Zona e njohur si “Pushimi i Ragës” në Elbasan, e ndodhur mes fshatrave Balëz dhe Letan, në rrugën që të çon drejt liqeneve të Funarit, është mbuluar nga mbeturinat. Sipas informacioneve, situata paraqitet alarmante, ku natyra dhe përroi që kalon pranë zonës janë ndotur rëndë, duke e kthyer këtë vend pushimi në një vatër ndotjeje. […]
Ndotja që po i bëhet lumit Drino, sidomos gjatë stinës së reshjeve ku shtohen prurjet, konsiderohet një problem serioz nga ambientalistët.
Lavdi Hasani, pedagog dhe specialist thotë se hedhja pa kriter e mbetjeve rrezikon shkatërrimin e florës dhe faunës, edhe në lumin Vjosë, aty ku derdhet Drino, që përshkon të gjithë luginën me të njëjtin emër në Gjirokastër
Sipas tij është e domosdoshme monitorimi I vazhdueshëm I faktorëve që kthehen në ndotës pasi rrezikohet edhe shëndeti I qytetarëve që konsumojnë produktet e ofruara nga peshkatarët.
Lumi Vjosa është edhe lumi I fundit I egër në Europë ndaj edhe vëmendja për mbrojtjen e vlerave të tij duhet të jenë maksimale nga agjensitë përgjegjëse që operojnë në jug të vendit.
Liqeni artificial i Badocit, burim uji për një pjesë të Prishtinës dhe Graçanicës, është mbushur me mbeturina, duke përfshirë shishe plastike dhe gjësende të tjera që pluskojnë mbi sipërfaqen e tij.
Për shkak të turbullirës së ujit, autoritetet shëndetësore kanë këshilluar që nga 13 janari që qytetarët të mos e konsumojnë ujin e këtij liqeni, shkruan REL.
Mbeturinat janë të dukshme jo vetëm në brigjet e liqenit, por edhe në ujë, pranë pendës së tij, e cila ka një lartësi prej 45 metrash.
Badoci është një nga pesë liqenet artificiale në Kosovë dhe shërben si burim uji për komunitetet përreth, duke e bërë situatën shqetësuese për qytetarët dhe autoritetet lokale.
Futbollisti i talentuar Endrit Morina, është bërë shpejtë me skuadër të re pas përfundimit të bashkëpunimit të tij me Dritën.
Sot (e premte) gjatë ditës, klubi gjilanas kishte bërë me dije se kanë ndërperë bashkëpunimin me Morinën, i cili ishte bërë pjesë e tyre nga Feronikeli ’74.
Sidoqoftë, ai nuk është vonuar për të gjetur një ambient të ri dhe tashmë ka gjetur ‘folenë’ e re.
Sipas burimeve të Telegrafit, Morina ka arritur marrëveshje me Prishtinën e Re dhe pritet që aty ta vazhdojë karrierën.
Prishtina e Re së fundmi ka ndarë rrugët me disa futbollistë dhe tashëm Morina pritet të jetë goditja e tyre e janarit.
24-vjeçari më parë ka luajtur edhe në Zvicër, ku ka veshur fanellat e Xamax dhe Biel-Bienne
Pas 19 xhirove të zhvilluara deri më tani në elitën e futbollit kosovar, Prishtina e Re renditet e fundit me 15 pikë të grumbulluara./Telegrafi/
Pas përfundimit të aventurës së saj në Big Brother VIP Kosova 4, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut, këtë herë përmes disa fotografive të reja që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Imazhet, të realizuara në mënyrë profesionale, e shfaqin Fjollën në një formë krejt tjetër nga ajo që publiku pa gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend.
Në fotografitë e publikuara, Fjolla duket mjaft e freskët dhe elegante, e veshur me një kostum të zi me dekolte të hapur, ndërsa flokët i ka të mbledhura, duke i dhënë një pamje të sofistikuar dhe moderne.
Foto: Fjolla Morina/Instagram
E buzëqeshur dhe plot vetëbesim, ajo përcjell qetësi dhe siguri, duke lënë të kuptohet se po kalon ditë të mira pas largimit nga formati.
Përmes këtyre imazheve, Fjolla duket se ka dashur t’u tregojë fansave se është në një gjendje emocionale të balancuar dhe larg tensioneve që e shoqëruan gjatë eksperiencës së saj në Big Brother VIP Kosova 4.
Foto: Fjolla Morina/Instagram
Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, me ndjekësit që e kanë komplimentuar për paraqitjen dhe për energjinë pozitive që përcjell.
Foto: Fjolla Morina/Instagram
Kujtojmë se këngëtarja vendosi të tërhiqej vetë nga gara në Big Brother VIP Kosova 4, për shkak të presionit të madh psikologjik dhe situatave të vështira që u krijuan gjatë ditëve të fundit të qëndrimit të saj në shtëpi, përfshirë edhe sjelljet e ashpra që u komentuan gjerësisht. /Telegrafi/
Sipërmarrësi i njohur Fisnik Syla ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në ABC News Kosova, ku ka folur hapur për ftesën që ka marrë nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar se ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij formati.
Ai ka treguar se edhe pse i është ofruar mundësia për të qenë pjesë e spektaklit, qoftë edhe përmes një video-thirrjeje, nuk e ka parë kurrë veten në një reality show të tillë.
“Po kam marrë ftesë për të qenë aty edhe për të bërë së paku një video-call apo ka ta di unë, por me të thënë të drejtën nuk jam fare i interesuar në atë lloj formati, as kurrë nuk do të jem.
Andaj i kam refuzuar të gjitha sepse në radhë të parë i kam dy fëmijë, kam familjen, kam biznesin dhe besoj se nuk ia vlen të lësh jetën dhe të futesh në atë lloj formati”, ka deklaruar Syla për ABC News, duke theksuar se prioritetet e tij janë larg kamerave dhe ekspozimit të tepruar publik.
Fisnik Syla është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pikërisht për shkak të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ku në shtëpinë më të famshme të vendit hyri ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Fjolla Morina. Prania e saj në format ngjalli interes të madh, jo vetëm për shkak të figurës së saj publike, por edhe për lidhjen e kaluar me Sylën, çka i dha spektaklit një dimension shtesë kurioziteti.
Megjithatë, rrugëtimi i Fjollës në Big Brother VIP Kosova nuk zgjati shumë, pasi ajo dha dorëheqje nga gara, një veprim që u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe media. /Telegrafi/
Gjatë ditës së djeshme (e enjte), 8 janar 2026, është publikuar dokumentari me titull "Historia e futsallit kosovar - sporti që për 15 vite po prek majat", i cili është promovuar me anë të një kokteji në 'HaPiTe Space' dhe ka si autor gazetarin e sportit Shkumbin Pireva, të mbështetur finaciarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Dokumentari “Historia e futsallit kosovar – sporti që për 15 vite po prek majat” sjell një rrëfim autentik për rrugëtimin e këtij sporti në Kosovë. Nga vitet e hershme, kur futbolli i vogël luhej nëpër lagje, qytete e fshatra, deri te hapat e parë drejt organizimit zyrtar.
Pjesë e dokumentarit janë figurat më eminente që kontribuuan në ndërtimin dhe zhvillimin e futsallit kosovar, teksa tregohet procesi i themelimit të Ligës së Futsallit dhe sfidat e para institucionale.
Huar Morina, Suad Keçi, Faik Fazliu, Arian Henci, Abaz Beqa, Bledion Bryma, Xhemajl Beqiri, Ramadan Alaj, Agon Ramadani, Rasim Gimolli dhe Hysni Gjinovci, janë njerëzit që me prononcimet e tyre kanë pasuruar këtë dokumentar, duke treguar historitë e nisjes dhe suksesit të futsallit deri në ditët e sotme.
Në këtë dokumentar, një kapitull i veçantë i kushtohet paraqitjes në garat evropiane të ekipeve kosovare dhe ekipit kombëtar të Kosovës, si dhe rritjes së vazhdueshme të nivelit konkurrues.
Një histori përkushtimi, pasioni dhe suksesi, që dëshmon se futsalli kosovar ka prekur majat brenda vetëm 15 vitesh, teksa tani po kërkon nivele edhe më të larta.
Autor i dokumentarit është gazetari i sportit, Shkumbin Pireva, ndërsa kamera dhe montazhi janë kryer nga Pjetër Monreca.
Ky dokumentar është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/
Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë publikisht pas largimit të saj të papritur dhe shumë të komentuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.
Fjolla dha dorëheqjen nga spektakli të hënën, duke vendosur të largohet për shkak të presionit të madh psikologjik që, sipas saj, kishte ndjerë në raport me disa prej banorëve brenda shtëpisë.
Pas zhurmës së madhe të krijuar në publik dhe në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, këngëtarja ka zgjedhur të thyejë heshtjen me një reagim të veçantë në InstaStory.
Ajo publikoi një fotografi të pazakontë dhe ironike, ku shfaqet në tualetin e meshkujve, duke improvizuar sikur po urinonte, një imazh që u interpretua nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë dhe provokues ndaj situatave që kishte kaluar.
Në mbishkrimin e fotografisë, Fjolla Morina shkroi shkurt, por me domethënie: “Ju dua ata që më mbështetën… Faleminderit”.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot emërimet e dy drejtuesve të rinj në kabinetin komunal.
“Emërova sot Adem Morinën në pozitën e Drejtorit të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, ndërsa Sencar Karamuçon Drejtor të Kadastrës dhe Gjeodezisë”, tha kryetari Totaj në postimin e tij në Facebook.
Ai gjithashtu bëri me dije se procesi i emërimeve për kompletimin e ekzekutivit do të përmbyllet së shpejti, duke siguruar vazhdimësinë e punës në interes të qytetarëve.
“Cikli i emërimeve për kompletimin e ekzekutivit pritet të përmbyllet së shpejti, në mënyrë që të vazhdohet me angazhim dhe përkushtim në realizimin e punëve të mira për Prizrenin tonë”, shtoi Totaj.
Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve të komunës për të përforcuar strukturat drejtuese dhe për të garantuar realizimin e projekteve zhvillimore në qytet. /Telegrafi/
Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë publikisht pas largimit të saj të papritur dhe shumë të komentuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.
Fjolla dha dorëheqjen nga spektakli të hënën, duke vendosur të largohet për shkak të presionit të madh psikologjik që, sipas saj, kishte ndjerë në raport me disa prej banorëve brenda shtëpisë.
Pas zhurmës së madhe të krijuar në publik dhe në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, këngëtarja ka zgjedhur të thyejë heshtjen me një reagim të veçantë në InstaStory.
Ajo publikoi një fotografi të pazakontë dhe ironike, ku shfaqet në tualetin e meshkujve, duke improvizuar sikur po urinonte — një imazh që u interpretua nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë dhe provokues ndaj situatave që kishte kaluar.
Në mbishkrimin e fotografisë, Fjolla Morina shkroi shkurt, por me domethënie: “Ju dua ata që më mbështetën… Faleminderit”.
Foto: Fjolla Morina/InstaStory
Ky reagim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj kanë shprehur mbështetje, ndërsa të tjerë kanë komentuar mënyrën ironike dhe simbolike me të cilën ajo zgjodhi të reagojë.
Largimi i Fjolla Morinës nga Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon të mbetet një nga momentet më të diskutuara të këtij edicioni, ndërsa reagimi i saj i parë ka rikthyer sërish vëmendjen mbi arsyet dhe pasojat e këtij vendimi. /Telegrafi/
Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në Durrës, teksa ka ndarë edhe disa pamje ku kanalet kullues janë bllokuar nga plehrat në Shkozet, duke bërë fajtorë qytetarët, kur në fakt është dështim i qeverisjes së tij. Rama është shprehur se “shiu me gjyma i ka mbledhur plehrat nga janë e nga s’janë” […]
Vajza e madhe e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar pas akuzave që i ka bërë Alba Pollozhani në drejtim të këngëtares.
Ajo thotë se ka ngelur pa fjalë nga akuzat e rënda të banores, së cilës nuk ia përmendi emrin.
Kjo pasi Alba e akuzoi Fjollën se jashtë formatit përdor substanca narkotike.
Foto: Instagram
"Thjesht nuk kam fjalë më. Jam shokuar prej fjalëve të një banores brenda që nuk dua t'ia përmend emrin për akuza ndaj nënës time (Fjollës) që nuk mendon se çka flet", u shpreh ajo.
Tutje tha: "Thjesht situata e sotit ka dal jashtë kontrollit, edhe marrë prej asaj x personit për ato fjalë që sot janë thënë në Big Brother janë menaxhuar mirë nga nëna ime".
Mes tjerash theksoi: "Por dikush është jashtë fëmijët e saj që lëndohen në këto situata se me çka akuzohet nëna. Respekt juve por kurrë personave të ligë".
Fjolla në mesnatë ka lënë shtëpinë e famshme pasi nuk ndihej mirë. /Telegrafi/
Alba Pollozhani ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një përplasjeje të fortë me këngëtaren Fjolla Morina, një situatë që ka ndezur debatet brenda dhe jashtë formatit. Gjatë gjithë javës, dyshja janë përfshirë në përplasje të vazhdueshme verbale, duke u konfliktuar për çështje të ndryshme që lidhen me lojën, qëndrimet dhe interpretimet e […]
Situata e krijuar së fundmi në shtëpinë e Big Brother, pas disa deklaratave dhe akuzave të drejtpërdrejta ndaj këngëtares Fjolla Morina, ka sjellë reagime edhe jashtë mureve të reality show-t.
Së fundmi, ka reaguar vajza e këngëtares, e cila shprehet e tronditur dhe e lënduar nga ajo që është thënë në emision. Në reagimin e saj publik, ajo tregon se ka mbetur pa fjalë nga deklaratat e bëra nga një prej banoreve të shtëpisë, duke zgjedhur që të mos e përmendë me emër.
Sipas saj, akuzat janë bërë pa u menduar për pasojat dhe situata e sotme ka dalë jashtë çdo kontrolli. Ajo thekson se, pavarësisht presionit dhe debatit të ashpër, nëna e saj ka treguar maturi në mënyrën se si i ka përballuar fjalët e thëna ndaj saj në ekran.
Megjithatë, vajza e Fjollës vë theksin te një aspekt më i ndjeshëm i kësaj historie, duke theksuar se përtej lojës dhe debatit televiziv, janë fëmijët ata që preken më shumë emocionalisht, kur prindërit e tyre sulmohen dhe akuzohen publikisht.
“Respekt për ju, por kurrë për personat e lig,” përfundon ajo reagimin e saj, duke lënë të kuptohet dhimbjen dhe zhgënjimin që kjo situatë ka shkaktuar për familjen e tyre.
Ndërkohë, pas tensioneve të krijuara në shtëpi, Fjolla Morina vendosi të largohej nga gara, duke hequr dorë nga mundësia për të fituar çmimin e madh.
Fjolla Morina ka kaluar ditë të vështira emocionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke ngritur dyshime se ajo mund të largohet nga gara. Sipas zhvillimeve të fundit, Fjolla ka shprehur disa herë pakënaqësi dhe lodhje emocionale, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj psikologjike. Ajo në Prime-n e natës së sotme (e hënë) nuk ishte rregulluar. Kjo situatë ka nxitur reagime të…
Këngëtarja Fjolla Morina ka kaluar ditë të vështira emocionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke ngritur dyshime se ajo mund të largohet nga gara.
Sipas zhvillimeve të fundit, Fjolla ka shprehur disa herë pakënaqësi dhe lodhje emocionale, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj psikologjike.
Ajo në Prime-n e natës së sotme (e hënë) nuk ishte rregulluar fare dhe ndodhej në dhomë të rrëfimit.
Foto: Instagram
Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta nga publiku, ku fansat shprehen të shqetësuar për gjendjen e saj dhe presin të shohin nëse Fjolla do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpi apo do të marrë vendimin për t’u larguar.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse Morina do të qëndrojë në Big Brother VIP Kosova apo do të surprizojë me një largim të papritur.
Kjo vjen pas disa debateve e akuzave që pati nga banorja tjetër, Alba Pollozhani.
Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar në lidhje me këtë. /Telegrafi/
Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mes Fjolla Morinës dhe Alba Pollozhanit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Kosova.
Tensioni u rrit kur Fjolla i drejtoi Albës fjalë të forta, duke i thënë: "E di ti shumë mirë çfarë ke thënë, të gjitha fjalët ke me i vjell, ki me i vjell një nga një, të tregoj ty edhe jashtë edhe brenda".
"Ti e para ke me dhënë xhevap, unë nuk jam Big Mama, këtu në Big Brother Kosova nuk të shitet ty. Shqiptarët e Kosovës e dinë, i njohin i dinë njerëzit, kjo që u mundua t'i ul artistët", i tha tutje.
Foto: Instagram
Debati i tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është bërë një nga momentet më të përfolura brenda shtëpisë.
Tensionet mes banorëve duket se janë të larta, ndërsa marrëdhëniet brenda shtëpisë po testohen çdo ditë.
Fansat e Big Brother Kosova kanë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke shpërndarë opinionet e tyre mbi konfliktin.
Fjolla këto kohë ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale meqë ka pasur diskutime të shumta.
Një ditë e tensionuar ka qenë kjo e diel në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku këngëtarja Fjolla Morina është përfshirë në një debat të ashpër me banoret Alba Pollozhanin dhe Benita Zenën.
Këngëtarja dukej se nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale dhe biseda mes tyre ka shpërthyer rreth çështjeve të përditshme në shtëpi.
Pas përplasjes, Fjolla është parë e përlotur dhe e shqetësuar, deri në atë pikë sa iu ka kërkuar banorëve të largohen, për të mos qenë afër saj.
Foto: YouTube
Momenti ka tërhequr reagime të shumta nga publiku, i cili ka komentuar për tensionin e shtuar dhe për natyrën impulsive të situatave që shpesh lindin mes banorëve.
Episodet e tilla, sipas shikuesve, tregojnë se dinamika brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova është gjithnjë e paparashikueshme, ku emocione të forta dhe përplasjet janë pjesë e pandashme e lojës.
Fjolla, e njohur për karakterin e saj të zjarrtë dhe shpirtin e fortë, duket se ka kaluar një moment të vështirë emocional, por mbetet të shihet se si kjo situatë do të ndikojë në marrëdhëniet e saj me banorët e tjerë në ditët në vijim.
Kjo nuk është hera e parë marrë parasysh temperamentin e artistes shqiptare. /Telegrafi/