Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Konispoli zbukurohet për festat e fundvitit

20 December 2025 at 18:18

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Atmosfera e festave të fundvitit ka përfshirë qytetin e Konispolit në jug të vendit, i cili është zbukuruar me drita dhe dekorime shumëngjyrëshe, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe festiv për banorët dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga qendra e Konispolit, të zbukuruar anekënd, ku pema e Vitit të Ri, e ndriçuar me drita, është kthyer në qendër të gëzimit për fëmijët.

Shkëlqimi i dekorimeve dhe atmosfera festive kanë sjellë momente gëzimi, veçanërisht për më të vegjlit.

Atmosferës festive i është shtuar edhe prania e plakut të Vitit të Ri, që ka krijuar çaste të gëzueshme për fëmijët në sheshin e qytetit.

Bashkia e Konispolit është zbukuruar me drita dhe ornamente festive, duke i dhënë qytetit një pamje të veçantë në këtë periudhë të fundvitit.

/r.e/

The post Konispoli zbukurohet për festat e fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria plan për të peshuar plehrat: kush hedh pak, paguan më pak

By: Uesli
15 December 2025 at 19:56

Qeveria plan për të peshuar plehrat: kush hedh pak, paguan më pak   Qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik Programin Kombëtar të Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve, ku parashikohet një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si familjet dhe bizneset do të paguajnë për mbetjet urbane. Në qendër të këtij programi qëndron vendosja e parimit […]

The post Qeveria plan për të peshuar plehrat: kush hedh pak, paguan më pak appeared first on Saranda Web.

Salla: Mandarinat shqiptare janë pa pesticide të palejuara

1 December 2025 at 17:36


TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi Konispolin, rajoni kryesor i prodhimit dhe eksportit të mandarinave në Shqipëri.

Ministri së bashku me Kryetarin e Bashkisë Konispol, Ergest Dule, u takuan me fermerët dhe grumbulluesit për të adresuar shqetësimet që janë përhapur në medie mbi përdorimin e pesticideve të ndaluara nga Bashkimi Evropian apo nga lista e miratuar nga Ministria e Bujqësisë në mandarina.

Duke marrë fjalën ministri Salla konfirmoi se, “analizat nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, konfirmojnë se nuk ka përdorim të pesticideve të palejuara, duke garantuar cilësinë e prodhimit tonë “Made in Albania””.

Ai shtoi se fermerët e Konispolit janë profesionistë të trajnuar dhe të pajisur me analiza nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, të cilat konfirmojnë se nuk ka përdorim të pesticideve të palejuara, duke garantuar cilësinë e prodhimit vendas.

Ai theksoi gjithashtu se situata e krijuar lidhet me dinamikat ndërkombëtare të tregut, të ngjashme me ato që po përjetojnë edhe disa vende të Bashkimit Evropian. Ministria planifikon që nga fillimi i vitit të ardhshëm të nisë digjitalizimi i monitorimit të farmacive bujqësore, një hap i rëndësishëm për më shumë transparencë dhe kontroll.

Paralelisht, Salla njoftoi punën për ngritjen e Urdhrit të Agronomit, i cili do të forcojë gjithë zinxhirin bujqësor, duke përfshirë prodhuesit, tregun dhe grumbulluesit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar në mbështetje të fermerëve dhe në mbrojtje të prodhimit vendas, duke garantuar standarde të larta cilësie dhe siguri për tregun vendas dhe eksportin.

1 nga 4

/a.f/

The post Salla: Mandarinat shqiptare janë pa pesticide të palejuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa proteston së bashku me fermerët në Konispol: Janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria

By: Ela
28 November 2025 at 10:41

Deputetja demokrate Ina Zhupa iu bashkua sot protestës së fermerëve në Konispol, të cilët prej ditësh kërkojnë mbështetje nga qeveria pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet në prodhimin e mandarinave dhe presioneve për ulje çmimi nga grumbulluesit pas fushatës së dizinformimit për produktin e tyre cilësor. Fermerët shprehen se: “Shesim mandarinat nën kosto. […]

The post Zhupa proteston së bashku me fermerët në Konispol: Janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria appeared first on BoldNews.al.

Fermerët e Konispolit të dëmtuar rëndë nga moti, braktisen dhe nga qeveria

By: armand
27 November 2025 at 09:06

Fermerët e Konispolit po përballen me dëme të mëdha pas motit të keq që ka goditur vendin, ndërsa ndihen të braktisur nga institucionet shtetërore. Në një video të publikuar në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfaq plantacionet e mandarinave të përmbytura, ku pemëtaria duket nën ujë në gjendje katastrofale. Postimi i tij shoqërohet […]

The post Fermerët e Konispolit të dëmtuar rëndë nga moti, braktisen dhe nga qeveria appeared first on BoldNews.al.

Bido: Përmirësohet situata në Konispol, vijon ndërhyrja në Bistricë të Madhe

22 November 2025 at 17:43

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në qarkun e Vlorës vijojnë ndërhyrjet për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura, veçanërisht në zonat e Sarandës, Delvinës dhe Konispolit.

Deputeti i Vlorës, Ardit Bido, deklaroi për ATSH-në se, në Sarandë po vijon puna për riparimin e argjinaturës së Bistricës së Madhe, e cila është dëmtuar duke shkaktuar përmbytje në fushën e Çukës deri në liqenin e Butrintit, përfshirë edhe hidrovorin e zonës.

“Punimet janë në proces dhe parashikohet që riparimi të kërkojë rreth një javë”, u shpreh Bido.

Ai informoi gjithashtu se janë evakuar bagëtitë e një stani, ndërsa janë raportuar dëme në blegtori.

Në Delvinë, reshjet kanë shkaktuar dëmtime në disa fshatra të zonës. Sipas tij, Forcat e Xhenios po punojnë për të rikthyer qarkullimin në akset që lidhin Lefterhorin, Rusanin, Vllahatin, Kakodhiqin dhe zonat përreth.

Ndërkohë, theksoi ai, në Konispol ka nisur të përmirësohet situata në terren.

“Ujërat janë tërhequr nga fshati Vrin dhe hidrovori është vënë në funksion të plotë për të vijuar me pastrimin e fushës së përmbytur”, deklaroi Bido.

Ai siguroi se autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në zonat e prekura.

/a.f/

The post Bido: Përmirësohet situata në Konispol, vijon ndërhyrja në Bistricë të Madhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

By: V K
14 November 2025 at 15:57

Ditën e djeshme, një sherr është regjistruar në Konispol, mes një grupi të rinjsh. Duke iu referuar burimeve zyrtare, disa të rinj, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18-vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.

Në kërkim janë shpallur; Alban Tanushi, 18-vjeç, Flavjo Arapi, 18-vjeç, Nikola Doda 18-vjeç dhe Ornel Lekgegaj, 19-vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18-vjeç, F. A., 18-vjeç O. L., 19-vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18-vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin”, sqaron policia.

Ndërkohë, gazetarja Shpresa Dine ka siguruar dhe pamjet nga sherri në fjalë, ku të rinjtë kanë goditur makinën me shkop bejsbolli.

 

The post Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët – VIDEO

By: Uesli
14 November 2025 at 13:56

Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët   Një akt i rëndë dhune ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të Konispolit, ku një maturant me inicialet E.K. dhe kushërira e tij 12-vjeçare janë sulmuar brutalisht nga pesë persona të ardhur nga fshati Shëndëlli. Lajmi dhe pamjet e […]

The post Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria – VIDEO

By: Uesli
13 November 2025 at 11:53

Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria   Në Konispol, aty ku çdo vjeshtë aroma e mandarinave mbush ajrin, këtë vit mbretëron heshtja. Degët janë të mbushura plot, por tregu është bosh. Pas një lajmi të përhapur në disa portale, që akuzonte produktin për mbetje pesticide, fermerët janë gjendur […]

The post Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria – VIDEO appeared first on Saranda Web.

EMRI/ Ju gjet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Konispol

By: Elva
21 September 2025 at 11:47

Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Dishat të Konispolit, Sarandë, pasi mbante të fshehur në banesë një armë automatike me 15 fishekë. I arrestuari është identifikuar si Hadriatik Lame, banues në fshatin Dishat. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestruar një armë zjarri automatike dhe një karikator me 15 fishekë, të cilat […]

The post EMRI/ Ju gjet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Konispol appeared first on BoldNews.al.

E mbante në shtëpi nga viti ’97 por e “spiunuan”, Policia e arreston pas kontrollit

21 September 2025 at 11:38

E mbante në shtëpi nga viti ’97 por e “spiunuan”, Policia e arreston pas kontrollit   Policia njofton se është finalizuar me sukses nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Dishat”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje. Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë […]

The post E mbante në shtëpi nga viti ’97 por e “spiunuan”, Policia e arreston pas kontrollit appeared first on Saranda Web.

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

By: Ela
13 August 2025 at 11:41

Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol, ku përplasja e dy motoçikletave ka rezultuar me humbjen e jetës së një personi. Urim Çaze, 70 vjeç, banues në Konispol, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës tjetër, shtetasi Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur […]

The post Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

31 July 2025 at 19:45

Konispoli shpallet Ansambël Historik – një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore   Qeveria shqiptare ka miratuar shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban, një vendim që synon të ruajë dhe të promovojë vlerat historike dhe kulturore të kësaj qendre të jugut të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur […]

The post Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore appeared first on Saranda Web.

Zjarret në Konispol dhe Dukat, një i arrestuar dhe dy nën hetim

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar dhe ka nisur hetimet për dy të tjerë, si autorë të dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat.

Policia njoftoi sot se “strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve në territor, bënë të mundur identifikimin e dy shtetasve të dyshuar për zjarrvënie në Konispol.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 25 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 51 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol”.

Sipas policisë nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. L., më datë 27.07.2025, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe rreth orës 23:30, në bashkëpunim me shtetasin S. I., ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullote, në fshatin Janjar, Konispol, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 8 hektarë me barishte dhe shkurre.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 15-vjeçar, i dyshuar për zjarrvënie në një sipërfaqe toke me bimësi, në fshatin Dukat.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum është bërë identifikimi i autorit të një rasti tjetër të zjarrvënies, në fshatin Dukat. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Fëngu i Bozhanajve”, në fshatin Dukat, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të ndryshme”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse.

/m.q/r.e/

The post Zjarret në Konispol dhe Dukat, një i arrestuar dhe dy nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin

29 July 2025 at 14:21

Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari. Procedohet penalisht një 51-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.     Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin […]

The post Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin appeared first on Saranda Web.

Arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat

By: Ela
29 July 2025 at 13:26

Policia ka identifikuar autorët e zjarrvënieve në Konispol dhe Dukat. Në Konispol u arrestua në flagrancë 25-vjeçari R.L., banues në fshatin Shalës, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte ndezur zjarr që shkaktoi djegien e 8 hektarëve me barishte dhe shkurre në fshatin Janjar. Një 51-vjeçar, S.I., banues në fshatin […]

The post Arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat appeared first on BoldNews.al.

Dogji 3,5 hektarë kullota në Konispol, vihet në hetim 70-vjeçari

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Policia e Sarandës ka proceduar penalisht një 70-vjeçar pasi dyshohet se ndezi zjarr për pastrimin e tokës, por flakët i dolën jashtë kontrollit dhe dogjën rreth 3,5 hektarë kullotë dhe një stallë me bagëti të imta.

Policia njoftoi sot se “si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin: F. M., 70 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol”.

Sipas policisë, “nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 26.07.2025, rreth orës 09:00, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e një pjese toke kullotë në malin e fshatit Markat dhe, si pasojë e përhapjes së flakëve nga era e fortë, është djegur një sipërfaqe prej 3,5 hektarësh me barishte dhe shkurre. Zjarri është përhapur edhe në territorin e banuar të fshatit, ku ka shkaktuar djegien e një stalle me bagëti të imta (10 krerë dele) dhe një koteci me shpendë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/

The post Dogji 3,5 hektarë kullota në Konispol, vihet në hetim 70-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konispol/ Vatër e re zjarri në fshatin Janjar, pranë kufirit me Greqinë

By: Ela
28 July 2025 at 15:54

Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Vatra e zjarrit është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për të shmangur zjarrin operojnë 5 zjarrfikës dhe 3 roje pyesh. Është komunikuar edhe me shërbimin zjarrfikës të Filatit në Greqi, si vendi në kufi me Janjarin. Raportohet se ata u treguan menjëherë të gatshëm […]

The post Konispol/ Vatër e re zjarri në fshatin Janjar, pranë kufirit me Greqinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌