Komunat e Kosovës fillojnë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, Peja prinë me numrin e aplikimeve

Komunat e Kosovës kanë nisur vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që goditën vendin në fillim të vitit 2026. Edhe pse nuk disponojnë kapacitete buxhetore për të përballuar plotësisht kompensimin e dëmeve, komunat kanë filluar të bëjnë vlerësimet në terren.
Telegrafi raportoi më parë për problematikën e kompensimit të dëmeve nga vërshimet, ku Malisheva, Rahoveci dhe Drenasi theksuan se që nga viti 2016 dëmet nuk janë paguar plotësisht.
Sipas të dhënave të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Peja prinë me numrin më të madh të kërkesave për kompensim nga qytetarët dhe bizneset, me gjithsej 420 aplikime.
âKomunat e prekura nga vĂ«rshimet e fundit kanĂ« pranuar njĂ« numĂ«r tĂ« madh kĂ«rkesash pĂ«r kompensim dĂ«mesh nga qytetarĂ«t, bizneset dhe fermerĂ«tâ, njofton AKK.
Numri i aplikimeve sipas komunave
Nga raportimet paraprake rezulton se janë evidentuar rreth 3,000 kërkesa për kompensim dëmesh, ndërsa ky numër pritet të rritet, pasi procesi i pranimit dhe vlerësimit të aplikimeve nuk ka përfunduar ende në shumicën e komunave. Komunat më të prekura sipas numrit të aplikimeve janë:
- Peja â rreth 420 kĂ«rkesa
- Gjakova â 334 kĂ«rkesa
- Skenderaj â 320 kĂ«rkesa
- FushĂ« Kosova dhe Drenasi â mbi 300 kĂ«rkesa secila
- KlinĂ« â 270 kĂ«rkesa
- Malisheva â 225 kĂ«rkesa
- Mitrovica â 230 kĂ«rkesa
- Lipjani â 176 kĂ«rkesa
- Rahoveci â 142 kĂ«rkesa
- Prizreni â rreth 140â150 kĂ«rkesa
- Suhareka â mbi 100 kĂ«rkesa
- Ferizaj â 20 kĂ«rkesa
- Prishtina â 20â30 kĂ«rkesa
Komuna e Mamushës ka raportuar se nuk ka pasur kërkesa për kompensim, pasi dëmet kanë qenë minimale dhe kryesisht në fusha të hapura.
Vlerësimi financiar paraprak
Vetëm disa komuna kanë ofruar vlerësime financiare paraprake. Sipas këtyre të dhënave:
- Peja â rreth 800,000 euro
- Rahoveci â rreth 800,000 euro
- Suhareka â rreth 200,000 euro
- Ferizaj â rreth 110,000 euro
Nga këto raporte, vlera e përgjithshme arrin afërsisht 1.9 milion euro, por ky është vetëm një vlerësim i pjesshëm, pasi shumica e komunave janë ende në fazën e verifikimit dhe vlerësimit të detajuar të dëmeve.
Procesi ende në zhvillim dhe thirrja për mbështetje
Shumë komuna kanë raportuar vetëm numrin e aplikimeve, pa dhënë vlerën financiare, pasi komisionet komunale vazhdojnë punën në terren. Kërkesat përfshijnë dëme në ekonomi familjare, bujqësi, biznese private dhe infrastrukturë publike.
Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se komunat nuk kanë kapacitete buxhetore për të përballuar këtë barrë financiare dhe apelon tek Qeveria e Kosovës për të krijuar mekanizma emergjentë financiarë dhe një fond të posaçëm për kompensimin e dëmeve. Pa mbështetje konkrete nga niveli qendror, mijëra familje dhe biznese mund të mbeten pa ndihmën e nevojshme për rikuperim.
AKK do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbledhĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« pĂ«rditĂ«suara nga tĂ« gjitha komunat dhe do tâi dorĂ«zojĂ« ato tek institucionet qendrore pĂ«r njĂ« reagim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« koordinuar. /Telegrafi/






































