Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike.
Sipas njoftimit, autorizimi i parë për fillimin e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.
Ndërkohë, veprimet e mëtejshme po zhvillohen me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Nga dita e sotme ka nisur procesi i intervistimit të komisionarëve, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike. Ky proces, sipas Prokurorisë, ka për qëllim sqarimin dhe zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
Prokuroria Themelore në Pejë bën të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Po ashtu, është bërë e ditur se Prokuroria Themelore në Pejë do ta mbajë të informuar opinionin publik për të gjitha zhvillimet e mëtejshme që lidhen me këtë proces hetimor. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe konsultimeve me Komisionin Qeveritar.
Ai ka njoftuar se sot ka mbledhur Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, me qëllim të fillimit zyrtar të punës në terren.
âPas takimit dhe konsultimit tĂ« djeshĂ«m me Komisionin Qeveritar, sot mblodha Komisionin Komunal pĂ«r VlerĂ«simin e DĂ«meve, pĂ«r tĂ« filluar nĂ« terrenâ, ka deklaruar Xheladini.
Sipas tij, gjatë mbledhjes janë përcaktuar detyrat konkrete për secilin anëtar të komisionit, si dhe është bërë shpërndarja e dokumentacionit dhe aplikacioneve të nevojshme për procesin e vlerësimit.
âGjatĂ« mbledhjes u caktuan detyrat konkrete pĂ«r secilin anĂ«tar tĂ« Komisionit, si dhe u bĂ« shpĂ«rndarja e dokumentacionit pĂ«rkatĂ«s dhe aplikacioneve tĂ« nevojshme, me qĂ«llim qĂ« procesi i vlerĂ«simit tĂ« zhvillohet nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase, transparente dhe nĂ« pĂ«rputhje me procedurat ligjoreâ, ka theksuar ai.
Nga Komuna e Dragashit bëhet e ditur se procesi i vlerësimit të dëmeve do të realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e përcaktuara nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se po vazhdojnë aksionet për ruajtjen e mjedisit, në kuadër të objektivit për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të përshtatshëm për jetë. Njoftimi është bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
âNĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rmbushjes sĂ« objektivit pĂ«r MitrovicĂ«n e pastĂ«r, tĂ« gjelbĂ«r dhe tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r jetĂ«, po vazhdojnĂ« aksionet pĂ«r ruajtjen e mjedisitâ, ka shkruar Peci.
Ai ka bërë të ditur se sot është realizuar pastrimi i kanalit të ujërave në fshatin Zhabar, si dhe largimi i një deponie ilegale të mbeturinave në afërsi të Zonës së Lirë Ekonomike.
âSot u bĂ« pastrimi i kanalit tĂ« ujĂ«rave nĂ« Zhabar dhe largimi i deponisĂ« ilegale tĂ« mbeturinave nĂ« afĂ«rsi tĂ« ZonĂ«s sĂ« LirĂ« Ekonomikeâ, ka deklaruar kryetari i MitrovicĂ«s.
Në përmbyllje të postimit, Peci ka theksuar synimin për një qytet më funksional dhe të pastër.
âPĂ«r njĂ« MitrovicĂ« qytet tĂ« gjelbĂ«rt, tĂ« pastĂ«r e funksionalâ, ka theksuar ai. /Telegrafi/
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025, Salla e Lindjes dhe Reparti i Gjinekologjisë kanë funksionuar normalisht, duke përballuar një ngarkesë të lartë pune dhe fluks të vazhdueshëm të pacienteve.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe në sallën e lindjes janë realizuar gjithsej 1 539 lindje, nga të cilat kanë ardhur në jetë 1 550 foshnje.
Prej tyre, 1 027 lindje kanë qenë normale, ndërsa 512 janë kryer me prerje cezariane. Po ashtu, gjatë vitit raportues janë realizuar 121 operacione të ndryshme gjinekologjike.
Nga spitali bëhet e ditur se gjatë vitit janë kryer edhe 218 transfuzione gjaku, duke reflektuar menaxhimin e rasteve klinikisht të komplikuara.
Po ashtu, në repart janë realizuar gjithsej 612 procedura dhe trajtime për patologji të ndryshme gjinekologjike, të cilat kanë përfshirë ndërhyrje diagnostike dhe terapeutike. /Telegrafi/
KRU âHidroregjioni Jugorâ ka njoftuar se gjatĂ« muajit janar 2026, Inspektoriati i saj, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«sitĂ« operuese, ka vazhduar aksionin pĂ«r identifikimin dhe shkyçjen nga rrjeti i ujĂ«sjellĂ«sit tĂ« lidhjeve ilegale.
Sipas njoftimit, gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 28 shkyçje për lidhje ilegale, të ndara sipas njësive:
Prizren â 7 shkyçje
SuharekĂ« â 20 shkyçje
MalishevĂ« â 1 shkyçje
KRU âHidroregjioni Jugorâ ka theksuar se nuk do tĂ« ketĂ« asnjĂ« formĂ« tolerance ndaj konsumatorĂ«ve qĂ« keqpĂ«rdorin ujin e pijshĂ«m ose realizojnĂ« lidhje ilegale nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit.
âFtojmĂ« tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t qĂ« tĂ« respektojnĂ« rregullat, tĂ« legalizojnĂ« lidhjet dhe tĂ« kryejnĂ« obligimet e tyre me kohĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« sigurohet furnizim i rregullt dhe i qĂ«ndrueshĂ«m me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ«â, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
Komuna e KlinĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht Drejtoria pĂ«r BujqĂ«si dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar fermerĂ«t tĂ« cilĂ«t janĂ« pĂ«rzgjedhur nga Komisioni pĂ«r tâu subvencionuar me pajisje bujqĂ«sore â freza me gjerĂ«si 1.65 metra.
Sipas njoftimit zyrtar, shpërndarja e pajisjeve do të bëhet më 5 shkurt 2026, duke filluar nga ora 09:00, sipas numrit rendor të përfituesve.
Fermerët me numra rendorë 1 deri në 55 janë të obliguar të paraqiten në orën 09:00, ndërsa përfituesi me numër rendor 56 duhet të paraqitet në ora 13:00.
ShpĂ«rndarja e frezave do tĂ« realizohet nĂ« ambientet e PalestrĂ«s Sportive âAdem Jashariâ nĂ« KlinĂ«.
Nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural bëhet e ditur se prania e fermerëve përfitues në kohën e caktuar është e detyrueshme, pasi mospjesëmarrja nënkupton humbjen e të drejtës për përfitim nga ky subvencion.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të mbështetjes së Komunës së Klinës për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe fuqizimin e fermerëve lokalë. /Telegrafi/
Kryetari i degĂ«s sĂ« LDK-sĂ« nĂ« MitrovicĂ«, Gezim Plakolli ka deklaruar se koalicioni me VetĂ«vendosjen pĂ«r qeverisje lokale nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« ârrezikâ.
Ai ka shtuar se nuk ka diskutime për prishje të koalicionit me Vetëvendosjen.
âNuk jemi nĂ« diskutime pĂ«r prishje tĂ« koalicionit. Po diskutojmĂ« vetĂ«m pĂ«r pozita,â tha Plakolli pas pĂ«rfundimit tĂ« takimit me Faton Pecin.
Ai shtoi se takime të tjera do të zhvillohen edhe nesër dhe pasnesër dhe se gjithçka do të jetë pjesë e diskutimeve të rregullta.
Plakolli theksoi se takimi i fundit nuk ka sjellë asnjë zhvillim të ri dhe se situata mbetet e njejtë.
Ndërsa, Safet Kamberi, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut nga radhët e LDK-së, ka konfirmuar për Kosovapress se deri më tani nuk ka zhvillime të reja rreth çështjes së koalicionit në komunë.
âNuk jam pjesĂ« e kryesisĂ« sĂ« degĂ«s nĂ« MitrovicĂ«, nuk jam kompetent pĂ«r tĂ« folur pĂ«r qĂ«ndrimet e degĂ«s, mirĂ«po pĂ«r aq sa kam informata nuk ka ndonjĂ« zhvillim dramatik. Por, besoj qĂ« dega e sqaron kĂ«tĂ« çështjeâ, tha ai.
Burime për Kosovapress bëjnë të ditur se Peci nuk po respekton propozimin e LDK-së për emërimin e drejtorëve. Arsyeja kryesore e mosmarrëveshjes lidhet me emërimin e drejtorëve të rinj pa dakordim me partnerin e koalicionit.
Votimi kundër koalicionit ka ndodhur pasi LDK kishte propozuar Gëzim Plakollin për drejtor të Kulturës, ndërsa kryetari i komunës, Faton Peci, ka përzgjedhur Gazmend Asllanin.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se sot po dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.
âSot po dorĂ«zohen mbi 60 dosje pĂ«r hetim nĂ« Krimet Ekonomike tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r dĂ«mtimin e interesit publik dhe dyshimit tĂ« keqpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s zyrtare nga ish-qeverisjaâ, ka shkruar Prebreza.
Ai ka theksuar se veprimet e komunës janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë.
âGjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe tĂ« ligjshmĂ«risĂ«â, ka shtuar kryetari i FushĂ« KosovĂ«s. /Telegrafi/
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa për lirimin e pronave komunale dhe hapësirave publike që shfrytëzohen pa kontratë të vlefshme, duke përfshirë objektet komunale, rrugët, trotuaret dhe sipërfaqet e tjera publike.
Nga komuna bëhet thirrje që qytetarët, subjektet afariste dhe shfrytëzuesit e pronës komunale të aplikojnë për pajisjen me kontratë përkatëse për shfrytëzim.
âNĂ« rast se shfrytĂ«zuesit e pronave komunale nuk pajisen me kontratĂ« pĂ«r shfrytĂ«zim, obligohen qĂ« tĂ« lirojnĂ« pronat dhe hapĂ«sirat publike. PĂ«rndryshe, Komuna e GjakovĂ«s, respektivisht Drejtoria e Inspektoratit, do tĂ« ndĂ«rmerr masa ndĂ«shkuese â gjobĂ« sipas dispozitave ligjore nĂ« fuqi, si dhe do tĂ« ushtrojĂ« kallĂ«zim penal nĂ« institucionet pĂ«rkatĂ«se, pas konstatimit pĂ«r uzurpimâ, bĂ«het e ditur nĂ« njoftim.
Komuna thekson se qëllimi i këtyre masave është garantimi i përdorimit të ligjshëm të pronave dhe hapësirave publike dhe respektimi i ligjit në funksion të komunitetit dhe qytetarëve. /Telegrafi/
Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se kanĂ« pĂ«rfunduar punimet pĂ«r rregullimin e shtegut tĂ« ecjes dhe shĂ«titores pranĂ« parkut âIdriz Rreciâ. Njoftimi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social Facebook.
âPunimet pĂ«r rregullimin e shtegut tĂ« ecjes dhe shĂ«titores pranĂ« parkut âIdriz Rreciâ kanĂ« pĂ«rfunduar me sukses, duke i dhĂ«nĂ« kĂ«saj zone njĂ« pamje mĂ« tĂ« rregullt, mĂ« tĂ« sigurt dhe mĂ« funksionale pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«tâ, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka theksuar se hapĂ«sira e rregulluar tashmĂ« ofron kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r ecje, rekreacion dhe pushim, duke e bĂ«rĂ« parkun mĂ« tĂ« frekuentueshĂ«m pĂ«r kategori tĂ« ndryshme tĂ« qytetarĂ«ve. âKjo hapĂ«sirĂ« tashmĂ« ofron kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r ecje, rekreacion dhe pushim, duke e bĂ«rĂ« parkun edhe mĂ« tĂ« frekuentueshĂ«m pĂ«r familjet, tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« moshuaritâ, ka deklaruar ai.
Kryetari i Skenderajt ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se mirĂ«mbajtja e hapĂ«sirave publike do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« prioritet i komunĂ«s. âMirĂ«mbajtja e hapĂ«sirave publike do tĂ« vazhdojĂ« me prioritet, sepse njĂ« ambient i pastĂ«r dhe i rregulluar Ă«shtĂ« tregues i kujdesit ndaj qytetarĂ«ve dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s nĂ« komunĂ«n tonĂ«â, ka theksuar Lushtaku. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, A.K. dhe B.C., nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra penale që lidhen me marrjen dhe dhënien e ryshfetit.
Sipas njoftimit tĂ« prokurorisĂ«, i pandehuri A.K. akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale âMarrja e ryshfetitâ nga neni 421 paragrafi 2 i Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, ndĂ«rsa i pandehuri B.C. akuzohet pĂ«r veprat penale âDhĂ«nia e ryshfetitâ nga neni 422 paragrafi 1 dhe âKalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijĂ«s kufitareâ nga neni 140 paragrafi 1 i KPRK-sĂ«.
Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2025, rreth orës 08:10, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri A.K., në cilësinë e zyrtarit policor, dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga i pandehuri B.C., me qëllim të përfitimit pasuror për vete. Duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe i veshur me uniformë policore, A.K. dyshohet se i ka mundësuar B.C. hyrjen në Republikën e Kosovës, ndonëse këtij të fundit i ishte refuzuar hyrja nga Policia e Kosovës për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Pas marrjes së parave, sipas aktakuzës, A.K. e ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me veturën e tij, bashkë me të pandehurin B.C., duke e dërguar atë në Prizren.
Me këto veprime, prokuroria vlerëson se A.K. ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit, ndërsa B.C. veprat penale të dhënies së ryshfetit dhe kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose të vijës kufitare.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, është propozuar që ndaj të pandehurit A.K., përveç dënimit kryesor, të shqiptohet edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për dislokimin e largpërçuesve, me qëllim zëvendësimin e linjave ajrore me linja nëntokësore në disa lagje të qytetit. Njoftimi është bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
âPo vazhdojnĂ« punimet pĂ«r dislokimin e largpĂ«rçuesve, ku pas largimit tĂ« shtyllave, linjat ajrore, qĂ« janĂ« edhe pengesĂ« nĂ« disa lagje, do tĂ« zĂ«vendĂ«sohen me linja nĂ«ntokĂ«soreâ, ka shkruar Totaj.
Sipas tij, aksioni ka nisur me heqjen e shtyllĂ«s sĂ« transitit dhe po vazhdon nĂ« drejtim tĂ« lagjes Ortakoll. âAksioni ka filluar me heqjen e shtyllĂ«s sĂ« transitit dhe po vazhdon nĂ« drejtim tĂ« lagjes Ortakollâ, ka theksuar kryetari i komunĂ«s.
Totaj ka bërë të ditur se projektet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për modernizimin e infrastrukturës energjetike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
âProjektet e DrejtorisĂ« sĂ« ShĂ«rbimeve Publike pĂ«r modernizimin e infrastrukturĂ«s energjetike do tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, investime tĂ« cilat rrisin sigurinĂ«, stabilitetin dhe cilĂ«sinĂ« e furnizimit me energji pĂ«r qytetarĂ«tâ, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
Brenda objektit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, po zhvillohet takimi mes kryetarit Faton Peci dhe kryetarit të degës së LDK-së, Gëzim Plakolli. Ky takim erdhi pas raportimit të KosovaPress-it për prishje të koalicionit LVV-LDK në Mitrovicë.
Takimi ka nisur rreth orës 11:00 dhe ende është duke vazhduar, raporton KosovaPress.
E pas përfundimit të këtij takimi, KosovaPress merr vesh se LDK do të mbledhë sërish kryesinë e degës në Mitrovicë të Jugut.
Mbrëmë është raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas burimeve, arsyeja kryesore e prishjes së koalicionit lidhet me emërimin e drejtorëve të rinj në Komunën e Mitrovicës së Jugut nga kryetari Faton Peci, pa dakordim me partnerin e koalicionit.
Votimi kundër koalicionit konkretisht ka ndodhur për shkak se LDK kishte propozuar për drejtor të Kulturës, Gëzim Plakollin, ndërsa kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka përzgjedhur drejtor Gazmend Asllanin.
Marrëveshja për bashkëqeverisje ishte arritur para betimit të Faton Pecit si kryetar i Mitrovicës së Jugut, ndërsa në kuadër të kësaj marrëveshjeje ishte zgjedhur edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi.
Qytetarë nga Peja kanë bërë thirrje publike për ndërhyrje urgjente institucionale në Rugovë, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga rrëshqitja e gurëve dhe e dheut, e cila po rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe po shkakton dëme në automjete.
Sipas qytetarëve, situata në Rugovë nuk duhet trajtuar si një dukuri e zakonshme natyrore, por si çështje serioze e sigurisë publike në një rrugë jetike për banorët, turizmin dhe qarkullimin.
Ata kanë kërkuar reagim urgjent në terren dhe pastrim të plotë të rrugës, vlerësim teknik për rrezikun e përsëritjes së rrëshqitjeve, plan konkret me afate për mbrojtje nga rrëshqitjet dhe ortekët, përfshirë rrjeta, mure mbajtëse dhe drenazh, si dhe transparencë për investimin e paralajmëruar në këtë rrugë. Sipas tyre, Rugova ka nevojë për siguri dhe veprime të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.
NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, qytetarja Gresa Berisha i ka bĂ«rĂ« thirrje Kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, ku ka kĂ«rkuar âreagim urgjent nĂ« terren dhe pastrim tĂ« plotĂ«â, âvlerĂ«sim teknik pĂ«r rrezikun e pĂ«rsĂ«ritjesâ, âplan konkret me afate pĂ«r mbrojtje nga rrĂ«shqitjet dhe ortekĂ«t, pĂ«rfshirĂ« rrjeta, mure mbajtĂ«se dhe drenazhâ, si dhe âtransparencĂ« pĂ«r investimin e paralajmĂ«ruar nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«â.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunës së Pejës, Faik Zekaj, i cili ka deklaruar se rruga në fjalë është pastruar disa herë nga operatorët lokalë, në kuadër të bashkëpunimit institucional. Ai ka shtuar se rasti i shembjes së gurëve gjatë fundjavës që shkoi, ku një veturë u dëmtua dhe katër persona mbetën të lënduar, në mesin e tyre dy fëmijë, është parë me shqetësim të madh.
âNe kemi qenĂ« shumĂ« tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r rastin dhe kemi bĂ«rĂ« shumĂ« kĂ«rkesa ndaj MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s qĂ« tĂ« mirĂ«mbahet ajo pjesĂ«, pasi qĂ« nuk Ă«shtĂ« kompetencĂ« e komunĂ«s dhe nuk kemi tĂ« drejtĂ« tĂ« ndĂ«rhyjmĂ«, pasi nuk Ă«shtĂ« rrugĂ« lokaleâ.
âKemi intervenuar nĂ« disa raste, vetĂ«m e vetĂ«m qĂ« tâu ofrojmĂ« qytetarĂ«ve mĂ« shumĂ« siguri. Kemi zhbllokuar rrugĂ«t pĂ«rmes operatorĂ«ve lokalĂ«, qĂ« kanĂ« shkuar atje pĂ«r hir tĂ« bashkĂ«punimit qĂ« kemi, sepse e thashĂ« qĂ« ajo rrugĂ« duhet tĂ« mirĂ«mbahet nga ministriaâ.
âKur ka pasur borĂ«, operatorĂ«t kanĂ« shkuar dhe e kanĂ« pastruar, pasi qytetarĂ«t e dinĂ« se rrugĂ«t lokale mirĂ«mbahen vazhdimisht, por jo edhe rrugĂ«t nacionaleâ.
âJanĂ« disa kompani tĂ« komunave tĂ« tjera qĂ« mirĂ«mbajnĂ« rrugĂ«t nacionale, por ato kompani ne nuk i shohim duke kryer obligimin e tyreâ.
Aksi rrugor PejĂ«âKuqishtĂ« mirĂ«mbahet nga Ministria e Transportit dhe InfrastrukturĂ«s, e cila drejtohet nga ministri nĂ« detyrĂ«, Hysen Durmishi.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me ministrin Durmishi, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje. /Telegrafi/
Shërbimi Ambulantor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, i cili funksionon me vetëm një psikiatër, ka realizuar gjatë vitit 2025 gjithsej 1,771 vizita psikiatrike.
Të gjitha këto shërbime janë kryer nga Dr. Gëzim Shabani, specialist i Psikiatrisë, duke përfshirë trajtime rregullta ambulatore, intervenime emergjente në situata krize, trajtime të detyruara sipas legjislacionit në fuqi, si dhe konsultat psikiatrike për pacientët e shtruar në repartet e tjera të spitalit.
Ky numër i lartë i vizitave pasqyron përkushtimin dhe angazhimin profesional të stafit për të ofruar shërbime cilësore të shëndetit mendor për qytetarët e Mitrovicës dhe rajonit. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Ditjona Statovci në postin e drejtoreshës së Drejtorisë së Administratës.
Sipas njoftimit të Komunës, Statovci ka përfunduar studimet për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Ajo ka përvojë profesionale në sektorin civil dhe privat, duke mbajtur pozita të ndryshme në organizata joqeveritare, si dhe duke punuar si koordinatore projektesh dhe promovuese në disa kompani private.
Me rastin e emërimit, kryetari Bulliqi i ka uruar drejtoreshës së re suksese dhe punë të mbarë në ushtrimin e detyrës, duke shprehur besimin se ajo do të kontribuojë në përmirësimin e funksionimit dhe shërbimeve të administratës komunale. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit âHidrodriniâ SH.A. ka njoftuar se ka hapur njĂ« afat pĂ«r shlyerjen e borxheve tĂ« akumuluara apo riprogramimin e tyre pĂ«rmes kĂ«steve, si dhe pĂ«r nĂ«nshkrimin e kontratave pĂ«r shĂ«rbimet e ujĂ«sjellĂ«sit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, thirrja vlen për konsumatorët shtëpiakë, komercialë dhe industrialë në zonën e mbulueshmërisë së kompanisë, përkatësisht në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik. Afati i fundit për pagesë ose riprogramim të borxheve është data 18 shkurt 2026.
Nga KRU Hidrodrini bëhet e ditur se pas këtij afati, kompania do të jetë e detyruar që, në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të ndërmarrë masa ligjore, të cilat përfshijnë shkyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, dërgim të lëndëve tek përmbaruesi, si dhe forma të tjera ligjore.
Kompania rikujton se gjatë kësaj periudhe, konsumatorëve borxhlinj u ofrohet mundësia e riprogramimit të borxhit në mënyrë lehtësuese, përmes pagesës me këste.
Në fund të njoftimit, KRU Hidrodrini ka falënderuar konsumatorët e rregullt, të cilët vazhdimisht po i përmbushin obligimet financiare ndaj kompanisë për shërbimet e ujësjellësit.
Njoftimi është lëshuar më 3 shkurt 2026 nga Zyra për Media e KRU Hidrodrini në Pejë. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Valbona Ibishi-Azemin në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Sipas njoftimit tĂ« KomunĂ«s sĂ« PodujevĂ«s, Ibishi-Azemi ka pĂ«rfunduar studimet bachelor nĂ« Universitetin âDardaniaâ nĂ« drejtimin Juridik, si dhe studimet bachelor pĂ«r GjuhĂ« Angleze dhe LetĂ«rsi Amerikane nĂ« tĂ« njĂ«jtin universitet.
Ajo ka përfunduar gjithashtu studimet postdiplomike, nivel master, në fushën e Gjuhës Angleze dhe Letërsisë Amerikane.
NĂ« aspektin profesional, nga viti 2010 Ibishi-Azemi ka punuar si mĂ«simdhĂ«nĂ«se e gjuhĂ«s angleze nĂ« ShkollĂ«n Fillore dhe tĂ« Mesme tĂ« UlĂ«t âZahir Pajazitiâ nĂ« Orllan. GjatĂ« mandatit tĂ« kaluar, ajo ka ushtruar detyrĂ«n e drejtoreshĂ«s sĂ« AdministratĂ«s Komunale nĂ« PodujevĂ«.
Kryetari Bulliqi i ka uruar drejtoreshës së re suksese dhe punë të mbarë në ushtrimin e detyrës, duke shprehur besimin se angazhimi i saj do të kontribuojë në avancimin e fushës së kulturës, rinisë dhe sportit në komunë. /Telegrafi/
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për operatorët ekonomikë të transportit publik për operim në linjat që vlerësohen si ekonomikisht joprofitabile.
Sipas tij, kjo masë synon subvencionimin e transportit publik për qytetarët, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.
âNjĂ« zotim i dhĂ«nĂ« gjatĂ« fushatĂ«s po bĂ«het realitet. Kemi hapur thirrjen pĂ«r operatorĂ«t ekonomikĂ« tĂ« transportit pĂ«r operim nĂ« linjat qĂ« janĂ« ekonomikisht jo profitabileâ, ka deklaruar Durmishi.
Ai ka theksuar se përmes kësaj mase Qeveria do të mbështesë drejtpërdrejt transportin publik, duke garantuar qasje më të mirë në shërbime dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.
âKy Ă«shtĂ« njĂ« hap konkret pĂ«r tĂ« garantuar qasje mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« shĂ«rbime, lĂ«vizje mĂ« tĂ« lehtĂ« dhe trajtim tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t, pavarĂ«sisht zonĂ«s ku jetojnĂ«â, ka shtuar ministri nĂ« detyrĂ«.
Durmishi ka ftuar operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, brenda afateve të përcaktuara në thirrjen publike.
âZotimet po i kthejmĂ« nĂ« veprime konkreteâ, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/
Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook një zbulim arkeologjik, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për disa rrathë spiralë të gdhendur në shkëmbin e Kobajës, në fshatin Vlashnjë të Prizrenit, të cilët ai i përshkruan si simbole diellore dhe jo thjesht vizatime në gur.
âJa edhe njĂ« zbulim tjetĂ«r, besoj ndĂ«r mĂ« tĂ« lashtat nĂ« KosovĂ«. KĂ«ta rrathĂ« nuk janĂ« thjesht vizatime nĂ« gur, por spirale nĂ« formĂ« dielli, shkĂ«mbi i KobajĂ«s nĂ« VlashnjĂ«â, ka shkruar Llapashtica.
Ai ka theksuar se veçantia e kĂ«tij zbulimi qĂ«ndron edhe te teknika e pĂ«rdorimit tĂ« ngjyrave, tĂ« cilat sipas tij kanĂ« arritur tâu rezistojnĂ« mijĂ«vjeçarĂ«ve.
âTĂ« habit teknika e ngjyrave, se si kanĂ« arritur tâi mbijetojnĂ« mijĂ«vjeçarĂ«veâ, ka theksuar ai.
Për ta bërë më të qartë vendndodhjen e lokalitetit, Llapashtica ka publikuar edhe një fotografi shtesë nga hapësira poshtë shkëmbit, ku shihet Drini i Bardhë.
âPĂ«r me e pas mĂ« tĂ« qartĂ« se ku gjendet ky vend, po ia bashkĂ«ngjiti edhe njĂ« foto nga lokaliteti poshtĂ« shkĂ«mbit, Drini i BardhĂ«â, ka shkruar ai.
Sipas Llapashticës, Vlashnja ndodhet në rajonin e Prizrenit dhe përfaqëson një zonë me rëndësi të veçantë arkeologjike.
âVlashnja Ă«shtĂ« nĂ« rajonin e Prizrenit dhe ka disa lokalitete shumĂ« shtresore tĂ« arkeologjisĂ« atyâ, ka pĂ«rfunduar ai.
Zbulimi i publikuar ka nxitur interesim në rrjetet sociale, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore të japin vlerësime profesionale lidhur me rëndësinë historike të këtyre gjetjeve. /Telegrafi/