❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bĂ«ri tĂ« ditur se situata e krijuar nga reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit po shĂ«non pĂ«rmirĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m, si pasojĂ« e uljes sĂ« reshjeve gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, por edhe punĂ«s sĂ« kryer nga strukturat e emergjencave nĂ« terren.

Sipas ministrit, në disa prej lumenjve kryesorë janë regjistruar ulje të niveleve të ujit, ndërsa strukturat e kullimit dhe hidrovoret po funksionojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën dhe për të tërhequr ujërat nga zonat e prekura bujqësore.

“NdĂ«rhyrjet nĂ« terren vijojnĂ« pa ndĂ«rprerje. Mjetet e rĂ«nda janĂ« angazhuar nĂ« rehabilitimin e argjinaturave, duke ndihmuar nĂ« mbrojtjen e tokave bujqĂ«sore dhe nĂ« rikthimin gradual tĂ« normalitetit”, u shpreh ministri Salla.

Ai theksoi se ekipet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë të angazhuara në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe institucionet përkatëse, për menaxhimin e situatës dhe për të garantuar reagim të shpejtë ndaj çdo problematike.

Ministri Salla nënvizoi se puna në terren do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës, ndërsa paralelisht po kryhet vlerësimi i dëmeve në bujqësi, me qëllim pasqyrimin e saktë të ndikimit të reshjeve dhe marrjen e masave të nevojshme mbështetëse për fermerët e prekur.

/e.xh/a.f/

The post Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Renaldo Torraj firmos me Vorën

TIRANË, 7 janar /ATSH/ FK Vora vijon tĂ« pĂ«rforcojĂ« organikĂ«n nĂ« prag tĂ« objektivave tĂ« sezonit, duke zyrtarizuar afrimin e Renaldo Torrajt.

Mesfushori i talentuar është lojtar i Vorës pas largimit nga Teuta e Durrësit.

Torraj është produkt i akademisë së Tottenham Hotspur, ndërsa karriera e tij ka vijuar në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e KF Teuta, ku është aktivizuar në Abissnet Superiore.

Me eksperiencë në arenën ndërkombëtare, Renaldo Torraj ka veshur fanellën e Kombëtares shqiptare U16, U17, U19 dhe U21, duke u konsideruar si një nga elementët me perspektivë të futbollit shqiptar.

Afrimi i tij pritet t’i japĂ« mĂ« shumĂ« cilĂ«si dhe alternativa repartit tĂ« mesfushĂ«s sĂ« VorĂ«s, ndĂ«rsa klubi vazhdon tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« skuadĂ«r konkurruese pĂ«r objektivat e saj.

/gj.m/a.f/

The post Renaldo Torraj firmos me Vorën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Kaos në aksin Tiranë-Vorë, amortizimi i rrugës copëton makinat

Rruga dytĂ«sore TiranĂ«-VorĂ« ndodhet nĂ« gjendje tĂ« amortizuar, me gropa dhe pellgje tĂ« mbushura nga reshjet e shiut qĂ« pushtuan vendin ditĂ«t e fundit. Sipas fotos sĂ« publikuar nga JOQ, shihet se si pasojĂ« e amortizimit tĂ« rrugĂ«s njĂ« makinĂ« tip “Ford”, ka mbetur e bllokuar nĂ« njĂ« gropĂ« me ujĂ« duke shkaktuar kaos dhe trafik [
]

The post FOTO/ Kaos në aksin Tiranë-Vorë, amortizimi i rrugës copëton makinat appeared first on BoldNews.al.

Shpërndante kokainë në Vorë, arrestohet 48-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 2 peshore elektronike, si edhe një automjet. Në pranga ka rënë një 48-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 41-vjeçar për moskallëzim krimi.

Sipas hetimeve ka rezultuar se 48-vjeçari banues në Kamëz, pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë në doza dhe e shiste në sasi të vogla në zonën e Vorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VodhĂ«n 100 litra naftĂ« dhe disa pajisje nĂ« njĂ« banesĂ«, kamerat ‘tradhtojnë’ 2 hajdutĂ«t, arrestohen

Dy shtetas janĂ« ndaluar pak orĂ« pas njĂ« vjedhjeje tĂ« ndodhur nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« 4 nĂ«ntorit 2025, nĂ« fshatin Sakos tĂ« VorĂ«s. Nga banesa e dĂ«mtuar janĂ« marrĂ« rreth 100 litra naftĂ« dhe disa pajisje tĂ« tjera. TĂ« ndaluarit janĂ« identifikuar si J. S., 38 vjeç, banues nĂ« fshatin GĂ«rdec, dhe [
]

The post VodhĂ«n 100 litra naftĂ« dhe disa pajisje nĂ« njĂ« banesĂ«, kamerat ‘tradhtojnë’ 2 hajdutĂ«t, arrestohen appeared first on BoldNews.al.

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

Duke filluar nga dita e nesërme, (e hënë, 13 tetor), do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, për shkak se Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike. Sipas një njoftimi të bërë për qytetarët nga ARRSH, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin [
]

The post Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit! appeared first on BoldNews.al.

Stadiumi i Vorës drejt transformimit, punimet ecin me ritme të shpejta

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ NĂ« stadiumin e VorĂ«s po vijojnĂ« me intensitet tĂ« lartĂ« punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e tribunĂ«s sĂ« re qendrore. Deri tani Ă«shtĂ« pĂ«rfunduar montimi i parafabrikatit tĂ« tribunĂ«s, ndĂ«rsa aktualisht po kryhet ndarja e ambienteve tĂ« brendshme dhe vendosja e rrjeteve hidraulike e elektrike.

Gjatë javës së ardhshme do të montohet edhe struktura e shkallareve, ku do të vendosen më pas ulëset.

Projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe krijimin e hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standardet moderne të një impianti futbollistik.

Ky investim i madh, i realizuar nĂ« bashkĂ«punim mes FederatĂ«s sĂ« Futbollit dhe BashkisĂ« VorĂ«, synon tĂ« transformojĂ« tĂ«rĂ«sisht infrastrukturĂ«n e stadiumit dhe t’i ofrojĂ« komunitetit sportiv kushte bashkĂ«kohore pĂ«r zhvillimin e futbollit.

The post Stadiumi i Vorës drejt transformimit, punimet ecin me ritme të shpejta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh

Qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike prej afro dy orësh. Raportohet se furnizimi me energji është ndërprerë që prej orës 18:00 dhe theksojnë se situata përsëritet shpesh gjatë reshjeve të dendura. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar për arsyet e ndërprerjes apo kohën e rikthimit [
]

The post Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ky është viktima i aksidentit të trefishtë në Vorë, arrestohen dy shoferët e tjerë

Personi qĂ« shihni nĂ« foton e mĂ«sipĂ«rme Ă«shtĂ« 35-vjeçari Flobert Ajazi, pronar i njĂ« biznesmi makinash, i cili humbi jetĂ«n nĂ« aksidentin e trefishtĂ« tĂ« regjistruar mĂ«ngjesin e nĂ« autostradĂ«n TiranĂ«-DurrĂ«s, nĂ« dalje tĂ« VorĂ«s. Automjeti i tij u pĂ«rplas me dy makina tĂ« tjera, ku pĂ«r pasojĂ« 35-vjeçari humbi jetĂ«n nĂ« vend, ndĂ«rsa dy [
]

The post EMRI/ Ky është viktima i aksidentit të trefishtë në Vorë, arrestohen dy shoferët e tjerë appeared first on BoldNews.al.

Ky është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e trefishtë në Vorë, arrestohen dy shoferët e tjerë

✇Albeu
By: V K

Personi që shihni në foto, është 35-vjeçari Flobert Ajazi, pronar i një biznesmi makinash, i cili humbi jetën në aksidentin e trefishtë të regjistruar mëngjesin e ditës së djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, në dalje të Vorës.

Automjeti i tij u përplas me dy makina të tjera, ku për pasojë 35-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa dy pasagjerët në makinën e tij mbetën të plagosur.

Policia Rrugore raportoi sot se ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të tjera, shtetasit F. H., 31-vjeç dhe B. G., 24-vjeç.

“SpecialistĂ«t e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit F. H., 31 vjeç dhe B. G., 24-vjeç, pasi ditĂ«n e djeshme, nĂ« dalje tĂ« VorĂ«s, automjetet qĂ« drejtonin janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rplasje me automjetin me drejtues F. A., 35-vjeç.

Si pasojĂ« e pĂ«rplasjes ka humbur jetĂ«n shtetasi Flobert Ajazi, si janĂ« dĂ«mtuar 2 pasagjeret e tij shtetasit A. B., 18-vjeç dhe M. H., 34-vjeçe, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« spital, nĂ«n kujdesin e mjekĂ«ve”, thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

The post Ky është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e trefishtë në Vorë, arrestohen dy shoferët e tjerë appeared first on Albeu.com.

Stigma dhe paragjykimet që lëndojnë personat me aftësi të kufizuara

Personat me aftësi të kufizuara nuk kërkojnë mëshirë, por respekt dhe mundësi të barabarta

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci
Neuropsikiatër
Tel: 044 502 508

Stigmatizimi dhe paragjykimet ndaj personave me aftësi të kufizuara mbeten një nga pengesat më të mëdha për integrimin dhe përfshirjen e tyre të plotë në shoqëri. Këto qëndrime negative lindin nga stereotipe, mungesë njohurish, frikë dhe besime të gabuara, duke sjellë diskriminim, përjashtim social dhe shpesh shkelje të të drejtave themelore. Në thelb, paragjykimet nuk flasin për realitetin e atyre që mbajnë një aftësi të kufizuar, por për paaftësinë tonë për të pranuar dhe respektuar ndryshimin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 1 miliard njerëz në botë, rreth 15% e popullsisë jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar. Megjithatë, për shekuj, këta individë, përfshirë fëmijët me paralizë, janë shpërfillur, gjykuar dhe shpesh përjetuar padrejtësi. Edhe sot, në shumë vende, ata vazhdojnë të përballen me kushte të pafavorshme për shkak të barrierave ekonomike, sociale dhe mendësive paragjykuese.

Edhe në Kosovë, ku përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë, nuk ka ende të dhëna të sakta për numrin e tyre. Sipas regjistrimit të vitit 2011, raportohen rreth 93,000 persona, ndërsa vlerësimet më të reja llogarisin shifrën nga 128,000 deri në 200,000. Banka Botërore (2023) jep një vlerësim prej rreth 128,000 personash, që përbëjnë afërsisht 8% të popullsisë.

Pasojat në jetën e përditshme

NjĂ« nga format mĂ« tĂ« zakonshme tĂ« stigmatizimit Ă«shtĂ« mendimi se personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara janĂ« “mĂ« pak tĂ« aftĂ«â€ ose “mĂ« pak tĂ« vlefshĂ«m” se tĂ« tjerĂ«t. Ky qĂ«ndrim sjell pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta:

â–Ș vĂ«shtirĂ«si nĂ« arsimim,
â–Ș barriera nĂ« punĂ«sim,
â–Ș kufizime nĂ« jetĂ«n shoqĂ«rore dhe kulturore.

Shembull i shpeshtë është hezitimi i punëdhënësve për të punësuar persona me aftësi të kufizuara, duke i konsideruar më pak produktivë, gjë që zvogëlon ndjeshëm mundësitë e tyre për pavarësi financiare dhe zhvillim profesional.

Ndikimi në shëndetin mendor

Nga këndvështrimi psikiatrik, stigmatizimi është një faktor rreziku për ankthin, depresionin dhe çrregullimet post-traumatike. Përballja e vazhdueshme me diskriminim dhe etiketim negativ krijon ndjesi të vazhdueshme inferioriteti dhe izolimi. Përjashtimi nga rrjetet shoqërore të mbështetjes e përkeqëson situatën, duke u mohuar individëve një nga nevojat më themelore: ndjenjën e përkatësisë.

Tek fĂ«mijĂ«t me paralizĂ«, kjo pasqyrohet shpesh me vĂ«shtirĂ«si nĂ« vetĂ«besim dhe frikĂ« nga refuzimi. Psikoterapia ofron hapĂ«sirĂ« pĂ«r t’i ndihmuar ata tĂ« pĂ«rpunojnĂ« emocionet, tĂ« zhvillojnĂ« forcĂ« tĂ« brendshme dhe tĂ« ndihen tĂ« vlefshĂ«m pĂ«rtej kufizimeve fizike. Edhe prindĂ«rit, qĂ« shpesh bartin barrĂ«n e gjykimeve shoqĂ«rore, kanĂ« nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje psikiatrike dhe psiko-edukim pĂ«r tĂ« menaxhuar stresin dhe ndjenjat e fajit.

Edukimi dhe modeli social

Për të luftuar stigmatizimin, duhet vepruar në dy nivele:

â–Ș Individual – edukimi i personave me aftĂ«si tĂ« kufizuara pĂ«r tĂ« njohur dhe mbrojtur tĂ« drejtat e tyre, por edhe mbĂ«shtetja psikoterapeutike pĂ«r tĂ« zhvilluar aftĂ«si pĂ«rballuese dhe forcimin e identitetit. Terapia konjitive-sjellore (CBT) dhe terapia e pranimit dhe angazhimit (ACT) janĂ« qasje qĂ« pĂ«rdoren shpesh pĂ«r tĂ« ndihmuar individĂ«t tĂ« kapĂ«rcejnĂ« ndjenjat e turpit e tĂ« izolimit.
â–Ș ShoqĂ«ror – ngritja e ndĂ«rgjegjĂ«simit publik, edukimi i familjeve, shkollave, ofruesve tĂ« shĂ«rbimeve, vendimmarrĂ«sve dhe mediave. Ndryshe nga modeli mjekĂ«sor, qĂ« e sheh aftĂ«sinĂ« e kufizuar vetĂ«m si problem biologjik, modeli social thekson se pengesa kryesore qĂ«ndron te qĂ«ndrimet e shoqĂ«risĂ«.

Studimet kanë treguar se ndërhyrjet edukative, sidomos te të rinjtë, ulin distancën sociale, përmirësojnë qëndrimet dhe rrisin vetëdijen për shëndetin mendor.

Roli i familjes

Familja është boshti kryesor i mbështetjes. Psikiatrit theksojnë se prindërit duhet:

â–Ș tĂ« ofrojnĂ« mbĂ«shtetje emocionale dhe pranim tĂ« plotĂ«;
â–Ș tĂ« mos e fshehin gjendjen e fĂ«mijĂ«s, sepse fshehja e shton stigmatizimin;
â–Ș tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« psiko-edukim familjar, ku mĂ«sojnĂ« si tĂ« pĂ«rkrahin fĂ«mijĂ«n pa gjykim;
â–Ș tĂ« normalizojnĂ« pĂ«rvojĂ«n, duke e trajtuar si njĂ« sfidĂ« shĂ«ndetĂ«sore, jo si turp.

Terapia familjare është një nga mjetet më të rëndësishme për të ndihmuar jo vetëm fëmijën me paralizë apo me aftësi të kufizuara, por edhe prindërit, që shpesh bartin stres dhe ndihen të izoluar nga shoqëria.

Roli i mediave

Mediat luajnë rol vendimtar në formësimin e perceptimeve. Shumë shpesh, ato e përforcojnë stigmatizimin me tituj sensacionalistë dhe stereotipe. Në vend të kësaj, duhet përdorur gjuhë e kujdesshme, raportime të bazuara në fakte dhe shembuj pozitivë të personave me aftësi të kufizuara si pjesëmarrës aktivë në shoqëri. Komunikimi i saktë është një aftësi që mund të mësohet dhe të përmirësohet.

Roli i psikiatrit

Psiko-edukimi – shpjegon natyrĂ«n e gjendjes, opsionet e trajtimit dhe mĂ«nyrat e menaxhimit.
Terapia individuale – ndihmon individin tĂ« pĂ«rballojĂ« stigmatizimin, tĂ« zhvillojĂ« vetĂ«besim dhe mekanizma tĂ« shĂ«ndetshĂ«m pĂ«rballimi.
Terapia familjare – pĂ«rfshin prindĂ«rit dhe kujdestarĂ«t pĂ«r t’i ndihmuar tĂ« ofrojnĂ« mbĂ«shtetje tĂ« duhur.
Terapia nĂ« grup – ul izolimin dhe forcon ndjenjĂ«n e pĂ«rkatĂ«sisĂ«.
Puna me komunitetin – psikiatri merr pjesĂ« nĂ« fushata ndĂ«rgjegjĂ«simi, trajnime dhe ligjĂ«rata publike.
Avokimi – promovon politika shĂ«ndetĂ«sore dhe sociale qĂ« mbrojnĂ« tĂ« drejtat e personave me aftĂ«si tĂ« kufizuara.

Përfundim

Asnjë sëmundje, përfshirë edhe çrregullimet e shëndetit mendor, nuk duhet parë si turp. Psikiatria moderne thekson se çrregullimi psikik nuk përcakton karakterin e individit: ai nuk e bën njeriun më pak të vlefshëm, nuk ia zvogëlon mirësinë, besnikërinë apo aftësinë për të dashur.

Personat me aftësi të kufizuara, qoftë fëmijë apo të rritur, janë individë me emocione, dëshira, synime dhe role shoqërore, njësoj si çdo tjetër. Ata nuk duhet parë përmes kufizimeve të tyre, por përmes potencialeve, forcës dhe personalitetit të tyre unik. Shoqëria fiton kur vlerëson diversitetin dhe kur çdo individ ndihet i respektuar dhe i pranuar. /Telegrafi/

The post Stigma dhe paragjykimet që lëndojnë personat me aftësi të kufizuara appeared first on Telegrafi.

Radioterapia Stereotaktike: Kirurgjia pa dhimbje dhe roli vendimtar i fizikës mjekësore

Kjo teknologji inovative u jep shpresë pacientëve duke përdorur rreze të përqendruara me doza të larta për të trajtuar tumore të vegjël dhe ndryshime anormale në tru apo në pjesë të tjera të trupit, me saktësi maksimale

MSc. Fesal Selimi, PhDc.
Ekspert i Fizikës Mjekësore; Ekspert për Mbrojtje nga Rrezatimi

Imagjinoni sikur një tumor ose një problem serioz në tru të trajtohej pa operacion klasik, pa dhimbje dhe pa javë të tëra shërimi neper spitale. Sot kjo është e mundur falë Radioterapisë Stereotaktike (SRS), një metodë moderne që përdor rrezatim të fokusuar për të shkatërruar qelizat e sëmura, duke ruajtur indet e shëndetshme.

Kur kirurgu zëvendësohet nga rrezet

Radioterapisë Stereotaktike (SRS) nuk është kirurgji invazive. Në vend të saj përdoren rreze shumë të fuqishme që përqendrohen në një pikë të saktë të trurit me precizitet milimetrik. Kjo teknikë përdoret për tumore të trurit (beninje dhe malinje) që janë më të vegjël se 3cm.

Procedurë e thjeshtë, rezultat i madh

Pas ekzaminimeve të avancuara si MRI dhe CT, pacienti përgatitet me kujdes për CT Simulim, pastaj imazhet fuzionohen me precizitet të lartë, dhe më pas Onkologu i konturon zonat që duhen trajtuar.

Fizikani mjekësor harton planin më të përshtatshëm, ndërsa trajtimi kryhet në aparatura moderne e të specializuara, si Gamma Knife apo Linac.

Seanca zgjat vetëm disa minuta deri në një orë, dhe në shumicën e rasteve pacienti kthehet në shtëpi i qetë dhe i sigurt që po atë ditë.

Fizikani mjekĂ«sor – arkitekti i padukshĂ«m i trajtimit

Në qendër të gjithë procesit qëndron fizikani mjekësor. Ai është personi që:

â–Ș PĂ«rgatit planin e rrezatimit pĂ«r çdo pacient.
â–Ș Kontrollon dhe kalibron pajisjet qĂ« çdo rreze tĂ« shkojĂ« aty ku duhet.
â–Ș Siguron mbrojtjen e indeve tĂ« shĂ«ndetshme.
â–Ș BashkĂ«punon me mjekĂ«t pĂ«r njĂ« trajtim tĂ« personalizuar dhe tĂ« sigurt.

Pa këtë profesionist, asnjë trajtim me SRS nuk mund të realizohet me sukses.

Syri i padukshëm i precizitetit

Radioterapia Stereotaktike është një arritje madhore e mjekësisë moderne. Ajo ofron jetë, shpresë dhe alternativa të reja për pacientë që dikur nuk kishin mundësi tjetër për trajtim. Por suksesi i saj nuk vjen vetëm nga teknologjia, por nga eksperti i fizikës mjekësore, i cili është syri i padukshëm që garanton precizitet, siguri dhe rezultate. /Telegrafi/

The post Radioterapia Stereotaktike: Kirurgjia pa dhimbje dhe roli vendimtar i fizikës mjekësore appeared first on Telegrafi.

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

✇Albeu
By: M C

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet që drejtohej nga Jani Tanushi 53 vjeç.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, Jani Tanushi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20:30 në dalje të Vorës është përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima është përplasur nga një makinë dhe si pasojë e plagëve nuk ka mbijetuar.

Viktima është një 66-vjeçari i identifikuar me inicialet K.L. Shoferi i mjetit, një 53-vjeçar është shoqëruar nga policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“VorĂ«/Informacion paraprak. Me datĂ« 25.08.2025, rreth orĂ«s 20:30, nĂ« dalje tĂ« VorĂ«s, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka pĂ«rplasur kĂ«mbĂ«sorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili pĂ«r pasojĂ« ka humbur jetĂ«n.

Drejtuesi i automjetit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« Komisariat pĂ«r veprime tĂ« metejshme. Grupi hetimor ndodhet nĂ« vendngjarje dhe po punon pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« aksidentit,” thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

The post Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

ZĂ«vendĂ«simi i rrĂ«njĂ«s sĂ« aortĂ«s duke kursyer valvulĂ«n aortale – Operacioni David

Teknika David: alternativë fiziologjike ndaj operacionit Bentall të modifikuar

 

Dr. Kushtrim Shala
Mjek specialist kardiokirurg
tel: +38348587588
e-mail: dr.kushtrimshala@gmail.com

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Operacioni David?

RrĂ«nja aortale Ă«shtĂ« zona fillestare e aortĂ«s apo enĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« trupit qĂ« lidh aortĂ«n me barkushen (ventrikulin) e majtĂ«, dhomĂ«n kryesore tĂ« pompimit tĂ« zemrĂ«s, dhe brendĂ«si pĂ«rmban valvulĂ«n aortale. Valvula aortale kontrollon rrjedhĂ«n e gjakut nga ventrikuli i majtĂ« nĂ« aortĂ«. Operacioni/procedura David, konsiston nĂ« rindĂ«rtimin rrĂ«njĂ«s sĂ« sĂ«murĂ« tĂ« aortĂ«s duke ruajtur valvulĂ«n aortale native tĂ« pacientit. ËshtĂ« njĂ« prej teknikave tĂ« zĂ«vendĂ«simit tĂ« rrĂ«njĂ«s sĂ« aortĂ«s duke ruajtur valvulĂ«n aortale (VSRR), e njohur ndryshe edhe si teknika e reimplantimit. GjatĂ« operacionit David valvula aortale native reimplantohet brenda njĂ« tubi/grafti Dacron i madhĂ«sisĂ« sĂ« pĂ«rshtatshme me tĂ« cilin rivendoset gjeometria normale e rrĂ«njĂ«s sĂ« aortĂ«s dhe pĂ«rforcohet unaza apo anulusi aortal. NĂ« rastet kur duhet tĂ« zĂ«vendĂ«sohet rrĂ«nja e aortĂ«s pjesĂ« e sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« edhe valvula aortale e cila nĂ« tĂ« shumtĂ«n e rasteve mund tĂ« jetĂ« e shĂ«ndoshĂ«, pra e padĂ«mtuar rekomandohet qĂ« ajo tĂ« ruhet duke zĂ«vendĂ«suar vetĂ«m rrĂ«njĂ«n e aortĂ«s. PĂ«rparĂ«sia e kĂ«tij operimi Ă«shtĂ« se riparimi i rrĂ«njĂ«s sĂ« aortĂ«s dhe regurgitimit aortal qĂ« e shoqĂ«ron pa e zĂ«vendĂ«suar valvulĂ«n me njĂ« protezĂ« (mekanike ose biologjike – operacioni Bentall i modifikuar) me çka shmanget pĂ«rdorimi i antikoagulantĂ«ve gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s dhe ndĂ«rlikimet qĂ« lidhen me valvulat prostetike.

Cilët pacientë mund të jenë kandidat për operacionin David?

Pacientët me aneurizma të rrënjës së aortës: Pacientët me zgjerim ose fryrje të rrënjës së aortës janë në rrezik për çarje apo rupturë të aneurizmës.

Njerëzit me sëmundje gjenetike të indit lidhor: Njerëzit me sëmundje gjenetike të indit lidhor si sindroma Marfan, sindroma Loeys-Dietz ose sindroma Ehlers-Danlos janë në rrezik për zgjerim të rrënjës së aortës dhe diseksion të aortës.

Zgjerimi i rrënjës së aortës me insuficiencë të valvulës aortale: Me operacionin David, rrënja e aortës korrigjohet dhe valvula aortale ruhet, duke penguar rrjedhjen e gjakut prapa (insuficiencën aortale).

Pacientët që kanë pësuar diseksion apo çarje të rrënjës së aortës: Diseksioni i aortës është një çarje në murin e aortës që lejon që gjaku të rrjedhë midis shtresave të murit të aortës.

Pacientë më të rinj: me anatomi të përshtatshme të valvulës për të shmangur valvulën prostetike dhe antikoagulimin gjatë gjithë jetës,

PacientĂ«t me valvula bikuspidale: mund tĂ« jenĂ« kandidatĂ« nĂ«se cilĂ«sia dhe gjeometria e kuspiseve lejojnĂ« riparim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m – por anatomia bikuspidale kĂ«rkon gjykim tĂ« kujdesshĂ«m dhe pĂ«rvojĂ« tĂ« kardiokirurgut.

Tek të gjitha patologjitë e mësipërme, valvula aortale e pacientit duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:

â–Ș Kuspiset/fletĂ«zat valvulare tĂ« jenĂ« strukturalisht tĂ« shĂ«ndosha.
â–Ș Valvula tĂ« jetĂ« duke funksionuar siç duhet ose me insuficiencĂ« sekondare si pasojĂ« e dilatimit tĂ« anulusit e qĂ« mund tĂ« riparohet.
â–Ș Ka pak ose aspak depozita kalciumi (kalcifikim) nĂ« kuspise.
â–Ș Nuk ka stenozĂ« valvulare.

Avantazhet e procedures David (teknika e reimplantimit) kundrejt operimit Bentall të Modifikuar

1. Ruajtja e fiziologjisë së valvulës native

Kuspiset native ruajnë dinamikën natyrale të rrjedhjes dhe shmangen e problemet e gradientit të valvulave prostetike. Kjo përkthehet në hemodinamikë të shkëlqyer.

2. Pa antikoagulim gjatë gjithë jetës

Shmang rreziqet e antikoagulimit (gjakderdhje, monitorim) tĂ« lidhura me valvulat mekanike – njĂ« avantazh i qartĂ« pĂ«r pacientĂ«t e rinj dhe aktivĂ«. Kjo gjithashtu pĂ«rmirĂ«son cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s.

3. Rreziqe më të ulëta që lidhen me valvulat prostetike

Eliminon rreziqet e endokarditit të valvulës prostetike që lidhen drejtpërdrejt me fletëzat e valvulës së implantuar dhe degjenerimin strukturor të valvulës (në valvulat biologjike). Si çdo operim edhe operacion David ka rrezikun e vet të rioperimit, liria e përgjithshme nga ndërlikimet që lidhen me valvulën është më e favorshme.

4. Qëndrueshmëria më e lartë në pacientë të përzgjedhur

Në qendrat me përvojë, mbijetesa afatmesme dhe afatgjatë dhe liria nga ri-operimi janë të shkëlqyera krahasuar me operacionin Bentall në shumë seri; studimet tregojnë shkallë pak më të ulët të ri-operimit, Pashtu shkalla e mbijetesës dhe e eventeve që lidhen me valvulën mbeten të favorshme kur përzgjedhja dhe teknika janë optimale.

Si kryhet operacioni David?

Si edhe operimet tjera kardiake kryhet nën anestezion të përgjithshëm me sternotomi mediane apo ministernotomi. Mirëpo mund të bëhet dhe me qasje minimale invasive me prerje të vogël mes brinjëve nën sqetull. Me këtë metodë, sternumi mbetet i paprekur.

Aorta e zgjeruar hiqet së bashku me sinuset aortale, dhe arteriet koronare përgatiten duke prerë aortën në pikat e tyre të daljes. Valvulat aortale mbeten në vend.

Përgatitet një graft sintetik Dacron i përshtatshëm për gjerësinë e rrënjës së aortës me të cilin rindërtohet rrënja e aortës.

Valvulat aortale, së bashku me indet përreth, implantohen brenda graftit Dacron me qepje të vazhdueshme, poashtu komisurat fiksohen në graft.

Butonet koronare të shkëputura më parë qepen në vrimat e hapura në graftin Dacron dhe zëvendësimi i rrënjës aortale përfundon.

Pjesa distale e graftit Dacron apo rrënjës së re të aortës anastomozohet në indin aortik të paprekur ose përmes një grafti të dytë Dacron, dhe operacioni përfundon.

Procesi pas operacionit

Rehabilitimi postoperativ te pacientët me ndërhyrje kirurgjike në zemër dhe në aortë nuk dallon shumë. Pacientët zakonisht lirohen në shtëpi në ditën e 7 pas operimit. Me ndërhyrjen kirurgjikale tradicionale që përfshin një prerje të sternumit, shumica e pacientëve mund të kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme brenda pak javësh. Megjithatë, shërimi i plotë mund të zgjasë 2-3 muaj. Me ndërhyrjen minimale invazive nën sqetull, pacientët mund të kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme dhe të punojnë më shpejt sesa me ndërhyrjen kirurgjikale të hapur. Për më tepër, nuk ekziston nevoja për përdorim të përjetshëm të antikoagulantëve (hollues gjaku), duke minimizuar rrezikun e ndërlikimeve nga valvulat artificiale. Pacientët marrin aspirinë me dozë të ulët për 3-6 muaj pas operacionit.

Sa është e suksesshme ndërhyrja kirurgjike sipas Davidit?

Procedura David është një teknikë kirurgjikale e sigurt dhe efektive për trajtimin e problemeve të valvulës aortale dhe rrënjës së aortës. Ruajtja e valvulës aortale native të pacientit përmirëson cilësinë e jetës së pacientit pas operacionit dhe zvogëlon rrezikun e komplikacioneve afatgjata.

Ndërhyrja riparon me sukses rrënjën dhe valvulën e aortës në më shumë se 95% të rasteve.

Shkalla mbijetesës në ndërhyrjen kardiokirurgjike David është mbi 99 përqind në pacient të zgjedhur.

Në varësi të gjendjes së valvulës, ka të ngjarë që pacienti të mos ketë nevojë për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale të valvulës së aortës. Shumica e pacientëve (92% deri në 98%) nuk do të kenë nevojë për një të tillë brenda 10 viteve nga operacioni.

Përafërsisht 95% e pacientëve me anatomi të valvulës aortale trikuspidale ose çrregullime të indit lidhës nuk kanë nevojë për përsëritje të kirurgjisë së valvulës aortale pas 10 vitesh dhe nuk përjetojnë pamjaftueshmëri të rëndë të valvulës aortale.

Sidoqoftë përpara se të marrin në konsideratë ndërhyrjen kirurgjikale, është e rëndësishme që pacientët të konsultohen me një kardiokirurg me përvojë në kirurgjinë zemrës dhe aortës dhe të marrin informacion të detajuar në lidhje me rreziqet dhe përfitimet e procedurës. /Telegrafi/

Referencat:
‱ 1.Arabkhani B, Klautz RJM, de Heer F, et al. A multicentre, propensity score matched analysis comparing a valve-sparing approach to valve replacement in aortic root aneurysm: Insight from the AVIATOR database. Eur J Cardiothorac Surg 2023;63:ezac514. 10.1093/ejcts/ezac514
‱ 2.Isselbacher EM, Preventza O, Hamilton Black J, 3rd, et al. 2022 ACC/AHA Guideline for the Diagnosis and Management of Aortic Disease: A Report of the American Heart Association/American College of Cardiology Joint Committee on Clinical Practice Guidelines. Circulation 2022;146:e334-482. 10.1161/CIR.0000000000001106
‱ 3.Mastrobuoni S, Govers PJ, Veen KM, Jahanyar J, van Saane S, Segreto A, Zanella L, de Kerchove L, Takkenberg JJM, Arabkhani B. Valve-sparing aortic root replacement using the reimplantation (David) technique: a systematic review and meta-analysis on survival and clinical outcome. Ann Cardiothorac Surg. 2023 May 31;12(3):149-158. doi: 10.21037/acs-2023-avs1-0038. PMID: 37304702; PMCID: PMC10248907.
‱ 4. Cardiac Surgery Operative technique 2nd edition 2012

The post ZĂ«vendĂ«simi i rrĂ«njĂ«s sĂ« aortĂ«s duke kursyer valvulĂ«n aortale – Operacioni David appeared first on Telegrafi.

Dhimbjet e qafës dhe shpinës nga Enthesopathia: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Nga inflamacioni tek ndryshimet degjenerative: Diagnostikimi, grupet e rrezikuara dhe qasjet terapeutike

 

Dr. Nexhmedin Duriqi, Specialist i OrtopedisĂ« – Kirurg spinal
383 44 233 485; Nex68@yahoo.com; Dr.duriqi@gmail.com
Dr. Adnan Duriqi, Specializant i Ortopedisë
Adnanduriqi0@gmail.com

Shtylla kurrizore është struktura qendrore që mban trupin në ekuilibër dhe lejon lëvizje të lira në përditshmëri. Rajoni cervical dhe torakolumbal është një zonë kyçe për shpërndarjen e forcave biomekanike gjatë çdo aktiviteti fizik. Në këtë rajon, pikat ku tendinat, ligamentet dhe kapsulat artikulare fiksohen në kockë, luajnë një rol kritik në stabilitetin e shtyllës kurrizore.

Enthesopathia thoracolumbalis Ă«shtĂ« njĂ« gjendje patologjike ku pĂ«sojnĂ« ndryshime inflamatore ose degjenerative, shpesh si pasojĂ« e mbingarkesĂ«s mekanike, mikrotraumave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura ose sĂ«mundjeve sistemike si spondiloartropatitĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« dukje mund tĂ« duket si njĂ« problem “lokal”, pasojat e saj ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s sĂ« pacientit, duke e kufizuar nĂ« aktivitetet e punĂ«s, sportit dhe madje edhe nĂ« lĂ«vizjet mĂ« tĂ« thjeshta tĂ« pĂ«rditshme.

Enthesopathia cervicalis përbënë një nga arsyet më të zakonshme të konsultimeve mjekësore dhe është një problem i shpeshtë që ndikon në cilësinë e jetës së shumë pacientëve. Ato mund të jenë pasojë e ndryshimeve inflamatore, degjenerative ose mekanike, të cilat ngjajnë dhe ndërlidhen shpesh me proceset patologjike që ndodhin edhe në rajonin torakolumbal.

Entezat janĂ« struktura tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga fibra kolagjeni qĂ« kalojnĂ« gradualisht nĂ« kockĂ«, duke vepruar si ‘amortizatorë’ ndaj forcave tĂ« tĂ«rheqjes dhe kompresionit. NĂ« enthesopatinĂ« cervicale apo torakolumbale:

â–Ș Mikrotraumat e pĂ«rsĂ«ritura çojnĂ« nĂ« inflamacion lokal (enthesitis).
â–Ș Inflamacioni i vazhdueshĂ«m mund tĂ« shkaktojĂ« kalcifikim ose formim osteofitesh.
â–Ș NĂ« sĂ«mundjet inflamatore (p.sh., spondiloartropatitĂ«), ky proces shoqĂ«rohet me reaksione autoimune qĂ« pĂ«rshpejtojnĂ« dĂ«mtimin.
â–Ș Ndryshimet degjenerative lidhen me moshĂ«n, humbjen e elasticitetit dhe ngarkesĂ«n kronike mbi strukturat.

Ankesat e pacientëve

PacientĂ«t me enthesopati torakolumbale shpesh paraqiten me njĂ« dhembje tĂ« thellĂ« dhe tĂ« bezdisshme nĂ« rajonin torakolumbal, e cila rritet gjatĂ« aktivitetit fizik dhe mund tĂ« bĂ«het aq e mprehtĂ« sa tĂ« ndĂ«rpresĂ« punĂ«n apo aktivitetet e pĂ«rditshme. Ata e pĂ«rshkruajnĂ« ndjesinĂ« si njĂ« ‘ngurtĂ«si’ qĂ« i shoqĂ«ron sidomos nĂ« mĂ«ngjes, duke e bĂ«rĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« ngritjen nga shtrati ose pĂ«rkuljen pĂ«r tĂ« kryer detyra tĂ« thjeshta. LĂ«vizjet si pĂ«rkulja pĂ«rpara, kthimi i trupit nĂ« anĂ« apo ngritja e peshave shpesh shkaktojnĂ« njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« dhembjes, ndĂ«rsa qĂ«ndrimi pĂ«r kohĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« njĂ« pozicion, qoftĂ« ulur apo nĂ« kĂ«mbĂ«, e intensifikon ndjesinĂ« e parehatshme. Shpesh ata shfaqin lodhje tĂ« muskujve paravertebralĂ« dhe ndjeshmĂ«ri tĂ« theksuar nĂ« prekje, gjĂ« qĂ« i bĂ«n tĂ« shmangin lĂ«vizjet spontane.

Në mënyrë të ngjashme, pacientët me enthesopati në rajonin e qafës përjetojnë dhembje të vazhdueshme dhe ngurtësi që kufizon lëvizshmërinë e kokës dhe shpinës së sipërme. Këto dhembje shpesh intensifikohen gjatë aktiviteteve të përditshme si kthimi i kokës, qëndrimi në pozicione të tensionuara në punë me kompjuter, apo gjatë ngritjes së objekteve. Ngurtësia e mëngjesit është gjithashtu e zakonshme, duke e bërë fillimin e ditës sfidues. Në raste më të rënda, dhembja mund të përhapet drejt shpatullave dhe krahëve, duke sjellë ndjesi shpimi ose mpirje. Kjo gjendje ndikon dukshëm në cilësinë e jetës, duke vështirësuar kryerjen e detyrave të thjeshta dhe duke shkaktuar lodhje të përgjithshme. Në raste më të avancuara, dhembja nuk kufizohet vetëm në kohën e aktivitetit, por vazhdon edhe gjatë pushimit, duke ndikuar në cilësinë e gjumit dhe duke sjellë një ndjenjë ankthi e pasigurie për përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes.

Cilët persona janë më të atakuar nga enthesopathia cervicale dhe torakolumbale?

Enthesopathia cervicale dhe torakolumbale zakonisht prekin persona që ushtrojnë aktivitete me ngarkesa fizike të përsëritura, mbajnë pozicione të zgjatura statike, ose kanë lëvizje të përsëritura që stresojnë zonën e qafës dhe shpinës së mesme e të poshtme. Profesionet më të rrezikuara përfshijnë punonjësit e ndërtimit, stafin e kujdesit shëndetësor, shoferët që qëndrojnë shumë orë në pozicion ulur, punonjësit në sektorin e teknologjisë që përdorin kompjuter për periudha të gjata, si dhe sportistët që ushtrojnë aktivitete me lëvizje të përsëritura ose ngarkesa të mëdha në këto rajone. Gjithashtu, personat me obezitet, ata që kanë posture të dobët, dhe ata që kanë patologji të tjera muskulore ose kockore janë më të predispozuar për zhvillimin e enthesopathisë në zonat torakolumbale dhe cervicale.

Ekzaminimi fizik

GjatĂ« ekzaminimit shpesh vĂ«rehet qĂ«ndrimi i kujdesshĂ«m tĂ« pacientit, i cili pĂ«rpiqet tĂ« shmangĂ« çdo lĂ«vizje tĂ« papritur qĂ« mund t’i shkaktojĂ« dhembje. Palpacioni mbi zonĂ«n cervicale apo torakolumbale zbulon pikĂ« tĂ« ndjeshme, sidomos mbi vendet e fiksimit tĂ« ligamentit supraspinal dhe interspinal, ku pacienti shpesh reagon me njĂ« kontraksion tĂ« lehtĂ« refleks pĂ«r shkak tĂ« dhembjes. LĂ«vizjet e shtyllĂ«s janĂ« shpesh tĂ« kufizuara, pĂ«rkulja pĂ«rpara, ekstensioni dhe rotacioni kryhen me ngadalĂ« dhe shpesh me ndihmĂ«n e muskujve tĂ« tjerĂ« pĂ«r tĂ« kompensuar segmentin e prekur. NĂ« disa raste, tensioni i muskujve paravertebralĂ« Ă«shtĂ« i dukshĂ«m, si njĂ« mur mbrojtĂ«s qĂ« trupi ngre pĂ«r tĂ« kufizuar lĂ«vizjen e dhembshme. VĂ«rehet gjithashtu se pacienti ruan njĂ« posturĂ« tĂ« ndryshuar, herĂ« me lehtĂ«sim tĂ« lordozĂ«s lumbale dhe herĂ« me njĂ« tendencĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur shpinĂ«n mĂ« tĂ« drejtĂ« se normalisht, pĂ«r tĂ« minimizuar shtrirjen e strukturave tĂ« dhembshme.

Diagnostika

Diagnoza e enthesopatisë cervicale dhe torakolumbale kërkon një vlerësim të kujdesshëm, ku përfshihen të dhënat e historisë klinike me gjetjet objektive dhe imazherike. Mjeku nis duke ndërtuar një tablo të plotë nga rrëfimi i pacientit, duke vlerësuar natyrën e dhembjes, kohëzgjatjen e saj, faktorët që e përkeqësojnë ose lehtësojnë, si dhe ndikimin që ka në jetën e përditshme. Më pas, ekzaminimi fizik konfirmon dyshimet klinike dhe orientohet drejt analizave të mëtejshme.

Radiografia e shtyllës cervicale apo torakolumbale shpesh është hapi i parë në hetim, duke zbuluar prani të osteofiteve, kalcifikime në zonat e entezave apo shenja të hershme të spondilozës. Nëse dyshohet për proces inflamator aktiv ose dëmtime të indeve, përdorimi i rezonancës magnetike (MRI) ofron një pamje të detajuar, ku mund të dallohet edemë, inflamacion ose ndryshime të hershme që radiografia nuk i kap. Në disa raste, ekografia muskuloskeletale shërben si një mjet i shpejtë dhe praktik, sidomos për të vlerësuar sipërfaqet e prekura ose për të udhëhequr injeksionet terapeutike.

Nëse ekziston dyshimi për një sëmundje inflamatore sistemike, kërkohen analiza laboratorike si ESR, CRP dhe testi HLA-B27, të cilat ndihmojnë në identifikimin e patologjive si spondiloartropatitë. Në këtë mënyrë, diagnostika nuk kufizohet vetëm në konstatimin e një lezioni lokal, por shikon të gjithë pacientin, duke u përpjekur të zbulojë jo vetëm pasojën, por edhe shkakun e saj.

Trajtimi

Menaxhimi i enthesopatisë cervicale dhe torakolumbale kërkon një qasje të kujdesshme dhe të individualizuar, sepse çdo pacient ka një histori, stil jete dhe pritshmëri të ndryshme. Qëllimi kryesor është lehtësimi i dhembjes, rikthimi i funksionit normal dhe parandalimi i përsëritjes së problemit.

Në shumicën e rasteve, trajtimi nis me masa konservative. Mjeku këshillon pushim relativ, duke shmangur ngarkesat e rënda dhe lëvizjet që provokojnë dhembjen, por pa e imobilizuar plotësisht pacientin. Përdorimi i medikamenteve antiinflamatore jo-steroidalë (NSAIDs) është një nga mjetet kryesore për të ulur inflamacionin dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë. Nëse tensioni muskulor është i madh, mund të rekomandohen edhe relaksues muskulorë për një periudhë të shkurtër.

Kur masat e thjeshta nuk japin rezultat, mund të rekomandohet ndërhyrje më të avancuara, si injeksionet lokale me kortikosteroide për të qetësuar inflamacionin, ose përdorimin e PRP (plasma e pasur me trombocite) për të stimuluar rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Në rastet kur shkaku është një sëmundje inflamatore sistemike, përfshihet trajtimi specifik me medikamente antireumatike ose biologjike.

Një pjesë thelbësore e trajtimit është edukimi i pacientit. Tregohen teknikat e duhura të qëndrimit, mënyrën korrekte të ngritjes së peshave, rëndësinë e mbajtjes së peshës trupore në kufijtë normalë dhe rolin e aktivitetit fizik të moderuar në parandalimin e dëmtimeve të reja. Trajtimi nuk përfundon me largimin e dhembjes akute, ai vazhdon me ndryshimin e zakoneve të përditshme, duke siguruar që shëndeti i shtyllës kurrizore të ruhet afatgjatë.

Përfundimi

Enthesopathia cervicalis dhe thoracolumbalis nuk është vetëm një term mjekësor, por një realitet i dhembshëm për shumë pacientë që e ndjejnë çdo ditë në trupin e tyre. Dhembjet në qafë dhe në zonën torakolumbale nuk janë thjesht dhembje muskulore; ato mund të jenë shenjë e patologjive të ndryshme që kërkojnë vëmendje të veçantë. Prandaj, një ekzaminim i saktë dhe i plotë, duke filluar nga kontrolli klinik deri te ekzaminimet radiologjike, është thelbësor për të identifikuar natyrën e dhembjes dhe për të vendosur trajtimin më të përshtatshëm. Kujdesi ndaj kësaj patologjie duhet të jetë gjithëpërfshirës, duke kombinuar njohuritë shkencore me ndjeshmërinë njerëzore, sepse mjekësia nuk ka të bëjë vetëm me shërimin e trupit, por edhe me rikthimin e jetës që dhembja ia ka marrë pacientit. /Telegrafi/

The post Dhimbjet e qafës dhe shpinës nga Enthesopathia: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi appeared first on Telegrafi.

Kolonoskopia si metodë parandaluese e kancerit të zorrës së trashë

NjĂ« procedurĂ« jetĂ«sisht e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« zbulon, trajton dhe parandalon sĂ«mundjet e zorrĂ«s sĂ« trashĂ« – zbulimi i hershĂ«m qĂ« mund t’ju shpĂ«tojĂ« jetĂ«n

Dr. Driton Shabani, MD,
Gastroenterohepatolog, PhD candidate
Tel. 044440890

Kolonoskopia është incizim me kamerë i zorrës së trashë. Kjo procedurë realizohet përmes një tubi fleksibil, i cili në pjesën fillestare ka të vendosur një kamerë.

Përmes kolonoskopisë ne mund të zbulojmë shumë sëmundje të zorrës së trashë; para së gjithash, ne mund ta zbulojmë, trajtojmë (në fazat e hershme) dhe parandalojmë kancerin e zorrës së trashë.

Kanceri kolorektal Ă«shtĂ« shkaku i dytĂ« mĂ« i zakonshĂ«m i vdekjes nga kanceri nĂ« Shtetet e Bashkuara. Ekzaminimi i rregullt mund tĂ« zbulojĂ« tumorin kolorektal kur ai Ă«shtĂ« nĂ« fazat e hershme dhe nuk Ă«shtĂ« pĂ«rhapur, apo tĂ« parandalohet duke gjetur dhe hequr polipet, tĂ« cilat kanĂ« shanse pĂ«r t’u shndĂ«rruar nĂ« tumore.

Po ashtu, përmes kolonoskopisë mund të identifikojmë edhe:

â–Ș Inflamacionin (pezmatimin) e zorrĂ«s sĂ« trashĂ«

â–Ș Divertikulozat – qeska tĂ« murit tĂ« zorrĂ«s sĂ« trashĂ«, tĂ« cilat mund tĂ« infektohen apo tĂ« gjakosin dhe tĂ« paraqesin rrezik pĂ«r organizmin, madje edhe vdekjeprurĂ«s

â–Ș Malformimet (angiektazitĂ«) e enĂ«ve tĂ« gjakut tĂ« zorrĂ«s sĂ« trashĂ«, tĂ« cilat janĂ« shkaktarĂ« tĂ« shpeshtĂ« tĂ« gjakderdhjeve, sidomos te moshat e shtyera

â–Ș Hemorroidet e brendshme dhe tĂ« jashtme, etj.

Cilat simptoma dhe shenja tregojnë se duhet bërë menjëherë kolonoskopia

â–Ș Barkqitjet ujore apo me gjak – nĂ«se janĂ« pĂ«rjashtuar shkaktarĂ«t infektivĂ« apo barkqitja Ă«shtĂ« kronike (mĂ« shumĂ« se 3 javĂ«)

â–Ș KapsllĂ«ku – nĂ«se perziston edhe pĂ«rkundĂ«r pĂ«rmirĂ«simit tĂ« stilit tĂ« jetĂ«s, konsumimit tĂ« ushqimeve me fibra, aktivitetit fizik, eliminimit tĂ« barnave qĂ« shkaktojnĂ« kapsllĂ«kun, pĂ«rjashtimit tĂ« problemit tĂ« gjĂ«ndrĂ«s tiroide, etj., atĂ«herĂ« duhet menjĂ«herĂ« tĂ« bĂ«het kolonoskopia

â–Ș JashtĂ«qitjet me gjak, sidomos kur pacienti mohon se ka problem me hemorroide, janĂ« shenjĂ« (red flag) qĂ« duhet patjetĂ«r dhe menjĂ«herĂ« tĂ« bĂ«het kolonoskopia

â–Ș Humbja e peshĂ«s dhe ndjenja e lodhjes pa ndonjĂ« arsye janĂ« shenja tĂ« shpeshta tĂ« malinjitetit tĂ« zorrĂ«s sĂ« trashĂ«.

Nëse nuk keni simptoma, kur duhet të bëhet kolonoskopia?

Shoqata Amerikane e Kancerit (ACS) ka udhëzime për shqyrtimin e kancerit kolorektal dhe rekomandon që njerëzit me rrezik mesatar për kancer kolorektal të fillojnë shqyrtimin në moshën 45-vjeçare. Por, ata persona me rrezik të lartë, si dhe personat që kanë histori pozitive familjare (dmth. kanë apo kanë pasur ndonjë anëtar të familjes me kancer të zorrës së trashë), atëherë duhet të fillohet edhe më herët.

Në përditësimin më të fundit të udhëzimeve, Shoqata Amerikane e Kancerit (ACS) uli moshën nga 50 vjeç në 45 për shkak se numri i personave të prekur nga kjo sëmundje te njerëzit më të rinj se të 50-tat është në rritje.

Realizimi i kolonoskopisë duke filluar nga mosha 45 vjeç mund të ndihmojë në shpëtimin e më shumë jetëve. Depistimi duhet të bëhet deri në moshën 75-vjeçare, një herë në 10 vjet.

Si bëhet përgatitja

Tri ditĂ« para ekzaminimit preferohet tĂ« konsumohet ushqim i lĂ«ngshĂ«m me pĂ«rmbajtje tĂ« ulĂ«t fibrash. NdĂ«rsa 24 orĂ« para incizimit – vetĂ«m lĂ«ngje pa ngjyrĂ« (ujĂ«, lĂ«ng molle pa ngjyrĂ«, etj.), si dhe njĂ« sasi e lĂ«ngut laksativ (tĂ« pĂ«rshkruar nga mjeku juaj).

Sa zgjat procedura e kolonoskopisë

Kolonoskopia diagnostike zgjat deri në 30 minuta, ndërsa nëse është e nevojshme të hiqen polipet apo të merren biopsi, mund të zgjasë më shumë.

Përfundim

NĂ«se ju bĂ«ni screening kolonoskopie, ju mund tĂ« shpĂ«toni jetĂ«! NjĂ« studim i bĂ«rĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara tek veteranĂ«t, nga viti 1997–2010, zbuloi se kolonoskopia ka shoqĂ«ruar nĂ« rĂ«nie tĂ« mortalitetit nga kanceri kolorektal nĂ« 61%.

Polipet e zorrĂ«s sĂ« trashĂ«, si dhe lezionet prekanceroze, mund tĂ« shoqĂ«rohen pa kurrfarĂ« shenje laboratorike apo klinike, prandaj vetĂ«m pĂ«rmes kolonoskopisĂ« ne mund t’i zbulojmĂ« ato.

Të mendosh për shëndetin do të thotë që mbi moshën 45-vjeçare (te ata me rrezik të lartë apo anëtarë në familje me kancer të zorrës së trashë edhe më herët) të bëni një kolonoskopi. /Telegrafi/

The post Kolonoskopia si metodë parandaluese e kancerit të zorrës së trashë appeared first on Telegrafi.

Lëkundje tërmeti regjistrohen në vend, epiqendra në Vorë, ja sa ishte magnituda

✇Albeu
By: M C

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak pas mesditës sot në kryeqytet.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 3 ballë raportohet se ishte 9 km në veri-perëndim të Vorës.

Ndërkohë thellësia fokale ishte 15 kilometra.

The post Lëkundje tërmeti regjistrohen në vend, epiqendra në Vorë, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

FSHF: Vijojnë punimet për tribunën e re qendrore në stadiumin e Vorës

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit bĂ«n me dije se punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e tribunĂ«s sĂ« re qendrore nĂ« stadiumin e qytetit tĂ« VorĂ«s po vijojnĂ« me ritme tĂ« larta.

Sipas FSHF-së, ndërhyrjet parashikojnë rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambientet për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit.

“Aktualisht janĂ« hedhur themelet e strukturĂ«s, ndĂ«rsa nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim pritet tĂ« nisĂ« faza e betonimit tĂ« plintave”, thuhet nĂ« njoftimin e FSHF-sĂ«.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« investim i pĂ«rbashkĂ«t mes FederatĂ«s sĂ« Futbollit dhe BashkisĂ« VorĂ« qĂ« synon tĂ« transformojĂ« plotĂ«sisht infrastrukturĂ«n e stadiumit dhe t’i japĂ« njĂ« pamje tĂ« re dhe moderne nĂ« prag tĂ« edicionit tĂ« ri futbollistik.

/e.i/r.e/

The post FSHF: Vijojnë punimet për tribunën e re qendrore në stadiumin e Vorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Vorë vijon prej orësh përballja me flakët, Hoxha: U evakuuan banorët, në terren 2 helikopterë

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ NĂ« VorĂ« prej orĂ«sh dhjetĂ«ra forca zjarrfikĂ«se, punonjĂ«s tĂ« Emergjencave Civile vendore, PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe helikopterĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura po pĂ«rballen me flakĂ«t nĂ« njĂ« terren tĂ« thyer, duke mbrojtur banesat dhe pyjet.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ishte pranë forcave operacionale në zonë ku në koordim mes tyre trupat e policisë, ushtrisë dhe emergjencave po punojnë për fikjen e zjarrit.

Hoxha u shpreh se flakët janë zjarrvënie e qëllimshme. Ato kanë nisur në Shijak dhe kanë marrë kodrat mes Vorës dhe Shijakut.

Hoxha informoi se 2 helikopterë po punojnë shumë fort për të marrë masa për shuarjen e menjëhershme te zjarrit.

Sipas tij, flakët kanë 24 orë që vazhdojnë dhe janë evakuuar të gjithë banorët.

Ministri garantoi se janë marrë të gjitha masat që së bashku, policia, ushtria dhe forcat e mbrojtjes civile të 3 bashkive Kamzë, Vorë dhe Tiranë të vendosin nën kontroll vatrën.

The post Në Vorë vijon prej orësh përballja me flakët, Hoxha: U evakuuan banorët, në terren 2 helikopterë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌