Prokuroria e Posaçme, sekuestroi në nëntor te vitit 2024 dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj në Tiranë, por njëra prej tyre u revokua me argumentin se masa e sekuestros ekuivalente ishte e papërshtatshme.
NjĂ« muaj pas arrestimit tĂ« ish-presidentit Ilir Meta pĂ«r akuza tĂ« korrupsionit dhe pastrimit tĂ« parave, Gjykata e Posaçme vendosi nĂ« nĂ«ntor 2024 sekuestrimin preventiv tĂ« dy vilave nĂ« zonĂ«n rezidenciale âKodra e Diellitâ nĂ« TiranĂ«.
Vilat ishin nĂ« pronĂ«si tĂ« Monika Kryemadhit dhe nĂ«nĂ«s sĂ« saj, Fatime Kryemadhi â gjithashtu tĂ« pandehura nĂ« tĂ« njĂ«jtin procedim penal me MetĂ«n.
Sipas arsyetimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« shkallĂ«s sĂ« parĂ«, vilat u sekuestruan mbi bazĂ«n e nenit 36 tĂ« Kodit Penal si pasuri qĂ« ârrjedhin ose fitohen drejtpĂ«rdrejt ose tĂ«rthorazi nga kryerja e veprĂ«s penale si dhe tĂ« çdo pasurie tjetĂ«r, vlera e sĂ« cilĂ«s i korrespondon asaj tĂ« produkteve tĂ« veprĂ«s penaleâ.
Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit e ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke çliruar nga sekuestroja njërën prej vilave në pronësi të Fatime Kryemadhit. Vendimi u la më pas në fuqi nga Gjykata e Lartë.
Ish-president Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, gjendet në arrest prej 21 tetorit 2024 për akuzat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj po hetohen në gjendje të lirë.
Meta dhe Kryemadhi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë konsideruar hetimin si politik. Dosja u dërgua për gjykim më 29 gusht, por gjykata nuk është shprehur ende për kalimin ose jo për gjykim të çështjes në themel, pasi seancat janë shtyrë.
Sipas përmbledhjes së arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që BIRN e siguroi përmes një kërkese për të drejtë informimi, dy vilat objekt sekuestrimi në pronësi të Fatime dhe Monika Kryemadhit janë përfituar nëpërmjet kontratave të shkëmbimit të lidhura me një shoqëri që ka ndërtuar mbi truallin në pronësi të tyre, duke u vlerësuar si pasuri me burime të ligjshme.
Ndaj edhe arsyetimi gjyqĂ«sor u fokusua mbi konceptin e sekuestrimit ekuivalent â njĂ« term qĂ« sipas Kodit Penal nĂ«nkupton bllokimin e njĂ« vlere tĂ« barabartĂ« me produktin e veprĂ«s penale.
Sipas vendimit të gjykatës, Fatime Kryemadhi dyshohet se ka ndihmuar Metën dhe Kryemadhin në akuzën e pastrimit të parave, përmes investimit të 846 mijë eurove në blerjen e apartamenteve për llogari të tyre, apartamente të cilat janë shitur më pas.
Monika dhe Fatime Kryemadhi kanë pretenduar në ankim se në rastin e tyre, kanë munguar kushtet për të vendosur sekuestro preventive për dy vilat, si dhe se mungonte arsyetimi i vendimit, si një nga elementët e procesit të rregullt ligjor.
Ato pretenduan se edhe në rastin e sekuestros preventive, duhet të provohet se sendi ka shërbyer, është destinuar ose përbën produktin e veprës penale.
Gjyqtarja e Apelit, Igerta Hysi vëren se ligjvënësi ka njohur në ligjin procedural penal tre lloj sekuestrosh, në ndihmë të procedimit penal, të cilat dallohen nga emërtimi dhe nga qëllimet që ndjekin.
Në vijim, ajo argumenton se konfiskimi ekuivalent ose i barazvlershëm është në thelb sanksionues, pasi synon kapjen e pasurive me një vlerë të barabartë me shumën e korrupsionit të konstatuar.
Po ashtu, gjyqtarja Hysi vlerëson se metodologjia e ndjekur nga SPAK për përcaktimin e vlerës së dy vilave të sekuestruara nuk është i drejtë dhe ligjor.
Sipas saj, vlera e përcaktuar në kontratat e blerjes së objekteve të ngjashme me vilat objekt sekuestro, përfaqëson çmimin e dakordësuar me vullnet të lirë ndërmjet palëve kontraktuale, që jo detyrimisht i korrespondon vlerës reale të pasurisë objekt kontrate.
Apeli vëren se dy vilat rrjedhin nga burim i ligjshëm, e për këtë arsye prokuroria duhet të tregojë një kujdes të veçantë në verifikimin e vlerës së kësaj pasurie, duke e realizuar me ekspertë të fushës, në vlerën që ajo ka në momentin e caktimit të masës.
Gjyqtarja Hysi çmon se, bazuar në një vlerësim real të pasurisë së të pandehurës Monika Kryemadhi, zbatimi i masës së sekuestros preventive mbi pasurinë e nënës së saj, mund të jetë i papërshtatshëm.
Sipas gjykatës, vetëm sekuestrimi ekuivalent i vilës së Monika Kryemadhit, është i aftë të përmbushë qëllimet e ligjvënësit për garantimin e marrjes së produktit të veprës penale të kryer prej saj.
âNĂ«pĂ«rmjet sekuestrimit ekuivalent, ligjvĂ«nĂ«si synon konfiskimin e pasurisĂ« sĂ« ligjshme nĂ« kĂ«mbim tĂ« vlerĂ«s sĂ« produktit nga vepra penale, e pĂ«r rrjedhojĂ« kĂ«rkohet qĂ« masa e sekuestrimit tĂ« kufizohet vetĂ«m brenda vlerĂ«s sĂ« produktit, pra tĂ« mos e tejkalojĂ« kĂ«tĂ« vlerĂ«. Synimi i ligjvĂ«nĂ«sit nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« tĂ« sigurojĂ« marrjen e vlerĂ«s sĂ« produktit tĂ« veprĂ«s penale nga ai qĂ« Ă«shtĂ« pasuruar padrejtĂ«sishtâ, arsyeton Hysi.
Nisur nga fakti se nuk provohet një vlerë më e lartë nga produkti i veprës penale të pastrimit nga ai i krimit kryesor, si dhe në mungesë të ndonjë përfitimi apo avantazhi ekonomik nga Fatime Kryemadhi, Gjykata e Posaçme e Apelit vlerësoi se sekuestrimi ekuivlent mbi vilën në pronësi të saj nuk është i përshtatshëm.
Në përfundim, bazuar në këto arsyetime, gjyqtarja Hysi ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë përsa i përket sekuestrimit të vilës së Monika Kryemadhit dhe ka liruar banesën e nënës së saj, Fatime Kryemadhi nga sekuestroja preventive./BIRN
The post U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme/ Argumentet e Apelit, BIRN: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit appeared first on Albeu.com.