Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një valë tarifash ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Grenlandën.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifat prej 10% do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën.

Këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e Grenlandës nga SHBA-të.

Trump akuzoi disa vende evropiane se po luanin një “lojë shumë të rrezikshme” në Grenlandë, duke thënë se “paqja botërore është në rrezik”.

“Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda shkuan në Grenlandë me një qëllim të panjohur. Këto vende janë duke luajtur këtë lojë shumë të rrezikshme, morën një rrezik të papranueshëm”, sipas Trumpit.

Andaj, ai i sheh tarifat si një mënyrë për t’i dhënë fund shpejt kësaj situate potencialisht të rrezikshme. Por, veprimi i tij nuk ka mbetur pa përgjigje.

I menjëhershëm ishte reagimi i disa prej liderëve të vendeve të kërcënuara me tarifa.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, në Evropë e më gjerë.

“Evropianët do t’u përgjigjen atyre në një mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse ato do të konfirmohen”, shtoi ai.

Nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit britanik Keir Starmer.

“Pozicioni ynë për Grenlandën është shumë i qartë – ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është një çështje për grenlandezët dhe danezët”, tha ai.

Flori detyrohet të dorëhiqet nga Big Brother VIP Albania 5 - shkak gjendja shëndetësore e djalit



Florjan Alla, i njohur në rrjetet sociale si Flori, është larguar me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Albania 5, vetëm pak ditë pasi kishte nisur aventurën e tij në shtëpinë më të famshme në vend.

Vendimi i tij i papritur ka surprizuar publikun dhe banorët, duke u shoqëruar me shumë pikëpyetje mbi arsyet e largimit.

Sipas asaj që u bë e ditur gjatë spektaklit, shkak për ndërprerjen e garës ka qenë gjendja shëndetësore e djalit të tij.

Flori u thirr në Dhomën e Rrëfimit, ku mori një telefonatë nga vëllai i tij, i cili e informoi se situata nuk ishte serioze nga ana shëndetësore, por se familja po e përjetonte rëndë mungesën e tij dhe nuk ishte mësuar me largimin e tij për një periudhë kaq të gjatë.

Edhe pse lajmi nuk kishte të bënte me një emergjencë shëndetësore, emocioni dhe përgjegjësia familjare duket se kanë qenë vendimtare për Florin, i cili zgjodhi të largohej nga loja për të qenë pranë familjes dhe fëmijës së tij.

Vendimi i tij u prit me mirëkuptim nga publiku, i cili në rrjete sociale shprehu mbështetje për këtë zgjedhje personale. /Telegrafi/

Recetë e thjeshtë për një vakt perfekt shtëpie



Recetë e thjeshtë për një vakt perfekt shtëpie

Rizoto me pulë është një nga ato gatime që bashkon përbërës të thjeshtë me një shije të pasur dhe të plotë. Përgatitet ngadalë, duke u përzier vazhdimisht, gjë që i jep teksturën e veçantë kremoze dhe e kthen në një ushqim që sjell rehati të vërtetë.

Është zgjedhje ideale si për një drekë të shpejtë familjare, ashtu edhe për një darkë elegante, sepse me pak kujdes dhe teknikën e duhur gjithmonë lë përshtypjen e kuzhinës shtëpiake me një dozë sharmi italian, transmeton Telegrafi.

Informacione bazë

Lloji i gatimit: Pjatë kryesore / Drekë / Darkë
Koha e përgatitjes: 10–15 minuta
Koha e gatimit: 25–30 minuta
Vështirësia e përgatitjes: Mesatare – e lehtë

Përbërësit

  • 200 g oriz
  • 200 g mish pule (fileto), i prerë në kube
  • 1 qepë e vogël, e grirë imët
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 600–700 ml lëng pule i nxehtë (bujon)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë dhe piper sipas shijes
  • 40–50 g parmixhan i grirë
  • majdanoz i freskët (opsional

Përgatitja

1. Përgatitja e lëngut të pulës
Në një tenxhere të veçantë ngrohni lëngun e pulës dhe mbajeni gjithmonë të nxehtë – ky është çelësi për një rizoto të mirë.

2. Kaurrdisja e qepës
Në një tenxhere të gjerë dhe të cekët ngrohni vajin e ullirit dhe gjysmën e gjalpit. Shtoni qepën dhe kaurrdiseni në zjarr mesatar derisa të bëhet transparente (nuk duhet të marrë ngjyrë).

3. Mishi i pulës
Shtoni mishin e pulës dhe kaurdiseni 5–7 minuta, derisa të marrë lehtë ngjyrë dhe të lëshojë lëngun. Kriposeni dhe piperoseni.

4. Orizi
Shtoni orizin (mos e lani!) dhe skuqeni lehtë 1–2 minuta duke e përzier vazhdimisht, që çdo kokërr të vishet me yndyrë.

5. Vera e bardhë
Hidhni verën dhe përzieni derisa alkooli të avullojë, duke lënë vetëm aromën e këndshme.

6. Shtimi gradual i bujonit
Shtoni një garuzhde me bujon të nxehtë dhe përzieni derisa orizi ta përthithë lëngun. Vazhdoni kështu, garuzhde pas garuzhde, duke përzier vazhdimisht.

7. Gatimi deri në perfeksion
Pas 18–22 minutash, orizi duhet të jetë kremoz, por në qendër pak i fortë.

8. Finalizimi
Hiqeni nga zjarri. Përzieni gjalpin e mbetur dhe parmixhanin. Provojeni dhe, nëse është e nevojshme, rregulloni shijen.

Sekrete të vogla për rizoton perfekte

  • Mos e lani orizin – niseshteja i jep teksturën kremoze
  • Përzieni shpesh, por me kujdes
  • Rizoto duhet të jetë e lëngshme dhe kremoze, jo e thatë dhe jo si qull
  • Shërbejeni menjëherë – rizoto nuk e duron pritjen

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

Shpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në protestën e Novi-Sadit



Aktivisti politik në Serbi, Miodrag Kapor, ka nxitur tensione gjatë protestës së mbajtur të shtunën në Novi-Sad, pasi ka shpalosur flamurin kombëtar shqiptar mes turmës së protestuesve.

Sapo flamuri u pa nga pjesëmarrësit në protestë, situata u tensionua, duke rezultuar në shtyrje dhe fyerje verbale ndaj Kaporit, i cili më pas u nxor me dhunë nga turma.

“Ai e solli flamurin shqiptar këtu për t’u tallur me ne”, citohet të ketë thënë një nga protestuesit.

Pas incidentit, Kapor ka deklaruar se ka dhënë dëshmi në Polici, duke sqaruar se me vete kishte pasur edhe një flamur kroat.

“I solla një flamur të Shqipërisë dhe një të Kroacisë. Dua të jem i qartë: këta flamuj janë simbole zyrtare të njohura nga Këshillat e Komuniteteve në Serbi. I solla sepse studentët kanë thënë se këta janë flamujt që mund të sillen në protesta”, ka deklaruar Kapor.

Ai shtoi se qëllimi i tij ishte rritja e tolerancës dhe unitetit mes protestuesve.

“Siç e kemi parë edhe më herët, flamuri boshnjak shfaqet rregullisht në protesta. I sollëm këta dy flamuj për të promovuar tolerancën, në mënyrë që të gjithë të jemi bashkë në këtë luftë”, theksoi ai.

Protesta në Novi-Sad u mbajt nga studentët dhe qytetarët që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e 16 personave, të cilët humbën jetën vitin e kaluar si pasojë e shembjes së një strehe në stacionin e trenit.

Demonstratat janë shndërruar në simbol të pakënaqësisë qytetare ndaj institucioneve, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë për ngjarjen tragjike.


Kurti përkujton ish-deputetin Smajl Hajdaraj në 24-vjetorin e vrasjes së tij



Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka përkujtuar përvjetorin e vrasjes së Smajl Hajdarajt, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në 24-vjetorin e vrasjes së Hajdarajt, kryeministri Kurti thotë se atë e qëlluan dhe e vranë afër banesës së tij në Pejë, persona të panjohur të urdhëruar nga qarqe të tjera të panjohura.

“Edhe pas 24 vitesh, institucionet e drejtësisë nuk e kanë zbardhur rastin e tij. Lidhjet e mundshme dhe të dyshuara të kësaj vrasje me të tjera atentate në ato vite të para pas luftës në Kosovë, kanë lënë të kuptohen motivet politike dhe përçarëse të planifikuesve dhe ekzekutorëve të vrasjes së Smajl Hajdarajt.” – ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka kujtuar po ashtu se Smajl Hajdaraj ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare pas luftës, ndërsa ishte një profesor i matematikës i cili si i përjashtuar nga sistemi arsimor prej regjimit serb më 1990, ishte angazhuar politikisht në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Më 1998, ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u caktuar më pas komandant i shtabit rajonal për Rugovë. Pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999, Smajl Hajdaraj iu rikthye punës në sistemin arsimor dhe angazhimit të tij politik. Ai ishte njëri nga deputetët e zgjedhur të legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës, por shërbimi i tij u ndërpre dhunshëm nga atenati ndaj tij.” – ka shtuar Kurti.

Kurti ka theksuar se vrasjet e motivuara politikisht dhe vrasjet e aktivistëve politikë dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk janë krime ordinere, por goditje në jetën politike të Kosovës dhe në ecurinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

“Andaj mbetet shumë me rëndësi zbardhja e plotë e këtyre vrasjeve, si vënie e drejtësisë për viktimat, për familjarët, për bashkëveprimtarët dhe për mbarë shoqërinë e popullin tonë.” – ka thënë ai.

SHBA-të vrasin një person të lidhur me Al-Qaeda-n, kishte lidhje me terroristin e ISIS-it që vrau tre amerikanë muajin e kaluar

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi të shtunën se një udhëheqës i lidhur me al-Kaedën, i cili kishte lidhje të drejtpërdrejta me një terrorist të ISIS-it përgjegjës për vrasjen e dy anëtarëve të shërbimit amerikan dhe një përkthyesi amerikan më 13 dhjetor, u vra në një sulm amerikan në veriperëndim të Sirisë të premten.

Zyrtarët e CENTCOM thanë se Bilal Hasan al-Jasim ishte një udhëheqës terrorist me përvojë i cili komplotoi sulme dhe ishte “i lidhur drejtpërdrejt” me personin e armatosur të ISIS-it i cili vrau dhe plagosi personelin amerikan dhe sirian muajin e kaluar në Palmyra, Siri, raporton Fox News.

“Vdekja e një operativi terrorist të lidhur me vdekjen e tre amerikanëve tregon vendosmërinë tonë në ndjekjen e terroristëve që sulmojnë forcat tona”, tha komandanti i CENTCOM-it, Admirali Brad Cooper. “Nuk ka vend të sigurt për ata që kryejnë, komplotojnë ose frymëzojnë sulme ndaj qytetarëve amerikanë dhe luftëtarëve tanë. Ne do t’ju gjejmë.”

Operacioni Hawkeye Strike rezultoi në goditjen e më shumë se 100 objektivave të infrastrukturës dhe vendeve të armëve të ISIS-it nga forcat amerikane dhe partnere me mbi 200 municione precize.

Më shumë se 300 operativë të ISIS-it u kapën dhe më shumë se 20 u vranë në të gjithë Sirinë brenda vitit të kaluar, sipas CENTCOM.

I Dërguari Special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, u takua me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani dhe anëtarët e ekipit të tyre në Damask më 10 janar për të diskutuar zhvillimet e fundit në Aleppo dhe rrugën më të gjerë përpara për tranzicionin historik të Sirisë.

Në një deklaratë për X, Barrack tha se Presidenti Donald Trump ra dakord të heqë sanksionet në mënyrë që “t’i japë Sirisë një shans” për të ecur përpara.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara mirëpret tranzicionin historik të Sirisë dhe i ofron mbështetjen e saj qeverisë siriane nën Presidentin Ahmed al-Sharaa ndërsa ajo punon për të stabilizuar vendin, për të rindërtuar institucionet kombëtare dhe për të përmbushur aspiratat e të gjithë sirianëve për paqe, siguri dhe prosperitet”, shkroi Barrack në postim.

Ai shtoi se qeveria siriane ka riafirmuar angazhimin e saj ndaj marrëveshjes së integrimit të marsit 2025 me Forcat Demokratike Siriane (SDF), por i quajti zhvillimet në Aleppo që “duket se sfidojnë kushtet e kësaj marrëveshjeje”, thellësisht shqetësuese.

“Ne i nxisim të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërpresin menjëherë armiqësitë dhe të kthehen në dialog në përputhje me marrëveshjet e 10 marsit dhe 1 prillit 2025 midis qeverisë siriane dhe SDF-së”, shkroi Barrack. “Dhuna rrezikon të minojë progresin e arritur që nga rënia e regjimit të Asadit dhe fton ndërhyrje të jashtme që nuk i shërbejnë interesave të asnjë pale. … Objektivi mbetet një Siri sovrane dhe e bashkuar – në paqe me veten dhe fqinjët e saj – ku barazia, drejtësia dhe mundësitë u ofrohen të gjithë njerëzve të saj.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-të vrasin një person të lidhur me Al-Qaeda-n, kishte lidhje me terroristin e ISIS-it që vrau tre amerikanë muajin e kaluar appeared first on Sinjali.

Tarifat e Trump, ambasadorët e BE-së thirren për bisedime emergjente në Bruksel

Ambasadorët e Bashkimit Evropian janë thirrur për një takim emergjent në Bruksel.

Kjo vjen në një kohë kur vendet evropiane po diskutojnë se si të përgjigjen ndaj kërcënimit të Donald Trump për tarifa lidhur me Groenlandën, raportonSky News.

Tre diplomatë të BE-së i kanë thënë Reuters-it se bisedimet do të zhvillohen nesër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tarifat e Trump, ambasadorët e BE-së thirren për bisedime emergjente në Bruksel appeared first on Sinjali.

Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad

Aktivisti politik në Serbi, Miodrag Kapor, ka nxitur tensione në protestën e mbajtur të shtunën në Novi-Sad duke e shpalosur flamurin kombëtar shqiptar.

Sapo që turma e kishte parë, aty nisën shtyrjet e fyerjet. Kapor menjëherë u nxor nga turma me dhunë.

“Ai e solli flamurin shqiptar këtu që të tallet me ne”, tha një nga protestuesit, sipas gazetës serbe “blic”.

Pas ngjarjes, Kapor ka thënë se ka dhënë deklaratë në Polici. Siç ka thënë ai, me vete e ka pasur edhe një flamur kroat.

“I solla një flamur të Shqipërisë dhe një të Kroacisë. Të qartësohem, këta flamuj janë simbole zyrtare të njohura nga Këshillat e Komuniteteve në Serbi. I solla sepse studentët kanë thënë se janë pikërisht këta flamuj që mund të sillen në protesta. Siç e kemi parë rregullisht, flamuri boshnjak shfaqet në protesta. I sollëm këta dy flamuj për të rritur tolerancën, ashtu që të gjithë të jemi bashkë në këtë luftë”, ka thënë ai.

Në Novi-Sad u protestua sërish nga studentët që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e 16 personave vitin e shkuar nga rënia e një strehe të një stacioni të trenit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad appeared first on Sinjali.

Paralajmërimi i Trump për vendosjen e tarifave, reagon Danimarka: Një surprizë për ne

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, tha se paralajmërimi i presidentit amerikan Donald Trump për tarifa ndaj vendeve që dërgojnë trupa në Groenlandë ishte “një surprizë”.

Rasmussen sapo kishte kthyer nga Uashingtoni, ku gjatë javës zhvilloi një takim me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin JD Vance për të diskutuar çështjet e Groenlandës. Ai theksoi se takimi ishte konstruktiv dhe se qëllimi i pranisë ushtarake në Groenlandë është për të forcuar sigurinë në Arktik.

Qëllimi i pranisë së shtuar ushtarake në Groenlandë, të cilës i referohet Presidenti, është rritja e sigurisë në Arktik.

Ne pajtohemi me SHBA-në që duhet të bëjmë më shumë, pasi Arktiku nuk është më një zonë me tension të ulët. Pikërisht për këtë arsye ne dhe partnerët e NATO-s po rrisim praninë në mënyrë të plotë dhe transparente me aleatët tanë amerikanë,” shtoi Rasmussen.

Deklarata e tij vjen pas përshkallëzimit të tensioneve mbi sovranitetin e Groenlandës dhe paralajmërimeve për vendosjen e tarifave nga Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paralajmërimi i Trump për vendosjen e tarifave, reagon Danimarka: Një surprizë për ne appeared first on Sinjali.

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

✇27.al
By: 27

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim 5-vjeçar.

Oficerët e hasën të dyshuarin brenda një mjeti ‘Mercedes Benz C-Class’. Efektivët të cilët ndodheshin në Morolo për një operacion parandalues kundër mashtrimit dhe krimeve kundër pronës, urdhëruan drejtuesin të ndalonte.

Brenda automjetit ndodhej pikërisht shqiptari, i cili me të parë karabinierët, u duk i dyshimtë dhe u përpoq të largohej fshehurazi. Oficerët iu afruan menjëherë, e urdhëruan të ndalonte dhe e ndaluan. Ai u dërgua në kazermat e Anagni-t për identifikim dhe për të verifikuar vendndodhjen e tij.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se ai kishte qenë subjekt i një urdhri dëbimi pesëvjeçar me ndalim rihyrjeje në Itali. Ai u vu menjëherë në arrest shtëpiak.

Flokët e bardha nuk tregojnë gjithmonë plakjen: Çfarë i shkakton thinjat e hershme

Flokët e bardha apo gri nuk janë domosdoshmërisht një tregues i plakjes. Arsyeja kryesore pse flokët fillojnë të zbardhen lidhet me mungesën e melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë flokëve. Kur rrënjët e flokëve nuk prodhojnë më këtë pigment, shfaqen thinjat, që zakonisht shfaqen në moshën rreth 30-vjeçare, por nuk është e pazakontë që edhe një person në të 20-tat të ketë flokë të bardhë.

Përveç mungesës së melaninës, ka disa faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Pirja e duhanit, ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë dhe ajri i ndotur mund të nxisin zbardhjen e flokëve. Në disa raste më të rralla, thinjat e hershme mund të jenë shenjë e sëmundjeve si anemi, ose çrregullime të lidhura me hipofizën dhe gjëndrat tiroide. Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë gjithashtu një faktor që kontribuon në zbardhjen e flokëve.

Specialistët rekomandojnë që personat që vërejnë thinja të parakohshme të vlerësojnë stilin e jetesës dhe shëndetin e përgjithshëm. Ushqimi i pasur me vitamina, kujdesi ndaj stresit, dhe shmangia e duhanit mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit. Megjithatë, thinjat janë një fenomen i natyrshëm, dhe të gjithë do të përjetojnë shfaqjen e tyre gjatë jetës, pavarësisht nga stili i jetesës apo mjedisi.

Zbardhja e flokëve është më shumë një proces biologjik sesa një tregues i saktë i moshës, dhe nuk duhet të shihet si një shenjë e plakjes së hershme.

The post Flokët e bardha nuk tregojnë gjithmonë plakjen: Çfarë i shkakton thinjat e hershme appeared first on iconstyle.al.

“Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët”, plas keq mes Selin dhe Lornës

Debatet mes Selin dhe Lornës kanë qenë një nga temat kryesore që nga fillimi i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, dhe tensionet mes tyre nuk kanë munguar as gjatë ditëve të fundit. Dy banoret janë përplasur sërish me tone të forta dhe gjatë mbrëmjes së sotme, duke i dhënë spektaklit momente të nxehta dhe diskutime të shumta brenda shtëpisë.

Në një përballje të bërë pak momente më herët, Lorna ka deklaruar se nuk ka shumë diskutim me Selin lidhur me një çështje të caktuar, por ka theksuar se është ndjerë e ofenduar që nga nominimi i parë. Ajo gjithashtu ka folur për marrëdhënien e saj me Mirin, duke theksuar se nuk është e drejtë të akuzohet për xhelozi.

Nga ana tjetër, Selin e ka sfiduar Lornën, duke thënë se ajo është xheloze dhe i ka kthyer sërish vëmendjen te Mirin. “Po pse s’thua që je xheloze? Pse Miri, Miri, Miri? Hajde rri me Mirin. Ti je viktimë e fjalëve të tua”, është shprehur Selin gjatë debatit.

Lorna: Nuk kam shumë diskutim me Selin sa i përket kësaj çështje. Selin gjithmonë më ka ofenduar që në fillim, që nga nominimi i parë. Sa i përket marrëdhënies time me Mirin…

Selin: Po pse s’thua që je xheloze. Pse Miri, Miri, Miri? Hajde rri me Mirin. Ti je viktimë e fjalëve të tua.

Lorna: Ti ofendon non-stop dhe të duket vetja sikur je personi më e kulluar në këtë planet. Ti ke thënë që dua të jem nënë…

Selin: Jo gënjen.

Lorna: Je ti ajo që je xheloze. Mund të afrohem dhe të largohem sipas dëshirës time. Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët. Nëse e ke babanë e Big Brother, ç’të duhet ty se çfarë e kam unë atë. Sa i përket Keijsit, me të kam shkuar mirë që në fillim. Çfarë arsye ke ti, që sa herë unë flas me Mirin, ti xhelozon. Ç’të duhet ty nëse unë jam afër ose larg tij. Unë me Mirin kam raportin tim. Ti je ajo që je xheloze.

The post “Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët”, plas keq mes Selin dhe Lornës appeared first on iconstyle.al.

Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur

Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur   Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Karl Topia”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.     Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerë, të […]

The post Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur appeared first on Saranda Web.

Horoskopi 18 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, duke ndarë momente të veçanta dhe biseda të sinqerta që sjellin qartësi në marrëdhënie. Nëse jeni beqarë, mundësitë për të takuar dikë tërheqës janë të mëdha, por mos nxitoni me vendime të shpejta. Në punë do të ndieni presion për të përfunduar disa detyra të mbetura pezull, por aftësia juaj për të ruajtur qetësinë do t’ju ndihmojë të dilni me sukses. Shëndeti juaj duket i qëndrueshëm, por mos injoroni lodhjen mendore. Kujdesuni për veten me ushqim të shëndetshëm dhe pushime të shkurtra. Financat kërkojnë vëmendje të veçantë, ndaj shmangni shpenzimet e panevojshme sot. Përdorni kreativitetin për të gjetur zgjidhje të reja për problemet e përditshme.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet tuaja sot janë më të harmonizuara; një gjest i vogël dashurie do të bëjë diferencën. Për ata që janë beqarë, një mik i vjetër mund të rikthehet në jetën tuaj duke sjellë emocione të papritura. Në ambientin e punës, do të ndiheni të motivuar nga një projekt i ri që kërkon angazhim maksimal. Mos lejoni që lodhja t’ju mposhtë; merrni pak kohë për të pushuar dhe meditoni. Shëndeti ka nevojë për pak më shumë aktivitet fizik; një shëtitje e lehtë do të ndihmojë trupin dhe mendjen. Financat janë të qëndrueshme, por është momenti i duhur për të planifikuar investime të vogla. Sot është dita për të bërë një hap të vogël, por të qëndrueshëm përpara.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot dashuria juaj kërkon më shumë durim dhe mirëkuptim; bisedat e thella do të zgjidhin çdo keqkuptim. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush i ri në rrethin shoqëror, ndaj mos hezitoni të hidhni hapin e parë. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të sjellë rezultate të mira dhe do të forcojë marrëdhëniet profesionale. Kujdesuni për shëndetin tuaj emocional, sepse stresi mund të ndikojë në energjinë e përditshme. Një aktivitet relaksues në mbrëmje do të ndihmojë për të rivendosur balancën. Në aspektin financiar, shmangni huazimet dhe mbani një sy në shpenzimet e vogla. Sot është një ditë e mirë për të reflektuar mbi objektivat tuaja afatgjata.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Harmonia në marrëdhënie është fjala kyçe e ditës; një surprizë e vogël për partnerin do të sjellë lumturi. Beqarët do të kenë mundësi për të bërë njohje të reja përmes aktiviteteve të përbashkëta me miqtë. Në punë, një lajm i mirë rreth një projekti të vjetër mund t’ju japë motivim të ri. Shëndeti është në formë të mirë, por kujdesuni të mos tejkaloni kufijtë tuaj fizikë. Një ushtrim i lehtë do të ndihmojë në përmirësimin e humorit. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të kurseni për të ardhmen. Bëni plane të vogla që do t’ju sjellin siguri dhe qetësi.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, sot është dita për të shprehur ndjenjat tuaja pa frikë, pasi partneri juaj është i gatshëm të dëgjojë dhe të kuptojë. Beqarët mund të ndihen të ngazëllyer nga një takim i papritur që ngjall kureshtje. Në punë, keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja në një situatë të re; mos u tërhiqni nga sfidat. Shëndeti mund të kërkojë pak më shumë kujdes, sidomos në aspektin e ushqyerjes. Mund të ndjeni nevojën për të pushuar më shumë, ndaj dëgjoni sinjalet e trupit tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por mos e teproni me shpenzimet e vogla të kënaqësisë. Mendoni për një plan të ri kursimi që mund të filloni sot.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Marrëdhëniet romantike sot janë të mbushura me ngrohtësi dhe mirëkuptim; është koha ideale për të ndarë ëndrrat dhe planet tuaja me partnerin. Beqarët do të tërheqin vëmendjen e dikujt me personalitetin e tyre të veçantë. Në punë, një koleg mund t’ju kërkojë ndihmë dhe kjo do të forcojë marrëdhëniet profesionale. Ruani energjinë duke praktikuar aktivitete të lehta fizike gjatë ditës. Mos neglizhoni shëndetin emocional; një bisedë me një mik të besueshëm do t’ju ndihmojë të çliroheni. Financat janë në gjendje të mirë, por shmangni investimet e rrezikshme. Sot është një ditë e mirë për të reflektuar mbi vlerat dhe prioritetet tuaja.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dashuria sot është në qendër të vëmendjes; një bisedë e hapur me partnerin do të sjellë afërsi të reja. Për beqarët, një ftesë për një event mund të sjellë njohje të rëndësishme. Në punë, vlerësohet kontributi juaj dhe mund të merrni një vlerësim të papritur nga eprorët. Shëndeti mund të përmirësohet ndjeshëm nëse i kushtoni më shumë kohë aktivitetit fizik. Energjia pozitive ju ndihmon të përballoni sfidat me lehtësi. Në aspektin financiar, është koha për të shlyer disa detyrime të vjetra. Mos harroni të shpërbleni veten për punën e mirë që keni bërë.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë stabilitet në marrëdhëniet tuaja; komunikimi i qetë dhe i sinqertë do të sjellë ndryshime pozitive. Beqarët do të kenë mundësi të shprehin interesin ndaj dikujt me të cilin kanë pasur kontakte të vazhdueshme. Në punë, një detyrë e re kërkon vëmendje të veçantë ndaj detajeve dhe disiplinë. Shëndeti është në ekuilibër, por mos harroni të hidratoheni dhe të bëni pushime të shkurtra. Financat kërkojnë kujdes në menaxhimin e shpenzimeve ditore. Planifikoni mirë buxhetin për të shmangur surpriza të pakëndshme. Sot është një ditë e mirë për të vendosur synime të qarta për të ardhmen.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Marrëdhëniet romantike sot janë të mbushura me pasion dhe surpriza; merrni kohë për të shijuar çdo moment me partnerin. Beqarët mund të ndjejnë një tërheqje të fortë ndaj dikujt që takojnë rastësisht. Në punë, do të përballeni me disa sfida, por vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Kujdesuni për shëndetin mendor duke marrë kohë për veten dhe për të relaksuar mendjen. Praktikoni frymëmarrje të thellë për të ulur stresin. Financat janë në një fazë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni shpenzimet impulsive. Sot është dita për të besuar në instinktin tuaj dhe për të ndjekur zemrën.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, është koha për të falur dhe për të lënë pas të kaluarën; kjo do t’ju ndihmojë të hapni një kapitull të ri me partnerin. Për beqarët, një kontakt i ri mund të kthehet në një marrëdhënie premtuese nëse jeni të hapur ndaj ndryshimeve. Në punë, do të keni mundësi të merrni një iniciativë që do të vlerësohet nga të tjerët. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin dhe balancën mes aktivitetit dhe relaksit. Një shëtitje në natyrë do t’ju ndihmojë të rifitoni energjitë. Financat janë të qëndrueshme, por është momenti i përshtatshëm për të rishikuar prioritetet tuaja ekonomike. Bëni një plan afatgjatë për të siguruar stabilitetin tuaj.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Sot do të ndiheni të frymëzuar në marrëdhëniet tuaja; një surprizë e vogël për partnerin do të sjellë më shumë dashuri. Beqarët mund të përjetojnë një flirt të këndshëm në një ambient të ri shoqëror. Në punë, ndikimi juaj do të jetë i ndjeshëm dhe do të fitoni respektin e kolegëve. Shëndeti është në një nivel të mirë, por mos harroni të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Një rutinë e rregullt ushtrimesh do të përmirësojë humorin tuaj. Financat janë të mira, por mos merrni vendime të nxituara për investime. Sot është dita për të ndjekur pasionin tuaj dhe për të shfaqur talentin.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Marrëdhëniet sot kërkojnë më shumë vëmendje dhe kujdes; dëgjoni me kujdes partnerin dhe shprehni ndjenjat tuaja. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush që ndan të njëjtin pasion apo hobi. Në punë, do të përballeni me disa detyra të reja që kërkojnë përkushtim dhe organizim të mirë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos nënvlerësoni rëndësinë e pushimit cilësor. Një aktivitet relaksues në fund të ditës do t’ju ndihmojë shumë. Financat janë të balancuara, por është koha për të bërë disa ndryshime në mënyrën si menaxhoni kursimet. Sot është një ditë e mirë për të vendosur synime të reja për veten.

The post Horoskopi 18 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

E quajti Brikenën “miss filler-i” dhe e ofendoi për ngjyrën e lëkurës, Arbër Hajdari ia “përplas” në fytyrë Inës: Je rasti më i shëmtuar se si një femër mund të trajtojë një tjetër

✇Albeu
By: M C

Pas një debati të ndodhur mes Inës, e cila ka sulmuar Brikenën dhe Kristin duke folur me ironi ndaj tyre dhe duke iu drejtuar Brikenës si “miss filler-i” duke “bullizuar” për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë, kjo gjë është diskutuar edhe sot gjatë prime-it.

Brikena: Mendoj që secili këtu e tregon edukatën dhe kulturën e vetë. Nuk e gjej veten në fjalët që më ka thënë Ina. Të mbajë përgjegjësi për ato që flet dhe jo të japë deklaratë false. Do të më nxjerrë nga vetja por s’më nxjer dot, nëse nuk më djeg. Nuk të përcakton ty filler apo botox. Unë skam thënë që jam më e bukur, por se meritoj që të më thonë ‘ti je me filler, botox’.

Gjatë komentit të dhënë nga Ina, ka patur një ndërhyrje nga Arbër Hajdari i cili i është drejtuar asaj duke i thënë: “Ti je rasti më i shëmtuar se si një femër mund të trajtojë një tjetër!”

The post E quajti Brikenën “miss filler-i” dhe e ofendoi për ngjyrën e lëkurës, Arbër Hajdari ia “përplas” në fytyrë Inës: Je rasti më i shëmtuar se si një femër mund të trajtojë një tjetër appeared first on Albeu.com.

Tarifat e Trump, paralajmëron Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e tarifave nga presidenti i SHBA, Donald Trump ndaj vendeve që dërgojnë trupa në Groenlandë do të dëmtonte marrëdhëniet transatlantike dhe do të krijonte një “spirale të rrezikshme në rënie”.

Në një deklaratë të përbashkët gjatë nënshkrimit të marrëveshjes tregtare të Mercosur në Paraguai, Von der Leyen theksoi rëndësinë e integritetit territorial dhe sovranitetit, duke theksuar se stërvitjet daneze të koordinuara me aleatët janë thjesht përforcim i sigurisë në Arktik dhe nuk paraqesin kërcënim për askënd.

“BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës. Tarifat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme në rënie. Evropa do të mbetet e bashkuar, e koordinuar dhe e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin e saj,” tha Von der Leyen.

Deklarata nënvizon përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ruajtur dialogun dhe stabilitetin transatlantik në një kohë tensioni për Groenlandën.

The post Tarifat e Trump, paralajmëron Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës appeared first on Albeu.com.

Ina i vuri në pikëpyetje orientimin s*ksual, Kristi: Kjo peshë nuk është në supet e mia

✇Albeu
By: M C

Debatet kanë qenë të ndezura në ditët e fundit në shtëpi pas Prime-t të fundit.

Një përplasje ishte dhe ajo mes Kristit dhe Inës, me këtë të fundit që i vuri në pikëpyetje orientimin seksual banorit kur iu drejtua me pyetjen: “A do të doje të ishe në vendin tim?’, sa i përket raportit të saj me Keijsin.

Kristi iu përgjigj në Prime duke falënderuar të gjithë banorët për fenomenin dhe mbështetjen e treguar, por që kjo gjë nuk është në supet e tij.

“E kam menduar 2-3 herë këtë situatë dhe kam pasur të njëjtën situatë. Kjo goca ka ardhur si ka ardhur. aty e ke vendin tënd ti. Nuk pres të dal i larë në flori kur zhytem në baltë. I jam qëndruar asaj lloj forme që më ka ardhur kjo vajza. Jo vetëm që nuk tregoi se nuk është vetëm ajo, por është edhe më keq. Të gjithë banorët kanë ofruar një dorë për të mbajtur një peshë. I falënderoj për fenomenin, por nuk është një peshë që është në supet e mia. Jam biri i një nëne, vëlla i një motre. E di shumë mirë pozicionin e një burri dhe një gruaje. Përballë meje, qoftë jo vetëm Ina, por kushdo, në këtë rast fiton dy herë përballë meje, ndërsa në çdo pozicion tjetër në jetën këtu brenda ose jashtë, do të fitojë përpara meje, kjo është burrëria ime”, tha Kristi.

The post Ina i vuri në pikëpyetje orientimin s*ksual, Kristi: Kjo peshë nuk është në supet e mia appeared first on Albeu.com.

‘Ftesa e Trump, ngjarje e rëndësishme’, Çupi: U zgjodh Shqipëria, besohet te Rama. Berisha i hapi rrugën të keqes

Analisti Frok Çupi, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi njoftimin e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një iniciativë ndërkombëtare e ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas Çupit, përfshirja e Shqipërisë në këtë strukturë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dhe, sipas tij, lidhet me besimin ndaj rolit diplomatik të vendit, qeverisë dhe kryeministrit Rama, si dhe me përfaqësimin europian të Shqipërisë në nisma paqeruajtëse globale.

“Është një ngjarje shumë e rëndësishme që bëhet në prezencë të kryeministrit Edi Rama. Rama zgjidhet në radhë të krerëve europianë. është një ngjarje shumë e rëndësishme. Është një përfaqësi europianiste. nderi më i madh i bëhet Shqipërisë për shkak se besohet te ky vend, besohet te kjo qeveri dhe besohet te ky kryeministër. Duke qenë se formohet një bord për paqen do të thotë që bota është në luftë, fakti që Rama nuk zgjidhet për protokoll, por zgjidhet për vlerat e qeverisë dhe se ka politika diplomatike dhe paqeruajtëse.

Ndryshimi mes Ramës dhe Berishës është jashtëzakonisht i madh. Berisha krijoi shtetrrethimin. Berisha çfarë nuk i bëri këtij vendi”, tha analisti./abcnews.al

Real, fitore mes protestës/ Madrilenët kthehen tek suksesi në La Liga, Levante mundet 2-0

Më në fund u arrit fitorja.

Reali po e priste si ujët e paktë, dhe ja ku Kilian Mbape dhe Arda Gyler e shpëtuan duke I dhënë tri pikët ndaj Levantes.

Madrilenët mbajtën gjallë shpresat për titullin kampion në La Liga, dhe lanë pas dy disfata që u hoqën nga duart dy trofe, në Superkupën e Spanjës dhe në Kupën e Mbretit.

Gjithsesi, pavarësisht epërsisë së madhe në fushë, yjet “merenges” kaluan një pasdite të vështirë.

Publiku prej rreth 80 000 tifozësh në stadiumin “Santiago Bernabeu” nuk fal lehtë, edhe pse momentalisht mund të luash mirë.

E tregoi qartë në shumë momente gjatë ndeshjes, dhe sidomos në përfundim.

Ndër ata që u vërshëllyen e u sulmuan më shumë ishin Vinicius, Xhud Belingham, Hujsen apo Kamavinga.

Vetëm Mbape dhe Arda Gyler si dhe portieri Kurtua mund të quhen të shpëtuar.

“Reali I mbijeton zemërimit të “Bernabeut”, shkruan e përditshmja “Marka”, – ndërsa trajneri I ri, Arbeloa, thotë se ata që sulmojnë presidentin Perez, nuk duan Realin!”

“Gyler shuan zjarrin, – është titulli I gazetës tjetër të kryeqytetit, “AS”, – aktivizimi I turkut shpëtoi Realin nga loja e dobët dhe zemërimi I publikut!”

Pjesa e parë e madrilenëve ishte tepër e dobët, dhe yjet e dinë se asgjë nuk ka përfunduar edhe pse fituan një ndeshje.

Gjithsesi, për momentin Reali është vetëm një pikë prapa Barcelonës që luan mbrëmjen e kësaj të diele.

Muriqi, hero me 3 gola/ Sulmuesi i Kosovës shkëlqen në La Ligën Spanjolle

Vedat Muriqi shkëlqeu edhe një herë fort në La Ligën e Spanjës. Sulmuesi i Kosovës shënoi 3 gola në ndeshjen që skuadra e tij, Majorka, arriti ndaj Bilbaos.
Muriqi realizoi në minutën e pestë, pastaj në minutën e 42-të dhe përfundimisht në minutën e 69-të.

Kjo, edhe pse humbi një penallti. Ylli “dardan” ishte njeriu që kaloi tri herë Majorkën në avantazh. Muriqi është kandidat për Këpucën e Artë në La Ligën e Spanjës, në vendin e dytë të renditjes me 14 gola.

❌