Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut, Indrit Cërloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Dy ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosuri shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar, nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj appeared first on Albeu.com.

Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme

Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Shkeli masën e sigurisë, arrestohet drejtoresha e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme

✇Albeu
By: V K

Policia ka arrestuar shtetasen Alma Bime, 43-vjeçe, me detyrë drejtoreshë e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i saj u krye pas konstatimit se Bime kishte thyer masën e vendosur nga gjykata, ndërkohë që ndaj saj rëndojnë edhe akuza të reja për ngjarje të përsëritura dhune dhe kanosjeje ndaj ish-bashkëjetuesit, Mareglen Tomori.

Më herët, gjatë muajit dhjetor, Alma Bime, ishte shoqëruar nga Policia nën dyshimet për kanosje të një shtetasi të huaj përmes mesazheve, si edhe për djegien e orendive shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit, e ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios. Pas kësaj ngjarjeje, gjykata kishte caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, masë e cila rezulton të jetë shkelur.

Sipas të dhënave të hetimit, më 31 dhjetor, Bime dyshohet se ka tentuar sërish t’i vërë flakën banesës së ish-bashkëjetuesit, si dhe ka tentuar ta plagosë atë, ç`ka ka çuar në përkeqësimin e pozitës së saj ligjore dhe arrestimin nga shërbimet e Policisë.

Pavarësisht arrestimit dhe akuzave të rënda, rasti ka ngritur pikëpyetje të forta publike mbi faktin se si Bime ka vijuar të mbajë funksionin e saj në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që ndodhej nën masë sigurie.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet që Prokuroria të kërkojë një masë më të rëndë sigurie ndaj saj.

The post Shkeli masën e sigurisë, arrestohet drejtoresha e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

✇Albeu
By: V K

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar 24-vjeçari, drejtuesi i automjetit që ra në përroin e fshatit Dars.

Policia thotë se 24-vjeçari nuk njoftoi policinë dhe u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Njoftimi:

“Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24-vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30-vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24-vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

The post Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi shitësen me thikë dhe vodhi paratë në market/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.

I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi Elkjer Tafciu(Tafçiu) 40 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Goditi kryeinfermieren, arrestohet mjeku në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital në Tiranë, ku një mjek ka dhunuar kryeinfermieren.

Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet J. H., 53-vjeç.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin J. H., 53-vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, sqaron policia.

The post Goditi kryeinfermieren, arrestohet mjeku në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

✇Albeu
By: V K

Një 48-vjeçar në Elbasan, është arrestuar këtë të diel, 28 dhjetor 2025, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident me kamionin që drejtonte, duke rezultuar me një viktimë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Çepe-Belsh”, ku kamioni përplasi motomjetin, e drejtuesi i këtij të fundit ndërroi jetë në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi dje, në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital“, njofton policia.

The post Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

✇Albeu
By: V K

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja.

Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit Eri Velecia

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42-vjeç, banues në Kavajë. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë)”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

The post EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Shijak/ Arrestohet 27-vjeçari, vodhi gjatë natës një shumë parash në një lokal

Vodhi gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak, brenda pak orësh identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, i dyshuar si autor i vjedhjes. 27 vjeçari, dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u  identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, I dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

✇Albeu
By: V K

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje dhe disa vepra të tjera penale.

Gjithashtu, në pranga ra S.C., 25-vjeç, ndërsa shtetasi B. B., 39-vjeç, është në kërkim.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit”, tha policia.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes, një nga klubet më të mëdha sportive në Turqi, Sadettin Saran, është arrestuar në Stamboll.

Sipas transmetuesit shtetëror TRT, Saran, i cili ka shtetësi turke dhe amerikane, u arrestua sot pasi analizat zbuluan prani të substancave narkotike në mostrat e flokëve të tij.

Megjithatë, Saran ka mohuar kategorikisht rezultatet e testit, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë drogë dhe se do të kërkojë zyrtarisht kryerjen e një analize të re.

Javën e kaluar, ai ishte thirrur për të dëshmuar para prokurorëve dhe ishte dërguar në një institucion mjekësor ligjor për të dhënë mostra flokësh dhe gjaku.

Hetimi po mbikëqyret nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit.

Që nga fillimi i muajit dhjetor, operacioni ka çuar në arrestimin e më shumë se një duzine personash, të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Mes të ndaluarve ka prezantues televizivë, gazetarë, këngëtarë, aktorë dhe figura të njohura të rrjeteve sociale.

The post Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran appeared first on Albeu.com.

Qarkullonte me armë në makinë, policia vë në pranga 35-vjeçaren në Mirditë

✇Albeu
By: V K

Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçare në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e Rrëshenit.

Jetmira Biba 35-vjeç, u ndalua për kontroll teksa u konstatua se qarkullonte e armatosur.

Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, ndërsa ndaj saj rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:

“Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Si rezultat i operacionit, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35-vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Qarkullonte me armë në makinë, policia vë në pranga 35-vjeçaren në Mirditë appeared first on Albeu.com.

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer në vitin 2021.

Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.

23-vjeçarja Rinesa Raci, është dënuar nga Gjykata e Kukësit në vitin 2024 me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

E reja, në bashkëpunim me shtetasin me incialet V.M., në 2021 i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.

The post Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Tentoi të vriste me armë një person në Institut, 36-vjeçari arrestohet pas 3 javësh arrati (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili rreth tre javë më parë tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin Marilen Jata, në zonën e Institutit në Tiranë.

Autori i dyshuar, Fatmir Frroku, u lokalizua dhe vendos në pranga në bulevardin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu, policia ka arrestuar dy përkrahësit e dyshuar të tij, të rinjtë Izet Leka dhe Marsildo Ndoja. 32-vjeçari Izet Leka, akuzohet se ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa 30-vjeçari shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

“Si rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me objektiv kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, të shtetasit M. J., në rrugën “Ramadan Citaku”, më datë 23.11.2025, u finalizua operacioni “Akuza”.

Në kuadër të operacionit, u lokalizuan dhe u ndaluan shtetasit:

-F. F., 36-vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

-I. L., 32-vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 30-vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. F. ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin M. J., dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi I. L., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me shtetasin M. N., nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza””, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të vriste me armë një person në Institut, 36-vjeçari arrestohet pas 3 javësh arrati (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më 2023, Nargis Mohammadi

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2023, Narges Mohammadi, është arrestuar në Iran, ku më parë ishte liruar përkohësisht për arsye mjekësore. Avokatja e saj franceze, Shirin Ardakani, e konfirmoi informacionin për Agjencinë Franceze të Lajmeve. Narges Mohammadi, 53 vjeç, e cila ishte burgosur pas dënimit të saj nga një gjykatë iraniane, mori Çmimin Nobel […]

The post Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më 2023, Nargis Mohammadi appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, arrestohet në Morinë shqiptari nga Kosova

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës  arrestuan një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë i arrestuari është 40 vjeç, me banim në Kosovë.

Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

I arrestuari u ndalua me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana po vijon procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.

Ndihmoi Ragip Gilën në masasakrën e Shkodrës, arrestohet 17-vjeçari Danjel Ndreu

✇Albeu
By: V K

Policia e Shkodrës, ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit.

Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit dhe kamariere Meri Kaceri.

I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine.

Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.

Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj Ndreut në vijim.

The post Ndihmoi Ragip Gilën në masasakrën e Shkodrës, arrestohet 17-vjeçari Danjel Ndreu appeared first on Albeu.com.

Kamëz: Gruaja grabitet, autori 36-vjeçar arrestohet menjëherë

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kamzës pasi dyshohet se ka vjedhur me dhunë një varëse floriri nga një grua në rrugë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një zonë të banuar të Kamzës, ku viktima po ecte kur është sulmuar papritur nga i dyshuari. Shtetasi me inicialet K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua menjëherë nga patrullat e policisë. Gjatë kontrollit…

Source

Ngjarja e rëndë në Itali/ Arrestohet shqiptari që vrau gruan, zbardhen detaje

✇Albeu
By: V K

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Sadjide Muslija, ngjarje që ndodhi më 3 dhjetor në Pianello Vallesina di Monte Roberto (Ancona), është arrestuar.

Ai u gjet nga karabinierët i shtrirë përtokë, i plagosur rëndë, në një zonë të largët pranë Matelica (Macerata). Ambulanca shkoi në vendngjarje dhe Nazif Muslija u transportua në spital

Makina e 50-vjeçarit, në kërkim për vrasje të rëndë me dashje, një Smart i bardhë, u gjet e braktisur pranë vendit ku ndodhej shqiptari.

Dyshohet se shqiptari ka tentuar vetëvrasje, por rreth orës 16:30, një gjuetar në zonë e vuri re dhe i dha ndihmën e parë, para se të lajmëronte autoritetet.

Gruaja u gjetur e vdekur në shtratin e saj me goditje të forta në kokë dhe gjoks. Oficerët sekuestruan një tub hekuri ndërtimi ku raportohet se kishte gjurmë gjaku dhe do t’i nënshtrohet analizës.

The post Ngjarja e rëndë në Itali/ Arrestohet shqiptari që vrau gruan, zbardhen detaje appeared first on Albeu.com.

Mbi 1 mln € nga shoqëria ku ishte përfaqësuese ligjore në xhepat e saj, arrestohet një grua në Tiranë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Tiranës, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndaj një shtetasje e cila akuzohet se ka transferuar pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë.

Ndaj shtetases me iniciale Elisabeta Dosti., u ngritën akuzat për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimet ka rezultuar se e akuzuara në vitin 2013, me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), ka kryer kalimin e pasurive të paluajtshme, si toka e ndërtesa, tek “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.

Sipas organit të akuzës, ajo pasi kaloi pasuritë nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuar, transferoi dhe zhvendosi pronësinë e kuotave të shoqërisë “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Prokuroria sqaron se pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1.000.000 Euro.

Ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18 dhjetor 2019, pasuria me nr.2/2337 (transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2.

Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2.

“Pra nga pasuritë e transferuara në mënyrë të paligjshme, shoqëria shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, ka realizuar pasuri me vlera miliona euro, duke përjashtuar nga përfitimi i pjesës takuese të të ardhurave aksionerët e tjerë në shoqërinë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a”, informon organi i akuzës.

Prokuroria thekson se nga hetimet ka rezultuar se transferimi i aseteve të pasurive nga njëra shoqëri tek tjera është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me ligjin por edhe nëpërmjet akteve të tjera të paligjshme përfshi edhe ato korruptive, me qëllimin e posaçëm të dëmtimit të interesave të aksionarëve në minorancë të shoqërisë “prodhim veshje nr.02”, të cilët ishin kryesisht pensionistë (ish punonjës të ndërmarrjes shtetërore NPV) dhe në vështirësi për të realizuar të drejtat e tyre.

Njoftimi i Prokurorisë:

Transferoi në mënyrë të paligjshme pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë, Prokuroria Tiranë jep masë sigurimi për shtetasen E.D.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr nën hetim dhe jep masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen E.D., për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 186/1 dhe 278/1.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2130, datë 26.03.2025, regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u arrit në përfundimin se me veprimet e saj, shtetësja E.D. i ka konsumuar këto dy vepra penale.

Nga hetimet e zhvilluara dhe të kryera në këtë procedim penal, rezultoi e provuar se në vitin 2013, shtetësja E.D. me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (shoqwri e krijuar nga privatizimi i ndwrmarrjeve shtetwrore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.

Më pas ajo ka transferuar dhe zhvendosur pronësinë e kuotave të shoqërisë “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1,000,000 Euro ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18.12.2019, pasuria me nr.2/2337( transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2. Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga Sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2.

Pra nga pasuritë e transferuara në mënyrë të paligjshme, shoqëria shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, ka realizuar pasuri me vlera miliona euro, duke përjashtuar nga përfitimi i pjesës takuese të të ardhurave aksionerët e tjerë në shoqërinë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a.

Transferimi i aseteve të pasurive nga njëra shoqëri tek tjera është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me ligjin por edhe nëpërmjet akteve të tjera të paligjshme përfshi edhe ato korruptive, me qëllimin e posaçëm të dëmtimit të interesave të aksionarëve në minorancë të shoqërisë “prodhim veshje nr.02”, të cilët ishin kryesisht pensionistë (ish punonjës të ndërmarrjes shtetërore NPV) dhe në vështirësi për të realizuar të drejtat e tyre.

Bazuar në sa më sipër me kërkesën e organit të akuzës, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetases E. D., e akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Ndërsa me vendimin e datës 27.11.2025 u vendos vazhdimi i kësaj mase.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe produktit të veprës penale.

The post Mbi 1 mln € nga shoqëria ku ishte përfaqësuese ligjore në xhepat e saj, arrestohet një grua në Tiranë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌