Bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i polices

Policia në rajonin e Stokholmit ka vërejtur se gjatë muajve të verës statistikat e pushimeve mjekësore janë rritur ndjeshëm, gjë që i ka shtyrë autoritetet të hetojnë shkaqet e këtij fenomeni.
Gjatë hetimeve, është zbuluar një rast i veçantë ku një hetuese policore ishte raportuar si e sëmurë tre vite radhazi, pikërisht menjëherë pas përfundimit të pushimeve vjetore, raporton media suedeze.
Sipas materialeve të hetimit, në të tri rastet, hetuesja kishte qenë me pushime në Ballkan (Prizren). Ajo kishte aplikuar për pushim në datat përkatëse, por kërkesa nuk i ishte aprovuar. Megjithatë, në të njëjtat data, ajo ishte paraqitur si e sëmurë.
Në deklarimin e saj para policisë, ajo ka mohuar akuzat për mashtrim, duke theksuar se ka pasur probleme shëndetësore psikike të lidhura me kthimin në punë.
âE konsideroj pĂ«r tĂ« ardhur keq, sepse kam moral shumĂ« tĂ« lartĂ« pune. GjatĂ« gjithĂ« vitit pothuajse nuk marr kurrĂ« pushim mjekĂ«sor,â ka deklaruar ajo, duke shtuar se sipas saj, kishte tĂ« drejtĂ« tĂ« ishte e sĂ«murĂ« pavarĂ«sisht vendndodhjes.
âSecili ka tĂ« drejtĂ« tĂ« jetĂ« i sĂ«murĂ«, kudo qĂ« ndodhet. NĂ«se jam e sĂ«murĂ«, atĂ«herĂ« jam e sĂ«murĂ«,â ka thĂ«nĂ« ajo.
Megjithatë, hetimet kanë zbuluar se biletat e kthimit me avion nga pushimet në vitet 2023, 2024 dhe 2025 ishin rezervuar për data pas ditës kur ajo duhej të ishte kthyer në punë. Për ditët e raportuara si pushim mjekësor, ajo ka përfituar mbi 17 mijë korona suedeze (rreth 1,500euro) në pagesa për sëmundje.
Tani, hetuesja policore është akuzuar për mashtrim të rëndë dhe deklarim të rremë. Në aktakuzë thuhet se ajo ka abuzuar me besimin publik, duke kryer veprime të lidhura ngushtë në kohë, vend dhe qëllim, në cilësinë e saj si punonjëse e policisë.
Për veprën penale të mashtrimit të rëndë, ligji suedez parasheh dënim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet burg./Telegrafi/





























