Mësohet destinacioni i mundshëm i Ronaldos në rast largimi nga Al-Nassr

Klima rreth Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ka kaluar nga euforia në një tension të hapur, që rrezikon ta çojë marrëdhënien drejt një krisjeje të plotë.
Portugezi, i mësuar me projekte të ndërtuara rreth nevojave të tij, ndjen se drejtimi që ka marrë kampionati dhe vetë klubi i tij nuk po e favorizon më.
Vendimi i fundit i autoriteteve saudite ka qenë pika e fundit që mbushi kupën. Mungesa e yllit portugez në ndeshjen e fundit të Al Nassr nuk ishte as rastësi dhe as pasojë e një problemi fizik, por një gjest i qartë proteste që ka tronditur themelet e futbollit arab.
Cristiano Ronaldo ndodhet në një përplasje të drejtpërdrejtë me Fondin e Investimeve Publike (PIF), institucioni që kontrollon drejtpërdrejt klubet kryesore të vendit.
Sulmuesi beson se fondi nuk vepron në mënyrë neutrale dhe se ekzistojnë preferenca të qarta brenda portofolit të tij të ekipeve, diçka që, sipas këndvështrimit të tij, ka dëmtuar ndjeshëm Al Nassr.
Operacioni që shkaktoi shpërthimin përfundimtar ishte transferimi i Karim Benzemas, i cili u transferua nga Al Ittihad te Al Hilal.
Kjo situatë ka ushqyer zërat për një largim të mundshëm nga Lindja e Mesme. Edhe pse kontrata e tij është një nga më të shtrenjtat në historinë e futbollit, Ronaldo i jep përparësi trashëgimisë sportive dhe ndjesisë së konkurrimit në kushte të barabarta.
Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali
Andaj, mundësia e rikthimit të Cristiano Ronaldos në Europë ka ngjallur një pritshmëri të madhe.
Mes destinacioneve të mundshme, emri i Sporting Lisbonës po përmendet për arsye që shkojnë përtej futbollit: Është vendi ku gjithçka nisi, i lidhur drejtpërdrejt me rrënjët e tij dhe me një peshë sentimentale të vështirë për t’u barazuar.
Edhe pse nga ana ekonomike operacioni nuk do të ishte i thjeshtë, simbolika mund të peshojë më shumë se çdo faktor tjetër./Telegrafi/






































