Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka pritur në takim përfaqësuesit e FAO-së, Ekrem Yazici dhe Daniela Mangione, nga Zyra Rajonale në Budapest.
Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar mbi forcimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndër vite ndërmjet FAO-s dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe mbi planet konkrete për bashkëpunim e deritashëm për sektorin e pylltarisë.
âFAO ka qenĂ« dhe vazhdon tĂ« jetĂ« njĂ« partner i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« zhvillimin e sektorit tĂ« bujqĂ«sisĂ«, pylltarisĂ« dhe zhvillimit rural. Ne jemi tĂ« pĂ«rkushtuar qĂ« ky bashkĂ«punim tĂ« forcohet dhe tĂ« thellohet mĂ« tej, me fokus tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« pĂ«rkrahjen ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« sakta dhe bashkĂ«kohore nĂ« sektorin e pylltarisĂ«, e po ashtu nĂ« nxitjen e zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m bujqĂ«sor e ruralâ, ka thĂ«nĂ« ministri nĂ« detyrĂ«, Demelezi.
Ndryshe, dje (22/01/2026) është përmbyllur programi FAO, ku ambasada e Suedisë së bashku me Bashkimin Evropian, kanë subvencionuar pajisje në mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve.
Në këtë konferencë morën pjesë ekspertë të mjedisit, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe organizata ndërkombëtare, të cilët diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen pyjet në Kosovë, përfshirë prerjet ilegale, ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe nevojën për politika më efektive për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tyre. /Telegrafi/
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë të ditur se nga rinumërimi i mbi 50% të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR), rreth 80 mijë vota të kandidatëve për deputetë kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht.
Sipas Eugen Cakollit nga KDI, në Kosovë kanë pasur rreth 900 mijë vota të vlefshme për subjektet politike, dhe secili votues kishte të drejtë të votojë deri në 10 kandidatë.
âNumri i pĂ«rgjithshĂ«m i votave preferenciale pĂ«r kandidatĂ«t arrin nĂ« rreth 6.8 milion, qĂ« do tĂ« thotĂ« se mesatarisht çdo votues ka shĂ«nuar rreth 7 kandidatĂ« nĂ« fletĂ«votimâ, ka shkruar Cakolli.
Ai shtoi se nga rreth 80 mijë vota të afektuara, 47,619 vota u hoqën nga kandidatët pasi ishin shtuar gabimisht gjatë numërimit fillestar, ndërsa 32,018 vota iu shtuan kandidatëve pasi ishin hequr më parë në mënyrë të pasaktë.
âBrenda kĂ«tyre votave, afĂ«rsisht 40 mijĂ« i takojnĂ« kandidatĂ«ve tĂ« PDK-sĂ«, rreth 15 mijĂ« LVV-sĂ«, 11 mijĂ« LDK-sĂ« dhe 4 mijĂ« AAK-sĂ«â, theksoi ai.
Cakolli nënvizoi se mbi 80% e këtyre votave të pasakta vijnë nga komuna e Prizrenit, ndërsa komunat e tjera të prekura janë Malisheva dhe Podujeva.
âRritja e numrit tĂ« votave preferenciale deri nĂ« 10 kandidatĂ«, sĂ« bashku me centralizimin e numĂ«rimit nĂ« QNR, e ka bĂ«rĂ« procesin shumĂ« mĂ« tĂ« cenueshĂ«m ndaj abuzimeve. Kur tĂ« dhĂ«nat pĂ«rpunohen nga njĂ« numĂ«r i vogĂ«l personash â qĂ« nĂ« disa raste janĂ« familjarĂ« apo tĂ« afĂ«rm tĂ« kandidatĂ«ve â ndĂ«rhyrjet mund tĂ« prodhojnĂ« devijime tĂ« mĂ«dha nĂ« rezultateâ, tha ai.
Ai thekson se ky proces rrit nevojën për monitorim më të rreptë dhe mekanizma shtesë të sigurisë për të garantuar integritetin e votës. /Telegrafi/
Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë po realizohen punime për shtrirjen e kabllove të ndriçimit.
Ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe funksional për qytetarët, duke pasur parasysh fluksin e madh të udhëtarëve që e frekuentojnë stacionin.
Punimet synojnë rritjen e komoditetit dhe sigurisë gjatë lëvizjes së qytetarëve brenda dhe rreth stacionit. /Telegrafi/
Komuna e Kamenicës njofton konsumatorët në zonat e Stacionit të Pompimit Bahqja dhe SP Berivojcë se uji nga rrjeti i ujësjellësit aktualisht nuk është i përshtatshëm për pije.
Si pasojë e rritjes së vlerës së nitrateve, parametrat kimikë të ujit në këto zona janë ndryshuar, duke bërë që uji të mos i plotësojë standardet për ujë të pijshëm.
Në këtë kontekst, qytetarët nuk duhet ta përdorin ujin për konsum deri në një njoftim të ri, pas normalizimit të gjendjes dhe konfirmimit të cilësisë së ujit. Uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike, si larje dhe sanitare.
Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/
Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS ka njoftuar se do të organizojë protestë më 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave në territorin e këtij shteti.
Për shkak të ndalimit të qarkullimit, pritet që edhe në territorin e Republikës së Kosovës të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet u bëjnë thirrje transportuesve dhe operatorëve ekonomikë që të marrin parasysh këtë njoftim dhe të planifikojnë me kohë lëvizjen e tyre, me qëllim shmangien e vonesave dhe vështirësive në qarkullim. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Komunën e Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, lidhur me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe forcimit të sundimit të ligjit. /Telegrafi/
Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka miratuar buxhetin komunal për vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027 dhe 2028.
Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, buxheti është miratuar me 21 vota për, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit.
âMe 21 vota pĂ«r, nĂ« seancĂ«n e sotme tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« Kuvendit tĂ« KomunĂ«s u miratua pika e vetme e rendit tĂ« ditĂ«s: shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit tĂ« KomunĂ«s sĂ« Prizrenit pĂ«r vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore pĂ«r vitet 2027 dhe 2028â, ka deklaruar kryetari i KomunĂ«s sĂ« Prizrenit.
Ai ka theksuar se buxheti i miratuar pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të komunës.
âBuxheti i miratuar do tĂ« ndikojĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve tanĂ«â, ka shtuar ai.
Miratimi i buxhetit hap rrugën për realizimin e projekteve dhe investimeve të planifikuara nga Komuna e Prizrenit për vitin e ardhshëm dhe periudhën afatmesme. /Telegrafi/
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është shtyrë afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Sipas njoftimit nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, më 16 janar 2026, ka marrë vendim me numër 214/2026 për vazhdimin e afatit të aplikimit për legalizim, për një periudhë prej 12 muajsh nga data e nënshkrimit të vendimit nga ministri në detyrë i MMPHI.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit, Ali Arifi, ka bërë të ditur se ky vendim u jep mundësi shtesë pronarëve të objekteve të ndërtuara pa leje që të kompletojnë dhe dorëzojnë aplikacionet e tyre brenda afatit të ri të përcaktuar.
Me këtë rast, Komuna e Gjilanit u bën thirrje të gjithë pronarëve të objekteve pa leje që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për legalizim brenda afatit të lejuar ligjor.
Informata shtesë lidhur me procedurat e aplikimit mund të gjenden në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se është gjetur personi i raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.
Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, më 21 janar 2026, rreth orës 05:00, ishte pranuar informacion për zhdukjen e shtetasit S.P., 30 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe për të cilin nuk dihej vendndodhja.
Bazuar në informacionet fillestare, i njëjti dyshohej se ishte nisur me një veturë BMW me targa shqiptare në drejtim të Ferizajt dhe se mund të kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Jezercë.
Menjëherë pas pranimit të rastit, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Rajonal, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë mbledhur informacione relevante. Në bashkëpunim me Forenzikën Rajonale janë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë, si dhe janë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, në QKUK në Prishtinë dhe në disa ordinanca private, pa u raportuar ndonjë person i lënduar. Paralelisht, janë zhvilluar kërkime intensive në terren.
Në kërkim janë angazhuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve.
Ndërkohë, më 23 janar 2026, rreth orës 15:30, një qytetar ka njoftuar Qendrën e Komunikimit Rajonal në Ferizaj se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur Gurra e Kadisë. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për personin e kërkuar S.P., i cili më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësinë K-9, pjesëtarët e policisë së rajonit të Ferizajt dhe qytetarët e angazhuar në këtë rast, duke veçuar qytetarin B. Osmani, 54 vjeç, nga Ferizaj, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në gjetjen e personit të zhdukur.
Policia ka bërë të ditur se për informata të tjera do të njoftohet me raporte vijuese. /Telegrafi/
Komuna e Suharekës ka përfituar një donacion të vlefshëm pajisjesh dhe veshmbathjeje për Njësinë e Zjarrfikësve, falë kontributit të bashkatdhetarit Albin Morina nga fshati Reshtan, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohje të veçantë për këtë mbështetje, duke vlerësuar kontributin e mërgimtarëve në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e sigurisë publike në komunë.
Donacioni është realizuar përmes bashkëpunimit të Albin Morinës me kompaninë e transportit Gani Transport, e cila ka mundësuar bartjen e pajisjeve nga Zvicra në Suharekë.
Sipas njoftimit, Komuna e Suharekës po vazhdon investimet në rritjen e sigurisë publike, ndërsa në një të ardhme të afërt pritet edhe funksionalizimi i objektit të ri për zjarrfikësit, me synimin për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe menaxhimin sa më të mirë të rasteve emergjente.
Nga Komuna u bë e ditur se kontributet e mërgimtarëve vazhdojnë të jenë një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin dhe mirëqenien e vendlindjes, duke ndihmuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës ka intensifikuar gjatë këtyre ditëve angazhimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave Uniteti janë duke realizuar fshirjen e rrugëve dhe trotuareve në zona të ndryshme të qytetit të Mitrovicës.
Sipas njoftimit, shërbimet po kryhen në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe KRM Uniteti, me synim ruajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe më të pastër për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Komuna e Podujevës dhe Universiteti i Prishtinës kanë nënshkruar Marrëveshje Konsorciumi për zbatimin e projektit Climate Integrated Pathways for Podujeva CLIPP, në kuadër të programit Horizon Europe.
Sipas njoftimit, projekti CLIPP ka për qëllim zhvillimin e strategjive dhe planeve konkrete për përballjen me ndryshimet klimatike në Komunën e Podujevës, përmes analizës së avancuar të të dhënave, përdorimit të mjeteve digjitale dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me komunitetin lokal. Në fokus të projektit është forcimi i kapaciteteve institucionale dhe rritja e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Granti për realizimin e projektit është në vlerë prej 209,943.75 euro dhe është i tipit financim kaskadë, që nënkupton se mjetet sigurohen si nëngrant nga një projekt ekzistues i programit Horizon Europe.
Marrëveshja u nënshkrua nga Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, dhe përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lirie Hoti, e cila njëkohësisht është koordinatore e projektit nga ana e Komunës.
Projekti pritet të zbatohet nga janari i vitit 2026 deri më 30 qershor 2027 dhe përfaqëson një bashkëpunim të rëndësishëm ndërmjet institucioneve lokale dhe atyre akademike, me synim përfitime konkrete në planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Podujevës. /Telegrafi/
Në Prishtinë është mbajtur një konferencë e rëndësishme kushtuar pyjeve dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, si një nga pasuritë më të çmuara natyrore të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 45 për qind e territorit të vendit është i mbuluar me pyje.
Në këtë konferencë morën pjesë ekspertë të mjedisit, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe organizata ndërkombëtare, të cilët diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen pyjet në Kosovë, përfshirë prerjet ilegale, ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe nevojën për politika më efektive për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tyre.
Qëllimi i konferencës ishte informimi dhe mobilizimi i të gjithë aktorëve relevantë, si dhe nxjerrja e rekomandimeve konkrete për ruajtjen afatgjatë të pyjeve dhe përmirësimin e cilësisë së menaxhimit në këtë sektor.
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se rëndësia e pyjeve është shndërruar në veprime konkrete, raporton Telegrafi.
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
âPĂ«rmes kĂ«tij programi, rĂ«ndĂ«sinĂ« e pyjeve e kemi shndĂ«rruar nĂ« veprime konkrete â nga planet e reja tĂ« menaxhimit tĂ« pyjeve dhe zhvillimi i zinxhirĂ«ve tĂ« vlerĂ«s sĂ« produkteve jodrurore, te pĂ«rmirĂ«simi i legjislacionit, ngritja e kapaciteteve trajnuese dhe pajisja me mjete operative. TashmĂ« janĂ« vendosur themelet, ndĂ«rsa investimi i qĂ«ndrueshĂ«m kombĂ«tar nĂ« njerĂ«z dhe infrastrukturĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar mĂ« tej mbi kĂ«to rezultateâ, tha Palatova.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, theksoi se pyjet e Kosovës përbëjnë një aset strategjik kombëtar.
âSot shĂ«nojmĂ« pĂ«rmbylljen e programit pĂ«r forcimin e menaxhimit tĂ« pyjeve, tĂ« zbatuar nga FAO dhe tĂ« bashkĂ«financuar nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Pyjet e KosovĂ«s janĂ« njĂ« aset strategjik kombĂ«tar, tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r jetesĂ«n rurale, zhvillimin rural, biodiversitetin dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« ndaj ndryshimeve klimatikeâ, u shpreh Westerlund.
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, deklaroi se ky projekt do të kontribuojë në një pasqyrë më të qartë për sfidat e ardhshme në sektorin pyjor.
âNĂ« sektorin pyjor, falĂ« kĂ«tij projekti qĂ« po pĂ«rmbyllet sot, besojmĂ« se nĂ« vitet nĂ« vijim do tĂ« kemi tĂ« dhĂ«na edhe mĂ« tĂ« sakta pĂ«r pĂ«rqindjen dhe gjendjen e pyjeve nĂ« KosovĂ«, si dhe njĂ« kuptim mĂ« tĂ« qartĂ« pĂ«r sfidat me tĂ« cilat po pĂ«rballemi dhe mĂ«nyrĂ«n se si tâi shfrytĂ«zojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive informacionet e ofruara nga ky programâ, tha Demelezi.
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Drejtori i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Menderes Ibra, falënderoi donatorët dhe partnerët për mbështetjen e dhënë në realizimin e projektit.
âNĂ« emĂ«r tĂ« stafit tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Pyjeve tĂ« KosovĂ«s, dĂ«shiroj tâi falĂ«nderoj donatorĂ«t e kĂ«tij projekti â QeverinĂ« e SuedisĂ« dhe Bashkimin Evropian â si dhe OrganizatĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si (FAO) pĂ«r zbatimin e tijâ, tha Ibra.
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Ndërkaq, Udhëheqësi i Zyrës Teknike të FAO REU, Ekrem Yazici, theksoi se qasjet tepër mbrojtëse në menaxhimin e pyjeve shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.
âTĂ« kesh mbulim tĂ« lartĂ« pyjor Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rparĂ«si e madhe, por njĂ«kohĂ«sisht paraqet edhe sfida tĂ« konsiderueshme nĂ« menaxhim, duke marrĂ« parasysh kĂ«rkesat e komunitetit dhe tĂ« sektorĂ«ve tĂ« tjerĂ« si turizmi, bujqĂ«sia, energjia, transporti dhe urbanizimi. Si pylltar, e theksoj se qasjet tepĂ«r mbrojtĂ«se shpesh kanĂ« dĂ«shtuar. PĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« e domosdoshme qĂ« sektori i pylltarisĂ« tĂ« integrohet realisht me zhvillimet e sektorĂ«ve tĂ« tjerĂ«â, u shpreh Yazici. /Telegrafi/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë Kosovën anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e rolit udhëheqës të SHBA-së në garantimin e paqes globale, duke e cilësuar këtë hap si moment historik për Kosovën.
âKur Amerika udhĂ«heq, paqja Ă«shtĂ« gjithmonĂ« mĂ« e sigurtâ, ka shkruar Osmani.
Ajo ka bërë të ditur se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes të udhëhequra nga aleati strategjik i Kosovës forcon sovranitetin dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.
âAnĂ«tarĂ«simi nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« paqes e qĂ« udhĂ«hiqen nga aleati ynĂ« strategjik, fuqizon sovranitetin tonĂ«, pozicionin tonĂ« ndĂ«rkombĂ«tar, si dhe Ă«shtĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«sâ, ka theksuar presidentja.
Sipas Osmanit, marrĂ«veshja do tâi dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n, pĂ«r tĂ« marrĂ« miratimin pĂ«rfundimtar tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« popullit.
âKjo marrĂ«veshje historike do tâi dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me kushtetutĂ«n e KosovĂ«sâ, ka shtuar ajo.
Presidentja e Kosovës ka falënderuar gjithashtu Presidentin e Shteteve të Bashkuara për ftesën dhe lidershipin e tij në këtë proces.
âFaleminderit Presidentit Trump pĂ«r lidershipin e tij dhe pĂ«r ftesĂ«n qĂ« ta pĂ«rfaqĂ«soj RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« moment historikâ, ka shkruar Osmani.
Në përmbyllje, ajo ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për paqen.
âKosova do tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« paqes, sot e pĂ«rherĂ«â, ka pĂ«rfunduar presidentja. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit âPrishtinaâ ka vazhduar aksionet ndaj konsumatorĂ«ve me borxhe tĂ« papaguara, duke realizuar sot njĂ« aksion nĂ« qytetin e Drenasit.
Sipas njoftimit tĂ« KRU âPrishtinaâ, gjatĂ« kĂ«tij aksioni janĂ« shkyçur nga shĂ«rbimi i furnizimit me ujĂ« konsumatorĂ«t tĂ« cilĂ«t nuk i kanĂ« pĂ«rmbushur obligimet financiare nĂ« pĂ«rputhje me kontratat e lidhura me kompaninĂ«.
Nga kompania bëhet e ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të rritjes së disiplinës së pagesave dhe funksionimit të qëndrueshëm të shërbimit të furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/
Policia e KosovĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me ushtarĂ« nga Batalioni Manovrues i KomandĂ«s RajonaleâLindje tĂ« misionit tĂ« udhĂ«hequr nga KFOR/NATO, ka realizuar ushtrimin e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« quajtur âIncident Command Walkthroughâ.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi dhe praktikimi i procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe metodave të koordinuara të reagimit, me synim sigurimin e një niveli të lartë të gatishmërisë operacionale dhe një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.
Nga Policia e Kosovës thuhet se angazhime të tilla të përbashkëta pasqyrojnë profesionalizmin, koordinimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të përmbushjes së misionit për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka vlerësuar angazhimin e të gjithë partnerëve dhe mbështetësve që kontribuojnë në avancimin e mëtejmë profesional të institucionit. /Telegrafi/
Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika ndaj qeverisë në detyrë për keqmenaxhim në sektorin e energjisë.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, tha në konferencë për media të enjten se rikthimi i reduktimeve të rrymës është një dëshmi e qartë për një gjë të tillë.
Sipas tij, qeveria, siç e quajti ai, e territ nuk ka investuar asnjë cent në shtimin e kapaciteteve të reja të energjisë, derisa ka shpenzuar më shumë se 1 miliard euro përgjatë tërë mandatit të saj për import të energjisë elektrike.
âRikthimi i reduktimeve tĂ« energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« dĂ«shmi e qartĂ« se keqmenaxhimi dhe menaxhimi skandaloz i kĂ«tij sektori tĂ« energjisĂ« nĂ« KosovĂ« ka ndodhur kĂ«to ditĂ«t e fundit. Kjo qeveri e territ nuk ka investuar asnjĂ« cent nĂ« shtimin e kapaciteteve tĂ« reja energjetike, ndĂ«rkohĂ« ka shpenzuar mĂ« shumĂ« sesa 1 miliard euro pĂ«rgjatĂ« tĂ«rĂ« mandatit tĂ« saj pĂ«r import tĂ« energjisĂ« elektrike nga shtete tĂ« tjera. PĂ«r tĂ« ardhur nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« absurde ka vetĂ«m dy shpjegime tĂ« mundshme. Ose kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me paaftĂ«si dhe keqmenaxhim tĂ« plotĂ« nĂ« qeverisje, ose kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me kapje tĂ« sektorit tĂ« energjisĂ« dhe hajni tĂ« organizuar nga mafia energjetike nĂ« krye me Martin Berishaj dhe Vuk Hamoviqinâ, tha ai.
Azemi përmendi edhe emërimin e Trim Tërnavës si kryeshef i KOSTT-it, duke thënë se i njëjti është nip i ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
âEmĂ«rimi i nipit tĂ« deputetit tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Ejup Maqedonci, flet mĂ« sĂ« miri pĂ«r kapjen e institucioneve energjetike nĂ« vend. Kjo Ă«shtĂ« hallka e fundit nĂ« sektorin e energjisĂ« qĂ« tashmĂ« ka rĂ«nĂ« komplet nĂ« duart e pushtetit. Sa pĂ«r dijeni, ky qĂ« sot Ă«shtĂ« emĂ«ruar drejtor i KOSTT-it Ă«shtĂ« bashkĂ«pronar i njĂ« kompanie private tĂ« energjisĂ«â, theksoi Azemi.
Në anën tjetër, ai paralajmëroi se gjatë muajit mars mund të ketë sërish shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, si pasojë e importit të madh gjatë vitit të kaluar.
âUnĂ« alarmova se nĂ« mars do tĂ« kemi prapĂ« ngritje tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, pasi vendi ynĂ« ka qenĂ« i varur nga importet e shtrenjta tĂ« energjisĂ« elektrike dhe rrjedhimisht ato do tĂ« pasqyrohen nĂ« tarifat e ardhshme. UnĂ« kisha me i bĂ« thirrje operatorĂ«ve ekonomikĂ«, por edhe ZRrE-sĂ«, qĂ« ta kenĂ« parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. Kjo gjendje Ă«shtĂ« rĂ«nduar dhe faturat e energjisĂ« elektrike janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme pĂ«r familjarĂ«t dhe biznesetâ, pĂ«rfundoi Azemi. /KP/
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se në një lagje të Prishtinës janë identifikuar 15 këlyshë të vegjël dhe katër femra lehona, të gjitha të pasterilizuara, të cilët kanë nevojë për ndihmë veterinare urgjente. Në të njëjtin lokacion u vunë re edhe dy qen të rritur që po shumohen, duke rritur rrezikun e lindjes së kafshëve të tjera në rrugë.
âKy rast Ă«shtĂ« pasojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e mungesĂ«s sĂ« ndĂ«rhyrjes nga strehimorja publike dhe e ndalimit tĂ« sterilizimeve, qĂ« ka çuar nĂ« rritjen e popullsisĂ« sĂ« kafshĂ«ve nĂ« rrugĂ«. KĂ«lyshĂ«t dhe nĂ«nat e tyre kanĂ« nevojĂ« urgjente pĂ«r vaksinim, trajtim kundĂ«r parazitĂ«ve, kujdes veterinar bazik dhe sterilizim tĂ« qenve tĂ« rritur pĂ«r tĂ« ndaluar ciklin e lindjeveâ, ka shkruar Fondacioni pĂ«r tĂ« Drejtat e KafshĂ«ve nĂ« faqen e tyre nĂ« Facebook.
Fondacioni apelon tek qytetarët që të mbështesin rastin përmes donacioneve, të cilat do të përdoren ekskluzivisht për trajtimin e këlyshëve dhe kujdesin e nënave të tyre:
Brenda Kosovës
Xhirollogaria: 1701017700005277
Banka: NLB Bank
Përshkrimi: Donacion për trajtimin e këlyshëve në Prishtinë
Jashtë Kosovës
IBAN: XK051701017700005277
SWIFT: NLPRXKPR
Përshkrimi: Donacion për trajtimin e këlyshëve në Prishtinë
âĂdo kontribut, sado i vogĂ«l, ndihmon drejtpĂ«rdrejt pĂ«r mbijetesĂ«n e kĂ«lyshĂ«ve, shĂ«ndetin e nĂ«nave dhe parandalimin e dhjetĂ«ra lindjeve tĂ« tjera tĂ« pakontrolluara nĂ« rrugĂ«. Kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« histori pĂ«r 17 kĂ«lyshĂ«, por pasojĂ« e ndalimit tĂ« sterilizimit dhe mungesĂ«s sĂ« menaxhimit adekuat tĂ« popullsisĂ« sĂ« kafshĂ«ve nĂ« qytetâ, shtoi Fondacioni. /Telegrafi/
Komuna e Mitrovicës ka siguruar mbi 2 milionë euro për implementimin e Projektit të Banimit Social Adekuat, që synon ndërtimin e njësive të reja të banimit social, renovimin e objekteve ekzistuese dhe përmirësimin e kushteve për familjet në nevojë.
Drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja, së bashku me udhëheqësen e Njësitit të Implementimit të Projektit, Sebahate Tahiri, pritën përfaqësuesit e Njësitit për Menaxhimin e Projektit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).
âKy projekt Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt pĂ«rmirĂ«simit tĂ« kushteve tĂ« jetesĂ«s pĂ«r familjet e cenueshme dhe pĂ«r zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m urban nĂ« MitrovicĂ«n e Jugutâ, tha Ardian Kavaja.
Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e përfitimit të projekteve shtesë, veçanërisht për rindërtimin dhe renovimin e njësive të banimit në ndërtesat e vjetra në zonën e Tunelit të Parë.
Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesit e komunës realizuan një vizitë në terren për të parë nga afër objektet dhe parcelat përkatëse.
Komuna e Mitrovicës së Jugut falënderoi MMPHI-në për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e këtij projekti strategjik për komunitetin. /Telegrafi/
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se edhe gjatë këtij viti do të vazhdojë subvencionimin e qirasë për familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për aplikim, e cila do të jetë e hapur deri më 30 janar 2026. Të drejtë aplikimi kanë vetëm familjet rezidente në Komunën e Gjilanit që plotësojnë kriteret e nevojës ekonomike.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se subvencionimi i qirasë është njëra prej politikave që vazhdohet edhe në mandatin e dytë.
âNjĂ«ra prej politikave tĂ« cilat i kemi ndjekur gjatĂ« mandatit tĂ« parĂ«, po e vazhdojmĂ« edhe nĂ« mandatin e dytĂ«. 163 mijĂ« euro i kemi financuar nĂ« mandatin e parĂ« dhe kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje po e vazhdojmĂ« edhe gjatĂ« kĂ«tij mandatiâ, deklaroi Hyseni.
Ai shtoi se tash është mundësia për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje për banim të aplikojnë dhe bëri thirrje që të mos vonohen, duke vënë në dukje se afati i aplikimit po afrohet.
Për më shumë detaje rreth procedurës së aplikimit dhe kriteret e pranueshmërisë, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/