TIRANĂ, 2 shtator /ATSH/ NĂ« hollin e Teatrit tĂ« Operas dhe Baletit u mbajtĂ«n sot homazhet nĂ« nderim tĂ« regjisorit tĂ« shquar DhimitĂ«r Anagnosti, njĂ« prej themeluesve dhe figurave mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kinemasĂ« shqiptare.
Homazhet nisën në orën 10:00 dhe vazhduan deri në orën 13:00. Ditën e nesërme (3 shtator) arkëmorti me trupin e të ndjerit do të niset në orën 09:00 të mëngjesit drejt Vunoit të tij të dashur, ku do të prehet përjetësisht.
Kineastë, njerëz të letrave, artistë të arteve pamore, akademikë, politikanë e njerëz të thjeshtë, kryen nderimet e fundit ndaj kësaj figure të rëndësishme të artit shqiptar. Të hidhëruar për humbjen e një njeriu të këtyre përmasave, ata ngushëlluan në heshtje bashkëshorten, Rozën dhe vajzat.
Në homazhe mori pjesë Presidenti Bajram Begaj, i cili po ashtu la dhe një mesazh në librin e ngushëllimeve.
Po ashtu, edhe Kryeministri Rama kreu homazhe në hollin e Teatrit të Operas, ku ngushëlloi familjen e të ndjerit dhe më pas la një shënim në librin e homazheve. Pas tij ngushëllimet i shprehu ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe të tjerë politikanë.
Ministri Gonxhja tha për gazetarët se, vërtet ndahet fizikisht një baba i kinemasë, një korife i regjisë dhe artit, por është ndarje që lë pas një thesar, një trashëgimi për të gjithë brezat.
Gjithashtu në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kryen homazhe ministra si dhe zyrtarë të tjerë të shumtë.
Gjatë homazheve ishin të pranishëm aktorë e bashkëpunëtorë të regjisorit.
âNe gjithmonĂ« e kemi pasur si shembull nĂ« punĂ«n tonĂ«. NjĂ« njeri i heshtur, shumĂ« serioz, kĂ«mbĂ«ngulĂ«s e me pasion tĂ« veçantĂ«. Nuk e di si do tĂ« vijnĂ« brezat dhe si do ta kujtojnĂ«, por filmat e tij do tĂ« jenĂ« vĂ«rtet tĂ« paharruarâ, u shpreh aktorja Marjeta Ljarja.
Regjisori GĂ«zim Kame vlerĂ«soi lart kulturĂ«n dhe inteligjencĂ«n e jashtĂ«zakonshme tĂ« DhimitĂ«r Anagnostit. âMe Dhimitrin duhet tĂ« mendoheshe mirĂ« kur tĂ« flisjeâ, tha Kame duke vĂ«nĂ« theksin tek bagazhi, mprehtĂ«sia dhe intelekti i jashtĂ«zakonshĂ«m i Anagnostit.
âKur ndodhin humbje tĂ« tilla, kaq tĂ« mĂ«dha si kjo e Taqos, Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« heshtĂ«sh sesa tĂ« flasĂ«sh. Sepse ka aq shumĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« pĂ«r tĂ« sa fjalĂ«t mund tĂ« zihen me njĂ«ra-tjetrĂ«n se kush tĂ« dalĂ« e para. UnĂ« ndihem i bllokuar pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« shumĂ« gjĂ«ra tĂ« bukura e tĂ« dashura qĂ« kam pasur me Taqon. Kam pasur njĂ« miqĂ«si shumĂ« tĂ« gjatĂ«. ĂshtĂ« njĂ« personalitet i papĂ«rsĂ«ritshĂ«m dhe humbje shumĂ« e madheâ, u shpreh piktori Gazmend Leka, pas homazheve. NĂ« mesazhin dhĂ«nĂ« medieve, Leka e krahasoi DhimitĂ«r Anagnostin me Felinin.
Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.
Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936 në Vuno të Himarës. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kinooperator. Me një karrierë mbi katër dekada, Anagnosti dha një kontribut të jashtëzakonshëm si regjisor, skenarist, shkrimtar dhe pedagog, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë shqiptare.
Ai realizoi 14 filma artistikĂ« dhe 10 dokumentarĂ«, duke trajtuar tema tĂ« rĂ«ndĂ«sishme shoqĂ«rore, historike dhe psikologjike. ShumĂ« prej skenarĂ«ve i hartoi vetĂ«, duke dĂ«shmuar njĂ« talent tĂ« gjithanshĂ«m. Veprat e tij filmike kryesore janĂ«: âKomisari i dritĂ«sâ (1966), âDuel i heshturâ (1967), âPlagĂ« tĂ« vjetraâ (1968), âMalet me blerim mbuluarâ (1971), âCuca e maleveâ (1974), âKur hiqen maskatâ (1975), âLulĂ«kuqet mbi mureâ (1976), âMonumentiâ (1977), âNĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ«â (1979), âVĂ«llezĂ«r dhe shokĂ«â (1982), âGurĂ«t e shtĂ«pisĂ« simeâ (1985), âPĂ«rrallĂ« nga e kaluaraâ (1987), âKthimi i ushtrisĂ« sĂ« vdekurâ (1989) dhe âGjoleka, djali i Abazitâ, filmi me tĂ« cilin fitoi dy çmime ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« Itali.
PĂ«r krijimtarinĂ« e tij, Anagnosti u nderua me njĂ« sĂ«rĂ« çmimesh kombĂ«tare e ndĂ«rkombĂ«tare. NĂ« vitin 2011 mori titullin e lartĂ« âNderi i Kombitâ nga Presidenti i RepublikĂ«s.
Homazhet në nderim të Dhimitër Anagnostit
/e.r//a.f//r.e/
The post Mbahen homazhet në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.