Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Top 10 klubet që fituan më së shumti nga shitjet në janar, gjiganti spanjoll në krye të listës



Afati kalimtar dimërorë i transferimeve nuk sjell vetëm përforcime, por edhe fitime të konsiderueshme për disa klube që kanë ditur të shesin në momentin e duhur.

Një nga statistikat më interesante të afatit të janarit lidhet pikërisht me shumat e arkëtuara nga shitjet e lojtarëve.

Afati i transferimeve dimërore për vitin 2026 është mbyllur në shumicën e kampionateve kryesore evropiane, me natën e së hënës së kaluar që shënoi fundin zyrtar për pesë ligat elitare të kontinentit. Megjithatë, në disa vende të tjera, merkatoja mbetet ende e hapur për disa ditë.

Në krye të renditjes qëndron Atlético de Madrid, i cili falë disa largimeve multi-milionëshe në fillim të janarit ka arkëtuar plot 77.5 milionë euro. Pas tyre renditet Bournemouth, që siguroi vendin e dytë kryesisht falë shitjes së Antoine Semenyo te Manchester City.

Në listë dominojnë gjithashtu disa klube angleze, ndërsa nuk mungojnë as surprizat nga kampionate të tjera, si Lazio nga Serie A apo Zenit Saint Petersburg, i cili rrallë shfaqet në këto renditje vitet e fundit.

10 klubet që fituan më shumë nga shitjet në janar:

  1. Atlético de Madrid – 77.5 milionë €
  2. Bournemouth – 72 milionë €
  3. Lazio – 59.7 milionë €
  4. West Ham United – 57.5 milionë €
  5. Wolverhampton Wanderers – 49.7 milionë €
  6. Olympique Marseille – 43 milionë €
  7. Tottenham Hotspur – 40 milionë €
  8. Rennes – 39 milionë €
  9. Atalanta – 37 milionë €
  10. Zenit Saint Petersburg – 35 milionë €

/Telegrafi/

Prishtina e Re me mision mbijetesën, zyrtarizon katër transferime



Prishtina e Re e ka mbyllur në vendin e fundit stinorin vjeshtor në Superligë, por nuk janë dorëzuar sa i përket mbijetesës.

Kryeqytetasit e rinj duan të mbijetojnë në Superligë dhe kanë bërë disa transferime të rëndësishme, ku tanimë kanë prezantuar katër prej tyre.

Sulmuesi Ibrahim Kargbo Jr është bashkuar me bardhekaltëritt pas një eksperience në Ukrainë te Dynamo Kiev, Slloveni te Celje e Bjellorusi te BATE Borisov.

Skuadrës që drejtohet nga Qëndrim Kida i janë bashkuar edhe mbrojtësi anësorë Leart Zekolli si dhe mbrojtësi me përvojë Arbër Prekazi.

E për krahun e majtë të mbrojtjes, përforcimi vjen nga Sllovenia me Dejan Trakovskin, i cili ka një karrierë të pasur në skuadrat si Maribor, Twente e Puskas Akademia. /Telegrafi/


Ballkani vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin Arben Nikprelaj



Ballkani ka vazhduar me përforcime në stinorin pranveror.

Suharekasit sapo kanë prezantuar mbrojtësin e talentuar shqiptar nga Mali i Zi, Arben Nikprelaj.

Qendërmbrojtësi shtatlartë i bashkohet suharekasve nga skuadra shqiptare në Mal të Zi, Deçiçi.

"FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, që transferohet në radhët tona nga Deçiçi i Tuzit".

"21-vjeçari, i gjatë 1.94 m, vjen për të forcuar repartin defensiv me siguri në ajër dhe forcë fizike.I urojmë mirëseardhje Arbenit dhe shumë suksese me fanellën portokalli", thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/

Barcelona po mendon për sezonin e ardhshëm, në listë është ylli i Ajaxit



Barcelona po planifikon për sezonin e ardhshëm dhe ka nisur përgatitjet për të përforcuar skuadrën, ndërsa ende është aktive në të tre garat kryesore. Klubi katalanas synon të tejkalojë sukseset e sezonit të kaluar dhe po përpilon një listë objektivash për merkato.

Një vendim kyç që do të duhet të marrë Barcelona është mbajtja e Marcus Rashford. Klauzola e lirimit e sulmuesit britanik është 30 milionë euro, një shumë që mund t’u lejojë katalanasve ta mbajnë lojtarin përfundimisht. Megjithatë, klubi nuk e ka ndaluar kërkimin e alternativave të tjera në sulm.

Një nga objektivat e rinj është Mika Godts, sulmuesi 20-vjeçar belg i Ajax Amsterdam, i cili po tregon paraqitje të shkëlqyera këtë sezon.

Godts ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 8 asiste, duke luajtur kryesisht në krahun e majtë, dhe Barcelona e ka vëzhguar nga afër në disa ndeshje të fundit.

Për momentin, interesimi i Blaugranës mbetet në fazën e vëzhgimit, por Godts tashmë është shtuar në listën e dëshirave të klubit si një opsion premtues për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Ferizaj merr sulmuesin Ade Oguns huazim nga skuadra belge



Ferizaj ka vazhduar me përforcime, derisa së fundmi është përforcuar në repartin ofensivë.

'Ujqit' kanë marrë në huazim sulmuesin nigerian Ade Oguns nga skuadra belge KAS Eupen.

24-vjeçari nigerian pritet ta ndihmojë klubin e Nevil Dedes në repartin ofensivë, derisa ai ka një vit që është pjesë e Eupen.

Më parë lojtari ka luajtur në Venezuelë te Caracas FC si dhe në Maroku te skuadra Wydad AC. /Telegrafi/

Reali Madridi mund të rikthehet në garë për Konatën, por vetëm me një kusht



Reali Madridi po shqyrton mundësinë e përforcimeve në mbrojtjen qendrore për merkato verore, duke vënë në listë disa lojtarë me kontrata që skadojnë.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, mund të rikthehet sërish si një objektiv për gjigantët e La Ligës, por vetëm nëse i ul kërkesat financiare që e kanë bërë transferimin e mundshëm të komplikuar më parë.

Sipas ESPN, Konate ishte një nga objektivat e mundshëm që nga fillimi, por pretendimet e tij të larta e bënë Realin të përjashtohej nga gara. Nëse mbrojtësi pranon të rinegociojë kushtet, interesimi i Madridit mund të rinovohet.

telegrafi.com

Liverpooli, nga ana tjetër, po përpiqet të sigurojë një zgjatje të kontratës së mbrojtësit, i cili skadon brenda gjashtë muajve.

Konate tashmë mund të negociojë një marrëveshje para-kontrate me një klub të huaj, por ende nuk ka arritur akordin me ndonjë prej pretendentëve të mundshëm.

Situata e mbrojtësit francez pritet të jetë një nga temat më të ndjekura të merkatos së verës, ndërsa interesat e klubeve europiane vazhdojnë të rriten. /Telegrafi/

Fenerbahce zbulon prapaskenat e transferimit të Kantes, ndihma e Erdoganit ishte vendimtare



Fenerbahçe ka përfunduar me sukses transferimin e N’Golo Kante nga Al-Ittihad, pas një sagë që u zgjat deri vonë mbrëmë.

Klubi turk lëshoi sot një deklaratë duke falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen në realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Transferimi i Kantes fillimisht ishte bllokuar për shkak të një gabimi nga Al-Ittihad në sistemin TMS të FIFA-s (Transfer Matching System). FIFA e ndaloi përkohësisht lëvizjen, derisa klubi arab dërgoi një formular të plotësuar saktë, duke lejuar që transferimi të miratohej menjëherë.

Presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran, në emër të klubit, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Erdogan në përfundimin e suksesshëm të transferimit:

“Klubi ynë ka përfunduar me sukses transferimin e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm në futbollin botëror, N’Golo Kante. Falënderoj Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen e dhënë gjatë këtij procesi, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e Fenerbahçes dhe futbollit turk".

Teşekkürlerimizle

🔗 https://t.co/D1mzOcgdu5 pic.twitter.com/8NQUtZXq4E
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 4, 2026


Në deklaratë u theksua gjithashtu roli i tifozëve: besimi dhe mbështetja e tyre gjatë gjithë procesit kanë shërbyer si motivim dhe burim fuqie për klubin. Fenerbahçe përfundoi deklaratën me një mesazh për sezonin e ri.

“Tani është koha për ta transferuar këtë forcë në fushë dhe për të qenë me ekipin tonë. Do të besojmë së bashku, do të luftojmë së bashku dhe do të fitojmë së bashku", thuhet në deklaratën e klubit turk.

Kante pritet të jetë një përforcim kyç për mesfushën e Fenerbahçes dhe për ambiciet e klubit turk këtë sezon./Telegrafi/

Reali i ka në listë dy yjet e PSG-së, njëri nga ta do të transferohet



Real Madridi ka nisur lëvizjet për përforcimin e mesfushës dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të Vitinha-s ose Fabian Ruiz nga Paris Saint-Germain.

Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, mediumi i cili raporton se drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar diskutime të brendshme për njërin prej dy mesfushorëve.

Sipas ESPN, Vitinha shihet si opsioni ideal për “Los Blancos”, megjithatë në Madrid janë të vetëdijshëm për vështirësinë e madhe që paraqet negocimi me PSG-në.

“Vitinha do të ishte transferimi i ëndrrave, por Real Madridi e di saktësisht sa e vështirë është të largosh një lojtar nga PSG”, raporton ESPN.

Klubi madrilen beson se reparti i mesfushës ka nevojë për më shumë kreativitet dhe përvojë, veçanërisht në fazën e ndërtimit të lojës, ndaj po analizon alternativa të nivelit të lartë në treg.

Paralelisht me këto plane, Real Madridi po mendon edhe për rikthimin e Nico Paz. Mesfushori argjentinas po kalon një sezon shumë pozitiv si i huazuar te Como në Serie A dhe shihet si një opsion premtues për të ardhmen e skuadrës. /Telegrafi/

Ter Stegen i pafat, detyrohet të operohet



Girona ka konfirmuar zyrtarisht se portieri Marc-Andre ter Stegen do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të premte, pas dëmtimit në kofshën e pasme të këmbës së majtë.

Klubi njoftoi se shkalla e saktë e dëmtimit dhe periudha e rikuperimit do të përcaktohen vetëm pas procedurës, duke i dhënë fund pasigurisë së ditëve të fundit rreth gjendjes së tij fizike.

Vendimi për operacion u mor pas ekzaminimeve shtesë të kryera gjatë kësaj jave, të cilat treguan se dëmtimi është më serioz sesa ishte vlerësuar fillimisht pas ndeshjes ndaj Oviedos.

Ter Stegen kishte luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare me fanellën e Gironës dhe nuk kishte shfaqur shenja të dukshme dhimbjeje gjatë ndeshjes, çka vonoi diagnostikimin e plotë të problemit.

Tashmë, fokusi është zhvendosur te një proces rikuperimi që pritet të jetë i gjatë dhe që ndikon drejtpërdrejt si në planet e klubit katalanas ashtu edhe në objektivat personale të portierit gjerman.

Portieri gjerman ishte transferuar në Montilivi me synimin për të rifituar vazhdimësinë dhe rolin e një lojtari kyç, por kjo dëmtim e ka ndërprerë papritur procesin e përshtatjes.

Nga Girona po tregohet kujdes maksimal dhe nuk pritet të vendoset ndonjë afat konkret për rikthimin në fushë deri pas përfundimit të operacionit. Vetëm atëherë do të ketë një panoramë më të qartë për situatën e portierit, i cili edhe një herë është përballur me një goditje të pafat në një moment delikat të karrierës së tij. /Telegrafi/

Insigne tregon prapaskenat, donte t'i bashkohet gjigantit italian: Do të luaja falas



Lorenzo Insigne është rikthyer zyrtarisht te Pescara, klubi që e lansoi në futbollin e nivelit të lartë.

Para debutimit të tij të dytë me fanellën e skuadrës nga Abruzzo, ish-kapiteni i Napolit u prezantua në një konferencë për shtyp, ku foli për rikthimin, të kaluarën dhe të ardhmen e tij.

Katërmbëdhjetë vjet pas sezonit historik që përfundoi me ngjitjen e Pescarës në Serie A, nën drejtimin e Zdenek Zemanit dhe me emra si Ciro Immobile e Marco Verratti në skuadër, Insigne është sërish pjesë e klubit adriatik. Ndërkohë, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë, si për lojtarin ashtu edhe për klubin.

Pas largimit nga Napoli si lojtar i lirë dhe një eksperience jo të suksesshme në Kanada, Insigne pranoi se ka pasur kontakte për një rikthim te klubi napolitan, por marrëveshja nuk u konkretizua.

“Kisha oferta të tjera, por i premtova presidentit se në Serie B do të luaja vetëm për Pescaran. Me Napolin pati kontakt dhe u shpreha i gatshëm të luaja edhe falas, por në fund nuk ndodhi asgjë", deklaroi Insigne.

Aktualisht, Pescara po lufton për mbijetesë në Serie B dhe Insigne beson se skuadra ka mundësi të shmangë rënien nga kategoria.

“Ndihem mirë fizikisht, po stërvitem me ekipin dhe kam një program të personalizuar. Besoj në mbijetesë dhe shpresoj t’u dhurojmë tifozëve një fund sezoni pozitiv,” shtoi ai.

Gjatë konferencës, Insigne ndau edhe një moment emocional, duke zbuluar se ka biseduar së fundmi me Zdenek Zemanin, ish-trajnerin e tij, i cili u largua nga stoli i Pescarës për shkak të problemeve shëndetësore.

“Fola me Zemanin, ishte i lumtur për rikthimin tim dhe më tha ‘më bëj të kënaqem’. Për mua, ai ka qenë si një baba i dytë,” përfundoi Insigne. /Telegrafi/

Barcelona kandidon për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve në Camp Nou



Barcelona ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e saj për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2029, duke propozuar stadiumin Spotify Camp Nou si arenën pritëse të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit evropian për klube.

Klubi katalanas u rikthye në Camp Nou vitin e kaluar, edhe pse stadiumi është ende pjesërisht në proces rinovimi. Punimet për modernizimin e plotë të objektit pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, çka do ta bënte stadiumin plotësisht funksional për organizimin e eventeve madhore ndërkombëtare.

Përveç finales së Ligës së Kampionëve, Camp Nou është përmendur edhe si një nga stadiumet e mundshme për Kupën e Botës 2030, e cila do të organizohet bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.

telegrafi.com

Në deklaratën zyrtare të klubit thuhet se:

“FC Barcelona shpreh zyrtarisht gatishmërinë e saj për të marrë pjesë, së bashku me Këshillin e Qytetit të Barcelonës dhe Qeverinë e Katalonjës, në procesin fillestar të kandidimit për organizimin e Finales së Ligës së Kampionëve 2029, duke propozuar qytetin e Barcelonës dhe stadiumin Spotify Camp Nou, në varësi të homologimit dhe miratimit nga UEFA, me mbështetjen e Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF).”

Klubi thekson se kjo fazë përfaqëson një proces paraprak analize dhe vlerësimi, ku tashmë është dorëzuar dokumentacioni fillestar për t’i mundësuar UEFA-s të shqyrtojë përshtatshmërinë e kandidaturës, në përputhje me protokollet e saj.

Sipas Barcelonës, formalizimi i kandidaturës përfundimtare dhe dorëzimi i dosjes së plotë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm është planifikuar për fillimin e qershorit 2026. /Telegrafi/

Manaj edhe zyrtarisht pjesë e Sivassporit, synon ta rikthejë në elitën turke klubin e tij



Rey Manaj është rikthyer zyrtarisht te Sivasspori pas një aventure gjashtë mujore te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.

Sulmuesi shqiptar u prit disa ditë më parë në mënyrë spektakolare nga tifozët e klubit turk.

E sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Sivasspor, derisa ai ka nënshkruar kontratë 3,5 vjeçare dhe do ta bartë fanellën me numër 9.



Manaj te Sivasspori ka luajtur më parë, teksa ka lënë gjurmë duke shënuar 34 gola dhe duke asistuar në shtatë në tjerë në 63 ndeshje zyrtare.

28-vjeçari ka për qëllim ta rikthejë Sivassporin në Superligën e Turqisë, pasi aktualisht kjo skuadër është në pozitën e 14-të në Ligën e Parë, por që ende ka gjasa për një vend në Play-Off. /Telegrafi/

Zbulohen prapaskenat: Icardi i kishte thënë 'po' Juventusit, por transferimi dështoi në fund



Juventusi nuk arriti të sigurojë një qendërsulmues të ri për trajnerin Luciano Spalletti.

Edhe në orët e fundit të afatit kalimtar dimërorë, përpjekjet për të marrë Kolo Muani (Tottenham nuk gjeti zëvendësues), Joshua Zirkzee (Manchester United nuk e liroi), Jean-Philippe Mateta (probleme fizike) dhe veçanërisht Mauro Icardi nuk dhanë rezultat.

Sipas “Tuttosport”, argjentinasi kishte shfaqur dëshirë të madhe për t’u rikthyer në Serie A dhe për t’u veshur me fanellën bardhezi. Icardi i kishte dërguar Juventusit një mesazh të qartë:

“Nëse më merrni, shënoj 10 gola në 6 muaj dhe më konfirmoni edhe sezonin tjetër”, i ka thënë Icardi drejtuesve të Juventusit.

telegrafi.com

Fjala e tij tregonte gatishmërinë për të dhënë gjithçka, pavarësisht së kaluarës si kapiten i Interit dhe disa mospajtimeve me Spallettin.

Megjithatë, transferimi u bllokua nga Galatasaray, që kërkoi 15 milionë euro për 33-vjeçarin, i cili pas gjashtë muajsh do të dilte si lojtar i lirë.

Presidenti i klubit turk, Dursun Ozbek, ngriti çmimin nga frika se Icardi mund të shënonte kundër Galatasaray në play-off-in e Ligës së Kampionëve UEFA ndaj Juventusit, duke sjellë refuzimin përfundimtar të klubit italian.

Juventusi në fund mori vetëm sulmuesin anësorë Jeremie Boga dhe mbeti pa një qendërsulmues, përkundër që Spalletti kërkonte me ngulm. /Telegrafi/

Messi në bisedime me gjigantin turk, por ka një kusht sa i përket ndeshjeve jashtë shtëpisë



Lionel Messi po lidhet me një transferim befasues te Galatasaray, sipas raportimeve nga Turqia.

Ylli argjentinas, fitues i shumëfishtë i Topit të Artë, aktualisht po shijon një pushim pas sezonit të MLS, ku udhëhoqi Inter Miami drejt fitores së tyre të parë në Kupën MLS në vitin 2025.

Përballë mundësisë për t’u transferuar te gjiganti turk, presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, është shprehur optimist. Në një intervistë për beIN Sports dy muaj më parë ai tha se Galatasaray ka mundësi për ta transferuar Messin.

“Nuk mund të jetosh pa ëndërruar. A do ta shohim Messin të veshë fanellën e Galatasarayt një ditë? Situata jonë financiare na lejon të pyesim për Messin pa problem. Kemi rritur nivelin e suksesit tonë dhe kemi konsoliduar stabilitetin financiar”, deklaroi Ozbek.

Sipas gazetarit turk Levent Tuzemen, Galatasaray ka hapur tashmë bisedimet me Messin dhe përfaqësuesit e tij për një transferim potencial para mbylljes së afatit kalimtar dimëror, huazim katër mujor deri sa të filloj MLS.

Megjithatë, Messi thuhet se ka vendosur një kusht të veçantë: Nëse nënshkruan me klubin, ai kërkon të luajë vetëm në ndeshjet e Galatasarayt në shtëpi, duke shmangur udhëtimet për ndeshjet jashtë fushe në Superligën Turke.

Kandidati për president i Barcelonës zbulon planin strategjik për rikthimin e Messit telegrafi.com

Galatasaray ka aktualisht gjashtë ndeshje të mbetura në shtëpi në ligë, një ndeshje në shtëpi në fazën e grupeve të Kupës së Turqisë dhe një ndeshje në shtëpi në Ligën e Kampionëve UEFA kundër Juventusit.

Ende nuk është e qartë nëse Messi do të jetë i gatshëm të luajë jashtë fushe në ndeshjen ndaj skuadrës italiane në Ligën e Kampionëve nëse transferimi realizohet.

Afati kalimtar i transferimeve në Turqi mbetet i hapur deri më 6 shkurt, që do të thotë se Galatasaray ka ende mundësi të finalizojë marrëveshjen.

Aktualisht, kampioni në fuqi kryeson tabelën me 49 pikë, tre më shumë se rivalët e Fenerbahçes, dhe kërkon të fitojë titullin e 26-të të ligës në historinë e klubit. /Telegrafi/

Ylli i Real Madridit u përshëndet me të gjithë, por klubi anuloi ofertën në momentet e fundit



Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Fran Garcia, ishte shumë pranë largimit nga klubi gjatë këtij afati kalimtar, por transferimi i tij përfundoi papritur pa sukses.

Sipas raportimeve nga Marca, Garcia u kishte thënë lamtumirë të premten bashkëlojtarëve dhe stafit teknik të “Los Blancos”, duke qenë i bindur se do të transferohej në formë huazimi te Bournemouth, skuadër që garon në Ligën Premier.

Megjithatë, për habinë e mbrojtësit spanjoll, drejtuesit e Real Madridit vendosën ta refuzojnë ofertën e klubit anglez në momentet e fundit, duke bërë që marrëveshja të dështonte.

Vendimi i klubit madrilen e ka zhgënjyer Garcian, i cili thuhet se ka kërkuar leje për t’u stërvitur i vetëm ditën e shtunë, si shenjë pakënaqësie ndaj situatës së krijuar.

Fran Garcia e shihte huazimin te Bournemouth si një mundësi ideale për të ringjallur karrierën e tij, pasi këtë sezon ka hasur vështirësi në sigurimin e minutave të rregullta, kryesisht për shkak të konkurrencës së fortë nga Alvaro Carreras./Telegrafi/

Infantino mbron vendimin e FIFA-s për t’i dhënë Çmimin e Paqes Donald Trumpit



Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur vendimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror për t’i dhënë Çmimin e Paqes të FIFA-s ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar rolin e tij në ndërmjetësimin e disa konflikteve ndërkombëtare.

Në një intervistë për Sky News, Infantino deklaroi se Trump ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përpjekjet për paqe.

“Ai luajti një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve dhe shpëtoi mijëra jetë”, u shpreh presidenti i FIFA-s.

Donald Trump ishte fituesi i parë i këtij çmimi dhe e përshkroi vlerësimin si “një nga çmimet më të mëdha të jetës sime”.

Sipas FIFA-s, arsyeja kryesore për këtë vendim lidhet me rolin e Trump në një marrëveshje paqeje ndërmjet Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, si dhe në arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës.

Vendimi i FIFA-s ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku disa zëra kanë hedhur idenë e bojkotimit të Kupës së Botës nga disa vende. Megjithatë, Infantino e ka kundërshtuar me vendosmëri një skenar të tillë.

“Mendoj se në botën tonë të përçarë dhe agresive, kemi nevojë për momente ku njerëzit mund të bashkohen dhe të ndajnë pasionin e tyre për futbollin”, theksoi ai.

Infantino shtoi gjithashtu se edhe politikania venezueliane Maria Corina Machado, e cila ka fituar Çmimin Nobel për Paqen, e mbështet vendimin e FIFA-s për dhënien e këtij çmimi Donald Trumpit. /Telegrafi/

Carragher me lëvdata për Wirtz, e krahason me legjenda të Ligës Premier



Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka vlerësuar lart paraqitjet e mesfushorit gjerman Florian Wirtz në Ligën Premier, duke e cilësuar atë si një nga fitimet më të mëdha të kampionatit anglez pas largimit të Kevin De Bruyne.

Wirtz e pati një fillim të vështirë aventurën e tij te Liverpooli, por në javët e fundit ka treguar rritje të ndjeshme në formë, duke kontribuar me gola dhe asistime, çka ka tërhequr vëmendjen e analistëve dhe ish-futbollistëve.

“Wirtz po përmirësohet gradualisht. Nuk ka asnjë dyshim për aftësitë e tij. Liga Premier humbi Kevin De Bruyne, por fitoi Wirtz. Po flasim për lojtarë të veçantë që vijnë në ligën tonë. E kam parë shumë dhe shpesh pyesja veten nëse ai mund të arrinte nivelin e De Bruyne”, ka deklaruar Carragher.

Sipas tij, profili i gjermanit ka ngjashmëri me disa nga mesfushorët më të mëdhenj që kanë luajtur në Angli.

“Kur e shoh Wirtzin, mendoj se ai mund të jetë si David Silva, por ka diçka nga të dy lojtarët brenda tij”, shtoi ish-mbrojtësi anglez.

Carragher foli edhe për fillimin e ngadaltë të Wirtz dhe kritikat që ai kishte marrë në ndeshjet e para.

“Nuk jam i sigurt nëse do të arrijë të njëjtat shifra si De Bruyne. Por duke folur për nisjen e tij të ngadaltë, pati një ndeshje jashtë fushe kundër Manchester Cityt, kur Gary Neville tha se ai dukej si një fëmijë. Tani ai do të luajë sërish kundër Cityt në Anfield. Ai nuk është më fëmijë dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’ia mbyllur gojën Neville”, përfundoi Carragher.

Florian Wirtz, 22 vjeç, ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat deri më tani me fanellën e Liverpoolit, duke realizuar gjashtë gola dhe tetë asistime. /Telegrafi/

“Rennes gjeti një budalla, futbolli është çmendur” – legjenda franceze shpërthen ndaj Liverpoolit pas transferimit të Jacquet



Ish-sulmuesi i Kombëtares së Francës, Christophe Dugarry, ka reaguar me tone të ashpra ndaj transferimit të qendërmbrojtësit 20-vjeçar Jeremy Jacquet nga Rennes te Liverpooli, duke e cilësuar marrëveshjen si një shembull të çmendurisë së tregut modern të futbollit.

Liverpooli ka paguar 60 milionë euro, ndërsa kontrata përfshin edhe 12 milionë euro të tjera në formë bonusesh, duke e çuar vlerën totale të transferimit në 72 milionë euro.

Në komentet e tij, Dugarry theksoi se kritikat e tij nuk kishin për qëllim lojtarin, por klubin anglez dhe politikat e tij të transferimeve.

“Nuk dua ta ofendoj djaloshin. Ai nuk ka faj për asgjë dhe i uroj gjithë të mirat, sepse është një futbollist i mirë. Por kur ke përballë njerëz kaq budalla… bravo Rennes”, u shpreh Dugarry.

We have reached an agreement for the transfer of Jeremy Jacquet from Stade Rennais, with the defender set to join the club ahead of the 2026-27 season, subject to a work permit and international clearance 🙌🔴
— Liverpool FC (@LFC) February 2, 2026

Ai shtoi se klubi francez ka përfituar maksimalisht nga situata në treg.

“Rennes arriti të gjejë një budalla si Liverpooli dhe ta shesë për 72 milionë euro”, deklaroi ish-futbollisti francez.

Sipas Dugarry-t, problemi shkon përtej një transferimi të vetëm dhe lidhet me mënyrën se si klubet angleze po dominojnë tregun me shpenzime të tepruara.

“Le të vazhdojnë këto klube angleze të shpenzojnë dhjetëra milionë euro. Futbolli është çmendur. Nuk ka asnjë justifikim për këto shifra”, përfundoi ai.

Mësohet sa ndeshje do t'i humbas Bellingham pas lëndimit në fundjavë



Real Madridi konfirmoi sot se mesfushori Jude Bellingham do të mungojë për të paktën një muaj pas dëmtimit që pësoi dje gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecanos.

Anglezi pësoi një dëmtim në muskulin e kofshës së këmbës së majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për disa ndeshje të rëndësishme në La Liga.

Bellingham do t'i mungojë Realit në ndeshjet e La Ligas ndaj Valencia, Real Sociedad dhe Osasunas.

Ai gjithashtu do të humbasë të dyja ndeshjet e play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benfica-s.

Rikthimi i Bellingham pritet më 1 mars, në ndeshjen kundër Getafes.

Këtë sezon, mesfushori anglez ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 26 ndeshje për Realin. /Telegrafi/

Zyrtare: Mërgim Berisha transferohet te Kaiserslautern



Tanimë është zyrtare, Mërgim Berisha është bërë me skuadër të re, por që ka mbetur në futbollin gjerman.

Sulmuesi kosovar është larguar nga Hoffenheim dhe karrierën do ta vazhdoj në Bundesliga 2 te Kaiserslautern.

Hoffenheim ka ruajtur një pjesë të madhe të kartonit të Berishës nga shitja e ardhshme, derisa 27-vjeçari është shprehur i lumtur për aventurën e re.

“Jam shumë mirënjohës ndaj 1. FC Kaiserslautern që më dha mundësinë të provoj veten në një klub ambicioz në një mjedis shumë tërheqës".

"Si futbollist, e njoh atmosferën në Betzenberg dhe fuqinë që mund të gjenerojë stadiumi, dhe mezi pres ta bëj. Dua ta bëj gjysmën e dytë të sezonit një sukses së bashku me ekipin dhe, mbi të gjitha, ta shpërblej besimin që menaxhmenti më ka dhënë me performancën time në fushë”, tha Mërgim Berisha pas prezantimit.

27-vjeçari do të bartë fanellën me numër 20 te skuadra e tij e re. /Telegrafi/

❌