❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arbër Zeneli merr një ofertë tunduese nga klubi i Arabisë Saudite



Arbër Zeneli mund të jetë një nga emrat shqiptarë që do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar dimëror. Sulmuesi i krahut është pranë largimit nga Elfsborgu, me një ofertë shumë joshëse që vjen nga kampionati elitar i Arabisë Saudite.

Sipas mediumit suedez Expressen, klubi i Al Taawoun ka paraqitur një ofertë serioze për 30-vjeçarin, e cila pritet të pranohet nga futbollisti.

Zeneli duket i gatshëm të mbyllë aventurën e tij në Suedi dhe të nisë një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.

Ai u rikthye te Elfsborgu në mars të vitit 2024, pas një eksperience në futbollin turk me Adana Demirspor.

Më herët, ai kishte qenë pjesë e kampionatit francez, ku luajti për Reims. Megjithatë, vetëm dy vite pas kthimit në Suedi, sulmuesi i krahut pritet të largohet sërish.

Raportohet se bisedimet mes klubeve dhe përfaqësuesve të lojtarit janë aktualisht në zhvillim, ndërsa afati kalimtar dimëror në Arabinë Saudite mbyllet më 1 shkurt, çka e bën këtë lëvizje të mundshme në ditët në vijim.

Aktualisht, Al Taawoun renditet në vendin e pestë në kampionatin elitar saudit, vetëm pesë pikë larg Al Nassr, skuadrës së Cristiano Ronaldos, e cila mban pozitën e tretë në tabelë.

Ndërkohë, Elfsborgu ka pësuar edhe një tjetër largim gjatë këtij afati kalimtar. Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbërit, është transferuar te Royale Union Saint-Gilloise në kampionatin belg për një shumë rreth 4 milionë euro.

Largimi i Arbër Zenelit do të shënonte një tjetër ndryshim të madh për Elfsborgun, ndërsa për futbollistin shqiptar do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një sfide të re në karrierën e tij./Telegrafi/

Real Madridi identifikon yllin e Bayern Munich si lojtarin ideal për mesfushën



Real Madrid ka vendosur të hedhë sytë drejt Bundesligës për të adresuar një dobësi specifike që stafi teknik ka identifikuar në mesfushë.

Kërkimi për një lojtar që të sjellë koherencë dhe rrjedhshmëri në mesfushë ka çuar bordin e 'Los Balncos' drejt Gjermanisë.

Emri i Aleksandar Pavlovic del si zgjidhja ideale për të lidhur linjat e një skuadre që mbushet me forcë fizike, por ka nevojë për më shumë kontroll dhe qetësi në lojë.

Florentino Perez, gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja që dominojnë skenën kontinental, sheh te ky i ri gjerman komplementin e përsosur për yjet aktualë të klubit.

Presidenti i klubit të bardhë e kupton se balanca midis forcës dhe teknikës është thelbësore për të ruajtur hegjemoninë në Europë.

Mesfushori i Bayern Munich është konsoliduar si një nga futbollistë më të mirë bavarez nën drejtimin e Vincent Kompany.

Në moshën 21-vjeçare, ylli gjerman ka treguar një pjekuri më shumë se sa mosha e tij, duke marrë role udhëheqëse si në klub ashtu edhe me kombëtaren.

Në Real Madrid, besojnë se ardhja e tij do të përmirësonte ndjeshëm performancën e lojtarëve me stil më fizik, si Fede Valverde apo Camavinga.

AftĂ«sia e tij pĂ«r tĂ« lexuar ritmin e lojĂ«s do t’i lejonte Jude Bellingham tĂ« avanconte mĂ« lirshĂ«m nĂ« pozicione pĂ«r tĂ« shĂ«nuar.

Kontrata e tij me gjigantin bavarez skadon në vitin 2029, duke vendosur vlerën e tij në treg afërsisht 80 milionë euro.

Pavarësisht kostos, entiteti madrilen e sheh këtë transferim si një investim afatgjatë për të siguruar një tranzicion në mesfushë./Telegrafi/

Hidhet shorti i LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve – gjigantĂ«t evropianĂ« mĂ«sojnĂ« kundĂ«rshtarĂ«t



Sot (e premte) nĂ« Nyon tĂ« ZvicrĂ«s Ă«shtĂ« hedhur shorti pĂ«r fazĂ«n ‘play-off’ tĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve, ku gjigantĂ«t evropianĂ« kanĂ« mĂ«suar tashmĂ« kundĂ«rshtarĂ«t e tyre.

Befasia më e madhe e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, ishte fakti që Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi nuk përfunduan në mesin e tetë skuadrave më të mira.

TashmĂ« siç dihet, ekipet e renditura nga 1 deri nĂ« pozitĂ«n 8 janĂ« kualifikuar direkt nĂ« fazĂ«n e 1/8 sĂ« finales, ndĂ«rsa ekipet e renditura 9-24 do tĂ« luajnĂ« nĂ« ‘play-off’ me ndeshjet qĂ« do zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Shorti vendosi përballë derbin francez mes Monaco dhe PSG-së, teksa duel interesant pritet të jetë edhe ai mes Galatasarayt dhe Juventusit.

Real Madridi do të përballet sërish me Benficën pas atij trileri të zhvilluar në Portugali, teksa Interi do luajë ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt.

Shorti i plotë:

Bodo Glimt vs Inter

Benfica vs Real Madrid

Monaco vs Paris Saint-Germain

Galatasaray vs Juventus

Club Brugge vs Atletico Madrid

Borussia Dortmund vs Atalanta

Olympiacos vs Bayer Leverkusen

Qarabag vs Newcastle United

Ndeshjet e para luhen më 17 apo 18 shkurt, kurse ato kthyese më 24 apo 25 shkurt.

Vlen të theksohet se ekipet e renditura nga pozita 9-16 do të luajnë ndeshjen e parë si mysafir ndërsa atë të dytën si vendas./Telegrafi/

Zyrtare: Kristjan Asllani, futbollisti më i ri i Besiktasit



Kristjan Asllani është gati të kryejë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa do të kalojë testet mjekësore te Besiktasi dhe më pas do të prezantohet te klubi i njohur turk.

Mesfushori shqiptar do të jetë shok skuadre me Milot Rashicën, duke shtuar përvojën dhe cilësinë në mesfushën e ekipit turk.

Asllani është aktualisht futbollist i Interit, por gjatë pjesës së parë të sezonit ishte i huazuar te Torino.

Te torinezët, mesfushori shqiptar nuk gjeti hapësirat e kërkuara dhe vendosi të largohej, duke hapur rrugën për transferimin në Turqi.

“Kristjan Asllani, futbollisti profesionist me tĂ« cilin kemi nisur negociatat e transferimit, ka arritur nĂ« Stamboll pĂ«r t’i vazhduar bisedimet dhe pĂ«r t’i kryer testet mjekĂ«sore”, ka shkruar Besiktas nĂ« rrjetet sociale.

Transferimi i Asllanit te Besiktasi pritet të përforcojë mesfushën e skuadrës dhe të sjellë më shumë opsione për gjigantin turk në gjysmën e dytë të sezonit./Telegrafi/

Skautizmi dhe të dhënat e mëdha: Si arriti Midtjylland ta revolucionarizojë futbollin evropian



Fitimet kapitale prej miliona dollarësh janë rezultat i dy shpirtrave shumë të ndryshëm: sekretet e një klubi që ka vendosur një shembull në të gjithë Evropën.

Në peizazhin modern të futbollit evropian, pak klube përfaqësojnë një model të vëzhgimit aq inovativ dhe të qëndrueshëm sa Midtjylland .

Një klub danez pa prestigjin historik të fuqive të mëdha kontinentale, Midtjylland ka arritur të ndërtojë sukses sportiv dhe qëndrueshmëri financiare falë një vizioni të qartë: gjetjen e vlerës aty ku të tjerët nuk shikojnë , duke kombinuar vëzhgimin tradicional, analizën e të dhënave dhe zhvillimin e synuar të lojtarëve.

Pika e kthesës erdhi në vitin 2014 me mbërritjen e Mattheë Benham , një sipërmarrës anglez dhe pionier i analizës statistikore të aplikuar në sport. Benham solli me vete një filozofi të testuar me sukses në botën e basteve dhe më pas në Brentford (një zbulim në Ligën Premier): përdorimi i të dhënave jo për të zëvendësuar lojtarin, por për të zvogëluar gabimet në vendimmarrje.

Midtjylland është bërë kështu një nga klubet e para evropiane që integron sistematikisht metrika të përparuara të performancës, modele parashikuese të rritjes dhe vlerësime financiare që lidhen me moshën dhe tregtueshmërinë.

Nuk bëhet fjalë për blerjen e lojtarëve "të gatshëm", por për profile të nënvlerësuara me tendenca të matshme rritjeje . Forca e Midtjylland sot qëndron në një strukturë të përzier vëzhgimi , e aftë të kombinojë stabilitetin e brendshëm dhe hapjen ndërkombëtare.

Kjo është e ndarë në dy fusha specifike. Një sistem i degëzuar i vëzhgimit: Së pari, klubi ka një ekip të brendshëm vëzhgimi të kryesuar nga kryetari i vëzhgimit/drejtori i rekrutimit, përgjegjës për të gjithë procesin e vendimmarrjes.

Pas tij janë vëzhgues profesionistë dhe menaxherë të sektorit të të rinjve , të ndjekur nga analistë të të dhënave dhe vëzhgues video , të cilët filtrojnë mijëra profile përmes të dhënave në përputhje me filozofinë taktike dhe atletike të klubit.

Gjithashtu thelbësore për projektin është akademia , e themeluar në vitin 2004 dhe e frymëzuar nga modelet franceze si ajo e Nantes. Midtjylland ka krijuar një rrjet klubesh të lidhura , duke përfshirë partneritetin historik me FC Ebedei në Nigeri , i cili i ka lejuar ata të tërheqin dhe zhvillojnë talente ndërkombëtare që në moshë shumë të re. Simon Kjaer (i cili tani është pjesë e menaxhmentit) kaloi këtu , ashtu si shumë lojtarë të tjerë që vazhduan të vendosen në ligat kryesore evropiane.

Suksesi i vërtetë i vëzhgimit të Midtjylland matet në numra dhe operacionet e tregut të transferimeve. Evander, Onyeka, Cajuste, Isaksen dhe Sorloth janë lojtarë të blerë për një total prej më pak se 4 milionë eurosh, por të shitur për një total prej gati 60 milionë eurosh.

Ky model jo vetëm që ka prodhuar fitime, por edhe rezultate të prekshme sportive: katër tituj të superligës daneze, dy kupa daneze, pjesëmarrje të vazhdueshme në garat evropiane dhe zhvillim të vazhdueshëm të skuadrës.

Metoda Midtjylland ka frymëzuar gjithashtu klube si Brighton, Union Saint-Gilloise dhe disa klube të Bundesligës dhe Ligue 1, duke u bërë një pikë referimi për futbollin modern të bazuar në të dhëna.

“Golat nuk e bĂ«jnĂ« Mbappen lider”, ish-ylli i Real Madridit me kritika tĂ« mĂ«dha



Pedja Mijatovic, lojtar i Real Madridit nga viti 1996 deri nĂ« vitin 1999 dhe drejtor sportiv i ‘Los Blancos’ nga viti 2006 deri nĂ« vitin 2009, foli nĂ« programin 'El Larguero' rreth mendimeve tĂ« tij pĂ«r Madridin e Arbeloas pas humbjes sĂ« tyre 4-2 kundĂ«r BenficĂ«s nĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve .

“Isha i trishtuar, por mbi tĂ« gjitha, mjaft i shqetĂ«suar. Real Madridi nuk mĂ« la me njĂ« ndjesi tĂ« mirĂ«.

Pedja Mijatovic foli rreth "fantazmave të vjetra" që e përndjekin Real Madridin,

"A janĂ« rishfaqur fantazmat e vjetra, ato qĂ« e pĂ«rndiqnin Xabi Alonson dhe Ancelottin vitin e kaluar? Po, vitin e kaluar ata nuk fituan asgjĂ« dhe ranĂ« nĂ« njĂ« model 'do ta rregullojmĂ«', 'Ă«shtĂ« e pĂ«rkohshme', 'nuk Ă«shtĂ« asgjĂ«', 'do tĂ« pĂ«rmirĂ«sohemi'”.

“Dhe kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e rrezikshme nĂ« futboll. Nuk mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sohesh kurdo qĂ« tĂ« duash, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« rezultatet, atmosfera e mirĂ« dhe ritmi tĂ« vijnĂ«â€.

"Mendoj se Real Madridi, jo vetëm tani, por që nga viti i kaluar, ka rënë në mendësinë 'nuk është ndonjë gjë e madhe, kemi fituar kaq shumë Liga Kampionësh...', dhe në futboll, dhe veçanërisht te Real Madridi, ndodhin gjithmonë shumë gjëra. Gjithmonë duhet të japësh gjithnjë e më shumë".

Mijatovic beson se mungesa e një lideri në fushë dhe në dhomën e zhveshjes po e pengon Real Madridin aktual.

“Mbappe Ă«shtĂ« njĂ« futbollist i shkĂ«lqyer, por nuk Ă«shtĂ« njĂ« lider. Mendoj se Real Madridit i mungon njĂ« lider, jo njĂ« lojtar qĂ« bĂ«n diferencĂ«n”.

“Nuk shoh njĂ« lider qĂ« thotĂ«, 'ÇfarĂ« dreqin po bĂ«jmĂ«?' NjĂ« Sergio Ramos, Modric, Benzema, Fernando Hierro, Raul... NjĂ« lider mbi tĂ« cilin fokusohet kamera", argumentoi ai.

"NĂ« gjeneratĂ«n time, Fernando Hierro ishte lideri dhe kur Fernando thoshte diçka, duhej ta bĂ«je sido qĂ« tĂ« ishte”.

“LojtarĂ«t po sillen sikur janĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«t nĂ« botĂ«, sikur nuk ka asgjĂ« tĂ« keqe. ËshtĂ« lodhje, vetĂ«kĂ«naqĂ«si, nuk e shoh shkĂ«ndijĂ«n, nuk shoh asgjĂ«â€, ka deklaruar ai./Telegrafi/

DeklaratĂ« surprizĂ« nga Deco: Pse Barcelona i tha “jo” talentit qĂ« pĂ«rfundoi te Chelsea



Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar se ngjashmëria e stilit të lojës së talentit të Chelseat, Esteavo, me atë të Lamine Yamal, ishte arsyeja kryesore pse gjigantët katalanas refuzuan mundësinë për të nënshkruar me anësorin brazilian, kur ai ishte pjesë e Palmeiras.

“Ka disa arsye. SĂ« pari, nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« skuadrĂ«s, ne kemi njĂ« lojtar pĂ«r tĂ« njĂ«jtin pozicion, me karakteristika tĂ« ngjashme, qĂ« quhet Lamine Yamal. Kjo Ă«shtĂ« e qartĂ«â€.

“Ndoshta nĂ«se Estevao do tĂ« ishte njĂ« lojtar me kĂ«mbĂ« tĂ« djathtĂ« qĂ« luante nĂ« krahun tjetĂ«r, zgjidhja do tĂ« ekzistonte, por nuk ishte kĂ«shtu”.

“Ai Ă«shtĂ« njĂ« lojtar shumĂ« i ngjashĂ«m me LaminĂ«n, megjithĂ«se me disa karakteristika tĂ« ndryshme”.

“Lamine dhe ai janĂ« dy lojtarĂ« tĂ« shkĂ«lqyer, por nĂ« atĂ« moment, kjo nuk ishte zgjedhja e duhur”.

“Nuk kishte tĂ« bĂ«nte me cilĂ«sinĂ«, por me nevojat qĂ« Barcelona kishte pĂ«r pĂ«rforcime nĂ« atĂ« kohĂ«â€, ka deklaruar Deco.

Problemet financiare tĂ« BarcelonĂ«s gjithashtu e penguan klubin tĂ« nĂ«nshkruante me Estevaon, pavarĂ«sisht Ă«ndrrĂ«s sĂ« talentit brazilian pĂ«r t’u transferuar nĂ« “Camp Nou”./Telegrafi/

Raphinha në një intervistë për Sofascore: Me sezonin që pata, e meritova Topin e Artë



NĂ« njĂ« bisedĂ« ekskluzive pĂ«r podcastin e Sofascore tĂ« quajtur “A Guest and a Half”, e moderuar nga Isabela Pagliari, Raphinha foli hapur pĂ«r dy temat kryesore qĂ« kanĂ« pĂ«rcaktuar vitin e tij: debatin rreth Topit tĂ« ArtĂ« dhe pĂ«rgatitjen pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s qĂ« po vjen me Brazilin.

Sulmuesi i Barcelonës ndau gjithashtu mendimin e tij për bashkëpunimin me Carlo Ancelottin, evolucionin e tij si lojtar dhe arsyen pse nuk ka plane të bëhet trajner pas përfundimit të karrierës.

“Do ta vendosja veten tĂ« parin” – Raphinha pĂ«r Topin e ArtĂ«

Raphinha nuk e fshehu zhgënjimin e tij me çmimin. Pas një prej sezoneve më të forta të karrierës së tij, ai priste të ishte mes finalistëve.

“U mĂ«rzita. Prisja tĂ« isha tĂ« paktĂ«n nĂ« tre vendet e para”, tha ai.

I pyetur se ku do ta rendiste veten, ai ishte edhe mĂ« i drejtpĂ«rdrejtĂ«: “Do ta vendosja veten tĂ« parin. NjĂ« çmim individual nuk mund tĂ« bazohet vetĂ«m nĂ« njĂ« kompeticion. PĂ«r titujt qĂ« fitova, shifrat qĂ« arrita dhe gjithçka qĂ« kontribuova, mendoj se e meritoja ta fitoja”.

Raphinha në një intervistë ekskluzive me Sofascore

Ai gjithsesi vlerĂ«soi sezonin e kandidatĂ«ve tĂ« tjerĂ«, duke theksuar se Dembele dhe Lamine Yamal “patĂ«n sezone spektakolare”.

PavarĂ«sisht rezultatit tĂ« Topit tĂ« ArtĂ«, paraqitjet e Raphinhas u vlerĂ«suan pĂ«rmes tĂ« dhĂ«nave objektive. FalĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« gjatĂ« gjithĂ« sezonit, ai fitoi dy trofe - “Lojtari mĂ« i mirĂ« i sezonit nga Sofascore”, çmime tĂ« bazuara vetĂ«m nĂ« performancĂ« dhe vlerĂ«sime, jo nĂ« vota popullariteti. Ai u shpall Lojtari mĂ« i MirĂ« i La Ligas (Me njĂ« notĂ« vlerĂ«simi 7.80 nga Sofascore) dhe Lojtari mĂ« i MirĂ« i LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve (Me njĂ« notĂ« vlerĂ«simi 8.24 nga Sofascore).

Një Kupë e dytë Bote dhe përgjegjësia e veshjes së fanellës së Brazilit

Raphinha e pĂ«rshkroi rrugĂ«timin drejt njĂ« tjetĂ«r Kupe Bote si intensiv dhe surreal: “Para thirrjes sime tĂ« parĂ«, nuk e kisha imagjinuar kurrĂ« se do tĂ« vishja fanellĂ«n e kombĂ«tares. Arritja nĂ« njĂ« KupĂ« tĂ« dytĂ« Bote kĂ«rkon katĂ«r vite qĂ«ndrueshmĂ«rie absurde”, shpjegoi ai.

LĂ«ndimet mbeten njĂ« shqetĂ«sim, jo pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s, por pĂ«r shkak tĂ« paparashikueshmĂ«risĂ« sĂ« tyre: “Ka disa gjĂ«ra qĂ« nuk mund t’i kontrollosh. Ajo qĂ« mund tĂ« kontrollosh Ă«shtĂ« rikuperimi, stĂ«rvitja e mirĂ« dhe pĂ«rgatitja fizike dhe mendore”.

Raphinha me çmimin e fituar nga Sofascore

Ai komentoi gjithashtu grupin e Brazilit me Marokun, Haitin dhe SkocinĂ«, duke kĂ«rkuar respekt pĂ«r çdo kundĂ«rshtar: “NjerĂ«zit mendojnĂ« se futbolli sot Ă«shtĂ« si 15 vite mĂ« parĂ«. Nuk Ă«shtĂ«. Çdo skuadĂ«r meriton respekt. NĂ«se mendojmĂ« se mjafton tĂ« hyjmĂ« nĂ« fushĂ« dhe tĂ« fitojmĂ« pĂ«r shkak tĂ« fanellĂ«s
 nuk do t’ia dalim”.

Puna me Ancelottin dhe rilidhja me kombëtaren

Raphinha foli me superlativa pĂ«r ndikimin e Carlo Ancelottit qĂ« nga marrja e drejtimit tĂ« KombĂ«tares: “MĂ« befasoi shumĂ«. MĂ«nyra se si punon, mĂ«nyra se si qĂ«ndron pranĂ« lojtarĂ«ve, bĂ«n njĂ« ndryshim tĂ« madh. Pas ardhjes sĂ« tij, filluam tĂ« rilidhemi sĂ«rish”.

Sulmuesi beson se Brazili ka ende hapësirë për përmirësim dhe e sheh Ancelottin si një pjesë kyçe të këtij evolucioni.

Një identitet i ri i Barçës dhe ndikimi i Flick

TashmĂ« njĂ« nga kapitenĂ«t e BarcelonĂ«s, Raphinha theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e Hansi Flick nĂ« rritjen e tij dhe nĂ« ringritjen e ekipit: “Flick ishte ai qĂ« praktikisht mĂ« bĂ«ri tĂ« kisha sezonin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« karrierĂ«s sime. Ai mĂ« dha besim kur mendoj se askush tjetĂ«r nuk e bĂ«ri – as vetĂ« unĂ«â€.

Ai iu referua edhe momentit tĂ« kapur nga kamerat, ku u pa duke e ngushĂ«lluar Flick nĂ« vijĂ«n anĂ«sore: “ËshtĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie natyrale. Me kalimin e kohĂ«s ndĂ«rtuam besim dhe liri pĂ«r tĂ« folur pĂ«r gjithçka”.

Duke reflektuar mbi sezonin e kaluar, ku Barça fitoi tĂ« gjithĂ« titujt vendas, ai shtoi: “Ishte njĂ« sezon ekselence. Na mungoi diçka nĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve, por niveli ishte i jashtĂ«zakonshĂ«m”.

Planet për të ardhmen dhe jo trajner

I pyetur pĂ«r jetĂ«n pas futbollit, Raphinha ishte i prerĂ«: “Trajner? Jo, asnjĂ«herĂ«. Jeta e trajnerit Ă«shtĂ« shumĂ« e lodhshme. Vjen para tĂ« gjithĂ«ve, largohesh pas tĂ« gjithĂ«ve dhe praktikisht jeton nĂ« hotele. Nuk Ă«shtĂ« e drejtĂ« pĂ«r familjen”.

Ai mbetet i hapur pĂ«r role tĂ« tjera nĂ« futboll, por thotĂ« se tĂ« bĂ«hesh trajner do tĂ« ishte “opsioni i fundit”.

Vetëreflektim dhe mentalitet

Raphinha e vlerësoi veten edhe në atributet e futbollit të Sofascore, duke treguar kërkesën e lartë ndaj vetes dhe dëshirën për përmirësim.

Ai nuk hezitoi tĂ« pranojĂ« mangĂ«sitĂ« e tij: “Jam shumĂ« vetĂ«kritik. NdonjĂ«herĂ« relaksohem nĂ« momente kur nuk duhet. Sot e shoh veten mĂ« shumĂ« si njĂ« organizator loje, dikĂ« qĂ« mendon shpejt dhe pozicionohet mirĂ«.”

I pyetur pĂ«r ambiciet e tij pĂ«r vitin 2026, ai ishte i qartĂ«: “TĂ« fitoj KupĂ«n e BotĂ«s.”

PĂ«r Raphinhan, gjithçka tjetĂ«r – titujt me klubin, paraqitjet, puna e pĂ«rditshme, shĂ«rben pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim. Ky Ă«shtĂ« qendra e planeve tĂ« tij dhe standardi qĂ« ai i vendos vetes pĂ«r vitet nĂ« vijim./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“TĂ« fuqishmit janĂ« frikacakĂ«â€, Guardiola me fjalim emocional nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« PalestinĂ«s



Një nga trajnerët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave, Pep Guardiola, i bëri edhe një herë homazh popullit të Palestinës.

Guardiola i vuri një veshje palestineze rreth qafës dhe shprehu mbështetjen e tij për fëmijët palestinezë.

Ishte një koncert bamirësie nga Act x Palestina dhe Pep mbështeti fëmijët në Palestinë që humbën prindërit e tyre pas sulmeve nga ushtria izraelite.

"MirĂ«mbrĂ«ma, paqja qoftĂ« mbi ju. Mendoj atĂ« qĂ« mendojmĂ« tĂ« gjithĂ« kur shoh njĂ« fĂ«mijĂ« nĂ« kĂ«to dy vjet me kĂ«to fotografi nĂ« rrjetet sociale, nĂ« televizion, duke u filmuar, duke u lutur 'ku Ă«shtĂ« nĂ«na ime?' midis rrĂ«nojave, dhe ai ende nuk e di”, tha ai nĂ« skenĂ«.

"Dhe unë gjithmonë mendoj: pse duhet të mendojnë ata? Dhe mendoj se i lamë të qetë, të braktisur", shtoi Guardiola.

Ai denoncoi ashpër fuqitë më të mëdha të botës.

On stage in Barcelona, Pep Guardiola @pepteam speaks for the children of Gaza during the Act x Palestine charity event. Wearing a keffiyeh, he welcomes everyone with a ‘Salam Aleykoum.’

Funds raised tonight are destined for grassroots and humanitarian projects in Palestine. pic.twitter.com/FFoIzPykNd
— Leyla Hamed (@leylahamed) January 29, 2026

"Të fuqishmit janë frikacakë sepse dërgojnë njerëz të pafajshëm për të vrarë njerëz të pafajshëm. Ndërsa ata janë në shtëpi me ngrohje kur është ftohtë dhe ajër të kondicionuar kur është vapë", shtoi Pep në një fjalim emocional.

"E gjithë kjo ka të bëjë thjesht me njerëzimin. E cila është e gjitha që po ndodh në Palestinë", tha ai, i shoqëruar nga duartrokitjet në këmbë nga publiku pas fjalimit të tij tre-minutësh.

Guardiola shpesh i shprehte publikisht pikëpamjet e tij politike dhe mbështeste palestinezët në luftën kundër terrorit izraelit.

Ai u gjobit me 20,000 euro nga FA në vitin 2018 pasi mbante një shirit të verdhë në krah në mbështetje të udhëheqësve të burgosur katalanas pro-pavarësisë.

Mbrëmë në Palau Sant Jordi në Barcelonë, u mbajt një koncert-manifest i madh Act x Palestina, si ngjarja e fundit e fushatës ndërkombëtare të solidaritetit me Palestinën, ku më shumë se 30 artistë nga zhanre të ndryshme performuan për të mbledhur fonde dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth situatës humanitare në Gaza dhe territoret e pushtuara./Telegrafi/

Luis Enrique pranë rinovimit me PSG-në, zbulohen detajet e kontratës së re



Luis Enrique ka qenë një zbulim i vërtetë te Paris Saint-Germain dhe ish-trajneri i Barcelonës tashmë është pranë zgjatjes së qëndrimit të tij te kampionët aktualë të Europës.

55-vjeçari u emërua trajner i PSG-së në verën e vitit 2023 dhe, në më pak se dy vite, i siguroi klubit francez titullin e parë në histori të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse kĂ«tĂ« sezon nuk kanĂ« qenĂ« aq dominues, ai ende gĂ«zon njĂ« kredit tĂ« madh besimi, i cili pritet t’i shpĂ«rblehet sĂ« shpejti me njĂ« kontratĂ« tĂ« re.

Sipas Sport, Luis Enrique, i cili ishte një nga figurat kryesore pas përpjekjeve të PSG-së për të transferuar Dro Fernandez nga Barcelona, ndodhet në fazat përfundimtare të arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës me tre vite.

Kontrata aktuale e tij Ă«shtĂ« e vlefshme deri nĂ« vitin 2027, ndĂ«rsa marrĂ«veshja e re do ta mbajĂ« atĂ« nĂ« “Parc des Princes” deri nĂ« fund tĂ« sezonit 2029-2030.

Kohëzgjatja e kontratës së Luis Enrique do të përkojë me atë të drejtorit sportiv, Luis Campos, i cili gjithashtu është i lidhur me klubin deri në vitin 2030.

Dyshja ka bashkëpunuar me sukses gjatë 2.5 viteve të tyre në Paris dhe plani është që partneriteti të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Si pjesë e kontratës së re, Luis Enrique do të ketë një klauzolë largimi.

Kjo do t’i lejojĂ« atij tĂ« pĂ«rfundojĂ« aventurĂ«n e tij te PSG nĂ« momentin qĂ« ai e konsideron tĂ« nevojshĂ«m, qoftĂ« nĂ« vitin 2030 apo edhe mĂ« herĂ«t.

Duke marrë parasysh gjithçka që ka arritur në klub që nga ardhja e tij, çdo vendim mbi të ardhmen e tij do të jetë plotësisht në dorën e tij./Telegrafi/

Newcastle bën një lëvizje për transferimin e mesfushorit të Barcelonës



Gjatë javëve të fundit, një numër lojtarësh janë larguar nga Barcelona ose janë në proces largimi nga klubi katalanas.

Emra si Dro Fernandez, Andres Cuenca dhe Mamadou Mbacke bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kategori, dhe sĂ« shpejti atyre mund t’u bashkohet edhe Guille Fernandez.

Ky sezon ka qenë zhgënjyes për 17-vjeçarin, i cili nuk ka arritur të depërtojë në ekipin e parë.

Ai vlerësohet shumë brenda La Masias, por pavarësisht kësaj, ka qenë i angazhuar vetëm me Barça Atletic, si edhe me ekipin U19 në UEFA Youth League.

Thuhet se Guille është i pakënaqur me situatën e tij në Kataloni, gjë që ka tërhequr interes në afatin kalimtar.

Klubi më i interesuar për ta transferuar është Newcastle United, me Sport që raporton se skuadra e Ligës Premier ka bërë disa tentativa për tramsferimin e tij.

Bisedime kanë zhvilluar tashmë mes Newcastle dhe Barcelonës, dy skuadra që u përballën më herët gjatë sezonit në Ligën e Kampionëve.

Klubi anglez synon ta shtojë Guille në listën e tij të talenteve të rinj premtues, ku përfshihet edhe ish-ylli i Malagës, Antonio Cordero, aktualisht i huazuar te skuadra e kategorisë së dytë, Cadiz.

Barcelona kishte marrë oferta për Guille edhe verën e kaluar, por atëherë nuk u arrit asnjë marrëveshje.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë herë, pasi raporti thekson se katalanasit kanë bllokuar çdo qasje nga Neëcastle apo nga ndonjë klub tjetër.

Ata e shohin atë si një lojtar me potencial për ekipin e parë, edhe pse aktualisht nuk është në planet e menjëhershme./Telegrafi/

“Pa ujĂ«, pa energji elektrike”, portieri i BenficĂ«s flet pĂ«r luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« pas golit ndaj Real Madrid



Real Madrid u turpërua të mërkurën nga Benfica, ku portieri Anatoliy Trubin shënoi një gol të rrallë me kokë, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren me rezultat 4-2.

Goli i fundit, i shënuar nga portieri ukrainas, erdhi në minutat e fundit dhe ishte një moment që shënoi jo vetëm humbjen e Real Madrid, por edhe një nga skenat më të pazakonta të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Pas ndeshjes, një gazetar i kërkoi Trubin të fliste për jetën e tij jashtë fushës dhe për situatën personale që po përballet.

“Ke kaluar shumĂ« nĂ« jetĂ«n tĂ«nde nĂ« vitet e fundit. MĂ« trego si Ă«shtĂ« tĂ« jesh nĂ« vendin tĂ«nd tani”, e pyeti gazetari portierin.

“ËshtĂ« pak e vĂ«shtirĂ«. Ne e dimĂ« qĂ« ka njĂ« luftĂ« nĂ« vendin tonĂ«, UkrainĂ«. Familja ime Ă«shtĂ« atje, unĂ« jam gjithmonĂ« nĂ« kontakt me ta”.

“Nuk ka ujĂ«, nuk ka energji elektrike. UnĂ« e kuptoj qĂ« duhet tĂ« pĂ«rballoj gjithçka dhe tĂ« vazhdoj tĂ« punoj fort”, ka deklaruar Trubin.

Fjalët e tij reflektojnë jo vetëm një moment emocioni, por edhe peshën psikologjike që bartin sportistët ukrainas, të cilët vazhdojnë të luajnë në nivele të larta ndërkohë që familjet dhe vendi i tyre përballen me pasojat e konfliktit./Telegrafi/

Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosovës në ngjyrat e flamurit serb në Beograd



Celta Vigo ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

Skuadra spanjolle tashmĂ« do tĂ« luajĂ« nĂ« ‘play-off’ tĂ« kĂ«saj lige, pasi ka pĂ«rfunduar e 16-tĂ« nĂ« tabelĂ«n e renditjes.

Më shumë se rezultati i kësaj ndeshje, ajo që mori vëmendjen ishte një veprim skandaloz nga tifozët e klubit spanjoll.

Gjatë kësaj ndeshje, ata shpalosën flamurin e Kosovës në ngjyrat e flamurit serb.

Prezent nĂ« stadium besohet tĂ« kishin qenĂ« rreth 1 mijĂ« tifozĂ« tĂ« Celtas, ku pĂ«rveç flamurit pati gjithashtu edhe brohoritje “Kosova Ă«shtĂ« Serbi”.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të ndërmarr ndonjë aksion disiplinor për të dënuar klubin spanjoll pas këtij veprimi skandaloz të tifozëve të tyre./Telegrafi/

Kur qielli thotĂ« “jo”: UdhĂ«timi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nĂ«nshkrimit me Besiktasin



Kristjan Asllani ka përjetuar një situatë të pazakontë teksa ishte në rrugë drejt Turqisë për të finalizuar transferimin e tij te Bestiktasi.

Mesfushori shqiptar kishte arritur marrëveshje të plotë me klubin nga Stambolli, i cili gjithashtu kishte gjetur dakordësinë me Interin për huazimin e lojtarit, me opsion blerjeje përfundimtare.

Sipas planit fillestar, Asllani do tĂ« udhĂ«tonte mbrĂ«mjen e sĂ« enjtes drejt Stambollit, ndĂ«rsa tĂ« premten ishte paraparĂ« t’i nĂ«nshtrohej vizitave mjekĂ«sore pĂ«rpara nĂ«nshkrimit zyrtar tĂ« kontratĂ«s. MegjithatĂ«, njĂ« ngjarje e papritur nĂ« orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes ka ndryshuar axhendĂ«n e planifikuar.

Klubi i Besiktasit ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se fluturimi TK1876 nga Milano Malpensa për në Stamboll, në të cilin ndodhej Asllani, është anuluar për shkak të një problemi teknik.

Për pasojë, udhëtimi i mesfushorit shqiptar është shtyrë përkohësisht.

Nga klubi turk është bërë e ditur se informacionet shtesë lidhur me fluturimin alternativ dhe orarin e ri të mbërritjes së lojtarit në Stamboll do të publikohen sapo të finalizohen detajet.

Pavarësisht këtij incidenti teknik, marrëveshja mes palëve mbetet e pandryshuar dhe pritet që transferimi i Asllanit te Besiktasi të zyrtarizohet sapo të tejkalohen problemet logjistike./Telegrafi/

Real Madridi ofron 100 milionë euro për yllin e Ligës Premier pas humbjes ndaj Benficës



Real Madridi ka vënë në shënjestër një yll të Ligës Premier pas humbjes ndaj Benficës, sipas raportimeve.

Skuadra madrilene humbi mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’u kualifikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« fazĂ«n e 1/8-ave tĂ« finales sĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve, pasi pĂ«soi njĂ« humbje befasuese nĂ« transfertĂ« ndaj ekipit tĂ« drejtuar nga Jose Mourinho.

Kjo humbje e detyron Real Madridin të zhvillojë dy ndeshje shtesë për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ku në raundin e ardhshëm do të përballet ose me Bodo/Glimt, ose sërish me Benficën.

Sipas raportimeve, disfata ka nxitur Real Madridin të reagojë edhe në afatin kalimtar, me përforcimet në mbrojtje që besohet se janë prioritet i presidentit të klubit, Florentino Perez.

Raportohet se madrilenĂ«t janĂ« “tĂ« dĂ«shpĂ«ruar” pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar lidershipin nĂ« repartin defensiv, gjĂ« qĂ« i ka shtyrĂ« tĂ« paraqesin njĂ« ofertĂ« prej 100 milionĂ« eurosh pĂ«r mbrojtĂ«sin e Tottenhamit, Cristian Romero, sipas Fichajes.

Argjentinasi shihet si pĂ«rforcimi ideal pĂ«r skuadrĂ«n e Real Madridit, megjithatĂ« mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se Tottenham do tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m tĂ« heqĂ« dorĂ« nga njĂ« lojtar kyç, me vetĂ«m pak ditĂ« tĂ« mbetura nga merkatoja dimĂ«rore.

MegjithatĂ«, raporti thekson se Real Madridi Ă«shtĂ« i bindur se dĂ«shira e Romeros pĂ«r t’u transferuar nĂ« “Santiago Bernabeu” mund tĂ« jetĂ« vendimtare pĂ«r Florentino Perez nĂ« arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje me klubin londinez.

Romero ia ka përkushtuar të ardhmen afatgjatë Tottenhamit në muajin gusht, duke nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2029, çka do të thotë se trajneri Thomas Frank nuk është nën presion për të larguar lojtarin që e ka emëruar kapiten.

Ai ishte lidhur fort me një transferim te Atletico Madridi, por kishte vendosur të qëndrojë në Londër./Telegrafi/

“JanĂ« tĂ« shkĂ«lqyer”, trajneri i Polissyas me fjalĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r Krasniqin dhe EmĂ«rllahun



Trajneri i Polissya Zhytomyr, Ruslan Rotan, ka folur me fjalë shumë pozitive për dy futbollistët e Kosovës, Ilir Krasniqin dhe Lindon Emërllahun, gjatë një interviste të gjatë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit elitar të Ukrainës.

Ish-futbollisti i njohur ukrainas ka theksuar se është i impresionuar me cilësitë futbollistike dhe njerëzore të dy lojtarëve, të cilët së fundmi iu bashkuan skuadrës që po garon për titullin kampion në Ukrainë.

Mesfushori Lindon Emërllahu u prezantua te Polissya në muajin dhjetor, pasi u transferua nga ClujI. Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e ekipit.

Pas tij, në radhët e Polissyas u bashkua edhe mbrojtësi Ilir Krasniqi, i cili kaloi nga Kolos Kovalivka, duke firmosur kontratë për tre vjet e gjysmë.

Rotan zbuloi se Krasniqi ishte ndjekur për një periudhë të gjatë nga stafi i klubit dhe se profili i tij përputhet plotësisht me kërkesat e ekipit, jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë të karakterit dhe lidershipit.

Ndërkohë, Emërllahu është vlerësuar si një transferim i suksesshëm i departamentit të skautimit, duke përmbushur të gjitha pritshmëritë e raportuara.

“E kemi ndjekur Ilir Krasniqin pĂ«r gati gjysmĂ« viti. I dimĂ« shumĂ« mirĂ« aftĂ«sitĂ« e tij, besoj se ky lojtar Ă«shtĂ« inteligjent nĂ« fushĂ«n e futbollit. Ai tashmĂ« ka bĂ«rĂ« njĂ« hap tĂ« madh pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« ekipin tonĂ« nĂ« rol kyç”.

“Para sĂ« gjithash, mĂ«nyra se si sillet nĂ« ekip - ai ka cilĂ«si lidershipi dhe inteligjencĂ«. Kjo sugjeron se ai ka njĂ« shans shumĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« luajtur pĂ«r ne. Lindon EmĂ«rllahu Ă«shtĂ« lĂ«vizje e bĂ«rĂ« nga departamenti i pĂ«rzgjedhjes”.

“Jemi tĂ« impresionuar me Lyndonin, gjithçka pĂ«rkon me raportet e skautĂ«ve. GjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« se kemi kĂ«ta profesionistĂ« nĂ« ekip qĂ« garojnĂ«, punojnĂ« 100 %, qĂ« dĂ«gjojnĂ« dhe qĂ« janĂ« thjesht njerĂ«z tĂ« shkĂ«lqyer dhe pozitivĂ«. I vlerĂ«sojmĂ« shumĂ« edhe vlerat e njeriut”, ka thĂ«nĂ« Rotan.

Krasniqi dhe Emërllahu pritet të kenë rol kyç te Polissya Zhytomyr në vazhdim të sezonit, teksa klubi synon objektiva madhorë në kampionatin ukrainas./Telegrafi/

Zyrtare: Ferizaj transferon një sulmues nga elita e futbollit portugez



Ferizaj ka bërë të ditur sot përforcimin e radhës në repartin ofensiv, duke zyrtarizuar huazimin e sulmuesit portugez Ruben Silva-Richards nga Estoril, një nga skuadrat elitare të Superligës së Portugalisë.

Ky lëvizje tregon qartë ambicien e klubit për të ngritur nivelin e skuadrës dhe për të synuar objektiva të mëdha në këtë edicion.

Sulmuesi 23-vjeçar, i cili vjen me reputacion të mirë dhe potencial të lartë, është përshkruar si një lojtar me cilësi teknike të spikatur dhe mentalitet fitues, karakteristika që pritet të jenë shtysë e madhe për repartin ofensiv të Ferizajt.

Njoftimi i plotë i Ferizajt:

Klubi ynë zyrtarizon huazimin e sulmuesit portugez Ruben Silva-Richards nga Estoril, skuadër elitare e Superligës së Portugalisë.

NjĂ« pĂ«rforcim nĂ« repartin ofensiv dhe njĂ« sinjal i qartĂ« i ambicieve tona nĂ« kĂ«tĂ« edicion. CilĂ«si dhe mentalitet fitues vijnĂ« pĂ«r t’u vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« fanellĂ«s sonĂ«.

Ruben Silva-Richards tashmë i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore në Antalya, ku ka nisur menjëherë punën me stafin teknik.

Mirë se vjen, Ruben Silva-Richards! Gati për sfida të mëdha!

/Telegrafi/

Milani po përpiqet të sigurojë në momentet e fundit shërbimet e super sulmuesit francez



Milan po pĂ«rpiqet t’i rrĂ«mbejĂ« nga duart ekipit anglez Nottingham Forest sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, i cili tashmĂ« ishte objektiv i Juventusit.

Sulmuesi qendror ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Palace gjatë afatit kalimtar të janarit dhe nuk i mungojnë klubet që janë gati ta marrin.

Sipas analistit belg të transferimeve, Sacha Tavolieri, Milan është i bindur se mund të fitojë garën brenda disa ditëve dhe të befasojë Nottingham Forest, të cilët ishin favoritët.

Juventus ka ndryshuar fokusin drejt objektivave të tjerë, por Mateta ishte kandidati kryesor për sulmin e tyre më herët gjatë këtij muaji.

Ende mbetet pĂ«r t’u parĂ« se si Milan do tĂ« mund ta fitojĂ« kĂ«tĂ« garĂ«, duke pasur parasysh se Crystal Palace duket se ishte gati tĂ« refuzonte njĂ« ofertĂ« prej 40 milionĂ« eurosh nga Nottingham Forest.

Kontrata e tij me Palace skadon në qershor 2027 dhe duket e pamundur një zgjatje në këtë moment.

‘RossonerĂ«t’ po kĂ«rkojnĂ« opsione tĂ« reja sulmi gjatĂ« mungesĂ«s pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« Santiago Gimenez, ndĂ«rsa Christopher Nkunku po vuan pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur pritshmĂ«ritĂ«./Telegrafi/

“E falĂ«nderoj pĂ«r gjithçka”, ylli i BarcelonĂ«s flet pĂ«r raportin fantastik me Hansi Flick



Raphinha ka folur për marrëdhënien me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, një trajner për të cilin ai tha se do të shkonte edhe përmes murit.

Në intervistën e tij për Sofascore, Raphinha u pyet të ndante detaje rreth afeksionit që ka për trajnerin gjerman.

“PĂ«r çdo intervistĂ«, kur mĂ« pyesin pĂ«r tĂ«, unĂ« them se ai Ă«shtĂ« ai qĂ« praktikisht mĂ« bĂ«ri tĂ« kem sezonin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« karrierĂ«s sime”.

“Ai mĂ« bĂ«ri tĂ« konkurroja pĂ«r çmime individuale. MĂ« bĂ«ri tĂ« kuptoja sĂ«rish vendin tim nĂ« futboll, tĂ« kuptoja veten si person”.

“ShumĂ« nga ajo qĂ« ndodhi sezonin e kaluar, dhe ajo qĂ« po ndodh tani, Ă«shtĂ« falĂ« tij, ai besoi tek unĂ« kur mendoj se askush tjetĂ«r nuk besoi, as edhe unĂ« vetĂ«â€.

“Pra, unĂ« mund tĂ« falĂ«nderoj vetĂ«m pĂ«r gjithçka qĂ« ka ndodhur me mua, gjithçka qĂ« po ndodh. Mund tĂ« jem vetĂ«m mirĂ«njohĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Raphinha fillimisht.

“PĂ«r atĂ« skenĂ« kur unĂ« po e ngushĂ«lloja nĂ« stol mendoj se ai ishte i zemĂ«ruar me ndihmĂ«sin e tij, i cili u pĂ«rjashtua. Kishte dy kartonĂ« tĂ« kuq nĂ« stolin tonĂ«. Ai ishte i zemĂ«ruar”.

“Siç tĂ« thashĂ« nĂ« fillim, Ă«shtĂ« diçka natyrale. Nuk Ă«shtĂ« e detyruar. ËshtĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie qĂ« u zhvillua me kohĂ«, njĂ« afeksion i ndĂ«rsjellĂ« nga tĂ« dyja palĂ«t”.

“ËshtĂ« njĂ« besim qĂ« kemi ndĂ«rtuar, njĂ« liri qĂ« kemi krijuar. Ai ndjehet i lirĂ« tĂ« flasĂ« me mua pĂ«r çdo gjĂ«, dhe ai mĂ« bĂ«n edhe mua tĂ« ndihem i lirĂ« tĂ« flas me tĂ« pĂ«r çdo gjĂ«â€.

“Ai besim Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« punuar nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mundshme”, pĂ«rfundoi braziliani./Telegrafi/

Veprim prej kampioni: Gjesti fantastik i Courtois ndaj portierit të Benficës ka pushtuar rrjetet sociale



Thibaut Courtois iu drejtua menjĂ«herĂ« Anatoliy Trubinit pasi portieri i BenficĂ«s shĂ«noi me kokĂ« nĂ« minutĂ«n e 98-tĂ«, duke e dĂ«rguar skuadrĂ«n e drejtuar nga Jose Mourinho nĂ« fazĂ«n “play-off” tĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve.

Me vetĂ«m pak sekonda tĂ« mbetura nĂ« “Estadio da Luz”, dukej se rrugĂ«timi i BenficĂ«s nĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve kishte pĂ«rfunduar pothuajse, pavarĂ«sisht epĂ«rsisĂ« sĂ« ngushtĂ« 3-2 ndaj Real Madridit.

Marseille ishte nĂ« rrugĂ« tĂ« mbarĂ« pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« vend nĂ« “play-off” falĂ« golaverazhit mĂ« tĂ« mirĂ«. Madje, Club Brugge i pĂ«rgĂ«zoi kundĂ«rshtarĂ«t e tyre nga Ligue 1 pĂ«r kualifikimin, duke shfaqur njĂ« mesazh urimi nĂ« tabelĂ«n elektronike tĂ« stadiumit.

Por kundĂ«r çdo parashikimi, Marseille mbeti jashtĂ«, pasi portieri i BenfikĂ«s, Anatoliy Trubin, shĂ«noi njĂ« gol me kokĂ« nĂ« minutĂ«n e 98-tĂ« pĂ«r tĂ« siguruar vendin e 24-tĂ« dhe tĂ« fundit nĂ« fazĂ«n “play-off”.

Courtois congratulating Turbin after his goal
Things you love to seeđŸ„č❀ pic.twitter.com/Ko2qac5D60
— shveteshh (@shveteshh) January 28, 2026

Aq i jashtëzakonshëm ishte kontributi i tij atë mbrëmje, sa Trubin u përgëzua edhe nga një Thibaut Courtois i buzëqeshur, i cili u pa duke përqafuar kolegun e tij portier sapo u mbyll ndeshja, siç shihet edhe në pamjet më poshtë.

“Edhe Courtois po buzĂ«qesh pĂ«r atĂ« qĂ« sapo bĂ«ri Trubin”, tha njĂ«ri prej tifozĂ«ve.

“Courtois qĂ« shkon ta pĂ«rgĂ«zojĂ« Trubinin pasi pĂ«soi gol nĂ« sekondĂ«n e fundit. AsnjĂ« frustrim, asnjĂ« justifikim, vetĂ«m respekt”, tha njĂ« tifoz tjetĂ«r.

“Imagjino tĂ« jesh portier, tĂ« shĂ«nosh njĂ« gol fitoreje nĂ« minutĂ«n e fundit kundĂ«r Real Madridit dhe pastaj tĂ« marrĂ«sh njĂ« ‘bravo’ nga vetĂ« Thibaut Courtois”, shtoi njĂ« tifoz i tretĂ«./Telegrafi/

❌