❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BRUKSEL – Marta Kos: Vota e parlamentit serb pĂ«r kufizimin e pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjyqĂ«sorit hap pas nĂ« rrugĂ«n drejt BE-sĂ«

BRUKSEL, 28 janar /ATSH/ – Vota e Parlamentit tĂ« SerbisĂ« pĂ«r tĂ« kufizuar pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit Ă«shtĂ« njĂ« hap serioz prapa nĂ« rrugĂ«n e SerbisĂ« drejt BE-sĂ«, tha sot nĂ« X eurokomisionerja pĂ«r Zgjerimin, Marta Kos.

”NĂ« njĂ« kohĂ« progresi tĂ« madh pĂ«r zgjerimin, kur Mali i Zi dhe ShqipĂ«ria po ecin me shpejtĂ«si, Serbia rrezikon tĂ« marrĂ« drejtimin e kundĂ«rt”, theksoi ajo.

”Kjo nuk Ă«shtĂ« ajo qĂ« duam”, pĂ«rfundon Kos.

Parlamenti i Serbisë ka miratuar një paketë ndryshimesh ligjore për reformimin e sistemit gjyqësor, një hap i mbështetur nga qeveria nacionaliste e djathtë, por i kritikuar ashpër nga kundërshtarët si një goditje ndaj pavarësisë së drejtësisë.

Agjencia e lajmeve Beta raportoi sot se 138 deputetë votuan pro paketës ligjore, ndërsa 37 kundër.

Ligjet e ndryshuara i japin presidentit Aleksandar Vuçiç, të cilin kritikët e përshkruajnë si gjithnjë e më autoritar, mundësi më të mëdha për të ndërhyrë në punët e prokurorisë publike dhe të gjyqësorit.

Mes institucioneve të prekura nga reformat është edhe Prokuroria Speciale për Krimin e Organizuar (TOK).

Në dhjetor, kjo prokurori ngriti aktakuzë ndaj ministrit të Kulturës dhe njëherazi bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiçit, Nikola Selakoviç.

Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të siguruar heqjen e statusit të mbrojtur të një ndërtese në Beograd.

Bëhet fjalë për ish-selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, e cila u dëmtua rëndë nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999, dhe për të cilën kishte shfaqur interes dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Jared Kushner.

Megjithatë, Kushner u tërhoq nga projekti pasi Selakoviç u padit.

Në atë kohë, Vuçiç sulmoi ashpër TOK-un dhe e kërcënoi atë me masa të papërcaktuara.

Legjislacioni i miratuar së fundmi u paraqit si nismë individuale nga deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ugljesha Mrdiç, gjë që lejoi kalimin e tij të përshpejtuar në parlament.

Kjo procedurĂ« e shpejtĂ« i privoi KĂ«shillin e LartĂ« GjyqĂ«sor dhe KĂ«shillin e LartĂ« tĂ« ProkurorisĂ«, dy organe tĂ« specializuara tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« – nga mundĂ«sia pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« opinionet e tyre mbi reformat.

Mrdiç argumentoi se ligjet e reja do t’i bĂ«jnĂ« procedurat ligjore mĂ« efikase dhe do t’ia rikthejnĂ« shtetit dhe popullit njĂ« drejtĂ«si tĂ« rrĂ«mbyer.

Kritikët, nga ana tjetër, i shohin këto reforma si një hap tjetër larg objektivit të deklaruar të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Serbia ka nisur negociatat e anëtarësimit që në vitin 2014, por përparimi ka ngecur prej vitesh.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladan Petrov, e cilësoi procesin e përshpejtuar si një gabim.

ӂdokush qĂ« ngrihet nĂ« mbrojtje tĂ« ligjit dhe drejtĂ«sisĂ« duhet tĂ« peshojĂ« me kujdes çdo hap”, tha ai nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r televizionin proqeveritar ”Pink”.

Gjykata Kushtetuese përgjithësisht shihet si e bindur ndaj udhëheqjes së Vuçiçit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post BRUKSEL – Marta Kos: Vota e parlamentit serb pĂ«r kufizimin e pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjyqĂ«sorit hap pas nĂ« rrugĂ«n drejt BE-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – Trump nuk i lyen mĂ« flokĂ«t: NjĂ« lĂ«shim ndaj moshĂ«s!

UASHINGTON, 28 janar /ATSH-ANSA/ – Nga biond nĂ« ngjyrĂ« platini duke kaluar edhe nĂ« njĂ« fazĂ« rozĂ«, sidoqoftĂ«, tani, sipas revistĂ«s ”New York”, presidenti amerikan, Donald Trump ka hequr dorĂ« nga lyerja e flokĂ«ve.

”ËshtĂ« i vetmi lĂ«shim ndaj moshĂ«s”, i ka thĂ«nĂ« njĂ« burim nga ShtĂ«pia e BardhĂ« gazetarit tĂ« sĂ« pĂ«rjavshmes, i cili ka bĂ«rĂ« njĂ« check-up tĂ« presidentit duke e intervistuar pĂ«r shĂ«ndetin e tij.

Trump, i cili mbush 80 vjeç mĂ« 14 korrik, Ă«shtĂ« i njohur si hipokondriak: prandaj nuk duhet t’i ketĂ« pĂ«lqyer shumĂ« goditja e revistĂ«s, e cila e titulloi profilin e gjatĂ« ”The Superhuman President” (”Presidenti mbinjerĂ«zor”).

”NĂ«se do tĂ« shkruani njĂ« histori tĂ« keqe pĂ«r shĂ«ndetin tim, do t’ju bĂ«j keq me padi njĂ«ra pas tjetrĂ«s”, ka kĂ«rcĂ«nuar Trump intervistuesin, nĂ« prani tĂ« dy mjekĂ«ve.

”Jam nĂ« shĂ«ndet tĂ« pĂ«rkryer dhe ndihem njĂ«soj si 40 vjeç”, ka thĂ«nĂ« manjati, edhe pse pas kuintave bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« tjerĂ« kanĂ« pranuar shenja rĂ«nieje: pĂ«r shembull dĂ«gjimi, pasi ai u kĂ«rkon shpesh bashkĂ«biseduesve tĂ« flasin mĂ« fort, edhe pse sipas tĂ« gjithĂ«ve vetĂ« ai ”nuk Ă«shtĂ« i vetĂ«dijshĂ«m qĂ« nuk dĂ«gjon”.

Asgjë serioze gjithsesi, dhe asgjë që të konfirmojë thashethemet për probleme kardiake, të qarkullimit të gjakut apo mendore që kanë qarkulluar muajt e fundit (mavijosjet në dorë që i atribuohen shtrëngimeve të duarve dhe aspirinës në dozë të lartë, kyçet e fryra apo dremitjet gjatë mbledhjeve të qeverisë).

Duke folur për të atin, Fred, i vdekur në moshën 93-vjeçare, por i prekur nga Alzheimeri, në vitet e fundit të jetës, Trump pati një moment boshllëku:

”Kishte njĂ« problem. NĂ« njĂ« moshĂ«, rreth 86, 87 vjeç
 filloi tĂ« kishte, si quhet ajo gjĂ«ja?”, pyet ai.

”New York” shkruan se nĂ« atĂ« moment presidenti u kthye nga zĂ«dhĂ«nĂ«sja, Karoline Leavitt pĂ«r t’i sugjeruar termin.

”Alzheimer”, u pĂ«rgjigj ajo.

”Diçka si Alzheimer”, pohoi Trump.

Trump ia ka atribuar shëndetin e tij gjenetikës.

”Gjenetikisht jam shumĂ« mirĂ«. NĂ«na ime dhe familja e saj kanĂ« jetuar gjatĂ«, shumĂ« mbi tĂ« 90-at. AsnjĂ« sĂ«mundje zemre nĂ« familje. Kam njĂ« mik, nĂ«na e tĂ« cilit ka vdekur 49 vjeçe dhe babai 50, tĂ« dy nga infarkti
 KundĂ«r gjenetikĂ«s nuk mund tĂ« bĂ«sh asgjĂ«â€, thotĂ« ai./ a.jor.

The post SOFT NEWS – Trump nuk i lyen mĂ« flokĂ«t: NjĂ« lĂ«shim ndaj moshĂ«s! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 28.01.2026

PEKIN (KinĂ«) – VizitĂ« e kryeministrit britanik, Keir Starmer.

SEUL (Korea e Jugut) – Vendimi nĂ« gjyqin e ish-ZonjĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut, Kim Keon Hee.

CEBU (Filipine) – Takimi i ministrave tĂ« JashtĂ«m tĂ« ASEAN-it.

PARIS (FrancĂ«) – Publikimi i nominimeve pĂ«r çmimet ”Cesar”.

LILLE (FrancĂ«) – Vendim nĂ« gjyqin e 17 tĂ« dyshuarve pĂ«r trafikim njerĂ«zor, pĂ«rfshirĂ« katĂ«r tĂ« akuzuar pĂ«r vrasje tĂ« paqĂ«llimshme.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari Friedrich Merz mban njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp me homologun e tij rumun.

LONDËR (MbretĂ«ria e Bashkuar) – KĂ«ngĂ«tari Chris Brown paraqitet nĂ« gjykatĂ« me akuza pĂ«r sulm.

PARIS (FrancĂ«) – MeshĂ« nĂ« nderim tĂ« Brigitte Bardot.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – DĂ«gjim nĂ« senatin amerikan i sekretarit tĂ« Shtetit, Marco Rubio mbi operacionin pĂ«r kapjen e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro.

ORLANDO (Shtetet e Bashkuara) – 40-vjetori i shpĂ«rthimit tĂ« anijes kozmike ”Challenger”.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Takim Ministror i KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r GazĂ«n.

PANAMA (Panama) – Forumi i BankĂ«s pĂ«r Zhvillim tĂ« AmerikĂ«s Latine dhe Karaibeve (CAF) me pjesĂ«marrjen e presidentit brazilian, Lula.

EVROPA – Futboll – Liga e KampionĂ«ve – Faza e grupeve – Dita e fundit e ndeshjeve./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 28.01.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump njofton qetĂ«sim tĂ« situatĂ«s nĂ« Minesota pas vrasjes sĂ« dy protestuesve

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot njĂ« qetĂ«sim tĂ« lehtĂ« tĂ« situatĂ«s nĂ« Minesota, pas vdekjes sĂ« dy protestuesve nĂ« Minneapolis brenda disa javĂ«sh nga njĂ«ri-tjetri, tĂ« vrarĂ« nga agjentĂ« federalĂ« gjatĂ« operacioneve policore kundĂ«r imigracionit.

“Do tĂ« kemi njĂ« qetĂ«sim tĂ« lehtĂ« tĂ« situatĂ«s”, tha presidenti amerikan nĂ« njĂ« intervistĂ« me Fox News gjatĂ« njĂ« udhĂ«timi nĂ« Iowa.

“Nuk Ă«shtĂ« njĂ« tĂ«rheqje, Ă«shtĂ« njĂ« ndryshim i vogĂ«l”, theksoi ai./ a.jor.

The post SHBA – Trump njofton qetĂ«sim tĂ« situatĂ«s nĂ« Minesota pas vrasjes sĂ« dy protestuesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEDIA – EANA: Mbrojtje mĂ« tĂ« fortĂ« ekosistemit evropian tĂ« medias

TIRANË, 27 janar /ATSH-EANA/ – Me rastin e Forumit Ekonomik BotĂ«ror tĂ« Davosit, Aleanca Evropiane e Agjencive tĂ« Lajmeve (EANA), rrjeti mbarĂ«kontinental qĂ« bashkon 33 agjencitĂ« kryesore evropiane tĂ« lajmeve dhe ku Agjencia Telegrafike Shqiptare Ă«shtĂ« anĂ«tare me tĂ« drejta tĂ« plota, thekson rolin jetĂ«sor tĂ« medieve nĂ« mbrojtjen e ekosistemit demokratik tĂ« EvropĂ«s.

Sipas EANA-s, 33 agjencitë anëtare të lajmeve shpërndajnë më shumë se 100 000 artikuj lajmesh të shkruar çdo vit dhe shumë herë më shumë përmbajtje multimediale, në çdo cep të Evropës dhe të botës.

Duke ofruar raportim tĂ« saktĂ« dhe nĂ« kohĂ«, agjencitĂ« e lajmeve mbĂ«shtesin themelet e shoqĂ«rive demokratike nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n – njĂ« shtyllĂ« gjithnjĂ« e mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« kontekstin gjeopolitik global aktualisht tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m.

Edhe pse anëtarët e EANA synojnë standardet më të larta të lirisë së shtypit dhe paanshmërisë, kushtet po bëhen gjithnjë e më të ashpra.

”EANA u kĂ«rkon qeverive, rregullatorĂ«ve, akademisĂ« dhe platformave digjitale tĂ« mbĂ«shtesin njĂ« mjedis ku agjencitĂ« e lajmeve dhe ekosistemi mĂ« i gjerĂ« i mediave tĂ« lajmeve mund tĂ« pĂ«rmbushin misionin e tyre tĂ« raportimit tĂ« pavarur. Kjo pĂ«rfshin njohjen e tĂ« drejtĂ«s sĂ« autorit dhe tĂ« drejtave tĂ« lidhura me tĂ« pĂ«r agjencitĂ« e lajmeve dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« krijuesit e pĂ«rmbajtjes, duke siguruar shpĂ«rblim tĂ« drejtĂ« pĂ«r krijimin dhe shpĂ«rndarjen e pĂ«rmbajtjes origjinale tĂ« lajmeve, mbrojtjen e fortĂ« tĂ« lirisĂ« sĂ« medias, duke pĂ«rfshirĂ« mbrojtje ligjore kundĂ«r frikĂ«simit, censurĂ«s dhe presionit tregtar dhe qasjen e pakundĂ«rshtueshme nĂ« informacionin publikisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nga sektori publik dhe ai privat”, thuhet nĂ« njoftimin e EANA-s.

“PĂ«rfundimet e Raportit Global tĂ« Rreziqeve tĂ« WEF pĂ«r vitin 2026 e vendosin dezinformimin nĂ« vendin e dytĂ« kur renditen rreziqet globale sipas ashpĂ«rsisĂ« nĂ« afat tĂ« shkurtĂ«r (dy vjet) dhe nĂ« vendin e katĂ«rt nĂ« afat tĂ« gjatĂ« (10 vjet). Edhe mĂ« shumĂ«, pĂ«rkufizohet si njĂ« rrezik teknologjik. Kjo tregon nevojĂ«n qĂ« EANA, si njĂ« rrjet i koordinuar nĂ« tĂ« gjithĂ« kontinentin, tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur rrjedhĂ«n e pĂ«rmbajtjes sĂ« lajmeve tĂ« pavarura dhe me cilĂ«si tĂ« lartĂ« qĂ« lejon vendimmarrjen demokratike tĂ« bazuar nĂ« fakte. Ajo qĂ« kĂ«rkojmĂ« kryesisht Ă«shtĂ« respekti pĂ«r tĂ« drejtĂ«n e autorit tĂ« punĂ«s sonĂ« – kjo mbĂ«shtet gazetarinĂ« cilĂ«sore qĂ« ofrojmĂ« nĂ« tĂ« gjitha cepat e EvropĂ«s. AgjencitĂ« evropiane tĂ« lajmeve janĂ« shtylla kurrizore e ekosistemit tĂ« informacionit tĂ« EvropĂ«s. Ne duhet tĂ« veprojmĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«tĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« madhe sociale qĂ« kemi”, thotĂ« sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i EANA-s, Alexandru Giboi.

“Nga perspektiva e njĂ« agjencie kombĂ«tare lajmesh, brishtĂ«sia e ekosistemit evropian tĂ« informacionit Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« e dukshme. Presioni teknologjik, konkurrenca asimetrike me platformat dhe mbrojtja e pamjaftueshme e pĂ«rmbajtjes origjinale tĂ« lajmeve ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« aftĂ«sinĂ« e agjencive pĂ«r tĂ« ofruar informacion tĂ« verifikuar dhe tĂ« paanshĂ«m. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, roli i EANA-s Ă«shtĂ« kritik. Politikat mbi inteligjencĂ«n artificiale, tĂ« drejtĂ«n e autorit dhe lirinĂ« e medias duhet tĂ« formĂ«sohen me agjencitĂ« e lajmeve nĂ« tryezĂ«, jo nĂ« mungesĂ« tĂ« tyre”, thotĂ« anĂ«tarja e Bordit tĂ« EANA-s dhe drejtoresha e pĂ«rgjithshme e agjencisĂ« rumune tĂ« lajmeve, Agerpres, Claudia Nicolau.

EANA fton qeveritë, ligjvënësit, kompanitë e inteligjencës artificiale dhe platformat digjitale të mbështesin kompensimin e drejtë për përdorimin e përmbajtjes, aksesin e medias në informacion dhe forcimin e mbrojtjeve ligjore për aktivitetin gazetaresk, duke siguruar kështu që qytetarët të vazhdojnë të marrin lajme profesionale dhe të besueshme që janë thelbësore për votimin e informuar, angazhimin qytetar dhe kohezionin shoqëror./ a.jor.

The post MEDIA – EANA: Mbrojtje mĂ« tĂ« fortĂ« ekosistemit evropian tĂ« medias appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE financon 171 milionĂ« euro pĂ«r infrastrukturĂ«n dhe biznesin nĂ« katĂ«r vende tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor

BRUKSEL, 27 janar /ATSH/ – Komisioni Evropian ka njoftuar njĂ« mbĂ«shtetje prej 171 milionĂ« eurosh pĂ«r tĂ« nxitur zhvillimin e infrastrukturĂ«s dhe rritjen e sektorit privat nĂ« tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t e Ballkanit PerĂ«ndimor, sipas https://europeanwesternbalkans.com/.

Paketa e re e mbështetjes përfshin një paketë kontributesh investimi nga burime të ndryshme financimi të BE-së: kontribut nga Instrumenti për Ndihmë Paraanëtarësimi (IPA III) për një projekt në Bosnjë-Hercegovinë, kontribute nga donatorët bilateralë të Fondit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për një projekt në Mal të Zi dhe kontribute nga Instrumenti i Reformës dhe Rritjes (RGF) për projekte në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftoi Komisioni Evropian, 91,8 milionë euro janë ndarë për projekte infrastrukturore në katër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky financim pritet të mobilizojë 232 milionë euro në investime totale në shtatë projekte në sektorë prioritarë, duke përfshirë energjinë digjitale, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mjedisin.

Projektet kryesore përfshijnë shtrirjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri; përmirësimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut; ndërtimin dhe rinovimin me efikasitet energjetik të objekteve arsimore në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi; elektrifikimi i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë në Shqipëri, projekti i trajtimit të ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura në Bosnje- Hercegovinë.

Këto projekte do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor së bashku me institucionet financiare ndërkombëtare.

Përveç kësaj, 2,9 milionë euro janë ndarë për katër projekte asistence teknike në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë, që synojnë mbështetjen e investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, ujit, inovacionit dhe kërkimit.

Paketa përfshin gjithashtu 76,3 milionë euro në kontribute për programet që mbështesin sektorin privat./  a.jor.

The post BRUKSEL – BE financon 171 milionĂ« euro pĂ«r infrastrukturĂ«n dhe biznesin nĂ« katĂ«r vende tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUMANI – ShtatĂ« tifozĂ« tĂ« PAOK-ut humbin jetĂ«n nĂ« njĂ« aksident

ATHINË, 27 janar /ATSH-ANA/ – ShtatĂ« tifozĂ« tĂ« skuadrĂ«s greke tĂ« futbollit tĂ« PAOK-ut u konfirmuan sot tĂ« vdekur nga ambasada greke nĂ« Rumani, pas njĂ« aksidenti rrugor pranĂ« TimishoarĂ«s.

Pasagjerët udhëtonin me një furgon që po shkonte në Francë, i cili u përplas ballë për ballë në fshatin Lugojel, në rajonin Timis të Rumanisë.

PAOK-u do të luajë të enjten kundër francezëve të Lille, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se ishte “thellĂ«sisht i tronditur” kur dĂ«gjoi pĂ«r aksidentin tragjik qĂ« mori jetĂ«n e shtatĂ« tifozĂ«ve tĂ« PAOK-ut nĂ« Rumani.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, kryeministri tha se “jam thellĂ«sisht i tronditur qĂ« u informova pĂ«r aksidentin tragjik nĂ« Rumani qĂ« mori jetĂ«n e shtatĂ« tĂ« rinjve grekĂ«. Qeveria greke dhe ambasada jonĂ« janĂ« nĂ« bashkĂ«punim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me autoritetet lokale, duke ofruar çdo mbĂ«shtetje tĂ« mundshme”.

“NĂ« momente tĂ« tilla tĂ« vĂ«shtira, sĂ« bashku me tĂ« gjithĂ« grekĂ«t, shpreh ngushĂ«llimet e mia mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r tĂ« afĂ«rmit e viktimave dhe familjen PAOK”, shtoi ai./ a.jor.

The post RUMANI – ShtatĂ« tifozĂ« tĂ« PAOK-ut humbin jetĂ«n nĂ« njĂ« aksident appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Epilogu i pengut tĂ« fundit izraelit lejon pĂ«rparimin e planit Trump

JERUZALEM, 27 janar /ATSH-AFP/ – MĂ« nĂ« fund mund tĂ« themi se nuk ka mĂ« pengje nĂ« Gaza.

Izraeli riatdhesoi dje trupin e Ran Gvilit, të fundit prej tyre, duke shënuar fundin e luftës së gjatë të familjeve në një shoqëri të traumatizuar nga sulmi i 7 tetorit 2023.

Ky epilog duhet tĂ« lejojĂ« pĂ«rparimin nĂ« planin e Donald Trump pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« Territoret Palestineze dhe nĂ« veçanti rihapjen e pikĂ«s kufitare tĂ« Rafahut me Egjiptin, dalja e vetme nga Rripi i GazĂ«s pa kaluar nĂ«pĂ«r Izrael.

“Jemi nĂ« prag tĂ« fazĂ«s tjetĂ«r tĂ« planit amerikan”, deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu.

”Por, faza tjetĂ«r nuk Ă«shtĂ« rindĂ«rtimi, ajo konsiston nĂ« çarmatosjen e Hamasit dhe demilitarizimin e GazĂ«s”, shtoi ai.

Ushtria kishte treguar më parë se, pas procesit të identifikimit, kishte informuar familjen e pengut Ran Gvili se i dashuri i tyre ishte identifikuar zyrtarisht dhe ishte riatdhesuar për varrim.

Netanyahu e pĂ«rshĂ«ndeti atĂ« si “njĂ« arritje tĂ« jashtĂ«zakonshme pĂ«r shtetin e Izraelit”.

“Ne i kthyem tĂ« gjithĂ«, deri te pengu i fundit”, i tha ai parlamentit.

”Qeveria e ka pĂ«rmbushur misionin e saj moral”, pohoi ai, ndĂ«rsa ushtria mburrej se e kishte mbajtur premtimin e saj “pĂ«r tĂ« mos braktisur kurrĂ« askĂ«nd”.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« periudhĂ« qĂ« po i vjen fundi”, reagoi Orna Cheled, njĂ« banore 70-vjeçare e Tel Avivit, e cila tha se ishte “shumĂ« e prekur”.

“Por, nuk mendoj se situata Ă«shtĂ« zgjidhur, se ka mbaruar vĂ«rtet
 nĂ« fund, ne thjesht duam tĂ« jetojmĂ« nĂ« paqe”, shtoi ajo.

“Ndihet si njĂ« lloj mbylljeje. ËshtĂ« shumĂ« prekĂ«se”, tha Rebecca Geller, 46 vjeç, njĂ« ish-punonjĂ«se e Forumit tĂ« Familjeve, shoqata kryesore izraelite pĂ«r tĂ« afĂ«rmit e robĂ«rve.

Ndërkohë, nëntë të burgosur palestinezë u liruan nga Izraeli dhe u shtruan në spital në Gaza, sipas Spitalit të Martirëve Al-Aksa në Deir el-Balah (Gaza qendrore).

– Fundi i luftĂ«s –

Gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, 251 persona, përfshirë 44 të vdekur, u rrëmbyen si pengje.

Nga 207 pengjet e marra gjallë, 41 vdiqën ose u vranë në robëri.

Ran Gvili, njĂ« oficer policie, u vra nĂ« aksion nĂ« moshĂ«n 24 vjeç, ndĂ«rsa mbronte kibucin ”Alumim”.

Deri më tani, vetëm trupi i tij nuk ishte kthyer në Izrael si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi në Gaza nën presionin amerikan më 10 tetor.

“Me kthimin e (Ran) Gvilit, njĂ« hero qĂ« dha jetĂ«n e tij pĂ«r tĂ« mbrojtur komunitetin e tij, mĂ« nĂ« fund mund tĂ« themi: nuk ka mĂ« pengje nĂ« Gaza”, shkroi Forumi i Familjeve.

“Ajo qĂ« filloi si njĂ« tronditje e paimagjinueshme u bĂ« njĂ« nga betejat mĂ« tĂ« vendosura qytetare, morale dhe njerĂ«zore nĂ« histori”, shtoi ai, njĂ« luftĂ« qĂ« tani “ka mbaruar”.

Kanalet televizive transmetuan vazhdimisht imazhe të arkivolit të Ran Gvilit, të mbështjellë me një flamur izraelit dhe të rrethuar nga ushtarë.

“Duhet t’i shihni nderimet qĂ« po ju bĂ«hen kĂ«tu. E gjithĂ« forca policore Ă«shtĂ« me ju, e gjithĂ« ushtria
 i gjithĂ« kombi
 Jam krenar pĂ«r ju, biri im”, deklaroi babai i tij gjatĂ« njĂ« shĂ«rbimi pĂ«rkujtimor.

Të dielën, forcat izraelite nisën një kërkim në një varrezë në Gazën veriore.

Hamasi kishte deklaruar mĂ« parĂ« se u kishte ofruar ndĂ«rmjetĂ«sve nĂ« konflikt “tĂ« gjitha detajet dhe informacionin” qĂ« zotĂ«ronte nĂ« lidhje me vendndodhjen e trupit. Ai pohoi se zbulimi konfirmoi “angazhimin” e tij ndaj armĂ«pushimit.

– UdhĂ«timi Ă«shtĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr –

Kthimi i këtij pengu të fundit hap rrugën për rihapjen e Rafahut, një pikë kalimi thelbësor për shpërndarjen e ndihmës humanitare.

Kjo rihapje Ă«shtĂ« kĂ«rkuar prej kohĂ«sh nga Kombet e Bashkuara dhe komuniteti humanitar, por Izraeli tashmĂ« ka specifikuar se do tĂ« jetĂ« “e kufizuar” pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t dhe do t’i nĂ«nshtrohet “njĂ« mekanizmi gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s inspektimi izraelit”.

Në terren, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit çdo ditë, situata humanitare mbetet e tmerrshme për afërsisht 2,2 milionë palestinezë.

“Bota nuk interesohet pĂ«r ne. PĂ«r ne, udhĂ«timi Ă«shtĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr pĂ«r t’u rikthyer nĂ« jetĂ«â€, thotĂ« Maha Youssef, 37 vjeç, e zhvendosur nĂ« Qytetin e GazĂ«s nga lufta.

“Edhe nĂ«se Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« financiarisht dhe ndoshta e paqĂ«ndrueshme, fĂ«mijĂ«t e mi mund tĂ« shohin se si Ă«shtĂ« jeta normale dhe ta pĂ«rjetojnĂ« atĂ«, dhe tĂ« paktĂ«n mund tĂ« shkojnĂ« nĂ« shkollĂ«â€, shton ajo.

Faza e dytë e planit Trump, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në nëntor, kërkon, përveç çarmatimit të Hamasit, tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite, e cila ende kontrollon më shumë se gjysmën e territorit, dhe vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi.

Sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i OKB-sĂ« pĂ«rshĂ«ndeti kthimin e Trupi i Ran Gvilit, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r “zbatim tĂ« plotĂ«â€ tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« armĂ«pushimit pas mĂ« shumĂ« se dy vitesh lufte./  a.jor.

The post KOMENT – Epilogu i pengut tĂ« fundit izraelit lejon pĂ«rparimin e planit Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 27.01.2026

NJU DELHI – Samiti BE-Indi.

TOKIO (Japoni) – Fillon fushata zgjedhore pĂ«r zgjedhjet parlamentare.

TOKIO (Japoni) – Dy pandat e vetme tĂ« JaponisĂ« nisen pĂ«r nĂ« KinĂ«.

PEKIN (KinĂ«) – Kryeministri finlandez Orpo takohet me presidentin kinez, Xi Jinping.

LISBONË (Portugali) – Debat televiziv midis dy kandidatĂ«ve nĂ« raundin e dytĂ« tĂ« zgjedhjeve presidenciale.

MOSKË (Rusi) – DiplomatĂ« perĂ«ndimorĂ« marrin pjesĂ« nĂ« ceremoninĂ« e DitĂ«s sĂ« PĂ«rkujtimit tĂ« Holokaustit.

BERLIN (Gjermani) – Dita NdĂ«rkombĂ«tare e PĂ«rkujtimit tĂ« Holokaustit

BRUKSEL (BelgjikĂ«) – Dita NdĂ«rkombĂ«tare e PĂ«rkujtimit tĂ« Holokaustit nĂ« Parlamentin Evropian.

BEOGRAD (Serbi) – Protesta e studentĂ«ve nĂ«n sloganin “Dituria Ă«shtĂ« fuqi”.

LONDËR (MbretĂ«ria e Bashkuar) – BetejĂ« ligjore pĂ«r fustanet e Amy Winehouse tĂ« shitura nga miqtĂ«.

VJENË (Austri) – KonferencĂ« pĂ«r shtyp nga Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e AustrisĂ« mbi rikthimi i shtetĂ«sisĂ« austriake pĂ«r pasardhĂ«sit e viktimave tĂ« nazizmit.

STRASBURG (FrancĂ«) – Presidentja moldave Maia Sandu i drejtohet AsamblesĂ« Parlamentare tĂ« KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s.

OAKLAND (Shtetet e Bashkuara) – Hapet gjyqi kundĂ«r Meta-s pĂ«r varĂ«si nga mediet sociale.

DES MOINES (Shtetet e Bashkuara) – VizitĂ« e presidentit Trump./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 27.01.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Starmer nĂ« KinĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« forcuar marrĂ«dhĂ«niet me Pekinin

LONDËR, 26 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Keir Starmer do tĂ« udhĂ«tojĂ« sot drejt KinĂ«s, nĂ« vizitĂ«n e parĂ« kryeministrore nĂ« tetĂ« vjet, konfirmoi zyra e tij.

“Starmer do tĂ« fluturojĂ« gjithashtu pĂ«r nĂ« Japoni kĂ«tĂ« javĂ«â€, tha zyra e tij nĂ« Downing Street.

Vizita shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjen e udhëheqësit të Partisë Laburiste për të ndërtuar ura me Pekinin pas një ngrirjeje në marrëdhëniet kino-britanike në vitet e fundit të qeverisë së mëparshme konservatore.

Kjo vjen pasi planet kontroverse për të ndërtuar një ambasadë të re gjigante kineze në Londër u miratuan nga qeveria e Starmer javën e kaluar.

Starmer do të shoqërohet nga udhëheqës biznesi, ndërsa ai kërkon të përmirësojë marrëdhëniet tregtare me superfuqinë në këtë udhëtim, i cili është i pari i një kryeministri britanik që nga vizita e Theresa May në vitin 2018.

Starmer përballet me presion nga vendi për të ngritur disa tema të vështira me udhëheqësin kinez Xi Jinping, përfshirë aktivitetin e spiunazhit të Kinës, trajtimin e pakicës ujgure dhe burgosjen e Jimmy Lai, një aktivist pro demokracisë në Hong Kong dhe shtetas britanik.

NjĂ« burim nga Downing Street tha se qeveria ishte e vendosur tĂ« ndiqte njĂ« qasje “tĂ« fortĂ« dhe tĂ« pjekur” ndaj marrĂ«dhĂ«nies sĂ« saj me Pekinin qĂ« “i vĂ« familjet britanike nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«â€.

Ai shtoi se “tĂ« fusim kokĂ«n nĂ« rĂ«rĂ« dhe tĂ« pretendojmĂ« se Kina nuk ka rĂ«ndĂ«si do tĂ« ishte e pamatur, duke e bĂ«rĂ« BritaninĂ« e Madhe mĂ« tĂ« varfĂ«r dhe mĂ« pak tĂ« sigurt”./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post BM – Starmer nĂ« KinĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« forcuar marrĂ«dhĂ«niet me Pekinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHËNIM – Merr fund saga e 251 pengjeve tĂ« rrĂ«mbyera nga Hamasi mĂ« 7 tetor 2023

TEL AVIV, 26 janar /ATSH-AFP/ – Me njoftimin e sotĂ«m pĂ«r riatdhesimin e eshtrave tĂ« Ran Gvilit nĂ« Izrael, asnjĂ« nga 251 pengjet e rrĂ«mbyera mĂ« shumĂ« se dy vjet mĂ« parĂ« nuk mbahet aktualisht nĂ« Rripin e GazĂ«s.

Shumica – 207 prej tyre – ishin rrĂ«mbyer tĂ« gjallĂ« gjatĂ« sulmit tĂ« paprecedentĂ« tĂ« nisur nga lĂ«vizja islamike palestineze Hamas nĂ« Izrael mĂ« 7 tetor 2023.

Nga këta, 166 mbijetuan dhe 41 vdiqën në robëri, përfshirë tre që u vranë gabimisht nga ushtria izraelite në dhjetor 2023.

Ndërsa muajt kalonin, u zbulua se 44 pengjet e mbetura ishin vrarë më 7 tetor 2023 dhe ishin çuar në Rripin e Gazës.

Shumica dërrmuese e pengjeve (216), qofshin të vdekur apo të gjallë, ishin izraelitë, përfshirë rreth 100 me shtetësi të dyfishtë ose edhe të trefishtë.

Gjithashtu u rrëmbyen 31 fermerë tajlandezë, dy studentë nga Nepali dhe Tanzania, një punonjës shëndetësor filipinas dhe një shtetas franko-meksikan.

Lirimet dhe riatdhesimet u kryen kryesisht gjatë dy armëpushimeve në nëntor 2023 dhe janar-shkurt 2025, si dhe që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.

Pesë pengje të gjalla u liruan gjithashtu jashtë periudhave të armëpushimit nga Hamasi, ndërsa tetë individë të gjallë dhe 50 trupa u riatdhesuan gjatë operacioneve ushtarake izraelite.

– Dy fĂ«mijĂ« vdiqĂ«n nĂ« robĂ«ri –

Shumica e pengjeve (166) u kapĂ«n nĂ« kibuce pranĂ« kufirit me Rripin e GazĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« kibucin ”Nir Oz” (76) dhe kibucin ”Beeri” (34).

Dyzet e tre pengje u rrĂ«mbyen gjithashtu ndĂ«rsa pĂ«rpiqeshin tĂ« iknin nga festivali muzikor  ”Tribe of Nova”.

Ndërsa pengjet ishin kryesisht civilë, kishte edhe 25 ushtarë, shumica dërrmuese e të cilëve ishin të rinj që kryenin shërbimin e tyre ushtarak në bazat përreth Rripit të Gazës.

Pothuajse gjysma e këtyre ushtarëve (11) u morën tashmë të vdekur.

Pengu më i ri, Kfir Bibas, ishte një foshnjë tetë muajsh e gjysmë kur u rrëmbye së bashku me nënën dhe vëllain e tij katërvjeçar.

Të 36 të miturit e marrë peng u kthyen të gjallë, përveç vëllezërve Bibas, të cilët u riatdhesuan në arkivole në shkurt të vitit 2025.

Midis pengjeve të rritur, 71 ishin gra dhe 144 ishin burra.

Katër pengjet ishin më të moshuar se 85 vjeç në kohën e rrëmbimit të tyre.

Dy u kthyen të gjallë dhe dy vdiqën./  a.jor.

The post SHËNIM – Merr fund saga e 251 pengjeve tĂ« rrĂ«mbyera nga Hamasi mĂ« 7 tetor 2023 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BOTËRORI 2026 – Qeveria nuk do tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« njĂ« bojkot tĂ« mundshĂ«m tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nga kombĂ«tarja gjermane

BERLIN, 26 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane nuk do tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« njĂ« debat rreth njĂ« bojkoti tĂ« mundshĂ«m tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nĂ« futboll, qĂ« do tĂ« zhvillohet kĂ«tĂ« verĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara, MeksikĂ« dhe Kanada, tha ministrja e Shtetit pĂ«r Sportin, Christiane Schenderlein.

“Vendimet pĂ«r pjesĂ«marrjen ose bojkotimin e ngjarjeve tĂ« mĂ«dha sportive janĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e vetme e shoqatave pĂ«rkatĂ«se sportive, jo e politikanĂ«ve”, tha Schenderlein nĂ« njĂ« deklaratĂ« qeveritare tĂ« hĂ«nĂ«n.

Ajo tha se vlerësimi varet nga federatat përkatëse, duke emëruar Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) dhe organin botëror qeverisës FIFA.

“Qeveria federale do ta pranojĂ« kĂ«tĂ« vlerĂ«sim”, tha ajo.

Një zëdhënës i qeverisë tha të hënën se nëse ekipi kombëtar gjerman ishte i përfshirë, nuk i takon qeverisë të vendosë për pjesëmarrjen e ekipit në gara.

Ka pasur konsiderata për bojkot në Gjermani dhe disa vende të tjera evropiane në lidhje me politikën e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në lidhje me Groenlandën dhe në frontin e brendshëm, me një të shtënë të dytë fatale në fundjavë nga oficerët e imigracionit amerikanë.

Eksperti i politikës së jashtme të demokratëve, Jurgen Hardt, kishte ngritur së fundmi çështjen e bojkotit nëse SHBA-të do të aneksonin Groenlandën.

Trump tha javën e kaluar se SHBA-të nuk do të përdornin forcë ushtarake.

Të shtënat në Minneapolis të shtunën nxitën komentet e zëdhënësit të hënën, pasi gazetarët e ngritën çështjen.

ZĂ«vendĂ«spresidenti i DFB-sĂ« dhe kryetari i ”St Pauli”, Oke Gottlich, bĂ«ri thirrje pĂ«r tĂ« paktĂ«n njĂ« debat mbi bojkotin javĂ«n e kaluar, duke i thĂ«nĂ« gazetĂ«s ”Hamburger Morgenpost” se ”pĂ«r mua koha ka ardhur patjetĂ«r”./  a.jor.

The post BOTËRORI 2026 – Qeveria nuk do tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« njĂ« bojkot tĂ« mundshĂ«m tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nga kombĂ«tarja gjermane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 26.01.2026

BRUKSEL (BelgjikĂ«) – Takim i ministrave tĂ« BE-sĂ«.

PEZINOK (Sllovaki) – Fillimi i rigjykimit tĂ« organizatorit tĂ« dyshuar tĂ« vrasjes sĂ« gazetarit sllovak, Jan Kuciak.

PARIS (FrancĂ«) – Gjykim i apelit pĂ«r katĂ«r persona tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« vrasjen e njĂ« mĂ«suesi.

LONDËR (MbretĂ«ria e Bashkuar) – 100 vjet mĂ« parĂ« lindi televizioni – ShpikĂ«si skocez John Baird jep demonstrimin e parĂ« publik.

VILVORDE (BelgjikĂ«) – Tranzicioni energjetik – Inaugurimi pranĂ« Brukselit i njĂ« prej parqeve mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« baterive nĂ« EvropĂ«, i menaxhuar nga firma franceze ”Engie”.

AMSTERDAM (HolandĂ«) – Meta apelon vendimin e gjykatĂ«s holandeze nĂ« lidhje me Instagram dhe Facebook.

MINNEAPOLIS (Shtetet e Bashkuara) – SeancĂ« dĂ«gjimore mbi kĂ«rkesĂ«n e MinesotĂ«s pĂ«r njĂ« urdhĂ«r tĂ« pĂ«rkohshĂ«m kufizues kundĂ«r operacionit tĂ« ICE nĂ« shtet.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Mbledhje e KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« mbi forcimin e multilateralizmit./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 26.01.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SINTEZË – ZemĂ«rim nga Franca nĂ« Australi, pas komenteve tĂ« Trump mbi Afganistanin

PARIS, 25 janar /ATSH-AFP/ – Australia iu bashkua zemĂ«rimit tĂ« shkaktuar nga komentet e Donald Trump, kur tha se aleatĂ«t e NATO-s kishin mbetur “shumĂ« larg vijave tĂ« frontit” nĂ« Afganistan, duke bĂ«rĂ« qĂ« presidenti amerikan tĂ« tĂ«rhiqej pjesĂ«risht nga komentet e tij.

PĂ«rballĂ« kĂ«saj krize tĂ« re, e cila shpĂ«rtheu pikĂ«risht kur tensionet mbi GroenlandĂ«n dukeshin se po lehtĂ«soheshin, Trump dukej se miratoi njĂ« ton pajtues duke lavdĂ«ruar rolin e ushtarĂ«ve britanikĂ«, pasi foli me kryeministrin Keir Starmer, i cili i kishte denoncuar komentet si “fyese”.

“UshtarĂ«t e mĂ«dhenj dhe SHUMË tĂ« guximshĂ«m tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« gjithmonĂ« me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s! NĂ« Afganistan, 457 vdiqĂ«n, shumĂ« u plagosĂ«n rĂ«ndĂ« dhe ata ishin ndĂ«r luftĂ«tarĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj. ËshtĂ« njĂ« lidhje shumĂ« e fortĂ« pĂ«r t’u thyer ndonjĂ«herĂ«â€, deklaroi Donald Trump nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social.

NĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« enjten me ”Fox News”, presidenti amerikan sulmoi vendet e tjera anĂ«tare tĂ« NATO-s gjatĂ« konfliktit 20-vjeçar nĂ« Afganistan, duke pretenduar se aleatĂ«t kishin “qĂ«ndruar shumĂ« larg vijave tĂ« frontit” dhe se Shtetet e Bashkuara “nuk kishin pasur kurrĂ« nevojĂ« pĂ«r to”.

Mbretëria e Bashkuar pësoi numrin e dytë më të lartë të viktimave në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara (2 400 vdekje).

Ndërsa kërkoi falje për rolin e ushtarëve britanikë, Donald Trump nuk tha asgjë për përfshirjen e ushtarëve nga vendet e tjera.

Pas vendeve evropiane, Australia, e cila nuk Ă«shtĂ« anĂ«tare e NATO-s, por mori pjesĂ« nĂ« koalicionin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« udhĂ«hequr nga SHBA-tĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«buar Al-KaedĂ«n nga fortesat e saj afgane pas sulmeve tĂ« 11 shtatorit 2001, gjithashtu i denoncoi kĂ«to vĂ«rejtje si “krejtĂ«sisht tĂ« papranueshme”.

Kryeministri Anthony Albanese vlerĂ«soi “guximin” e gati 40 000 trupave australiane tĂ« vendosura gjatĂ« dy dekadave (2001-2021).

“Ata ishin sigurisht nĂ« vijĂ«n e parĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur, sĂ« bashku me aleatĂ«t tanĂ« tĂ« tjerĂ«, demokracinĂ« dhe lirinĂ«, si dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat tona kombĂ«tare”, theksoi ai.

Franca, Danimarka, Italia dhe Polonia gjithashtu shprehën zemërimin e tyre.

“KĂ«to deklarata tĂ« papranueshme nuk kĂ«rkojnĂ« koment. Kreu i Shtetit dĂ«shiron t’u ofrojĂ« ngushĂ«llim familjeve tĂ« ushtarĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« dhe tĂ« pĂ«rsĂ«risĂ« mirĂ«njohjen dhe kujtimin me respekt tĂ« kombit”, tha njĂ« burim pranĂ« presidentit francez Emmanuel Macron.

Franca pati 89 vdekje në Afganistan midis viteve 2001 dhe 2014.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu “habinĂ«â€ e saj dhe kĂ«rkoi “respekt” pas deklaratave tĂ« zotit Trump, me tĂ« cilin ajo konsiderohet aleate.

Kryeministri polak Donald Tusk kujtoi pjesëmarrjen në një ceremoni lamtumire në vitin 2011 për pesë ushtarë polakë të vrarë në aksion në Afganistan.

“OficerĂ«t amerikanĂ« qĂ« mĂ« shoqĂ«ruan mĂ« thanĂ« se Amerika nuk do t’i harronte kurrĂ« heronjtĂ« polakĂ«. Ndoshta do t’ia kujtojnĂ« kĂ«tĂ« presidentit Trump”, shkroi ai nĂ« X.

NĂ« DanimarkĂ«, kryeministrja Mette Frederiksen e konsideroi “tĂ« padurueshme qĂ« presidenti amerikan po vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje angazhimin e ushtarĂ«ve aleatĂ« nĂ« Afganistan”.

Shoqata Daneze e VeteranĂ«ve tha se ishte “pa fjalĂ«â€ nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« vĂ«rejtjeve tĂ« Donald Trump.

Ajo po bën thirrje për një marshim të heshtur të shtunën, më 31 janar, në Kopenhagë për të protestuar kundër këtyre sulmeve.

Grindja e parĂ« midis dy vendeve erdhi nga komentet e bĂ«ra nga zĂ«vendĂ«spresidenti i SHBA-sĂ« JD Vance, i cili, gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« bazĂ«n amerikane nĂ« Pituffik nĂ« GrenlandĂ« nĂ« mars 2025, e quajti DanimarkĂ«n njĂ« “aleat tĂ« keq”.

“Kemi kaluar nga vĂ«rejtjet ofenduese nĂ« ato tĂ« pahijshme. Dhe tani ndiejmĂ« se Ă«shtĂ« njĂ« tradhti. Kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m e pavĂ«rtetĂ«, por Ă«shtĂ« padyshim diçka ndaj sĂ« cilĂ«s duhet tĂ« reagojmĂ« shumĂ«, shumĂ« me vendosmĂ«ri”, tha zĂ«vendĂ«spresidenti i shoqatĂ«s, Soren Knudsen.

Knudsen shërbeu në Afganistanin jugor në vitin 2006 dhe ishte zëvendëskomandant i një misioni të NATO-s në vitin 2012, i përbërë kryesisht nga trupa amerikane.

Sipas forcave të armatosura daneze, 44 ushtarë danezë kanë vdekur në Afganistan, 37 u vranë në aksion dhe shtatë të tjerë vdiqën nga sëmundje, aksidente ose lëndime të tjera./  a.jor.

The post SINTEZË – ZemĂ«rim nga Franca nĂ« Australi, pas komenteve tĂ« Trump mbi Afganistanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – JaponezĂ«t u japin lamtumirĂ«n dy pandave tĂ« vetme qĂ« kthehen nĂ« KinĂ«

TOKIO, 25 janar /ATSH-AFP/ – ShumĂ« admirues po u japin sot lamtumirĂ«n dy pandave jashtĂ«zakonisht tĂ« njohura nĂ« Kopshtin Zoologjik tĂ« Tokios, tĂ« cilat po pĂ«rgatiten tĂ« kthehen nĂ« KinĂ« duke e privuar arkipelagun nga kĂ«to kafshĂ« ikonike pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« gjysmĂ« shekulli.

TĂ« huazuara si pjesĂ« e programit “diplomacia e pandave” tĂ« KinĂ«s, kĂ«to kafshĂ« kanĂ« simbolizuar miqĂ«sinĂ« midis Pekinit dhe Tokios qĂ« nga normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« tyre diplomatike nĂ« vitin 1972.

Megjithatë, ky largim vjen mes tensioneve të larta diplomatike midis dy fuqive fqinje.

Japonia kishte vetĂ«m kĂ«to dy panda binjake – Lei Lei dhe Xiao Xiao – nĂ« Kopshtin Zoologjik tĂ« Tokios nĂ« distriktin Ueno.

Vizitorët e kopshtit zoologjik u prekën deri në lot ndërsa shikonin dy pandat duke ngrënë filiza bambuje.

Kthimi i papritur i pandave u njoftua muajin e kaluar pasi kryeministrja konservatore e  Japonisë, Sanae Takaichi, sugjeroi që Tokio mund të ndërmarrë veprime ushtarake në rast të një sulmi ndaj Tajvanit.

Kjo deklaratë provokoi zemërimin e Pekinit, i cili e pretendon ishullin si pjesë të territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar pushtimin e tij me forcë.

“Mendoj se tĂ« shohĂ«sh panda mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e urave me KinĂ«n. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse dua vĂ«rtet qĂ« ato tĂ« kthehen nĂ« Japoni”, tha Gen Takahashi, 39 vjeç, njĂ« banor i Tokios i cili vizitoi kopshtin zoologjik me gruan e tij dhe vajzĂ«n e tyre dyvjeçare.

Qeveria Metropolitane e Tokios, e cila menaxhon kopshtin zoologjik, kishte treguar më parë se dy kafshët ikonike do të ishin në ekspozim publike deri këtë të diel.

Dy pandat do të largohen me avion nga Japonia dy ditë më vonë dhe pritet të mbërrijnë më 28 janar në një strukturë në Kinë ku jeton motra e tyre e madhe, Xiang Xiang.

4 400 fituesit me fat të një lotarie online mundën të admironin me radhë pandat katërvjeçare, ndërsa të tjerë, të mbledhur pranë kopshtit zoologjik, shfaqnin me krenari veshje, çanta dhe lodra prej pelushi me temë pandash.

Mayuko Sumida udhĂ«toi pĂ«r disa orĂ« nga rajoni Aichi nĂ« JaponinĂ« qendrore me shpresĂ«n pĂ«r t’i parĂ« ato, edhe pse nuk fitoi lotarinĂ«.

“Jam plotĂ«sisht e magjepsur. Japonia do tĂ« mbetet pa asnjĂ« panda. ËshtĂ« mjaft e trishtueshme”, tha Mayuko./  a.jor.

The post SOFT NEWS – JaponezĂ«t u japin lamtumirĂ«n dy pandave tĂ« vetme qĂ« kthehen nĂ« KinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Sasi e konsiderueshme kokaine sekuestrohet nĂ« portin e Patras

PATRAS, 25 janar /ATSH-ANA/ – Sasi tĂ« mĂ«dha kokaine dhe kanabisi u sekuestruan nga oficerĂ«t e Autoritetit Qendror Portual tĂ« Patras pas njĂ« inspektimi tĂ« njĂ« kamioni, ndĂ«rsa dy burra, tĂ« moshĂ«s 49 dhe 41 vjeç, u arrestuan nĂ« lidhje me rastin.

Konkretisht, sipas Rojës Bregdetare, gjatë një inspektimi të një kamioni të drejtuar nga 49-vjeçari, i cili ishte shkarkuar në portin jugor të Patras nga një anije që vinte nga një port italian dhe pas një alarmi nga një qen zbulimi narkotikësh, oficerët zbuluan 20 pako plastike që përmbanin kokainë në kabinën e shoferit, me një peshë totale bruto prej 22 kilogramësh dhe 693 gramë.

Një inspektim i mëvonshëm i zonës së ngarkesës zbuloi 163 pako plastike me kanabis hidroponik të papërpunuar, me një peshë totale prej 133 kilogramësh dhe 669 gramë si dhe 20 pako plastike me kokainë me një peshë totale bruto prej 21 kilogramësh dhe 942 gramë.

Pas hetimeve të mëtejshme, 41-vjeçari u arrestua në zonën e Haidarit në Atikë, ku kishte mbërritur me makinë për të marrë një pjesë të lëndës narkotike.

Një kontroll në shtëpinë e 49-vjeçarit në Chalkoutsi, Atikë, zbuloi një armë zjarri, një thikë gjuetie me teh 25 centimetra, 13 pulla nga kompani të ndryshme greke dhe bullgare dhe një laptop.

Për më tepër, një kontroll në një dyqan në pronësi të 41-vjeçarit në Athinë zbuloi 5 700 euro në para të thata, 285 lira turke, një laptop, një telefon celular, tri karta SIM, një peshore precize dhe një regjistrues CCTV./ a.jor.

The post GREQI – Sasi e konsiderueshme kokaine sekuestrohet nĂ« portin e Patras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – ”Time Magazine”: Deri nĂ« 30 000 tĂ« vrarĂ« gjatĂ« trazirave

TEHERAN, 25 janar /ATSH-DPA/ – Numri i tĂ« vdekurve nga trazirat qĂ« tronditĂ«n Iranin pĂ«r javĂ« tĂ« tĂ«ra mund tĂ« kalojĂ« 30 000, tha ”Time Magazine”.

“Deri nĂ« 30 000 njerĂ«z mund tĂ« jenĂ« vrarĂ« nga forcat iraniane tĂ« sigurisĂ« vetĂ«m mĂ« 8 dhe 9 janar, kur vendi pa disa nga protestat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« valĂ«s aktuale”, raportoi sot media amerikane duke cituar dy zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« lokalĂ« tĂ« shĂ«ndetĂ«sisĂ«.

”NĂ« ato ditĂ«, numri i trupave tĂ« vdekur i mbingarkoi kapacitetet shtetĂ«rore pĂ«r t’i zhdukur ata”, thanĂ« zyrtarĂ«t, duke shtuar se autoriteteve iu mbaruan qeset e kufomave dhe nĂ« vend tĂ« ambulancave u pĂ«rdorĂ«n rimorkio.

Protestat shpërthyen në Iran në fund të dhjetorit mes një krize ekonomike në thellim dhe inflacioni në rritje, por shpejt evoluan në demonstrata politike kundër sistemit autoritar të Republikës Islamike.

Forcat e sigurisë së Iranit i kanë shtypur me dhunë trazirat, me raporte që tregojnë se mijëra njerëz janë vrarë.

Sipas agjencisë së lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran me seli në SHBA (HRANA), grupi ka konfirmuar 5 495 vdekje, përfshirë 5 149 protestues, ndërsa përpiqet të verifikojë 17 031 vrasje të dyshuara.

Thuhet se 7 403 persona të tjerë janë plagosur rëndë në shtypjen brutale nga forcat e sigurisë, ndërsa 40 887 u arrestuan.

Aktivistët kanë theksuar vazhdimisht se verifikimi i numrit të të vdekurve kërkon kohë, mes një ndërprerjeje të vazhdueshme të internetit të zbatuar nga autoritetet iraniane tre javë më parë.

Autoritetet e kanĂ« vendosur numrin zyrtar tĂ« tĂ« vdekurve nĂ« 3 117, me mbi 2 400 tĂ« vrarĂ« gjatĂ« “aktiviteteve terroriste”, sipas ambasadorit iranian nĂ« GjenevĂ«.

Teherani ka akuzuar armiqtë e tij të betuar, Izraelin dhe SHBA-në, se qëndrojnë pas protestave, duke i fajësuar ata për shumë të vdekur, por pa dhënë prova./ a.jor.

The post IRAN – ”Time Magazine”: Deri nĂ« 30 000 tĂ« vrarĂ« gjatĂ« trazirave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – StuhitĂ« lĂ«nĂ« pa energji elektrike 300 000 familje dhe zbrazin qindra supermarkete

UASHINGTON, 25 janar /ATSH-AFP-DPA/ – NjĂ« stuhi e madhe dimĂ«rore pĂ«rfshiu Shtetet e Bashkuara verilindore tĂ« dielĂ«n pasi solli reshje tĂ« dendura dĂ«bore nĂ« rajonet qendrore, duke kĂ«rcĂ«nuar miliona amerikanĂ« me ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« elektrike dhe ndĂ«rprerje tĂ« transportit pĂ«r shkak tĂ« temperaturave tĂ« ulĂ«ta.

Misisipi, Luiziana dhe Teksasi janë ndër shtetet më të prekura, me më shumë se 300 000 familje të prekura nga ndërprerjet e energjisë në të gjithë vendin, sipas faqes së internetit poweroutage.us.

ShumĂ« supermarkete u zbrazĂ«n nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« parashikimeve nga ShĂ«rbimi KombĂ«tar i Motit (NWS) qĂ« parashikonin reshje tĂ« dendura dĂ«bore dhe akumulim akulli me pasoja potencialisht “katastrofike lokale” nga fushat jugore deri nĂ« bregdetin e Atlantikut.

Në total, 20 shtete, si dhe kryeqyteti i SHBA-së, Uashington, D.C., shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

”PĂ«rafĂ«rsisht 14 000 fluturime pĂ«r nĂ« dhe nga Shtetet e Bashkuara u anuluan gjatĂ« fundjavĂ«s, dhe mijĂ«ra tĂ« tjera u vonuan”, sipas FlightAware.

Stuhia, e pĂ«rshkruar si “jashtĂ«zakonisht e pĂ«rhapur dhe e zgjatur” nga NWS, Ă«shtĂ« shkaktuar nga mbĂ«rritja e njĂ« mase ajrore arktike nga Kanadaja.

Në Nju Jork, ku temperaturat pritet të mbeten nën zero gjatë gjithë ditës dhe parashikohen deri në 30 centimetra borë për Central Park, kryetari i bashkisë Zohran Mamdani u bëri thirrje banorëve të shmangin të gjitha udhëtimet jothelbësore.

Një vendim do të merret sot në lidhje me një mbyllje të mundshme të shkollave të hënën.

Reshjet e borës u regjistruan të shtunën në Shtetet e Bashkuara qendrore, veçanërisht në Kansas, Oklahoma dhe Missouri, ku disa zona kishin 20 centimetra.

Dallas, një qytet jugor më i mësuar me temperatura të buta, pa termometrin të binte në minus 6°C.

Në Hjuston, strehimoret, përfshirë ato për të pastrehët, u hapën të shtunën pasdite në këtë qytet me gati 2,4 milionë banorë.

Ndërsa rrjeti elektrik i Teksasit përjetoi një ndërprerje të gjerë gjatë stuhisë së fundit të madhe dimërore në vitin 2021, autoritetet siguruan publikun për qëndrueshmërinë e tij këtë herë.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të shtunën se kishte miratuar deklaratat e emergjencës për 12 shtete në Jug dhe përgjatë Bregut Lindor, gjë që do të lejojë vendosjen më të shpejtë të burimeve nga FEMA, agjencia amerikane e menaxhimit të fatkeqësive.

“QĂ«ndroni tĂ« sigurt dhe qĂ«ndroni ngrohtĂ«!” presidenti amerikan bĂ«ri thirrje pĂ«rsĂ«ri nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social./  a.jor.

The post SHBA – StuhitĂ« lĂ«nĂ« pa energji elektrike 300 000 familje dhe zbrazin qindra supermarkete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Witkoff: Bisedime tĂ« tjera pĂ«r UkrainĂ«n nĂ« Abu Dabi

ABU DABI, 25 janar /ATSH-DPA/ – I dĂ«rguari i posaçëm i SHBA-sĂ«, Steve Witkoff tha se bisedimet qĂ« synojnĂ« t’i japin fund luftĂ«s sĂ« RusisĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s do tĂ« vazhdojnĂ« nĂ« Abu Dabi javĂ«n e ardhshme, pas negociatave tĂ« para tĂ« drejtpĂ«rdrejta midis dy palĂ«ve tĂ« premten dhe tĂ« shtunĂ«n.

“Bisedimet ishin shumĂ« konstruktive dhe u bĂ«nĂ« plane pĂ«r tĂ« vazhduar bisedat javĂ«n e ardhshme nĂ« Abu Dabi”, tha Witkoff nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n e mediave sociale X.

Negociatat synojnĂ« tĂ« gjejnĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s kundĂ«r UkrainĂ«s, tĂ« urdhĂ«ruar nga presidenti rus, Vladimir Putin pothuajse katĂ«r vjet mĂ« parĂ« nĂ« shkurt 2022.

Rusia po kĂ«rkon qĂ« Ukraina tĂ« lĂ«shojĂ« territor, tĂ« braktisĂ« shpresat e saj pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« NATO dhe tĂ« heqĂ« dorĂ« nga ushtria e saj e fuqishme nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i japĂ« fund dhunĂ«s.

Ukraina ka refuzuar të tërhiqet më tej nga zonat që ende nuk janë pushtuar nga forcat ushtarake ruse.

Duke vepruar si ndërmjetëse, SHBA-ja do që të bindë të dyja palët të bëjnë kompromis.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se negociatat trepalëshe ishin konstruktive dhe se u diskutuan shumë tema.

Ai tani pret raportin e detajuar nga delegacioni ukrainas pas kthimit të tyre.

Hapat e mëtejshëm do të vendosen në nivelin e udhëheqësve të vendit./ a.jor.

The post FOKUS – Witkoff: Bisedime tĂ« tjera pĂ«r UkrainĂ«n nĂ« Abu Dabi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Tensione nĂ« rritje nĂ« Mineapolis, pasi njĂ« qytetar vritet nga njĂ« oficer federal

UASHINGTON, 25 janar /ATSH-DPA/ – Tensionet u rritĂ«n mĂ« tej nĂ« Mineapolis, nĂ« shtetin amerikan tĂ« MinesotĂ«s, pasi njĂ« burrĂ« vdiq pasi u qĂ«llua nga njĂ« oficer federal nĂ« incidentin e dytĂ« tĂ« tillĂ« nĂ« qytet kĂ«tĂ« muaj.

Sekretarja e Departamentit tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ« (DHS), Kristi Noem tha nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp se oficerĂ«t e DHS tĂ« shtunĂ«n nĂ« mĂ«ngjes “po kryenin njĂ« operacion tĂ« synuar nĂ« Mineapolis kundĂ«r njĂ« tĂ« huaji tĂ« paligjshĂ«m” tĂ« kĂ«rkuar pĂ«r krime, pĂ«rfshirĂ« sulm tĂ« dhunshĂ«m, kur atyre iu afrua njĂ« person “me njĂ« pistoletĂ« gjysmautomatike 9,0 milimetra”.

Noem tha se njĂ«ri nga oficerĂ«t qĂ«lloi me armĂ« pasi individi “reagoi me dhunĂ«â€.

“Duke pasur frikĂ« pĂ«r jetĂ«n e tij dhe pĂ«r jetĂ«n e kolegĂ«ve tĂ« tyre oficerĂ« pĂ«rreth tij, njĂ« agjent qĂ«lloi nĂ« mĂ«nyrĂ« mbrojtĂ«se. MjekĂ«t ishin menjĂ«herĂ« nĂ« vendngjarje dhe u pĂ«rpoqĂ«n t’i jepnin ndihmĂ« mjekĂ«sore subjektit, por ai u shpall i vdekur nĂ« vendngjarje”, tha Noem, ndĂ«rsa njĂ« foto e armĂ«s u shfaq nĂ« njĂ« ekran pranĂ« saj.

Sekretarja e DHS-së theksoi se burri mbante gjithashtu municion shtesë dhe nuk kishte me vete një dokument identifikimi.

“Kjo duket si njĂ« situatĂ« ku njĂ« individ mbĂ«rriti nĂ« vendngjarje pĂ«r t’u shkaktuar dĂ«me maksimale individĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« vrarĂ« forcat e rendit”, tha ajo.

Shefi i Policisë së Mineapolis e kundërshtoi këtë rrëfim dhe tha se personi vdiq pak më vonë në një spital.

Shefi i policisë shtoi se individi ishte një 37-vjeçar, shtetas i bardhë mashkull i Mineapolis, i cili me sa duket ishte shtetas amerikan.

”New York Times” raportoi, duke cituar dĂ«shmitarĂ« okularĂ«, se tĂ« paktĂ«n 300 demonstrues u mblodhĂ«n nĂ« vendin e incidentit nĂ« Mineapolis brenda njĂ« periudhe tĂ« shkurtĂ«r kohore.

Oficerët thuhet se përdorën gjithashtu gaz lotsjellës dhe sprej me piper.

Pas të shtënave fatale gjatë operacionit federal në Minneapolis, presidenti i SHBA-së Donald Trump sulmoi kryetarin e bashkisë së qytetit dhe guvernatorin e shtetit të Minesotës.

“Kryetari i bashkisĂ« dhe guvernatori po nxisin kryengritje me retorikĂ«n e tyre pompoze, tĂ« rrezikshme dhe arrogante!” shkroi Trump nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social.

Guvernatori i Minesotës Tim Walz, një demokrat, i kërkoi Trumpit në një konferencë për shtyp të tërhiqte forcat federale nga shteti.

“Largojeni kĂ«tĂ« forcĂ« nga Minesota, ata po mbjellin kaos dhe dhunĂ«â€, tha ai.

Kryetari i bashkisë së Mineapolis, Jacob Frey, gjithashtu demokrat, postoi në X.

“Sa njerĂ«z tĂ« tjerĂ« duhet tĂ« vdesin ose tĂ« qĂ«llohen para se kjo tĂ« mbarojĂ«? Presidenti Trump, po ju bĂ«j thirrje qĂ« ta vini popullin amerikan dhe kĂ«tĂ« qytet amerikan nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« dhe ta largoni ICE-n”, shkroi ai.

Më herët në janar, një oficer nga Zbatimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE) qëlloi një grua 37-vjeçare në makinën e saj në Minneapolis.

Rasti shkaktoi zemërim dhe protesta të mëdha.

Administrata republikane amerikane e përshkroi veprimin si vetëmbrojtje, ndërsa demokratët e opozitës dhe demonstruesit folën për forcë të tepërt dhe mungesë transparence në hetim./  a.jor.

 

The post SHBA – Tensione nĂ« rritje nĂ« Mineapolis, pasi njĂ« qytetar vritet nga njĂ« oficer federal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌