Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump pret Zelenskyn në Florida: I kemi të gjitha kushtet për një marrëveshje për paqen

Duke folur përkrah Volodymyr Zelenskyy jashtë shtëpisë së tij në Mar-a Lago, Donald Trump tha se beson që Vladimir Putin është “serioz për paqen”. “Shumë njerëz kanë vdekur dhe mendoj se të dy presidentët duan të bëjnë një marrëveshje”, tha ai. “Unë besoj se kemi të gjitha kushtet për një marrëveshje që është e mirë […]

The post Trump pret Zelenskyn në Florida: I kemi të gjitha kushtet për një marrëveshje për paqen appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Më shumë se 30% të votave të numëruara, Vetëvendosja thellon epërsinë

Sipas 33.52 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka thelluar epërsinë ndaj partive të tjera, duke marrë 48.10 për qind të votave, apo 121.435 vota. Krahasuar me vendin e dytë, PDK-në, që ka 19.41 për qind, partia e Albin Kurtit ka diferencë në vota me të prej mbi 72 mijë votash. LDK-ja është e […]

The post Kosovë/ Më shumë se 30% të votave të numëruara, Vetëvendosja thellon epërsinë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 16% e votave, LVV kryeson me 46.77%

Sipas të dhënave të KQZ-së për 16% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po prin me 46.77% të votave. Pas saj renditet PDK-ja me 19.77%, ndërsa LDK-ja ka marrë 13.5% të votave. AAK-ja aktualisht ka siguruar 7.57% të votave, sipas këtyre rezultateve të përkohshme. Zgjedhjet parlamentare u përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 16% e votave, LVV kryeson me 46.77% appeared first on BoldNews.al.

“O hajdutë”/ Vlonjatët në protestë për mungesën e ujit, bllokohet bulevardi, ndërhyn policia (Video)

Qytetarët në Vlorë po zhvillojnë sot një protestë, pasi prej ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Këtë të diel qytetarët të revoltuar ndërprenë shfaqen në teatrin “Petro Marko” duke kërkuar zgjidhjen për problemin e tyre. Situata u tensionua mes protestuesve dhe forcave të policisë me këta të fundit që janë futur në […]

The post “O hajdutë”/ Vlonjatët në protestë për mungesën e ujit, bllokohet bulevardi, ndërhyn policia (Video) appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë, nis procesi i numërimit të votave në shumicën e vendit

Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media pas përfundimit të procesit të votimit. Radoniqi tha se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve. Ai tha se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind, ndërkaq zgjedhjet […]

The post Zgjedhjet në Kosovë, nis procesi i numërimit të votave në shumicën e vendit appeared first on BoldNews.al.

Vlora disa ditë pa ujë, qytetarët dalin në protestë

Qyteti i Vlorës ka prej disa ditësh pa ujë të pijshëm. Ndërkohë që thirrjes për të dalë në një protestë gjatë darkës së sotme i janë përgjigjur dhjetëra qytetarë vlonjatë. Ata janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror që u ka lënë pa ujë prej ditësh, përpara Teatrit Petro Marko. […]

The post Vlora disa ditë pa ujë, qytetarët dalin në protestë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Exit Poll-et e para, Vetëvendosja e Kurtit rikonfirmohet forcë e parë

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3. Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Exit Poll-et e para, Vetëvendosja e Kurtit rikonfirmohet forcë e parë appeared first on BoldNews.al.

Lapaj thirrje për pjesëmarrje në protestë: Më 4 janar nuk do të tresim bakllavanë, por regjimin

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbajtur sot përpara kryeministrisë një fjalim, duke e cilësuar situatën në vend si një “mekanizëm monstruoz” që, sipas tij, ka kapur Shqipërinë si kancer. Lapaj u shpreh se asnjë qytetar i vetëm nuk mund ta rrëzojë këtë sistem, por theksoi se qëndresa individuale në krah të së drejtës, […]

The post Lapaj thirrje për pjesëmarrje në protestë: Më 4 janar nuk do të tresim bakllavanë, por regjimin appeared first on BoldNews.al.

Qamilizmi shqiptar; “dum babën” edhe kur “baba’ e djeg!

Nga Boldnews.al Skandalet më të fundit në kupolën e lartë të qeverisë, me të superfuqishmen Belinda Balluku në prag arresti, apo batërdia me taksat qytetare të AKSHI-t, (mënyra e abuzimit mjaft e rëndë), janë arsye më shumë se të mjaftueshme për tu revoltuar dhe kërkuar përbysje të një pushteti, ndryshim, apo edhe garanci që ai […]

The post Qamilizmi shqiptar; “dum babën” edhe kur “baba’ e djeg! appeared first on BoldNews.al.

Përfundon procesi zgjedhor në Kosovë, nis mbyllja e qendrave të votimit

Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e qendrave të votimit në 38 komunat e Kosovës. Si rëndom, në qendrat ku ka ende votues ato mbesin të hapura edhe pas orës 19:00, për t’iu mundësuar qytetarëve që të votojnë. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 17:00 votuan mbi 38 për qind e afër 2 […]

The post Përfundon procesi zgjedhor në Kosovë, nis mbyllja e qendrave të votimit appeared first on BoldNews.al.

Zhduket 76-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij (Foto-Emri)

Familjarët e Shpëtim Shik Stërmasit, 76-vjeç, kërkojnë ndihmën e qytetarëve pasi i moshuari ka humbur dhe nuk po arrijnë ta gjejnë. Sipas familjarëve, ai është parë për herë të fundit sot në drekë, në zonën te Mulliri i 9-katëshëve, në qendër të Tiranës, ndërsa që prej asaj kohe nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e […]

The post Zhduket 76-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij (Foto-Emri) appeared first on BoldNews.al.

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

“Jeta në Turqi është bërë politikisht shumë e vështirë, por edhe tepër e shtrenjtë për një familje, prandaj për mua ishte më e lehtë të shpërngulesha këtu dhe të kërkoja shtetësi maqedonase”, shpjegon 28-vjeçari Benk Bingjul për Shërbimin e Maqedonisë së Veriut të Radios Evropa e Lirë (REL). Ai prej disa muajsh punon si menaxher […]

The post Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut? appeared first on BoldNews.al.

Armëpushimi i ri mes Tajlandës dhe Kamboxhias, Trump: Ne jemi OKB-ja e vërtetë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përgëzëzuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias, të cilët arritën një armëpushim të menjëhershëm. Konflikti mes dy vendeve ka lënë të paktën 47 të vdekur dhe gati një milion të zhvendosur. “Dua t’i përgëzoj këta dy udhëheqës të mëdhenj për punën e tyre të shkëlqyer në arritjen e këtij përfundimi të […]

The post Armëpushimi i ri mes Tajlandës dhe Kamboxhias, Trump: Ne jemi OKB-ja e vërtetë appeared first on BoldNews.al.

Amnistia penale/ 380 të burgosur lirohen nga qelitë, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, e cila sipas Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, do të sjellë lirimin e menjëhershëm për rreth 380 persona dhe ulje dënimi për rreth 900 të tjerë. Numri i përfituesve pritet të jetë edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale dhe […]

The post Amnistia penale/ 380 të burgosur lirohen nga qelitë, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on BoldNews.al.

Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

Kryeministri Edi Rama përdori termin “të hatashme” për të përshkruar akuzat që rëndojnë mbi drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe termin “destabilizim” për procesin elementar demokratik të kërkesës së llogarisë ndaj një qeverie që, siç po del, është përgjegjëse për vjedhjen dhe grabitjen sistemike të çdo leku nga taksat e qytetarëve që patën […]

The post Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik appeared first on BoldNews.al.

Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur sot alarmin për rrezikun serioz që paraqet AKSHI për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe […]

The post Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët! appeared first on BoldNews.al.

Përplasi për vdekje këmbësoren në aksin “Qafë Thanë–Librazhd”, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur për vdekje një 64-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën. 31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. “Specialistët […]

The post Përplasi për vdekje këmbësoren në aksin “Qafë Thanë–Librazhd”, arrestohet 31-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Rritet përqindja e votuesve, ja sa është pjesëmarrja deri në 17:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara për daljen në votime deri në orën 17:00. Sipas përpunimit të 94.72% të vendvotimeve, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 36.86%. Kjo përqindje nënkupton se 736.992 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës deri në këtë orë, ndërsa procesi zgjedhor po […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Rritet përqindja e votuesve, ja sa është pjesëmarrja deri në 17:00 appeared first on BoldNews.al.

Braçe denoncon cigaret IQOS: Përmbajnë fletë metalike, shiten te fëmijët pavarësisht ndalimit ligjor

Deputeti Erion Braçe ka ngritur sot një denoncim publik lidhur me përdorimin dhe shitjen e cigareve elektronike IQOS, duke e konsideruar atë një rrezik për shëndetin e fëmijëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe shfaq përmbajtjen e një pajisjeje IQOS, ku sipas tij brenda cigares gjendet edhe fletë metalike. Ai thekson se, […]

The post Braçe denoncon cigaret IQOS: Përmbajnë fletë metalike, shiten te fëmijët pavarësisht ndalimit ligjor appeared first on BoldNews.al.

Aksident me pasojë vdekjen në Prrenjas

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Viktima, që dyshohet të jetë banor i zonës, po kalonte rrugën kur makina e mori përpara, duke e hedhur në ajër dhe përplasur […]

The post Aksident me pasojë vdekjen në Prrenjas appeared first on BoldNews.al.

❌