❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bardhi: Të tërhiqet projektligji për ndryshimet në Kodin Penal, duhen më tepër diskutime

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PD-sĂ«, Gazment Bardhi, gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij sot nĂ« Kuvend, ku po diskutohen ndryshime nĂ« Kodin Penal, kĂ«rkoi qĂ« ndryshimet e propozuara tĂ« tĂ«rhiqen nga diskutimi dhe tĂ« merret mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r diskutim.

Bardhi theksoi se Kodi Penal ekziston për të parandaluar veprime që dëmtojnë interesin publik, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe për të mbrojtur pronën dhe të mirat e përbashkëta.

Ai kujtoi se Kodi Penal Ă«shtĂ« miratuar nĂ« vitin 1995 dhe ka pĂ«suar ndryshime tĂ« shumta pĂ«r t’u harmonizuar me standardet europiane.

Ai shtoi se Parlamenti ka marrë angazhimin për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe për përshtatjen e dispozitave me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.

“Pyetja Ă«shtĂ« pse nuk po plotĂ«sohen kĂ«to rekomandime nĂ« raportin e fundit tĂ« OSBE/ODIHR”, theksoi ai.

Sipas Bardhit, shpifja duhet trajtuar si çështje civile dhe të përputhet me standardet ndërkombëtare, pasi aktualisht dispozitat nuk janë harmonizuar plotësisht.

Bardhi vuri në dukje se ndryshimet e sjella parashikojnë ndëshkime për qytetarët për shkelje të vogla, si parkimi i makinës dysh, ndërsa rastet më të mëdha të korrupsionit dhe grabitjes së pronës publike trajtohen më lehtë.

“NdĂ«rsa qytetarĂ«t pĂ«rballen me gjoba dhe burg pĂ«r shkelje tĂ« vogla, korrupsioni dhe keqmenaxhimi i pronĂ«s publike vazhdojnĂ« tĂ« trajtohen si normale”, tha ai.

Ai theksoi se ndryshimet në Kodin Penal në vitet e mëparshme merrnin gjashtë muaj kohë dhe përfshinin deputetë me përvojë, dhe diskutime jo vetëm me anëtarë të grupit parlamentar të PD-së por edhe Ministrinë e Drejtësisë.

/a.f/r.e/

The post Bardhi: Të tërhiqet projektligji për ndryshimet në Kodin Penal, duhen më tepër diskutime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne


TIRANË, 27 prill/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot njĂ« takim me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r zhvillim, ku diskutuan mbi bashkĂ«punimin aktual dhe hapat konkretĂ« pĂ«r ta forcuar mĂ« tej sektorin bujqĂ«sor.

Në takim morën pjesë Ritva Heikkinen, drejtuese e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Iven Schad, drejtues i Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, si dhe përfaqësues të tjerë të partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë takimit, u riafirmua angazhimi për avancimin e procesit të integrimit europian të sektorit bujqësor.

Minsitri theksoi se hapja e Grupkapitullit 5 dhe progresi në kapitujt 11, 12 dhe 13 dëshmojnë se reformat po përkthehen në veprime konkrete në terren.

“ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar progres tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« procesin e anĂ«tarĂ«simit, ku mĂ« 17 nĂ«ntor u hapĂ«n negociatat pĂ«r Grupkapitullin 5, qĂ« pĂ«rfshin edhe kapitujt 11, 12 dhe 13. GjatĂ« vitit 2025 kemi pĂ«rmbushur kĂ«rkesat ligjore, kemi vijuar pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« e kuadrit ligjor me atĂ« tĂ« BE-sĂ« dhe kemi finalizuar pozicionet negociuese pĂ«r kapitujt 11, 12 dhe 13. Gjithashtu, kemi forcuar koordinimin institucional dhe bashkĂ«punimin me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« garantuar progres tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. Jemi tĂ« vendosur tĂ« avancojmĂ« kĂ«tĂ« proces me objektivin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE brenda vitit 2030″, u shpreh Salla.

Sipas tij, përveç reformave dhe projekteve, synohet nxitja dhe krijimi i modeleve të reja zhvillimi në terren dhe në ekonominë lokale, ku bashkitë, vuri në dukje ministri, mund të jenë pjesëmarrëse në entitete të përbashkëta me operatorë privatë të rregulluar dhe me transparencë të fortë.

Ministri theksoi se mbështetja e partnerëve mbetet thelbësore për investime reale, forcimin e sigurisë ushqimore dhe të zinxhirit të vlerës, me synimin e një bujqësie moderne, konkurruese dhe të përgatitur për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

/r.e/a.f/

The post Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Lehtësim i veprimtarisë për agjencitë shqiptare të udhëtimit në vendet e CEFTA

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot nĂ« Kuvend projektligjin pĂ«r ratifikimin e vendimit nr. 6 tĂ« Komitetit tĂ« GjashtĂ« tĂ« CEFTA-s, qĂ« synon thjeshtimin e tregtisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve turistike tĂ« ofruara nga agjencitĂ« e udhĂ«timit dhe operatorĂ«t turistikĂ« shqiptarĂ«.

Sipas ministres Ibrahimaj, me miratimin e këtij vendimi, agjencitë dhe operatorët turistikë shqiptarë do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në vendet anëtare të CEFTA-s pa nevojën për autorizime shtesë apo hapjen e zyrave për çdo territor të ri. Kjo krijon një mjedis të parashikueshëm dhe të unifikuar rregullash në të gjithë rajonin, duke thjeshtuar procedurat dhe rritur konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare.

Ministrja theksoi se vendimi vjen në një moment kur Shqipëria ka shënuar suficit tregtar në sektorin e shërbimeve, ku turizmi përbën komponentin kryesor. Përfitimet për agjencitë e udhëtimit janë të drejtpërdrejta: zgjerim i tregut, lehtësim i procedurave administrative dhe mundësi për të tërhequr klientë të rinj në rajon.

Ibrahimaj theksoi se miratimi i projektligjit Ă«shtĂ« pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r tregun e pĂ«rbashkĂ«t europian dhe pĂ«r tĂ« harmonizuar aktivitetin e biznesit turistik me standardet rajonale tĂ« tregtisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve.

/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj: Lehtësim i veprimtarisë për agjencitë shqiptare të udhëtimit në vendet e CEFTA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Traktati për pronësinë intelektuale nxit inovacionin dhe mbron produktet tradicionale shqiptare

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot nĂ« Kuvend projektligjin “PĂ«r ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 tĂ« Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« TregtisĂ« sĂ« LirĂ« tĂ« EvropĂ«s Qendrore, pĂ«r aspektet tregtare tĂ« tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« intelektuale”.

Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se traktati në të cilin Shqipëria synon të aderojë është një instrument me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, zhvillimin e inovacionit, kërkimin shkencor dhe kërkimin dhe zhvillimin (R&D). Traktati është miratuar në vitin 2024 nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, pas një procesi negociues që ka zgjatur 20 vjet, dhe lidhet drejtpërdrejt me pronësinë intelektuale, burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale.

Sipas ministres Ibrahimaj, miratimi i këtij traktati plotëson kornizën e infrastrukturës së cilësisë në Republikën e Shqipërisë dhe ndikon drejtpërdrejt në nxitjen e inovacionit. Traktati adreson problematikën e regjistrimit të markave dhe patentave pa deklaruar origjinën e burimeve gjenetike apo të njohurive tradicionale, duke garantuar njohjen dhe mbrojtjen e tyre të drejtë.

Ministrja theksoi se Shqipëria, si një vend me biodiversitet të pasur dhe me trashëgimi të gjerë të njohurive tradicionale, veçanërisht në bujqësi, mjekësinë popullore dhe produktet tradicionale, ka një potencial real për të kthyer këto pasuri në burim zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, vetëm nëse ato mbrohen dhe administrohen në mënyrë të drejtë.

Në këtë kontekst, u theksua roli kyç i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, si institucioni përgjegjës për regjistrimin e markave, patentave dhe treguesve gjeografikë, si dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Aktualisht, nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« regjistruara 7528 patenta, nga tĂ« cilat 7455 janĂ« patenta europiane, ndĂ«rsa vetĂ«m njĂ« numĂ«r i vogĂ«l janĂ« patenta shqiptare. Çdo vit regjistrohen rreth 10-12 aplikime pĂ«r patenta. NĂ« fushĂ«n e markave, janĂ« aktive 63 456 marka dhe çdo vit regjistrohen rreth 4500-4600 aplikime tĂ« reja.

Ndërkohë, Shqipëria ka 29 tregues gjeografikë të regjistruar dhe dy të tjerë në proces regjistrimi: Vaji i ullirit i Valmit dhe Gështenja e Reçit.

Sipas ministres, njohja e produkteve autentike shqiptare si tregues gjeografikë rrit konkurrueshmërinë e tyre në tregjet ndërkombëtare, duke garantuar siguri, cilësi dhe standardizim, si dhe duke përforcuar infrastrukturën e cilësisë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se aderimi në këtë traktat është plotësisht në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke përbërë një hap konkret drejt mbështetjes së zhvillimit të ekonomisë së dijes, të bazuar në potencialet që Shqipëria ofron.

/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj: Traktati për pronësinë intelektuale nxit inovacionin dhe mbron produktet tradicionale shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcim i marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Spanjë

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Drejtoresha ekzekutive e AgjencisĂ« Shqiptare tĂ« Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA) zhvilloi sot njĂ« takim me ambasadorin e MbretĂ«risĂ« sĂ« SpanjĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, Gabriel Cremades Venturasi dhe me kĂ«shilltaren ekonomike dhe tregtare tĂ« ambasadĂ«s sĂ« SpanjĂ«s nĂ« RomĂ«, Pilar Merino Troncoso.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, identifikimin e mundësive për partneritete të reja investimi, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e biznesit dhe investimeve.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe të koordinimit të vazhdueshëm për krijimin e mundësive konkrete për kompanitë shqiptare dhe spanjolle, si dhe zhvillimin e projekteve që nxisin rritjen ekonomike dhe shkëmbimin tregtar.

Eksportet shqiptare drejt Spanjës kanë njohur një rritje me gati 20% gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo është një nga ritmet më të larta të rritjes ndër partnerët tregtarë të Shqipërisë për këtë vit.

Kontributin kryesor në këtë zgjerim e kanë dhënë eksportet e mineraleve dhe artikujve prej metali, si hekuri, çeliku dhe nënproduktet e tyre, të cilat po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregtisë dypalëshe.

Në vlerë, eksportet drejt Spanjës arritën në 15,5 miliardë lekë, krahasuar me 12,9 miliardë lekë të vitit të kaluar.

Po ashtu, rritje shënuan edhe importet nga Spanja, të cilat kapën vlerën e 14,2 miliardë lekëve, nga 13,4 miliardë lekë në vitin 2024.

1 nga 4

/a.f/

The post Forcim i marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Spanjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj në Kuvend: Marrëveshja me Italinë sjell përfitime reale për qytetarët

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi nĂ« seancĂ« plenare projektligjin pĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes ndĂ«rmjet QeverisĂ« Shqiptare dhe asaj italiane “PĂ«r bashkĂ«punimin strategjik nĂ« kujdesin shĂ«ndetĂ«sor, energjinĂ«, mjedisin, industrinĂ« e sigurisĂ« dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporĂ«n, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje që është ndër të parat e këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend të Bashkimit Europian, që siç e cilësoi ministrja, vjen në një moment kur vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit.

“Dhe pikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ajo ka rĂ«ndĂ«si, jo vetĂ«m politike, por edhe praktike: na ndihmon tĂ« pĂ«rgatitemi konkretisht pĂ«r tregun e pĂ«rbashkĂ«t europian”, shtoi Ibrahimaj.

Marrëveshja e çon partneritetin Shqipëri-Itali në një nivel më të lartë, strategjik, duke përfshirë fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, energjia, mjedisi, siguria, inovacioni, migracioni dhe transformimi ekonomik.

Kjo marrëveshje, sipas ministres, është plotësisht në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian, dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punësim dhe kapitalin njerëzor.

“Projektet qĂ« priten tĂ« zhvillohen do tĂ« krijojnĂ« vende tĂ« reja pune, do tĂ« rrisin cilĂ«sinĂ« e punĂ«simit dhe do tĂ« investojnĂ« nĂ« aftĂ«si profesionale nĂ« sektorĂ« me vlerĂ« tĂ« shtuar si energjia, industria, infrastruktura, mbrojtja, shĂ«ndetĂ«sia dhe inovacioni”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

/a.f/

The post Ibrahimaj në Kuvend: Marrëveshja me Italinë sjell përfitime reale për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla takim me blegtorët: Mbështetje, shoqëruar me standarde të panegociueshme të sigurisë ushqimore

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot njĂ« takim me blegtorĂ«t prodhues tĂ« qumĂ«shtit dhe mishit, pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar sfidat e tyre dhe pĂ«r t’i reflektuar nĂ« hartimin e SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« MbĂ«shtetjes pĂ«r vitin 2026.

Ministri Salla theksoi se sektori i blegtorisë do të ketë një fokus të veçantë, me subvencione dhe mbështetje financiare të orientuara sipas nevojave reale të prodhuesve dhe brenda mundësive buxhetore. Ai shtoi se mbështetja do të zbatohet me rregulla të qarta dhe të zbatueshme.

“MbĂ«shtetja e blegtorĂ«ve do tĂ« shoqĂ«rohet me standarde tĂ« panegociueshme tĂ« sigurisĂ« dhe cilĂ«sisĂ« ushqimore. Formalizimi dhe forcimi i sektorit duhet tĂ« ecĂ« krah pĂ«r krah me rritjen e besimit tĂ« konsumatorit dhe konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« produkteve ‘Made in Albania’ nĂ« treg”, u shpreh ministri.

Takimi shërbeu si një platformë për të dëgjuar nevojat e prodhuesve dhe për të hartuar masa konkrete që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të blegtorisë në vend.

The post Salla takim me blegtorët: Mbështetje, shoqëruar me standarde të panegociueshme të sigurisë ushqimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Brenda muajit shkurt nis rivlerësimi i shtëpive dhe bizneseve

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se ligji “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurive tĂ« paluajtshme” ka hyrĂ« nĂ« fuqi mĂ« 22 janar.

Gjatë një konference për shtyp, Malaj sqaroi se udhëzimet përkatëse do të miratohen brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, për të mundësuar nisjen e procesit të rivlerësimit në mënyrë të qartë.

“Ligji u miratua me PaketĂ«n Fiskale. UdhĂ«zimet pĂ«rkatĂ«se pritet tĂ« miratohen shumĂ« shpejt, brenda gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« muajit shkurt, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« vijohet me procesin e rivlerĂ«simit”, tha ai.

Deri më 31 dhjetor 2026 të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme do të kenë mundësinë të përfitojnë nga fushata e rivlerësimit të pronës me normë tatimore të reduktuar prej 5%, nga 15% që ishte.

Sipas parashikimeve ligjore, procesi i rivlerësimit mund të ndiqet përmes dy rrugëve.
Individët që planifikojnë ta nxjerrin pronën në treg gjatë periudhës 2026-2028 mund të zgjedhin rivlerësimin mbi bazën e vlerës reale të tregut, duke u mbështetur në një raport vlerësimi profesional, i cili përdoret më pas për aplikim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kjo mundëson që prona të rivlerësohet me vlerën maksimale që ofron tregu.

Por, qytetarët mund të aplikojnë për rivlerësim sipas çmimeve të referencës shtetërore, përmes platformës e-Albania, pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pas dorëzimit të aplikimit, lëshohet fatura për tatimin mbi diferencën e vlerës së pronës, e cila paguhet në bankë dhe më pas ngarkohet në sistem për përfundimin e procedurës. Në përfundim të procesit, pronari pajiset me kartelën e re të pronës, ku pasqyrohet vlera e përditësuar.

Në kuadër të fushatës së rivlerësimit, pritet që tregu i pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2026 të karakterizohet nga një ritëm më i ngadaltë i rritjes së çmimeve, krahasuar me dy vitet e fundit. Parashikohet gjithashtu që oferta e pronave të jetë më e lartë, duke krijuar më shumë alternativa për qytetarët.

Vlerësohet se një numër i konsiderueshëm pronash, përfshirë banesa, do të jenë subjekt i rivlerësimit, ndërsa pjesëmarrja në këtë proces mbetet në vullnetin e individëve.

Fushata e vitit 2026 konsiderohet si një mundësi për të përfituar nga lehtësia fiskale, pasi pas përfundimit të saj pritet rikthimi i normës standarde të tatimit prej 15% për transaksionet e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, kërkesat për rivlerësim të depozituara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë përpunuar deri më 31 dhjetor 2026, do të konsiderohen të vlefshme në kuadër të kësaj fushate, për sa kohë që pagesa e tatimit kryhet deri më 31 mars 2027. /j.p/

The post Malaj: Brenda muajit shkurt nis rivlerësimi i shtëpive dhe bizneseve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, Malaj: Primi i përballueshëm, subvencionim familjeve me ndihmë ekonomike

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se procesi i hartimit tĂ« projektligjit pĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m nga tĂ«rmetet ka pĂ«rfunduar fazĂ«n e konsultimeve dhe pritet qĂ« shumĂ« shpejt tĂ« kalojĂ« pĂ«r miratim nĂ« KĂ«shillin e Ministrave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e Administratës Tatimore, Ilir Binaj, ministri Malaj bëri të ditur se projektligji është konsultuar me palët e interesuara, me palët e treta, si dhe brenda kabinetit qeveritar. Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, ai do të ndjekë procedurat e mëtejshme në komisionet parlamentare dhe në Kuvend.

Sa i përket primit të sigurimit, Malaj theksoi se ai do të jetë i përballueshëm për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, projektligji parashikon që familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike ose që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar primin, do të subvencionohen nga shteti.

Ministri nënvizoi se sigurimi i detyrueshëm i pronave nga tërmetet do të menaxhohet nga shteti, përmes një shoqërie ku aksioner do të jetë shteti, kompani e cila do të administrojë primin e detyrueshëm për sigurimin nga tërmetet.

Në lidhje me fatkeqësitë e tjera natyrore, si zjarret dhe përmbytjet, Malaj sqaroi se ato nuk janë përfshirë në këtë projektligj.

Megjithatë, për çështjen e përmbytjeve është parashikuar mundësia e rregullimit përmes akteve nënligjore, ndërsa ligji aktual fokusohet vetëm në sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet.

Për fatkeqësitë e tjera natyrore, ministri theksoi se nevojitet një vlerësim dhe analizë risku sipas zonave, pasi nuk mund të vendoset një sigurim i detyrueshëm për përmbytje apo zjarre në zona që nuk preken nga këto fenomene.

Sa i përket llogaritjes së dëmeve nga përmbytjet e dhjetorit të vitit që lamë pas, Malaj informoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me pushtetin vendor, po kryen vlerësimet përkatëse për të përcaktuar vlerën përfundimtare të dëmeve që do të kompensohen nga shteti për tokat e përmbytura. j.p/

The post Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, Malaj: Primi i përballueshëm, subvencionim familjeve me ndihmë ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet, kontrolle për tregtinë online dhe shitjen e aksioneve

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i Tatimeve, Ilir Binaj deklaroi sot se pĂ«rveç sektorĂ«ve kryesorĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« fokus si ndĂ«rtimi, turizmi dhe siguria ushqimore, tregtia online Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r sektor pĂ«r tĂ« cilin Administrata Tatimore po pĂ«rgatit plane konkrete pĂ«r adresimin e tij gjatĂ« kĂ«tij viti.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Petrit Malaj, kreu i DPT-së, Binaj, bëri të ditur se po mblidhen të dhëna, përfshirë edhe nga bankat, lidhur me pagesat që kryhen përmes platformave digjitale në tregtinë online.

Këto raste, theksoi ai, do të adresohen nga drejtoritë specifike të DPT-së.

Binaj shtoi se aksione të tjera sektoriale lidhen me ato që u nisën gjatë vitit të kaluar, si shitja e makinave.

Për këtë sektor, sipas tij, është drejt përfundimit faza e parë me rreth 100 individë të përfshirë, me rezultate mjaft të kënaqshme, ndërkohë që kontrollet do të vijojnë me të njëjtin intensitet edhe gjatë këtij viti.

Gjithashtu, është identifikuar si sektor me risk edhe shitja e aksioneve, konkretisht transaksionet e aksioneve që kryhen midis individëve për kompani të ndryshme, por që nuk reflektojnë vlerën reale të tregut.

“Administrata Tatimore ka zhvilluar njĂ« model tĂ« ri pĂ«r vlerĂ«simin e kĂ«tyre transaksioneve, tĂ« cilat do tĂ« adresohen gjatĂ« kĂ«tij viti, pasi konsiderohen gjithashtu sektor me risk”, tha Binaj. /j.p/r.e/

The post Tatimet, kontrolle për tregtinë online dhe shitjen e aksioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TetĂ« kompani shqiptare agroushqimore prezantojnĂ« “Made in Albania” nĂ« Gulfood 2026 nĂ« Dubai

TIRANË, 26 janar/ATSH/ TetĂ« kompani shqiptare nga sektori agroushqimor janĂ« pjesĂ« e edicionit 2026 tĂ« Gulfood, qĂ« zhvillohet nga 26 deri mĂ« 30 janar 2026, njĂ« ngjarje madhore botĂ«rore qĂ« shtrihet njĂ«kohĂ«sisht nĂ« Dubai Exhibition Centre dhe Dubai World Trade Centre.

Menaxheri i projektit ITC (International Trade Centre) UN Agency, Genti Beqiri bëri të ditur se ky panair, i njohur si një nga më të mëdhenjtë dhe më prestigjiozët në industrinë globale të ushqimit dhe pijeve, përfaqëson një vitrinë të jashtëzakonshme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

“PjesĂ«marrja e kompanive shqiptare bĂ«het e mundur falĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« International Trade Centre (ITC) dhe Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO), nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« nxitur eksportet, pĂ«r tĂ« rritur konkurrueshmĂ«rinĂ« dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ndĂ«rkombĂ«tarizimin e ndĂ«rmarrjeve tĂ« vogla dhe tĂ« mesme shqiptare. Kjo mbĂ«shtetje synon tĂ« krijojĂ« ura konkrete lidhjeje mes prodhuesve shqiptarĂ« dhe tregjeve globale”, tha Beqiri.

Sipas tij, kompanitë pjesëmarrëse përfaqësojnë sektorë me potencial të lartë eksporti, përfshirë vajin e ullirit, bimët mjekësore dhe aromatike, si dhe vajrat esenciale.

Gjatë panairit, ato do të prezantojnë cilësinë, autenticitetin dhe standardet e produkteve shqiptare përballë një audience ndërkombëtare të përbërë nga importues, distributorë, blerës me shumicë dhe profesionistë të industrisë ushqimore nga mbi 190 vende.

“PjesĂ«marrja nĂ« Gulfood 2026 u hap kompanive shqiptare dyert pĂ«r takime B2B, krijimin e partneriteteve tĂ« reja tregtare dhe eksplorimin e tregjeve me potencial tĂ« lartĂ«, veçanĂ«risht nĂ« Lindjen e Mesme, Azi dhe AfrikĂ«â€, shtoi Beqiri.

NjĂ«kohĂ«sisht, ajo kontribuon nĂ« forcimin e imazhit tĂ« markĂ«s “Made in Albania”, duke e pozicionuar ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« vend me produkte autentike, cilĂ«sore dhe konkurruese nĂ« skenĂ«n globale.

“E mbĂ«shtetur nga ITC dhe SECO, kjo pjesĂ«marrje pritet tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« nxitĂ«s i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r rritjen e eksporteve shqiptare, zgjerimin e rrjeteve tregtare dhe rritjen e qĂ«ndrueshme tĂ« pranisĂ« sĂ« produkteve shqiptare nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare”, deklaroi Beqiri. /j.p/

1 nga 4

The post TetĂ« kompani shqiptare agroushqimore prezantojnĂ« “Made in Albania” nĂ« Gulfood 2026 nĂ« Dubai appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: 45% e konsumit të energjisë, nga burime fotovoltaike dhe eolike deri në 2030-ën


TIRANË, 26 janar/ATSH/ ShqipĂ«ria po shĂ«non progres tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« sektorin energjetik, falĂ« rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« burimeve tĂ« rinovueshme dhe zbatimit tĂ« njĂ« strategjie afatgjatĂ« pĂ«r diversifikimin e prodhimit tĂ« energjisĂ«.

Në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se investimet e realizuara ndër vite kanë forcuar ndjeshëm sigurinë energjetike të vendit, duke e orientuar Shqipërinë drejt një modeli të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Sipas saj, strategjia kombëtare e energjisë parashikon që deri në vitin 2030 rreth 45% e konsumit vendas të energjisë elektrike të mbulohet nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike, duke reduktuar varësinë nga burimet tradicionale dhe kushtet hidrike.

Balluku theksoi se ky progres është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, pasi World Economic Forum e ka renditur Shqipërinë në vitin 2025 si një nga vendet me qëndrueshmëri të lartë energjetike, falë kapaciteteve prodhuese 100% nga burime të rinovueshme.

Gjatë këtyre viteve, në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime private, kryesisht në burime të rinovueshme. Aktualisht, vendi ka mbi 700 MW kapacitete të reja private fotovoltaike të instaluara dhe në operim, si dhe rreth 400 MW kapacitete të shtuara nga vetëprodhuesit e energjisë, të shpërndara në të gjithë territorin.

Ministrja bĂ«ri tĂ« ditur se ShqipĂ«ria disponon njĂ« portofol projektesh qĂ« pritet tĂ« çojĂ« kapacitetet e reja prodhuese tĂ« rinovueshme pĂ«rtej 1 500 MW me teknologji fotovoltaike dhe eolike nĂ« vitet e ardhshme. Paralelisht, mbi 1 600 MW kapacitete depozituese tĂ« energjisĂ«, pĂ«rmes teknologjive “pump storage” dhe baterive, ndodhen nĂ« fazĂ« studimi dhe vlerĂ«simi financiar, duke synuar rritjen e fleksibilitetit tĂ« sistemit energjetik.

Në sektorin e energjisë diellore, Shqipëria ka kaluar nga projekte pilot në impiante të shkallës së madhe. Parku fotovoltaik i Karavastasë, një nga më të mëdhenjtë në rajon, me 140 MW kapacitet të instaluar, përfaqëson një nga projektet kryesore që e pozicionon vendin si model për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në rajon.

Ndërkohë, në energjinë e erës, për herë të parë në historinë energjetike të vendit, Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete, përmes projektit të kompanisë amerikane CWP, me një kapacitet të pritshëm instalimi prej 600 MW.

Të dhënat e sistemit energjetik tregojnë ecuri pozitive në të gjitha segmentet, ku kapacitetet gjeneruese janë rritur me rreth 1 500 MW krahasuar me vitin 2013. Vetëm gjatë vitit 2025, janë vënë në operim rreth 700 MW kapacitete të reja fotovoltaike, si dhe janë shtuar 400 MW kapacitete të reja vetëprodhimi.

Sipas projeksioneve afatgjata, deri në vitin 2030 kapacitetet fotovoltaike pritet të jenë rreth 1 500 MW më të larta krahasuar me vitin 2020, ndërsa kapacitetet e energjisë eolike do të rriten me rreth 700 MW.

Prodhimi nga energjia fotovoltaike në vitin 2030 parashikohet të arrijë rreth 2 milionë MWh, ose 25% të konsumit aktual vendas, ndërsa prodhimi nga energjia e erës vlerësohet në rreth 1,4 milionë MWh, që përfaqëson 17,5% të konsumit aktual.

Në total, deri në vitin 2030, rreth 45% e konsumit vendas të energjisë elektrike pritet të mbulohet nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike, duke konsoliduar tranzicionin e Shqipërisë drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm dhe të sigurt. /j.p/

The post Balluku: 45% e konsumit të energjisë, nga burime fotovoltaike dhe eolike deri në 2030-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla në Kukës, mbështetje për potencialet bujqësore të Veriut


TIRANË, 24 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u ndal tĂ« shtunĂ«n nĂ« KukĂ«s, ku zhvilloi njĂ« takim me fermerĂ« tĂ« bashkive KukĂ«s dhe Has, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« hartimit tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare 2026.

Gjatë dëgjesës, ministri Salla dëgjoi nga afër këndvështrimet e fermerëve mbi sfidat aktuale, potencialet e pashfrytëzuara dhe nevojat për mbështetje më të qëndrueshme, me synim zhvillimin afatgjatë të bujqësisë në zonat veriore të vendit.

NĂ« fokus tĂ« diskutimeve ishte nevoja pĂ«r politika mbĂ«shtetĂ«se qĂ« krijojnĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri, rritje tĂ« prodhimit dhe perspektivĂ« reale pĂ«r fermerĂ«t, si dhe forcimi i konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« produkteve bujqĂ«sore shqiptare nĂ« treg, nĂ«n markĂ«n “Made in Albania”.

Ministri theksoi se Skema Kombëtare 2026 do të synojë të adresojë specifikat rajonale, duke orientuar mbështetjen drejt sektorëve me potencial zhvillimi dhe vlerë të shtuar, veçanërisht në zonat veriore.

Takimi në Kukës u zhvillua në kuadër të turit të konsultimeve me fermerët në mbarë vendin, për përfshirjen e tyre direkte në procesin e hartimit të politikave mbështetëse për sektorin bujqësor.

/r.e/

The post Salla në Kukës, mbështetje për potencialet bujqësore të Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja në FITUR 2026, takim me mbretin Felipe VI dhe mbretëreshën Letizia

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi njĂ« takim pĂ«rshĂ«ndetĂ«s me mbretin e SpanjĂ«s, Felipe VI, dhe mbretĂ«reshĂ«n Letizia, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Panairit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Turizmit FITUR 2026, qĂ« po mbahet nĂ« Madrid.

Gjatë këtij takimi, ministri Gonxhja përcolli ngushëllimet më të thella për viktimat e aksidenteve hekurudhore që tronditën Spanjën javën e kaluar, ku përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar.

Ai uroi gjithashtu, në emër të kryeministrit Edi Rama, Qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar, një rikthim sa më të shpejtë në normalitet për Spanjën.

Në kuadër të aktivitetit, ministri Gonxhja, së bashku me ministrat e turizmit të disa prej vendeve pjesëmarrëse në FITUR 2026, mori pjesë në foton familjare me Mbretin dhe Mbretëreshën e Spanjës.

Gjatë këtyre momenteve miqësore u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, veçanërisht në fushën e promovimit të turizmit të qëndrueshëm, zhvillimit të lidhjeve me tregun spanjishtfolës dhe vendet e Amerikës Latine, si dhe përfitimit nga përvoja e gjerë ndërkombëtare e Spanjës në sektorin e turizmit.

FITUR konsiderohet një nga panairet lider të turizmit në nivel global dhe mbetet një platformë kyçe për dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë sektor.

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid, stenda shqiptare ka tërhequr interes të jashtëzakonshëm nga vizitorët dhe profesionistët e industrisë. Vizitorët po njihen nga afër me ofertën turistike të vendit përmes prezantimeve inovative që përfshijnë përvoja virtuale (VR), degustime të produkteve tradicionale, performanca artistike live, artizanat dhe elemente të traditës shqiptare të mikpritjes.

Në këtë panair, Shqipëria po promovohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, autentik dhe gjithëpërfshirës, duke synuar zgjerimin e pranisë së saj në tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e imazhit si një destinacion me potencial të lartë turistik.

1 nga 3

/r.e/

The post Gonxhja në FITUR 2026, takim me mbretin Felipe VI dhe mbretëreshën Letizia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar gjatë protestës

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Policia e Shtetit bĂ«ri tĂ« ditur sot se gjatĂ« protestĂ«s sĂ« zhvilluar nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, e thirrur nga opozita, 11 punonjĂ«s policie kanĂ« mbetur tĂ« dĂ«mtuar si pasojĂ« e hedhjes sĂ« bombave molotov dhe mjeteve piroteknike nga protestuesit.

Sipas njoftimit të Policisë, efektivët e dëmtuar po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga shërbimet përkatëse.

Policia infromoi se grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

“Si pasojĂ« e sulmeve me molotov dhe sende tĂ« forta para KryeministrisĂ« dhe sulmeve para Parlamentit, janĂ« dĂ«mtuar dhe po marrin ndihmĂ« mjekĂ«sore 11 punonjĂ«s policie. NdĂ«rkohĂ«, grupet hetimore po vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r dokumentimin ligjor tĂ« veprimeve tĂ« dhunshme tĂ« protestuesve ndaj punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«. ShĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« identifikuar personat qĂ« sulmuan PolicinĂ« dhe vijon puna pĂ«r shoqĂ«rimin e tyre”, deklaroi Policia.

Pamje nga protesta e opozitës,foto: Andrin Hoxha & Florian Abazaj
1 nga 7

/r.e/ /a.g/

The post Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar gjatë protestës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtimi i Durana Tech Park nis në Xhafzotaj, në një truall shtetëror prej 80 hektarësh

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Drejtorja ekzekutive e Durana Tech Park, Florenca Haxhi, deklaroi sot se ky park synon tĂ« pozicionojĂ« ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« qendĂ«r rajonale tĂ« inovacionit dhe teknologjisĂ«.

Durana Tech Park Ă«shtĂ« krijuar mbi bazĂ«n e ligjit “PĂ«r parqet teknologjike dhe shkencore” tĂ« vitit 2022 dhe Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar duke u mbĂ«shtetur nĂ« analizĂ«n e modeleve mĂ« tĂ« suksesshme ndĂ«rkombĂ«tare. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, u vendos qĂ« parku tĂ« niste fillimisht si njĂ« platformĂ« virtuale, pĂ«r tĂ« evoluar mĂ« pas drejt njĂ« modeli hibrid, me prani fizike dhe virtuale.

Aktualisht, parku operon në fazën e tij virtuale, ku kompani, startup-e, universitete dhe nomadë digjitalë mund të regjistrohen dhe të bashkëveprojnë përmes platformës zyrtare.

“Pjesa virtuale do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ekzistojĂ« gjithmonĂ«. KompanitĂ« qĂ« duan tĂ« jenĂ« 100% virtuale do ta kenĂ« kĂ«tĂ« mundĂ«si edhe pas ndĂ«rtimit tĂ« infrastrukturĂ«s fizike”, u shpreh Haxhi, gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« media.

Përveç paketës së lehtësive fiskale, që përfshin tatimfitim zero për 15 vjet, paga të patatueshme dhe kontribute të reduktuara të sigurimeve shoqërore për punonjësit e IT-së, vlera kryesore që ofron Durana Tech Park mbetet rrjeti i bashkëpunimit.

Platforma krijon mundësi lidhjeje mes kompanive, startup-eve, institucioneve akademike dhe partnerëve potencialë të biznesit.

“Ajo qĂ« tĂ«rheq mĂ« shumĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtimi i kĂ«tij “network-u”. KompanitĂ« ndĂ«rkombĂ«tare kĂ«rkojnĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« ngushta me universitete ose mundĂ«si bashkĂ«punimi me startup-e”, shpjegoi drejtoresha.

Parku është i hapur për katër kategori kryesore: kompani që operojnë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit; startup-e; nomadë digjitalë; si dhe universitete dhe institute kërkimore.

Deri më tani, interes kanë shprehur 142 kompani, shumica prej tyre të huaja, nga ShBA, Italia, Gjermania, Estonia dhe vende të tjera. Janë nënshkruar kontrata me 53 kompani, ndërsa 25 të tjera ndodhen në fazën përfundimtare të procesit.

“Po punojmĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rafruar kurrikulat universitare me nevojat e tregut tĂ« punĂ«s qĂ« krijohen brenda parkut”, tha Haxhi, duke shtuar se Durana Tech Park Ă«shtĂ« gjithashtu nĂ« proces aplikimi pĂ«r fonde ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«rmes konsorciumeve me universitete.

Sipas planit të zhvillimit, ndërtimi fizik i parkut do të nisë në zonën e Xhafzotajt, në një truall shtetëror prej rreth 80 hektarësh. Faza e parë do të përfshijë 14 hektarë.

Përpara nisjes së punimeve, drejtuesit e parkut do të organizojnë takime me kompanitë e regjistruara, me qëllim evidentimin e nevojave specifike për hapësirat fizike.

Duke iu përgjigjur kritikave se parku mund të mbetet vetëm virtual, Haxhi theksoi se projekti është ndërtuar mbi baza të forta ligjore dhe modele të suksesshme ndërkombëtare.

“Durana Ă«shtĂ« njĂ« hap i duhur pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. NĂ«pĂ«rmjet saj mund tĂ« krijojmĂ« inovacion kĂ«tu dhe ta eksportojmĂ« jashtĂ« vendit. TĂ« rinjtĂ« mund tĂ« punojnĂ« pĂ«r kompani globale pa qenĂ« tĂ« detyruar tĂ« largohen”, u shpreh ajo.

Durana Tech Park përfaqëson një model të ri zhvillimi për ekonominë shqiptare, duke kombinuar incentivat fiskale me fuqinë e bashkëpunimit dhe inovacionit, me synimin për ta kthyer Shqipërinë në një magnet për teknologjinë e lartë në rajon.

/r.e/

The post Ndërtimi i Durana Tech Park nis në Xhafzotaj, në një truall shtetëror prej 80 hektarësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 14 mijë pemë të mbjella në Elbasan

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Fushata e pyllĂ«zimit nĂ« bashkinĂ« Elbasan po vijon me intensitet, nĂ« kuadĂ«r tĂ« masave pĂ«r mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sipĂ«rfaqeve tĂ« gjelbra.

Procesi është pjesë e një strategjie të qëndrueshme për rigjenerimin e ekosistemit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet dhe zonat përreth tij.

Aksioni i radhĂ«s i mbjelljeve u zhvillua nĂ« KodĂ«r KrastĂ«, e njohur si “mushkĂ«ria e qytetit”, ku grupet e punĂ«s sĂ« drejtorisĂ« sĂ« pyjeve, sĂ« bashku me vullnetarĂ«, vijuan mbjelljen e fidanĂ«ve tĂ« rinj.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si dhe deputeti Adi Qosja.

Kryebashkiaku Llatja theksoi se fushata e pyllëzimit është shtrirë në disa zona prioritare, si në territorin urban ashtu edhe në atë rural.

Ai bëri të ditur se deri më tani në gjithë bashkinë e Elbasanit janë mbjellë mbi 14 mijë pemë, ndërsa synimi është që deri në fund të sezonit të mbjelljeve ky numër të shkojë në mbi 20 mijë fidanë.

Sipas tij, prioritet u është dhënë zonave me ndikim ekonomik dhe mjedisor, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar Kodër Krastës, ku krahas pastrimit të pemëve të dëmtuara po kryhet edhe zëvendësimi i tyre me fidanë të rinj, duke arritur deri tani në mbi 3400 pemë të mbjella.

Nga ana e tij, deputeti Adi Qose u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e hapësirave të gjelbra dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit veror, për të shmangur dëmtimet dhe zjarret.

Fushata e pyllëzimit është përqendruar në zona me rëndësi mjedisore, turistike dhe ekonomike, si Funari dhe Gjinari, të cilat konsiderohen zona me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit. Ndërkohë, Krasta mbetet një zonë kyçe për balancën ekologjike të qytetit, ku po forcohet brezi i gjelbër për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të tokës.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i fushatës është pyllëzimi në oborret dhe rrethinat e shkollave, me qëllim krijimin e hapësirave më të shëndetshme për nxënësit dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor te brezat e rinj. Paralelisht, po punohet edhe për ripyllëzimin e zonave të prekura nga zjarret, si një masë rehabilituese për rikthimin e ekosistemeve dhe minimizimin e rrezikut të erozionit.

Objektivi për mbjelljen e 20 mijë fidanëve gjatë këtij viti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt një mjedisi më të qëndrueshëm dhe një infrastrukture natyrore më të pasur për komunitetin dhe vizitorët e Elbasanit.

1 nga 5

/r.e/

The post Mbi 14 mijë pemë të mbjella në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Verifikimi i pronave në Has dhe Kukës, publikohet regjistri fillestar

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Faza e afishimit publik pĂ«r regjistrimin fillestar tĂ« pronave po zhvillohet aktualisht nĂ« disa fshatra tĂ« qarqeve Has dhe KukĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« formalizimit dhe garantimit tĂ« tĂ« drejtĂ«s sĂ« pronĂ«sisĂ«.

Për një periudhë 45-ditore, qytetarëve u janë vënë në dispozicion listat e pronave me sipërfaqet përkatëse dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si edhe hartat kadastrale të zonave ku po kryhet regjistrimi.

Në këtë faze janë përfshirë fshati Kryemadh, zona kadastrale 2290, në bashkinë Kukës, njësia administrative Malzi, si edhe fshatrat Qarr, Cahan, Peraj dhe Metaliaj në Bashkinë Has, përkatësisht në zonat kadastrale 3085, 1349, 2910 dhe 2674, në njësitë administrative Golaj, Krumë dhe Fajzë.

Gjatë fazës së parë të regjistrimit fillestar, në bashkëpunim me banorët e zonave të përfshira, janë mbledhur dokumentet e disponueshme, është kryer evidentimi në terren dhe janë përpunuar materialet ligjore dhe hartografike, me qëllim garantimin e një procesi të drejtë, transparent dhe të besueshëm.

Kadastra fton banorët e zonave të përfshira të verifikojnë të dhënat e publikuara dhe, për çdo paqartësi, pretendim apo kërkesë për saktësim, të paraqesin kërkesë me shkrim pranë zyrave ku është kryer afishimi publik ose pranë Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kukës.

Afishimi publik është vendosur në godinat e njësive administrative përkatëse, konkretisht në njësinë administrative Malzi në Shemri për zonën kadastrale Kryemadh, si dhe në godinat e njësive administrative Golaj, Krumë dhe Fajzë në bashkinë Has për zonat e tjera të përfshira në proces.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« regjistrimit fillestar, qytetarĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« regjistrojnĂ« pronĂ«n dhe tĂ« pajisen me dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s pĂ«rmes portalit zyrtar “e-Albania”.

/r.e/

The post Verifikimi i pronave në Has dhe Kukës, publikohet regjistri fillestar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla në Tropojë, dëgjesë me fermerët për Skemën Kombëtare 2026

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot njĂ« vizitĂ« nĂ« TropojĂ«, ku u ndal nĂ« njĂ« dĂ«gjesĂ« tĂ« hapur me fermerĂ« tĂ« zonĂ«s, nĂ« fokus tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« MbĂ«shtetjes nĂ« BujqĂ«si pĂ«r vitin 2026.

Ministri Salla bĂ«ri tĂ« ditur se takimi shĂ«rbeu pĂ«r tĂ« diskutuar drejtpĂ«rdrejt mbi ndryshimet e parashikuara nĂ« skemĂ«, sektorĂ«t prioritarĂ« dhe mĂ«nyrĂ«n se si mbĂ«shtetja shtetĂ«rore duhet t’u pĂ«rgjigjet realisht nevojave tĂ« terrenit.

Sipas tij, dëgjesat me fermerët janë një hap thelbësor për të ndërtuar politika më të drejta dhe më efektive, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Synimi i ministrisĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtimi i njĂ« skeme me rregulla tĂ« barabarta pĂ«r tĂ« gjithĂ« pĂ«rfituesit, e pĂ«rafruar me politikat bujqĂ«sore tĂ« BE-sĂ«, qĂ« garanton pagesa tĂ« drejta dhe rrit konkurrueshmĂ«rinĂ« e sektorit bujqĂ«sor”, u shpreh ministri Salla.

Rreth 62 mijë fermerë në gjithë vendin janë mbështetur deri më sot në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.

Skema ofron mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fara, fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore dhe aromatike, fermat organike, certifikimin Global Gap, si dhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

/r.e/

The post Salla në Tropojë, dëgjesë me fermerët për Skemën Kombëtare 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspertja: Vetëm një prind përfiton rimbursim për fëmijët, mundësi korrigjimi të DIVA-s

TIRANË, 20 janar/ATSH/ PĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga politika e re e qeverisĂ« pĂ«r njohjen e shpenzimeve pĂ«r arsimin e fĂ«mijĂ«ve dhe rimbursimin e bazĂ«s sĂ« tatueshme, prindĂ«rit duhet tĂ« plotĂ«sojnĂ« detyrimisht deklaratĂ«n vjetore tĂ« tĂ« ardhurave personale, DIVA.

Ekspertja kontabël, Gladiola Kuka, në një intervistë për ATSH, theksoi se përfitimi realizohet vetëm përmes DIVA-s dhe kërkon ruajtjen e dokumentacionit të shpenzimeve për shkollën, librat, kurset dhe uniformat.

Sipas saj, çdo prind ligjërisht i ngarkuar me fëmijë nën 18 vjeç mund të kërkojë zbritje prej 48 000 lekësh për çdo fëmijë dhe deri në 100 000 lekë për shpenzimet arsimore, duke ulur tatimin mbi të ardhurat për vitin 2025.

“DIVA Ă«shtĂ« e detyrueshme pĂ«r ata qĂ« kanĂ« tĂ« ardhura vjetore mbi 1,2 milionĂ« lekĂ«, pĂ«r ata qĂ« kanĂ« pasur mĂ« shumĂ« se njĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«s, ose pĂ«r ata me tĂ« ardhura tĂ« patatueshme, dhe duhet dorĂ«zuar online deri mĂ« 31 mars tĂ« vitit pasardhĂ«s”, shpjegoi Kuka pĂ«r ATSH.

Ekspertja bëri të ditur se nëse tatimi i paguar gjatë vitit është më i lartë sesa duhet, individët mund të kërkojnë rimbursim brenda tre muajve pas dorëzimit të deklaratës.

“VetĂ«m njĂ« prind mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« ngarkim, dhe pĂ«r arsim zbritja maksimale mbetet 100 000 lekĂ« nĂ« vit”, shtoi ajo.

Zbritjet e lejuara nga të ardhurat tatueshme përfshijnë zbritjet personale, ato për pensionet private, zbritjet për fëmijët dhe zbritjet për shpenzimet arsimore. Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës kur përllogaritjet tregojnë mbipagesë.

Më pas, sqaron Kuka, aplikuesi duhet të paraqesë një kërkesë për rimbursim, duke bashkëlidhur dokumentet e nevojshme, përfshirë të dhënat e llogarisë bankare, certifikatën familjare dhe dokumentacionin justifikues për shpenzimet arsimore, si kontratat me institucionet përkatëse dhe faturat e pagesave, përfshirë edhe kurset e gjuhëve të huaja.

Kuka shpjegon se detyrimisht DIVA-n duhet ta dorëzojnë edhe individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim, si të ardhurat nga platformat Booking, Airbnb, YouTube, apo qiradhënia.

Ligji, theksoi ajo, parashikon gjithashtu mundësinë e korrigjimit të deklaratës.

“Individi mund tĂ« paraqesĂ« deklaratĂ« korrigjuese brenda afateve ligjore, nĂ«se konstatohet ndonjĂ« pasaktĂ«si nĂ« tĂ« dhĂ«nat e deklaruara”, u shpreh Kuka.

Sistemi i tatimeve për individët pritet të hapet në 22 janar 2026 dhe afati i fundit për dorëzimi e DIVA-s është 31 mars 2026.

/r.e/ /a.g/

The post Ekspertja: Vetëm një prind përfiton rimbursim për fëmijët, mundësi korrigjimi të DIVA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌