Malaj: Afat deri në 31 mars për dorëzimin e deklaratës DIVA 2025
TIRANĂ, 14 janar/ATSH/ Afati pĂ«r dorĂ«zimin e DeklaratĂ«s Vjetore tĂ« tĂ« Ardhurave (DIVA) pĂ«r periudhĂ«n janar-dhjetor 2025 Ă«shtĂ« 31 marsi i 2026-Ă«s.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se kanë detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore për vitin 2025 individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga të gjitha burimet.
Po ashtu, detyrimi vlen edhe për individët që, për të paktën një muaj gjatë vitit 2025, kanë qenë të punësuar pranë më shumë se një punëdhënësi.
Detyrim për të dorëzuar DIVA-n kanë gjithashtu edhe individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, si të ardhurat nga platformat Booking, Airbnb, YouTube, të ardhurat nga qiradhënia etj.
Ligji, sipas tij, parashikon edhe mundësinë e korrigjimit të deklaratës.
âIndividi mund tĂ« paraqesĂ« deklaratĂ« korrigjuese brenda afateve ligjore nĂ«se konstaton pasaktĂ«si nĂ« tĂ« dhĂ«nat e deklaruaraâ, tha ai.
PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, me ndryshimet nĂ« ligjin âPĂ«r procedurat tatimoreâ, prindĂ«rit dhe kujdestarĂ«t ligjorĂ« me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe tĂ« mesme do tĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kĂ«tĂ« vit kompensim ushqimor dhe arsimor pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« ngarkim, pĂ«rmes deklaratĂ«s vjetore tĂ« tĂ« ardhurave personale DIVA 2025.
Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke ofruar zbritje nga baza tatimore në varësi të numrit të fëmijëve dhe shpenzimeve të kryera për arsimimin e tyre.
Përfitimi u takon atyre që deklarojnë në DIVA 2025 fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet përkatëse arsimore, ndërsa kushti kryesor mbetet që të ardhurat e tatueshme vjetore të mos tejkalojnë 1,2 milionë lekë.
Për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç aplikohet një zbritje tatimore që korrespondon me shumën prej 48 mijë lekësh, ndërsa për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim parashikohet një zbritje totale deri në 100 mijë lekë.
Kërkesa për përfitimin e këtij kompensimi bëhet vetëm një herë dhe paraqitet nga anëtari i familjes që ka të ardhurat më të larta vjetore.
Autoritetet sqarojnë se e drejta për përfitim mbetet edhe në rastet kur individi nuk ka detyrim ligjor për të dorëzuar deklaratën DIVA 2025.
Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës, kur nga përllogaritjet rezulton mbipagesë.
MĂ« pas, aplikuesi duhet tĂ« paraqesĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim nĂ« modulin âĂĂ«shtjet e mia â Pyetje e PĂ«rgjithshmeâ, duke bashkĂ«lidhur dokumentet e nevojshme, pĂ«rfshirĂ« tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare personale, certifikatĂ«n familjare dhe dokumentacionin justifikues pĂ«r shpenzimet arsimore, si kontratat me institucionet pĂ«rkatĂ«se dhe faturat e pagesave, pĂ«rfshirĂ« edhe ato pĂ«r kurset e gjuhĂ«ve tĂ« huaja. /j.p/
The post Malaj: Afat deri në 31 mars për dorëzimin e deklaratës DIVA 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

