂ« gjykatĂ« dhe unĂ« paskesha gĂ«njyer, po nĂ« fakt unĂ« nuk shkruajta qĂ« s’janĂ« regjistruar nĂ« gjykatĂ«â€, shkruan Rama nĂ« platformĂ«n X.

“UnĂ« shkruajta: janĂ« ende tĂ« paregjistruar, por janĂ« brenda afatit – pra s’pata qĂ«llim ta thumboj, po thjesht tĂ« ilustroj moshĂ«n fare tĂ« njomĂ« tĂ« shoqatĂ«s, ndĂ«rkohĂ« qĂ« dihet botĂ«risht se regjistrimi i njĂ« shoqate nuk mbyllet me gjykatĂ«n, po duhet bĂ«rĂ« edhe tek Tatimet, gjĂ« qĂ« ende s’ka ndodhur”, thekson Rama.

Por, shton Kryeministri, “halli me zĂ«dhĂ«nĂ«sit vullnetarĂ« Ă«shtĂ« se e kanĂ« zellin mĂ« tĂ« madh se sa zĂ«dhĂ«nĂ«sit institucionalĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« informacionin e kanĂ« si rregull gjysmak, çka i bĂ«n lajmĂ«s tĂ« nxituar tĂ« gjysĂ«m tĂ« vĂ«rtetave, tĂ« cilat janĂ« edhe gĂ«njeshtrat mĂ« tĂ« mĂ«dha”.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Rama: Shoqata e Prokurorëve ende e paregjistruar te Tatimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌