❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave ka miratuar ndryshime nĂ« strukturĂ«n e pagave pĂ«r punonjĂ«sit e sistemit shĂ«ndetĂ«sor, si dhe pĂ«r ata qĂ« punojnĂ« nĂ« strukturat shĂ«ndetĂ«sore tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve dhe PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Sipas vendimit tĂ« ri, shtesa pĂ«r vjetĂ«rsi nĂ« punĂ« ndryshohet duke u rritur gradualisht sipas viteve tĂ« shĂ«rbimit: 0.6% pĂ«r 10 vitet e para, 0.8% pĂ«r vitet 11–20 dhe 1% pĂ«r vitet 21–30, duke u llogaritur mbi pagĂ«n e pozicionit.

Po ashtu, shtesat për mjekët në shërbimet e urgjencës, reanimacionit, hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale dhe neonatologji arrijnë 18,000 lekë në muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët e laboratorit apo imazherisë që punojnë në këto shërbime do të përfitojnë 12,000 lekë në muaj.

Vendimi parashikon gjithashtu shtesa për shërbimin e urgjencës që ndryshojnë sipas ditëve dhe orarit të punës.

Për shërbimin e urgjencës në spitale dhe qendrat shëndetësore që ofrojnë shërbim të pandërprerë, shtesat ndryshojnë sipas kohëzgjatjes së turnit dhe ditës: për sistemin 24-orësh ato shkojnë nga 2,700 lekë në ditët e zakonshme deri në 3,200 lekë në ditët e festave, ndërsa për sistemin 16-orësh dhe 12-orësh shtesat janë proporcionalisht më të ulëta.

Po ashtu, punonjësit teknikë të laboratorëve që kryejnë shërbim 24-orësh marrin shtesa nga 2,000 lekë në ditët e zakonshme deri në 3,000 lekë në ditët e festave.

Po ashtu parashikohen kompensime për punonjësit që punojnë larg vendbanimit, si dhe mundësinë për titullarët e institucioneve shëndetësore të kenë deri në tre këshilltarë të jashtëm me pagesë deri në 112,750 lekë në muaj.

Zbatimi i këtij vendimi do të nisë nga 1 janari 2026 dhe do të përballohet nga buxheti i miratuar për institucionet përkatëse për vitin 2026. /j.p/

The post Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punonjësit e Policisë, Gardës dhe Agjencive shtetërore indeksim 2.5% të pagave

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot njĂ« paketĂ« vendimesh qĂ« sjellin ndryshime nĂ« strukturĂ«n e pagave dhe nĂ« mĂ«nyrĂ«n e pĂ«rllogaritjes sĂ« shtesave, pĂ«r disa kategori tĂ« administratĂ«s publike.

Vendimet parashikojnë indeksimin e pagave me 2,5% dhe rregullime të elementëve përbërës të pagës për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, si dhe për punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në institucione të administratës publike.

Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, rritja reflektohet te paga për funksion, ndërsa për funksionet drejtuese parashikohen përmirësime shtesë.

Në Gardën e Republikës dhe Policinë e Burgjeve, indeksimi aplikohet mbi pagën për gradë, me rritje më të theksuar për disa grada të caktuara.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me strukturën e shtesave për vjetërsi në punë dhe nivel kualifikimi, veçanërisht për koordinatorët kundër korrupsionit.

Ndryshime janë miratuar edhe për punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme, ku paga bazë për klasë indeksohet me 2,5%, në përputhje me politikën e përgjithshme të rritjes së pagave në administratën publike.

Efektet financiare të këtyre vendimeve do të përballohen nga buxhetet përkatëse të vitit 2026, ndërsa rritjet dhe ndryshimet do të kenë efekt nga 1 janari 2026, pas botimit të vendimeve në Fletoren Zyrtare. /j.p/

The post Punonjësit e Policisë, Gardës dhe Agjencive shtetërore indeksim 2.5% të pagave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ervin Mete dhe Jonida Prifti, kandidaturat e qeverisë për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave vendosi sot t’i propozojĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dy anĂ«tarĂ« pĂ«r KĂ«shillin MbikĂ«qyrĂ«s tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Qeveria propozon Jonida Priftin dhe Ervin Meten si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Mete më herët ka mbajtur postin e kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Vendimi hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe do tĂ« botohet nĂ« “Fletoren Zyrtare”. /j.p/

The post Ervin Mete dhe Jonida Prifti, kandidaturat e qeverisë për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Indeksohen 2,5 % pagat në sistemin e drejtësisë dhe administratë

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot rritjen me 2,5% tĂ« pagĂ«s referuese bazĂ« pĂ«r gjyqtarĂ«t dhe prokurorĂ«t.

Pas indeksimit, paga referuese bazë arrin në 156,825 lekë në muaj, ndërsa efektet financiare përballohen nga buxheti i vitit 2026.

Në të njëjtën kohë, është miratuar edhe indeksimi me 2,5% i pagës së Presidentit të Republikës, e cila pas rritjes arrin në 435,625 lekë në muaj.

Në mbledhjen e sotme u miratuan gjithashtu përditësime të strukturave të pagave për kategori të tjera të administratës publike, përfshirë Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.

Përveç indeksimit, në disa sektorë parashikohen edhe rregullime specifike të shtesave dhe kompensimeve.

Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrijnë efektet financiare nga data 1 janar 2026. /j.p/

The post Indeksohen 2,5 % pagat në sistemin e drejtësisë dhe administratë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dialog dypalësh Shqipëri-Slloveni për investime dhe zgjerim bashkëpunimi

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Tirana u shndĂ«rrua sot nĂ« qendĂ«r tĂ« dialogut ekonomik dypalĂ«sh mes ShqipĂ«risĂ« dhe SllovenisĂ«.

Forumi ekonomik shërbeu si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave dhe eksplorimin e mundësive konkrete të investimit, duke u dhënë mundësi kompanive sllovene dhe shqiptare të njihen më nga afër me potencialet e ndërsjella të tregjeve respektive.

Në fjalën e tij, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, theksoi se Shqipëria dhe Sllovenia kanë një histori të hershme bashkëpunimi ekonomik, që daton menjëherë pas rënies së komunizmit, ndërsa sot bizneset sllovene janë tashmë të mirëkonsoliduara në Shqipëri.

Musabelliu vuri në dukje se ekonomia shqiptare po kalon një moment të rëndësishëm pozitiv, me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3,75% në vitin 2025, krahasuar me një mesatare prej 1,6% në Bashkimin Europian.

Sipas tij, inflacioni në Shqipëri mbetet pak më i ulët se mesatarja e BE-së, ndërsa norma e papunësisë ka zbritur në 8,5%, niveli më i ulët historik.

Ai theksoi gjithashtu se stoku i investimeve të huaja direkte është rritur me 4,4% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024.

Zëvendësministri nënvizoi se procesi i integrimit europian po krijon një moment të rëndësishëm transformimi për vendin, duke shprehur pritshmëri për përmbylljen e negociatave me Bashkimin Europian në një afat të shpejtë, si dhe duke përmendur projekte infrastrukturore me rëndësi strategjike.

Në këtë kuadër, Musabelliu ftoi bizneset sllovene të rrisin praninë e tyre në Shqipëri dhe të shfrytëzojnë klimën e favorshme për investime.

Forumi i Biznesit Shqipëri-Slloveni u organizua nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me SPIRIT Slovenia, Institute for Strategic Solutions (ISR) dhe ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Tiranë, me fokus të veçantë në sektorët e ndërtimit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), industrisë ushqimore dhe të pijeve, inovacionit në bujqësi dhe turizmit.

Pjesëmarrësit e vlerësuan forumin si një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e rrjetit të kontakteve profesionale dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT-it tregojnë se importet nga Sllovenia drejt vendit tonë në vitin 2025 arritën në rreth 60 milionë euro, ndërsa eksportet drejt Sllovenisë llogariten 21 milionë euro.

1 nga 26
zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu - Foto: Andrin Hoxha

/r.e/a.f/

The post Dialog dypalësh Shqipëri-Slloveni për investime dhe zgjerim bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama viziton Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona


TIRANNË, 5 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i shoqĂ«ruar nga bashkĂ«shortja e tij Linda Rama dhe djali i tyre Zaho, vizitoi BazilikĂ«n e ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ« “Regina di Albania”, nĂ« prag tĂ« takimit me Atin e ShenjtĂ«.

Gjatë vizitës, kryeministri Rama zhvilloi një moment lutjeje, duke ia besuar Zojës së Këshillit të Mirë popullin shqiptar, familjet dhe rininë.

“NĂ«nĂ« e Ă«mbĂ«l e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, kaq e dashur pĂ«r bijtĂ« e ShqipĂ«risĂ« nĂ« atdhe dhe jashtĂ« tij, sot po vijmĂ« tek Ti edhe njĂ« herĂ« pĂ«r tĂ« ta besuar popullin tonĂ«, familjet tona dhe rininĂ« tonĂ«. Ti qĂ« je ZojĂ« e ShkodrĂ«s dhe e mbarĂ« ShqipĂ«risĂ«, na udhĂ«hiq nĂ« rrugĂ«n e sĂ« mirĂ«s, na jep dritĂ« nĂ« dyshime dhe ngushĂ«llim nĂ« provat e jetĂ«s. NĂ«n mbrojtjen tĂ«nde kĂ«rkojmĂ« strehĂ«, o VirgjĂ«r e Bekuar. Mbroje ShqipĂ«rinĂ«, ndriço mendjet tona dhe na bĂ«j gjithmonĂ« besnikĂ« ndaj Birit tĂ«nd, Jezus. O Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, lutu pĂ«r ne!”, u shpreh kryeministri Rama gjatĂ« lutjes.

NĂ« vijim tĂ« vizitĂ«s sĂ« tij, Kryeministri do tĂ« vizitojĂ« Pallatin Apostolik tĂ« Vatikanit, ku do tĂ« pritet nĂ« oborrin “San Damaso”, nga prefekti i ShtĂ«pisĂ« Papnore dhe ZotĂ«rinj tĂ« ShenjtĂ«risĂ« sĂ« Tij.

Pritja do t’i paraprijĂ« audiencĂ«s qĂ« kryeministri Rama do tĂ« ketĂ« me papa Leonen XIV, nĂ« BibliotekĂ«n Papnore tĂ« Pallatit Apostolik.

Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

Kryeministri Rama viziton Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë
1 nga 12
Kryeministri Rama viziton Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

/a.f/r.e/

The post Rama viziton Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbyllet në Fier turi i dëgjesave, Salla: Skema e re Kombëtare sipas sugjerimeve nga fermerët

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, pĂ«rmbylli sot nĂ« Fier turin kombĂ«tar tĂ« dĂ«gjesave me fermerĂ«t pĂ«r hartimin e SkemĂ«s KombĂ«tare 2026.

Në takimin përmbyllës morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, si dhe fermerë nga Patosi, Roskoveci, Mallakastra dhe Fieri.

Turi i dëgjesave nisi nga Librazhdi dhe u shtri në të gjitha qarqet e vendit, me gjithsej 23 takime në terren, duke vendosur fermerin në qendër të procesit të bashkëhartimit të politikave mbështetëse për bujqësinë.

Gjatë fjalës së tij, ministri Salla theksoi se takimi në Fier shënon mbylljen e këtij procesi konsultues në rang kombëtar dhe kalimin në fazën finale të hartimit të skemës së re.

“Sot Ă«shtĂ« dhe takimi i fundit pĂ«rmbyllĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« qarqet e ShqipĂ«risĂ« dhe bashkĂ« me stafin e MinistrisĂ« dhe AZHBR-sĂ« do tĂ« pĂ«rmbyllim tĂ« gjithĂ« kĂ«rkesat dhe ankesat qĂ« lidhen drejtpĂ«rdrejt me atĂ« qĂ« ju keni ngritur me emĂ«r mbiemĂ«r, pĂ«r t’i reflektuar nĂ« paketĂ«n e re financiare dhe nĂ« masat e reja qĂ« do tĂ« prezantohen pĂ«r pak ditĂ«,” u shpreh ai.

Ministri Salla nënvizoi se nga 23 takimet e zhvilluara është ndërtuar një panoramë e qartë e nevojave reale të fermerëve, të cilat do të reflektohen drejtpërdrejt në Skemën Kombëtare 2026.

Skema po konceptohet mbi analizën e sugjerimeve të ardhura nga terreni, me synim adresimin e mbështetjes së munguar, rishikimin e kritereve dhe zgjerimin e përfitimit, për një mbështetje më të drejtë, më efikase dhe të përafruar me standardet e Bashkimit Europian.

Duke folur për zhvillimin afatgjatë të sektorit, ministri Salla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes aktorëve kryesorë.

“BujqĂ«sia dhe interesi i eksporteve mbĂ«shteten nĂ« tre kolona shumĂ« tĂ« forta: fermerĂ«t, qeverinĂ« dhe pushtetin vendor. NĂ«se kĂ«ta tre komponentĂ« nuk funksionojnĂ« sĂ« bashku, nuk mund tĂ« arrijmĂ« rezultatin maksimal qĂ« synojmĂ«â€, u shpreh ai.

Skema e re do tĂ« nisĂ« me njĂ« buxhet fillestar prej 5.2 miliardĂ« lekĂ«sh, 16% mĂ« i lartĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ«, dhe do tĂ« shoqĂ«rohet me instrumente tĂ« integruara financiare, pĂ«rfshirĂ« kredi tĂ« buta me interes deri nĂ« 2% tĂ« mbĂ«shtetura nga garancia shtetĂ«rore deri nĂ« 70%, si dhe kompensim tĂ« TVSH-sĂ«, me qĂ«llim uljen e kostove tĂ« prodhimit, nxitjen e formalizimit dhe rritjen e vlerĂ«s sĂ« produkteve “Made in Albania”.

Procesi i analizimit të sugjerimeve po vijon në mënyrë të strukturuar, me synimin që Skema Kombëtare 2026 të garantojë mbështetje reale për fermerët, rritje të konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmëri afatgjatë për sektorin bujqësor shqiptar. /j.p/

 

 

The post Përmbyllet në Fier turi i dëgjesave, Salla: Skema e re Kombëtare sipas sugjerimeve nga fermerët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcim i bashkëpunimit për sigurinë hekurudhore në rajon

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ NjĂ« grup ekspertĂ«sh nga ERA, Agjencia e Bashkimit Europian pĂ«r Hekurudhat, Sekretariati i PĂ«rhershĂ«m i Komunitetit tĂ« Transportit (TCT), Autoriteti KombĂ«tar i SigurisĂ«, si dhe nga Organi Austriak i Investigimit, u mblodhĂ«n nĂ« TiranĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« trajnimi dyditor me fokus forcimin e sigurisĂ« nĂ« transportin hekurudhor nĂ« rajon.

Pjesë e këtij trajnimi ishte edhe Hekurudha Shqiptare, e cila po angazhohet në procesin e rritjes së standardeve të sigurisë dhe përafrimit me praktikat më të mira europiane.

Trajnimi bëri bashkë zyrtarë dhe ekspertë të fushës, me synim shkëmbimin e përvojave dhe njohurive mbi parandalimin e incidenteve dhe përmirësimin e sistemeve të sigurisë.

Fokusi kryesor i këtij aktiviteti lidhet me objektivin strategjik të Agjencisë së BE-së për arritjen e zero aksidenteve në të gjithë rajonin.

Rritja e kapaciteteve profesionale dhe trajnimi i vazhdueshëm i stafit për të shmangur incidentet dhe për të garantuar siguri maksimale në transport mbetet një prioritet absolut për institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të përfshira në sektorin e transportit hekurudhor.

Ky bashkëpunim rajonal dhe europian vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së transportit hekurudhor në Shqipëri dhe më gjerë. /j.p/

The post Forcim i bashkëpunimit për sigurinë hekurudhore në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet arkëtojnë 43,6 miliardë lekë në janar

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ TĂ« ardhurat e mbledhura nga Administrata Tatimore kanĂ« vijuar trendin pozitiv edhe nĂ« muajin e parĂ« tĂ« vitit 2026.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se gjatë janarit 2026 u arkëtuan 43,6 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e parashikuar prej 43,5 miliardë lekësh.

Sipas Tatimeve, realizimi i planit në masën 100,3% konfirmon ecurinë pozitive të mbledhjes së të ardhurave, si dhe efektivitetin e masave të ndërmarra për forcimin e formalizimit të ekonomisë dhe zbatimin korrekt të detyrimeve tatimore.

Performanca e janarit vjen pas një viti me rezultate të qëndrueshme për Administratën Tatimore. Gjatë vitit 2025, të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit arritën në 4,7 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2024.

Ndërkohë, për vitin 2026, të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohet të arrijnë në 531,1 miliardë lekë, në funksion të mbështetjes së financave publike dhe realizimit të objektivave fiskale të qeverisë. /j.p/

The post Tatimet arkëtojnë 43,6 miliardë lekë në janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla me fermerët në Cërrik, Gramsh dhe Belsh: Orientim më i mirë i mbështetjes direkte


TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatĂ« njĂ« dĂ«gjesĂ« me fermerĂ« tĂ« CĂ«rrikut, Gramshit dhe Belshit, diskutoi mbi SkemĂ«n KombĂ«tare 2026 dhe mĂ«nyrat pĂ«r tĂ« orientuar mĂ« mirĂ« buxhetin e mbĂ«shtetjes direkte drejt nevojave reale tĂ« fermerĂ«ve.

Në këtë takim, ministri prezantoi edhe instrumentet e tjera financiare që fermerët mund të përdorin gjatë vitit 2026 si skemat e granteve, kredinë e butë, e cila, e kombinuar me garancinë shtetërore, ul normën e interesit deri në 2% dhe mbulon kolateralin deri në 70%, si dhe kompensimin e TVSH-së.

Paketa e integruar e mbështetjes financiare synon të shoqërojë fermerët në çdo hap, nga prodhimi deri te tregu, duke nxitur formalizimin, investimet dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare.

Ministri Salla theksoi se bashkë me qeverinë është përgatitur paketa më e madhe financiare ndonjëherë për bujqësinë shqiptare dhe se qeveria ka vendosur një garanci prej 250 milionë eurosh për të lehtësuar marrjen e kredive me 2% interes.

Sektori i agropërpunimit do të ketë fokus të veçantë këtë vit, për të stimuluar investimet dhe për të rritur shtimin e vlerës së prodhimeve bujqësore në treg.

/r.e/j.p/

The post Salla me fermerët në Cërrik, Gramsh dhe Belsh: Orientim më i mirë i mbështetjes direkte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve të vogla

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Kapiteneria e Portit tĂ« VlorĂ«s ka ndaluar lundrimin e mjeteve tĂ« vogla dhe atyre tĂ« peshkimit brenda gjirit tĂ« VlorĂ«s dhe nĂ« det tĂ« hapur, pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« kushteve hidrometeorologjike.

Ndalimi vlen nga ora 14:00 e ditës së sotme, deri në orën 06:00 të datës 5 shkurt, pasi pritet që lartësia e dallgëve të shkojë deri në 6,5 metra, ndërsa shpejtësia e erës të arrijë 30-45 m/s.

Institucionet dhe subjektet që operojnë në fushën e detarisë janë të këshilluara të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe për rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

/a.f/r.e/

The post Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve të vogla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QKB: 5356 regjistrime të reja deklaruan pronarin përfitues në 2025-ën


TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ NĂ« vitin 2025 regjistri i pronarĂ«ve pĂ«rfitues ka shĂ«noi njĂ« rritje tĂ« dukshme tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simit dhe respektimit tĂ« ligjit nga bizneset.

Gjatë këtij viti, 5 356 subjekte kanë deklaruar pronarët përfitues, duke shënuar një rritje prej 27% krahasuar me vitin 2024 dhe 16% më shumë në krahasim me vitin 2023.

Deklarimi i saktë i pronarëve përfitues është një detyrim ligjor për të gjitha subjektet që janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe është një hap i domosdoshëm për të siguruar një mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm biznesi.

Rritja e numrit të deklarimeve tregon se subjektet janë bërë më të përgjegjshme dhe po e kuptojnë rëndësinë e transparencës në aktivitete të biznesit, jo vetëm për përmbushjen e detyrimeve ligjore, por edhe për forcimin e besimit të publikut dhe partnerëve të tyre.

“PĂ«r t’u pĂ«rputhur me kĂ«rkesat ligjore, çdo subjekt duhet tĂ« sigurohet qĂ« tĂ« deklarojĂ« saktĂ« pronarĂ«t pĂ«rfitues, ndihmon nĂ« rritjen e besueshmĂ«risĂ« sĂ« tij dhe shmang mundĂ«sitĂ« pĂ«r penalizime”, bĂ«n tĂ« ditur QKB.

Për këtë qëllim, QKB ofron mundësi për të përditësuar informacionet online, një proces i thjeshtë dhe i shpejtë që mund të kryhet përmes platformës zyrtare të QKB-së.

/r.e/a.f/

The post QKB: 5356 regjistrime të reja deklaruan pronarin përfitues në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

210 milionë lekë për punësimin dhe mbështetjen e shtresave në nevojë përmes ndërmarrjeve sociale

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Fondi total i vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion pĂ«r mbĂ«shtetjen e punĂ«simit dhe pĂ«rfshirjes sociale tĂ« shtresave nĂ« nevojĂ« pĂ«r periudhĂ«n 2026-2028 arrin nĂ« 210 milionĂ« lekĂ«.

Skema ka për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve sociale që krijojnë vende pune dhe ofrojnë shërbime për grupet më të pafavorizuara, përmes subvencionimit të pagës minimale dhe sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore.

Ky fond do tĂ« shpĂ«rndahet nĂ«pĂ«rmjet skemĂ«s sĂ« ndihmĂ«s shtetĂ«rore “Fondi nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ndĂ«rmarrjes sociale”, e propozuar nga Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale dhe e autorizuar nga Komisioni i NdihmĂ«s ShtetĂ«rore. Vendimi Ă«shtĂ« publikuar nĂ« Fletoren Zyrtare.

Sipas vendimit, ndihma për një ndërmarrje të vetme nuk mund të kalojë 14 milionë lekë për tre vjet.

Çdo pĂ«rfitues duhet tĂ« nĂ«nshkruajĂ« deklaratĂ«n pĂ«r ndihmĂ«n, ndĂ«rsa Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale do tĂ« raportojĂ« çdo vit mbi ndikimin ekonomik dhe social tĂ« skemĂ«s. TĂ« dhĂ«nat pĂ«r zbatimin e saj do tĂ« ruhen pĂ«r 10 vjet.

Komisioni ka vlerësuar se skema është në përputhje me ligjin e ndihmës shtetërore, nuk cenon konkurrencën dhe nuk shtrembëron funksionimin normal të tregut.

/r.e/a.f/

The post 210 milionë lekë për punësimin dhe mbështetjen e shtresave në nevojë përmes ndërmarrjeve sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ankandi i obligacioneve 2 miliardë lekë, Malaj: Kërkesa e investitorëve trefishoi ofertën

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Ministria e Financave zhvilloi sot, ankandin e instrumentit obligacione 15-vjeçare. Shuma e shpallur nga Ministria ishte 2 miliardĂ« lekĂ«.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se kërkesa e investitorëve rezultoi rreth tri herë më e madhe se shuma e shpallur për emetim, duke reflektuar besim të shtuar në stabilitetin makroekonomik dhe në perspektivën afatmesme të financave publike.

Obligacionet 15-vjeçare, të emetuara nga qeveria shqiptare, konsiderohen instrumente me risk minimal, të përshtatshme për investime afatgjata nga institucionet financiare, fondet e pensioneve dhe investitorë të tjerë që kërkojnë siguri dhe kthime të qëndrueshme.

Tejkalimi i ofertës në ankand tregon se tregu është i gatshëm të financojë borxhin publik në maturitete më të gjata, duke ulur presionin e rifinancimit në afat të shkurtër.

“KĂ«to obligacione tĂ« emetuara nga qeveria shqiptare ofrojnĂ« siguri dhe risk zero, duke i bĂ«rĂ« njĂ« zgjedhje tĂ«rheqĂ«se pĂ«r investime afatgjata”, deklaroi Malaj.

Interesi i lartë për këtë obligacion lidhet edhe me rënien graduale të yield-eve të titujve qeveritarë gjatë dy viteve të fundit. Kjo prirje është nxitur nga kërkesa më e moderuar për huamarrje nga ana e qeverisë dhe nga përmirësimi i perceptimit të riskut sovran, faktorë që kanë rritur pjesëmarrjen si të investitorëve vendas, ashtu edhe të atyre ndërkombëtarë.

Sipas projeksioneve fiskale, borxhi publik bruto pritet të vijojë trajektoren rënëse, duke zbritur në rreth 53,6% të PBB-së në vitin 2026, ndërsa në afat më të gjatë synohet një nivel rreth 46,4% në vitin 2031. Ky konsolidim fiskal forcon më tej besueshmërinë e instrumenteve afatgjata si obligacioni 15-vjeçar.

Në këtë kontekst, ankandi i suksesshëm i obligacionit 15-vjeçar shërben jo vetëm si burim financimi për buxhetin e shtetit, por edhe si një indikator i qartë i besimit të tregut në politikat fiskale dhe në stabilitetin ekonomik të vendit.

/a.f/r.e/

The post Ankandi i obligacioneve 2 miliardë lekë, Malaj: Kërkesa e investitorëve trefishoi ofertën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje besimi në sektorët kryesorë ekonomikë në janar, konsumi pak i rezervuar

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Bizneset nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« mĂ« optimiste pĂ«r zhvillimin e aktiviteteve tĂ« tyre ekonomike nĂ« kĂ«tĂ« fillimvit.

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike, sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Sektori i industrisë shënoi rritje besimi me 4,8 pikë përqindje, për shkak të përmirësimit të prodhimit, rritjes së kontratave dhe eksporteve.

Besimi në ndërtim u rrit me 3,1 pikë përqindje, ndërsa sektori i shërbimeve regjistroi rritje prej 7,4 pikë dhe tregtia me 4,4 pikë përqindje. Për të gjithë këta sektorë, pritjet për të ardhmen mbeten optimiste.

Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm, duke qëndruar rreth 1,4 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Vrojtimi tregon përmirësim në blerjet e mëdha, por konsumatorët janë pak më të rezervuar për situatën e tyre financiare personale dhe për ekonominë e vendit në të ardhmen.

Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, i cili bashkëfinancohet nga Banka e Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, ofron të dhëna mujore për klimën ekonomike dhe pritshmëritë e aktorëve ekonomikë në vend.

1 nga 3

/a.f/r.e/

The post Rritje besimi në sektorët kryesorë ekonomikë në janar, konsumi pak i rezervuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga “AlbbakĂ«r” te “Superfosfati”, shoqĂ«ritĂ« tregtare shtetĂ«rore nĂ« likuidim

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit (MEI) ka nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r mbylljen e shoqĂ«rive tregtare me kapital shtetĂ«ror nĂ« likuidim”, i cili synon zgjidhjen pĂ«rfundimtare tĂ« njĂ« problematike tĂ« akumuluar ndĂ«r vite, lidhur me shoqĂ«ritĂ« tregtare shtetĂ«rore qĂ« vijojnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« pĂ«r periudha shumĂ«vjeçare nĂ« proces likuidimi, pa u çregjistruar pĂ«rfundimisht.

Projektligji parashikon krijimin e një procedure të posaçme ligjore për përfundimin, mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të këtyre shoqërive, si dhe përcaktimin e mekanizmave për trajtimin, administrimin dhe kalimin e aseteve dhe detyrimeve të tyre te një shoqëri shtetërore pasuese.

Qëllimi themelor i kësaj nisme ligjore është krijimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme për adresimin e vështirësive të theksuara në administrimin e detyrimeve, pasurive dhe marrëdhënieve juridike të shoqërive tregtare shtetërore në likuidim, procese të cilat në shumë raste janë zgjatur për mbi 15-20 vjet.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet përmbyllja përfundimtare juridike, financiare dhe administrative e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, transferimi i të drejtave dhe detyrimeve të tyre te një subjekt shtetëror pasues, si dhe garantimi i vazhdimësisë juridike në marrëdhëniet me kreditorët dhe palët e treta. Njëkohësisht, ligji krijon kushte për një administrim më efikas dhe të centralizuar të aseteve dhe pjesëmarrjeve shtetërore.

Edhe pse projektligji nuk ishte parashikuar në programin analitik të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit apo në programin analitik të akteve normative, ai vlerësohet si i domosdoshëm për përmbylljen efektive të proceseve të likuidimit dhe për administrimin e rregullt të pasurive dhe detyrimeve shtetërore.

Aktualisht, nĂ« pronĂ«sinĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« administruese tĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit ndodhen disa shoqĂ«ri tregtare me kapital shtetĂ«ror mbi 51%, tĂ« cilat nuk ushtrojnĂ« mĂ« veprimtari ekonomike dhe ekzistojnĂ« kryesisht pĂ«r administrimin e aseteve dhe trajtimin e detyrimeve tĂ« mbartura ndĂ«r vite. Mes tyre pĂ«rfshihen “AlbbakĂ«r” sh.a., “Albkrom” sh.a., “Albminiera” sh.a., “Prodhim Mobilie” sh.a., “Petrol Alba” sh.a., “Duhan–Cigare” sh.a., “Albkontroll” sh.a. (DurrĂ«s), “Superfosfat Kurbin” sh.a. dhe “Qendra e Regjistrimit tĂ« Aksioneve”.

Analiza e situatës financiare të këtyre shoqërive tregon se një pjesë e konsiderueshme e detyrimeve të raportuara janë shumë të vjetra, të parashkruara, të pajustifikuara ose të regjistruara pa dokumentacion mbështetës. Në të njëjtën kohë, këto shoqëri administrojnë pasuri të paluajtshme me vlerë të konsiderueshme, si truall, objekte industriale, fabrika, depo dhe galeri minerare, vlera e të cilave tejkalon detyrimet reale të pagueshme.

/r.e/a.f/

The post Nga “AlbbakĂ«r” te “Superfosfati”, shoqĂ«ritĂ« tregtare shtetĂ«rore nĂ« likuidim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pagat e gjyqtarĂ«ve tĂ« njĂ«jta me ato tĂ« GreqisĂ«, s’mund tĂ« pĂ«rdorin pushtetin duke ushtruar presion

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kĂ«rkesĂ«n e paraqitur nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese nga dy shoqata gjyqtarĂ«sh pĂ«r rritjen e pagave tĂ« gjyqtarĂ«ve, duke e cilĂ«suar atĂ« si tĂ« papranueshme dhe problematike nga pikĂ«pamja e logjikĂ«s dhe e etikĂ«s institucionale.

Në një komunikim me qytetarët, Rama iu referua regjistrimit të një seance të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar së fundmi, ku një gjyqtar dhe dy shoqata gjyqtarësh kanë kërkuar rritje të pagave mujore nga rreth 2 000 deri në 3 000 euro, duke përdorur, sipas tij, argumente që vënë në diskutim standardet e arsyetimit dhe përgjegjësisë publike.

Kryeministri u shpreh se dĂ«gjimi i atij regjistrimi tĂ« lĂ« “nĂ« vĂ«shtirĂ«si tĂ« madhe”, pasi bĂ«het fjalĂ« pĂ«r individĂ« qĂ« kanĂ« nĂ« dorĂ« dhĂ«nien e drejtĂ«sisĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« arsyetimi i paraqitur para GjykatĂ«s Kushtetuese Ă«shtĂ«, sipas tij, “tejet pĂ«r tĂ« dĂ«shiruar”.

Rama theksoi se kjo nuk është çështje personale dhe se nuk synon polemikë me askënd, por ngriti shqetësimin se gjyqtarët, duke qenë të pavarur nga vota dhe llogaridhënia direkte publike, nuk mund të përdorin pushtetin e tyre për të ushtruar presion mbi pushtetet e tjera me qëllim rritjen e pagave.

Kryeministri theksoi se gjyqtarët në Shqipëri tashmë paguhen në nivele të barabarta me gjyqtarët në Greqi, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, dhe se pagat e tyre janë 2 herë më të larta se ato të gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Rama nĂ«nvizon se diskutimi pĂ«r “ndĂ«rgjegjen” dhe “nivelin e demokracisĂ«â€, i ngritur nga disa prej gjyqtarĂ«ve gjatĂ« seancĂ«s, Ă«shtĂ« ironik dhe i pabazuar, ndĂ«rsa theksoi se demokracia nuk forcohet pĂ«rmes vendimmarrjes nĂ« interes vetjak, por pĂ«rmes pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« dhe respektimit tĂ« balancĂ«s sĂ« pushteteve.

Ai shtoi se Shqipëria ndodhet përballë një situate paradoksale, ku gjyqtarët synojnë të imponohen mbi dy pushtetet e tjera, duke krijuar një precedent të rrezikshëm institucional.

Ai kujtoi se sistemi i referencës i miratuar në vitin 2016 kishte një qëllim të qartë dhe të kufizuar në kohë: forcimin e pavarësisë së gjyqësorit në kuadër të reformës në drejtësi, përmes pagave më të larta se ato të funksionarëve të tjerë, si sinjal i fortë i vullnetit shtetëror për një drejtësi të pavarur dhe të respektuar.

“Ky mekanizĂ«m u ndĂ«rtua pĂ«r tĂ« reflektuar ndryshimet reale tĂ« çmimeve dhe zhvillimet ekonomike, jo pĂ«r t’u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« privilegj tĂ« pĂ«rhershĂ«m qĂ« gjyqtarĂ«t ta vendosin vetĂ«â€, nĂ«nvizoi Kryeministri.

Shqipëria, sipas tij, mbetet ndër të paktat vende ku gjyqtarët paguhen më shumë se Presidenti, deputetët dhe drejtuesit e tjerë të lartë të shtetit.

“ShqipĂ«ria mbetet praktikisht i vetmi vend ku gjyqtarĂ«t pĂ«rfitojnĂ« paga mĂ« tĂ« larta se tĂ« gjithĂ« funksionarĂ«t e tjerĂ« tĂ« shtetit, pĂ«rfshirĂ« edhe Presidentin e RepublikĂ«s. KĂ«rkesat aktuale parashikojnĂ« rritje prej rreth 1 800 euro pĂ«r gjyqtarĂ«t e shkallĂ«s sĂ« parĂ«, rreth 2 000 euro pĂ«r gjyqtarĂ«t e Apelit dhe deri nĂ« 3 000 euro pĂ«r gjyqtarĂ«t e SPAK-ut, BKH-sĂ« dhe strukturave tĂ« lidhura me to. Vlen tĂ« theksohet se SPAK nuk i Ă«shtĂ« bashkuar kĂ«saj nisme, e cilĂ«suar nga shumĂ«kush si e pabazuar dhe e tepruar, çka pĂ«rbĂ«n njĂ« akt pĂ«rgjegjshmĂ«rie institucionale dhe meriton respekt”, deklaroi Rama.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Rama kritikoi ashpĂ«r edhe argumentin e paraqitur gjatĂ« seancĂ«s, sipas tĂ« cilit gjyqtarĂ«t “sjellin tĂ« ardhura” nĂ« buxhetin e shtetit pĂ«rmes gjobave dhe konfiskimeve, duke pretenduar se kjo justifikon rritjen e pagave.

Ai e cilësoi këtë arsyetim si absurd dhe të rrezikshëm, pasi hap rrugën për një logjikë ku edhe administrata tatimore, doganat apo policia mund të kërkojnë paga më të larta bazuar në të ardhurat që gjenerojnë, madje deri në përvetësimin e gjobave.

“Po mĂ«suesit, infermierĂ«t, pensionistĂ«t dhe punonjĂ«sit e tjerĂ« tĂ« shtetit qĂ« nuk prodhojnĂ« tĂ« ardhura tĂ« drejtpĂ«rdrejta, por mbajnĂ« shoqĂ«rinĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«? Si justifikohet pĂ«rballĂ« tyre pĂ«rdorimi i rreth 37 milionĂ« eurove pĂ«r rritje pagash qĂ« e çojnĂ« gjyqĂ«sorin shqiptar mbi nivelin e shumĂ« vendeve tĂ« Bashkimit Evropian?!”, shtroi Rama.

Kryeministri shprehu besimin qĂ« kjo çështje tĂ« mos kthehet nĂ« njĂ« njollĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r shtetin shqiptar dhe qĂ« sistemi i drejtĂ«sisĂ« tĂ« mos detyrojĂ« institucionet tĂ« kĂ«rkojnĂ« “ilaçe tĂ« tjera” pĂ«r tĂ« korrigjuar njĂ« situatĂ« qĂ«, sipas tij, rrezikon tĂ« dalĂ« jashtĂ« çdo norme logjike dhe morale.

“Shpresoj shumĂ« qĂ« Gjykata Kushtetuese mos t’i lĂ«rĂ« kĂ«tĂ« njollĂ« tĂ« madhe turpi ShqipĂ«risĂ« dhe tĂ« mos na detyrojĂ« tĂ« kĂ«rkojmĂ« ilaçe tĂ« tjera. Kush Ă«shtĂ« i interesuar tĂ« marrĂ« regjistrimin dhe tĂ« kuptojĂ« shumĂ« mirĂ« se sa absurde Ă«shtĂ« kjo histori me gjykatĂ«sit qĂ« duan t’i rrisin vetes pagat. VetĂ« zot, vetĂ« shkop!”, u shpreh Rama.

/a.gj/r.e/ /a.g/

The post Rama: Pagat e gjyqtarĂ«ve tĂ« njĂ«jta me ato tĂ« GreqisĂ«, s’mund tĂ« pĂ«rdorin pushtetin duke ushtruar presion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Ish-materniteti i Korçës, i dhuruar qytetit nga filantropi i shquar Thoma Turtulli, njĂ« nga objektet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r kujtesĂ«n historike dhe vlerat arkitekturore tĂ« qytetit, do t’i nĂ«nshtrohet restaurimit.

Kryeministri Edi Rama publikoi foto nga projekti i restaurimit, duke bërë të ditur se godina është shpëtuar nga asgjësimi dhe do të shërbejë si qendër administrative e Polit të ri të Dijes.

Projekti i restaurimit synon të nxjerrë në pah vlerat arkitekturore të godinës, të degraduara ndër vite, duke ruajtur elementët origjinalë dhe karakterin unik të saj.

Thoma Turtulli ishte një nga bamirësit më të mëdhenj të Korçës, i cili i dhuroi qytetit një sërë objektesh me rëndësi të veçantë, si spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun dhe jetimoren.

Me ndërtimin e spitalit, ai shpëtoi nga vdekja dhjetëra njerëz, ndërsa me bibliotekën kontribuoi në përhapjen e dijes në një qytet të njohur për traditën e tij arsimdashëse.

Restaurimi i kësaj godine vlerësohet si një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të Korçës.

/a.gj/r.e/ /a.g/

The post Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim dhe pasion

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit Blendi Gonxhja ka reaguar pĂ«r ndarjen sot nga jeta tĂ« aktorit Fitim Makashi.

“NjĂ« tjetĂ«r yll i teatrit dhe kinematografisĂ« shqiptare u nda sot nga jeta”, shkruan Gonxhja nĂ« rrjetet sociale.

Gonxhja vlerëson figurën e Fitim Makashit si aktor, pedagog dhe emër i paharruar i skenës dhe ekranit, që i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt.

Ai la gjurmĂ« nĂ« skenĂ« me role si Pedagogu nĂ« “Pas provimit tĂ« dytĂ«â€, Beni nĂ« “Vdekja e njĂ« komisioneri”, Bedriu nĂ« “Dritat e skenĂ«s” dhe Filipoviç nĂ« “Inspektori”.

NĂ« kinematografi u bĂ« pjesĂ« e filmave qĂ« sot janĂ« klasikĂ«: “Nga mesi i errĂ«sirĂ«s”, “Duel i heshtur”, “Prita”, “Njesiti gueril”, “NdĂ«rgjegjia”, “Larg barbarĂ«ve”, “Shpella e piratĂ«ve”, “Vdekja e kalit”, “Tre njerĂ«z me guna”, “GjurmĂ« nĂ« kaltĂ«rsi”, “Intendenti”, “IlegalĂ«t”, “Rrugicat qĂ« kĂ«rkonin diell”.

“U prehtĂ« nĂ« paqe!”, shkruan Gonxhja.

/r.e/

The post Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim dhe pasion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Lapaj: Koha pĂ«r bashkim kundĂ«r qeverisĂ« Ă«shtĂ« tani

TIRANË, 31 janar/ATSH/ LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het” organizoi sot protestĂ«n e katĂ«rt kombĂ«tare para KryeministrisĂ«, ku qytetarĂ«t mbanin pankarta me mbishkrime kundĂ«r qeverisĂ«, si dhe flamuj kombĂ«tarĂ« dhe amerikanĂ«.

Kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj bëri thirrje për bashkim kundër qeverisë dhe kritikoi mbrojtjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga kryeministri Edi Rama.

“Sot jemi nĂ« ditĂ«n 55 tĂ« qĂ«ndresĂ«s para goditĂ«s qĂ« do mbahet si godina e zaptuar. Nuk ka mĂ« kohĂ«. Koha Ă«shtĂ« tani, bashkimi duhet tĂ« ndodhĂ« tani. Secili nga ata qĂ« mĂ« dĂ«gjon ta pyesĂ« veten se pĂ«r çfarĂ« mund tĂ« rrĂ«zohet njĂ« qeveri nĂ«se nuk rrĂ«zohet kur kapet me njĂ« abuzim miliona eurosh, apo nĂ«se nuk rrĂ«zohet kur ekonomia shkon nĂ« pikiatĂ«, apo kur qindra-mijĂ«ra qytetarĂ« detyrohen tĂ« largohen”, deklaroi Lapaj.

Në protestë u bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferi.

Kreu i PartisĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Adriatik Lapaj vijon prej 55 ditĂ«sh qĂ«ndresĂ«n e tij para KryeministrisĂ«.

/r.e/

The post Protesta e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Lapaj: Koha pĂ«r bashkim kundĂ«r qeverisĂ« Ă«shtĂ« tani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌