Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur varësia nga sektorët e veçantë

Prononcim i Bankës së Shqipërisë për revistën “Monitor”

 

Pavarësisht ecurisë pozitive, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa probleme strukturore.

Në një prononcim për “Monitor”, Banka e Shqipërisë shprehet se baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë, ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e tendencave të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara dhe atyre të ofruara në tregun e punës.

Banka e Shqipërisë, në përgjithësi, ngelet optimiste për perspektivën e rritjes ekonomike gjatë tre viteve të ardhshme.

Ajo pret një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe pranë potencialit, të udhëhequr në masën më të madhe nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve të sektorit privat, por të mbështetur edhe nga një kontribut margjinal pozitiv – ndonëse në ngadalësim – të sektorit të turizmit.

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, sfidat mbeten të pranishme. Përveç rreziqeve që mund të vijnë nga jashtë, zhvillimet e pafavorshme demografike, ndryshimet klimatike, si dhe revolucioni teknologjik e digjital, mbeten sfida afatgjata strukturore me të cilat do të përballet zhvillimi i vendit.

Banka Qendrore sugjeron që adresimi i tyre kërkon investime të mëtejshme në arsim e shëndetësi, si instrumente të domosdoshme për rritjen afatgjatë të produktivitetit, si dhe forcimin e rrjeteve të sigurisë, përfshi edhe një rishikim e reformë të sistemit të pensioneve.

 

Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025?

Ekonomia shqiptare ka pasur, në tërësi, një ecuri pozitive gjatë vitit 2025.

Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.6% gjatë gjysmës së parë të vitit; analiza e informacionit të disponuar na shtyn të besojmë se ritmi i rritjes ka qenë i ngjashëm edhe gjatë gjysmës së dytë. Ndonëse në ngadalësim krahasuar me dy vitet paraardhëse, kjo është një rritje solide dhe pranë vlerësimit tonë për potencialin afatmesëm të këtij treguesi.

Në të njëjtën kohë, rritja e kërkesës agregate dhe e prodhimit ekonomik është pasqyruar edhe në tregun e punës.

Punësimi në sektorin privat jobujqësor është rritur me një mesatare prej 4.7% gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, ndërkohë që norma e papunësisë qëndron në nivele minimale historike prej 8.1%.

Po ashtu, pagat në sektorin privat janë rritur me një ritëm mesatar prej 9.7% në terma nominale dhe 7.4% në terma reale. Këto zhvillime sugjerojnë se rritja ekonomike po pasqyrohet në rritje të mirëqenies për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare.

Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të stabilitetit ekonomik e financiar të vendit kanë ardhur në përmirësim.

Së pari, inflacioni i çmimeve të konsumit ka qenë i ulët dhe i qëndrueshëm, duke u luhatur rreth një niveli mesatar prej 2.3%. Kjo ecuri është diktuar nga balancimi më i mirë i kërkesës dhe ofertës në tregun e produkteve dhe të shërbimit, nga amortizimi që trendi forcues i kursit të këmbimit ka bërë ndaj presioneve të huaja inflacioniste, si dhe nga pritjet e stabilizuara për të ardhmen.

Së dyti, pozicioni fiskal dhe ai i huaj i vendit janë forcuar më tej. Raporti i borxhit publik dhe borxhit të huaj ndaj PBB-së ka shënuar rënie të mëtejshme, duke qëndruar në minimumet historike të dy dekadave të fundit dhe duke rritur rezistencën e ekonomisë sonë ndaj goditjeve potenciale të brendshme e të huaja.

Së treti, tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe shëndeti i bilanceve të ndërmjetësve financiarë – dhe në veçanti ai i bankave – mbetet i kënaqshëm. Tregjet financiare janë karakterizuar nga likuiditeti i bollshëm, volatiliteti i ulët i normave të interesit dhe kursit të këmbimit, prime të ulëta rreziku dhe kosto të ulëta kreditimi.

Po ashtu, sektori bankar ka tregues mjaft të mirë likuiditeti, kapitalizimi dhe përfitueshmërie, ndërkohë që oferta e kredisë është e mjaftueshme për të mbuluar kërkesën dhe gama shërbimeve financiare është në zgjerim.

Të gjithë këta tregues sugjerojnë se rritja ekonomike nuk është e sforcuar. Përkundrazi, ajo ka forcuar më tej stabilitetin makroekonomik dhe ka forcuar më tej perspektivat e zhvillimit afatgjatë.

Paralelisht me treguesit ekonomikë, viti 2025 shënoi dhe hapa konkretë e historikë në procesin e integrimit europian të vendit.

Hapja e të gjithë grup-kapitujve të negociatave për anëtarësim, së bashku me angazhimin e partnerëve europianë, ofrojnë një perspektivë realiste anëtarësimi – gjithmonë të bazuar në merita dhe subjekt i proceseve të brendshme politike të Bashkimit Europian – në një horizont jo shumë të gjatë kohor.

Një produkt konkret dhe inkurajues i këtij procesi është anëtarësimi i Shqipërisë në zonën unike të pagesave në euro (SEPA).

Ky anëtarësim është dëshmi e konvergjencës teknologjike dhe rregullatore të Shqipërisë me standardet e BE-së. Gjithashtu, ai ofron përfitime konkrete në drejtim të reduktimit të kostove të transaksioneve ndërkufitare, me përfitime direkte në formën e kursimeve më të larta për bizneset dhe familjet shqiptare dhe në formën e incentivave për rritjen e tregtisë ndërkufitare.

Ky kontekst zhvillimi ka marrë një përgjigje pozitive edhe nga investitorët vendas e të huaj. Brenda vendit, besimi i biznesit dhe konsumatorit është në nivele konsistente me një ekonomi në rritje e zgjerim.

Jashtë vendit, përmirësimi i mëtejshëm i renditjes së rrezikut sovran të vendit gjatë vitit 2025 është shoqëruar me rritjen e mëtejshme të investimeve të portofolit në tregun tonë financiar dhe të Investimeve të Huaja Direkte në ekonomi, duke treguar besim në rritje në perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.

Paralelisht me këto zhvillime, viti 2025 vijoi të ilustrojë disa probleme strukturore të ekonomisë shqiptare. Në veçanti, baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë, ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e trendeve të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe atyre të disponuara nga punëmarrësit.

Megjithatë, stabiliteti ekonomik e financiar i vendit, bilancet e shëndosha të sektorit privat dhe atij financiar, si dhe besimi për të ardhmen, ofrojnë premisa inkurajuese se trendet pozitive të viteve të fundit do të vijojnë edhe në të ardhmen.

Nga këndvështrimi institucional, Banka e Shqipërisë do të vijojë të kujdeset që politikat e saj monetare e financiare, si dhe nismat rregullatore e zhvillimore, të japin një kontribut pozitiv në stabilitetin monetar e financiar të vendit, si një parakusht për një zhvillim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në afatin e gjatë.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Të dhënat paraprake kanë treguar se edhe për vitin 2025, rritja ekonomike është mbështetur kryesisht në sektorët e lidhur me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme. Shihni rreziqe në perspektivë të lidhura me varësinë e lartë të ekonomisë nga këta sektorë dhe me një zbehje të ciklit rritës të tyre? Si mund të ulet kjo varësi dhe çfarë duhet bërë për të ruajtur ritme të shëndetshme të rritjes ekonomike në horizontin afatmesëm dhe afatgjatë?

Rritja ekonomike e dy viteve të fundit ka pasqyruar zgjerimin e sektorit të ndërtimit dhe të shërbimeve, ky i fundit me një kontribut pa diskutim primar nga të ardhurat e turizmit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë shënuar rënie të aktivitetit.

Ky zhvillim i diferencuar sektorial meriton padyshim diskutim e vëmendje.

Nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri pasqyron si faktorë tranzitorë, ashtu edhe faktorë më të qëndrueshëm strukturorë.

Faktorët tranzitorë kanë natyrë të dyfishtë. Së pari, kërkesa për turizëm në rajon e në Shqipëri ka pasur një rritje të shpejtë, e cila ka sjellë zgjerimin e sektorit të shërbimit dhe – bashkë me të – atë të ndërtimit, në përgjigje të nevojave për zgjerimin e kapaciteteve akomoduese.

Përkundrejt tyre, kërkesa për artikuj industrialë ka qenë relativisht e dobët dhe çmimet në rënie, sidomos në segmentet tradicionale të eksportit shqiptar.

Së dyti, faza pozitive e pozicionit ciklik të vendit ka bërë që kjo rritje kërkese në dy sektorët e mësipërm t’i vendosë ata në pozita mjaft konkurruese në tregjet e brendshme të punës e të kapitalit, duke vështirësuar më tej pozicionin e sektorit të bujqësisë e të industrisë.

Maturimi i sektorit të turizmit në një horizont afatmesëm dhe balancimi më i mirë i kërkesës dhe i ofertës në ekonomi, do të pasqyrohen në një zbutje të këtyre presioneve gjatë dy viteve në vijim.

Nga ana tjetër, faktorët strukturorë pasqyrojnë një kombinim të problemeve specifike të sektorëve të industrisë dhe të shërbimit, të cilët kanë si emërues të përbashkët shkallën relativisht të ulët të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në tregjet botërore.

Adresimi i këtyre problemeve kërkon natyrisht vëmendje, si nga vetë bizneset private që ushtrojnë aktivitetet në këta sektorë, ashtu edhe nga reforma të mëtejshme strukturore, të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitetit të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Në pjesën e dytë të vitit 2025, inflacioni bazë dhe në përgjithësi inflacioni i gjeneruar nga ekonomia e brendshme kanë shfaqur një tendencë të qartë në rritje. Cilët kanë qenë faktorët kryesorë dhe a shihni rreziqe për inflacionin të lidhura me rritjen e vazhdueshme të pagave?

Faktori kryesor i rritjes së inflacionit bazë dhe atij të brendshëm ka qenë përshpejtimi i çmimit të qirasë, inflacioni i të cilit u rrit nga 2.1% në muajin mars në 6.7% në muajin tetor, duke mbetur i pandryshuar në muajin nëntor.

Ndërkohë, rritja e disa prej çmimeve të shërbimeve të lidhura me turizmin është balancuar nga rënia e çmimeve të disa mallrave, pjesë e këtyre matjeve të inflacionit bazë e të brendshëm.

Aktualisht, rritja e qirasë përbën burimin kryesor të presioneve të brendshme inflacioniste, por në mungesë të rritjeve të përsëritura në të ardhmen, efekti i saj mbi inflacionin pritet të jetë i përkohshëm. Nga ana tjetër, presionet që lidhen me gjendjen e ekonomisë dhe tregun e punës mbeten të qëndrueshme dhe në linjë me objektivin tonë për inflacionin, duke reflektuar një ekonomi e cila po rritet pranë potencialit. Sikurse rezulton nga analizat tona, nivelet e ulëta të inflacionit të importuar dhe të çmimeve të ushqimeve – subjekt i goditjeve të ofertës – mbajnë inflacionin poshtë objektivit 3%.

Sa u takon pagave, rritja e tyre ka reflektuar rritjen e aktivitetit ekonomik dhe të produktivitetit në disa sektorë, si dhe mungesat në fuqinë punëtore dhe formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Deri tani, përcjellja e pagave në çmime ka qenë e kufizuar dhe nuk ka gjeneruar efekte të raundit të dytë, e mbështetur nga rritja e produktivitetit, rënia e marzheve të fitimit të bizneseve, si dhe nga qëndrimi i kujdesshëm i politikës monetare, i reflektuar në pritjet e ankoruara për inflacionin.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë po monitoron nga afër raportin mes rritjes së pagave dhe produktivitet, pasi një divergjencë afatgjatë e tyre do të përbënte një rrezik për inflacionin në të ardhmen. Në këtë kuadër, politika jonë monetare do të mbetet e orientuar nga të dhënat e reja, qasje kjo që na mundëson të jemi fleksibël dhe efikas ndaj zhvillimeve të reja.

 

Gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë ka kryer ndërhyrje të përmasave të mëdha në tregun e këmbimit valutor. Mendoni se ndërhyrjet e zgjatura në tregun e këmbimit e kanë shmangur Bankën e Shqipërisë nga objektivi i saj primar i shënjestrimit të inflacionit dhe nga përdorimi i instrumentit të saj kryesor të ndërhyrjes në funksion të këtij objektivi, normave të interesit?

Kursi i këmbimit të Lekut ka ardhur në forcim të vazhdueshëm gjatë tre viteve të fundit, i cili ka pasqyruar përmirësimin e vazhduar të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë të vendit, si dhe reduktimin e primeve të rrezikut dhe rritjen e besimit në monedhën kombëtare.

Në mënyrë të përmbledhur:

Deficiti i llogarisë korrente ka regjistruar rënie, nga niveli mesatar prej 7.5% të PBB-së në periudhën 2015 – 2021, në një mesatare prej 3.4% të PBB-së, në periudhën 2022 – 2024 dhe një suficit 0.3% në tre tremujorët e parë të vitit 2025.

Kjo ecuri është diktuar nga rritja e shpejtë e eksporteve, e nxitur nga rritja e eksporteve të turizmit. Për ilustrim, eksportet totale shqiptare janë rritur nga 4.7 në 9.1 miliardë euro në horizontin 2021 – 2024, duke shënuar rritje të mëtejshme prej rreth 10% në tre tremujorët e parë të vitit 2025.

Po ashtu, eksportet e turizmit janë rritur nga 1.9 në 5 miliardë euro në horizontin kohor 2021 – 2024, duke u rritur më tej me 14.5% në tre tremujorët e parë të vitit 2025.

Paralelisht me to, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte ka ardhur në rritje, duke kaluar nga 1 në 1.6 miliardë euro në horizontin kohor 2021 – 2024, për t’u rritur më tej me 4.3% në tre tremujorët e parë të vitit 2025.

Këto zhvillime kanë gjeneruar një tepricë valute në tregun e brendshëm, tepricë e cila – së bashku me rritjen e besimit në monedhën tonë kombëtare – ka sjellë presione për forcimin e Lekut.

Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë ka rritur praninë në tregun valutor gjatë dy viteve të fundit, duke tërhequr një pjesë të konsiderueshme të kësaj oferte të shtuar dhe duke zbutur ritmin e forcimit të kursit të këmbimit.

Në këtë kontekst, gjejmë me vend të bëj tre sqarime.

Së pari, ndërhyrja jonë në tregun e brendshëm valutor ka qenë dhe mbetet një ndërhyrje e përkohshme. Synimi i kësaj ndërhyrjeje nuk ka qenë mbrojtja e ndonjë niveli të caktuar të kursit të këmbimit, por amortizimi i shpejtësisë së ndodhjes së këtij fenomeni.

Përmbushja e këtij objektivi u gjykua e dobishme, sepse cektësia e tregut të brendshëm valutor ishte premisë për një volatilitet të shtuar të kursit dhe – në raste ekstreme – potencialisht edhe për shmangie të tij nga fondamentet.

Si volatiliteti i shtuar, ashtu edhe një shmangie nga fondamentet mund të kishin pasoja potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit. Sa më sipër, kjo ndërhyrje nuk e cenon regjimin valutor të aplikuar në Shqipëri, i cili ka qenë dhe mbetet një regjim i lirë i kursit të këmbimit.

Niveli i kursit të këmbimit në afatin e gjatë do të diktohet gjithnjë nga raporti i kërkesës dhe ofertës për valutë në tregun e brendshëm. Banka e Shqipërisë, në përputhje me regjimin valutor, politikën dhe rregulloret përkatëse, do të jetë e pranishme në treg vetëm nëse konstaton një funksionim jo-normal të tregut valutor apo premisa për cenimin e stabilitetit monetar e financiar të vendit.

Së dyti, ecuria e kursit të këmbimit ka qenë dhe mbetet një faktor me peshë jo të vogël në inflacion dhe për rrjedhojë në qëndrimin e politikës monetare. Kjo do të thotë që politika monetare e Bankës së Shqipërisë i ka kushtuar gjithnjë vëmendje ecurisë së kursit të këmbimit dhe e ka faktorizuar atë në vendimmarrjen e politikës monetare.

Për ilustrim, forcimi i shpejtë i kursit gjatë viteve 2022-2024 ishte faktori primar, i cili i mundësoi ekonomisë shqiptare të kishte një nivel mjaft më të ulët inflacioni në raport me partnerët tanë tregtarë dhe – po ashtu – një normalizim mjaft më të moderuar të politikës monetare dhe nivel më të ulët normash interesi krahasuar me ta.

Po ashtu, politika jonë monetare ka faktorizuar edhe ndikimin e kursit të këmbimit në kushtet monetare dhe inflacion gjatë vitit 2025, duke u kujdesur që qëndrimi i saj të jetë gjithnjë konsistent me përmbushjen e objektivit tonë të inflacionit.

Së treti, në një perspektivë më afatgjatë, niveli i rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë konsistent me kriteret e brendshme të mjaftueshmërisë.

Kjo rezervë valutore shërben si garantues i aftësisë paguese të vendit, si parandalues i goditjeve spekulative, si dhe si instrument përballimi i goditjeve ekstreme të paparashikuara ekonomike apo financiare.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Si e parashikoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2026? Cilat besoni se do të jenë sfidat kryesore për ekonominë shqiptare?

Projeksionet tona për të ardhmen janë pozitive.

Në vija të përgjithshme, në horizontin afatmesëm që mbulon periudhën 2026 – 2028, ne presim një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe pranë potencialit, të udhëhequr në masën më të madhe nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve të sektorit privat, por të mbështetur edhe nga një kontribut margjinal pozitiv – ndonëse në ngadalësim – të sektorit të turizmit.

Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të konsumit pritet të kthehet gradualisht në objektiv gjatë vitit të ardhshëm, i nxitur nga një ecuri e balancuar e kërkesës dhe ofertës agregate, nga një stabilitet më i madh i kursit të këmbimit dhe nga pritje të ankoruara për të ardhmen.

Këto projeksione faktorizojnë gjykimin tonë se ambienti i huaj do të ketë ecuri relativisht të stabilizuar, të karakterizuar nga një rritje pozitive – ndonëse e ngadaltë – e partnerëve tanë tregtarë të Eurozonës. Po ashtu, ato faktorizojnë pritjet për një ecuri të stabilizuar të politikës fiskale, brenda kontureve aktuale të deficitit dhe duke vijuar të gjenerojë një trajektore rënëse të borxhit publik.

Megjithatë, sfidat natyrisht mbeten të pranishme.

Materializimi i rreziqeve gjeopolitike në ambientin e jashtëm apo intensifikimi i konflikteve tregtare mund të devijojnë trajektoren e zhvillimit të vendit nga parashikimet tona, duke kërkuar monitorim të vazhdueshëm dhe reagim të hershëm.

Po ashtu, zhvillimet e pafavorshme demografike, ndryshimet klimatike, si dhe revolucioni teknologjik e digjital, mbeten sfida afatgjata strukturore me të cilat do të përballet zhvillimi i vendit.

Adresimi i tyre kërkon investime të mëtejshme në arsim e shëndetësi, si instrumente të domosdoshme për rritjen afatgjatë të produktivitetit, si dhe forcimin e rrjeteve të sigurisë, përfshi edhe rishikimin e reformës të sistemit të pensioneve.

Në gjykimin tonë, momenti pozitiv i zhvillimeve ekonomike në vend, si dhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian ofrojnë një oportunitet që nuk duhet humbur për implementimin e agjendës së reformave strukturore.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe financiar gjatë vitit 2025 dhe cilat janë pritshmëritë tuaja kryesore për ecurinë e sektorit në vitin 2026?

Viti 2025 ishte një tjetër vit pozitiv për sektorin tonë bankar. Veprimtaria e tij u zgjerua me ritme të kënaqshme, e mbështetur nga rritja e depozitave të publikut dhe e orientuar drejt kreditimit dhe investimeve në tituj.

Veprimtaria bankare mbeti fitimprurëse, në nivele të afërta me vitin e kaluar. Treguesit e kapitalizimit të sektorit bankar dhe ata të likuiditetit, rezultuan në nivele shumë të mira. Kreditimi ruajti ritmet e larta të rritjes, ku kontributi pozitiv i kreditimit në Lek ishte më i lartë se ai i valutës.

Kredia për individët shkoi kryesisht drejt kredisë për konsum dhe asaj për blerje të pasurive të paluajtshme. Kredia për biznese u përdor kryesisht për kapital qarkullues dhe për investime.

Për vitin 2026, ne presim që ecuria pozitive e veprimtarisë së sektorit bankar të vazhdojë. Ritmet e kreditimit do të vijojnë të mbeten të mira, në kushtet kur kërkesa mbetet e qëndrueshme, e mbështetur mbi ecurinë pozitive të të ardhurave.

Nga ana e ofertës, rritja e depozitave do të mbështesë rritjen e kredisë, ndonëse në këtë drejtim, bankat duhet të konsiderojnë edhe kërkesat për kapital që kërkohen nga kuadri rregullator. Veprimtaria do të vijojë të gjenerojë nivele të mira të fitimit, e mbështetur nga ecuria pozitive e të ardhurave neto nga interesi, dhe të ardhurave të tjera.

Gjatë vitit të ardhshëm, performanca e sistemit financiar dhe e sektorit bankar, si dhe rregullimit dhe mbikëqyrjes së tij, do t’i nënshtrohet vlerësimit profesional të ekipit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, si pjesë e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP).

Ne presim që ky vlerësim të konfirmojë gjendjen e qëndrueshme të sektorit bankar, dhe të ofrojë drejtimet për përmirësime të mëtejshme. Gjatë vitit 2026, ne presim që të nisin veprimtarinë e tyre të plotë dy banka të cilat në 2025-n morën licencën paraprake.

Në këtë mënyrë, struktura e sektorit tonë bankar do të bëhet më e larmishme, konkurrenca do të rritet dhe mundësitë e zgjedhjes së publikut shqiptar për shërbime bankare do të zgjerohen.

 

Raporti i kredive me probleme ka qenë në stanjacion gjatë vitit 2025, pas një tendence disavjeçare në rënie. Cilat kanë qenë arsyet dhe a shihni rreziqe për rikthim të rritjes së këtij treguesi gjatë 2026?

Është e vërtetë që raporti i kredive me probleme, pas një rënieje të qëndrueshme në vitet e kaluara, është luhatur gjatë pjesës më të madhe të këtij viti pranë nivelit 4% dhe pritet ta mbyllë këtë vit në një nivel lehtësisht më të lartë.

Moderimi i rënies së treguesit të kredive me probleme ishte i pritshëm, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë në vitet e fundit, por ecuria e tyre gjatë këtij viti është përcaktuar nga raste të veçanta.

Sidoqoftë, është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si dhe gjatë monitorimit të saj.

Në një qasje më të përgjithshme, duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë aplikoi disa masa kufizuese për kredinë për blerjen e banesave nga individët. Si i vlerësoni rezultatet e deritanishme të këtyre masave dhe çfarë ndikimesh prisni të japin në ecurinë e kredisë për shtëpi në vitin 2026?

Masat që mori Banka e Shqipërisë në maj të 2025-s filluan të zbatohen nga sektori bankar në tremujorin e tretë të vitit. Këto masa synojnë ruajtjen e cilësisë së mirë të ekspozimeve të sektorit bankar në tregun e pasurive të paluajtshme rezidenciale, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme dhe të çmimeve të banesave në vitet e fundit.

Masat konsistonin në vendosjen e kufijve të sipërm mbi dy treguesit e standardeve të kredisë së re për blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale, konkretisht mbi raportin e vlerës së kredisë ndaj vlerës së kolateralit dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit.

Këto masa, të cilat u kalibruan duke u nisur nga struktura ekzistuese e kredisë për blerje të pasurive të paluajtshme rezidenciale në sektorin bankar, u zbatuan duke konsideruar llojin e monedhës dhe qëllimin e përdorimit të pronës së blerë.

Në mënyrë që këto masa të mos paraqisnin një kufizim të tepruar për aplikime specifike që bankat do t’i vlerësonin me interes, atyre iu lejua të kapërcenin kufijtë e përcaktuar në treguesit e përzgjedhur, brenda një kuote të caktuar.

Aktualisht, jemi duke analizuar të dhënat që kanë sjellë bankat për tremujorin e tretë të vitit dhe rezultatet konkrete nuk i kemi ende.

Megjithatë, do të nevojitet më shumë se një tremujor me të dhëna, për të kuptuar drejt ecurinë e ekspozimeve të targetuara dhe efektin e masave. Më tej, rezultatet do të vendosen në kontekstin e përgjithshëm të ecurisë së kredisë dhe të ecurisë së çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Në këtë mënyrë do të gjykohet lidhur me nevojën për ndryshimin e këtyre masave, në formën e plotësimit të tyre me masa të tjera ose me rikalibrim të vlerave të kufijve të caktuar. Me kalimin e kohës, ne presim që këto masa të ulin ndjeshëm ekspozimet e bankave që i kanë treguesit e përmendur më sipër mbi vlerat kufi.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur varësia nga sektorët e veçantë appeared first on Revista Monitor.

Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon të operojë plotësisht në mënyrë digjitale dhe pa degë fizike — një hap që shënon mbylljen e viteve pa inovacione të mëdha në sistemin bankar të vendit dhe një prirje drejt shërbimeve financiare digjitale.

Sipas njoftimeve zyrtare, JET Bank është themeluar në shtator 2025 me një kapital fillestar relativisht të vogël (rreth 3.5 milionë lekë) me pronar dhe themelues Idan Avishai, shtetas me dy shtetësi, izraelite dhe britanike, transmeton Albeu.com.

Sipas ligjit, Jet Bank që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

Administratore e bankës do të jetë Fatbardha Rino, një figurë e njohur në sektorin financiar në Shqipëri, duke mbajtur më parë poste drejtuese në banka të nivelit të dytë si dhe postin e drejtoreshës ekzekutive e Iute Pay, një institucion financiar i akuzuar shpesh për manipulime dhe mashtrime me mikrokreditë.

Anëtarë të tjerë të bordit të bankës janë Oliver Hemmer dhe Rami Solomon, gjithashtu me origjinë izraelite.

Idan Avishai ka mbajtur deri tani një profil të ulët dhe informacioni publik rreth tij është i pakët, ndërsa sipas profilit të tij në Linkedin, përvoja e tij është e lidhur kryesisht me aktivitetin e platformave të tregtimit online ose siç njihen në zhargonin financiar “platforma forex”, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, dy emrat e tjerë izraelit, anëtarë bordi, janë gati anonim me shumë pak të dhëna në internet, dhe ngrenë pikëyetje mbi qëllimet dhe sfondin e bankës, duke lënë hapësirë për pasiguri tek publiku dhe investitorët e mundshëm.

I veti informacion relevant për Oliver Hemmer, është një material i vitti 2019 ku thuhet se zyrtarët federalë po hetojnë një kompani të paregjistruar me seli në Berlin të Gjermanisë, të quajtur Gal Blocklntl Ltd (platforma “4XFX”), e cila vepronte pa autorizimin e duhur. Sipas materialit, drejtori menaxhues i kompanisë, Oliver Hemmer, po drejtonte një skemë mashtrimi të quajtur “4XFX” dhe se ai po hetohej gjithashtu si përfituesi kryesor. Në lidhje me këtë çështje janë paraqitur raporte për kompaninë në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Estoni, dhe Australi. (https://www.scribd.com/document/714449499/report-for-the-fraudulent-activities-4xfx-com)

Në lidhje me skemën e mashtrimit të platformës “4XFX”, institucione të rëndësishme kanë publikuar njoftime ku kane denoncuar skemën. (Denoncimi i FCA britanike dhe denoncimi nga autoritetet financiare të Australisë)

4XFX ishte një platformë mashtruese dhe e parregulluar e tregtimit të kriptomonedhave dhe forex-it që synonte investitorët në vende të shumta (Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Australi) rreth vitit 2019, duke pretenduar se ofronte tregtim bitcoin, ari dhe nafte, por në vend të kësaj mashtronte përdoruesit, me organe rregullatore si FCA dhe MSC që lëshonin paralajmërime, dhe faqja e internetit e platformës më vonë u mbyll. Është një shembull klasik i një skeme të palicencuar ku përdoruesit humbasin para, duke çuar shpesh në mashtrime pasuese të “dhomës së rikuperimit”.

Emrat të huaj “anonim” që hapin kompani në sektorë strategjik, është një skemë e njohur në botë, dhe shpesh e hasur në Shqipëri, ku të huaj përdoren për të kamufluar pronarët ose investitorët e vërtetë të një biznesi.

Ndërkohë, ekspert të ekonomisë e quajnë këtë projekt “minë me sahat për paratë e shqiptarëve”, duke nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të stabilitetit financiar të sistemit nëse banka e re nuk ka infrastrukturë të fortë, monitorim të mjaftueshëm apo transparencë të plotë në operacione.

Jet Bank bëhet subjekti i dytë që hyn në tregun bankar shqiptar pas Ziraat Bank, duke shënuar një prirje të re zgjerimi, duke e çuar numrin e bankave tregtare në 13. /albeu.com/

The post Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar appeared first on Albeu.com.

CEO e Jet Bank: Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale në Shqipëri

Shqipëria pritet të ketë bankën e parë plotësisht digjitale, Jet Bank. Një bankë me teknologjinë sipas nevojave të klientëve dhe me infrastrukturë sigurie të garantuar nga platformat më të sigurta në botë. Jet Bank do të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare dhe si një alternativë e re e sistemit bankar shqiptar, duke funksionuar kryesisht […]

The post CEO e Jet Bank: Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Themeli: Kredia në lekë ka arritur në nivelin 60%

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Kredia në monedhën vendase lek dominon tregun, duke arritur në nivelin 60%, ndërsa ajo në euro zë 40% të totalit.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, i cili gjatë emisionit “Sheshi i Dollari” u shpreh se rritja e kredive në lekë është tregues i një ndryshimi të rëndësishëm në strukturën e financimit në ekonomi.

Sipas Themelit, një nga faktorët që ka ndikuar është edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të marrë kredi në monedhën me të cilën marrin pagat.

“Leku është forcuar edhe gjatë vitit 2025. Arsyeja kryesore ka qenë përmirësimi i bilanceve të jashtme të ekonomisë shqiptare. Shqipëria ka pasur një bilanc pozitiv të pagesave. Po ashtu, qytetarët po kërkojnë kredi në monedhën ku kanë të ardhurat e tyre, duke treguar një ndërgjegjësim të shtuar. Rënia e euros do të ishte më e shpejtë pa këtë faktor. Rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor ka ndikuar në zbutjen e situatës. BSH ka ndjekur një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ndërhyrjet në tregun valutor duhej konceptuar si ndërhyrje jo të zakonshme”, tha ai.

/a.f/r.e/

The post Themeli: Kredia në lekë ka arritur në nivelin 60% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH i hap rrugë licencimit të bankës së parë digjitale në Shqipëri

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka hapur sot rrugën licencimit të JET Bank, institucionit financiar që synon të bëhet banka e parë plotësisht digjitale në vend.

Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës JET Bank, për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

JET Bank synon të jetë banka e parë në Shqipëri që operon në mënyrë tërësisht digjitale, duke kombinuar një teknologji të avancuar me një model të thjeshtë, të sigurt dhe të përqendruar te klienti. Misioni i saj është të prezantojë një model të ri shërbimi financiar, të ndryshëm nga modelet tradicionale bankare.

Gjatë mbledhjes, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

/m.q/a.f/r.e/

The post BSH i hap rrugë licencimit të bankës së parë digjitale në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet formalizimi i ekonomisë/ Banka e Shqipërisë: Shtohen me 36 përqind pagesat me kartë

Qytetarët shqiptarë po përdorin gjithmonë e më shumë kartat për të realizuar blerje në supermarket apo për pagesë të faturave të ndryshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në periudhën e verës konkretisht në korrik-gusht shtator janë realizuar 6.8 milionë pagesa nëpërmjet kartave bankare në vend.

Nëse shohim të dhënat e të njëjtës periudhë të një viti më parë  rezulton se pagesat janë rritur me  rreth 36% dhe  vlera e shpenzuar është mbi 33 miliardë lekë  .Ndërsa nëse shohim të dhënat për 9 muaj konkretisht    janar -shtator rezultojnë se janë kryer 19.6 milionë pagesa me vlerë mbi 45 miliardë leke.

Këto të dhëna të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në ekonominë shqiptare po rritet formalizimi.

Një shtysë  në rritjen e pagesave me kartë rezultojnë se kanë qenë edhe turistët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë.

Deri në fund të muajit tetor rezulton se në vend kanë hyrë mbi 11 milionë turistë  pjesa e më e madhe e të cilëve i realizon pagesat kryesisht me kartë bankare .

Por përtej kësaj pesha më e madhe e pagesave është realizuar nga shqiptarët  dhe kjo konfirmohet nga numri i kartave në përdorim  që  arriti në 1.61 milionë, në rritje me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë ndikim në rritjen e pagesave nëpërmjet kartave ka dhënë edhe shtimi i infrastrukturës dhe vendosja e pajisjeve elektronike për pagesa me kartë në pothuajse në pjesën më të madhe të dyqaneve .

Mandatet e institucioneve të pavarura, si punë e “dorës së dytë”

Fundi i këtij viti shënon një moment të rëndësishëm për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, organin më të lartë drejtues të këtij institucioni. Mandati i gjashtë anëtarëve të këtij Këshilli përfundon në muajin dhjetor. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës do të ndryshojnë ose do të […]

The post Mandatet e institucioneve të pavarura, si punë e “dorës së dytë” appeared first on BoldNews.al.

FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të heqë lehtësimet e kreditimit për Oligarkët

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi publikisht Bankës së Shqipërisë që të mos luajë me standardet e mbikqyrjes dhe të zhbëjë lehtësimet e fundit të kreditimit për koncesionet e rrugëve, porteve dhe aeroporteve. Kërkesa e drejtëpërdrejtë ishte pjesë e deklaratës përmbyllëse të misionit të FMN në Tiranë. “Lehtësimet e fundit në nivelet e rrezikut në kuadër […]

The post FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të heqë lehtësimet e kreditimit për Oligarkët appeared first on BoldNews.al.

Banka e Shqipërisë dhe FMN konferencë të përbashkët/ Ministri i Financave: Projektbuxheti i 2026, prioritet strategjik

TIRANË- Mbyllet misioni i FMN. Banka e Shqipërisë dhe FMN kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha se pritet një reduktim i borxhit publik. Gjithashtu theksoi se projektbuxheti 2026 mbetet prioritet strategjik.

Ndërsa shtoi se fokusi kryesor i investimeve vijon të mbeten në turizëm e pasuri të paluajtshme. Sakaq Investimet e huaja u rritën me 7 përqind.

“Projektbuxheti i 2026 mbetet një nga prioritetet tona, përmend forcimin e Mbrojtjes,. Fokus të veçantë kanë pensionistët. Prioritete mbetet edhe reduktimi i vazhdueshëm i borxhit publik. Padyshim ky projektbuxhet garanton ruajtjen e balancës”, tha mes të tjerash ministri Malaj.

 

Rama: Digjitalizimi dhe IA, sfidë e re për Bankën e Shqipërisë

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë se, sfida e Bankës tonë Qendrore është e dyfishtë pasi nga njëra anë duhet të shikoj përtej të sotmes dhe shumë më larg në të ardhmen dhe të vazhdojë të provojë se është në lartësinë e duhur për sa i takon funksionit të saj bazë tradicional.

Ndërkohë që vendi hedh me shpejtësi hapat në procesin e integrimit, kryeministri theksoi se duhet menduar se çfarë duhet të bëjmë më shumë për të mos u gjendur para pamundësisë për t’i mbyllur grupkapitujt, ndërkohë që hapësira e kohës që kemi është shumë e ngushtë.

“Bota po ndryshon me një shpejtësi marramendëse dhe të rejat që penetrojnë globalisht por edhe lokalisht botën e financave, të parasë, janë vërtetë të atilla që tronditin deri në themel atë që deri pak kohë më parë dukeshin çështje të zgjidhura.

“Bankat Qendrore duhet të mendojnë bashkërisht për ekuilibrat përtej kufijve kombëtarë. Sot digjitalizimi me AI dhe zhvillimet në botën e parasë, pagesat e menjëhershme, bankat digjitale, kriptomonedhat sjellin me vete oportunitete të jashtëzakonshme dhe dilema të jashtëzakonshme po ashtu”, tha Rama.

Këto koncepte, sipas Ramës, duhen integruar në mënyrën tradicionale të të menduarit.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se krahas politikës monetare duhen mekanizma të rinj kontrolli në funksion të menaxhimit të algoritmeve.

“Sot jemi në një nivel krejt tjetër, kur krahas me paranë që duhet menaxhuar, kemi përballë algoritmet, të cilat aq më tepër nuk e menaxhojnë dot veten dhe ekzaktësisht për këtë arsye, krahas politikës monetare duhen mekanizma të rinj kontrolli në funksion të menaxhimit të algoritmeve, por duhet dhe një mendje shumë më e hapur për t’i përqafuar këto fakte të reja të imponuara nga zhvillime, të cilat tanimë ne nuk i kontrollojmë dot, por duhet të bëjmë çmos që të mos na kontrollojnë”.

Kryeministri nënvizoi se, “për qeveritë e Republikës së Shqipërisë, pa bërë dallime është vërtetë fat që kanë mundësinë të punojnë në një mjedis ku është kjo Bankë Qendrore, e cila ka kaluar krizat e veta, posaçërisht krizën e kalimit nga diktatura dhe ekonomia e centralizuar, në hapësirën e lirë të ekonomisë së tregut dhe të mungesës së plotë të institucioneve, ku faktikisht Shqipëria u bë një shembull tragjik i daljes nga kontrolli totalisht të parasë me skemat piramidale, por që paskëtaj e ka marrë veten më së miri dhe ka ditur më së miri të lundrojë në detin nganjëherë të trazuar të financave pikërisht për shkak të influencës së krizave të ardhura nga jashtë kufijve të vendit”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë theksoi se, “Banka Qendrore, ashtu sikundër ka kapacitetet që të qetësojë dhe që të garantojë duke pas krijuar një besim që nuk është një besim tipik në opinionin publik shqiptar lidhur me institucionet, do të mundet që edhe të inovojë, edhe të shohë me kurajë ato risi që sjell e përditshmja në zhvillimet e teknologjisë dhe do të mundet kështu të ruajë ekuilibrat duke shtyrë përpara zhvillimin dhe duke mos lejuar që gjithë këto potenciale të jashtëzakonshme që sjell bashkë me risqet e veta zhvillimi i teknologjisë dhe hyrja në jetët tona e Inteligjencës Artificiale të mbeten jashtë rrezes së veprimtarisë dhe të veprimit të saj të përditshëm”.

Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe të huaj ndanë analiza, studime e vizione për sfidat e ekonomisë moderne dhe të ardhmen e sistemit bankar shqiptar.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Rama: Digjitalizimi dhe IA, sfidë e re për Bankën e Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka e Shqipërisë kremton 100-vjetorin/ Rama: Është institucioni që mund të quhet i tillë me plot gojën

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë tha se ky institucion plotëson çdo kriter për t’u cilësuar e tillë.

“Banka e Shqipërisë është institucioni që mund të quhet i tillë me plot gojën.

Me atë kuptim dhe me standarde kur flasim për ato institucione që i duhen një vendi dhe bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe në tryezën e vendeve evropiane.

Do ishte e dobishme, që historia e zhvillimit dhe përpjekjeve të BSH për t’u formësuar dhe konsoliduar si institucion të merret përsipër dhe të shkrihej për t’u dhënë të tjerëve një pasqyrë për të gjithë rrugën se si u ngrit ky institucion.

Është institucion plotësisht i integruar për botën ku jetojmë.”, tha Rama.

Më tej, Rama theksoi se Banka e Shqipërisë është modeli, që tregon se si duhet të funksionojnë institucionet e  pavarura.

“Ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit”, theksoi Rama./abcnews.al

 

 

Ulja e pritshme e shtëpive në Tiranë jo një analizë e Bankës së Shqipërisë

Pretendimi: Banka e Shqipërisë ka thënë se çmimet e shtëpive do bien frikshëm në Tiranë në muajt në vijim

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————————-

Një artikull i botuar më 4 nëntor 2025 në portalin Noxblog jep lajmin e mirë se Banka e Shqipërisë ka njoftuar se çmimet e shtëpive në Tiranë “do bien frikshëm” në muajt në vijim.

Megjithatë, lexuesi nuk duhet të lumturohet para kohe. Titulli i mësipërm është një keqintepretim.

Në brendinë e artikullit sqarohet se titulli i referohet botimit të vrojtimit mujor të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve nga Banka e Shqipërisë.

Artikulli deklaron se “sipas raportit, Treguesi i Besimit në Ndërtim është rritur me 2.4 pikë përqindje në tetor, duke qëndruar rreth 15 píkë mbi mesataren afatgjatë. […] Megjithatë, Banka thekson se pritjet për çmimet në të ardhmen janë ulur, çka tregon një tendencë drejt stabilizimit ose rënies së çmímeve në tregun e ndërtimit.”

Vrojtimi në fjalë, botuar më 3 nëntor 2025, vërtet raporton se treguesi i besimit në ndërtim u rrit dhe “pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.”

Megjithatë, ky ‘parashikim’ nuk vjen nga Banka e Shqipërisë, por nga bizneset e anketuar për përpilimin e këtij vrojtimi të besimit, të cilët i janë përgjigjur pyetjes së mëposhtme.

Për krahasim, në muajt e mëparshëm pritja e ndryshimit të çmimeve në këtë sektor ka parë si ulje dhe rritje. 

Ulja më domethënëse ka qenë nga maji në qershor, ndërsa rritja më domethënëse nga korriku në gusht. Krahasimisht, ulja e pritur e çmimeve këtë muaj vështirë se mund të quhet e frikshme. 

Për më tepër, çfarë përgjigjen bizneset e anketuara nga Banka e Shqipërisë dhe çfarë është realiteti i tregut të pronave të patundshme në Tiranë, jo domosdoshmërisht mund të përkojnë.

Titujt e mësipërm dukshëm synojnë të përfitojnë klikime duke tërhequr interesin dhe vëmendjen e publikut.

The post Ulja e pritshme e shtëpive në Tiranë jo një analizë e Bankës së Shqipërisë appeared first on Faktoje.al.

Paralajmërimi i BSH, e ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi



E ardhmja e Shqipërisë kërcënohet nga emigrimi. Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rreziqe për potencialet e rritjes ekonomike të vendit. Shqetësimin e ngriti sërish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

“Zhvillimet demografike jo të favorshme dhe ndryshimet strukturore në tregun e punës po e bëjnë mjedisin ekonomik më të ndërlikuar. Të gjitha këto trende po i vendosin sistemet financiare dhe politikat monetare e ekonomike përballë sfidave të reja dhe risive komplekse, të cilat kërkojnë analiza të thelluara, kuptim më të mirë të veprimeve ndërsektoriale dhe vendimmarrje të bazuar në prova e rigorozitet shkencor”, tha Sejko, përcjell A2 CNN.

Nga Workshop-i e 19-të i Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, Sejko tregoi edhe faktorët e tjerë të jashtëm që kërcënohen të ardhmen e vendit. “Pasiguritë globale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndryshimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë e ushqimeve vazhdojnë të ndikojnë pritshmëritë e agjentëve ekonomikë dhe kushtet tregtare të vendit. Njëkohësisht, tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe digjitale kërkon investime të mëdha publike e private, rritje të produktivitetit dhe përshtatje të strukturës së prodhimit. Nga ana tjetër, ndryshimet demografike, si plakja e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm i forcës së punës, po kufizojnë ofertën e burimeve njerëzore, duke ndikuar në potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike”, tha Sejko.

Ndaj është urgjente të lëvizet në drejtim të politikave që e konsiderojnë individin si kapitalin më të çmuar të shoqërisë. “Në këtë mjedis të ri, gati të paparashikueshëm, rritja ekonomike e qëndrueshme dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik është një sfidë më vete, e cila kërkon politika të kujdesshme monetare e fiskale, rritje të efikasitetit të tregjeve financiare dhe zhvillim të mëtejshëm të tyre. Në këtë kontekst, nevojiten reforma të rëndësishme transformuese për të rritur produktivitetin përmes: inovacionit, investimeve, përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së konkurrencës”.

Banka e Shqipërisë pret që rritja ekonomike të vazhdojë me ritme solide, e nxitur nga turizmi dhe investimet. (A2 Televizion)

Financat e gjelbra/ BSH: Mundësi reale për transformimin e qëndrueshëm të ekonomisë

Shtimi i financimeve për  bizneset me impakt  pozitiv në mjedis do të jetë në fokus të strategjisë së  Bankës së Shqipërisë.

Në një aktivitet në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve, Zëvendësguvernatorja Natasha Ahmetaj tha se Taksonomia e Gjelbër është një sistem klasifikimi që tregon se cilat opsione investimi janë të qëndrueshme në aspektin mjedisor. Ndërsa theksoi se hartimi i i kësaj strategjie siguron një instrument thelbësor për orientimin e kapitalit drejt investimeve me ndikim mjedisor e klimatik pozitiv.

Sipas zv.guvernatores një nismë e tillë është një mundësi reale për transformimin e qëndrueshëm të ekonomisë në përputhje me objektivat kombëtare, si dhe mbrojtjen e sektorit financiar”

Përfaqësuesi i Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Bankën e Shqipërisë dhe rezultatet konkrete  ndërsa theksoi se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e një agjende gjithëpërfshirëse të financave të gjelbra.

 

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë […]

The post Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë […]

The post Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar appeared first on Reporter.al.

Kreditë bëhen më lë lira/ BSH: Norma e interesit për kreditë në Euro u ul në 5.8%

Ekonomia shqiptare është mbështetur me më shumë kredi gjate këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re e akorduar nga bankat gjatë periudhës, ishte rreth 200 miliardë lekë ose 2.5% më shumë sesa kredia e re e raportuar gjatë gjashtëmujorit paraardhës dhe 12% më e lartë së një vit më parë.

Fluksi i kredisë për sektorin e individëve për gjashtëmujorin rezultoi 70 miliardë lekë, nga rreth 50 miliardë lekë në gjashtëmujorin paraardhës. Rritja vjetore ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së fluksit të kredisë së re të marrë nga individët për blerje pasurish të paluajtshme.

Fluksi i kredisë së re për bizneset ndërkohë ishte 6% më i ulët se vlera e gjashtëmujorit paraardhës Ndërkohë që norma mesatare e kredisë pësoi një rënie të lehtë më e ndjeshme kjo në monedhën europiane.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore norma mesatare e interesit për kredinë në të gjitha monedhat ra lehtë në nivelin 6.4%. Nëse vërejmë normën mesatare për kreditë e reja në lekë norma gjatë periudhës ishte 6.8%, duke mos treguar ndryshime të qenësishme për periudhën.

Ndërsa norma mesatare e interesit për kreditë e reja të akorduara në Euro u ul lehtë, nga 6.1% në 5.8% e ndikuar kjo direkt edhe nga kursi i këmbimit. Por pavarësisht këtyre treguesve bizneset dhe qytetarët po preferojnë më shumë kredi në monedhën kombëtare. Edhe në terma vjetorë, ecuria paraqitet e ngjashme, pasi vërehet se peshën kryesore të rritjes e mban kredia e re në Lek, ndonëse edhe kredia në Euro u rrit./abcnews.al

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta. Sipas indeksit Fischer, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe me 41.7% ndaj të njëjtën periudhë të një viti […]

The post BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë appeared first on BoldNews.al.

BSH: Veprimtaria e sistemit financiar e qëndrueshme

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së miratoi sot Deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të 2025.

Raporti i Stabilitetit Financiar është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij.

Në hyrje të dokumentit vendoset Deklarata e Stabilitetit Financiar, publikimi çdo gjashtë muaj i së cilës është një kërkesë që buron nga Ligji “Për Bankën e Shqipërisë”.

Banka e Shqipërisë vlerëson se, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, veprimtaria e sistemit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme.

Aktiviteti i sektorit bankar u zgjerua me kontribut kryesor nga rritjet e depozitave dhe të kapitalit, të cilat u orientuan kryesisht drejt kreditimit dhe investimeve në tituj.

Rezultati financiar neto i sektorit bankar ishte pozitiv dhe disi më i ulët se ai i së njëjtës periudhë një vit më parë. Rreziqet që burojnë nga ndërlidhjet mes sektorit bankar dhe segmenteve të tjera të sistemit financiar, si edhe ato të veprimtarisë së vetë sektorit bankar, vlerësohen në nivele të kontrolluara. Treguesit e rezistencës financiare dhe ushtrimet e provës së rezistencës tregojnë se sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj rreziqeve të identifikuara.

Zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, ngushtimi i deficitit të bilancit tregtar dhe performanca e qëndrueshme pozitive e sektorit të turizmit. Rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave. Politika fiskale ruajti një prirje konsoliduese gjatë periudhës dhe mbledhja e të ardhurave ishte më e mirë se objektivi i planifikuar.

Presionet inflacioniste kanë mbetur nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme dhe lidhen kryesisht me pasigurinë dhe ndikimin që përcjellin zhvillimet ndërkombëtare.

Në këto kushte, mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike dhe financiare të autoriteteve publike dhe veprimet e pjesëmarrësve të tregjeve, të synojnë ruajtjen e rezervave financiare dhe drejtimin me efektivitet të investimeve të tyre.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi gjithashtu raportin gjashtëmujor mbi përmbushjen nga sektori bankar të kërkesës për kapital dhe detyrime të pranuara (MREL), një parametër i rëndësishëm në procesin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Për vitin 2025, niveli i ndërmjetëm i kërkuar i MREL është 20.2% e ekspozimeve të ponderuara me rrezik. Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, kapaciteti i sektorit bankar për përmbushjen e MREL u vlerësua në nivelin 22.6%.

Për të përmbushur këtë kërkesë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, bankat kanë rritur emetimet e detyrimeve të pranuara të pakolateralizuara, në formën e borxhit. Aktualisht, kostoja e këtyre emetimeve vlerësohet plotësisht e përballueshme, përkundrejt rezultatit shumë të mirë financiar të sektorit bankar.

Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së miratoi edhe ndryshime në rregulloren “Për përcaktimin e kërkesave për transfertat e kreditit dhe të debitimit direkt në Euro”.

Ndryshimet në rregullore synojnë përcaktimin e tarifave për transaksionet ndërkufitare SEPA, në përputhje me rregulloren e BE 2021/1230 dhe parimin e barazimit të tarifave me ato të transaksioneve kombëtare.

Këto ndryshime janë parakusht i domosdoshëm për nisjen e operacionalizimit të SEPA më 7 tetor 2025, duke siguruar që tarifat për pagesat ndërkufitare në Euro të jenë të njëjta me ato të aplikueshme brenda vendit.

Zbatimi i tyre do të ulë ndjeshëm kostot për individët dhe bizneset, do të nxisë konkurrencën dhe përdorimin e pagesave elektronike, si dhe do të garantojë kushte të barabarta në treg për institucionet financiare. Në këtë kuadër, tarifat për pagesat dalëse SEPA nuk do të kalojnë kufijtë e përcaktuar për pagesat vendase në Euro.

/k.s/

The post BSH: Veprimtaria e sistemit financiar e qëndrueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lejet e ndërtimit bien në pikiatë pas arrestimit të Veliajt

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Aktiviteti i sektorit të ndërtimit, i matur nga sasia e metrave katrorë të autorizuar në lejet e reja të dhëna nga bashkitë, pësoi një rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti, kohë që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, qytetit ku sektori i ndërtimit ka pjesën dërrmuese të aktivitetit. Të […]

The post Lejet e ndërtimit bien në pikiatë pas arrestimit të Veliajt appeared first on Reporter.al.

❌