BRUKSEL â Marta Kos: Vota e parlamentit serb pĂ«r kufizimin e pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjyqĂ«sorit hap pas nĂ« rrugĂ«n drejt BE-sĂ«
BRUKSEL, 28 janar /ATSH/ â Vota e Parlamentit tĂ« SerbisĂ« pĂ«r tĂ« kufizuar pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit Ă«shtĂ« njĂ« hap serioz prapa nĂ« rrugĂ«n e SerbisĂ« drejt BE-sĂ«, tha sot nĂ« X eurokomisionerja pĂ«r Zgjerimin, Marta Kos.
âNĂ« njĂ« kohĂ« progresi tĂ« madh pĂ«r zgjerimin, kur Mali i Zi dhe ShqipĂ«ria po ecin me shpejtĂ«si, Serbia rrezikon tĂ« marrĂ« drejtimin e kundĂ«rtâ, theksoi ajo.
âKjo nuk Ă«shtĂ« ajo qĂ« duamâ, pĂ«rfundon Kos.
Parlamenti i Serbisë ka miratuar një paketë ndryshimesh ligjore për reformimin e sistemit gjyqësor, një hap i mbështetur nga qeveria nacionaliste e djathtë, por i kritikuar ashpër nga kundërshtarët si një goditje ndaj pavarësisë së drejtësisë.
Agjencia e lajmeve Beta raportoi sot se 138 deputetë votuan pro paketës ligjore, ndërsa 37 kundër.
Ligjet e ndryshuara i japin presidentit Aleksandar Vuçiç, të cilin kritikët e përshkruajnë si gjithnjë e më autoritar, mundësi më të mëdha për të ndërhyrë në punët e prokurorisë publike dhe të gjyqësorit.
Mes institucioneve të prekura nga reformat është edhe Prokuroria Speciale për Krimin e Organizuar (TOK).
Në dhjetor, kjo prokurori ngriti aktakuzë ndaj ministrit të Kulturës dhe njëherazi bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiçit, Nikola Selakoviç.
Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të siguruar heqjen e statusit të mbrojtur të një ndërtese në Beograd.
Bëhet fjalë për ish-selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, e cila u dëmtua rëndë nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999, dhe për të cilën kishte shfaqur interes dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Jared Kushner.
Megjithatë, Kushner u tërhoq nga projekti pasi Selakoviç u padit.
Në atë kohë, Vuçiç sulmoi ashpër TOK-un dhe e kërcënoi atë me masa të papërcaktuara.
Legjislacioni i miratuar së fundmi u paraqit si nismë individuale nga deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ugljesha Mrdiç, gjë që lejoi kalimin e tij të përshpejtuar në parlament.
Kjo procedurĂ« e shpejtĂ« i privoi KĂ«shillin e LartĂ« GjyqĂ«sor dhe KĂ«shillin e LartĂ« tĂ« ProkurorisĂ«, dy organe tĂ« specializuara tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« â nga mundĂ«sia pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« opinionet e tyre mbi reformat.
Mrdiç argumentoi se ligjet e reja do tâi bĂ«jnĂ« procedurat ligjore mĂ« efikase dhe do tâia rikthejnĂ« shtetit dhe popullit njĂ« drejtĂ«si tĂ« rrĂ«mbyer.
Kritikët, nga ana tjetër, i shohin këto reforma si një hap tjetër larg objektivit të deklaruar të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Serbia ka nisur negociatat e anëtarësimit që në vitin 2014, por përparimi ka ngecur prej vitesh.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladan Petrov, e cilësoi procesin e përshpejtuar si një gabim.
âĂdokush qĂ« ngrihet nĂ« mbrojtje tĂ« ligjit dhe drejtĂ«sisĂ« duhet tĂ« peshojĂ« me kujdes çdo hapâ, tha ai nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r televizionin proqeveritar âPinkâ.
Gjykata Kushtetuese përgjithësisht shihet si e bindur ndaj udhëheqjes së Vuçiçit./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post BRUKSEL â Marta Kos: Vota e parlamentit serb pĂ«r kufizimin e pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjyqĂ«sorit hap pas nĂ« rrugĂ«n drejt BE-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.