Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Kreu i PD, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!

“Boll me molotovë”, ishte ky mesazhi i raportuesit për Shqipërinë Andreas Schieder.

Avokati Idajet Beqiri, “skanoi” deklaratat e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, duke thënë se qëndrimet ishin të qarta.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, avokati theksoi se armiku më i madh i Shqipërisë është kreu i PD Sali Berisha, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjës kryesor të shkatërrimit të vendit.

“Në Shqipëri të vetmit që e mbrojnë Berishë janë afro 3 mijë kriminelë që ka në organizatën e tij kriminale. Por ato janë njerëz që kanë përfituar prej tij, kanë vrarë prej tij dhe janë të detyruar që të mblidhen pas komandës së tij. Pra ata e besojnë dhe i shkojnë nga pas. Por Shqipëria dhe shqiptarët i kanë kthyer kurrizin. Ai ngelet misionar i Serbisë…”, shtoi më tej avokati Idajet Beqiri.

/abcnews.al/

 

“Masa e sigurimit konceptohet si dënim”/ Avokati: Gjykatat janë kthyer në ‘servile’ të organit të akuzës!

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se gjykatat janë kthyer në servile të organit të akuzës.

Gjatë intervistës, avokati, nënvizoi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë humbur nocionin e veprës penale.

“Zëvendësimi i më të korruptuarve është gjë e mirë, por kanë ngelur sërish në përgjithësi në sistemin edhe në drejtimin e gjyqësorit të organit të akuzës në vend. Por tashmë që të jepet drejtësi duhet të kesh konceptet e qarta dhe kur gjykon apo heton një çështje duhet përgjegjësi. Por gjykatat tona janë servile, tek ne është vrarë pafajësia. Për fatin e keq gjykatat tona janë kthyer në noteri. Dhe e keqja tjetër më e madhe është Kodi Penal, pra zbatimi i kodit penal. Nuk analizohen elementët e veprës penale…”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se masën e sigurimit e konceptojnë si dënim. Po ashtu ngriti shqetësimin për zvarritjen e gjykimeve, duke shtuar se sistemi ka nevojë për një reformim të plotë.

“Po ashtu edhe politika penale në këtë vend është për të vënë duart në kokë, mendohet se do t’i zgjidhin gjërat vetëm me burg. Për rrjedhojë mendohet se sa më shumë të fusin në burg do parandalohen krimet, por përkundrazi egërsia sjell egërsi. Pra në aspektin e zvarritjeve të gjykimit  dhe çështje rrinë pa u shqyrtuar janë probleme të rënda dhe në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim të plotë.

Veliaj kërkon lirinë/ Kërkesë në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është caktuar Etleva Deda.

Kërkesa në GJKKO për zëvendësimin e masën vjen disa ditë para se dosja në ngarkim të tij të kalojë për gjykim në themel.

Nga shtatori i vitit të shkuar janë shtyre 11 seanca në fazën paraprake pas kërkesave të Veliajt, por dhe ndryshimit te avokateve mbrojtës.

Sipas SPAK ndaj Veliajt rendojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Po ashtu për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri.

/abcnews.al/

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte!

‘Teherani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë mbrojtëse të Iranit’, tha diplomati Abbas Araghchi. Nga ana tjetër Donald Trump më herët u shpreh se planifikonte të fliste me Iranin edhe pse Shtetet e Bashkuara dërguan një anije tjetër luftarake në Lindjen e Mesme.

Një nga kërkesat kryesore të SHBA-së për rifillimin e bisedimeve me Iranin është frenimi i programit të tij të raketave, tha një zyrtar i lartë iranian.

“Nëse negociatat janë të drejta, Irani është gati të marrë pjesë në bisedime të tilla”, tha Abbas Araghchi në një konferencë shtypi me homologun e tij turk në Stamboll. 

VIDEO/ Zjarri pranë linjës hekurudhore në Londër, vonesa dhe anulim të shërbimeve

LONDËR- Një zjarr shpërtheu pranë një linje kryesore hekurudhore në lagjen Chalk Farm.

Zjarri shkaktoi probleme serioze për udhëtimin hekurudhor në veri të Londrës. Autoritetet njoftuan “ndërprerje të mëdha”.

Incidenti ka shkaktuar vonesa dhe anulime të shërbimeve.

Sipas shërbimeve kompetente, dy ndërtesa u përfshinë nga flakët, ndërsa dhjetë automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës ishin në vendngjarje, të cilët pas ndërhyrjeve arritën ta vinin zjarrin nën kontroll pas rreth 3 orësh.

 

BREAKING: A large fire near a railway line in north London is causing travel disruption for passengers across the UK.

Follow live on our blog 🔗 https://t.co/r9KNzQZeeG

📺 Sky 501 and YouTube pic.twitter.com/L7DWMstzGh

— Sky News (@SkyNews) January 30, 2026

Ministrat e Kurtit në Prokurori/ Peci dhe Vitia “japin llogari” përpara drejtësisë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci është intervistuar  në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale këtë të premte. Peci, ish ministër i bujqësisë gjatë mandatit Kurti 2, u mor në pyetje për grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë në kohën kur dikasteri drejtohej prej tij.

Prokuroria Speciale ka intensifikuar hetimet për “grantet” e Ministrisë së Bujqësisë, nga të cilat dyshohet se përfituan familjarë të pushtetarëve, përfshirë vëllain e ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Në pyetje nga prokuroria është marrë edhe ministri në detyrë i shëndetësisë Arben Vitia. Jashtë prokurorisë ai nuk ka pranuar të jap detaje për “vizitën” në institucionin e drejtësisë.

Kurti “harron” Osmanin: Ka ende kohë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit

“Jam takuar me Osmanin” por diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri janë në rend të katërt. Ky është rankimi që kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka bërë çështjes së zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

“Sa i përket takimit me presidenten, padyshim që jemi në komunikim edhe jemi takuar, por ta keni parasysh që ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultateve, kemi nevojë për tre hapa paraprak, konstituimin e Kuvendit, kryetarit e pesë nënkryetarëve, pastaj është formimi i qeverisë dhe duhet të fillojmë menjëherë me marrëveshjet ndërkombëtare”, u shpreh kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Një qëndrim interesant e pati Kurti kur u pyet për Kosovën në Bordin e Paqes. Ai komentoi, duke deklaruar se dëshiron që Forcat Speciale të Kosovës të kenë një rol në Gaza, por nuk përmendi kontributin e presidentes aktuale të vendit.

“Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin tim të tretë. Kudo që ka nevojë për paqe në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë përmes forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paqe në vende të ndryshme në botë”, tha Kurti.

Ndërsa për rinumërimin, Kurti u mjaftua me komentin se gabimet janë njerëzore. Më konstituimin e Kuvendit të ri, vendin e presin miratimet urgjente të tre marrëveshjeve ndërkombëtare për ti hapur rrugë fondeve nga Plani i Rritjes.

Zelensky: Ukraina e gatshme të ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi të premten se vendi i tij është i gatshëm të veprojë në mënyrë reciproke nëse Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të gjata të energjisë dhe kanë ekspozuar Kievin ndaj të ftohtit ekstrem”.

Ai theksoi se aktualisht nuk ekziston një armëpushim formal mes dy vendeve. Një ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte rënë dakord të mos godiste Kievin për një javë, për shkak të kushteve të ashpra të motit.

Temperaturat në kryeqytetin ukrainas pritet të zbresin deri në minus 26 gradë celsius të dielën. Zelensky sqaroi se mundësia për uljen e tensioneve ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara gjatë bisedimeve trepalëshe për paqe, të mbajtura fundjavën e kaluar në Abu Dhabi.

Ai shtoi se data ose vendi ku do të mbahet raundi i ardhshëm i bisedimeve, aktualisht i planifikuar për këtë të diel në Emiratet e Bashkuara Arabe, mund të ndryshojë.

“Pala amerikane tha se dëshiron ta ngrejë çështjen e uljes së përshkallëzimit, me të dyja palët që do të ndërmarrin hapa konkretë për të shmangur përdorimin e kapaciteteve me rreze të gjatë veprimi, me qëllim krijimin e hapësirës më të madhe për diplomaci”, u shpreh Zelensky para gazetarëve në Kiev, sipas deklaratës së publikuar nga zyra e tij.

“Në këtë fazë, kjo është një nismë e palës amerikane dhe personalisht e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne e shohim atë si një mundësi, jo si një marrëveshje”, shtoi ai.

Kancelari gjerman: Mbrojtja bërthamore evropiane një shtesë e përbashkët nukleare me SHBA

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi sot se përfshirja në një “ombrellë bërthamore evropiane” do të konsiderohej si një shtesë ndaj parandalimit të përbashkët bërthamor me SHBA-të, në një kohë kur po diskutohet për kapacitetet mbrojtëse të BE-së.

“E dimë që duhet të marrim disa vendime strategjike dhe ushtarake këtu”, tha lideri gjerman  gjatë një takimi me kryeministren lituaneze, Inga Ruginiene.

Megjithatë, sipas tij, “koha nuk ka ardhur ende” për një vendim përfundimtar.

“Po zhvillohen bisedime strategjike me vendet e përfshira, por ato janë ende në fillim”, shtoi Merz.

“Gjermania ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore sipas dy traktateve të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen ‘Dy plus katër’ që hapi rrugën për ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 dhe Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, theksoi kancelari Merz.

“Në këtë kuptim, nuk është në diskrecionin tonë dhe nuk është brenda juridiksionit tonë të kemi armë bërthamore në Gjermani”, tha ai.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se “nuk flasim me shtetet e tjera evropiane për parandalimin e përbashkët bërthamor”, shtoi ai.

Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmangur një krizë me pasoja katastrofike!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje palëve për dialog me Iranin, veçanërisht lidhur me programin e tij bërthamor. Ai ka theksuar se duhet të shmanget një krize që mund të ketë “pasoja shkatërruese për rajonin”.

Gjatë një konference për shtyp nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Guterres deklaroi se OKB-ja ka dënuar ashpër shtypjen e dhunshme që ka ndodhur në Iran.

“Po ndjekim me shqetësim diskutimet që janë në zhvillim dhe vlerësojmë se është thelbësore të vendoset një dialog për të arritur një marrëveshje, veçanërisht për çështjen bërthamore, në mënyrë që të shmanget një krizë që mund të ketë pasoja shkatërruese për rajonin”, u shpreh kreu i OKB-së.

Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Presim që Rusia ta respektojë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas njoftimit të Trump se Putin ka pranuar armëpushim njëjavor.

Zelensky ka theksuar se tashmë shpreson që Rusia të zbatojë marrëveshjen, që Kievi dhe qytete të tjera të mos goditen sidomos në këtë javë me mot të ashpër.

“Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe fundjavën e kaluar. Ne presim që gjërat e dakordësuara të zbatohen. Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”, tha më tej Zelensky.

/abcnews.al/

 

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të ushtarëve të vrarë

Zyrtarë rus dhe ata ukrainas kanë njoftuar të enjten se kanë kryer shkëmbimin e fundit të të vdekurve të luftës, një praktikë e rregullt e hartuar për t’u lejuar të afërmve të të vrarëve në fushëbetejë të varrosin të dashurit e tyre.

Rusia i dorëzoi Ukrainës 1,000 trupa ushtarësh ukrainas, ndërsa Kievi i kishte dorëzuar Moskës trupat e 38 ushtarëve rusë, tha ndihmësi i Kremlinit, Vladimir Medinsky.

Medinsky postoi një imazh në Telegram të shkëmbimit, ku shihen kamionë frigoriferikë të bardhë të parkuar në një zonë të mbuluar me borë pranë një pylli.

Qendra koordinuese e Ukrainës për shkëmbimin e të burgosurve konfirmoi se kishte ndodhur një shkëmbim trupash, dhe se autoritetet ruse i kanë dorëzuar Kievit 1,000 trupa që Moska pretendonte se u përkisnin ushtarëve ukrainas.

Rënia e regjimit/ Gjenerali: Iranit iu dha goditja e parë nga BE! Ndërhyrja me ‘operacione kirurgjikale’, e domosdoshme

Gjeneral Dedë Prenda foli në emisionin “War Report” në ABC News, për konfliktin në Iran.

Gjatë intervistës, teksa analizoi zhvillimet e fundit nga Lindja e Mesme, theksoi se Iranit sot iu dha goditja e parë nga BE, me shpalljen organizatë terroristë të Gardës Revolucionare.

“Jemi bindur që situata në Iran është shumë e komplikuar. Goditja e parë Iranit i është dhënë sot nga BE, nëpërmjet shefes së politikës së jashtme dhe gjithë ministrat, ku kanë shpallur Gardën Revolucionare, organizatë terroriste. Dhe ky është hapi i parë, po ashtu mendoj se do të shkojë gjatë, për zgjedhjen e një nga skenarët e mundshëm. Për mëse 49 vite është e vështirë për të besuar se ky regjim do të ndryshojë në të ardhmen. Në këto kushte mendoj që brenda 2-3 ditëve, meqë kapacitet operacionale për të vepruar janë në distancë optimale, nuk është rastësi. Mendoj se është e domosdoshme ndërhyrja, qoftë  dhe me operacione kirurgjikale”, theksoi ai.

BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Bashkimi Evropian planifikon të vërë në dispozicion 145 milionë euro për ndihmë humanitare në Ukrainë, njoftoi sot krahu ekzekutiv i aleancës me 27 vende anëtare.

“Fondet synojnë të ofrojnë mbrojtje, strehim, ushqim si dhe qasje në ujë dhe shërbime shëndetësore”, bëri të ditur Komisioni Evropian.

Sipas tij, edhe 8,0 milionë euro shtesë janë parashikuar për pritjen e refugjatëve të luftës në Moldavi.

Në kushtet e sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj furnizimit energjetik të Ukrainës, BE-ja po dërgon gjithashtu edhe 500 gjeneratorë emergjence.

Të premten e kaluar u dërguan 447 të tillë. Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, gati katër vjet më parë, Komisioni ka siguruar mbi 1,4 miliardë euro për programe ndihme humanitare në Ukrainë dhe Moldavi.

Po ashtu, të paktën tre miliardë euro janë vënë në dispozicion për sigurinë energjetike.

Vuçiç: Së shpejti fillon shërbimi i detyruar ushtarak

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njoftoi se brenda një ose dy muajsh, do të merret një vendim nëse shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të fillojë zyrtarisht nga dhjetori apo nga marsi i vitit të ardhshëm dhe se regjistrimi i rekrutëve do të fillojë nga shtatori dhe tetori.

Vuçiç shtoi se vendimi do t’i çohet parlamentit serb.

“Do të marrim vendime së shpejti. Pyetja është nëse do të fillojmë me shërbimin ushtarak  nga dhjetori apo nga marsi, por patjetër që do ta marrim këtë vendim në një ose dy muajt e ardhshëm dhe do ta kalojmë para Asamblesë Kombëtare të Serbisë”, tha presidenti serb.

”Nga shtatori apo tetori do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiç.

Kur u pyet se nga çfarë varet kjo, Vuçiç tha se kjo varet nga përgatitjet.

”Jemi shumë të shqetësuar për formimin e aleancave ushtarake kundër Serbisë”, tha Vuçiç në Topcider, ku mori pjesë në konferencën informuese në lidhje me rezultatet e analizës së gjendjes, aftësive operative dhe funksionale të ushtrisë serbe për vitin 2025.

“Jemi shumë të shqetësuar për formimin e aleancave ushtarake kundër Serbisë dhe në përputhje me rrethanat po veprojmë me përgjegjësi dhe seriozisht duke mos provokuar askënd, por duke dashur të pengojmë këdo që do të kryente agresion kundër vendit tonë. Kapacitetet tona mbrojtëse të forcave ajrore dhe mbrojtjes kundërajrore janë rritur në mënyrë drastike dhe dramatike”, u tha Vuçiç gazetarëve pas takimit.

Plani amerikan për tranzicion pushteti në Iran/ Xhavit Shala: Izraeli dhe SHBA duhet të kuptojnë se kanë lënë një detyrë përgjysmë!

Xhavit Shala, profesor o asociuar i shkencave të sigurisë, në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News foli për luftën në Iran dhe paralajmërimet e presidentit Donald Trump.

Gjatë intervistës, ai theksoi se nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht se deklaroi se mbështeste qytetarët iranianë, por ende nuk është sqaruar se si kërkon të ndërrojë regjimin iranian. Shala nënvizoi se në Iran nuk mund të bëjë atë skenar që bëri në Venezuelë, pasi sipas tij nuk mund të realizohet një operacion i tillë.

“Presidenti Trump ende nuk e ka sqaruar nëse kërkon të ndërrojë regjimin apo bombardime kirurgjikale…Për të bërë atë që bëri me Maduron nuk mund ta bëjë dot sepse një operacion i tillë në këndvështrimin tim nuk mund të realizohet në Iran. Duhet të dihet nëse do synohet arritja e një marrëveshje bërthamore apo goditja regjimit? Por pse nuk vazhduan bisedimet pas luftës 12 ditore…Ekipi i Iranit bëri negociata me një ekip europian, por Trump e sfumoi fare. Po ashtu Irani dha deklarata të fortë duke thënë se do ta ribënin programin bërthamor. Kjo bëri që Izraeli dhe SHBA të kuptojnë se kanë lënë një detyrë përgjysmë”, tha ai.

/abcnews.al/

 

I dënuari shqiptar goditet me thikë në burgun grek

Një shtetas shqiptar i cili vuan dënimin në burg grek është sulmuar me thikë. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në burgun e Malandrinos. Shtetasi shqiptar njihej me nofkën “Demos”.

Ai rezulton i përfshirë siç raportojnë mediat greke, në vrasjen e Yannis Lalas ngjarje e ndodhur në maj të 2025.

Shqiptari sot, ai u transferua në burgun e Malandrinos dhe pak para se të arrinte në repartin e tij, u sulmua, duke marrë në lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/ Roland Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

Politologu Roland Bejko u shpreh kritik ndaj qëndrimit të opozitës lidhur me Reformën Territoriale.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko tha se qëndrimi i Berishës është i njëjtë me ato të kaluarat dhe se po bën sërish po të njëjtin gabim.

“Sjellja që po bën opozita sot është e njëjta me 2014 dhe e njëjta sjellje që e mbajti PD larg kësaj reforme. Qëndrimi i Berishës është identik i njëjtë me sot. Por ti nuk mund ta fitosh dot luftën nëse nuk shkon në luftë… Nuk mund të bëhet dy herë i njëjti gabim. Zanafilla e kësaj humbje që ka PD filluan pikërisht këtu, tek bojkoti i parë…Kjo reformë në atë kohë është bërë enkas në shërbim elektoral të PS. Dhe ndarja administrative është bërë sipas leverdisë elektorale…Po të ishte opozita pjesëmarrëse në komision dhe nëse duam të gjykojmë sot nëse ka qenë apo jo e suksesshme kjo reformë duhet të nisemi nga pyetje përse u bë reforma? Njëra prej arsyeve ishte të shkurtoheshin shpenzimet financiare, që jo vetëm nuk u shkurtuan, por edhe u shtuan. Në Komision drejtori i Ministrisë së Financave, dha shifrat dhe numri në administratë ishte shtuar…Pse duhet reforma dhe opozita të jetë? Sepse të gjitha reformat e rëndësishme dhe duan qëndrueshmëri në kohë…Ajo që thotë Berisha do dalim jashtë dhe do e bëjmë vetë reformën është budallik…”, tha ai.

/abcnews.al/

Reforma Territoriale/ Mazniku: Jemi në presion me kohën. Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

PD ka kohë deri të hënën të rikthehet tek reformat ose PS do të vijojë e vetme. Arbjan Mazniku, bashkëkryetar komisioni për Territorialen, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se për reformën Territoriale nuk janë aspak në avantazh me kohën dhe se nuk ka vend për të humbur kohë.

Gjatë intervistës, ai theksoi se pavarësisht se qëndrimit të opozitës, procesi i nisur tashmë nuk do të ndalet.

“Nëse ne ia dalim të bëjmë reformë me 140 vota do ishte idealja të shkonim një mekanizëm konsensusi. Ramë dakord për bashkë-kryesi dhe bëmë mbledhjen e parë opozita nuk erdhi, mbledhjen e dytë erdhi por të tretë dhe mbledhjen e katër nuk erdhi. Nëse nuk vijnë ditën e hënë, ne të gjithë anëtarët e PS në komision kanë kërkesën të firmosur ku ne të bëjmë ndryshimin, pra të kryejmë një komision dhe të futemi në një proces pune, por roli i opozitës nuk preket do jetë mëse e mirëpritur, por procesi nuk ndalet më. Me reformën territoriale jemi në një presion në afat me kohën. Ndërsa Reforma elektorale ka avantazh më të madh në kohë”, tha ai.

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim njëjavor

Trump i ka kërkuar Vladimir Putinit një armëpushim njëjavor në Kiev për shkak të kushteve të motit në rajon.

Konkretisht, gjatë mbledhjes së parë të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2026, presidenti amerikan zbuloi se kishte kontaktuar presidentin rus duke i kërkuar që të mos sulmonte kryeqytetin ukrainas dhe rajone të tjera të vendit për një javë për shkak të të ftohtit mbizotërues.

“Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos bombardonte Kievin dhe qytetet kryesore për një javë dhe ai pranoi ta bënte këtë”, tha fillimisht presidenti amerikan, duke shtuar: “Ai pranoi ta bënte dhe ne jemi të lumtur që e bëri”.

❌