❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kallas mohon përçarjen midis NATO-s dhe BE-së, hedh poshtë thirrjet për një ushtri evropiane

Shefja e politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, paralajmĂ«roi tĂ« hĂ«nĂ«n kundĂ«r krijimit tĂ« njĂ« ushtrie mbarĂ«evropiane, duke e pĂ«rshkruar idenĂ« si “jashtĂ«zakonisht tĂ« rrezikshme”, ndĂ«rsa debati vazhdon mbi aftĂ«sitĂ« e ardhshme mbrojtĂ«se tĂ« bllokut.

Duke folur në një konferencë sigurie në Norvegji, Kallas tha se përparësia kryesore në çdo krizë ushtarake duhet të jetë ruajtja e një strukture të qartë komande.

“NĂ« nivel evropian, ministrat e DrejtĂ«sisĂ« takohen gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s dhe ata tashmĂ« mendojnĂ« evropianĂ«, ndĂ«rsa ministrat e Mbrojtjes kanĂ« qenĂ« gjithmonĂ« kombĂ«tarĂ«: buxhetet kombĂ«tare, vendimmarrja kombĂ«tare”, tha ajo.

Shpjegimi i Sanchez për emigrantët/ Kryeministri i Spanjëa reagon ashpër ndaj kritikëve

Kryeministri i SpanjĂ«s, Pedro SĂĄnchez, ka reaguar ashpĂ«r ndaj kritikĂ«ve tĂ« planit pĂ«r tĂ« legalizuar rreth 500 mijĂ« emigrantĂ« pa dokumente dhe azilkĂ«rkues, duke theksuar se vendi i tij po zgjedh rrugĂ«n e “dinjitetit, komunitetit dhe drejtĂ«sisĂ«â€.

Qëndrimi i tij u bë publik përmes një videoje 46-sekondëshe, të publikuar në rrjetet sociale, ku Sånchez flet në anglisht ndërsa videoja është e titruar ne gjuhen spanjolle,

NĂ« mesazhin e tij, SĂĄnchez vuri nĂ« pikĂ«pyetje akuzat se qeveria ka “shkuar shumĂ« larg”, duke pyetur: “Kur u bĂ« njohja e tĂ« drejtave diçka radikale? Kur u bĂ« empatia diçka e jashtĂ«zakonshme?”. Deklarata erdhi vetĂ«m pak ditĂ« pasi qeveria e koalicionit tĂ« udhĂ«hequr nga socialistĂ«t miratoi njĂ« dekret qĂ« synon tĂ« rregullojĂ« statusin ligjor tĂ« gjysmĂ« milioni personave, i cili pritet tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi nĂ« muajin prill.

Nisma ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, pasi përfaqëson një distancim të qartë nga politikat dhe retorika anti-emigracion që po përhapen në shumë vende të Europës dhe SHBA-së. Sipas Sånchez, plani do të ofrojë një rrugë të rregullt drejt qëndrimit për persona që tashmë janë pjesë e shoqërisë spanjolle.

“JanĂ« gjysmĂ« milionĂ« njerĂ«z me tĂ« cilĂ«t jetojmĂ« çdo ditĂ«: nĂ« treg, nĂ« autobus, nĂ« shkollĂ«n e fĂ«mijĂ«ve tanĂ«. NjerĂ«z qĂ« kujdesen pĂ«r prindĂ«rit tanĂ«, punojnĂ« nĂ« fusha dhe kanĂ« ndĂ«rtuar, krah pĂ«r krah me ne, pĂ«rparimin e vendit”, u shpreh ai, duke theksuar se Spanja mbetet njĂ« vend mikpritĂ«s.

Dekreti e ka origjinën nga një nismë qytetare e mbështetur nga mbi 700 mijë firma, Kisha Katolike dhe rreth 900 organizata sociale, e dorëzuar në parlament në vitin 2024. Pas muajsh bllokimi, marrëveshja u zhbllokua javën e kaluar, kur partia e majtë Podemos ra dakord të mbështesë planin në këmbim të mbështetjes parlamentare për qeverinë.

Sondazhi: Shqiptarët duan reformat/ Shumica duan praninë e opozitës: Seriozitet procesit

Reflektimi në orët e fundit i Sali Berishës pas presionit të deputetëve të vet për të anuluar bojkotin, duket se lidhet me atë që në fakt mendojnë shqiptarët.

77.1% e të anketuarve në sondazhin javor të ABC News, mendojnë se pjesëmarrja e opozitës në reformën territoriale, do sjellë një hartë të re më të qëndrueshme.

Vetëm 17.6%, elektorat demokrat, i qëndrojnë besnik rebelimeve të Berishës për të bojkotuar. Elektorat që kësaj radhe Sali Berisha nuk e dëgjoi.

E njëjta dhe për Reformën Zgjedhore. 70.3% janë pro pjesëmarrjes së opozitës në komision, 19.8% mendojnë se do ishte fasadë e mazhorancës socialiste.

Por nëse PS lëshon pe, vetë socialistëve kjo nuk u shkon poshtë. Dora e shtrirë për të rikthyer doktorin në shinat e parlamentit, i zbret socialistët me 0.6% brenda javës në mbështetje. Megjithatë zbritja është e papërfillshme krahasuar me marzhin e gabimit të sondazhit.

Kurse karambollet e doktorit, nga foltoret në Tiranë tek fjalimet në Strasburg, nga molotovët në shesh tek normaliteti në parlament, nga urdhrat për bojkot tek reflektimi për të anuluar vendimet, e rrisin PD me 0.6%, ose sipas marzhit të gabimit, e lënë atë thuajse aty ku ishte një javë më parë.

Kritiku i vetëm i vërtetë, të cilit i druhet doktori, është Ervin Salianji. Shumica e demokratëve, janë skeptikë për lëvizjen e tij të foltoreve paralele.

67.4% e tyre besojnë se Salianji fsheh ambicie personale, ndërsa 27.6% se kërkon të ringjallë PD.

Por gota shihet edhe gjysmë plot. Sipas sondazhit, Salianji sot gëzon mbështetjen e një të tretës së votuesve të PD më 11 maj, thënë me gjuhën e sondazhisteve, ka me vete një ekstrapolim prej 125 mijë votash.

Shumicën përballë doktorit për momentin nuk ka, por kjo nuk e tërheq nga nisma. Salianji ka njoftuar foltoren e radhës të martën në Fier. Një koincidencë thumbuese.

Aty ai vuajti burgun 10 mujor, siç thotë ai për partinë, kurse vetë partia në zgjedhjet e fundit vulosi burgosjen më të thellë elektorale, nën drejtimin e Gazment Bardhit. Një foltore, të martën, jo për të tashmen e Berishës, por për të ardhmen pas tij.

NĂ«se zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha ‘fiton’ vendin 
e dytĂ«

Zhvillimet e brendshme dhe të jashtme, kanë shtuar bipolarizimin politik dhe udhëtimin në Strasburg, ka ngritur sërish javën e shkuar PD e Berishës me 0.6% mbështetje. PS ka një rënie të lehtë me 0.6%.

Kurse partitë e reja, dhe shpresa për krijimin e një partie më të re, mbeten në vendnumëro.

Me veprimet e tij, bojkot, protesta e molotov, sërish fiton Sali Berisha. Jo vendin e parë, gjithmonë vendin e dytë, por këtë fillim shkurti i pacënuar si nga lart dhe nga poshtë.

ÇfarĂ« mendojnĂ« shqiptarĂ«t pĂ«r lĂ«vizjen e Salianjit? PĂ«rgjigjet e sondazhit nĂ« ABC News

67.4% e shqiptarëve mendojnë se Ervin Salianji e ka për ambicie personale lëvizjen e nisur në PD, me takimet me demokratët në terren.

NĂ« sondazhin “ZĂ«ri i ShqiptarĂ«ve’, ku janĂ« pĂ«rgjigjur vetĂ«m tĂ« anketuarit qĂ« votuan pĂ«r PD-ASHM nĂ« zgjedhjet e 11 majit tĂ« vitit tĂ« kaluar,  27.6% e shqiptarĂ«ve mendojnĂ« se lĂ«vizja e tij synon tĂ« ringjallĂ« PD, ndĂ«rsa 5 % tĂ« tjerĂ« thonĂ« se PD e ka mbyllur ciklin e saj.

Ish-deputeti i PD ka njoftuar të martën foltore në Fier, aty ku Gazment Bardhi si drejtues politik mori humbjen më zhgënjyese për demokratët më 11 maj./abcnews.al

SHBA-Iran/ Bimo: Lindja e Mesme drejt pĂ«rshkallĂ«zimit, rrezik destabilizimi rajonal. Krisafi: Irani s’heq dorë 

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të mbeten të larta, ndërsa skenarët për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po diskutohen gjithnjë e më hapur.

Ish-ambasadori i ShqipĂ«risĂ« nĂ« SHBA, Roland Bimo, dhe eksperti i marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare Ledion Krisafi, tĂ« ftuar nĂ« emisionin “War Report”, theksuan se palĂ«t ndodhen nĂ« pozicione tĂ« kundĂ«rta dhe se njĂ« konflikt i mundshĂ«m do tĂ« kishte pasoja tĂ« rĂ«nda rajonale dhe globale, pĂ«rfshirĂ« destabilitetin e Lindjes sĂ« Mesme dhe rritjen e çmimeve tĂ« naftĂ«s. Sipas tyre, pĂ«rgatitjet ushtarake janĂ« nĂ« rritje, ndĂ«rsa rreziku i njĂ« pĂ«rplasjeje tĂ« zgjatur mbetet real.

Roland Bimo: Jemi në një situatë tjetër, ku gjeneralët i kanë thënë Trump që nuk do të ketë nj fitore edhe nëse bëhet një ndërhyrje nga ajri. Sipas lajmeve Netanyahu i ka thënë Trump që të mos sulmojë, sepse nuk janë të aftë që të mbrohen nga sulmet ajrore. Irani nuk është në gjendje të mbrohet nga sulmet e SHBA, e vetmja gjë që mund të përdorë për të kërcënuar është destabiliteti rajonal dhe rritja e çmimit të naftës.

Ledion Krisafi: Palët janë shumë larg. Irani nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga armët bërthamore. Amerikanët dhe izraelitët janë me idenë që Lufta në Lindjen e Mesme mund të mos zgjatë 12 ditë, por 1 muaj dhe kostot do të ishin të mëdha. Janë dërguar shumë mjete luftarake në Lindjen e Mesme, sulmi për Iranin e qartë, po mendohet vetë kundërpërgjigja e Iranit.

“Europa prej 4 vitesh nĂ« luftĂ« hibride”/ Krisafi: Rusia pĂ«rdor shtetas tĂ« tretë edhe ukrainas

Eksperti i marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare, Ledion Krisafi, i ftuar nĂ« emisionin “War Report”, ka deklaruar se Europa Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« prej tĂ« paktĂ«n katĂ«r vitesh nĂ« njĂ« luftĂ« hibride, e cila sipas tij Ă«shtĂ« zhvilluar kryesisht nga Rusia pĂ«rmes shtetasve tĂ« vendeve tĂ« treta.

Gjatë intervistës, Krisafi theksoi se kjo luftë hibride është shfaqur në forma të ndryshme, përfshirë ndërprerjen e kabllove dhe akte të tjera sabotimi. Ai nënvizoi se, ndonëse mund të duket e pazakontë, një pjesë e madhe e personave të përfshirë në këto veprime janë shtetas ukrainas, ndërsa janë identifikuar edhe raste me shtetas polakë.

Sipas tij, për momentin Europa ka kapacitetet për ta kufizuar një fenomen të tillë, pasi lëvizja e shtetasve rusë në territorin europian është bërë më e vështirë. Krisafi vlerësoi gjithashtu se angazhimi i madh ushtarak i Rusisë në Ukrainë e pengon atë të hapë fronte të reja lufte në shtete të tjera europiane, si për shembull Estonia.

“NjĂ« luftĂ« hibride ka tĂ« paktĂ«n katĂ«r vjet qĂ« janĂ« duke u zhvilluar nĂ« EuropĂ«. Kabllo qĂ« janĂ« ndĂ«rprerĂ« etj. KĂ«tĂ« luftĂ« hibride nĂ« EuropĂ«, Rusia e ka bĂ«rĂ« me shtetas tĂ« tretĂ«. Duket çudi por pjesa mĂ« e madhe e tyre janĂ« shtetas ukrainas, janĂ« kapur edhe polakĂ«.

 Evropa pĂ«r momentin i ka mundĂ«sitĂ« pĂ«r ta kufizuar diçka tĂ« tillĂ«, sepse rusĂ«t e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« lĂ«vizin nĂ«pĂ«r EuropĂ«. Forcat qĂ« Rusia ka derdhur nĂ« UkrainĂ« janĂ« aq tĂ« mĂ«dha sa nuk mund tĂ« zhvillojĂ« njĂ« luftĂ« nĂ« njĂ« shtet tjetĂ«r si nĂ« Estoni etj, dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« pozitive pĂ«r EuropĂ«n. Logjika Ă«shtĂ« qĂ« nĂ«se lufta vazhdon nĂ« UkrainĂ« do tĂ« ketĂ« njĂ« dobĂ«sim tĂ« RusisĂ«â€, tha Krisafi.

Kush e prishi piramidĂ«n e pagave?/ Karanxha: Produkt i tĂ« paaftĂ«ve tĂ« ‘Vettingut’. Meçe: Cenohet parimi i proporcionalitetit

Debati mbi prishjen e piramidĂ«s sĂ« pagave u rikthye nĂ« vĂ«mendje gjatĂ« tryezĂ«s sĂ« diskutimit nĂ« emisionin “Real Story”, ku ish-prokurori Ervin Karanxha dhe analisti Arben Meçe dhanĂ« kĂ«ndvĂ«shtrime kritike mbi reformĂ«n nĂ« drejtĂ«si dhe pasojat e saj.

Karanxha e cilësoi situatën si produkt të paaftësisë së strukturave të Vettingut, duke theksuar se ligjet janë hartuar dhe miratuar nga të njëjtët aktorë që sot kërkojnë përfitime financiare, ndërsa përgjegjësia institucionale, sipas tij, mbetet e paqartë.

Nga ana tjetër, Meçe vuri theksin te rreziku i cenimit të parimit të proporcionalitetit dhe barazisë para ligjit, duke argumentuar se sistemi i posaçëm me paga të jashtëzakonshme është shkëputur nga piramida e përgjithshme e pagave dhe mungon një mekanizëm real kontrolli mbi të.

Ish-prokurori Ervin Karanxha: Ne duhet tĂ« dalim nĂ« rrĂ«njĂ«t e kĂ«tij diskutimi. Personat qĂ« janĂ« marrĂ« me reformĂ«n nĂ« drejtĂ«si kanĂ« qenĂ« indipedentĂ«. Tani kĂ«ta vetĂ« i kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«to ligje. Po kĂ«rkojnĂ« atĂ« qĂ« u takon. ËshtĂ« apo nuk Ă«shtĂ« ligjore, kjo Ă«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r. Duhet tĂ« bĂ«het njĂ« reformĂ«, qĂ« nga tĂ« paaftĂ«ve nĂ« “Vetting”. Mendimi im personal Ă«shtĂ« qĂ« u takon rritja e pagave. VetĂ« e ke thĂ«nĂ«, vetĂ« e ke miratuar. Pse, a nuk ka pĂ«rgjegjĂ«si ministri i Financave?! Kur shikon Kodin Penal tĂ« vjen pĂ«r tĂ« qeshur, Ă«shtĂ« si njĂ« film me kartona.

Analisti Arben Meçe: Kemi një sistem që është tërësisht i pavarur. E vetmja pikë që pretendohet se ka varësi, është rroga. Mungon mekanizmi i kontrollorit. Nuk është Gjykata Kushtetuese që rrit rrogën, vetëm e shqyrton në bazë të ligjeve dhe piramidës së rrogave. Gjithë sistemi i posaçëm, janë të jashtëzakonshme duke qenë të tilla edhe pagat e tyre janë të jashtëzakonshme dhe nuk bëjnë pjesë në piramidën e pagave. Ajo që na shqetëson ne në këtë moment është se cenohet parimi i proporcionalitetit dhe barazia para ligjit.

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur/ Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

MenjĂ«herĂ« pas njoftimit nga policia kufitare, nĂ« vendngjarje mbĂ«rriti ambulanca pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« ndihmĂ«n e parĂ« mjekĂ«sore. Burime bĂ«jnĂ« me dije se kontrollet janĂ« shtuar nga Policia Kufitare e Korçës, me qĂ«llim jo vetĂ«m evidentimin e emigrantĂ«ve tĂ« paligjshĂ«m, por edhe identifikimin e personave qĂ« ndihmojnĂ« kĂ«ta shtetas pĂ«r tĂ« lĂ«vizur drejt TiranĂ«s apo qyteteve tĂ« tjera tĂ« vendit.

Kontrollet në zonë vijojnë, ndërsa emigrantët po dërgohen drejt Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë për veprime të mëtejshme.

Fushata kohĂ« e mirë  pĂ«r tĂ« rritur rrogĂ«n/ Gjikondi: LuftĂ« politike mes gjyqĂ«sorit dhe ekzekutivit. Rama s’ka hallin e financave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me kërkesat e gjyqtarëve për rritje pagash, duke theksuar se pagat e tyre janë të krahasueshme me ato në Greqi dhe më të larta se në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

NdĂ«rkohĂ«, juristja Brizida Gjikondi, e ftuar nĂ« emisionin “Real Story” nĂ« ABC News, e cilĂ«soi pĂ«rplasjen mes ekzekutivit dhe gjyqĂ«sorit si kryesisht politike dhe jo financiare, duke kritikuar mĂ«nyrĂ«n e komunikimit dhe pĂ«rdorimin e zgjedhjeve nĂ« kĂ«tĂ« debat, si dhe duke theksuar nevojĂ«n pĂ«r mĂ« shumĂ« kujdes institucional, veçanĂ«risht nĂ« njĂ« çështje qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

“SPAK nuk Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« fare nĂ« kĂ«tĂ«, megjithĂ«se Ă«shtĂ« pĂ«rmendur. MarrĂ«dhĂ«nia ekzekutiv dhe gjyqĂ«sor Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« si “Lufta dhe Paqja”. U Ă«shtĂ« hapur “syri” gjyqtarĂ«ve dhe Unionit tĂ« GjyqtarĂ«ve. Mendoj qĂ« vetĂ« Rama nuk ka hallin e financĂ«s, kam pĂ«rshtypjen qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rplasje qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« politike se sa ligjore. Mendoj qĂ« duhet tĂ« ishte me njĂ« standard mĂ« tĂ« lartĂ« komunikimi. Fakti qĂ« kanĂ« pĂ«rdorur zgjedhjet Ă«shtĂ« njĂ« paburrĂ«ri.

GjithĂ« kjo histori Ă«shtĂ« nga autorĂ«t e reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si. Nuk u morĂ«n vetĂ«m me reformĂ«n nĂ« drejtĂ«si, por me financat e reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si. Ky Ă«shtĂ« njĂ« mos pasje vizioni. Duhet kapur Demi prej brirĂ«sh dhe tĂ« jemi realistĂ« qĂ« Rama tĂ« mos merret me pasoja, por tĂ« shikojĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« kaos, ku pĂ«rfitojnĂ« dhe sindikata tĂ« tjerĂ«. Gjuha e RamĂ«s pĂ«r mĂ« tepĂ«r qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese, duhet tĂ« jetĂ« mĂ« e kujdesshme. Po e rithem qĂ« nuk Ă«shtĂ« pĂ«rplasje pĂ«r financat, por Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht politike”, tha Gjikondi./abcnews.al

Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kontrollin e vendit të tij

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, paralajmëroi të hënën se, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përjashtuar forcën ushtarake, Uashingtoni ende kërkon në thelb të kontrollojë ishullin Arktik.

Trump intensifikoi thirrjet për kontrollin e SHBA-së mbi Grenlandën në fillim të vitit, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare që lidhen me Rusinë dhe Kinën.

Disa aleatë evropianë të NATO-s kanë mbrojtur sovranitetin e Danimarkës mbi Grenlandën, dhe kanë thënë se presioni i Trump kërcënon të përçajë aleancën e NATO-s.

Presidenti i SHBA-së që atëherë është tërhequr nga kërcënimet me forcë dhe ka thënë se kishte siguruar qasje të plotë të SHBA-së në Grenlandë në një marrëveshje të NATO-s, megjithëse detajet mbeten të paqarta.

“PikĂ«pamja mbi GrenlandĂ«n dhe popullsinĂ« nuk ka ndryshuar: Grenlanda do tĂ« lidhet me SHBA-nĂ« dhe do tĂ« qeveriset prej andej”, tha Nielsen nĂ« njĂ« fjalim para parlamentit tĂ« ishullit nĂ« Nuuk, duke folur nĂ«pĂ«rmjet njĂ« pĂ«rkthyesi.

Nielsen tha se SHBA-tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« kĂ«rkojnĂ« “shtigje drejt pronĂ«sisĂ« dhe kontrollit mbi GrenlandĂ«n”.

Qeveria e ishullit tha javën e kaluar se kishte nisur një studim mbi gjendjen e shëndetit mendor të popullsisë në një kohë presioni të jashtëzakonshëm.

“Disa nga bashkatdhetarĂ«t tanĂ« kanĂ« probleme tĂ« rĂ«nda me gjumin, fĂ«mijĂ«t ndiejnĂ« shqetĂ«simin dhe ankthin e tĂ« rriturve dhe tĂ« gjithĂ« jetojmĂ« me pasiguri tĂ« vazhdueshme pĂ«r atĂ« qĂ« mund tĂ« ndodhĂ« nesĂ«r. Duam ta themi shumĂ« qartĂ«: Kjo Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e papranueshme”, tha Nielsen.

Bisedimet diplomatike midis SHBA-sĂ«, DanimarkĂ«s dhe GrenlandĂ«s filluan javĂ«n e kaluar me zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« qĂ« u takuan pĂ«r tĂ« “diskutuar se si mund t’i adresojmĂ« shqetĂ«simet amerikane nĂ« lidhje me sigurinĂ« nĂ« Arktik, duke respektuar linjat e kuqe tĂ« MbretĂ«risĂ«â€, tha ministria e Jashtme e DanimarkĂ«s.

Nielsen gjithashtu vlerësoi Danimarkën si një partner të ngushtë gjatë gjithë krizës.

Ai ka deklaruar më parë se nëse banorët e Grenlandës do të detyroheshin të zgjidhnin midis SHBA-së dhe Danimarkës, ata do të zgjidhnin Danimarkën. Fjalimi nuk përmendi pavarësinë e Grenlandës.

Për popullsinë vendase Inuit të Grenlandës, debati mbi pronësinë bie ndesh me vlerat kulturore. Sipas ligjit të Grenlandës, njerëzit mund të zotërojnë shtëpi, por jo tokën poshtë tyre, duke reflektuar konceptin Inuit të administrimit kolektiv të tokës.

Atentati në Lezhë/ Shënjestra, nipi i Ardian Nikulajt, dyshohet se mbeti i plagosur

Në lidhje me ngjarjen në Rrilë, ku mbeti i plagosur berberi Sokol Daci, policia ka ndaluar punonjësin Besart Kovaçi, patrullë e përgjithshme në policinë vendore të Lezhës, për veprën penale moskallëzim krimi. Kovaçi ndodhej brenda berberhanes gjatë atentatit dhe ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të autorëve.

Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë të ditur se Kovaçi ishte shoqëruar nga Merando Nikulaj, nip i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmit.

Në ambientet e berberhanes u gjetën 16 gëzhoja pistolete, nga të cilat disa dyshohet se i përkasin armës së përdorur nga Kovaçi. Një gëzhojë tjetër që nuk i përket të njëjtës armë të efektivit ka ngritur dyshime për përdorimin e një armë të dytë në këtë shkëmbim zjarri.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy automjete që mbërrijnë para berberhanes, një Audi dhe një Passat. Prej tyre zbresin 7 persona, dy me kallashnikov, por edhe 3 të tjerë duket që kanë armë zjarri. Në drejtim të berberhanes u qëlluan mbi 30 plumba, tre prej të cilëve plagosën Sokol Dacin.

Policia dyshon se Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, pasi shihet në pamjet filmike duke u larguar me vështirësi. Ai ende nuk është shoqëruar, ndërsa po kryhen kontrolle në banesa dhe biznese për gjetjen e tij.

Bisedime SHBA Iran/ Mediat amerikane: Takim i nivelit të lartë, të premten në Stamboll

Një mundësi për të ulur tensionet dhe për të shmangur një luftë rajonale. Media amerikane Axios raporton se një takim i nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të zhvillohet të premten në qytetin turk të Stambollit, me palët që do të kenë temë kryesore arritjen e një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Teheranit.

Axios, e cila citon dy burime nga Shtëpia e Bardhë, shkruan se Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në këtë takim nga i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ndërsa Irani do të përfaqësohet nga ministri i tyre i Jashtëm, Abas Aragçi. Burimet që folën për Axios deklaruan se takimi i së premtes konsiderohet si mundësia më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Iranit, që do të sillte një tërheqje të Presidentit amerikan Donald Trump nga një sulm ushtarak ndaj këtij shteti.

NĂ«se gjĂ«rat shkojnĂ« sipas planit dhe takimi do tĂ« mbahet ditĂ«n e premte, ky do tĂ« ishte takimi i parĂ« i drejtpĂ«rdrejtĂ« mes zyrtarĂ«ve amerikanĂ« dhe iranianĂ« qĂ« pas dĂ«shtimit tĂ« negociatave tĂ« qershorit tĂ« vitit tĂ« shkuar, qĂ« sollĂ«n luftĂ«n 12-ditore Izrael–Iran. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se vetĂ«m njĂ« marrĂ«veshje e shpejtĂ« mund tĂ« shmangĂ« njĂ« pĂ«rplasje tĂ« fortĂ« ushtarake.

Axios shkruan se takimi i mundshëm mes zyrtarëve iranianë dhe atyre amerikanë vjen si rezultat i përpjekjeve intensive diplomatike të Turqisë, Egjiptit dhe Katarit përgjatë ditëve të fundit. Pavarësisht lajmit për një takim mes palëve, në prapaskenë mbetet edhe hendeku në këto bisedime. Qëndrimi i administratës Trump se çdo marrëveshje duhet të përfshijë jo vetëm programin bërthamor të Iranit, por edhe arsenalin e tij raketor dhe aleatët rajonalë, bie ndesh me qëndrimin e Teheranit se në tryezë duhet të jetë vetëm çështja bërthamore. Ende nuk është e qartë se si Witkoff dhe Aragçi do të përpiqen të kapërcejnë këtë diferencë.

I dërguari i administratës Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëtojë drejt Izraelit këtë të martë, ku do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në axhendën e tij përfshihet edhe një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite (IDF), Ejall Zamir, i cili sapo është kthyer nga një vizitë pune në Uashington, ku informoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Dan Kein, për planet mbrojtëse dhe sulmuese të Izraelit në rast të një lufte me Iranin.

Më pas, Witkoff do të udhëtojë në Abu Dabi për bisedime trepalëshe paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës të mërkurën dhe të enjten, përpara se të udhëtojë drejt Stambollit, nëse do të konfirmohet takimi i tij me ministrin e Jashtëm iranian Abas Aragçi.

 

 

Armë për Rusinë nga Europa, Gjermania zbulon rrjetin sekret të eksporteve të paligjshme

Autoritetet doganore gjermane kanë arrestuar pesë persona këtë të hënë, 2 shkurt, të dyshuar se kanë shkelur embargon e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke eksportuar mallra industriale drejt prodhuesve rusë të armëve.

Sipas hetimeve të deritanishme, të dyshuarit kanë organizuar rreth 16 mijë dërgesa drejt Rusisë, ndërsa vlera e transaksioneve të paligjshme arrin të paktën 30 milionë euro. Kështu bën të ditur Prokuroria e Përgjithshme Federale e Gjermanisë.

Arrestimet vijnĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« kur autoritetet nĂ« Kiev u bĂ«jnĂ« thirrje liderĂ«ve europianĂ« tĂ« forcojnĂ« kontrollet ndaj eksporteve tĂ« mallrave industriale dhe pjesĂ«ve qĂ« Rusia mund t’i pĂ«rdorĂ« pĂ«r prodhimin e armĂ«ve tĂ« pĂ«rdorura nĂ« luftĂ«n kundĂ«r UkrainĂ«s.

Mes pesĂ« personave tĂ« akuzuar janĂ« dy shtetas me nĂ«nshtetĂ«si tĂ« dyfishtĂ« gjermano-ruse dhe njĂ« shtetas me nĂ«nshtetĂ«si tĂ« dyfishtĂ« gjermano-ukrainase. NĂ« qendĂ«r tĂ« hetimit ndodhet njĂ« kompani tregtare nĂ« qytetin verior gjerman LĂŒbeck, nĂ« pronĂ«si tĂ« njĂ«rit prej tĂ« dyshuarve, i identifikuar nga gjykata si Nikita S.

PĂ«r tĂ« fshehur aktivitetin e tyre, tĂ« dyshuarit dyshohet se kanĂ« pĂ«rdorur tĂ« paktĂ«n njĂ« kompani “guackĂ«â€(fiktive, pa zyra reale dhe aktivitet normal ekonomik) tjetĂ«r nĂ« LĂŒbeck, blerĂ«s fiktivĂ« brenda dhe jashtĂ« BE-sĂ«, si edhe njĂ« kompani ruse si pĂ«rfituese.

Sipas prokurorisĂ«, “pĂ«rdoruesit pĂ«rfundimtarĂ«â€ tĂ« mallrave tĂ« eksportuara pĂ«rfshinin tĂ« paktĂ«n 24 kompani ruse tĂ« mbrojtjes. Gjithashtu, institucionet shtetĂ«rore ruse dyshohet se kanĂ« mbĂ«shtetur kĂ«to procese furnizimi.

Mallrat e eksportuara përfshinin, mes të tjerash, komponentë mekanikë dhe teknikë për prodhimin e armëve ruse dhe pajisje gjysmëpërçuese.

PD braktis bojkotin pĂ«r “territorialen”/ Çupi: Do vijĂ« pĂ«rçarja nĂ« PD. Pritet qĂ« tĂ« tunden pozitat e BerishĂ«s

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Partisë Demokratike, ka pasur debate të ashpra nëse PD do të duhet të bojkotojë Komisionin për reformën territoriale dhe atë për reformën zgjedhore.

MegjithatĂ« duket se PD ka braktisur bojkotin pĂ«r “territorialen”.

Analisti Frrok Çupi i ftuar nĂ« “Tirana Live” nĂ« ABC News e cilĂ«soi kĂ«tĂ« zhvillim si njĂ« lĂ«vizje kundĂ«r Sali BerishĂ«s, duke paralajmĂ«ruar pĂ«rçarje brenda PD-sĂ« dhe lĂ«kundje tĂ« pozicioneve tĂ« tij, ndĂ«rsa theksoi se veprimet e opozitĂ«s po bĂ«hen kryesisht pĂ«r sy tĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve dhe jo si shenjĂ« e njĂ« ndryshimi pozitiv real brenda partisĂ«.

“NĂ« PD nuk ka nevojĂ« pĂ«r entuziazĂ«m se po ndodh diçka pozitive. Po ndodh diçka qĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«r BerishĂ«s dhe qĂ« ky nuk e komandon dot mĂ«. Pas kĂ«tij vendimi do tĂ« vijĂ« pĂ«rçarja nĂ« PD. Duke qenĂ« se Berisha kĂ«rkon qĂ« ta shkatĂ«rroje me dorĂ« tĂ« hekurt do tĂ« dalĂ« shumĂ« komik. KĂ«to pĂ«rbetimet qĂ« Berisha se do rrĂ«zojĂ« RamĂ«n nuk shkojnĂ« mĂ«, sepse PD hyri nĂ« ‘vathĂ«n’ e mazhorancĂ«s. TĂ« gjitha kĂ«to PD me BerishĂ«n nĂ« krye i bĂ«jnĂ« pĂ«r sy tĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve. Atje dĂ«gjojnĂ« jehonĂ«n e tyre, nĂ« Strasburg dhe Bruksel. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« goditur gjithmonĂ« nga tĂ« vetĂ«t, por nga jashtĂ«.

Pritet qĂ« nĂ« PD tĂ« tunden pozitat e BerishĂ«s. Godasin drejtĂ«sinĂ« nga jashtĂ«. Berisha e bĂ«n kĂ«tĂ«, se paradite sulmoi njĂ« pjesĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe pasdite u jep sinjale pjesĂ«s tjetĂ«r, janĂ« ata qĂ« Berisha ka nĂ« dorĂ«, ose edhe ata janĂ« neutralĂ« qĂ« nuk i bĂ«jnĂ« gjĂ«. DrejtĂ«sia jonĂ« ka kohĂ« qĂ« ka hyrĂ« nĂ« ekstazĂ«, kĂ«rkojnĂ« rroga sa e gjithĂ« bota, kĂ«rkojnĂ« qĂ« tĂ« shkrijnĂ« qeverinĂ«. Berisha quan armike tĂ« pĂ«rbetuar Irena GjokĂ«n dhe Altin Dumani, sepse ata vepruan sipas ligjit”, tha Çupi.

“Revolucion”
 nĂ« tavolinĂ«, PD braktis bojkotin/ Pas presionit nga PS dhe tĂ« vetĂ«t, Berisha pranon rikthimin nĂ« tryezat e reformave

Berisha ha fjalët e veta. Presioni nga 10 deputetë të PD për të marrë pjesë në komisionet e reformave, e detyroi të zhbëjë vendimin e bojkotit.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës së Territoriale, Luçiano Boçi zbuloi se PD ka një vendim të ri, për tu rikthyer në komisionet e posaçme parlamentare.

“QĂ«ndrimi i shprehur i PD, pas diskutimeve nĂ« grupin parlamentar dhe mĂ« pas nĂ« kryesinĂ« e vogĂ«l, Ă«shtĂ« qĂ« PD do tĂ« vijojĂ« tĂ« jetĂ« pjesĂ«. NĂ« njĂ« mbledhje sa mĂ« tĂ« afĂ«rt, tĂ« dakordĂ«suar mes bashkĂ«kryetarĂ«ve, dhe do vijojĂ« me axhendĂ«n e komisionit”, tha Boçi.

Si vendimi i ri, ka dhe një kusht të ri. Boçi paralajmëroi se komisioni duhet të përfundojë me një produkt, jo me dy.

“Ne nuk heqim dorĂ« nga qĂ«ndrimi ynĂ«, duhet tĂ« ketĂ« njĂ« finalizim, njĂ« dalje tĂ« vetme, dhe kjo dalje tĂ« jetĂ« konsensual, pĂ«rndryshe nuk ka pĂ«rfundim. TĂ« heqin dorĂ« nga kĂ«to do zvogĂ«lohet etj, duhen konsulta me qytetarĂ«â€, shtoi ai mĂ« tej.

Por si erdhi ky ndryshim 180 gradë i PD?

Në fillim, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë paradites dha shenjat e para të tërheqjes së ultimatumit të fundit.

MĂ« pas, doktori thirri grupin parlamentar. Aty ku vendimi i tij u vu nĂ« diskutim, nga plot 10 deputetĂ«, shumica anĂ«tarĂ« tĂ« dy komisioneve. ÇuditĂ«risht edhe nga mĂ« besnikĂ«t e doktorit, Oerd Bylykbashi apo Tritan Shehu.

Megjithatë, PD ka edhe 24 orë kohë, kësaj radhe për të mos ndryshuar më mendje. Pasi projektvendimi i PS për të ndryshuar formulën e komisionit, duke i hequr opozitës bashkëkryetarin, paritetin dhe veton, ka shkuar në seancën parlamentare të së martës gati për tu votuar. Kjo do të varet nga humori i doktorit, që me dëshirën e tij do e bënte reformën në rrugë.

 

Ambasada e SHBA: Vendimi i KQZ për Listën Serbe minon partneritetin SHBA-Kosovë

Vendimi i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r tĂ« mos miratuar listĂ«n e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« ListĂ«s Serbe Ă«shtĂ« “nĂ« kundĂ«rshtim me tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre”.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shkelur kĂ«tĂ« parim bazĂ« minon partneritetin mes Shteteve tĂ« Bashkuara dhe KosovĂ«s”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i AmbasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ«.

MĂ« 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit. Por, gjatĂ« mbledhjes, anĂ«tarĂ«t e Komisionit miratuan listat e kandidatĂ«ve tĂ« tĂ« gjithĂ« partive, pĂ«rveç ListĂ«s Serbe – partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.

Lista Serbe më 2 shkurt është ankuar në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së.

❌