Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

14:54 Hetimi pasuror për Sali Berishën/ Zbulohet arsyeja, pse u thirr Belind Këlliçi në SPAK

Last Updated on 12/01/2026 by EL

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”. Kështu deklaroi deputeti demokrat Belind Këlliçi, teksa la ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje për më shumë se 1 orë e 30 minuta. Burimet thonë se bëhet fjalë për një çështje që lidhet me hetimin e pasurisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Sipas burime për VNA, Këlliçi është pyetur lidhur me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit, 11 dhjetor 2021, ku deputeti ka qenë një nga organizatorët bashkë me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.

Për kujtesë, në 11 dhjetor Sali Berisha bashkë me të sipërpërmendurit organizuan një kuvend në stadiumin Air Albania, ku de facto morën drejtimin e PD dhe Berisha u vetëshpall kryetar i partisë.

Askush në atë kohë nuk iu përgjigj pyetjes se kush financoi atë aktivitet, ku së paku u shpenzuan 1 milion euro, të llogaritura me infrastrukturën dhe mikpritjen e njerëzve.

Por mesa duket, në sitën e SPAK-ut po kalojnë edhe këto shpenzime, që e kanë kapur gafil Belind Këlliçin, i cili me këtë rast e ka qepur gojën për Prokurorinë e Posaçme dhe nuk ka folur para gazetarëve.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të rezultojë pas hetimeve të SPAK-ut për këtë çështje./et

Çfarë e pret Kosovën ndërsa BE-ja nis heqjen e masave?

Bashkimi Evropian ka njoftuar se në muajin janar do të nisë heqjen graduale të sanksioneve ndaj Kosovës.

Sanksionet janë vendosur në verën e vitit 2023, pasi Prishtina zyrtare ka zbatuar rezultatet e zgjedhjeve të kontestuara në veriun e banuar me shumicë serbe, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli.

Ky hap mund t’i ringjallë shpresat evropiane të Kosovës, pasi 2026-ta mund të jetë viti kur aplikimi për anëtarësim në BE, i dorëzuar në fund të vitit 2022, do të shqyrtohet për herë të parë nga Komisioni Evropian.

Po ashtu, ekziston mundësia që dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Brukseli, të rifillojë pas një ndërprerjeje dyvjeçare.

Sanksionet kanë qenë të diskutueshme dhe pa precedent në raportet e BE-së me një vend aspirant për anëtarësim.

Ato nuk kanë qenë sanksione në kuptimin e plotë politik dhe procedural, ndaj në qarqet e Brukselit janë konsideruar më tepër si “masa”.

Sanksionet e BE-së duhet t’u paraqiten 27 shteteve anëtare përmes një akti formal ligjor dhe të miratohen njëzëri. Kjo ka ndodhur, për shembull, në vitin 2019, kur Brukseli ka ngrirë asetet dhe ka ndaluar vizat për individë nga Turqia, vend kandidat për anëtarësim në BE, për shkak të shpimeve të paautorizuara për gaz në Mesdheun Lindor.

Në rastin e Kosovës, një procedurë e tillë nuk është ndjekur. Në vend të saj, shefi i atëhershëm i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u ka dërguar një letër shteteve anëtare, ku i ka përshkruar masat dhe u ka rekomanduar kryeqyteteve që t’i zbatojnë ato, ndonëse nuk ka pasur ndonjë detyrim formal.

Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim, departament i BE-së që merret me vendet që synojnë anëtarësimin në bllok, e ka njoftuar më pas Kosovën për masat që do të ndërmerren kundër saj.

Këto masa kanë qenë kryesisht të natyrës së brendshme të BE-së; ato kanë përfshirë ngrirjen e fondeve për Kosovën nga buxheti i përbashkët i BE-së, pezullimin e vizitave të nivelit të lartë dhe mosmbajtjen e mbledhjeve të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, mekanizmit kryesor politik të marrëdhënieve Bruksel-Prishtinë, deri në një njoftim të dytë.

Ndonëse për vendosjen e masave nuk ka pasur unanimitet formal të shteteve anëtare të BE-së, për heqjen e tyre është kërkuar.

Kur Borrell, në njërin nga veprimet e tij të fundit para largimit nga detyra në vitin 2024, ka kërkuar heqjen e masave, nuk ka pasur konsensus dhe vendimi fillestar ka mbetur në fuqi.

Një dinamikë e re në favor të Kosovës është krijuar me nisjen e punës së përbërjes së re të Komisionit Evropian në fund të vitit 2024, kur disa diplomatë evropianë kanë vlerësuar se komisionari në largim për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili vinte nga Hungaria, ka pasur “një simpati të veçantë” për Serbinë dhe ka penguar çdo lëvizje reale në favor të Kosovës.

Më pas është paralajmëruar “heqja graduale” e masave, por nuk është shpjeguar qartë se cilat masa do të hiqeshin dhe në çfarë afati.

Gjatë vitit 2025, Kosovën e kanë vizituar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, duke hedhur poshtë idenë se ekzistonte ndalesa për vizita të nivelit të lartë.

Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, asnjë politikan i lartë kosovar nuk ka realizuar ndonjë vizitë dypalëshe në Bruksel.

Një përparim i madh politik ka ndodhur pastaj në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili është mbajtur në Bruksel, më 17 dhjetor. Atë ditë, von der Leyen ka njoftuar se masat ndaj Kosovës do të hiqen.

Ky vendim ka pasuar zgjedhjet lokale të tetorit në veri të Kosovës, të cilat Brukseli i ka vlerësuar si “të qeta dhe paqësore”, duke përmbysur kështu qasjen që ka ndërmarrë në vitin 2023.

Megjithatë, kjo nuk ka shënuar fundin e rrëfimit.

Para samitit, Franca, Hungaria, Italia, Sllovakia dhe Spanja kanë propozuar që heqja e masave të bëhej në dy faza.

Sipas këtij plani, gjysma e parave të ngrira, rreth 216 milionë euro, do të lëshohej menjëherë për Prishtinën, ndërsa gjysma tjetër, 205 milionë euro, do të shpërndahej pas zgjedhjeve parlamentare më 28 dhjetor.

Arsyeja ishte se lëshimi i menjëhershëm i të gjitha parave, do t’i jepte avantazh të madh politik kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore.

Kushti i ri është vendosur nga pothuajse të njëjtat shtete që në vitin 2023 kanë luajtur rol kyç në shmangien e masave të ngjashme të BE-së ndaj Serbisë, pasi militantë serbë – me mbështetje të dyshuar nga Beogradi zyrtar kanë sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke lënë një oficer të vrarë.

Disa shtete të tjera anëtare të BE-së janë ankuar se vendet proserbe po nxisnin sërish veprime kundër Kosovës, por më pas kanë rënë dakord, duke dëshiruar të shmangnin një tjetër ngërç politik.

Në fund, Kurti ka rritur numrin e votave dhe BE-ja ka njoftuar menjëherë se gjysma e dytë e parave të ngrira do të lirohet në fillim të vitit 2026.

Problemi tani është se, edhe pse janë marrë vendimet politike për heqjen e të gjitha masave, puna teknike nuk ka filluar ende.

Granti i parë është “programuar”, që do të thotë se është caktuar për përfitues të ndryshëm në Kosovë, por paratë ende nuk janë transferuar.

Sipas zyrtarëve të BE-së, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, as hapi formal për të “programuar” grantin e dytë nuk është bërë akoma, edhe pse pritet të kryhet si formalitet gjatë janarit.

Pasi këto masa janë vendosur në mënyrë të paprecedentë në vitin 2023, në Bruksel është duke u diskutuar edhe për atë se çfarë duhet bërë teknikisht për t’i hequr ato.

Për shembull, a duhet që shtetet anëtare të BE-së të konsultohen sërish me shkrim apo përmes ndonjë grupi pune apo komiteti të Këshillit, apo Komisioni mund të vazhdojë pa marrë miratimin e tyre?

Ajo që dihet me siguri është se Komisioni Evropian dëshiron të rifillojë të angazhohet me Kosovën.

Pak njerëz në Bruksel besojnë se Kosova dhe Serbia do të jenë të gatshme të angazhohen së shpejti në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, por të dërguarit të Brukselit për këto bisedime, diplomatit danez, Peter Sorensen, së fundmi i është rinovuar mandati edhe për dy vjet.

Besohet se Kaja Kallas, e cila ende nuk ka ndërmjetësuar ndonjë rund dialogu në nivelin më të lartë politik, do të përpiqet të arrijë diçka në Ballkanin Perëndimor, pas një fillimi të vështirë që ka pasur si diplomate kryesore e BE-së.

Marrë parasysh se Brukseli është anashkaluar shpesh në çështje si: bisedimet për paqe për Ukrainën, lufta në Gazë dhe situata në Iran, zyrtarët e BE-së thonë me shaka se arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë “fryti më i lehtë” që mund ta arrijë blloku në këtë moment.

Ekziston gjithashtu mundësia që shtetet anëtare të BE-së të bien dakord për ta dërguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE te Komisioni Evropian, në mënyrë që ekzekutivi i BE-së të vlerësojë nëse Prishtina mund të bashkohet me bllokun në të ardhmen.

Çekia, e cila ka pranuar aplikimin e Kosovës gjatë kryesimit të saj me BE-në më 2022, ka qenë vendi i fundit që ka bërë përpjekje reale për ta trajtuar këtë çështje.

Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – kanë bllokuar çdo përparim dhe ua kanë bërë të qartë vendeve të tjera anëtare që kanë pasur presidencën e radhës, se nuk do ta trajtojnë këtë çështje.

Pritjet janë që gjërat të mos lëvizin gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërsa ndryshime mund të ketë kur Irlanda ta marrë presidencën në muajin korrik.

Dublini e ka bërë të qartë se po punon për t’i përfunduar negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në BE deri në fund të vitit dhe se synon të afrojë edhe Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën me bllokun.

Me zgjerimin e BE-së si një nga prioritetet kryesore, Irlanda mund të nisë gjithashtu edhe një vlerësim për Kosovën, shkruan REL.

Sipas thashethemeve në Bruksel, Spanja, shpesh më e vështira mes pesëshes që s’e njeh Kosovën mund të lejojë që Komisioni ta bëjë një vlerësim, për aq kohë sa një gjë e tillë nuk i detyron shtetet anëtare ta diskutojnë menjëherë çështjen e njohjes së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë e pret Kosovën ndërsa BE-ja nis heqjen e masave? appeared first on Sinjali.

Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë

Inxhinieri, Romeo Nazarko ka folur mbi degradimin dhe shembjet e regjistruara në rrugët e inaguruara me bujë nga Belinda Balluku. Sipas tij, shembjet vijnë kryesisht nga mungesa e kolaudimeve të rrugëve dhe më kryesorja, nga mungesa e studimeve gjeologjike, përveç aferave korruptive me tenderime dhe prokurime. Sipas tij, pothuajse çdo rruge nuk i bëhet studim […]

The post Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

Korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Seanca e sotme do të përcaktonte nëse dosja në ngarkim të tyre do të kalonte për gjykim ose jo, por pas 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj […]

The post Korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin appeared first on BoldNews.al.

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj. Burime përskyweb.al bëjnë me dije se verifikimet po fokusohen te disa kompani të regjistruara në DURANA, për të cilat ka dyshime […]

The post Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA appeared first on BoldNews.al.

Si të shpenzosh 10 milionë euro me çokollata, rasti i AKSHI-t

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Në shtator 2025, gjatë prezantimit të qeverisë së tij të katërt radhazi, Kryeministri Edi Rama arriti të kapë për një çast vëmendjen e ciklit mediatik ndërkombëtar duke shpallur diçka që u paraqit si risi: një chatbot i sofistikuar me emrin “Diella”, i emëruar zyrtarisht Ministre Shteti për Inteligjencën Artificiale […]

The post Si të shpenzosh 10 milionë euro me çokollata, rasti i AKSHI-t appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet sërish/ Seanca ndaj Metës dhe Kryemadhit më 22 janar

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), në ngarkim të ish-Presidentit të vendit, Ilir Meta, dhe të pandehurve të tjerë.

Në SPAK është paraqitur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, dhe avokati mbrojtës Kujtim Cakrani, ndërsa i pranishëm në sallë ishte edhe Meta.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja të kalojë për gjykim duke pretenduar se ka prova të forta.

Tanimë pritet të shohim se çfarë do të ndodhë më 22 janar.

Ish Presidenti Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.

“Rama ka 8 firma në dosjen ‘Partizani'”/ Malltezi: Do e vëmë me përgjegjësi pas murit

Zgjati disa orë seanca e dosjes ‘Partizani’ sot në GJKKO por nuk u ezauruan të gjitha parashtrimet për shkak të afateve kohore që mori paraqitja e shqyrtimeve e avokatëve.

Seanca nisi me parashtrimet e avokates së zotit Berisha, Klodiana Gjyzari që e konsideroi proces totalisht të nxitur politikisht dhe iu referua kryeministrit Edi Rama që në një takim me PS-në jepte mesazhe drejt drejtësisë që të ndërmerrnin veprime ndaj kreut të PD-së. Ndërsa më pas parashtrimet i bëri dhe Jamarbër Malltezi. Këto parashtrime do vijojnë dhe seancën e ardhshme.

Në një prononcim për mediat, Malltezi bëri të ditur se ka kërkuar zyrtarisht thirrjen e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në procesin gjyqësor pasi firma e Ramës gjendet në të paktën tetë dokumente të dosjes hetimore.

Sipas Malltezit, prokurorët “e nënshtruar politikisht” nuk kanë dëshirë ta pyesin kryeministrin, por ai këmbëngul se do ta vendosë “me përgjegjësi pas murit”. Ai gjithashtu njoftoi se ka kërkuar praninë e medias në seancat e ardhshme, një kërkesë që sipas tij është miratuar nga gjyqtarët, me kushtin që vetë mediat të bëjnë një kërkesë formale.

“Shpresojmë që kjo kërkesë do pranohet dhe do kemi Edi Ramën fillimisht si dëshmitar. Natyrisht, prokurorët e nënshtruar politikisht nuk do kenë dëshirë ta pyesin, sepse e kanë dëshmuar që s’kanë pasur. Ndonëse firma e Edi Ramës del në të paktën tetë dokumenta në materialet e dosjes. Neve do e vëmë me përgjegjësi pas murit. Kërkova që seancën e ardhshme të ketë prezencë të medias. Gjyqtarët thanë, kjo nuk varet nga ju, por varet nga kërkesa e mediave. Unë kërkoj që kamerat të jenë në sallë. Meqenëse kemi gazetarët, ju lutem, drejtojini kërkesë që kamerat të jenë në sallë. Të kemi parasysh që edhe në gjykatën e Hagës, që fliten sekrete të para 20 e kusur viteve, janë kamerat në sallë. Le të jenë kamerat në sallë. Ne kemi shumë falsifikime dhe gënjeshtra që kanë bërë prokurorët e nënshtruar politikisht. Ju si media, bëjeni kërkesë.

Unë gjithashtu kërkova që të kem të drejtën e paraqitjes me projektor të fakteve, pasi që kam shumë herë më tepër foto çarmatosëse për falsifikimet dhe gënjeshtrat e prokurorëve të nënshtruar politikisht, sesa ka nevojë për fjalë. Kjo kërkesë u pranua. Shpresojmë që në gjysmën e dytë të datës 26 do fillojë prezantimi im dhe ju ftoj që të jeni aty present”, tha për mediat Malltezi.

Në mbrojtje të tij, Malltezi pohoi se në këtë rast nuk ekziston asnjë fakt penal dhe asnjë dëm ekonomik për shtetin dhe se Rama fillimisht do të jetë dëshmitar e më pas në pozitë tjerë proceduriale

“Nuk ka çarje, sepse Zoti Rama del në ndërrim e destinacionit, zoti Rama del në autorizim që ka bërë për, del në të gjithë dokumentat. Pra është zoti Rama që ka dhënë lejen e ndërtimit, është zoti Rama që ka bërë ndërrim e destinacionit. Domethënë, është kaq evidente sa nuk ka. Përndryshe, do të duhet që gjykata të pranojë një gjyq pa asnjë lloj standardi. Faleminderit. Zoti Rama do jetë si dëshmitar, po unë e them, së shpejti zoti Rama do jetë si dëshmitar, por më pas do jetë edhe në pozitë tjetër proceduriale. Të kemi parasysh që në këtë situatë nuk ka asnjë fakt penal. Të kemi parasysh, cili është interesi publik? S’ka pasur asnjë lekë shteti. Përkundrazi, shteti ka përfituar 800.000 euro nga pagesat jonë e pronarëve për të marrë gjënë e tyre. Atëherë, ku ka qenë interesi publik? Toka ishte private. Objektet ishin të uzurpuara. Privatizimi u nis nga Majko, Angjeli dhe dhe Klosi. Ndërrimi i destinacionit u bë Edi Rama? Fajin e ka Saliu. Kjo u bë meme”.

Seanca tjetër u caktua më 26 janar në ora 10:00. Do të vijojë me përmbledhjen e kërkesa dhe parashtrimit nga Jamarbër Malltezi, ndërsa janë dhe të pandehur të tjerë që do të bëjnë mbrojtjen e tyre.

Ja pse u thirr sot në SPAK deputeti Belind Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, u thirr sot në SPAK, ku qëndroi gati një orë.

Në dalje, ai tha se ishte për një çështje periferike pa i dhënë asnjë detaj më shumë medias.

Por mësohet se, thirrja e tij lidhet me një hetim pasuror që prokurori i posaçëm Arben Kraja është duke kryer ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Këlliçi është pyetur gjithashtu për financimin e “Kuvendit të Rithemelimit#, mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2021 në stadiumin “Air Albania”. Ai ishte një nga organizatorët e Kuvendit, ku Berisha shkarkoi Bashën dhe mori drejtimin e PD-së.

Hetuesit mësohet se, e kanë pyetur Këlliçin se kush e financoi këtë aktivitet, kush ka paguar për organizimin e tij, nëse shpenzimet janë mbajtur apo jo sipas kërkesave ligjore dhe nëse janë deklaruar sipas ligjit.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë sqarim më të hollësishëm nga vetë Belind Këlliçi.

Deputeti i PD duke hyrë në SPAK:

Balluku për investimin më të madh amerikan në vend: Për herë të parë, Shqipëria do të prodhojë energji edhe nga era

“Për herë të parë, Shqipëria do të prodhojë energji edhe nga era”.
Kështu shkruan në një postim të sajin në rrjetet sociale zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas Ballukut, kjo do të shtojë edhe një burim të ri në hartën energjitike të vendit duke diversifikuar më tej kapacitet prodhuese.
Deklaratat e Ballukut vjnë pas ceremonisë së dhënies së autorizimit kompanisë amerikane “CWP” për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë, i cili do të ketë një kapacitet prej 600 MW.
Postimi i Belinda Ballukut:
Një tjetër projekt i rëndësishme për sistemin energjetik shqiptar.
Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, në ceremoninë e dhënies së autorizimit kompanisë amerikane #CWP për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë me kapacitet 600 MW.
Për herë të parë, Shqipëria do të prodhojë energji edhe nga era, duke shtuar një burim të ri në hartën tonë energjetike dhe duke diversifikuar më tej kapacitetet prodhuese.
Një projekt strategjik që na afron më shumë me objektivin ambicioz “Shqipëria, vend eksportues neto i energjisë deri në vitin 2030.

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, ja kur do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-presidentit

Këtë të hënë u zhvillua në GJKKO procesi paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se Ilir Meta është i pranishëm në seancën gjyqësore.

Në përfundim, seanca është shtyrë sërish. Data e radhës për gjyqin ndaj Ilir Metës është vendosur më 22 janar.

/abcnews.al/

 

“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen.

Ai është futur në SPAK i buzëqeshur dhe me sportivitet, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Pasi doli nga SPAK pas dy orësh ai tha se u thirr për çështje periferike.

“U thirra për çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, tha ai pa dhënë shumë shpjegime.

“Ju garantoj se çështja që kam qenë sot është krejtësisht periferike në raport me zhvillimet që pritet të vijnë dhe ju garantoj se do të ketë zhvillime shumë interesante”, u shpreh ai.

Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson 2026 si vitin e përmbysjes së diktaturave.

Në një deklaratë për mediat, ai komentoi protestat në Iran, ku tha se regjimi atje po përjeton orët e fundit.

2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave. Viti i zi për diktatorët. Viti i lirisë për kombet. Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit. Kombi pers është i tëri në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, kundër regjimit më obskurantist që ata kanë njohur në tërë historinë e tyre të gjatë, regjimit të Ajetollahëve. Ky regjim në grahmat e fundit po përdor të gjitha armët dhe mjetet dhe ditët e fundit ka me qindra në mos mijëra martirë të lirisë”, deklaroi Berisha.

Ai konfirmoi mbështetjen për opozitën e Iranit, teksa I bëri thirrje SHBA-ve të ndihmojnë popullin atje kundër regjimit të Ajatollahëve.

Marshi i revolucionit iranian drejt fitores nuk ndalet me asgjë. Regjimi i Iranit i ka ditët e numëruara. Liria e iranianëve ka çmimin e saj, por burrat dhe gratë, djemtë, vajzat e këtij kombi janë të gatshëm ta paguajnë atë. PD mbështet me forcën më të madhe opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë, demokratik dhe të pavarur. PD i bën thirrje qeverive të vendeve të lira, SHBA në radhë të parë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullin vigan iranian të çlirohet nga ky regjim obskurantist”.

Kajtazi: Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin e tij në Paparaci, ka dhënë disa deklarata të forta mbi situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Kajtazit, kjo parti është e karakterizuar nga një dinamizëm i brendshëm i cili është larg një strukture të qartë dhe të konsoliduar.

Ai theksoi se në LDK “janë gjithmonë katër, pesë, kryetarë… në variante të tyre”, duke sugjeruar se ka shumë individë të fuqishëm që tentojnë të ushtrojnë ndikim, duke e bërë të vështirë për një kryetar të bëhet ai i përvetshëm dhe udhëheqës i vërtetë i partisë.

Kajtazi gjithashtu e komentoi rezultatet e dobëta zgjedhore të LDK-së dhe të vetë liderit aktual Lumir Abdixhiku, duke thënë se ky i fundit ka “pasur orientim të votës kundër tij” dhe është “sabotuara nga brenda”.

Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda. Sepse orientimi i votës për të mos e votuar Abdixhikun, dhe pretendimet e shumta për ta marrë postin e udhëheqësin e partisë; nuk po them që është krejtësisht, por e ka sjellë edhe këtë rezultat. Gjithandej ti e dëgjon tu i thanë Lumirit, Lubomir. Kjo del përbrenda LDK-së. Ky inati i brendshëm, sjell pasoja. Por, kjo nuk ka ndodh veç me Abdixhikun, po edhe në të kaluarën. Ka ndodh edhe kur është rrëzu Sejdiu prej Mustafës. Pastaj mënyra se si u paketu dështimi i Hotit dhe Mustafës për t’i hap rrugë ardhjes së Abdixhikut. Pastaj si u paketu ndëshkimi dhe përjashtimi i Osmanit. Në LDK ndodhin këto gjëra, sepse aty gjithmonë ekziston një kryetar, dhe një katër kryetar të tjerë. Pra, nuk janë vartës të tij, por secili kryetar është në variantin e vet”, tha Kajtazi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kajtazi: Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda appeared first on Sinjali.

Berisha: Ramën nuk do ta heqë drejtësia, por qytetarët shqiptarë

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një konferencë për gazetarët, ku foli mbi strategjinë e opozitës dhe situatën politike në vend.

Berisha theksoi se objektivi kryesor i opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe shprehu besim se ky qëllim do të realizohet falë mbështetjes së qytetarëve dhe bashkëpunimit me faktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare.

“Strategjia e opozitës është largimi i tij një minutë e më parë nga pushteti. Opozita është e sigurtë që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi, ka besim të madh tek trimëria, ndershmëria e qytetarëve shqiptarë. Ka besim të madh se përkrah opozitës shqiptare, së bashku me opozitën shqiptare, do bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë shumë e shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, që duan ta përzënë 1 minutë e më parë, këtë të keqe të madhe, këtë organizatë kriminale që udhëhiqet nga Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Ai gjithashtu foli mbi mbështetjen ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit, duke përmendur se shtatë rezoluta ndërkombëtare kanë ndikim të rëndësishëm mbi qeverisjen aktuale dhe ofrojnë mbështetje për opozitën.

“Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota demokratike”, tha ai, duke shtuar se, rezolutat ndërkombëtare ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në situatën politike dhe ofrojnë mbështetje për opozitën shqiptare

Berisha nënvizoi gjithashtu se largimi i kryeministrit nuk do të ndodhë përmes institucioneve të drejtësisë, por përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në protesta paqësore.

“Nuk ka asnjë diskutim që Edi Rama bën gjithçka, dhe jo bën, por do të bllokojë drejtësinë. Do të përdorë 83 mandatet e tij të krimit, kundër drejtësisë. Dhe këtu ndaj themi ne, fjalën e vetme e kanë qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha.

“Ne kemi theksuar dhe theksojmë, Edi Ramën nuk do ta heqë drejtësia. Edi Ramë nuk do ta heqin ‘Deltat’, atë do ta heqin qytetarët shqiptarë me protestat e tyre. Nuk kemi asnjë lloj dyshimi në këtë qëndrim, në këtë mendim”, përfundoi Berisha.

/gj.m/j.p/

The post Berisha: Ramën nuk do ta heqë drejtësia, por qytetarët shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Mbështesim opozitën iraniane në përmbysjen e diktaturës

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot edhe zhvillimet ndërkombëtare dhe pozicionin e PD ndaj situatës në Iran, gjatë konferencës për mediet.

Berisha e konsideroi vitin 2026 si “vitin e përmbysjes së diktaturave” dhe nënvizoi se liria për kombet është një sfidë globale.

Ai u shpreh se pas rasteve të diktatorëve si Maduro në Venezuelë, radhën e ka regjimi iranian i Ajetollahëve, i cili sipas tij është në “grahmat e fundit”.

Kreu i PD-së theksoi se populli iranian është në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar dhe se marshi i revolucionit nuk ndalet, pavarësisht dhunës dhe represionit nga regjimi.

“Regjimi i Iranit i ka ditët e numëruara. Liria e iranianëve ka çmimin e saj, por burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e këtij kombi janë të gatshëm ta paguajnë atë”, u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi mbështetjen e fuqishme të Partisë Demokratike për opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë, demokratik dhe të pavarur.

Berisha i bëri thirrje gjithashtu SHBA që të ndihmojë popullin iranian në rrugën e çlirimit nga regjimi aktual.

“PD i bën thirrje qeverive të vendeve të lira, SHBA në radhë të parë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullin vigan iranian të çlirohet nga ky regjim obskurantist”, theksoi PD.

/gj.m/j.p/

The post Berisha: Mbështesim opozitën iraniane në përmbysjen e diktaturës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këlliçi mbi 1 orë në SPAK: U thirra për një çështje periferike nga prokurori Kraja

Deputeti demokrat Belind Këlliçi mbërriti në SPAK këtë të hënë dhe për më shumë se 1 orë e 30 minuta ai dha shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore. “U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, u shpreh deputeti pa dhënë shpjegime të mëtejshme. Burimet thanë se ai u pyet në cilësinë e […]

The post Këlliçi mbi 1 orë në SPAK: U thirra për një çështje periferike nga prokurori Kraja appeared first on BoldNews.al.

Rama i vuri në krah Ballukun, a ka ndonjë gjë për të thënë Nancy Van Horn?

Nga Boldnews.al E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Van Horn, shmangu me delikatesë shtrëngimin e duarve me zv.kryeministren shqiptare, Belinda Balluku. Megjithatë, ajo qëndroi në krah të numrit 2 të qeverisë përgjatë të gjithë aktivitetit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, më prezantimin e projektit të kompanisë amerikane […]

The post Rama i vuri në krah Ballukun, a ka ndonjë gjë për të thënë Nancy Van Horn? appeared first on BoldNews.al.

“Ndërkombëtarët na mbështesin”, Berisha: Rama e Balluku, simbol i qeverisë më të zezë në Evropë

Qëllimi kryesor i opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike është rrëzimi i këtij regjimi të korruptuar dhe se gëzohet mbështetja e plotë e faktorit ndërkombëtar, përfshi edhe SHBA-të. Kështu tha sot nga konferenca për mediat kreu i selisë blu, Sali Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. I pyetur për strategjinë e opozitës, ai tha: “Strategjia […]

The post “Ndërkombëtarët na mbështesin”, Berisha: Rama e Balluku, simbol i qeverisë më të zezë në Evropë appeared first on BoldNews.al.

Berisha denoncon “Durana Park”: Si mafia shqiptare përvetësoi projektin e kompanisë prestigjioze EPAM

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sot “Durana Park” të cilin e ka cilësuar një skandal të denjë për një film horror sa i përket vjedhjeve të pasurive publike. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha theksoi se kthetrat e mafies shqiptare përvetësuan projektin e EPAM dhe kompania amerikane nuk gjeti asnjë mundësi që të investonte. […]

The post Berisha denoncon “Durana Park”: Si mafia shqiptare përvetësoi projektin e kompanisë prestigjioze EPAM appeared first on BoldNews.al.

❌