Ish-mesfushori i Fiorentinës dhe Milanit, Riccardo Montolivo, ka kritikuar ashpër përdorimin e VAR-it në Serie A, duke theksuar se teknologjia po i heq autoritetin arbitrit në fushë, në vend që ta ndihmojë atë vetëm në rastet e gabimeve të mëdha.
Presioni mbi gjyqtarët italianë është rritur ndjeshëm javët e fundit, pas protestave të shumta nga klube dhe trajnerë.
Të mërkurën, Napoli u ankua për një gol të anuluar të Rasmus Hojlund dhe për një penallti të akorduar në favor të Veronës.
Kontroversat vazhduan edhe nĂ« mbrĂ«mje, me vendime tĂ« diskutueshme tĂ« VAR-it pĂ«r penallti gjatĂ« ndeshjes LazioâFiorentina.
âArbitrat nuk po pĂ«rmirĂ«sohen nĂ« pĂ«rdorimin e VAR-itâ, deklaroi Montolivo pĂ«r Sky Sport Italia.
âArbitri nĂ« fushĂ« ka gjithnjĂ« e mĂ« pak pushtet, ndĂ«rsa arbitri nĂ« VAR ka gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«. PĂ«r mua, duhet tĂ« jetĂ« e kundĂ«rtaâ.
Sipas ish-mesfushorit të Serie A, roli i VAR-it duhet të jetë i kufizuar.
âVAR duhet ta shpĂ«tojĂ« arbitrin vetĂ«m kur ai bĂ«n njĂ« gabim tĂ« madh. Ka kaq. NĂ«se arbitri mendon se Ă«shtĂ« penallti, mund tĂ« jetĂ« ose jo, Ă«shtĂ« ai qĂ« e vlerĂ«son. KĂ«shtu siç Ă«shtĂ« tani, Ă«shtĂ« rrĂ«mujĂ«â.
Në debat u përfshi edhe legjenda e Interit, Beppe Bergomi, i cili shtoi:
âNe italianĂ«t do tĂ« donim ta shihnim VAR-in tĂ« pĂ«rdorej edhe pĂ«r goditjet nga kĂ«ndi, ndaj Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« kthehemi pasâ.
âGabim pas gabimi. Kur pĂ«rpiqen tĂ« korrigjojnĂ« njĂ« gabim, zemĂ«rojnĂ« ata qĂ« kanĂ« vuajtur tĂ« njĂ«jtin gabim tĂ« dielĂ«n e mĂ«parshmeâ.
Ndërkohë, Lazio kishte shprehur pakënaqësi edhe javën e kaluar pas barazimit 1-1 kundër Udineses, kur sulmuesi i bardhezinjve, Keinan Davis, ndali një gjuajtje me dorë dhe më pas shënoi golin e barazimit në minutat e fundit.
Tensionet kanë arritur në një pikë kritike, aq sa drejtuesi i gjyqtarëve në Itali, Gianluca Rocchi, ka kërcënuar javën e kaluar me dorëheqje, nëse do të vihej në dyshim integriteti i trupës së arbitrimit. /Telegrafi/
Hansi Flick ka njĂ« âproblem tĂ« bekuarâ nĂ« repartin ofensiv tĂ« BarcelonĂ«s, i krijuar nga paraqitjet e Roony Bardghjit.
Skuadra katalanase dha një sinjal force në gjysmëfinalen e Superkupës, duke mposhtur bindshëm Athletic Club me rezultatin 5-0.
Dominimi ishte total dhe rezultati pasqyroi qartë superioritetin e Barcelonës në çdo aspekt të lojës.
Nën drejtimin e Flick, Barcelona zhvilloi një pjesë të parë pothuajse perfekte, duke shënuar katër gola brenda 45 minutave të para.
Presioni i lartë, qarkullimi i shpejtë i topit dhe agresiviteti ofensiv treguan qartë identitetin e ekipit.
Ky sukses jo vetĂ«m qĂ« siguroi finalen ndaj fituesit tĂ« derbit Atletico MadridâReal Madrid, por edhe forcoi besimin te projekti i trajnerit gjerman.
Një nga pikat kryesore të ndeshjes ishte performanca e Roony Bardghjit.
I hedhur në formacion për shkak të pushimit të Lamine Yamal, sulmuesi suedez tregoi pjekuri, disiplinë taktike dhe inteligjencë në lojë.
Ai bëri zgjedhje të sakta, u përshtat mirë me lojën kolektive dhe konfirmoi se është gati për nivelin më të lartë të konkurrencës.
Tashmë sfida për Flick është menaxhimi i minutave në sulm.
Yamal mbetet një element kyç, por paraqitjet e Bardghjit e bëjnë të domosdoshëm një rishikim të rotacionit.
Barcelona jo vetëm që fitoi një gjysmëfinale, por edhe alternativa të reja.
Menaxhimi i drejtë i këtij talenti mund të jetë vendimtar për ta shndërruar ekipin në një forcë vërtet dominuese në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/
Real Madridi ka shtuar interesimin për mbrojtësin qendror të Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck, duke synuar transferimin e tij në verën e ardhshme, raporton BILD.
Situata e mbrojtësit gjerman ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve elitare evropiane.
Schlotterbeck ka refuzuar ofertën e përmirësuar të Dortmundit, duke preferuar të eksplorojë opsione të reja në fund të sezonit.
Sipas burimeve, Real Madridi po shfaqet si një nga kandidatët kryesorë për sigurimin e shërbimeve të tij.
Borussia Dortmund synon ta shesë lojtarin për një shumë mbi 50 milionë euro, ndonëse kontrata aktuale e Schlotterbeck skadon në qershor të vitit 2027.
âLos Blancosâ janĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« pĂ«rforcimeve nĂ« repartin defensiv, nĂ« prag tĂ« largimeve tĂ« mundshme tĂ« David Alaba dhe Antonio Rudiger nĂ« fund tĂ« sezonit.
Në këtë kontekst, profili i Schlotterbeck shihet si një zgjidhje afatgjatë për mbrojtjen madrilene.
MĂ«sohet se vetĂ« lojtari Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r njĂ« transferim te âSantiago Bernabeuâ, çka e bĂ«n Real Madridin njĂ« destinacion serioz pĂ«r tĂ« ardhmen e tij. /Telegrafi/
Në tregun italian të transferimeve, emri më i përfolur në këto ditë është Federico Chiesa, i cili duket se nuk hyn në planet e trajnerit Arne Slot te Liverpooli.
Sipas mediave, ai është vlerësuar ndërmjet 12 dhe 15 milionë eurosh për të mundur të largohet gjatë këtij afati kalimtar dimëror nëse situata e kërkon.
Liverpooli kishte dukur se po rifitonte ritmin në javët e fundit, por dy barazime të reja ndaj Leeds United dhe Fulham kanë rikthyer dyshimet mbi performancën e skuadrës në Anfield.
NĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp, Arne Slot shprehu indinjatĂ«n e tij ndaj kritikave qĂ« e cilĂ«sojnĂ« ekipin e tij si âtĂ« mĂ«rzitshĂ«mâ, duke theksuar se gjatĂ« karrierĂ«s sĂ« tij ka preferuar gjithmonĂ« njĂ« futboll sulmues.
Megjithatë, për të menaxhuar valën e humbjeve të fundit, trajneri holandez ka zgjedhur të fusë një mesfushor të katërt, Florian Wirtz, për të marrë më shumë kontroll në mesfushë, në vend që të përdorte një sulmues krahu natyral si Chiesa, i cili duket se nuk hyn plotësisht në planet e tij këtë dimër.
Garë për rikthimin e Chiesas
Sipas âLa Gazzetta dello Sportâ, Milan dhe Napoli janĂ« dy skuadrat me shanse.
Për Napolin, transferimi i Chiesas do të varej nga largimi i Noa Lang drejt Turqisë, ndërsa për Milanin, dëmtimi i fundit i Nkunku ka rritur nevojën për një zëvendësues.
Megjithatë, favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij duket se është Juventusi.
Nga Torino kanë marrë sinjalin se për ta sjellë Chiesan ne Liverpool ne janar, duhet të paguajnë 12-15 milionë euro, dhe duke pasur parasysh situatën e vështirë ekonomike të klubit, duket se do të përpiqen të negociojnë deri në çastin e fundit për një ulje çmimi që të përputhet me buxhetin aktual.
Federico Chiesa, 28 vjeç, luajti 14 ndeshje për Liverpoolin sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet, ku shënoi 2 gola dhe regjistroi 1 asistim. /Telegrafi/
Interesimi i klubeve të Ligës Premier për Andriy Lunin ka vënë në alarm Real Madridin gjatë afatit kalimtar dimëror të vitit 2026.
Portieri ukrainas dĂ«shiron tĂ« largohet nga âSantiago Bernabeuâ pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« minuta dhe njĂ« rol titullari, diçka qĂ« nuk e ka arritur pĂ«r shkak tĂ« konkurrencĂ«s sĂ« fortĂ« me Thibaut Courtois.
Tottenham, Nottingham Forest dhe Brighton janë shfaqur si kandidatët kryesorë për shërbimet e tij.
Pas një karriere të ndërtuar kryesisht në hije dhe disa huazimeve, Lunin duket se ka arritur një pikë kthese.
Real Madridi vlerëson profesionalizmin e tij dhe nuk e përjashton një largim që në janar, nëse ofertat përmbushin pritshmëritë financiare.
Me kontratë deri në vitin 2030, negociatat nuk pritet të jenë të lehta, por kërkesa nga Anglia po shtohet ndjeshëm.
Tottenham e sheh Lunin si një alternativë afatgjatë dhe konkurruese për Guglielmo Vicario, ndërsa Nottingham Forest kërkon stabilitet dhe përvojë ndërkombëtare për të forcuar projektin e tij në elitë.
Brighton, nga ana tjetër, synon të vazhdojë politikën e transferimeve inteligjente duke afruar një portier me potencial të lartë dhe aftësi të mira me këmbë.
Real Madridi e ka vendosur çmimin rreth 25 milionë euro, më lart se vlerësimet aktuale të tregut.
Për Lunin, një transferim në Angli do të ishte sfida ideale për të provuar veten si titullar në një klub me ambicie evropiane.
Ai ka treguar refleks, personalitet dhe qetësi në momentet kur i është besuar porta madrilene.
Tani mbetet të shihet se cili prej klubeve angleze do të jetë gati të plotësojë kërkesat financiare. /Telegrafi/
Florentino Perez është në alert: Vinicius Junior ka vendosur të pezullojë rinovimin e kontratës për shkak të dyshimeve rreth së ardhmes së Xabi Alonsos në stolin e Real Madridit.
Sulmuesi brazilian po e kushtëzon të ardhmen e tij me projektin sportiv dhe, veçanërisht, me vazhdimësinë e trajnerit në 'Santiago Bernabeu'.
Vinicius është rikthyer në qendër të debatit te Real Madridi pas fishkëllimave të tifozëve në ndeshjen ndaj Real Betis, si dhe zërave për një ofertë të mundshme prej rreth 160 milionë eurosh nga Chelsea.
Edhe pse ka kontratë deri në qershor 2027, vera e ardhshme shihet si moment kyç, nëse nuk ka rinovim klubi e konsideron atë si mundësinë e fundit reale për të arkëtuar një shumë të madhe nga shitja e tij.
Nga rrethi i lojtarit përcillet qetësi, por edhe vendosmëri.
Vinicius nuk dëshiron të nënshkruajë një zgjatje kontrate në këtë moment dhe preferon të presë zhvillime që i konsideron vendimtare për të ardhmen e tij afatshkurtër.
Nëse skuadra nuk jep përgjigjen e pritur dhe e ardhmja e trajnerit vihet në pikëpyetje, skenari mund të ndryshojë rrënjësisht.
Në këtë kontekst, Vinicius beson se marrja e një vendimi tani do të ishte e nxituar.
Në zyrat e Valdebebas mesazhi është i qartë: Real Madridi nuk dëshiron të përjetojë një tjetër largim pa përfitim ekonomik, siç ndodhi me Kylian Mbappe te PSG.
Sa më shumë të zgjasë bllokimi i rinovimit, aq më i madh bëhet presioni rreth brazilianit.
Me rreth 18 muaj kontratë të mbetur, hapësira e manovrimit po ngushtohet ndjeshëm dhe klubi e sheh si gabim strategjik humbjen e Vinicius pa kompensim financiar.
Florentino Perez po e ndjek çështjen me vëmendje maksimale.
Ai e ka mbrojtur publikisht lojtarin edhe në momentet më të vështira, por është i vetëdijshëm se planifikimi në nivel të lartë nuk lejon vendime emocionale.
Nëse Vinicius nuk lëviz, klubi është i gatshëm të veprojë për të.
Plani i Real Madridit është të presë sqarimin e situatës në stol dhe më pas të ulet në tryezë me të gjitha opsionet e hapura: rinovim ose shitje, pa zgjidhje të ndërmjetme. /Telegrafi/
I vetëdijshëm për interesimin e madh që Rafael Leao po ngjall te disa prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian, AC Milan ka vendosur të veprojë.
Drejtuesit kuqezi kanë nisur lëvizjet konkrete me objektivin e qartë për të rinovuar kontratën e yllit portugez, i cili është shndërruar në një nga figurat kryesore të skuadrës.
Leao iu bashkua Milanit në vitin 2019 për shumën e 50 milionë eurove dhe, që prej asaj kohe, është konsoliduar si një prej liderëve të ekipit.
Në një sezon ku Milani konsiderohet ndër favoritët për titullin në Serie A, 26-vjeçari po dhuron paraqitje të rëndësishme, pavarësisht problemeve fizike që e kanë mbajtur larg fushës në disa ndeshje.
Deri më tani, ai ka regjistruar 7 gola dhe 1 asistim në 13 paraqitje.
Forma e tij e mirë dhe potenciali i madh e kanë bërë Leaon një emër të përhershëm në zërat e afatit kalimtar.
Disa gjigantë evropianë po monitorojnë nga afër situatën e tij, me Bayern Munich që përmendet shpesh si një nga klubet më të interesuara, edhe pse nuk është i vetmi.
Megjithatë, pozicioni i Milanit është i qartë: klubi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me sulmuesin portugez.
Sipas gazetarit Daniele Longo të CalcioMercato, drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet për të zgjatur kontratën aktuale deri më 30 qershor 2028.
Në ditët dhe javët në vijim pritet zhvillime të rëndësishme rreth së ardhmes së Rafael Leao, një dosje që premton të jetë ndër më të nxehtat e afatit kalimtar./Telegrafi/
Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, duket se mund të largohet nga klubi gjatë verës, edhe pse bisedimet për një kontratë të re vazhdojnë në Bavari.
Goretzka ka tërhequr interes nga Liga Premier, Napoli, Atletico Madrid dhe më së fundi Barcelona gjatë disa muajve të fundit.
I lirë për të nënshkruar një para-kontratë si lojtar i lirë, Goretzka ndjen se ka mbetur në hije nga hierarkia e Bayern, veçanërisht pas tentativës së klubit për ta shitur verën e kaluar, Napoli thuhet se ka bërë tashmë një ofertë për të.
Interesi i Barcelonës varet nga lëvizjet e tjera
Sipas raportimeve të Sport, Barcelona është e interesuar seriozisht për nënshkrimin e Goretzkas këtë verë.
30-vjeçari duket se do të preferonte një kalim te katalanasit, por prioritetet e klubit për verën janë nënshkrimi i një sulmuesi krahu, një sulmuesi qendre dhe një mbrojtësi qendre.
Nëse ndonjë mesfushor largohet, atëherë Barcelona mund të konsiderojë seriozisht ofertën për Goretzka.
Klubi katalanas Ă«shtĂ« i hapur tĂ« pranojĂ« njĂ« ofertĂ« tĂ« madhe pĂ«r lojtarĂ«t qĂ« dĂ«shirojnĂ« tĂ« largohen, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Marc Casado shihet si kandidati mĂ« i mundshĂ«m pĂ«r tâu larguar kĂ«tĂ« verĂ«.
Goretzka i shpreh interesin Barcelonës
Sipas raportimeve tĂ« javĂ«s sĂ« kaluar, Goretzka ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur interesin e tij pĂ«r tâiu bashkuar BarcelonĂ«s.
Ai ka ruajtur një marrëdhënie të mirë me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, nga koha e tyre te Bayern dhe i ka komunikuar atij gatishmërinë për një bashkim të mundshëm.
Flick ishte i interesuar për të nënshkruar me Goretzkën që në janar dhe e sheh si një garanci për performancë dhe përvojë, duke sjellë gjithashtu një stil të ndryshëm mesfushor.
ĂĂ«shtja kryesore mund tĂ« jetĂ« koha, nĂ«se Barcelona do tĂ« pĂ«rqendrohet fillimisht te tre pozicionet e tjera dhe dĂ«shiron tĂ« shesĂ« njĂ« mesfushor para se tĂ« nĂ«nshkruajĂ« me GoretzkĂ«n, atĂ«herĂ« oferta e tyre mund tĂ« vijĂ« mĂ« vonĂ« gjatĂ« afatit kalimtar.
Kjo do të thotë që Goretzka mund të duhet të presë, duke rrezikuar mundësi të tjera. /Telegrafi/
Klubi i Paris Saint-Germain mund të përballet me largimin e dy prej lojtarëve të tij kryesorë, Senny Mayulu dhe Fabian Ruiz, në verën e vitit 2026 nëse nuk arrin të finalizojë rinovimin e kontratave të tyre.
Kjo sipas informacionit të publikuar nga gazeta franceze Ici Paris Ile-de-France.
Të dy lojtarët janë të rëndësishëm për projektin sportiv të klubit, por kontratat e tyre aktuale skadojnë në qershor 2027, duke vendosur presion mbi drejtuesit e PSG-së.
Senny Mayulu
NĂ« rast se rinovimet nuk realizohen, klubi do tĂ« humbasĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r tâi mbajtur lojtarĂ«t deri nĂ« fund tĂ« kontratave, duke rrezikuar largimin e tyre pĂ«r çmim mĂ« tĂ« ulĂ«t ose me parametra zero nĂ« sezonin pasardhĂ«s.
PSG ka bërë tashmë një ofertë për rinovimin e kontratës së Senny Mayulu, por palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërsa negociatat për Fabian Ruiz duket se kërkojnë përpjekje shtesë nga klubi parisien.
Fabian Ruiz
Situata ka ngritur shqetësime te tifozët, të cilët shpresojnë që klubi të mos humbasë dy lojtarë kyç që mund të kenë rol vendimtar në garat evropiane.
Analistët vënë në dukje se klubi duhet të veprojë shpejt për të siguruar rinovimin e kontratave, përndryshe PSG mund të përballet me një afat kalimtar të vështirë, duke humbur stabilitetin në mesfushë dhe mbrojtje. /Telegrafi/
Sipas raportimeve të fundit, Paris Saint-Germain është i hapur të dëgjojë oferta për mbrojtësin brazilian Lucas Beraldo gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Fenerbahçe po ndjek nga afër situatën e tij.
Gjigantët turq synojnë të aplikojnë një formulë të ngjashme me atë të transferimit të ish-mbrojtësit të PSG-së, Milan Skriniar, duke propozuar fillimisht një huazim me opsion blerjeje në verën e ardhshme.
Pavarësisht potencialit të tij të madh dhe pritshmërive të larta që shoqëruan ardhjen e tij, Beraldo nuk ka arritur ende të bindë trajnerin Luis Enrique për të fituar një rol të rëndësishëm në formacionin bazë.
Aktivizimet e kufizuara dhe konkurrenca e fortë në repartin e mbrojtjes kanë ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e tij këtë sezon.
Aktualisht, në hierarkinë e mbrojtjes së PSG-së, Beraldo gjendet pas emrave si Illia Zabarnyi, Marquinhos dhe Willian Pacho, çka e bën perspektivën e tij në klubin parisien gjithnjë e më të paqartë.
Në këto rrethana, një largim i mundshëm në janar shihet si një opsion realist, si për lojtarin ashtu edhe për klubin.
Fenerbahçe, nga ana e saj, kërkon të përforcojë mbrojtjen për pjesën e dytë të sezonit dhe e sheh Beraldon si një profil të përshtatshëm për projektin e saj sportiv.
DitĂ«t nĂ« vijim pritet tĂ« jenĂ« vendimtare pĂ«r tĂ« ardhmen e mbrojtĂ«sit brazilian, ndĂ«rsa mbetet pĂ«r tâu parĂ« nĂ«se bisedimet mes palĂ«ve do tĂ« konkretizohen. /Telegrafi/
Ish-ndihmës trajneri i Real Madridit, Davide Ancelotti, ka përjashtuar veten nga lista e kandidatëve për të zëvendësuar Xabi Alonson, në rast se klubi vendos të shkarkojë trajnerin bask.
Alonso po përballet me një javë vendimtare që mund të përcaktojë drejtimin e projektit të tij, me një gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit të enjten, si dhe një finale të mundshme ndaj Athletic Club ose Barcelonës.
Sipas burimeve pranĂ« klubit, e ardhmja e Alonsos mund tĂ« varet nga paraqitjet dhe rezultatet nĂ« kĂ«to ndeshje tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, pavarĂ«sisht faktit se Real Madridi mund tĂ« duhet tâi pĂ«rballojĂ« ato pa Kylian Mbappen.
Drejtuesit e klubit kërkojnë që seria aktuale prej katër fitoresh të shoqërohet me performanca bindëse ndaj rivalëve të fortë.
Davide Ancelotti drejt përfshirjes në stafin e Brazilit
Djali i Carlo Ancelottit, trajnerit të sezonit të kaluar të Real Madridit, u pa në stadiumin Santiago Bernabeu gjatë fitores 5-1 ndaj Real Betisit.
Në një intervistë për Marca, Davide Ancelotti sqaroi se ndodhej aty thjesht si tifoz.
âJam me pushime dhe kam ardhur pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur Real Madridin. Hajmalia me fat Ă«shtĂ« kĂ«tu dhe duhet tĂ« fitoniâ, tha ai me humor.
âDo tâi jap njĂ« dorĂ« babait timâ, shtoi Ancelotti, duke iu referuar planeve tĂ« tij tĂ« ardhshme, pasi u largua nga posti i parĂ« si trajner kryesor te Botafogo nĂ« Brazil pas gjashtĂ« muajsh.
Ancelotti mohon çdo lidhje me zëvendësimin e Alonsos
Davide Ancelotti ka qenë shumë i vlerësuar gjatë kohës së tij në Valdebebas dhe, pavarësisht përfundimit jo ideal të qëndrimit të tij, ai konsiderohej një nga figurat kyçe në punën e përditshme stërvitore.
Atij i janë atribuar gjithashtu disa risi taktike gjatë mandatit të dytë të Carlo Ancelottit në klub.
Megjithatë, ai shprehu respekt maksimal për trajnerin aktual të Real Madridit.
âXabi Ă«shtĂ« njĂ« trajner fantastik dhe njĂ« njeri i mrekullueshĂ«m. Kemi ndarĂ« momente shumĂ« tĂ« bukura sĂ« bashku dhe i uroj atij dhe Real Madridit gjithĂ« tĂ« miratâ.
Megjithëse ishte përfolur si një opsion i mundshëm, qoftë edhe i përkohshëm, në rast të largimit të Alonsos, Davide Ancelotti e mohoi qartë këtë mundësi.
âAsgjĂ« e tillĂ«. Jam nĂ« njĂ« fazĂ« tjetĂ«r tĂ« karrierĂ«s sime profesionale. Jam thjesht tifoz i Real Madridit dhe mik i Xabi Alonsosâ, u shpreh ai.
Nëse Real Madridi vendos të ndërpresë bashkëpunimin me Alonson gjatë sezonit, Santiago Solari, drejtor sportiv i klubit, dhe trajneri i Castillas, Alvaro Arbeloa, konsiderohen si alternativat më të mundshme për stolin madrilen. /Telegrafi/
AC Milani ka aktivizuar planet e tij për afatin kalimtar të dimrit dhe ka vendosur Nathan Ake si një nga objektivat kryesorë për të forcuar repartin defensiv.
Klubi italian beson se situata aktuale sportive dhe kontraktuale e mbrojtësit hap një mundësi reale për të realizuar një transferim me ndikim të menjëhershëm, të menduar për të konkurruar që nga dita e parë.
Në planifikimin e Milanit ekziston një parim i qartë: afati kalimtar i janarit nuk është për eksperimente afatgjata.
Për Milanin, përforcimi i mbrojtjes është një prioritet strategjik.
NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Nathan Ake shihet si njĂ« opsion âplug-and-playâ, shumĂ« i vlerĂ«suar nĂ« afatin kalimtar tĂ« dimrit, sipas asaj qĂ« raporton Corriere dello Sport.
Te Manchester City, Nathan Ake mbetet një futbollist i respektuar, por roli i tij nuk ka qenë gjithmonë konstant për shkak të konkurrencës së madhe brenda skuadrës.
Mbrojtësi është i vetëdijshëm se i nevojiten minuta cilësore dhe vazhdimësi konkurruese në funksion të Kupës së ardhshme të Botës.
Kjo nevojë personale e bën Milanin një destinacion tërheqës dhe realist për një transferim në janar.
Nga pikëpamja taktike, Milani vlerëson shumë polivalencën e Nathan Ake.
Ai mund të luajë si qendërmbrojtës i majtë ose si mbrojtës krahu, duke u përshtatur me skema të ndryshme pa humbur besueshmërinë, një element thelbësor për një skuadër që ndryshon sistem sipas kundërshtarit.
Milani nuk e sheh këtë lëvizje si një zgjidhje të përkohshme, por si një përforcim që rrit nivelin e përgjithshëm të skuadrës.
Nëse kushtet sportive dhe kontraktuale e lejojnë, drejtuesit kuqezi besojnë se mund të mbyllin një operacion që forcon mbrojtjen dhe konsolidon ambiciet konkurruese të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si një nga më të rëndësishmet e afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/
Gjigantët e Serie A janë të vendosur të përforcojnë repartin ofensiv këtë muaj dhe e shohin Chiesan si një përforcim me vlerë të madhe për skuadrën e tyre, veçanërisht në krahët e sulmit.
Megjithatë, çdo lëvizje e mundshme do të varet nga gatishmëria e Liverpoolit për të negociuar, si dhe nga vetë vendimi i lojtarit.
Burime pranë situatës bëjnë të ditur se bisedimet ndodhen ende në një fazë fillestare dhe aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje konkrete.
Pavarësisht kësaj, Juventusi vazhdon ta mbajë në vëmendje sulmuesin italian, teksa kërkon të forcojë opsionet e tij në krahët e ofensivës. /Telegrafi/
Pas muajsh të tërë spekulimesh, e ardhmja e Harry Kane duket se do të mbetet e lidhur ngushtë me Bayern Munich.
Sulmuesi anglez, kontrata aktuale e tĂ« cilit skadon nĂ« qershor tĂ« vitit 2027, ka lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet qartĂ« se Ă«shtĂ« i gatshĂ«m ta zgjasĂ« qĂ«ndrimin e tij nĂ« âAllianz Arenaâ.
Në javët e fundit janë përfolur skenarë të ndryshëm, që nga një rikthim i mundshëm te Tottenham deri te një transferim hipotetik te Barcelona.
Megjithatë, realiteti është ndryshe: Kane nuk ka ndërmend të largohet nga kampionët e Gjermanisë.
I pyetur nga e përditshmja gjermane Bild, kapiteni i kombëtares angleze theksoi se ndihet shumë i lumtur në Munich dhe se rinovimi i kontratës është vetëm çështje kohe.
Vendim i qartë
âĂshtĂ« e qartĂ« qĂ« tani do tĂ« flitet shumĂ« pĂ«r kontratĂ«n time. Po e shijoj jashtĂ«zakonisht shumĂ« kohĂ«n kĂ«tu. Nuk e imagjinoj veten nĂ« ndonjĂ« vend tjetĂ«r pĂ«r momentin. DitĂ« si kjo, kur shoh mbĂ«shtetjen e tifozĂ«ve, ma pĂ«rforcojnĂ« edhe mĂ« shumĂ« kĂ«tĂ« ndjenjĂ«â.
âĂshtĂ« plotĂ«sisht e mundur qĂ« tĂ« rinovoj. Duhet tĂ« flasim pĂ«r kĂ«tĂ« dhe do tĂ« realizohet. PĂ«rqendrimi im Ă«shtĂ« te ky sezon, por nuk ka asnjĂ« vend tjetĂ«r ku do tĂ« preferoja tĂ« isha taniâ, u shpreh Kane.
I transferuar te Bayern Munich në verën e vitit 2023 për shifrën e konsiderueshme prej 95 milionë eurosh, Kane është përshtatur në mënyrë perfekte me skuadrën bavareze.
Deri më tani, ai ka regjistruar 115 gola dhe 29 asistime në 121 ndeshje zyrtare.
PĂ«r mĂ« tepĂ«r, nĂ« Gjermani ai ka thyer edhe âmallkiminâ e mungesĂ«s sĂ« trofeve, duke fituar tashmĂ« njĂ« titull tĂ« BundesligĂ«s dhe njĂ« SuperkupĂ« tĂ« GjermanisĂ«, duke forcuar edhe mĂ« shumĂ« statusin e tij si njĂ« nga sulmuesit mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« botĂ«. /Telegrafi/
Manchester United e ka përfshirë trajnerin e Crystal Palace, Oliver Glasner, në listën e ngushtë të kandidatëve, teksa klubi ka nisur kërkimin për një trajner të ri pas shkarkimit të Ruben Amorim.
Drejtuesit e klubit thuhet se vlerësojnë lart punën e austriakut në Selhurst Park, veçanërisht qartësinë e tij taktike dhe aftësitë në menaxhimin e grupit, ndërsa kanë parasysh edhe faktin se kontrata e tij skadon në verë.
Preferenca e Glasner për një skemë me tre mbrojtës nuk shihet si pengesë, pasi United është i prirur të bashkëpunojë me trajnerë dhe lojtarë fleksibil e të adaptueshëm.
Edhe pse ende nuk është bërë një qasje formale, diskutimet e brendshme për pasuesin e ardhshëm po intensifikohen. /Telegrafi/
Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, mund tĂ« zhvillojĂ« njĂ« ndeshje lamtumire nĂ« stadiumin âSantiago Bernabeuâ pas pĂ«rfundimit tĂ« karrierĂ«s sĂ« tij, raporton Defensa Central.
Sipas burimit, ende nuk ka një vendim përfundimtar, por janë duke u diskutuar disa detaje për të organizuar një ceremoni të denjë për një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Real Madridit.
Një nga opsionet e shqyrtuara është organizimi i një ndeshjeje miqësore në nder të Ronaldos në Chamartin, ku Real Madridi dhe Al-Nassr do të përballeshin mes tyre.
Në këtë skenar, portugezi do të luante nga një pjesë për secilën skuadër, në një format të ngjashëm me ndeshjen e lamtumirës së Raul Gonzalez.
Gjithashtu, po merret në konsideratë edhe një alternativë tjetër: përfshirja e Sporting Lisbonës.
Në këtë rast, Cristiano Ronaldo do të kishte mundësinë të luante për të dy klubet, atë ku nisi karrierën e tij profesionale dhe klubin ku shkroi një pjesë të madhe të historisë së tij futbollistike.
Në sezonin aktual, 40-vjeçari portugez ka zhvilluar 14 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka regjistruar dy asistime. /Telegrafi/
Drejtuesit e Real Madridit nuk kanë ndërmend të përforcojnë skuadrën gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Pavarësisht se ekipi ndodhet katër pikë larg Barcelonës në renditjen e La Ligës dhe ka shfaqur një formë të paqëndrueshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, klubi madrilen nuk planifikon afrime të reja në muajin janar.
Sipas gazetarit Mario Cortegana, vendimi bazohet në tre arsye kryesore.
Së pari, drejtuesit besojnë se skuadra aktuale ka cilësinë dhe potencialin e nevojshëm për të konkurruar për të gjithë trofetë.
Si shembull përmendet reparti i mesfushës, ku pavarësisht zërave për nevojën e një mesfushori kreativ, klubi vlerëson se alternativa si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Fede Valverde dhe Dani Ceballos janë mëse të mjaftueshme.
SĂ« dyti, nĂ« âSantiago Bernabeuâ mendojnĂ« se gjatĂ« afatit kalimtar sĂ« dimrit, lojtarĂ«t realisht tĂ« arritshĂ«m janĂ« zakonisht ata qĂ« nuk po kalojnĂ« momentin mĂ« tĂ« mirĂ« sportiv.
Për futbollistë të nivelit të lartë, çmimet në janar do të ishin shumë të larta, ndërkohë që në fund të sezonit ata mund të bëhen më të përballueshëm në aspektin financiar.
Së fundmi, drejtuesit e klubit nuk duan të nxitojnë me vlerësimin e projektit aktual.
Ata besojnë se është ende herët për të nxjerrë përfundime për performancën e ekipit dhe se analiza e vërtetë do të bëhet në fund të sezonit, për të parë nëse investimet e rëndësishme të bëra gjatë verës kanë dhënë rezultatet e pritshme. /Telegrafi/
Real Madridi po përballet me një vendim të rëndësishëm në këtë afat kalimtar pas ofertës zyrtare prej 50 milionë eurosh që ka mbërritur nga Arsenali për Brahim Diaz.
Klubi londinez e sheh sulmuesin maroken si një pjesë kyçe për projektin e tij afatshkurtër, duke shfrytëzuar faktin që konkurrenca e fortë në repartin ofensiv të madrilenëve ka kufizuar minutat e tij.
Brahim Diaz, 26 vjeç, ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027 dhe vlerësohet lart në Valdebebas për fleksibilitetin, cilësinë teknike dhe aftësinë për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjeve.
Megjithatë, shuma e ofruar konsiderohet shumë e lartë për një lojtar që nuk është titullar i padiskutueshëm, duke hapur debat mes mbajtjes së talentit dhe përfitimit financiar.
Interesi i Arsenalit është forcuar edhe më shumë pas paraqitjeve të shkëlqyera të Brahim Diaz me Marokun në Kupën e Afrikës, ku ai ka treguar lidership dhe formën më të mirë të karrierës së tij.
Këto paraqitje kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg dhe kanë bindur klubin anglez të justifikojë një investim kaq të madh.
Mikel Arteta është një nga nxitësit kryesorë të operacionit, duke e konsideruar Brahim Diaz si lojtar ideal për të sjellë kreativitet dhe lëvizshmëri në fazën sulmuese.
Arsenali i ofron njĂ« rol protagonist dhe vazhdimĂ«si, elementĂ« qĂ« aktualisht janĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r tâu garantuar nĂ« Real Madrid pĂ«r shkak tĂ« konkurrencĂ«s sĂ« brendshme.
Real Madridi po e analizon ofertën me qetësi, duke peshuar ndikimin sportiv dhe përfitimin ekonomik.
Pranimi i 50 milionë eurove do të lejonte përforcime në pozicione të tjera, por largimi i një lojtari në kulmin e pjekurisë sportive mbetet një dilemë.
Për momentin, e ardhmja e Diaz mbetet e hapur dhe vendimi përfundimtar pritet të merret në Valdebebas. /Telegrafi/
Një nga përshtypjet më të forta që la futbolli në vitin 2025 ishte numri i jashtëzakonshëm i konflikteve.
Dhe jo konflikte mes rivalësh, ato janë pjesë e zakonshme e çdo sezoni, por përplasje të hapura brenda vetë skuadrave, mes futbollistëve dhe shokëve të ekipit, trajnerëve apo drejtuesve të klubeve.
Shpresa është që këto histori të mbeten në 2025 dhe që viti 2026 të sjellë tema më të këndshme për debat.
Por, pĂ«rpara se tâi lĂ«mĂ« pas, ja njĂ« pĂ«rmbledhje e konflikteve mĂ« tĂ« bujshme tĂ« vitit.
Mohamed Salah vs Liverpool
Pa dyshim, skandali i brendshëm më i zhurmshëm i vitit. Pas një barazimi me Leeds, Mohamed Salah shpërtheu publikisht, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klubit dhe trajnerit Arne Slot. Egjiptiani u ankua për mungesë besimi, premtime të pambajtura dhe përjashtim nga formacioni.
Reagimi i Slotit ishte i ftohtë, por i prerë, Salah u la jashtë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Megjithatë, rikthimi i tij në fushë u shoqërua me një asistim kundër Brightonit.
Duartrokitjet e Salahut pĂ«r tifozĂ«t nĂ« âAnfieldâ pas ndeshjes lanĂ« shumĂ« pikĂ«pyetje. LamtumirĂ« apo thjesht njĂ« pauzĂ« para KupĂ«s sĂ« AfrikĂ«s? Vijimi i historisĂ« pritet nĂ« janar.
Alexander Isak vs Newcastle
NjĂ« tjetĂ«r sagĂ« ku Liverpooli ishte protagonist indirekt. Alexander Isak e bĂ«ri tĂ« qartĂ« dĂ«shirĂ«n pĂ«r tâu transferuar nĂ« âAnfieldâ, duke refuzuar tĂ« luante pĂ«r Newcastle dhe duke akuzuar klubin pĂ«r thyerje marrĂ«veshjesh.
Pas një vere të gjatë dhe tensionuese, marrëveshja u mbyll: Liverpooli pagoi 145 milionë euro, ndërsa Newcastle investoi paratë për dy sulmues të rinj. Të gjitha palët fituan, të paktën në letër.
Marc-Andre ter Stegen vs Barcelona
Kush do ta mendonte që kapiteni i Barcelonës do të përplasej me drejtuesit? Pas një operacioni në shpinë, ter Stegen deklaroi se do të mungonte tre muaj, një periudhë që nuk i lejonte klubit të lironte hapësirë për regjistrime të reja.
Situata pĂ«rshkallĂ«zoi: kapiteni u ndĂ«shkua brenda klubit, refuzoi vizita mjekĂ«sore dhe u pĂ«rfol pĂ«r largim. Edhe pse u rikthye gradualisht, Flick e bĂ«ri tĂ« qartĂ« se Joan Garcia ishte portieri numĂ«r njĂ«. E ardhmja e gjermanit nĂ« âCamp Nouâ mbetet e pasigurt.
Robert Lewandowski vs përzgjedhësi i Polonisë
Një konflikt që tronditi futbollin polak. Robert Lewandowski pezulloi karrierën në kombëtare pasi iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri Michal Probierz.
Vendimi u mirëprit nga një pjesë e dhomës së zhveshjes, por Polonia pa pasoja të menjëhershme: humbje ndaj Finlandës dhe dorëheqje e tij. Lewandowski u rikthye më vonë dhe tregoi edhe një herë rëndësinë e tij.
Alejandro Garnacho vs Ruben Amorim (Manchester United)
Pas finales së humbur të Ligës së Evropës, Garnacho reagoi hapur ndaj vendimit të trajnerit për ta lënë në stol. Postime provokuese dhe deklarata publike vulosën fatin e tij. Amorim ishte i prerë: argjentinasi nuk ishte më pjesë e planeve.
Pas një vere të vështirë, Garnacho u transferua te Chelsea. Ai atje po luan rregullisht.
Viktor Gyokeres vs Sporting Lisbona
NjĂ« tjetĂ«r rast presioni pĂ«r transferim. Sulmuesi suedez pretendoi njĂ« âmarrĂ«veshje xhentĂ«lmenĂ«shâ pĂ«r largim, por Sporting kĂ«rkonte mĂ« shumĂ« se sa Arsenali ishte gati tĂ« paguante.
Pas tensioneve dhe bojkotit, marrëveshja u arrit. Gyokeres u transferua në Londër, edhe pse forma e tij mbetet larg asaj që tregoi në Portugali.
Pas ofertave të refuzuara dhe presionit publik, marrëveshja u mbyll për 55 milionë euro vetëm pak para mbylljes së afatit kalimtar.
Adrien Rabiot vs Jonathan Rowe (Marseille)
Pas humbjes ndaj Rennes, një debat në dhomën e zhveshjes u shndërrua në përplasje fizike. Rabiot dhe Rowe u përfshinë në një sherr serioz, aq sa stafi i sigurisë ndërhyri.
Të dy lojtarët u larguan nga klubi deri në fund të afatit kalimtar, duke mbyllur një episod të turpshëm për Marseille. Rabiot shkoi te Milani, Eowe te Bologna.
Dominik Livakovic vs Girona
Një nga transferimet më të çuditshme të vitit. Portieri kroat u huazua te Girona, por refuzoi të luante në Kupë e Mbretit, sepse dëshironte të largohej në janar për të siguruar minuta para Kampionatit Botërorit 2026.
Trajneri Michel e konfirmoi publikisht refuzimin e lojtarit për të aktivizuar veten.
Dani Rodriguez vs Mallorca
Një legjendë e klubit u përjashtua pas një postimi kritik ndaj trajnerit Jagoba Arrasate. Rodriguez u ndëshkua, iu hoq shiriti i kapitenit dhe nuk u përfshi më në skuadër.
Mallorca dhe lojtari u ndanë në janar, në një mënyrë të hidhur për një figurë historike të klubit.
Davide Calabria vs Sergio Conceiçao (AC Milan)
Një përplasje e hapur pas ndeshjes me Parmën. Conceiçao i bërtiti Calabrias në fushë, pas pakënaqësive për disiplinën e lojtarëve.
Calabria u largua nga Milani, fitoi Kupën e Italisë me Bolognan dhe më pas u transferua te Panathinaikos.
Idrissa Gueye vs Michael Keane (Everton)
Një moment shokues: Gueye goditi shokun e skuadrës gjatë ndeshjes dhe u përjashtua me karton të kuq, një rast i rrallë në Ligën Premier.
Mesfushori kërkoi falje publike dhe konflikti u mbyll shpejt. Pas dy ditësh publikuan foto së bashku.
Hakan Ăalhanoglu vs Lautaro Martinez (Inter)
Deklaratat e Lautaros pas eliminimit nga BotĂ«rori i Klubeve ndezĂ«n tensione. Ăalhanoglu reagoi publikisht, duke kritikuar stilin e udhĂ«heqjes.
Një mbledhje emergjente e skuadrës i shoi tensionet dhe të dy mbetën pjesë kyçe e Interit.
Luis Perez vs Juanmi Latasa (Valladolid)
Gjatë një sezoni katastrofik, një incident në stol tronditi publikun: Perez tentoi të godiste Latasan pas një zënke.
Klubi i ndëshkoi të dy dhe më pas rrugët e tyre u ndanë.
Lorenzo Lucca vs shokët e ekipit (Udinese)
NjĂ« episod sa komik aq edhe simbolik. Lucca refuzoi tâua dorĂ«zonte penalltinĂ« shokĂ«ve, shĂ«noi, por u zĂ«vendĂ«sua menjĂ«herĂ«.
Asnjë nga protagonistët nuk është më te Udinese.
Përmbledhja
Në përmbledhje, viti 2025 u shënua nga një numër i jashtëzakonshëm konfliktesh të brendshme në futboll, duke nxjerrë në pah brishtësinë e ekuilibrave brenda klubeve moderne.
Përplasjet mes lojtarëve, trajnerëve dhe drejtuesve shpesh morën përmasa publike dhe dolën mbi interesin sportiv të skuadrave.
Mungesa e komunikimit, menaxhimi i dobët i situatave delikate dhe presioni i vazhdueshëm i rezultateve përshkallëzuan tensionet.
Në shumë raste, këto kriza u mbyllën me transferime të detyruara ose ndarje të hidhura, duke lënë pasoja të dukshme.
Efektet u reflektuan drejtpërdrejt në stabilitetin, imazhin dhe performancën sportive të klubeve.
Këto episode shërbejnë si një paralajmërim i qartë se harmonia, udhëheqja dhe dialogu janë elementë thelbësorë për suksesin afatgjatë në futbollin modern. /Telegrafi/