Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

NORVEGJI – 96% e makinave të shituara në 2025 ishin elektrike

OSLO, 2 janar /ATSH-AA/ – Automjetet elektrike përbënin 95,9 përqind të makinave të reja të shitura në Norvegji vitin e kaluar, duke vendosur një rekord të ri.

Federata Norvegjeze e Rrugëve (OFV) publikoi të dhënat e shitjeve të automjeteve për vitin 2025.

Sipas të dhënave, automjetet elektrike përbënin 95,9 për qind të të gjitha makinave të reja të shitura në vend vitin e kaluar. Kjo shifër ishte 88,9 për qind në vitin 2024.

Fakti që kjo normë arriti pothuajse 98 përqind në dhjetor 2025 është i rëndësishëm.

Vitin e kaluar, pjesa e makinave me naftë ra nga 2,3 përqind në 1 përqind, dhe pjesa e makinave me benzinë ​​ra nga 0,8 përqind në 0,3 përqind.

Numri i makinave të regjistruara në vend në vitin 2025 u rrit me 40 përqind krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 179.549.

Norvegjia, një prodhuese e madhe e naftës, nuk aplikoi taksa mbi makinat me karburant fosil për automjetet plotësisht elektrike. Megjithatë, me qeverinë që njoftoi një rritje të taksave në tetor 2025, e cila do të hyjë në fuqi nga janari 2026, blerësit kohët e fundit kanë filluar të preferojnë gjithnjë e më shumë automjetet elektrike.

Në vend, makinat elektrike nën 300.000 krona norvegjeze (afërsisht 27.000 euro) do të vazhdojnë të jenë të përjashtuara nga TVSH-ja në vitin 2026.

Tesla me seli në SHBA u bë marka më e shitur e makinave në Norvegji për të pestin vit radhazi me një pjesë tregu prej 19,1 për qind.

Volkswagen gjerman doli i dyti me 13,3 për qind, dhe Volvo Cars ishte i treti me 7,8 për qind. Pjesa e tregut të makinave të prodhuara në Kinë u rrit gjithashtu nga 10,4 për qind në 13,7 për qind.   /os/

The post NORVEGJI – 96% e makinave të shituara në 2025 ishin elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Makinat e shkatërruara totalisht, pamje nga vendi i aksidentit me 3 viktima në Gjirokastër-Tepelenë

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku ndodhi një aksident i rëndë me 3 viktima.

Siç shihet nga pamjet, të dyja makinat janë shkatërruar thuajsë plotësisht, për shkak të përplasjes së fortë.

Nga aksidenti, humbën jetën Klejdi Myftari 24 vjeç, Anxhelo Ruci 28 vjeç dhe Martin Dulaj 26 vjeç.

E plagosur mbeti Arsida Demiri 20 vjeç e cila është transportuar ne drejtim te Spitalit te Traumës ne Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

FOTOT/ Festa e ndërrimit të viteve lë pasoja, fishekzjarret djegin plotësisht dy makina në Elbasan

✇Albeu
By: V K

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, nuk janë shënuar incidente të rënda me pasoja për qytetarët.

 

 

Megjithatë, burime jozyrtare bëjnë me dije se në zonën midis lagjes “5 Maji” dhe asaj “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit, nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve, janë djegur plotësisht dy automjete, ndërsa dy të tjera kanë pësuar dëmtime të pjesshme.

 

 

Ndërkohë, shërbimet e Policisë në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës, veçanërisht të qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave, trafiku në të gjitha rrugët e qytetit të Elbasanit ka qenë i dendur edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Po ashtu, ambientet ku u zhvilluan festimet kanë qenë mjaft të frekuentuara nga qytetarët, ndërsa Policia ka vijuar praninë dhe kontrollin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë gjithë natës festive në të shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan.

The post FOTOT/ Festa e ndërrimit të viteve lë pasoja, fishekzjarret djegin plotësisht dy makina në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Aksident pranë tunelit të Skërficës, maunia përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në afërsi të tunelit të Skërficës, në segmentin rrugor Gjirokastër–Delvinë. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se një mjet i rëndë (maune) është përmbysur pasi rruga dyshohet se ishte e ndotur me naftë, duke e bërë të rrëshqitshme sipërfaqen. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka […]

The post Aksident pranë tunelit të Skërficës, maunia përmbyset në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Më në fund mund t’u themi lamtumirë "pasqyrave të lagura"



Një kompani japoneze, Car Mate, do të prezantojë në SHBA një “foli” për pasqyrat anësore të makinave, gjatë panairit CES në janar.

Produkti, i quajtur Zero Wiper Film-Type Side Mirror, u shfaq fillimisht në Japan Mobility Show 2023 dhe premton dukshmëri më të mirë në kushte shiu.

Ai ngjitet direkt mbi pasqyrë dhe bën që pika­t e ujit të rrëshqasin pa u kapur në sipërfaqe.

Ai është i përshtatshëm për shumicën e pasqyrave moderne, edhe pse nuk mbulon skajet e jashtme, duke lënë një brez të vogël të dukshëm.

- YouTube www.youtube.com

Car Mate pretendon se produkti mund të zgjasë deri në gjashtë muaj para se të kërkojë zëvendësim.

Çmimi dhe disponueshmëria në SHBA pritet të konfirmohen së shpejti. /Telegrafi/

Digjet makina e parkuar në Pogradec, dyshimet

Një makinë është përfshirë nga flakët, këtë të diel në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen numër 2, ku automjeti në pronësi të shtetasit A.M është përfshirë nga zjarri. Automjeti ka qënë i parkuar dhe paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se […]

The post Digjet makina e parkuar në Pogradec, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Tregu i makinave bën ‘indietro’. Europa i rikthehet mjeteve me naftë e benzinë

Makinat me lëndë djegëse po i mbijetojnë politikave që vendosën “vdekjen” e tyre.

Prova për këtë është vendimi i fundit i Bashkimit Europian që deklaroi se do të tërhiqej nga zotimi se deri në 2035-n do të zhdukte makinat me naftë apo benzinë dhe do të kishte vetëm elektrike (EV). Njoftimi erdhi një ditë pasi gjigandi i makinave Ford tha se ka hequr dorë nga prodhimi i makinave elektrike, njësoj si shumë prodhues të tjerë që po i lënë në plan dytësor “strategjitë e mbrojtjes së klimës”.

Këto zhvillime tregojnë se tranzicioni energjetik është shumë më i alrgët nga se e kishim menduar dhe se makinat ndotëse do të vazhdojnë të dominojnë rrugët e Europës dhe Amerikës për të paktën edhe disa dekada. Kjo po ashtu thellon edhe kontrasttin midis Perëndimit dhe Kinës, që ka zhvilluar një treg të mjeteve elektrike, me mbështetjen e shtetit.

Në SHBA, ku presidenti Donald Trump i quan makinat elektrike si “mashtrim”, Shtëpia e Bardhë ka ndërprerë ndihmat ekonomike për ata që donin të blinin makina elektrike. Po ashtu njoftoi se do të zbusë kriteret për mjetet dhe kamionët, që ishin vendosur më herët në kuadër të mbrojtjes klimatike.

Zyrtarët europianë thonë se favorizojnë një të ardhme kryesisht elektrike, dhe shumë vende ende kanë incentiva për automjetet elektrike. Por Brukseli është përballur me presion të madh nga prodhuesit e automjeteve të kontinentit për të zbutur ndalimin e planifikuar për vitin 2035. Prodhuesit e “vjetër” të makinave, me fuqinë punëtore të madhe dhe fabrikat e ndërtuara për motorë me djegie të brendshme, kanë pasur vështirësi të konkurrojnë me EV-të kineze, që janë me kosto të ulët dhe cilësi të lartë.

Propozimi i rishikuar do t’i detyrojë prodhuesit të arrijnë reduktimin e 90% të emetimeve të flotës krahasuar me nivelin e vitit 2021. Kjo do të thotë se shumica e automjeteve do të jenë plotësisht elektrike. Por gjithashtu lejon hapësirë për hibride duke përfshirë ato me opsion plug-in dhe automjete me karburant.

Ferdinand Dudenhöffer, drejtori i Qendrës për Kërkimin Automobilistik në Bochum, Gjermani, tha se sheh industrinë globale të ndahen në tre pjesë – një në Shtetet e Bashkuara, plotësisht mbështetëse e makinave me benzinë e naftë; një në Kinë, e fokusuar tërësisht në EV; dhe një tjetër në Europë, ku politikat tani janë të paqarta. Ai tha se prodhuesit kinezë do të përfitojnë më së shumti nga kjo dinamikë, sepse tregu kinez tejkalon atë amerikan dhe europian dhe duket se do të vazhdojë të rritet dhe të elektrifikohet.

Tregjet amerikane dhe europiane kanë pasur vështirësi të shkëputen nga automjetet me djeguie sepse motorët me djegie të brendshme kanë marzh më të lartë fitimi. Por kjo strategji i vendos ata në një pozicion të vështirë afatgjatë.

“Në të ardhmen, Kina do të vendosë rregullat e industrisë automobilistike,” tha Dudenhöffer.

Me një leje për të vazhduar prodhimin e makinave me benzinë, ai tha se prodhuesit perëndimorë “fitonin një përfitim afatshkurtër. Por në plan afatgjatë, ata humbasin shumë. Avantazhet e prodhuesve kinezë do të rriten gjithnjë e më shumë.”

Ford, në njoftimin e saj, tha se po kërkonte “mundësi me kthim më të lartë” duke zgjeruar opsionet me benzinë dhe hibride. Ajo tha se do të prodhojë një kamion me benzinë në një fabrikë në Tennessee, ndërsa pezullon prodhimin e EV-së kryesore, F-150 Lightning.

Prodhues të tjerë si Volvo dhe Porsche gjithashtu kanë tërhequr planet më ambicioze për EV. Më herët këtë vit, Stellantis, që përfshin markat Jeep dhe Fiat, ka ndryshuar drejtimin duke u larguar nga planet për të qenë plotësisht elektrik në Europë deri në 2030.

Ndalimi i automjeteve me benzinë e naftë ishte një komponent kryesor i planit të Europës për klimën, i prezantuar katër vite më parë, ndërsa zyrtarët e quajtën një “detyrë të brezave” për të shpëtuar planetin. Në atë kohë, udhëheqësit e BE-së thanë se kishin vendosur industrinë e makinave të kontinentit që përbën 7% të PBB-së së Europës në krye të inovacionit duke krijuar një objektiv të qartë për të ardhmen.

Por prodhuesit e mëdhenj të makinave, përfshirë Mercedes-Benz, Volkswagen dhe BMW, kanë parë vlerat e tyre të tregut të bien ndjeshëm. Në një gabim strategjik, EV-të që ata prodhuan zakonisht ishin të segmentit të lartë, jo për masën. Ndërkohë, udhëheqësit në Gjermani dhe Itali përshkruan objektivin e vitit 2035 si një rrezik për vendet e punës europiane.

“Një kufizim kaq i rreptë në 2035 nuk do të ndodhë, nëse është për mua,” tha kancelari gjerman Friedrich Merz./Washington Post – Gazetasi.al

The post Tregu i makinave bën ‘indietro’. Europa i rikthehet mjeteve me naftë e benzinë appeared first on Gazeta Si.

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve

Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, tregon një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve, duke shënuar një shtrëngim të qartë të politikës së vlerësimit doganor në këtë sektor. Nëse në udhëzimin e vitit 2018 theksi […]

The post Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Cerrik, makina përplas të moshuarën

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel rreth orës 14:05 në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Një autoveturë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha nga njëra anë në tjetrën.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur të moshuarën dhe duke i shkaktuar plagë të rënda. Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat.

Menjëherë pas aksidentit, autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë të ngjarjes, kanë mbërritur në vendngjarje. E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Shkodër, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjadrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve, një automjet që drejtohej nga shtetasi F. Z. është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi E. S. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të […]

The post Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Shkodër, plagosen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Automjetet/ BE-ja rishikon vendimin: Motorët me naftë dhe benzinë mbeten

Bashkimi Evropian ka vendosur të rishikojë planin për ndalimin total të makinave me motorë me naftë dhe benzinë nga viti 2035, duke adoptuar një qasje më fleksibile për industrinë automobilistike. Sipas paketës së re të miratuar nga Komisioni Evropian, pas vitit 2035 prodhuesit e automjeteve do të duhet të arrijnë një ulje prej 90% të […]

The post Automjetet/ BE-ja rishikon vendimin: Motorët me naftë dhe benzinë mbeten appeared first on BoldNews.al.

Horror! Një person gjendet i djegur brenda makinës, në të njëjtën kohë dhe banesa e tij në flakë

Një ngjarje tragjike tronditi zonën e Mariolatës, në prefekturën e Fokidës, të martën në mëngjes, kur zjarrfikësit e Brigadës Polydross gjetën një person të karbonizuar brenda një automjeti. Sipas raportimeve të tvstar.gr, viktima dyshohet të jetë pronari i automjetit.

Ngjarja u komplikua nga një incident paralel, pasi rreth të njëjtës orë u raportua për një zjarr në një banesë në të njëjtën zonë, që i përkiste po atij personi. Dy vatrat e zjarrit mobilizuan menjëherë forca të shumta zjarrfikësish, të cilët punuan për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të minimizuar dëmet.

Automjeti rezultoi i shkrumbuar plotësisht, ndërsa zjarri në banesë vijonte ende gjatë raportimit të parë, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente. Njëkohësisht, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e dy zjarreve, duke mos përjashtuar asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e një incidenti të qëllimshëm.

Banorët e zonës janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa zjarrfikësit dhe policia vijojnë patrullimet dhe hetimet për të garantuar sigurinë publike. Ky incident nënvizon rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente dhe nevojën për të zbuluar shkaqet që çojnë në tragjedi të tilla.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se detaje të reja mund të dalin në ditët në vijim.

The post Horror! Një person gjendet i djegur brenda makinës, në të njëjtën kohë dhe banesa e tij në flakë appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se i dha fund jetës, identifikohet i riu që u gjet i shkrumbuar brenda makinës në Llogara

✇Albeu
By: M C

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Llogara, ku një person është gjetur i djegur brenda automjetit të tij tip ‘BMW’ këtë të hënë.

Mediat bëjnë me dije se viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Berati.

Më herët, u raportua se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të të riut, pasi dyshohet se i ka vënë flakën veten brenda në automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ndërsa është vënë shiriti i policisë në zonë. Mjeti është shkrumbuar ashtu edhe trupi i të riut, i dekompozuar plotësisht.

The post Dyshohet se i dha fund jetës, identifikohet i riu që u gjet i shkrumbuar brenda makinës në Llogara appeared first on Albeu.com.

U dogj brenda makinës në Llogara, viktima ish-efektiv policie

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një person u gjet i djegur brenda automjetit të tij tip “BMW”. Sipas A2 CNN, në vendngjarje nuk janë gjetur armë apo gëzhoja, duke përjashtuar deri tani pistën e një vrasjeje, ndërsa dyshohet se viktima është […]

The post U dogj brenda makinës në Llogara, viktima ish-efektiv policie appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Llogara/ Personi u gjet i djegur në sediljen e shoferit, për çfarë dyshohet

✇Albeu
By: V K

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të hënë, ku një person u dogj brenda një makine të përfshirë nga flakët në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Bëhet me dije se personi, ende i paidentifikuar ka qënë në sediljen e shoferit, por ende nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë me të në mjet.

Makina është shkrumbuar thuajse totalisht, madje i janë djegur edhe targat.

Paraprakisht, dyshohet se personi ka mbyllur dyert e mjetit dhe i ka vendosur vetë flakën makinës për t`i dhënë fund jetës, megjithatë pistat e hetimit pritet të konfirmohen në vijim.

Njoftimi:

“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Llogara/ Personi u gjet i djegur në sediljen e shoferit, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina brenda tunelit të Llogarasë, gjendet një person i djegur

✇Albeu
By: V K

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.

Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Këto janë informacionet paraprak

Deri më tani nuk dihet nëse personi është vrarë dhe me pas është djegu makina, apo është aksidentale.

The post E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina brenda tunelit të Llogarasë, gjendet një person i djegur appeared first on Albeu.com.

Merr flakë makina në Llogara, raportohet për një person të djegur brenda

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Llogara pak momente më parë. Raportohet se një person është djegur, pasi makina me të cilën ai po udhëtonte u përfshi nga flakët. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por zjarrfikësja dhe policia janë në vendngjarje.

The post Merr flakë makina në Llogara, raportohet për një person të djegur brenda appeared first on BoldNews.al.

Djegia e dy makinave në Shkodër e qëllimshme? Gjendet një shishe me benzinë, dyshimet

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me degien e dy makinave në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve njëri mjet, tip Fiat Punto, ishte në përdorim nga shtetasi A.D 50-vjeç, ndërsa tjetri, tip Benz Vito, në pronësi të shtetasit me inicialet  Z. K., 42 vjeç. Raportohet se […]

The post Djegia e dy makinave në Shkodër e qëllimshme? Gjendet një shishe me benzinë, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Makina me sisteme përgjimi në Portin e Durrësit, zbardhet itinerari i ndjekur nga 3 italianët

✇Albeu
By: V K

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga zbulimi i automjetit me pajisje përgjuese në Portin e Durësit. Mësohet se makina vinte nga Ancona drejt Durrësit dhe 3 personat që udhetonin janë prezantuar si punonjës të Guardia Di Finanza.

Pavarësisht se institucionet refuzojnë të bëjnë bëjnë komente lidhur me rastin, bëhet me dije se është zbardhur itinerari i ndjekur nga tre shtetasit italianë.

Sipas News 24, 3 italianët kanë udhëtuar ne tragetin e linjës Bari Durrës dhe kanë qëndruar të paktën 12 ore në territorin e vendit tonë.

Gjatë kësaj kohe ka dyshime të forta që kanë përdorur për të kryer përgjime të subjekteve të caktuar. Në momentin që ata kanë tentuar të largohen me tragetin e linjës Durrës-Ankona policia kufitare ka zbuluar pajisjet përgjuese.

Dy zyrtarët e Guardia di Finanza dhe personi tjetër janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe më pas janë lejuar të largohen në drejtim të Italisë. Ndërsa pajisjet përgjuese janë sekuestruar dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertimit.

Burimet konfirmojnë se kanë patur komunikime me palën italiane për këtë çështje, pasi nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka patur një autorizim nga pala shqiptare për përdorim të pajisjeve në kuadër të një hetimi të përbashkët.

The post Makina me sisteme përgjimi në Portin e Durrësit, zbardhet itinerari i ndjekur nga 3 italianët appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Makina e efektivëve të FNSH përfshihet në aksident, katër të lënduar, mes tyre tre policë

Në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të Çakranit, një automjet tip Benz dhe një furgon i FNSH me efektivë brenda tij janë përplasur, duke bërë që furgoni të përfundojë në kanalin anës rrugës.

Nga përplasja janë dëmtuar katër persona shtetas, tre efektivë të FNSH dhe drejtuesi i automjetit tjetër.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e automjetit tip Benz që ka goditur nga pas furgonin e FNSH. Policia dhe ekspertët janë në vendngjarje për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

❌