❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Ina Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona

✇Albeu
By: V K

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar këtë të hënë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duhet të mblidhet sipas rregullores.

Në mbledhjen e Kryetarëve, Zhupa u shpreh se opozita ka kërkuar disa herë mbledhjen por kjo e fundit është zvarritur nga pala socialiste.

Sipas ZhupĂ«s, socialistĂ«t po pĂ«rdoren nga Rama si “kartona” duke shkelur rregulloren pĂ«r mbledhjen e KĂ«shillit.

“Duhet tĂ« kesh guxim tĂ« tepruar dhe pafytyrĂ«si tĂ« thuash qĂ« sesioni i kaluar ishte sukses dhe dhĂ«nie hapĂ«sire pĂ«r deputetĂ«t e opozitĂ«s. Treguesi kohor qĂ« citon Balla, ku opozita ka folur 48 orĂ« dhe mazhoranca 40 orĂ«, tregon qĂ« paskeni folur shumĂ«. Sepse Edi Rama ju trajtoi si kartona dhe ushtarĂ« pa personalitet, teksa ju tha: ju mos diskutoni, por vetĂ«m miratoni projektligje. Edhe nĂ« kĂ«tĂ« porosi, ku askush nga ju s’e kundĂ«rshtoi, ju ftoj qĂ« kĂ«tĂ« sesion tĂ« flisni 4 orĂ« gjithsej, sepse atĂ« rol ua kanĂ« dhĂ«nĂ«: si kartona”.

The post Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Ina Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Flet nëna e ish-policit: Leonard Duka të dënohet me vdekje, ja sa vite kërkon SPAK

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, është mbajtur në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish policit Santiago Malko në vitin 2019.

SPAK ka kërkuar për të 32 vite burg, ndërsa gjykata pritet ta shpallë vendimin më 21 janar, ora 11:45.

E ëma e ish-policit ka deklaruar në seancë se, Leonard Duka duhet të dënohet me vdekje.

“Leonard Duka mĂ« ka vrarĂ« djalin. Me solli Erlis DukĂ«n dhe Ilir Selmanin dhe me tha qĂ« s’kam gjĂ« me Santin, por doli e me vrau djalin nĂ« mes tĂ« rrugĂ«s. UnĂ« nuk dua dĂ«nim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m, dua dĂ«nim me vdekje pĂ«r kĂ«tĂ«â€, u shpreh ajo.

Ndërkohë, avokatja e Dukës, Melina Gjata, deklaroi se nuk ka asnjë provë kundër tij, por deduksione të krijuara nga një proces hetimor që sipas saj nuk është i plotë dhe se është bazuar në histori në media.

Avokatja Melina Gjeta: Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në provë dhe ligj. Ska aanjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Polici e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë shkelje të rënda të ligjit. Dëshmia nuk i shërben me të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion nga Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga Prokurori në konkluzione përfundimtare. Dëshmia e Blendi Tetës konfirmohet edhe nga ajo e Ilir Selmanit, të bashkëpandehurit tjetër. Duke i bërë ato të besueshme. Edhe Selmani ka thënë para kësaj gjykate se janë dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka.

Prokuroria thotë se shkak për vrasjen është bërë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima Santiago Malko, por ato ngjarje janë ende pa autor dhe hetuesit i kanë pezulluar procedimet pasi nuk kanë gjetur autorët. Si mundet prokurori të përcaktoj autorin e atyre ngjarjeve, ndërkohë që personat kompetent qe i kanë hetuar nuk i kanë identifikuar. Transkripetet e Sky nuk janë prova të ligjshme dhe rezultatet e nxjerra nga to janë të paligjshme sipas legjislacionit shqiptar. Ato hyjnë më cënimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondëncës. Përgjimi i autoriteteve franceze përbën përgjim masiv, ska qenë i orientuar. Identifikimi i bërë nga opgj të kodeve, ka qenë amator dhe jo i besueshëm, pasi nuk është ndjekur procedura standarte. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se ai nuk ka pasur në përdorim aplikacionin Sky.

Leonard Duka: Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo ëshyë e montuar nga policia që tmë dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia.

The post I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Flet nëna e ish-policit: Leonard Duka të dënohet me vdekje, ja sa vite kërkon SPAK appeared first on Albeu.com.

Çmendet moti/ Meteorologia Lajda Porja: Nga temperaturat polare te pranvera e fundjavĂ«s


✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, mëngjesi ka nisur me temperatura të ulëta në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat e thella malore. Qytetet e verilindjes si Peshkopia, Bulqiza, Bajram Curri dhe Puka, kanë regjistruar vlera minimale që shkojnë nga -3 deri në -5 gradë Celsius.

Korça gjithashtu mbetet në vlera negative me -2 gradë. Pavarësisht se mesdita sjell një rritje të lehtë deri në 14 gradë, temperaturat mbeten tipike për muajin janar.

Fillimi i Javës: Rikthehen vranësirat dhe lagështira, temperaturat mbeten të ulëta.

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb, nĂ« njĂ« lidhje nĂ« studion e lajmeve nĂ« “Ora News” u shpreh se prania e diellit do t’ua lĂ«rĂ« vendin vranĂ«sirave duke filluar nga pasditja e sotme.

Pjesa e parë e javës, deri ditën e mërkurë, do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të lagështa.

Parashikohet shtim i lagështirës në ajër, gjë që do ta bëjë të ftohtin të ndjehet më tepër, edhe pse reshjet do të jenë të pakta dhe të fokusuara kryesisht në skajin jugor dhe juglindor. Termometri do të pësojë një ulje të mëtejshme me rreth 2 gradë.

Kthesa: Masat e ngrohta sjellin pranverën në fundjavë me 18 gradë.

Duke filluar nga dita e enjte dhe përgjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga një ndryshim i masave ajrore. Një masë e ngrohtë po i afrohet territorit shqiptar, duke sjellë zbutje të ndjeshme të temperaturave.

Edhe zonat malore do të shohin temperatura pozitive, ndërsa maksimumet në vend pritet të arrijnë 17-18 gradë. Kjo pjesë e dytë e javës do të jetë e ngrohtë por e lagësht.

ALARMI: Stuhi ere dhe dallgëzim i lartë priten në fundjavë.

Meteorologia Porja, apelon për kujdes për pjesën e dytë të javës, jo për shkak të reshjeve, por për shkak të erës. Ndërrimi i masës së ftohtë me atë të ngrohtë, do të krijojë stuhi të forta ere.

Të premten dhe të shtunën, shpejtësia e erës në det të hapur pritet të kalojë 80 km/h, duke sjellë dallgëzim të lartë dhe probleme të mundshme për lundrimin.

The post Çmendet moti/ Meteorologia Lajda Porja: Nga temperaturat polare te pranvera e fundjavĂ«s
 appeared first on Albeu.com.

“U boshatis brenda natĂ«s”/ Operacion i dekonspiruar: Kush e paralajmĂ«roi call center-in e mashtrimit?

✇Albeu
By: V K

Operacioni i SPAK-ut ndaj një call center-i mashtrimi u dekonspirua. Këtë e thotë vetë njoftimi zyrtar i SPAK-ut. Faktet janë të thjeshta: mbrëmjen e 15 janarit 2026, persona të identifikuar si personel vëzhgues njoftuan pronarët për një ndërhyrje të mundshme; brenda natës, ambientet u boshatisën dhe pajisjet u larguan; më 16 janar, hetuesit gjetën një strukturë të zhdukur.

Çështja bĂ«het edhe mĂ« e rĂ«ndĂ« po tĂ« shihet çfarĂ« po hetohej. Investigimi nisi pas ankesave tĂ« shtetasve italianĂ« tĂ« mashtruar. GazetarĂ« italianĂ« arritĂ«n tĂ« infiltrojnĂ« njĂ« shtetas italian nĂ« call center, i cili punoi aty dhe regjistroi tĂ« dhĂ«na nga brenda.

Bëhet fjalë për një veprimtari të dyshuar mashtrimi ndërkombëtar, me shtetas italianë dhe shqiptarë të përfshirë, viktima jashtë Shqipërisë, transaksione të kryera në kriptovaluta, platforma mashtruese të menaxhuara nga drejtuesit e aktivitetit.

Pra, nuk ishte një call center informal. Ishte një skemë e organizuar mashtrimi ndërkufitar, e dokumentuar fillimisht nga gazetarë të huaj dhe më pas nga organet hetimore.

Fakti që zyrat u boshatisën brenda natës tregon se dikush me akses në informacion shtetëror ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Kapja në flagrancë e disa personave që transportonin pajisjet drejt një ambienti tjetër është reagim pas dëmit. Dëmi është bërë më herët: provat u prekën, u zhvendosën, potencialisht u fshinë.

Këtu qëndron problemi institucional. SPAK njofton për indicie, por nuk sqaron përgjegjësinë. Nuk dihet kush ishte personeli vëzhgues, kush kishte dijeni për kohën e ndërhyrjes, çfarë masash janë marrë ndaj rrjedhjes së informacionit.

Në një rast me impakt ndërkombëtar, ku Shqipëria ekspozohet si territor i veprimtarive mashtruese ndaj shtetasve të huaj, heshtja institucionale është e papranueshme. Llogaridhënia nuk është opsion komunikimi, por detyrim funksional.

Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri, nuk mund të qëndrojnë në distancë nga një operacion i dekonspiruar ndaj një strukture mashtrimi që vepronte me kriptovaluta dhe viktima italiane por supozohet dhe nga vende të tjera meqë siç pamë struktura ishte e organizuar në bazë ekipesh që kishin target klientë nga Spanja, Gjermania, Franca etj.

E problemi nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m penal. ËshtĂ« problem sigurie, besueshmĂ«rie dhe pĂ«rgjegjĂ«sie shtetĂ«rore.

Kush e dekonspiroi operacionin ndaj call center-it të mashtrimit dhe pse nuk ka përgjigje e as pyetje?

The post “U boshatis brenda natĂ«s”/ Operacion i dekonspiruar: Kush e paralajmĂ«roi call center-in e mashtrimit? appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kreu demokrat, Sali Berisha, u paraqit në SPAK, për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lideri i PD-së dha një deklaratë për mediat, ku u ndal te Gjykata Kushtetuese, për të shpallur si jokushtetues vendimin për arrestin e shtëpisë ndaj tij.

“Gjykata Kushtetuese Ă«shtĂ« njĂ« seksion i organizatĂ«s sĂ« PartisĂ« Socialiste. Komenti i parĂ«. AtĂ« çështje, Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajve paraqitje, nĂ« njĂ« kohĂ« kur çdo çështje qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me qeveritarĂ«ve, e trajton brenda 2-3 javĂ«ve. Gjykata Kushtetuese nĂ« njĂ« vendim tĂ« koduar partiak, shpalli jokushtetuese ndaj meje, por nuk e shfuqizoi atĂ«.

NdĂ«rkohĂ« nga ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, duke pretenduar qĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« fuqi, por nĂ« fuqi janĂ« pasojat e tij. Vendimi nĂ« çdo doktrinĂ«, vendimi duhej shfuqizuar. Mori njĂ« vendim nĂ« favor tĂ« ‘Lubisë’ dhe lubive tĂ« tjera qĂ« do tĂ« shkojnĂ« aty.

Vendimeve tĂ« tjera i hapi rrugĂ« qĂ« t’i shfuqizojĂ«. Vendimin tim nuk e shfuqizojĂ« me pretendimin qĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« fuqi. Pasoja e atij vendimi Ă«shtĂ« fakti qĂ« unĂ« jam sot pĂ«rpara jush”, u shpreh Berisha.

The post Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot appeared first on Albeu.com.

E rĂ«ndĂ« nĂ« ShkodĂ«r/ 16-vjeçarja humb jetĂ«n nĂ« spital, dyshohet se


✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiorespirator.

Sipas uniformave blu, dyshohet se 16-vjeçarja, ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiorespirator.

Njoftimi:

“Dje, nĂ« Spitalin Rajonal ShkodĂ«r, njĂ« 16-vjeçare, ka humbur jetĂ«n.
Paraprakisht dyshohet pĂ«r shkak tĂ« arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ«, pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar shkakun e humbjes sĂ« jetĂ«s”, sqaron policia.

The post E rĂ«ndĂ« nĂ« ShkodĂ«r/ 16-vjeçarja humb jetĂ«n nĂ« spital, dyshohet se
 appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, Gjykata e DurrĂ«sit, ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi masĂ«n ‘arrest me burg’ pĂ«r ish-drejtorin e Burgut tĂ« DurrĂ«sit, Indrit CĂ«rloj, i cili u arrestua tre ditĂ« mĂ« parĂ«.

Gjykata e DurrĂ«sit caktoi ndaj tj mĂ« 16 janar masĂ«n e sigurisĂ« ‘arrest nĂ« burg’ pĂ«r CĂ«rlojn, i cili akuzohet pĂ«r shpĂ«rdorim detyre nĂ« rastin e arratisjes sĂ« Altin Ndocit. kjo masĂ« u la nĂ« fuqi edhe sot.

NdĂ«rkohĂ«, masa ‘arrest shtĂ«pie’ u la nĂ« fuqi dhe pĂ«r mjeken Ylvete Sema, 65 vjeçe.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – PunonjĂ«s i IEVP DurrĂ«s.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

✇Albeu
By: V K

Për herë të parë në Shqipëri, qeveria do të aplikojë çmime fiskale reference për shitblerjen e apartamenteve dhe ndërtesave në zonat rurale.

Ky ndryshim thelbësor, i cili pritet të miratohet së shpejti, do të rrisë bazën e taksueshme për pronat dhe do të eliminojë praktikën e mëparshme të çmimeve të reduktuara.

Fokusi kryesor është te fshatrat turistike përgjatë vijës bregdetare, ku vlerat e reja arrijnë nivele të paprecedenta.

GJIRI I LALËZIT DHE HAMALLAJ NË KRYE TË LISTËS

Zonat mĂ« tĂ« shtrenjta rurale nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin do tĂ« jenĂ« Gjiri i LalĂ«zit dhe Hamallaj. Sipas propozimit, vija e parĂ« e ndĂ«rtimit nĂ« kĂ«to dy fshatra do tĂ« ketĂ« njĂ« çmim reference prej 190,000 lekĂ«/mÂČ.

Pas vijĂ«s sĂ« parĂ«: Çmimi bie nĂ« 90,000 lekĂ«/mÂČ.

Zonat e tjera rurale tĂ« DurrĂ«sit: Do tĂ« kenĂ« njĂ« çmim reference prej 67,500 lekĂ«/mÂČ, i njĂ«jtĂ« me çmimin aktual tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit.

BREGDETI I JUGUT – Çmimet e reja nga Himara nĂ« Ksamil

Riviera shqiptare do të pësojë gjithashtu një rritje të ndjeshme të vlerave fiskale:

Himara: Fshatrat DhĂ«rmi dhe PalasĂ« do tĂ« kenĂ« çmimin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« zonĂ«, 140,000 lekĂ«/mÂČ, ndĂ«rsa Vuno do tĂ« vlerĂ«sohet me 100,000 lekĂ«/mÂČ dhe Livadhi me 81,000 lekĂ«/mÂČ.

Saranda: Fshati i Ksamilit dhe vija e parĂ« bregdetare e qytetit tĂ« SarandĂ«s do tĂ« kenĂ« njĂ« çmim reference prej 100,000 lekĂ«/mÂČ. Zonat e tjera rurale pĂ«rreth, si Gjashta dhe Metoqi, do tĂ« vlerĂ«sohen me 56,000 lekĂ«/mÂČ.

Vlora: Fshatrat RadhimĂ« dhe Orikum do tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtat nĂ« kĂ«tĂ« bashki, me njĂ« çmim prej 90,000 lekĂ«/mÂČ pĂ«r vijĂ«n e tyre bregdetare.

VERIU I SHQIPËRISË – Velipoja mban çmimin mĂ« tĂ« lartĂ«

Në veri, çmimet më të larta do të jenë:

VelipojĂ« (ShkodĂ«r): Vija bregdetare do tĂ« ketĂ« njĂ« çmim reference prej 75,000 lekĂ«/mÂČ.

Tale (LezhĂ«): Çmimi i propozuar Ă«shtĂ« 70,000 lekĂ«/mÂČ.

Si ndryshon sistemi i taksave dhe zonave kadastrale?

Ky projektvendim sjell dy ndryshime madhore në mënyrën se si llogariten taksat e pronës:

1. Fundi i Reduktimit 35%: Deri më tani, për mungesë të çmimeve specifike, zonat rurale përdornin çmimin e qytetit më të afërt, por me një ulje prej 35%. Kjo praktikë do të marrë fund dhe bashkitë do të detyrohen të aplikojnë vlerat e reja, më të larta.

2. Zgjerimi i Hartës Kadastrale: Për të mundësuar këtë vlerësim të detajuar, numri i zonave kadastrale në vend do të rritet nga 65 në 176. Kjo do të lejojë që edhe brenda një fshati të ketë çmime të ndryshme, duke reflektuar vlerën më të lartë të pronave pranë detit krahasuar me ato në brendësi.

Propozimi i plotë, bashkë me hartat digjitale, i është dërguar Këshillit të Ministrave për miratim. Pritet që çmimet e reja të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026, duke ndryshuar rrënjësisht tregun e pasurive të paluajtshme në zonat rurale të Shqipërisë./ Monitor

 

The post Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë appeared first on Albeu.com.

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat anësore, tre të rinj nisen me urgjencë në spital

✇Albeu
By: V K

Gjatë natës, tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm.

Sipas informacioneve , automjeti me të cilin ata po udhëtonin, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Si pasojë e përplasjes, tre të rinjtë kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

The post Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat anësore, tre të rinj nisen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT

✇Albeu
By: V K

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë në QSUT.

Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.

 

 

The post Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT appeared first on Albeu.com.

Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, rikthehen në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar, në orën 17:00.

Më herët gjatë ditës, në orën 11:00, do të mblidhet Konferenca së Kryetarëve, ku do të shqyrtohet kalendari dhe programi i punës për pesë javët e ardhshme.

Sipas Kuvendit, rendi i ditës në Konferencën e Kryetarëve është si vijon:

1. Shqyrtimi i projektprogramit tĂ« punĂ«s sĂ« Kuvendit pĂ«r periudhĂ«n 19 janar 2026 – 27 shkurt 2026.

2. Shqyrtimi i projektkalendarit tĂ« punimeve tĂ« Kuvendit pĂ«r periudhĂ«n 19 janar 2026 – 6 shkurt 2026.

3. Shqyrtimi i projektkalendarit të kontrollit parlamentar të Kuvendit (agjenda vjetore për kontrollin e mbikëqyrjen parlamentare për institucionet e pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese), si dhe projektkalendari vjetor i kontrollit parlamentar (seanca dëgjimore dhe vizita monitoruese të komisioneve parlamentare).

4. Miratimi i projektplanit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025.

Sipas agjendës së bërë publike në faqen e Parlamentit, seanca plenare do të hapë punimet me diskutime nga kryetarët e grupeve parlamentare, miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar dhe njoftime të ndryshme, sipas rendit të ditës të miratuar nga Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

 

The post Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës appeared first on Albeu.com.

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe mjekja

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, del para gjykatĂ«s ish-drejtori i Burgut tĂ« DurrĂ«sit, Indrit CĂ«rloj, i cili u arrestua tre ditĂ« mĂ« parĂ«. Gjykata e DurrĂ«sit caktoi ndaj tj mĂ« 16 janar masĂ«n e sigurisĂ« ‘arrest nĂ« burg’ pĂ«r CĂ«rlojn, i cili akuzohet pĂ«r shpĂ«rdorim detyre nĂ« rastin e arratisjes sĂ« Altin Ndocit.

Ndërkohë, masa do të jepet edhe për mjeken Ylvete Sema, 65-vjeçe, ndaj të cilës Gjykata vendosi arrest shtëpie.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës, për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – PunonjĂ«s i IEVP DurrĂ«s.

The post U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe mjekja appeared first on Albeu.com.

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave, raportohet për mbi 70 të plagosur

✇Albeu
By: V K

Ministri i Transportit i SpanjĂ«s, Oscar Puente, e ka cilĂ«suar si “jashtĂ«zakonisht tĂ« çuditshĂ«m” e cilĂ«soi , aksidentin hekurudhor qĂ« ndodhi ditĂ«n e djeshme, tĂ« dielĂ«n, nĂ« AndaluzĂ­, i cili i mori jetĂ«n tĂ« paktĂ«n 39 personave.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga El Pais, 73 persona janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, kur vagonët e fundit të një treni të kompanisë Iryo, që ishte nisur nga Malaga në Andaluzí (në jug të vendit) me destinacion Madridin, dolën nga shinat pranë zonës Adamuz.

Si pasojë, mbi ta u përplas një tren tjetër i kompanisë Renfe, që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Duke iu referuar shkaqeve tĂ« mundshme tĂ« aksidentit, ministri spanjoll theksoi disa herĂ« se ato mbeten ende tĂ« panjohura dhe se zbardhja e tyre do t’i besohet Komisionit pĂ«r Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore.

Njëkohësisht, ai shprehu habinë për rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia, duke nënvizuar se treni i kompanisë Iryo ishte pothuajse i ri, vetëm katër vjeç.

 

 

Gjithashtu, Puente bëri të ditur se linja hekurudhore në fjalë ishte rinovuar plotësisht në maj të vitit 2025, në kuadër të një investimi prej 700 milionë eurosh, ndërsa vendi ku ndodhi aksidenti ndodhet në një segment të drejtë të linjës, pa kthesa.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« aksident jashtĂ«zakonisht tĂ« çuditshĂ«m; tĂ« gjithĂ« teknikĂ«t dhe ekspertĂ«t janĂ« tĂ« shokuar”, deklaroi ai. Sipas ministrit, hetimi pritet tĂ« zgjasĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ« muaj, pĂ«r shkak tĂ« kompleksitetit tĂ« çështjes.

“Komisioni Ă«shtĂ« i pavarur dhe do tĂ« hedhĂ« dritĂ« mbi shkaqet, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« kuptojmĂ« saktĂ«sisht se çfarĂ« ndodhi”, pĂ«rfundoi ai.

The post Aksidenti hekurudhor në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave, raportohet për mbi 70 të plagosur appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 19 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.3 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Rënia e euros nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale/ Fasoneria, mes konsolidimit dhe presionit të kostove në 2026

✇Albeu
By: V K

Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po hyn në vitin 2026 me pritshmëri më pozitive, por ende jo të sigurta.

Industria e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri, po hyn në vitin 2026 në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj që prej tranzicionit.

Pas më shumë se dy dekadash si një nga motorët kryesorë të eksporteve dhe punësimit me pagë, fasoni po përballet me një kombinim faktorësh negativë, që po e çojnë sektorin drejt tkurrjes.

Prodhuesit paralajmërojnë se, nëse kushtet aktuale vijojnë, numri i fabrikave mund të përgjysmohet brenda tre deri në katër viteve të ardhshme.

Rënia e vazhdueshme e Euros, rritja e mëtejshme e pagës minimale, tkurrja e kërkesës nga tregjet europiane dhe kostot shtesë që priten nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, po e vendosin fasonin shqiptar nën presion të dyfishtë.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, konkurrenca nga platformat kineze tĂ« tregtisĂ« online si “Temu” dhe “Shein” po godet prodhuesit europianĂ«, duke reflektuar drejtpĂ«rdrejt edhe te porositĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po hyn në vitin 2026 me pritshmëri më pozitive, por ende jo të sigurta.

“Viti 2025 shihet si momenti kur fillojmĂ« tĂ« kthehemi drejt fitimit, ndĂ«rsa nĂ« 2026 parashikojmĂ« vijimin e pĂ«rmirĂ«simit tĂ« performancĂ«s financiare dhe operacionale”, – shprehet Eva Laro, e cila drejton njĂ« fabrikĂ« kĂ«pucĂ«sh.

Ajo tha se kompania ka tashmë porosi të mbyllura deri në shtator të vitit 2026, një sinjal i rëndësishëm për stabilitetin e kërkesës dhe besimin e klientëve.

Fabrikat e vogla dhe të mesme do të ketë vështirësi dhe falimente, kurse fabrikat e mëdha, që kanë më shumë aftësi të përshtaten, pritet të rikthejnë fitimet më 2026.

Sektori përgjysmohet në periudhën afatmesme

Florian Zekja, biznesmen me përvojë në prodhimin e veshjeve për eksport, rendit disa faktorë që po e thellojnë krizën, të cilët pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në vitin 2026.

Së pari, ai thekson se rënia e Euros po e nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale, pasi çmimet nuk mund të rriten në një monedhë që vijon të zhvlerësohet.

Së dyti, pasiguria ekonomike në Europë, e përkeqësuar nga tensionet tregtare dhe politikat fiskale globale, po ndikon negativisht në shitjet e veshjeve dhe këpucëve të punës.

Së treti, rritja e kostove operative, nga transporti te qiratë dhe pagat, po e bën gjithnjë e më të vështirë menaxhimin e ndërmarrjeve fason.

Së fundi, situata gjeopolitike po ndikon drejtpërdrejt në industrinë e modës dhe në porositë për koleksionet e ardhshme.

Z. Zekja paralajmëron se anëtarësimi në BE do të sjellë kosto të reja të papërballueshme për një pjesë të madhe të fabrikave.

“VetĂ«m njĂ« certifikatĂ« standardesh mĂ« kushton 20 mijĂ« euro dhe nuk Ă«shtĂ« e vetmja”, – thotĂ« ai, duke parashikuar njĂ« tkurrje tĂ« fortĂ« tĂ« sektorit qĂ« nga viti 2026.

Konsolidim dhe rritje për të mëdhenjtë, faliment për të voglat

Ajo parashikon se viti 2026 do të shënojë një ndarje të qartë mes fabrikave të mëdha dhe atyre të vogla.

Sipas saj, ndërmarrjet e mëdha presin rikthim gradual të rritjes në vitin 2026, të mbështetur nga përmirësimi i kërkesës në tregjet ndërkombëtare dhe nga investimet në produkte.

Ndërkohë, njësitë e vogla të prodhimit rrezikojnë falimentimin për shkak të rritjes së kostove, veçanërisht nga paga minimale dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Megjithatë, rritja e kostove të punës, që në disa raste arrin deri në 25%, po krijon presion mbi çmimet dhe kapacitetet prodhuese.

“KlientĂ«t ankohen pĂ«r çmimet dhe ekziston rreziku qĂ« presioni i kostove tĂ« ndikojĂ« madhĂ«sinĂ« e fabrikave nĂ« tĂ« ardhmen”, – thekson znj. Laro.

Florian Zekja, biznesmen me përvojë në prodhimin e veshjeve për eksport, e sheh vitin 2026 si një pikë kthese, ku shumë fabrika, sidomos të mesme dhe të vogla, do të detyrohen të dalin nga tregu. Ai rendit katër faktorë kryesorë që po e thellojnë krizën.

SĂ« pari, rĂ«nia e vazhdueshme e Euros po e nxjerr ShqipĂ«rinĂ« jashtĂ« konkurrencĂ«s rajonale. “ËshtĂ« e pamundur tĂ« rrisĂ«sh çmimet, kur monedha me tĂ« cilĂ«n faturon zhvlerĂ«sohet pa limit”, – thotĂ« z. Zekja.

Së dyti, pasiguria ekonomike në Europë, e thelluar nga tensionet tregtare dhe politikat fiskale globale, po reflektohet në rënie të porosive, veçanërisht për veshjet dhe këpucët e punës.

SĂ« treti, rritja e kostove operative – transporti, qiratĂ«, pagat – po e bĂ«n menaxhimin e ndĂ«rmarrjeve gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«. SĂ« katĂ«rti, situata gjeopolitike po ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« industrinĂ« e modĂ«s, duke ulur shitjet e koleksioneve tĂ« ardhshme.

Ai paralajmĂ«ron se anĂ«tarĂ«simi nĂ« BE do tĂ« sjellĂ« njĂ« valĂ« kostosh tĂ« reja, sidomos pĂ«r certifikime dhe standarde. “VetĂ«m njĂ« certifikatĂ« mĂ« kushton 20 mijĂ« euro, por janĂ« disa tĂ« tilla”, – thekson ai, duke parashikuar tkurrje tĂ« fortĂ« tĂ« sektorit qĂ« nga viti 2026.

2026, mes stabilitetit dhe rrezikut

Ekspertët theksojnë se rritja e kostove të prodhimit dhe paga minimale po ndikojnë drejtpërdrejt konkurrueshmërinë, duke kërkuar politika të balancuara që mbështesin punonjësit, pa cenuar qëndrueshmërinë e biznesit.

Hapja e kapitujve të negociatave me BE-në, sipas z. Prençe, e bën jetike përfshirjen reale të industrisë në procesin vendimmarrës, pasi prodhuesit do të jenë zbatuesit praktikë të standardeve europiane.

Një tjetër sfidë madhore mbetet mungesa e likuiditetit për investime, që po ngadalëson automatizimin dhe modernizimin, si dhe kostot e larta të certifikimeve dhe promovimit ndërkombëtar.

Megjithatë, ai shprehet se viti 2026 mund të shënojë ritëm të qëndrueshëm rritjeje, i nxitur nga partneritete më të forta europiane, investime në teknologji dhe bashkëpunim strategjik mes qeverisë dhe industrisë.

Rritje nga klientët ekzistues dhe segmentet teknike

Rritja e pritshme për vitin 2026 po mbështetet si te klientët ekzistues, ashtu edhe tek ata të rinj, me fokus të qartë në produkte me vlerë të shtuar.

Segmentet kryesore ku po orientohet prodhimi janë materialet teknike për sektorë si ushtarake dhe hiking, ku kërkohen standarde të larta cilësie dhe inovacioni.

NjĂ« linjĂ« mĂ« e vogĂ«l prodhimi po shĂ«rben si terren pĂ«r inovacion dhe testim, duke ndihmuar kompaninĂ« tĂ« rritet “hap pas hapi” dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kontrolluar. “Po rritemi gradualisht, pa e sforcuar strukturĂ«n” – thekson znj. Laro.

Sfida e fuqisë punëtore dhe presioni i kostove

Në aspektin e burimeve njerëzore, viti 2026 mbetet sfidues. Nevoja për aftësi të specializuara po rritet në të gjitha kategoritë, ndërsa rekrutimi nga jashtë vendit mbetet kompleks.

Furnizimi kryesor me fuqi punëtore vijon të jetë tregu i brendshëm, me numrin e punonjësve që ka ardhur në rritje, nga rreth 600 në 750 persona./Monitor

The post Rënia e euros nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale/ Fasoneria, mes konsolidimit dhe presionit të kostove në 2026 appeared first on Albeu.com.

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit 19 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në Veri dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 2-3 ballĂ«.

The post Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit 19 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Zarfi i zi Big në Brother? Lot dhe emocione që prekën Kiara Titon (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

NĂ« kufje, moderatorja Kiara Tito, u njoftua se nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother”, kishte mbĂ«rritur njĂ« “zarf i zi” dhe se momenti do tĂ« shfaqej nĂ« “Fan Club”.

Por, në të vërtetë, klipi ishte një surprizë e veçantë për të.

Në video u shfaqën momentet më të bukura të Kiarës, ndërsa mesazhi i urimit i kujtoi sa e dashur dhe e vlerësuar është nga fansat dhe të afërmit e saj.

Emocionet ishin tĂ« forta, dhe Kiara nuk mundi t’i mbante dot lotĂ«t, duke treguar njĂ« reagim tĂ« sinqertĂ« dhe prekĂ«s qĂ« magjepsi tĂ« gjithĂ«.

 

The post Zarfi i zi Big në Brother? Lot dhe emocione që prekën Kiara Titon (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

✇Albeu
By: V K

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albanian, u shpreh se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave.

Sipas tij, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.

“Jo vetĂ«m orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes, por edhe dita e mĂ«rkurĂ« dhe pjesĂ«risht dita e enjte do tĂ« sjellin prezencĂ«n e reshjeve, kryesisht nĂ« zonat jugore. Do tĂ« kemi gjithashtu prezencĂ« dhe tĂ« reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s nĂ« zonat e thella malore.

Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Sinjalet tregojnë për përmirësim të kushteve të motit në zonat jugore, ndërsa zonat e tjera mbeten nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë.

PĂ«rsa i pĂ«rket temperaturave, relativisht do tĂ« jenĂ« tĂ« larta, por do tĂ« vijojnĂ« me rĂ«nie nĂ« fillim tĂ« javĂ«s. Duke qenĂ« se do tĂ« kemi masa ajrore tĂ« lagĂ«shta, temperaturat e ajrit do tĂ« rriten, por duke filluar nga mesjava deri nĂ« fundjavĂ« do tĂ« rikthehen pĂ«rsĂ«ri, rreth -1 dhe -2 gradĂ« Celsius, kryesisht nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit. Sinjalet pĂ«r reshje nĂ« vendin tonĂ« priten gjatĂ« javĂ«s sĂ« fundit tĂ« kĂ«tij muaji”, u shpreh meteorologu.

The post Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës appeared first on Albeu.com.

BashkĂ«shortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord tĂ« bĂ«hej pjesĂ« e “Big Brother”, i thashĂ« do iki


✇Albeu
By: V K

BashkĂ«shortja e kĂ«ngĂ«tarit Erik Lloshi, Romina, teksa ishte e ftuar nĂ« emisionin “Fan Club”, ka folur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« publikisht pĂ«r marrĂ«dhĂ«nien mes tyre, pas aludimeve se çifti po kalon njĂ« krizĂ« pĂ«r shkak tĂ« pjesĂ«marrjes sĂ« artistit nĂ« Big Brother VIP Albania.

Romina sqaroi se nuk ka qenë aspak dakord me vendimin e Erik Lloshit për të hyrë në Big Brother, duke theksuar se ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe ta mbajë jetën private jashtë syrit të publikut.

Ajo tregoi se kjo ka qenë arsyeja pse e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e tij në format, duke përmendur edhe temperamentin e këngëtarit, të cilin e përshkroi si gjaknxehtë dhe impulsiv.

“Nuk kam qenĂ« kurrĂ« dakord tĂ« futej nĂ« Bigh Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur qĂ« jetĂ«n personale ta kisha timen dhe tĂ« mos isha nĂ« syrin e publikut.

Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë.

Eriku ka marrĂ« ftesĂ« dhe mĂ« parĂ« dhe i kam thĂ«nĂ« kategorisht jo, kĂ«tĂ« herĂ« nuk mĂ« dĂ«gjoi. I thashĂ« do marr valixhet dhe do tĂ« iki nĂ« shtĂ«pi. TashmĂ« e mbĂ«shtes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjĂ«ra qĂ« mĂ« pĂ«lqejnĂ« dhe disa qĂ« nuk i pĂ«rkrah”,-u shpreh bashkĂ«shortja e kĂ«ngĂ«tarit.

The post BashkĂ«shortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord tĂ« bĂ«hej pjesĂ« e “Big Brother”, i thashĂ« do iki
 appeared first on Albeu.com.

Operacioni kundĂ«r Call Center/ 8 tĂ« arrestuar, SPAK: Personat e kapur nĂ« flagrancĂ« transportuan gjatĂ« natĂ«s materiale nĂ« ambient tjetĂ«r, tentuan të  (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

SPAK ka dalĂ« me njĂ« njoftim zyrtar, lidhur me aksionin e zhvilluar kundĂ«r Call CenterĂ«ve. NĂ« njoftim sqarohet se gjatĂ« hetimeve Ă«shtĂ« identifikuar njĂ« QendĂ«r Thirrjesh (Call Center) qĂ« ndodhet nĂ« TiranĂ«, nĂ« ndĂ«rtesĂ«n “Atti Tower”, nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, pĂ«rballĂ« Katedrales Ortodokse, nga ku, autorĂ«t e mirĂ«organizuar dyshohet se kanĂ« mashtruar shtetas italianĂ« dhe europianĂ« pĂ«r investime nĂ« kriptomonedhave tĂ« ndryshme.

Në pranga janë vënë 8 persona, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Personat e arrestuar:

Remir Gjoligaj

Endri Gjata

David Qerimi

Elis Merkaj

Rentjan Peposhi

Odeas Kuqi

Gjashtë prej 8 të arrestuarve nga SPAK gjatë operacionit që u zhvillua në Tiranë për goditjen e Call Center-ave që mashtronin qytetarë italianë për investime në kriptovaluta të ndryshme.

“Pas kapjes nĂ« flagrancĂ« tĂ« kĂ«tyre shtetasve, hetuesit kanĂ« bĂ«rĂ« kontrollin me iniciativĂ« tĂ« ambientit nĂ« katin e 5-tĂ« tĂ« godinĂ«s, ku Ă«shtĂ« konstatuar njĂ« QendĂ«r tjetĂ«r Thirrjesh, nĂ« ndĂ«rtim e sipĂ«r. Aty u gjetĂ«n pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopĂ«, karta tĂ« ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shĂ«nime.

Personat e kapur nĂ« flagrancĂ«s, po transportonin njĂ« kosh mbeturinash, i cili pĂ«rmbante sende tĂ« dyshuara tĂ« marra nga Qendra e Thirrjeve nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, tĂ« cilat ishin duke i asgjĂ«suar”, thuhet nĂ« reagim.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar rregjistroi procedimin penal nr.03/2026, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Mashtrimit Kompjuterik”, nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal,“PjesĂ«marrjes nĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal.

Procedimi u regjistrua nĂ« datĂ«n 9.1.2026 nĂ« ByronĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit pas paraqitjes sĂ« gazetarĂ«ve italianĂ« tĂ« emisionit investigativ “Le Iene”, qĂ« trasnmetohet nĂ« Mediaset. Ata kanĂ« dorĂ«zuar materiale tĂ« punĂ«s sĂ« tyre.

GjatĂ« kĂ«tij hulumtumi Ă«shtĂ« identifikuar njĂ« QendĂ«r Thirrjesh (Call Center) qĂ« ndodhet nĂ« TiranĂ«, nĂ« ndĂ«rtesĂ«n “Atti Tower”, nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, pĂ«rballĂ« Katedrales Ortodokse, nga ku, autorĂ«t e mirĂ«organizuar dyshohet se kanĂ« mashtruar shtetas italianĂ« dhe europianĂ« pĂ«r investime nĂ« kriptomonedhave tĂ« ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale tw menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« QendĂ«r Thirrjesh, qĂ« ndodhej nĂ« katin e 9-tĂ« dhe tĂ« 13-tĂ« tĂ« “Atti Tower”. Nga pamja e pĂ«rgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit qĂ« kryen regjistrimin apo edhe personave tĂ« tjerĂ«, shihet se Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r e mirĂ«organizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune tĂ« ndara, role tĂ« pĂ«rcaktuara dhe staf qĂ« operonte nĂ« gjuhĂ«n italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme, nr.85, datĂ« 15.1.2026, hetuesit e BKH-sĂ« konstatuan nĂ« datĂ«n 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. FalĂ« veprimeve tĂ« shpejta dhe tĂ« pandĂ«rprera hetimore u bĂ« i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve tĂ« pĂ«rdorura pĂ«r largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit tĂ« tyre, nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r, u realizua kapja nĂ« flagrancĂ« e disa shtetasve, tĂ« cilĂ«t kishin transportuar gjatĂ« natĂ«s materiale drejt njĂ« ambient tjetĂ«r tĂ« marrĂ« me qira nĂ« “Downtown One”, nĂ« Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes nĂ« flagrancĂ« tĂ« kĂ«tyre shtetasve, hetuesit kanĂ« bĂ«rĂ« kontrollin me iniciativĂ« tĂ« ambientit nĂ« katin e 5-tĂ« tĂ« godinĂ«s, ku Ă«shtĂ« konstatuar njĂ« QendĂ«r tjetĂ«r Thirrjesh, nĂ« ndĂ«rtim e sipĂ«r. Aty u gjetĂ«n pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopĂ«, karta tĂ« ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shĂ«nime. Personat e kapur nĂ« flagrancĂ«s, po transportonin njĂ« kosh mbeturinash, i cili pĂ«rmbante sende tĂ« dyshuara tĂ« marra nga Qendra e Thirrjeve nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, tĂ« cilat ishin duke i asgjĂ«suar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e QendrĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« thirrjeve, nĂ« sajĂ« tĂ« veprimeve verifikuese, janĂ« nxjerrĂ« dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit pĂ«r shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Mashtrimit kompjuterik”, nĂ« bashkĂ«punimin, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal.

NĂ« ecuri tĂ« veprimeve hetimore, nĂ« datĂ« 17.1.2026, janĂ« lĂ«shuar dhe urdhrat e ndalimit pĂ«r tre shtetas tw tjerw, tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Mashtrimit kompjuterik”, nĂ« bashkĂ«punimin, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga netet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal, tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« gjetur deri nĂ« kĂ«to momente.

GjatĂ« kontrolleve tĂ« ushtruara nĂ« 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janĂ« gjetur dhe sekuestruar nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale, qindra pajisje kompjuterike tĂ« cilat janĂ« nĂ« proces verifikimi, sisteme monitorimi tĂ« kamerave, sisteme tĂ« rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente tĂ« QendrĂ«s sĂ« Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve tĂ« tjerĂ« nĂ« proces verifikimi.Gjithashtu janĂ« sekuestruar edhe automjete tĂ« pĂ«rdorur nga autorĂ«t e dyshuar, motomjete si dhe njĂ« automjet luksoz i markĂ«s Ferrari, qĂ« dyshohet se i pĂ«rket organizatorĂ«ve tĂ« kĂ«tij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për mbështetjen e dhënë në fazën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme si edhe gjatë veprimeve të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” tĂ« “Mediaset”, falĂ« punĂ«s tĂ« sĂ« cilĂ«ve, u bĂ« e mundur inicimi dhe hetimi i kĂ«tij rasti tĂ« mashtrimit masiv nĂ« QendrĂ«n e Thirrjeve nĂ« ShqipĂ«ri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetĂ«r, njĂ« apel u shkon edhe shtetasve qĂ« punojnĂ« nĂ« kĂ«to qendra, pĂ«r t’u ndĂ«rgjegjĂ«suar dhe pĂ«r t’u mos bĂ«rĂ« pjesĂ« e veprimtarive tĂ« paligjshme.

The post Operacioni kundĂ«r Call Center/ 8 tĂ« arrestuar, SPAK: Personat e kapur nĂ« flagrancĂ« transportuan gjatĂ« natĂ«s materiale nĂ« ambient tjetĂ«r, tentuan të  (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌