Për shkak të motit të keq që ka pushtuar vendin tonë në të dytën ditë radhazi, ka pasur probleme të shumta në shumë qarqe të vendit, rrugë, toka bujqësore nën ujë, banesa të përmbytura dhe familje të evakuuara.
Për shkak të rrëshqitjeve të dheut është bllokuar përkohësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Duke u ndalur gjerësisht te kjo problematike, analisti Arben Meçe tha për emisionin “Real Story” në ABC News se problemi qëndron që te projektimi i rrugës në vitin 2009, ku sipas tij SPAK duhet të nisë një hetim.
Meçe thotë se rruga do të jetë jashtë funksionit për shkak të faktorëve gjeologjikë të papërshtatshëm dhe Berisha, sipas tij, duhet të mbajë përgjegjësi pasi u vendos në shërbim të interesave greke për të sabotuar Korridorin 8.
“Qoftë në planin gjeostrategjik dhe të interesave kombëtare, qoftë edhe në mënyrën e projektimin ajo rrugë quhet sabotazh në sistemin rrugor në Republikën e Shqipërisë. Në mënyrë më të posaçme, problemi më serioz i saj është mos marrja fare në konsideratë e informacioneve gjeologjike në të cilat ajo është zhvilluar. Nuk po them në gjeometrinë e trupit dhe në gjeometrinë e aksit të lëvizjes. Është ndërtuar në formacione gjeologjike, që kanë për ta nxjerrë ashtë funksionit atë rrugë.
Që në momentin që është nisur projektimi, unë kam thënë që SPAK duhet të fillojë një hetim që në gjenezë, që në vitin 2009 se kush janë projektuesit e asaj rrugës dhe cili ishte synimi final i asaj rruge. 300 milionë euro janë hedhur në kosh në atë rrugë. Në një kohë shumë të shkurtër do të shohim shkarje masive. Aksi Qukës -Qafë Plloçë është rasti më i pastër dhe më ideal ku Sali Berisha vendoset në shërbim të interesave greke për të sabotuar Korridorin 8”, tha Meçe./abcnews.al
Qarkullimi në aksin e ri Qafë Plloçë-Qukës është mbyllur përkohësisht pas rënies së inerteve dhe dherave në rrugë. Vendimi është marrë për të shmangur rrezikun e aksidenteve, si ai i ndodhur paraditen e sotme, ku një mjet u përfshi në ngjarje për shkak të kushteve të vështira. Policia e qarkullimit rrugor e Korçës dhe ajo […]
Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar plotësisht mbrëmjen e sotme si pasojë e rrëshitjes së dherave nga shpati të nxitura nga reshjet e dendura të shiut.
Rrëshqitje ka pasur dhe gjatë ditës së sotme, duke evidentuar këtu dhe një rast ku sasi inertesh ranë mbi një automjet ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Këto rrëshqitje bllokuan njërën korsi, por lëvizja nuk u bllokua plotësisht.
Nga rrëshqitja e fundit, janë bllokuar të dy krahët e lëvizjes dhe aktualisht aksi është i paaksesueshëm nga automjetet, ndërsa shoferët janë orientuar për të përdorur rrugën e vjetër. Sakaq, në terren ndodhen grupet e punës ku po punohet për pastrimin e aksit dhe rihapjen sa më parë të qarkullimit.
Të tjera problematika serioze janë regjistruar këtë të mërkurë, në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë që ka kushtuar plot 260 mln euro. Pas aksidentit të ndodhur disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, një tjetër rrëshqitje dherash ka ndodhur duke bllokuar njërën prej korsive […]
Një tjetër situatë skandaloze ka ndodhur në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila ka kushtuar 260 mln euro dhe që u inaugurua disa muaj më parë nga ministrja Belinda Balluku, tashmë nën hetim nga SPAK për disa vepra penale. Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke […]
Mëngjesin e 23 nëntorit, disa familjarë nga Tirana nisën një udhëtim drejt Maliqit për të marrë pjesë në një përkujtimore. Ata vendosën të kalonin nga rruga e re Qukës – Qafë Plloçë, pak javë pas ceremonisë inauguruese, ku daullet, veshjet popullore dhe buka me qiqra tipike e juglindjes ishin pjesë e festës. Por të gjitha makinat e nisura […]
Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër qeverinë, duke kërkuar praninë e ministrave për t’u përgjigjur para Kuvendit.
Blushi deklaroi se seanca e sotme ka rëndësi të veçantë për qytetarët, pasi synimi është llogaridhënia e ekzekutivit dhe kërkoi shpjegime për një sërë çështjesh, duke filluar nga shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë.
“Qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia. Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?”, tha ai.
Deputeti ngriti edhe shqetësimin për çështjen e përmbytjeve në vend, ku ironizoi duke thënë se fondet e emergjencave civile, “janë të barabarta me bakshishin e Tunelit të Llogarasë.”
Tedi Blushi: Dua t’ju kujtoj nenin 47 të rregullores: Anëtarët e Këshillit të ministrave, kanë të duhet dhe kur u kërkohet, e kanë për detyrë të marrin pjesë në seancë plenare. Unë nuk besoj se ka seancë më të rëndësishme për qytetarët se sa kjo sot. Po qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia.
Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?
Ministrit të Drejtësisë apo ministres së Brendshme? Kujt t’i kërkojmë llogari pse shqiptarët nga veriu në jug janë përmbytur edhe këtë vit dhe se fondit i emergjencave civile ishte i barabartë me bakshishin e Tunelit të Llogarasë. Kush do na e jap këtë sqarim. Kush përgjigjet nga qeveria për këto çështje.
Unë e kuptoj që shumica e ministrave duke filluar nga kryeministri kanë fokusin si e si të vjedhin nga mëngjesi deri në darke, por qëllimi i kësaj seance është llogaridhënia. Kush do jap llogari sot?
Kush do jap llogari kush ja fali tokën publike Mogerinit, ndërkohe që qytetarët ende dyerve të ministrive dhe gjykatave për pronat e tyre. Kush do japi sqarime sot? Kush do flas për këtë çështje? Do flisni ju kryetar, ministri i mjedisit, apo Toni Gogu. Kemi shumë pyetje, për të cilët duhet të vijë kryehajduti të jap sqarime.
Shembjet e rrugëve të sapoinauguruara po ekspozojnë realitetin e projekteve më të kushtueshme të qeverisë. Nga Qukës–Qafë Plloçë te Korçë–Ersekë, te Rruga e Arbrit dhe tek autostrada Thumanë – Kashar, tejkalimet buxhetore, vonesat dhe punimet me cilësi të dobët janë kthyer në kryefjalë të investimeve infrastrukturore. Kur erdhi në pushtet, Kryeministri Rama premtoi se qeverisja […]
Një masiv shkëmbor u shkëput përgjatë aksit Qukës–Qafëplloçë një ditë më parë, duke bllokuar plotësisht korsitë e lëvizjes dhe duke krijuar rrezik serioz për udhëtarët.
Qarkullimi i mjeteve u devijua vetëm përmes bypass-it provizor të ndërtuar gati një javë më herët, pasi zona është konsideruar problematike për shkak të formacioneve të dobëta gjeologjike.
Sipas njoftimit të ARRSH, shembja erdhi si pasojë e motit të keq, i cili shkaktoi çarje në skarpatë dhe rrëshqitje gurësh në trup të rrugës, konkretisht në kilometrin e 35 të saj. Një ditë pas ngjarjes, në terren vijojnë punimet për pastrimin dhe stabilizimin e plotë të segmentit, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal ndërsa jashtë kamerës punonjësit pohojnë se rreziku i shembjes ishte konstatuar më herët ndaj edhe ishte ndërtuar bypassi.
Megjithëse autoritetet kanë njoftuar se rruga është e kalueshme dhe nuk paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve, situata në terren tregon të kundërtën: lëvizja është ulur, ndërsa shumë udhëtarë zgjedhin të shmangin zonën për shkak të pasigurisë. Banorët e zonës por edhe ata që kalojnë për të fituar kohë kërkojnë më shumë siguri
Kjo situatë ngre sërish pikëpyetje për një nga projektet më të gjata dhe më të kushtueshme të infrastrukturës shqiptare. Për ndërtimin e kësaj rruge, që kap vlerën e afro 260 milionë dollarëve, qytetarët pritën plot 16 vite një pritje e gjatë që sot përballet me problematika serioze sigurie, vetëm pak kohë pas përfundimit të saj.
Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit sollën çarje të skarpatës dhe rënie të gurëve në kilometrin e 35-të të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.
Në rrjete sociale dhe kanale të tjera të informimit u tha se për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, kjo rrugë ishte e pakalueshme dhe madje ishte rrezikuar jeta e kalimtarëve. Por ky në fakt ishte një dezinformim për publikun.
Citizens shpjegon se bllokimi i rrugës nuk ka sjellë pasoja në lëvizje, dhe aq më shumë në sigurinë e kalimtarëve, pasi kompania e kontraktuar për punimet kishte hapur një rrugë dytësore paralele “bypass” për t’iu mundësuar kalimtarëve vijimin e rrugës.
Devijimi ishte kryer që rreth një javë më parë, duke i paraprirë situatës së ndodhur ditëve të fundit.
“I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm”, u shpreh Autoriteti Rrugor Shqiptar në një komunikim online.
Shembje të një natyre më të vogël janë venë re edhe më herët në këtë rrugë, ndërsa ajo ka rreth dy muaj që është hapur për qarkullim. Segmenti prej 43.4 km u përurua me ceremoni dhe prezencë të përfaqësuesve shtetërorë. Ndërtimi zgjati rreth 16 vite me një kosto totale mbi 235 milionë dollarë.
Terreni në të cilin kalon rruga është i paqëndrueshëm. Kushtet e rënduara atmosferike e bëjnë situatën edhe më të vështirë.
Pavarësisht rastit dizinformues që u shoqërua këto ditë, cilësia e punimeve mbetet në diskutim. Autoritetet duket se nuk kishin finalizuar ende kontratat e mirëmbajtjes, teksa rrëshqitjet e dherave duhet të ishin marrë parasysh që në fazën e projektimit dhe të mbikëqyreshin me kujdes në fazën e punimeve.
Në shtator 2025, ARRSH hapi tender për mirëmbajtjen me fond limit mbi 330 mijë euro me afat për paraqitjen e ofertave fundin e muajit tetor, mirëpo deri më tani ende nuk ka pasur një fitues të shpallur.
Rruga i përket kategorisë C1, me dy karrexhata me 3,75 metra nga secili krah dhe një metër korsi ndihmëse. Ndërsa si vepra arti janë dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra dhe 4 ura, dy prej të cilave metalike.
16 vite për 43.4 km rrugë
Odiseja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë nis në vitin 2009, kur ish-kryeministri Sali Berisha premtoi ndërtimin e saj.
“Vota së bashku me ne është votë […] për autostradën e re Qukës-Plloçë-Pogradec,” shprehej Berisha asokohe në takime elektorale.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, Berisha preu shiritin e nisjes së punimeve. Projekti u cilësua më vonë “pa studim dhe me gabime teknike” nga ekspertët e ARRSH-së.
Ai ishte hartuar me buxhetin e shtetit, por pas ndërprerjes së punimeve dhe pamundësisë financiare, në vitin 2013 për të u mor kredi, e cila do të ishte e para e një serie lëvrimesh të tilla.
Huaja, e cila synonte të përfundonte veprën u mor nga Banka Islamike për Zhvillim (BIZH) dhe Fondit Saudit për Zhvillim (FSZH), ndërsa kishte një vlerë totale prej 125 milionë dollarësh.
Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama, projekti u rishikua, duke shtuar kësisoj kosto të tjera financiare.
“Ky ndryshim, ka qenë i domosdoshëm, sepse po të kishim vazhduar me projektin që trashëguam do të ishim në një situatë edhe më katastrofike se me rrugën Tiranë-Elbasan”, shprehej Rama gjatë një inspektimi të punimeve në vitin 2017.
Puna rinisi zyrtarisht në vitin 2015. Në 2018-ën, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një tjetër inspektimi premtoi se rruga do të ishte funksionale në vitin 2019. Mirëpo, edhe pas përfundimit të këtij afati rruga nuk u hap.
Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, në shtator të vitit 2020, ministrja e pezulluar e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se për të përmbyllur punimet nevojiteshin edhe 105.8 milionë dollarë: 56.8 milionë për dy lotet e para dhe 49 për lotin e tretë.
Kjo nevojë u materializua dy vite më vonë, në 2022-in kur qeveria mori tjetër hua nga FSZH me vlerën 49 milionë dollarë për të përfunduar lotin e tretë të rrugës. Lot ky, i cili nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.
Sipas ARRSH-së, kostoja fillestare për lotin e parë dhe të dytë ka qenë 38 dhe 63.1 milionë dollarë. Ndërsa sot, loti i parë ka shkuar 74 milionë dhe loti i dytë 95 milionë.
Sa i takon financuesve, sipas ARRSH-së, nga buxheti i shtetit u financuan vetëm 2.9 kilometra. Ndërsa për pjesën tjetër BIZH (30 km) dhe FSZH (10 km).
Qeverisë socialiste iu desh të niste mandatin e katërt për të përfunduar këtë rrugë me kosto të dyfishuar prej fillimit, duke shkuar në mbi 235 milionë dollarë.
Shemba e rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe dëmtimi i aksit Korçë-Ersekë me shirat e parë të dimrit nxorrën në pah skandalin infrastrukturor të inaguruar me bujë nga Balluku e Rama. Ditën e sotme inxhinieri Romeo Nazarko ka deklaruar se këto projekte janë jashtë standardeve, pa kolaudime dhe pa cilësi. Sa i takon aksit Qukës-Qafë Plloçë inxhinieri […]
Kryedemkrati Sali Berisha ka publikuar një video ku rikujton inaugurimin e disa muajve më parë të aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ceremoni e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar nga detyra, Belinda Balluku. Në video shihet momenti kur Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën, të pritur me këngë, valle polifonike dhe me kulaç nga […]
Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka publikuar një video nga rruga Qukës – Qafë Plloçe, e cila sot u bllokua totalisht për shkak të rrëshqitjes së një masivi të madh shkëmbor. Në video, ku Lapaj shfaqet pikërisht në rrugën e bllokuar thotë se “jeta e qytetarëve rrezikohet kur tenderat bëhen me telefon dhe […]
Shembja e lotit 3, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxjerr në pah një histori të pamëshirshme plaçkitje të parasë publike, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompania nga Arabia Saudite dhe kallauzi i saj në Shqipëri. Kjo e fundit është kompania 2 T, që zotërohet nga […]
Analisti Lutfi Dervishi, ka ironizuar sitatën skandaloze të ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila u bllokua pas rrëshqitjeve të masivit shkëmbor, vetëm 2 muaj nga inagurimi i saj me valle, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku. ‘Ndryshe nga inagurimet e tjera, Qukës Qafë Plloçë […]
Shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar duke e cilësuar si krim shtetëror dhe jo si gabim. ‘260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet’, shkruan Balliu në Facebook. Postimi i plotë: 260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet. Kjo s’është […]
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të gjata, më të kushtueshme dhe më të stërzgjatura të infrastrukturës shqiptare, është shembur vetëm nga një shi i parë i vjeshtës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degradimin e shpejtë të një vepre që sapo ishte inauguruar, masa gjigande shkëmbore të rrëzuara mbi asfalt, barriera të shtrembëruara […]
TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin është shkaktuar çarje e skarpatës dhe rënie e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
Sipas ARRSH-së, grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
ARRSH njofton se gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.
Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të ulin shpejtësinë,
të mbajnë distancën e sigurisë, të shmangin frenimet e papritura dhe të udhëtojnë me kujdes.
Pas bllokimit të aksit Qukës-Qafë Plloçë dy muaj pas inagurimit, deputeti demokrat Ivi Kaso thotë se ky aks është afera e radhës e Ballukut që duhet hetuar. Në një postimi në rrjete sociale, Kaso ka publikuar pamjet e rrugës së bllokuar krahas së cilave shkuan se kostot e këtij aksi u frynë në mbi 260 […]