Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, duke triumfuar me rezultat 2-0 në një ndeshje ku vendosi efikasiteti në pjesën e dytë.
âLos Blancosâ e nisĂ«n takimin me qetĂ«si dhe kontroll tĂ« lojĂ«s, duke krijuar rastet e para serioze, ndĂ«rsa nĂ« minutĂ«n e 19-tĂ« Kylian Mbappe u ndal nga njĂ« pritje e sigurt e portierit Stole Dimitrievski.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Real Madridi e rriti intensitetin pas pushimit. Epërsia erdhi në minutën e 65-të, kur Alvaro Carreras realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke goditur saktë pranë shtyllës së majtë.
Valencia pati rast të artë për barazim në minutën e 71-të, por Lucas Beltran, pasi shmangu portierin, goditi shtyllën dhe humbi një mundësi të jashtëzakonshme.
Në minutat shtesë, Real Madridi e vulosi fitoren, kur Brahim Diaz asistoi për Kylian Mbappe, i cili përfitoi nga porta e zbrazët për të shënuar golin e dytë dhe për të mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0 .
Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në vendin e dytë në renditjen e La Ligës me 57 pikë, vetëm një pikë më pak se lideri Barcelona, duke vazhduar garën e fortë për titullin kampion. /Telegrafi/
Juventusi ka barazuar në xhiron e 24-t të Serie A me rezultat 2-2 me Lazion, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë raste shënimi.
Sfida nisi me presionin e bardhezinjve, të cilët krijuan disa mundësi të mira në pjesën e parë, por pa arritur të gjejnë rrjetën.
Ndëshkimi erdhi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur Daniel Maldini asistoi për Pedron, i cili u tregua i saktë brenda zonës dhe kaloi Lazion në epërsi 0-1.
Në fillim të pjesës së dytë, Lazio e dyfishoi avantazhin, teksa Gustav Isaksen përfitoi nga një pasim i Danilo Cataldit dhe realizoi një gol të bukur, me topin që u ndal në rrjetë pasi goditi traversën për rezultatin 0-2.
Juventusi reagoi dhe shtoi presionin, duke krijuar disa raste të rrezikshme, ndërsa goli erdhi në minutën e 59-të, kur Weston McKennie realizoi me kokë pas krosimit të Andrea Cambiasos, duke e ngushtuar rezultatin në 1-2.
Bardhezinjtë vazhduan të kërkonin barazimin, me tentativa nga Edon Zhegrova, Kenan Yildiz dhe Manuel Locatelli, por portieri Ivan Provedel u tregua vendimtar, ndërsa disa goditje përfunduan jashtë kuadratit.
Juventusi shënoi edhe një gol në minutat e fundit shtesë me Pierre Kalulu për 2-2.
Pas kësaj humbjeje, Juventusi mbetet në vendin e katërt në renditjen e Serie A me 45 pikë, ndërsa Lazio ngjitet në pozitën e tetë me 35 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për garat evropiane. /Telegrafi/
Rahoveci 029 ka shĂ«nuar njĂ« fitore tejet dramatike ndaj VĂ«llaznimit, nĂ« ndeshjen e fundit tĂ« xhiros sĂ« 19-tĂ« tĂ« SuperligĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« basketboll. TĂ« dielĂ«n mbrĂ«ma, nĂ« palestrĂ«n âMizahir Ismaâ, skuadra rahovecase triumfoi me rezultat minimal 86:84.
Vëllaznimi e pati kontrollin e ndeshjes për pjesën më të madhe të kohës, duke qenë vazhdimisht në epërsi dhe duke krijuar diferencë të konsiderueshme në disa momente. Megjithatë, Rahoveci 029 nuk u dorëzua dhe qëndroi në lojë deri në sekondat e fundit.
NjĂ« minutĂ« e 22 sekonda para fundit, vendasit barazuan pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, kur Jâvon McCormick realizoi pĂ«r tri pikĂ« pĂ«r rezultatin 84:84. NĂ« sulmin pasues, VĂ«llaznimi gaboi, ndĂ«rsa 36 sekonda para fundit u faulua Kentrell Pullian, i cili ishte i saktĂ« nga gjuajtjet e lira pĂ«r epĂ«rsinĂ« vendimtare 86:84.
Skuadra gjakovare pati ende dy mundësi për të kthyer rezultatin, por Jericole Hellems ishte i pasaktë fillimisht për dy pikë dhe më pas edhe për tri pikë, duke i dhënë fund ndeshjes dhe duke nisur festën e madhe për rahovecasit.
Kentrell Pullian ishte figura kryesore e Rahovecit 029 me 32 pikĂ«, nĂ«ntĂ« kĂ«rcime dhe tetĂ« asistime. Kontribut tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhanĂ« edhe Bardh Rexha me 13 pikĂ« e shtatĂ« kĂ«rcime, si dhe Jâvon McCormick me 20 pikĂ«, pesĂ« kĂ«rcime dhe katĂ«r asistime.
Te Vëllaznimi, Jericole Hellems u dallua me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, ndërsa Ziggy Reid dhe Derrick Wilson shtuan nga 15 pikë secili, me Reid që regjistroi edhe pesë kërcime.
Pas kësaj xhiroje, të dyja skuadrat kanë nga 25 pikë dhe ndodhen në fund të tabelës, duke e bërë edhe më interesante garën për mbijetesë në Superligë. /Telegrafi/
Pep Guardiola ka pranuar se Man City ka ende rrugë për të bërë përpara se të sfidojë siç duhet Arsenalin për trofeun e Ligës Premie, por u ka kërkuar lojtarëve të tij të jenë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo gabim që bëjnë liderët e ligës.
Man City fitoi sot derbin ndaj Liverpoolit si mysafir me rezultat 2-1., duke mbetur gjashtë pikë prapa Arsenalit.
âKam njĂ« ndjenjĂ« se pak pĂ«rmirĂ«sim nuk do tĂ« jetĂ« i mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« konkurruar kundĂ«r Arsenalit, por prapĂ«seprapĂ« kemi diferencĂ« [pĂ«r tâu pĂ«rmirĂ«suar]â.
"Ne duhet të luajmë kundër Arsenalit në shtëpi dhe sigurisht, duhet t'i mposhtim ata".
"E kam thënë, 13 ndeshje në Ligwn Premier, nga pikëpamja ime, nga përvoja ime e vogël, është shumë kohë, shumë".
âĂshtĂ« e drejtĂ«. Kur shkon nĂ« ndeshjet e fundit duke luajtur kundĂ«r ndonjĂ« ekipi nĂ« betejĂ« pĂ«r rĂ«nie nga kategoria, Ă«shtĂ« njĂ« ndeshje e drejtĂ« sepse ata jetojnĂ« pĂ«r tĂ« mbijetuar dhe kanĂ« javĂ« tĂ« gjata pĂ«r tâu pĂ«rgatitur, [ndĂ«rsa] ti vjen nga FA Cup, vjen nga Carabao Cup, vjen nga Liga e KampionĂ«veâ.
âKjo ndikon nĂ« garĂ«n pĂ«r titull. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse tĂ« kesh nĂ«ntĂ«, dhjetĂ«, njĂ«mbĂ«dhjetĂ« pikĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse e tĂ«ra çfarĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« Ă«shtĂ« tâi fryjmĂ« Arsenalit, tĂ« jemi aty, dhe tĂ« pĂ«rpiqemi qĂ« nĂ«se ata flenĂ«, nĂ«se bĂ«jnĂ« diçka [njĂ« gabim], ta pĂ«rdorimâ, deklaroi Guardiola pas ndeshjes. /Telegrafi/
Edhe pse po luajnë shkëlqyeshëm, situata financiare te Barcelona është ende larg të qenit ideale.
Mediat spanjolle po raportojnë se kampionia aktuale Barcelona ka borxh shumë para në tarifat e transferimeve për lojtarët që tashmë i ka sjellë.
Bëhet fjalë për shumën prej 162.84 milionë eurosh. Sipas informacionit në dispozicion, Barcelona mori një mesazh të qartë se deri në fund të sezonit, duhet të shlyejë deri në 142.78 milionë euro të atij borxhi në mënyrë që të ruajë stabilitetin financiar.
Klubi katalanas i detyrohet gjithashtu 14.16 milionë euro Manchester City për Ferran Torres dhe 10.03 milionë euro të tjera Bayern Munich për Robert Lewandowski.
Paratë që i detyrohet Barcelona për transferime
Raphinha - Leeds United - 43.07 milionë euro
Jules Kounde â Sevilla â 25.96 milionĂ« euro
Dani Olmo â RB Leipzig â 18.29 milionĂ« euro
Ferran Torres â Manchester City â 14.16 milionĂ« euro
Robert Lewandowski â Bayern Munich â 10.03 milionĂ« euro
Si kujtesë, Barca kryeson deri më tani La Liga, përpara Real Madridit, është kualifikuar për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit dhe është gjithashtu në raundin e 16-tave të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi /
Peja arriti një fitore të madhe në kryeqytet, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultatin 82:78 në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe u vendos kryesisht falë paraqitjes fantastike të fundorit Musab Mala, i cili përfundoi takimin me 22 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, pa asnjë top të humbur dhe me një top të rrëmbyer.
Te Peja spikatën edhe qendra Logan Routt me 19 pikë dhe 11 kërcime, si dhe Oshowen Williams me 14 pikë, nëntë asistime dhe tetë kërcime. Tajh Green shtoi 16 pikë e pesë kërcime, duke kontribuar në fitoren vendimtare të ekipit pejan.
Te Sigal Prishtina, paraqitjen më të mirë e bëri Adrio Bailey me 25 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Kahlil Dukes shtoi 13 pikë dhe Valmiir Kakruki 12.
Ndeshja nisi me një çerek të parë të barabartë, ndërsa Prishtina bëri një shkëputje prej shtatë pikësh në të dytin, duke përfunduar pjesën e parë 42:34 në favor të skuadrës vendase.
Por Peja reagoi fuqishëm në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 26:15, duke kaluar në avantazh 60:57. Në çerekun e katërt, skuadra e verdhë arriti të shkëputej deri në dhjetë pikë dhe mbajti epërsinë deri në fund, pavarësisht presionit të shtuar të Prishtinës.
Kjo ishte fitorja e dhjetë e Pejës këtë sezon, me nëntë humbje, duke mbajtur vendin e tretë me 29 pikë. Prishtina pësoi humbjen e 11-të dhe mbetet në vendin e gjashtë me tetë fitore dhe 27 pikë, të barabarta me Yllin në vendin e pestë. /Telegrafi/
Bayern Munich ka fituar derbin e xhiros së 21-të të Bundesligës ndaj Hoffenheim me rezultatin 5-1 në Allianz Arena.
Ndeshja u vendos herët nga një moment vendimtar, kur në minutën e 17-të Kevin Akpoguma i Hoffenheim mori një karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër, duke dhënë mundësinë për penallti për Bayern Munich.
Harry Kane nuk gaboi dhe shënoi në minutën e 20-të, duke dërguar topin në cepin e majtë të portës dhe duke kaluar Oliver Baumann për të vendosur 1-0.
Hoffenheim reagoi shpejt dhe në minutën e 35-të Andrej Kramaric barazoi rezultatin 1-1 pas një pasimi nga Fisnik Asllani brenda zonës, duke gjuajtur qetë në mes të portës.
Në minutën e 45-të, Bayern Munich fitoi penallti, ku i saktë nga pika e bardhë ishte Harry Kane për 2-1.
Në kohën shtesë, Luis Diaz mori një asist nga Harry Kane dhe me një gjuajtje të saktë brenda zonës e dërgoi avantazhin e Bayern Munich në 3-1.
Në pjesën e dytë, Bayern vazhdoi presionin dhe në minutën e 62-të, Michael Olise luajti një pasim të thjeshtë për Diaz, i cili kompozohet dhe gjuan poshtë drejt mesit të portës për të shënuar golin e katërt për 4-1.
Diaz arriti ta kompletojë het-trikun në minutën e 89-të për rezultatin përfundimtar 5-1.
Bayern Munich ruan kreun e renditjes me 54 pikë, ndërsa Hoffenheim mbetet i treti me 42 pikë. /Telegrafi/
Pas një sage të gjatë rreth rinovimit të kontratës së Kenan Yıldız me Juventusin, marrëveshja më në fund është arritur.
Sipas kushteve të reja, talenti bardhezi do të qëndrojë në Torino deri në vitin 2030.
Paga e tij shënon një rritje të ndjeshme, duke kaluar nga 1.5 milion euro në 6 milionë euro, me potencialin për t'u rritur me një milion të tjerë përmes bonuseve.
Këto shifra e kanë renditur mesfushorin e ri të Juventusit në listën prestigjioze të yjeve më të paguar të U21 në Evropë.
Sipas Gazzetta dello Sport , Kenan tani është në të njëjtën kategori me yje të tjerë të ligës së lartë si Gavi (9 milionë euro), Warren Zaïre-Emery dhe Florian Wirtz (10 milionë euro).
Megjithatë, ai është ende shumë larg Lamine Yamal, i cili zotëron një shumë marramendëse prej 15 milionë eurosh.
Duket se ky veprim e ka bindur Yıldız se klubi ka plane të mëdha për të ardhmen e tij. /Telegrafi/
Legjenda amerikane e skijimit alpin, Lindsey Vonn, ka pĂ«suar njĂ« rĂ«nie tĂ« rĂ«ndĂ« gjatĂ« garĂ«s olimpike tĂ« zbritjes pĂ«r femra nĂ« Cortina dâAmpezzo, duke shkaktuar shqetĂ«sime serioze pĂ«r gjendjen e saj shĂ«ndetĂ«sore dhe tĂ« ardhmen sportive.
Sipas informacioneve të para, dyshohet për një frakturë në këmbën e poshtme, gjë që u konfirmua nga trajneri amerikan i disiplinave të shpejta, Alex Hödlmoser, në një deklaratë për SRF.
âEnde kemi shumĂ« pak informacion. Duket se Ă«shtĂ« njĂ« frakturĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«n e poshtme. Ajo po i nĂ«nshtrohet testeve tĂ« mĂ«tejshmeâ, tha Hödlmoser.
Vonn, 41 vjeçe, humbi kontrollin vetëm në sekondat e para të garës, pasi u hodh jashtë pistës nga një gungë.
Krahu i saj i djathtë u kap në një portë dhe ajo u rrëzua me forcë në pistë, ndërsa britmat e dhimbjes u dëgjuan qartë në transmetimin televiziv.
Ish-kampionia olimpike u vendos menjëherë në barelë dhe u transportua me helikopter drejt spitalit, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara mjekësore. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për diagnozën përfundimtare.
Për rënien dhe gjendjen e saj ka folur edhe motra e Lindsey Vonn, Karen Kildow, e cila dha një deklaratë për NBC.
âIshte shumĂ« e frikshme ta shihje. Kur sheh barelat, nuk Ă«shtĂ« kurrĂ« shenjĂ« e mirĂ«. Por ajo guxoi, dha gjithçka dhe kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« e karakterizon Lindseyn. GjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne Ă«shtĂ« qĂ« ajo tĂ« jetĂ« mirĂ«â, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se skiatorja aktualisht është nën kujdesin e plotë mjekësor.
âTĂ« gjithĂ« kirurgĂ«t, fizioterapistĂ«t dhe mjekĂ«t e saj janĂ« me tĂ«. Ajo po i nĂ«nshtrohet kontrolleve dhe shpresojmĂ« tĂ« kemi mĂ« shumĂ« informacione sĂ« shpejtiâ, theksoi Kildow.
Vonn kishte vendosur të garonte pavarësisht një dëmtimi serioz në gju, pasi po merrte pjesë në Olimpiadë me ligamente të këputura kryqëzore, një vendim që tashmë ka ngritur shumë pikëpyetje për rrezikun e marrë.
Gjendja e saj pritet të sqarohet në orët apo ditët në vijim, ndërsa e gjithë bota e sportit mbetet në pritje të lajmeve për njërën nga figurat më ikonike të skijimit alpin. /Telegrafi/
Rikthimi i shumĂ«pritur i legjendĂ«s sĂ« skijimit alpin, Lindsey Vonn, nĂ« LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore pĂ«rfundoi nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike, pasi skiatorja amerikane u rrĂ«zua rĂ«ndĂ« gjatĂ« finales sĂ« zbritjes pĂ«r femra nĂ« Cortina dâAmpezzo.
Vonn, 41 vjeçe, po merrte pjesë në Olimpiadë pas një pauze gjashtëvjeçare nga sporti dhe vetëm nëntë ditë pasi kishte pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e majtë.
Ajo humbi kontrollin vetëm 13 sekonda pas nisjes së garës, u përplas me shenjat anësore të pistës dhe përfundoi në dëborë, duke shkaktuar skena shqetësuese.
đš BREAKING: U.S. skiing legend Lindsey Vonn has crashed during competition at the Winter Olympics and was medevacâd by helicopter from the course.
Turma në Cortina mbeti në heshtje, ndërsa ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë. Vonn u transportua me helikopter drejt spitalit, ndërsa gara u pezullua përkohësisht.
Pavarësisht shqetësimeve të shumta rreth rrezikut që po merrte, Vonn kishte vendosur të garonte, duke deklaruar më herët se rikthimi në Olimpiadë ishte një vendim personal dhe i ndërgjegjshëm. Ajo kishte përfunduar disa prova stërvitore dhe kishte treguar kohë konkurruese përpara garës.
Lindsey Vonn konsiderohet si një nga skiatoret më të mëdha në histori, me 84 fitore në Kupën e Botës dhe medalje olimpike, përfshirë arin në Vancouver 2010. Ajo u rikthye në gara në vitin 2024, duke sfiduar kufijtë fizikë dhe moshën.
Përplasja e saj hodhi hije mbi garën, e cila u fitua nga amerikania Breezy Johnson, e cila u bë gruaja e parë amerikane që fiton medalje ari olimpik në zbritje që nga Vonn në vitin 2010.
Gjendja shëndetësore e Vonn pritet të vlerësohet më tej në ditët në vijim, ndërsa bota e sportit mbetet në pritje të lajmeve për një nga ikonat më të mëdha të skijimit alpin. /Telegrafi/
Federata Shqiptare e Karatesë ka kënaqësinë të njoftojë një sukses të madh në arenën ndërkombëtare. Garuesja Lanika Rexhepi është shpallur Nënkampione e Evropës në kategorinë Cadet +61 kg, në kuadër të Kampionatit Europian Cadet, Junior & U21, i cili u zhvillua në Limassol të Qipros.
Ky kampionat mblodhi rreth 1293 garues nga e gjithë Evropa, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë.
Lanika Rexhepi zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë turneut, duke dominuar bindshëm në fazat eliminatore dhe duke siguruar vendin në finale.
Rruga e Lanika Rexhepit drejt medaljes së argjendtë
Fitore 8-0 ndaj Malit të Zi
Fitore 8-0 ndaj Gjeorgjisë
Fitore 6-1 ndaj Francës
Fitore 3-0 ndaj Italisë
Në finale, Lanika u ndal me rezultat minimal 0-1 ndaj garueses nga Portugalia, duke u mjaftuar me medaljen e argjendtë, por duke konfirmuar nivelin e lartë dhe potencialin e saj në arenën evropiane.
Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit, si dhe punën e vazhdueshme të stafit teknik dhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Karatesë në zhvillimin e sportistëve të rinj.
Federata Shqiptare e Karatesë e uron Lanika Rexhepin për këtë arritje të madhe dhe i dëshiron suksese të tjera në garat e ardhshme ndërkombëtare. /Telegrafi/
Michail Kakiouzis nuk do të jetë më trajner i KB Prishtinës, duke ndarë rrugët mes tyre me një njoftim në rrjetet sociale.
NĂ« njoftimin e klubit prishtinas bĂ«het e ditur se trajneri grek Ă«shtĂ« larguar pĂ«r âarsye familjareâ.
âKlubi ynĂ« shpreh falĂ«nderimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r trajnerin Michail Kakiouzis pĂ«r kontributin, profesionalizmin dhe pĂ«rkushtimin e treguar gjatĂ« kĂ«tij sezoni, si dhe pĂ«r bashkĂ«punimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshĂ«m nĂ« punĂ«n me ekipinâ.
âPĂ«r arsye familjare, nga dita e sotme, trajneri Michail Kakiouzis nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« pjesĂ« e klubit tonĂ«. I urojmĂ« shumĂ« shĂ«ndet, suksese dhe çdo tĂ« mirĂ« nĂ« vazhdim tĂ« karrierĂ«s dhe jetĂ«s personaleâ, shkruan nĂ« njoftimin e KB PrishtinĂ«s.
Nën drejtimin e tij, Prishtina, nuk pati rezultate të kënaqshme.Prishtina është në vendin e gjashtë me 26 pikë. Nga 18 ndeshje ka tetë fitore e dhjetë humbje. /Telegrafi/
Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, dëshiron të tërhiqet plotësisht nga mediat sociale për një farë kohe, për t'u përqendruar ekskluzivisht në detyrat e futbollit.
Pas një fillimi të bujshëm të karrierës së tij, Yamal ra në një krizë të vogël dhe më pas mori këshilla nga një ekspert - së pari të zvogëlonte përdorimin dhe aktivitetin në rrjetet sociale, dhe më pas, nëse është e nevojshme, ta pezullonte atë për një kohë.
Kjo dha rezultat. Spanjolli me prejardhje afrikane kohët e fundit ka reduktuar aktivitetet në mediat sociale dhe aktivitetet komerciale, ndërkohë që ka treguar një formë fenomenale.
Anësori i ri i Barcelonës ka arritur të paktën një efekt ofensiv (gol ose asist) në gjashtë ndeshjet e fundit, duke regjistruar pesë gola dhe dy asistime.
Sipas El Chiringuito, ai tashmë e ka reduktuar në mënyrë drastike aktivitetin e tij online dhe planifikon ta pezullojë atë për një kohë. Sigurisht, jo përgjithmonë, por e gjitha kjo për t'u përqendruar te performancat e tij për Barcelonën.
Këtë sezon, Yamal ka 14 gola dhe 13 asiste në të gjitha garat për klubin katalanas. /Telegrafi/
Karim Benzema ka pasur një debutim spektakolar me fanellën e Al Hilal, duke realizuar një het-trik në ndeshjen e tij të parë me skuadrën saudite.
Sulmuesi francez shĂ«noi nĂ« minutat 31â, 60â dhe 64â, duke i dhĂ«nĂ« Al Hilalit epĂ«rsinĂ« e qartĂ« 3-0 nĂ« kĂ«tĂ« takim.
Ai luajti 73 minuta për tu larguar pastaj nga fusha nga trajneri Simone Inzaghi.
Benzema iu bashkua Al Hilalit vetĂ«m 72 orĂ« mĂ« parĂ«, pas largimit nga Al Ittihad â njĂ« transferim qĂ« shkaktoi reagime tĂ« shumta dhe debat tĂ« madh nĂ« ArabinĂ« Saudite.
Fituesi i Topit të Artë 2023 ishte protagonist edhe sezonin e kaluar, duke ndihmuar Al Ittihadin të fitonte titullin e kampionit, përpara se të bënte kalimin e bujshëm te rivali i madh, Al Hilal.
Kalimi i Benzemas në Al Hilal, vetëm se përforcon pozitat e klubit lider në renditje. /Telegrafi/
Të ardhurat e sportistëve profesionalë vazhduan të rriten në vitin 2025, me shuma marramendëse që reflektojnë jo vetëm performancën në sport, por edhe fuqinë e sponsorizimeve.
Megjithatë, ka dallime të mëdha midis sporteve, ku futbolli, boksit dhe basketbolli dominojnë listën.
Më poshtë i gjeni tetë sportistë që u paguan secili më së shtumti në sportin e tij.
8. Carlos Alcaraz (Tenis) â 48.97 milionĂ« euro
Tenisti spanjoll fitoi 48.97 milionë euro, prej të cilave 18.47 milionë nga çmimet sportive dhe 30.5 milionë nga sponsorizimet.
7. Patrick Mahomes (Futboll Amerikan) â 68 milionĂ« euro
Ylli i Kansas City Chiefs arkëtoi 68 milionë euro, me 42.5 milionë nga paga dhe 25.5 milionë nga reklamat.
6. Lewis Hamilton (Formula 1) â 84.67 milionĂ« euro
Piloti britanik fitoi 84.67 milionë euro, përfshirë 59.27 milionë nga kontrata me Ferrarin dhe 25.4 milionë nga sponsorizimet.
5. Jon Rahm (Golf) â 85.26 milionĂ« euro
Golfisti spanjoll arkëtoi 71.72 milionë nga turnetë dhe 13.55 milionë nga marrëveshjet e sponsorizimit.
4. LeBron James (Basketboll) â 108.97 milionĂ« euro
Legjenda e LA Lakers fitoi 41 milionë nga kontrata dhe 67.74 milionë nga sponsorizimet.
3. Juan Soto (Bejsboll) â 109.4 milionĂ« euro
Lojtari dominikan i New York Mets fitoi 103.47 milionë nga kontrata dhe 5.93 milionë nga sponsorizimet.
2. Canelo Alvarez (Boks) â 116 milionĂ« euro
Boksieri meksikan fitoi 105.85 milionë nga dy ndeshjet e tij dhe 10.15 milionë nga sponsorizimet.
1. Cristiano Ronaldo (Futboll) â 220 milionĂ« euro
Sulmuesi portugez u shpall sportisti më i paguar në botë me 220 milionë euro, 170 milionë nga kontrata me Al Nassr dhe 50 milionë nga reklamat.
Trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është thënë nga udhëheqësit hebrenj të "përqendrohet në futboll" pasi ai ka bërë komente të përsëritura rreth konflikteve ndërkombëtare.
Këshilli Përfaqësues Hebraik i Manchesterit dhe Rajonit tha se Guardiola i kishte "zhgënjyer" dhe i kërkuan atij të "zgjidhte fjalët e tij më me kujdes" në një kohë të rritjes së antisemitizmit, raporton BBC Sport .
Këshilli lëshoi një deklaratë pasi Guardiola tha se donte të përdorte pozicionin e tij për të folur hapur, duke përmendur "dhimbjen" që ndjente për viktimat e konflikteve globale.
Ai gjithashtu mbajti një fjalim në mbështetje të fëmijëve palestinezë në një aktivitet bamirësie në qytetin e tij të lindjes, Barcelonë, javën e kaluar. Manchester City nuk pranoi të komentonte mbi situatën.
âNe u kemi kĂ«rkuar vazhdimisht individĂ«ve tĂ« shquar tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshĂ«m me fjalĂ«t qĂ« pĂ«rdorin, duke pasur parasysh se si hebrenjtĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« detyruar tĂ« durojnĂ« sulme nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«nâ.
"Pep Guardiola është një trajner futbolli. Ndërsa reflektimet e tij humanitare mund të jenë me qëllime të mira, ai duhet të përqendrohet në futboll".
"Ai e ka zhgënjyer Manchester Cityn me ndërhyrjet e tij të përsëritura në çështjet ndërkombëtare", thuhet në një deklaratë të postuar në rrjetin social X.
Deklarata përmend gjithashtu sulmin në Sinagogën e Parkut Heaton tetorin e kaluar, në të cilin u vranë dy persona.
"Kjo është veçanërisht irrituese duke pasur parasysh se ai nuk e ka përdorur fare popullaritetin e tij për të shprehur solidaritet me komunitetin hebre që pësoi një sulm terrorist vetëm pak kilometra larg stadiumit Etihad, ose me komunitetin në Barcelonë që po rikuperohet nga dhuna antisemite pranë vendit ku ai dikur bëri, sipas mendimit tonë, vërejtje provokuese".
"Ne i kërkojmë zotit Guardiola që t'i zgjedhë fjalët e tij me më shumë kujdes në të ardhmen, duke pasur parasysh rrezikun e konsiderueshëm me të cilin përballet komuniteti ynë", përfundon deklarata.
Guardiola: Gjithmonë do ta ngre zërin tim
Guardiola foli në një konferencë për shtyp të martën për "mijëra njerëz të pafajshëm" të vrarë dhe të plagosur në të gjithë botën, duke përmendur Palestinën, Ukrainën, Sudanin dhe të shtënat e fundit nga agjentët e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).
"Nëse do të ishte pala tjetër, do të ndieja të njëjtën dhimbje. T'i dëshirosh dëm një vendi? Kjo më dhemb. Të vrasësh mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, kjo më dhemb. Gjëja është e thjeshtë. Kaq është. Kur ke një ide dhe për ta mbrojtur atë duhet të vrasësh mijëra e mijëra njerëz - më vjen keq, do ta ngre zërin. Do të jem gjithmonë në atë anë. Gjithmonë", tha trajneri spanjoll. /Telegrafi/
Interi ka arritur të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas një fitoreje të vështirë 2-1 në çerekfinale kundër Torinos.
Ndeshja, e zhvilluar nĂ« âBrainteoâ tĂ« Monzas, ishte e mbushur me emocione dhe momente kyçe qĂ« vendosĂ«n fatin e skuadrĂ«s sĂ« Cristian Chivut.
Interi e nisi furishëm dhe gjeti avantazhin në minutën e 35-të, kur Ange-Yoan Bonny realizoi me kokë pas një krosimi të saktë brenda zonës, duke çuar Interin në epërsi 1-0.
Në pjesën e dytë, Interi shtoi presionin dhe në minutën e 48-të, Andy Diouf shënoi golin e dytë me një finalizim të shkëlqyer në qendër të portës pas një pasimi të mirë brenda zonës.
Torino reagoi dhe në minutën e 57-të Sandro Kulenovic shënoi me kokë për 2-1, duke rikthyer dramatizmin në ndeshje.
Pavarësisht përpjekjeve të Torinos për të barazuar, Interi arriti të ruajë avantazhin deri në fund dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.
Me këtë fitore, Interi konfirmon ambiciet e tij për të luftuar për trofeun e Kupës së Italisë dhe tregon forcën e skuadrës edhe pa disa nga yjet e saj kryesorë që ishin të lodhur nga ritmi i ngjeshur i sezonit. /Telegrafi/
Amir Rrahmani pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës, kur Napoli do të luajë në udhëtim te Genoa në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A.
Në Itali, mediat kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e kapitenit të Kosovës për ekipin e udhëhequr nga trajneri Antonio Conte.
TĂ« mĂ«rkurĂ«n, mediumi i afĂ«rt me klubin napolitan, âcalcionapoli24â, publikoi statistika interesante pĂ«r performancĂ«n e Napolit me dhe pa Rrahmanin nĂ« fushĂ«.
Napoli duket si dy ekipe të ndryshme: me Rrahmanin dhe pa të. Ai mungoi në katër ndeshjet e fundit, ku skuadra regjistroi një barazim me Copenhagenin, një fitore ndaj Fiorentinës dhe humbje nga Juventusi dhe Chelsea, duke pranuar gjithsej tetë gola, shkruan ky medium.
NĂ« total, pa Rrahmanin Napoli ka pĂ«suar 26 gola nĂ« 15 ndeshje dhe ka regjistruar gjashtĂ« humbje. Me Amirin nĂ« fushĂ«, ekipi ka pranuar vetĂ«m 11 gola nĂ« 19 ndeshje, shkruan âcalcionapoli24â.
Rrahmani, dy herë kampion i Italisë me Napolin, ka pësuar këtë sezon lëndime muskulore që e kanë mbajtur larg fushës. Një lëndim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në shtator, gjatë ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës.
Pritet që kualiteti i tij dhe prezenca në mbrojtje të ndihmojnë Napolin të rifitojë stabilitetin dhe rezultatet pozitive në Serie A. /Telegrafi/
Mesfushori francez me famĂ« botĂ«rore, N'Golo Kante, i transferuar nga Al Ittihad, ka mbĂ«rritur nĂ« Stamboll pĂ«r tâu bashkuar me Fenerbahçen.
Lojtari, njĂ« nga nĂ«nshkrimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« klubit verdhĂ«-blu gjatĂ« afatit tĂ« dimrit, zbarkoi nĂ« aeropirtin âSabiha Gokçenâ me njĂ« aeroplan privat nga Arabia Saudite. Ai u shoqĂ«rua nga anĂ«tarĂ«t e Bordit tĂ« Fenerbahçes.
Mijëra tifozë të Fenerbahçes prisnin në dalje të terminalit për të përshëndetur yllin francez me flakadan dhe brohoritje.
Për shkak të interesit të madh, autoritetet kishin marrë masa të gjera sigurie.
Pas uljes së avionit, Kante përshëndeti turmën që e priste para se të hipte në një makinë private të siguruar nga klubi dhe të nisej për në hotel.
Kante, i cili ka fituar tituj të nivelit të lartë në karrierë, përfshirë Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe tituj në Ligën Premier, pritet të nisë stërvitjen me ekipin pas kryerjes së kontrolleve mjekësore. /Telegrafi/