❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“NjĂ« popull nuk i nĂ«nshtrohet KEDS-it”, protesta kundĂ«r shtrenjtimit tĂ« rrymĂ«s - arrestohet njĂ« person



E plotësuar: Qytetarët sot po protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërkaq gjatë protestës është arrestuar një nga protestuesit.











“NjĂ« popull nuk i nĂ«nshtrohet KEDS-it”, protesta kundĂ«r shtrenjtimit tĂ« rrymĂ«s

“Nuk sakrifikojmĂ« na pĂ«r KEDS”, “Rryma nuk Ă«shtĂ« luks”, “NjĂ« popull nuk i nĂ«nshtrohet KEDS-it”, janĂ« mbishkrimet nĂ« pankarta qĂ« qytetarĂ«t mbajnĂ« nĂ« duar gjatĂ« protestĂ«s pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar mundĂ«sinĂ« e rritjes sĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« para objektit tĂ« KEDS-it.

Protestuesit në shenjë revolte kanë gjuajtur tymosës në drejtim të objektit të KEDS-it.


Ndërkaq kjo protestë është organizuar nga një grup aktivistësh nga Kolektivi Feminist dhe Përpjekja kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike.



Më poshtë Telegrafi ju sjellë fotografi të protestës të shkrepura nga fotoreporteri, Ridvan Slivova. /Telegrafi/

Aksident në Slivovë të Prishtinës, rrotullohet një veturë



Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës në Slivovë të Prishtinës, ku një veturë është rrotulluar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka vetëm dëme materiale.

Lajmi në përditësim...

Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës



Shkëlqim Hajdari është emëruar sot prefekt i Tiranës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Vendimi i qeverisë përforcon ndryshimet në strukturat e administratës shtetërore dhe vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave.

Hajdari do të udhëheqë administratën e kryeqytetit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke zëvendësuar vetë Hajdarin në këtë post. /Euronews.al/

160 mijë euro të falsifikuara - municione dhe makinë e vjedhur, pranga 19-vjeçarit në Shkodër



Policia e Shkodrës këtë të premte ka vënë në pranga një 19-vjeçar pasi në banesën e tij u gjendën 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Livadhet 3”, nĂ« pranga ka rĂ«nĂ« O. Ç., 19 vjeç, banues nĂ« ShkodĂ«r.

“GjatĂ« kontrollit tĂ« kryer nĂ« zbatim tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s, nĂ« banesat e disa shtetasve qĂ« dyshohen pĂ«r veprat penale 'Vjedhja' dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit', lidhur dhe me dy operacione tĂ« zhvilluara mĂ« parĂ«, tĂ« koduara 'Lvadhet 1' dhe 'Livadhet 2', shĂ«rbimet e PolicisĂ« gjetĂ«n nĂ« banesĂ«n e 19-vjeçarit dhe sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale: 164 300 euro tĂ« dyshuara tĂ« falsifikuara, municion luftarak, 8 celularĂ«, njĂ« sasi lĂ«nde djegĂ«se, 1 automjet qĂ« dyshohet se Ă«shtĂ« vjedhur nĂ« qytetin e FushĂ« KrujĂ«s, nĂ« vitin 2019, dhe 2 targa tĂ« dyshuara tĂ« vjedhura nĂ« qytetin e TiranĂ«s, nĂ« vitin 2025".

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«. /Telegrafi/


Falsifikim i votave, ndalohet një kryesuese në Deçan



Pas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Pejë për hetimet lidhur me procesin zgjedhor të numërimit të votave, një kryesuese është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, brenda afati ligjor prokurori shtetit do parashtroje kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale.

“ËshtĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« me urdhĂ«r tĂ« prokurorit tĂ« shtetit edhe njĂ« kryesuese pĂ«r rastin e procesit tĂ« numĂ«rimit tĂ« votimeve nĂ« Deçan. Brenda afati ligjor prokurori shtetit do parashtrojĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r sigurimin e prezencĂ«s nĂ« procedurĂ« penale”, ka thĂ«nĂ« Nikçi. /Telegrafi/

Sa shpenzuan partitë politike për tre muaj? KQZ publikon shifrat



Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar shpenzimet tremujore (tetor-dhjetor 2025) të subjeketeve politike sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas njoftimit të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson listën e shpenzimeve, me rreth 1 milion e 263 mijë euro të shpenzuara gjatë kësaj periudhe tremujore.

Ndërsa, në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka shpenzuar rreth 280 mijë e 822 euro.



NdĂ«rkohĂ«, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) ka raportuar shpenzime nĂ« vlerĂ« prej rreth 224 mijĂ« e 859 euro pĂ«r periudhĂ«n tetor–dhjetor 2025.

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka raportuar shpenzime 70 mijë euro gjatë kësaj periudhe raportuese.


KQZ ka bërë të ditur se publikimi i këtyre të dhënave bëhet në kuadër të transparencës dhe monitorimit të financimit të subjekteve politike, në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/

Eksploziv në një veturë në Sarandë, shoferi e vëren gjatë ngasjes



Shpërthimi i telekomanduar me eksploziv i një automjeti është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol.

NjĂ« qytetar me inicialiet M.Gj, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e SarandĂ«s se nĂ« vendin e quajtur “Kthesa e VrinĂ«s”, nĂ« aksin ShĂ«ndĂ«lli – VrinĂ«, ka dĂ«gjuar zhurmĂ« nĂ« mjetin e tij dhe pasi ka ndaluar ka konstatuar lĂ«ndĂ« tĂ« dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të shumtë të policisë dhe më pas edhe ekspertë të krimeve të renda nga Drejtoria e Policisë Vlorë dhe reparti anti-eksploziv i RENEA.

Nga informacionet e deritanishme, Ă«shtĂ« mĂ«suar sĂ« nĂ« mjetin tip “Nissan” me targa AA725LG, Ă«shtĂ« konstatuar njĂ« sasi lĂ«ndĂ« eksplozive e shpĂ«rndarĂ« nĂ« sediljen e pasme tĂ« mjetit.

Ekspertët janë duke punuar për çaktivizimin e saj, ndërkohë që zona është rrethuar dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Shtetasi M.Gj rezulton me precedentë penalë, i dënuar më parë. /Euronews.al/

Ndërron jetë 76 vjeçari në ShSKUK, u aksidentua nga një veturë në Mitrovicë



Ka ndĂ«rruar jetĂ« 76 vjeçari i cili Ă«shtĂ« aksidentuar tĂ« enjten rreth orĂ«s 18:25 nĂ« rrugĂ«n “Ulqini”, nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës, mashkull rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“MĂ« datĂ«n 05 shkurt 2026, rreth orĂ«s 18:25, nĂ« rrugĂ«n “Ulqini” nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut, Ă«shtĂ« shkaktuar njĂ« aksident trafiku me fatalitet, ku njĂ« veturĂ« ka goditur njĂ« kĂ«mbĂ«sor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në SHSKUK. Më vonë, autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur.

Trupi i pajetĂ« i viktimĂ«s, mashkull rreth 76-vjeçar, Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore pĂ«r obduksion”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Guvernatori Ismaili merr pjesĂ« nĂ« panelin mbi inovacionin bankar dhe financiar nĂ« kuadĂ«r tĂ« konferencĂ«s “Dita e Biznesit Francez”



Guvernatori i BankĂ«s Qendrore tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesĂ« nĂ« panelin me temĂ« “Sektori bankar dhe financiar i KosovĂ«s: NjĂ« mundĂ«si reale pĂ«r investitorĂ«t francez”, i organizuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« konferencĂ«s “Dita e Biznesit Francez”.

Konferenca u organizua nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropian, duke mbledhur përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe duke përfshirë katër panele tematike me fokus aktual.

Gjatë diskutimit në panel, Guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet kryesore në ekonominë e vendit, reformat e ndërmarra nga BQK-ja si dhe stabilitetin financiar.

Ai theksoi se sektori bankar i Kosovës mbetet ndër më të qëndrueshmit në rajon, i mbështetur nga nivele të larta të kapitalizimit dhe likuiditetit, si dhe nga një nivel i ulët i kredive joperformuese, duke luajtur një rol kyç në mbështetjen e aktivitetit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Më tej, Guvernatori Ismaili shpalosi angazhimin e BQK-së për forcimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, promovimin e produkteve dhe shërbimeve financiare inovative, si dhe avancimin e gjithëpërfshirjes financiare, me qëllim të krijimit të një sektori financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe të integruar me tregjet ndërkombëtare.

Stabiliteti financiar përforcohet nga korniza ligjore dhe rregullative e harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian, si dhe nga përdorimi i euros si valutë zyrtare, të cilat garantojnë siguri juridike dhe kushte të barabarta konkurrence për bizneset dhe investitorët nga vendet e BE-së.

Në këtë kontekst, Guvernatori i BQK-së vuri në pah rëndësinë e inovacionit financiar dhe digjitalizimit si parakushte thelbësore për krijimin e një mjedisi tërheqës për investime të huaja.

Tutje, Guvernatori Ismaili elaboroi mbi nevojën për diversifikimin e burimeve të financimit përtej sektorit bankar, përfshirë avancimin e skemave garantuese dhe zhvillimin e tregut të kapitalit, me qëllim të zgjerimit të mundësive për tregti dhe investime, si dhe rritjes së konkurrencës në ekonomi.

Ai foli gjithashtu për agjendën e digjitalizimit dhe integrimeve në sektorin financiar, duke përfshirë modernizimin e infrastrukturës së pagesave përmes projektit të pagesave të shpejta TIPS Clone, progresin drejt anëtarësimit në SEPA, bankingun e hapur, si dhe iniciativat rajonale që synojnë rritjen e efikasitetit dhe ndërveprueshmërisë së sistemeve financiare.

Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe projektet e tjera me institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat pritet të ratifikohen nga Kuvendi, janë gjithashtu në funksion të arritjes së këtyre objektivave.

Krahas nxitjes së inovacionit, BQK po forcon mbikëqyrjen e ofruesve të shërbimeve financiare, standardet e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e konsumatorit, duke siguruar që modernizimi i sistemit financiar të shoqërohet me ruajtjen e plotë të stabilitetit financiar.

Në përfundim, Guvernatori Ismaili nënvizoi se sektori financiar i Kosovës kombinon stabilitetin, modernizimin dhe inovacionin brenda një kornize konkurruese të harmonizuar me Bashkimin Evropian.

Me një sistem bankar stabil dhe konkurrues, infrastrukturë moderne, potencial në rritje në fushën e fintech-ut dhe një mjedis tatimor tërheqës, Kosova ka potencial të shndërrohet në një destinacion strategjik investimi, me perspektiva të qarta për rritje afatgjatë dhe integrim evropian.

BQK mori pjesë në këtë konferencë në kuadër të rolit të saj proaktiv për nxitjen e dialogut profesional dhe promovimin e bashkëpunimit, në funksion të ndërtimit të sistemeve financiare më të qëndrueshme, më të sigurta dhe më të integruara në rajon, në përputhje me Planin Strategjik të BQK-së. /Telegrafi/

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s



Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se qeveria shqiptare ka për qëllim që të rrisë pagat për ushtarakët në mesataren e NATO-s deri në vitin 2029.

Sipas tij, pagat do të vijojnë trajektoren e rritjes në këtë mënyrë: 60-70% për nivelet bazë dhe 30-40% për nivelet e larta të komandimit.

“Forcimi i kapaciteteve njerĂ«zore nuk vjen vetĂ«m pĂ«rmes trajnimeve, por edhe pĂ«rmes pagave qĂ« reflektojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«, profesionalizmin dhe sakrificĂ«n.

Në këtë kuadër, pagat do të vijojnë trajektoren e rritjes:

60–70% pĂ«r nivelet bazĂ«

30–40% pĂ«r nivelet e larta tĂ« komandimit”. /Euronews.al/

Kalim i paautorizuar i kufirit, në një veturë gjenden tetë bidonë me mjaltë në Jarinje



GjatĂ« patrullimit Ă«shtĂ« ndaluar njĂ« veturĂ« tĂ« cilĂ«n e drejtonte i dyshuari kosovar nĂ«n dyshimin se ka kryer veprĂ«n “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 06:40 në fshatin Jarinje të Leposaviqit.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur 8 bidonë me mjaltë, të cilat janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtutjeshme, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

“Motra ime Ă«shtĂ« e sĂ«murĂ«â€, tragjedia e familjes Kola nĂ« Itali! Djali ngatĂ«rroi dy shifrat e fundit kur lajmĂ«roi ambulancĂ«n



Një tragjedi e rëndë ka tronditur Italinë dhe komunitetin shqiptar, pas humbjes së jetës së katër anëtarëve të familjes Kola në banesën e tyre në Porcari, pranë Luccës.

Familja dyshohet se është helmuar nga monoksidi i karbonit, një gaz i padukshëm dhe vdekjeprurës.

Sipas mediave italiane, alarmi u dha nga djali 22-vjeçar, i cili telefonoi qendrën e emergjencës 112, duke thënë fjalët dramatike:

“Motra ime Ă«shtĂ« sĂ«murĂ«, nuk e dimĂ« çfarĂ« ka”.

Gjatë telefonatës, i riu arriti të japë edhe adresën, por për shkak të gjendjes së rënduar, ngatërroi numrin e banesës. Para se të humbiste frymën, ai tha një adresë por tregoi gabimisht numrin e shtëpisë (tha 168 në vend të 186), që bëri që ambulanca të vinte rreth e rrotull për të gjetur shtëpinë. Si pasojë, ambulanca u drejtua fillimisht në adresën e gabuar dhe ndihma mjekësore mbërriti rreth dy orë me vonesë. Kur ekipet e emergjencës arritën më në fund në banesën e saktë, të katër anëtarët e familjes ishin pa shenja jete.

Viktimat janë:

‱ Arti Kola, 48 vjeç

‱ Jonida Kola, 43 vjeçe

‱ Hajdar Kola, 22 vjeç

‱ Xhesika Kola, 15 vjeçe

Hetimet paraprake tregojnë se shkak i ngjarjes ka qenë rrjedhja e monoksidit të karbonit, ndërsa disa prej personave të ndihmës që hynë në banesë pas ngjarjes shfaqën gjithashtu shenja helmimi dhe u trajtuan nga mjekët.

Ngjarja ka hapur debat në Itali mbi menaxhimin e thirrjeve të emergjencës dhe rrezikun e madh që paraqesin pajisjet ngrohëse pa standarde sigurie. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që i mori jetën një familjeje të tërë. /Euronews.al/

Tri zakonet e dëmshme dhe faktorët kryesorë që rrezikojnë shëndetin e zemrës - flet doktoresha Fjolla Zhubi Bakija



Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të mbeten ndër shkaktarët kryesorë të problemeve shëndetësore, ndërsa identifikimi i faktorëve të rrezikut dhe zakoneve të dëmshme është thelbësor për parandalimin e tyre.

Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, Fjolla Zhubi Bakija, specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë ka përmendur disa faktorë madhorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.




“FaktorĂ« tĂ« rrezikut madhor janĂ« hipertensioni, diabeti, duhani, mbipesha, gjenetika dhe yndyrat e larta nĂ« gjak”, thekson Zhubi Bakija.

Ajo sqaron se këta faktorë shpesh nxiten nga zakonet e përditshme, të cilat me kalimin e kohës çojnë në probleme serioze shëndetësore.

Sipas saj, mungesa e aktivitetit fizik përbën një nga zakonet më të dëmshme.

“Mos aktiviteti fizik Ă«shtĂ« njĂ« zakon, jeta sedentare, ushqimi i pashĂ«ndetshĂ«m edhe duhani”, shprehet ajo, duke i cilĂ«suar kĂ«to si tri ndĂ«r zakonet mĂ« problematike pĂ«r shĂ«ndetin e zemrĂ«s.

Në veçanti, Zhubi Bakija ndalet te rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme, duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, rasti po hetohet



Një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:35, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Raportohet se nĂ« banesĂ«n e tij viktima mashkull kosovar Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete. Me vendim tĂ« prokurorit, trupi i pa jetĂ« i viktimĂ«s iu Ă«shtĂ« liruar familjarĂ«ve pĂ«r ceremoni mortore”, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

Infarkti i miokardit te gratë, Fjolla Zhubi-Bakija tregon simptomat tipike dhe shenjat që nuk duhen neglizhuar



Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, Fjolla Zhubi Bakijës, specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë ka thënë se simptomat e infarktit nuk paraqiten gjithmonë në të njëjtën mënyrë dhe jo çdo rast shoqërohet me dhimbjen klasike të gjoksit.

Zhubi Bakija ka thënë se infarkti paraqitet më së shpeshti me simptomën tipike që është dhimbja shtrënguese e gjoksit, siç tha "por jo gjithmonë".




"Dhimbja tipike zakonisht lokalizohet në mesin e gjoksit dhe mund të përhapet në krahun e majtë, në nofullën e poshtme, në shuplakën e majtë, në shpinë apo në shpatulla. Kjo dhimbje ka karakter shtrëngues, përkeqësohet gjatë aktivitetit fizik dhe zakonisht lehtësohet gjatë pushimit, ndonëse në rastet më të avancuara të sëmundjeve të arterieve koronare mund të shfaqet edhe në qetësi".

Megjithatë, kardiologia thekson se infarkti i miokardit nuk manifestohet gjithmonë me këto simptoma tipike.

Zhubi-Bakija tha se infarkti i miokadrit paraqitet me simptomë tipike të dhimbjes së gjoksit, sidomos te femrat dhe te personat me diabet.

“Ata kanĂ« mĂ« shumĂ« prirje tĂ« paraqesin lodhje ekstreme tĂ« theksuar, djersĂ« tĂ« ftohta, vĂ«shtirĂ«si nĂ« frymĂ«marrje, marramendje apo thjesht njĂ« ndjesi se diçka nuk shkon”, shprehet ajo.

Zhubi Bakija këshillon që çdo simptomë e re dhe e pashpjegueshme, si lodhja e theksuar, vështirësia në frymëmarrje apo djersitja e papritur, duhet të merret seriozisht.

Më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Haradinaj takon zëvendësndihmësin amerikan: Partneriteti dhe miqësia mes Kosovës dhe ShBA-së janë të qëndrueshme dhe strategjike



Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK), Ramush Haradinaj gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s ka takuar Daniel J. Lawton, zĂ«vendĂ«s ndihmĂ«s Sekretar i Departamentit tĂ« Shtetit, pranĂ« ByrosĂ« pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë këtij takimi ka theksuar se partneriteti dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të qëndrueshme dhe strategjike.

“Pata nderin nĂ« Departamentin Amerikan tĂ« Shtetit, tĂ« takoj Daniel J. Lawton, ZĂ«vendĂ«s NdihmĂ«s Sekretar i Departamentit tĂ« Shtetit, pranĂ« ByrosĂ« pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. E falĂ«nderova Lawton pĂ«r mbĂ«shtetjen e palĂ«kundur qĂ« Shtetet e Bashkuara i kanĂ« dhĂ«nĂ« KosovĂ«s, nga liria jonĂ« deri te ndĂ«rtimi i demokracisĂ« dhe institucioneve shtetĂ«rore. Theksova se partneriteti dhe miqĂ«sia ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe strategjike”, ka shkruar ai.

Tutje Haradinaj ka shkruar se “AnĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« NATO jo vetĂ«m qĂ« do tĂ« forcojĂ« sigurinĂ« tonĂ«, por do tĂ« kontribuojĂ« gjithashtu nĂ« paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive nĂ« tĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor dhe komunitetin euro-atlantik”. /Telegrafi/



Mustafi reagon ndaj deklaratave të Demo Berishës: Beogradi nuk është vend ku zgjidhen problemet e shqiptarëve, është fabrika ku ato prodhohen



Deklarata e Demo BerishĂ«s se â€œĂ§Ă«shtjet e shqiptarĂ«ve duhet tĂ« zgjidhen nĂ« Beograd e jo nĂ« Uashington” nuk Ă«shtĂ« opinion – Ă«shtĂ« rrĂ«fim i frikĂ«s sĂ« regjimit serb nga ndĂ«rkombĂ«tarizimi i krimit shtetĂ«ror kundĂ«r shqiptarĂ«ve tĂ« LuginĂ«s sĂ« PreshevĂ«s.

Kështu ka shkruar përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Sipas tij, kjo fjali e vetme e Berishës përmbledh gjithë strategjinë e Beogradit.

“Mbaji shqiptarĂ«t tĂ« mbyllur brenda njĂ« sistemi qĂ« i fshin, i varfĂ«ron dhe i zhduk – dhe mos lejo qĂ« e vĂ«rteta tĂ« dalĂ« jashtĂ« kufijve tĂ« SerbisĂ«. Beogradi nuk Ă«shtĂ« vend ku zgjidhen problemet e shqiptarĂ«ve. Beogradi Ă«shtĂ« fabrika ku ato prodhohen”, ka thĂ«nĂ« ai.

Tutje ai ka shkruar se në Beograd janë projektuar pasivizimi i adresave si fshirje administrative e shqiptarëve nga regjistrat civilë.

“Gjithashtu ka projektuar edhe pĂ«rjashtimin nga punĂ«simi publik I shqiptareve, mos lejimin e teksteve mĂ«simore nĂ« gjuhĂ«n shqipe, sabotimi i financimeve nga Kosova e ShqipĂ«ria, izolimin ekonomik i PreshevĂ«s, Bujanocit dhe MedvegjĂ«s. Dhe tani na del njĂ« ministĂ«r madje qĂ« pretendon se Ă«shtĂ« shqiptar nĂ« letĂ«r (apo siç e quan, I dĂ«nuari pĂ«r krime lufte nĂ« Hag, Ć eĆĄel : „druga vrsta ĆĄiptara“), por zĂ«dhĂ«nĂ«s i Vuçiqit nĂ« praktikĂ«, qĂ« thotĂ« se ‘mos shkoni nĂ« Uashington’. Sepse nĂ« Uashington kĂ«to krime quhen me emĂ«r si diskriminim sistemik, spastrim administrativ dhe aparteid burokratik”.

Tutja Mustafi ka shkruar se: “NĂ« Beograd quhen ‘procedura’. Andaj Berisha thotĂ« ‘ne postoji problem sa Bujanovcem, gde je predsednik opĆĄtine Arber Pajaziti, koji je, saradljiv’. Sepse ArbĂ«r Pajaziti nuk i çon dosjet nĂ« Uashington e New York. Nuk i çon nĂ« Bruksel, Berlin e Strasburg. Nuk i çon nĂ« OSBE, BE, KiE e UN. Ai i mban nĂ« sirtar I tregton. Dhe pĂ«r Beogradin, heshtja quhet ‘bashkĂ«punim’ ". /Telegrafi/


Hoxha: Fajdeja është një fenomen prezent duhet të gjejmë forma më efikase për ta luftuar



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se fenomeni i fajdesë vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë dhe mbetet një nga sfidat serioze për institucionet e rendit dhe sigurisë.

Hoxha bëri të ditur se që rreth dy deri në tre vjet më parë, Policia e Kosovës ka krijuar një task-forcë të posaçme, e cila ka zhvilluar dhjetëra operacione në mbarë vendin kundër veprimtarisë së fajdesë.

Sipas tij, luftimi i këtij fenomeni kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë jo vetëm me Prokurorinë, por edhe me institucionet e tjera relevante.

“Fajdeja Ă«shtĂ« njĂ« fenomen prezent dhe ne duhet tĂ« gjejmĂ« forma mĂ« efikase pĂ«r ta luftuar. Kjo nuk mund tĂ« bĂ«het vetĂ«m nga policia apo prokuroria, por pĂ«rmes mbledhjes sĂ« vazhdueshme tĂ« informatave dhe bashkĂ«rendimit institucional”, ka theksuar Hoxha.

Ai ka shpjeguar se aktualisht ekzistojnë dy deri në tri forma kryesore përmes të cilave ushtrohet fajdeja në Kosovë.

Sipas tij, njëra nga format është noterizimi i marrëveshjeve mes fajdexhinjve dhe viktimave, ku këta të fundit, për shkak të gjendjes së rëndë financiare, pranojnë të legalizojnë marrëveshje të paligjshme.

Në këtë kontekst, Hoxha ka paralajmëruar ndryshime ligjore në Kodin Penal të Kosovës nga legjislativi i ardhshëm, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër fajdesë dhe ashpërsimin e dënimeve.

Forma tjetër, sipas tij, lidhet me sallonet e shitjes së automjeteve, për të cilat Policia e Kosovës ka informacione se janë të përfshira në skema të tilla të paligjshme.

Në fund, drejtori i Policisë së Kosovës u ka bërë thirrje policëve dhe komandantëve në terren që të intensifikojnë mbledhjen e informatave lidhur me rastet e fajdesë, me qëllim parandalimin dhe goditjen efektive të këtij fenomeni kriminal. /Telegrafi/

Dënohet me 24 vite burg autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtjas



Gjykata ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqaraj, autorin e vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Ekzekutimi ndodhi dy vite më parë, 15 mars 2024. Gentjan Bejtja para se të vritej, u shpëtoi disa atentateve.

Nga hetimet ka rezultuar se ditën e atentatit, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentjan Bejtjas kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.

Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje. /Tch/

Përurohet pllaka përkujtimore në nderim të viktimave të 3-4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë



Në Mitrovicë është vendosur një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave të natës së tmerrit, që ndodhi 26 vjet më parë, në mes të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se vendosja e kësaj pllake ka për qëllim që të mos harrohet sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve edhe pas çlirimit të Kosovës dhe në kohën kur në vend ishte i pranishëm KFOR-i.

Në prani të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal, Peci tha se kanë vendosur ta shënojnë këtë datë të rëndë historike, gjatë së cilës u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 të tjerë dhe rreth 12 mijë shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës u dëbuan dhunshëm nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pasuesit e tij.

“Ne sot, nĂ« pjesĂ«n e urĂ«s sĂ« re pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«, e cila kontribuon nĂ« paqe, stabilitet dhe lĂ«vizje mĂ« tĂ« lirĂ« nĂ« MitrovicĂ«, duam tĂ« pĂ«rcjellim njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«: se normaliteti dhe liria nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s, fatkeqĂ«sisht, janĂ« paguar me jetĂ«n e qytetarĂ«ve civilĂ« tĂ« pafajshĂ«m, pĂ«rfshirĂ« pleq dhe fĂ«mijĂ«â€, ka deklaruar Peci. /Telegrafi/

❌