Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit
TIRANĂ, 10 shkurt /ATSH/ Albcontrol nis njĂ« studim fizibiliteti pĂ«r infrastrukturĂ«n e trafikut ajror nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« KukĂ«sit, me qĂ«llim pĂ«rcaktimin e strategjisĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« kontrollit tĂ« trafikut ajror dhe planifikimin e zhvillimit tĂ« aeroportit nĂ« afatmesĂ«m dhe afatgjatĂ«.
Kontrata për realizimin e studimit është lidhur me kompaninë DFS Aviation Services GmbH, me seli në Langen, Gjermani, pas një procedure prokurimi të hapur, të çelur në shtator dhe të mbyllur në tetor 2025. Vlera e kontratës është rreth 162 mijë euro.
Studimi i fizibilitetit synon të ofrojë të dhëna të detajuara për konfigurimin më efikas të infrastrukturës së trafikut ajror dhe për të ndihmuar vendimmarrjen e Albcontrol mbi investimet e ardhshme.
Analiza përfshin identifikimin e objektivave, fushës së veprimit dhe horizontit kohor, si dhe krijimin e një dokumenti strategjik që përmbledh parakushtet dhe prioritetet për zhvillimin e aeroportit.
Sipas dokumentacionit tĂ« prokurimit, studimi do tĂ« shqyrtojĂ« disa alternativa teknike pĂ«r infrastrukturĂ«n e kontrollit tĂ« trafikut ajror nĂ« KukĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« kulle betoni, pĂ«rdorimin e njĂ« kulle tĂ« lĂ«vizshme, blerjen e njĂ« kulle tĂ« largĂ«t (Remote Tower) dhe ndĂ«rtimin e njĂ« qendre tĂ« kontrollit tĂ« largĂ«t (Remote Tower Centre â RTC) me mundĂ«si pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer disa aeroporte, duke pĂ«rfshirĂ« pista tĂ« vogla AFIS dhe si qendĂ«r emergjence pĂ«r kullat e TiranĂ«s dhe VlorĂ«s.
Albcontrol thekson se një strategji e përshtatshme duhet të jetë e qëndrueshme, e adaptuar me kushtet lokale dhe e orientuar drejt zhvillimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, duke siguruar harmonizim teknik të sistemeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror (ATM) dhe efikasitet në ofrimin e shërbimeve.
Aktualisht Aeroporti i Kukësit funksionon në kuadër të një kontrate koncesionare të miratuar në mars 2019, me kohëzgjatje 35-vjeçare, ndërsa studimi i fizibilitetit nuk lidhet me koncesionin, por ka për qëllim të ofrojë të dhëna për menaxhimin dhe zhvillimin e ardhshëm të shërbimeve të trafikut ajror.
Ky studim është një hap i rëndësishëm për vendimmarrjen strategjike dhe për përcaktimin e investimeve të ardhshme, duke siguruar që Aeroporti i Kukësit të funksionojë sipas standardeve moderne të menaxhimit të trafikut ajror dhe të ketë një plan zhvillimi të qëndrueshëm për dekadat e ardhshme. /j.p/
The post Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.