❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, opozita mban foltoren para Kryeministrisë. Për këtë arsye, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash, që parashikojnë edhe bllokimin e disa akseve rrugore në kryeqytet.

Këto akse, do të jenë të bllokuara nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

Njoftimi i policisë:

TiranĂ«/NĂ« bazĂ« dhe nĂ« zbatimit tĂ« ligjit “PĂ«r tubimet”, Policia e TiranĂ«s ka ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r garantimin e rendit publik, zbatimin e tĂ« drejtave dhe lirive tĂ« qytetarĂ«ve dhe tĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tubimin e ditĂ«s sĂ« sotme, nga ora 18:00 deri nĂ« orĂ«n 20:00, para KryeministrisĂ«.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

Nga ora 15:00 deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga kryqĂ«zimi afĂ«r MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”, si dhe nĂ« rrugĂ«t “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

The post Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një mjet tip autoboti me gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Fatmirësisht, nuk ka patur shpërthim çka do të kishte edhe pasoja shumë të rënda për mjetet e tjera dhe drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këta aks rrugor, apo edhe për kalimtarë të rastit.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve dhe përcaktimi i një zone e sigurie kanë bërë të mundur evitimin e një tragjedie.

Ndërkohë, nuk dihen shkaqet përse mjeti më gaz u përfshi nga flakët.

 

The post Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin appeared first on Albeu.com.

Qytetarët e Vlorës në protestë për ujin/ Berisha: I përgëzoj për reagimin, ua zunë galanë në fyt, të mblidhemi kundër regjimit

✇Albeu
By: V K

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi protestën e qytetarëve vlonjatë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Nga selia blu, ai tha se pĂ«rgĂ«zon reagimin qytetar, duke shtuar se zyrtarĂ«ve tĂ« bashkisĂ« “ua zunĂ« galanĂ« nĂ« fyt”, referuar protestĂ«s sĂ« djeshme para vendit, ku ata po mbanin festĂ«n pĂ«r fundvitin.

“Dua tĂ« pĂ«rshĂ«ndes pĂ«rzemĂ«rsisht qytetarĂ«t e VlorĂ«s pĂ«r protestĂ«n e tyre dinjitoze, pĂ«r fibrĂ«n e tyre qytetare, qĂ« reaguan nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« fuqishme, ua zunĂ« galanĂ« nĂ« fyt zyrtarĂ«ve makutĂ«, qĂ« kanĂ« vjedhur fondet e ujĂ«sjellĂ«sit dhe ishin mbledhur tĂ« festonin me to. QytetarĂ« dhe qytetare, ju pĂ«rjetoni padrejtĂ«sitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha. Protesta juaj kundĂ«r regjimit Ă«shtĂ« shpĂ«timtare pĂ«r ju dhe pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.Uji nuk mungon vetĂ«m nĂ« VlorĂ«, uji mungon nĂ« mbarĂ« ShqipĂ«rinĂ«.

Arbitrariteti nuk ushtrohet vetĂ«m nĂ« VlorĂ«, ushtrohet nĂ« çdo skaj tĂ« kĂ«tij vendi. PĂ«r tĂ« shpĂ«tuar duhet zĂ«ri juaj, duhet angazhimi juaj qytetar. TĂ« pĂ«rzĂ«mĂ« sa mĂ« parĂ« kĂ«tĂ« tĂ« keqe tĂ« madhe qĂ« i ka rĂ«nĂ« nĂ« krye ShqipĂ«risĂ«. PD angazhohet, opozita angazhohet nĂ« betejĂ«n finale pĂ«r largimin e organizatĂ«s kriminale nga pushteti, organizatĂ« qĂ« kryesohet nga Edi Rama”, tha Berisha.

Kryedemokrati theksoi se rruga e vetme janë protestat, duke i ftuar qytetarët që të mblidhen së bashku për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

“Opozita do tĂ« fillojĂ« protesta pa asnjĂ« diskutim. Opozita po bĂ«n gjithçka pĂ«r tĂ« qartĂ«suar tek çdo qytetar se, rruga e vetme Ă«shtĂ« protesta e qĂ«ndrueshme. Se Ă«shtĂ« koha, sot mĂ« shumĂ« se kurrĂ« tĂ« vendosi pĂ«r tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r misionin tonĂ« tĂ« ri. Misionin e pĂ«rmbysjes sĂ« regjimit tĂ« narkoshtetit. Mision i cili do tĂ« pĂ«rmbushet sapo mijĂ«ra shqiptarĂ« tĂ« vendosin tĂ« dalin nĂ« shesh çdo ditĂ«. TĂ« protestojnĂ« kundĂ«r regjimit. TĂ« ndahen nga apatia, lodhja, mĂ«rzitja, zhgĂ«njimi qĂ« i ka pushtuar.

Bulevardi Ă«shtĂ« sheshi, Ă«shtĂ« rruga e fitores. AsnjĂ« prej tyre nuk duhet t’i thotĂ« vetes se sa jemi. Idealet nuk maten me numra, forca e idealeve nuk maten nga numrat, por nga guximi dhe guximi i idealistĂ«ve Ă«shtĂ« i pashtershĂ«m dhe triumfues. Dhe unĂ« kam besim tĂ« madh se kjo karabina e kalbur qĂ« po kundĂ«rmon erĂ«n mĂ« tĂ« keqe nĂ« ShqipĂ«ri dhe mbarĂ« EuropĂ«n, do tĂ« marrĂ« vendin qĂ« meriton”, tha Berisha.

The post Qytetarët e Vlorës në protestë për ujin/ Berisha: I përgëzoj për reagimin, ua zunë galanë në fyt, të mblidhemi kundër regjimit appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari Enea Andrea

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e kësaj të hëne, sporti dhe media u zgjuan me një lajm të trishtë. Ish-basketbollisti i Dinamos dhe gazetari i njohur Enea Andrea, është ndarë nga jeta.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv, Enea Andrea, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.

Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë.

Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari Enea Andrea appeared first on Albeu.com.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat

✇Albeu
By: V K

Partia Demokratike, i ka kërkuar sërish kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të mbledhë Këshillin e Mandateve ditën e martë, më 30 dhjetor, në orën 11:00.

Sipas opozitës, mbledhja është e nevojshme për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, i cili kërkon autorizim nga Kuvendi për heqjen e mandatit të deputetes Belinda Balluku.

Ajo mban njëkohësisht edhe postin e zëvendëskryeministres dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në kërkesën drejtuar Peleshit, deputetët e opozitës theksojnë se thirrja e Këshillit të Mandateve është detyrim ligjor dhe nuk mund të vonohet.

Sipas tyre, mosveprimi mund të pengojë drejtësinë dhe të ndikojë në procesin hetimor.

“Thirrja e KĂ«shillit Ă«shtĂ« e detyrueshme sipas rregullores sĂ« Kuvendit. Kryetari i Kuvendit duhet tĂ« njoftojĂ« rendin e ditĂ«s dhe tĂ« mos bĂ«het pengesĂ« pĂ«r drejtĂ«sinĂ«â€, thuhet nĂ« kĂ«rkesĂ«n e tyre.

Ndërkohë kryeministri Edi Ram është shprehur se PS-nuk do ta autorizojë kërkesën e SPAK, për arrestimin e vartëses së tij.

Kujtojmë se Belinda Balluku, është rikthyer në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, pasi më herët ishte pezulluar nga GJKKO pasi është nën hetim nga SPAK, për çështje që lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe.

The post PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat appeared first on Albeu.com.

Shenjat e para të Zhegrovës, transferimi i minutës së fundit i Juventusit rigjallërohet nga Spaleti

✇Albeu
By: V K

Edon Zhegrova, bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Pizës, duke ndihmuar në sigurimin e tre pikëve për objektivin e klubit.

Nënshkrimi i verës pati një ndikim të rëndësishëm në ndeshje me lojën dhe paparashikueshmërinë e tij, duke ia shpërblyer besimin Luçiano Spaletit, i cili po e përdor atë më vazhdimisht, duke rigjallëruar një lojtar që deri pak javë më parë dukej si i huaj. Tani i takon atij të provojë vlerën dhe rritjen e tij.

Anësori ishte një nga nënshkrimet e fundit të Juventusit në tregun e transferimeve. I nënshkruar më 1 shtator, ai u ble nga Lilë në mënyrë të përhershme dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin.

Pritjet ishin të larta, duke pasur parasysh sezonet e tij të fundit në Francë.

Për shkak të mungesës së formës fizike, Zhegrova debutoi në Seria A më 20 shtator, duke luajtur shtatë minuta në barazimin ndaj Veronës.

Më pas luajti edhe 26 minuta të tjera kundër Atalantës dhe ishte në stol kundër Milanit. Më pas luajti 25 minuta në barazimin 0-0 në derbin kundër Torinos, tetë minuta kundër Napolit, gjysmë ore kundër Romës dhe një tjetër kundër Pizës.

The post Shenjat e para të Zhegrovës, transferimi i minutës së fundit i Juventusit rigjallërohet nga Spaleti appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti Begaj mesazh urimi për Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, me anĂ« tĂ« njĂ« reagimi nĂ« llogarinĂ« e tij personale nĂ« “Facebook”, Presidenti i RepublikĂ«s Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin pĂ«r rezultatet fituese, nĂ« zgjedhjet e mbajtura nĂ« KosovĂ«.

Begaj nënvizon se qytetarët e Kosovës, shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucionet e reja që do qeverisin vendin.

REAGIMI:

Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!

Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.

Uroj dhe besoj qĂ« kjo votĂ« tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si institucionale, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« KosovĂ«s dhe qytetarĂ«ve tĂ« saj njĂ« tĂ« ardhme tĂ« begatĂ«, tĂ« drejtĂ« dhe evropiane.

 

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti Begaj mesazh urimi për Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale appeared first on Albeu.com.

Hetimet për atentatin me dy viktima në Rinas/ Pasi dogjën mjetin që përdorën në krim, autorët u larguan me ambulancë

✇Albeu
By: V K

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë fokusuar te vëzhgimi i qindra kamerave sigurie për të shkuar te gjurmët e autorëve.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, janë siguruar të dhëna me interes për grupin hetimor. A2 CNN raporton se autorët, pasi kryen atentatin dhe dogjën mjetin tip Toyota me targa greke që përdorën në krim në fshatin, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë.

Hetuesit kanë dyshime që mjeti i kamufluar si ambulancë, ka qenë në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ka ndodhur atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi kanë pritur që vrasja u krye.

AutorĂ«t pas ngjarjes e dogjĂ«n mjetin Toyota qĂ« pĂ«rdorĂ«n nĂ« krim nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« pyllĂ«zuar dhe kodrinore nĂ« fshatin Halil, aty ku dyshohet se i priste edhe mjeti tjetĂ«r i kamufluar si ambulancĂ« pĂ«r t’u larguar nĂ« drejtim tĂ« paditur.

The post Hetimet për atentatin me dy viktima në Rinas/ Pasi dogjën mjetin që përdorën në krim, autorët u larguan me ambulancë appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me tritol në Shkodër, identifikohet viktima (EMRI)

✇Albeu
By: V K
Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës, duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Hysni Ymeri, 69-vjeç.

Identifikohet emri i personit që humbi jetën, pas një shpërthimi në hyrjen e një pallati në Shkodër.

Burime zyrtare, bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Hysni Ymeri, 69-vjeç.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 10:10, nĂ« lagjen “Manush Alimani”, nĂ« hyrjen e njĂ« pallati, dyshohet se ka shpĂ«rthyer paneli i matĂ«save tĂ« energjisĂ« elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55-vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

The post Shpërthimi me tritol në Shkodër, identifikohet viktima (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Prej 5 ditësh pa ujë, qytetarët e Vlorës protestojnë para Bashkisë: Haram votat tona, o qeveritarë të poshtër, maskarenj, përplasje edhe me policinë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Qytetarët e Vlorës prej pesë ditësh,  po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Sot me bidona në duar ata kanë dalë për të protestuar para bashkisë, ku shprehen të indinjuar, ndërsa kërkojnë edhe një takim me kryetaren e bashkisë.

“Duam ujĂ«, ujĂ«. UjĂ« o ujĂ«. O qeveritarĂ« tĂ« poshtĂ«r, duam ujĂ«. O maskarenj, o tĂ« degjeneruar. Pa ujĂ« nuk ka jetĂ«. O maskarenj qĂ« jeni nĂ« pushtet. Ka 5 ditĂ« pa ujĂ«. Po zihemi me fĂ«mijĂ«t se duan tĂ« lahen. I paçi haram ato votat”, shprehen tĂ« revoltuar qytetarĂ«t.

NjĂ« defekt i shkaktuar nĂ« tubacionin kryesor ka lĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ« qytetin pa ujĂ«. Me bidona e ç’tĂ« munden, qytetarĂ«t e VlorĂ«s i janĂ« drejtuar burimeve natyrore pĂ«r tĂ« mbushur ujĂ«.

Ndërsa spitali rajonal, ai psikiatrik, si dhe institucionet e veçanta janë furnizuar përmes autobotëve të zjarrfikëses.

Gjendja Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe mĂ« e vĂ«shtirĂ«, pasi depozitat e ujit nĂ« banesa janĂ« boshatisur dhe familjet, edhe pse ditĂ« festash, nuk kanĂ« as ujĂ« pĂ«r t’u larĂ«. PĂ«r banorĂ«t, kjo situatĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme.

Ndërkohë, prej katër ditësh po punohet për rikthimin e furnizimit në normalitet, por procesi ka hasur vështirësi.

Pas dy ndërhyrjeve, ku u tentua një zgjidhje alternative, presioni i lartë i ujit ka shkaktuar sërish çarje të tubacionit, duke e bërë të pamundur rikthimin e furnizimit.

Ujësjellësi deklaron se po punohet për gjetjen e një zgjidhje provizore, por ende nuk është bërë e mundur.

Prova e kryer dy ditë më parë nuk ka dhënë rezultat dhe aktualisht po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me synimin që furnizimi të rikthehet gjatë pasdites.

Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.

“Kemi realizuar pjesĂ«risht njĂ« zgjedhje, qĂ« dha sĂ«rish probleme. Qyteti sĂ«rish vuan furnizimin me ujĂ«. I kĂ«rkojmĂ« ndjesĂ« qytetarĂ«ve, avaria Ă«shtĂ« shumĂ« serioze. Sot kemi ndryshuar edhe mĂ«nyrĂ«n e zgjidhjes sĂ« problematikĂ«s”, tha Murati.

 

The post Prej 5 ditësh pa ujë, qytetarët e Vlorës protestojnë para Bashkisë: Haram votat tona, o qeveritarë të poshtër, maskarenj, përplasje edhe me policinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës, duke shkaktuar vdekjene e një personi

Viktima është ende i paidentifikuar. Raportohet se fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet.

Sakaq, punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

Personi i plagosur nga shpërthimi u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.

The post Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person appeared first on Albeu.com.

Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë duke filluar nga dita e nesërme

✇Albeu
By: V K

Duke filluar nga dita e nesërme (30 dhjetor 2025), do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9.

Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse.

Zyra IdentiTek 5, e cila ndodhet nĂ« RrugĂ«n “Robert Shvarc”, nĂ« zonĂ«n e KomunĂ«s sĂ« Parisit, do tĂ« zhvendoset dhe do tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbimet pranĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative Nr. 5, nĂ« zonĂ«n e Bllokut.

Ndërkohë, zyra IdentiTek 8 & 9, që operon në Rrugën e Barrikadave, do të ndahet si më poshtë:

IdentiTek 8 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 8, në Rrugën e Dibrës;

IdentiTek 9 do tĂ« funksionojĂ« pranĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative Nr. 9, nĂ« Bulevardin “Zogu I”.

QytetarĂ«t qĂ« kanĂ« kryer aplikime pĂ«r karta identiteti pranĂ« zyrave IdentiTek 8 & 9 deri mĂ« sot, do t’i tĂ«rheqin dokumentet e tyre pranĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative Nr. 8.

Këto ndryshime kanë qëllim rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve të aplikimit për dokumente identifikimi, duke i afruar ato më pranë qytetarëve, në njësitë administrative përkatëse.

The post Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë duke filluar nga dita e nesërme appeared first on Albeu.com.

12 vite nga aksidenti i rëndë/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Michael Schumacher sot

✇Albeu
By: V K

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një aksident tragjik gjatë skijimit në dhjetor të vitit 2013, i cili e la për muaj të tërë në koma të induktuar mjekësisht dhe i hapi rrugë një rikuperimi shumë të gjatë, larg syrit publik.

Sot bëhen 12 vite nga dita kur Michael Schumacher, pësoi aksidentin pothuajse fatal. Edhe pse ai mbijetoi, që prej asaj kohe ka qëndruar plotësisht larg publikut dhe informacionet mbi gjendjen e tij aktuale shëndetësore, kanë qenë jashtëzakonisht të kufizuara.

Ngjarja ndodhi në Alpet franceze, ku Schumacher doli jashtë pistës së skijimit dhe goditi kokën pas një shkëmbi, pavarësisht se mbante helmetë mbrojtëse.

Legjenda gjermane e Formula 1, u transportua me helikopter drejt spitalit dhe u vendos në koma të induktuar mjekësisht për disa muaj.

Më pas, ai u transferua në shtëpinë familjare pranë Liqenit të Gjenevës, ku jeton edhe sot, nën kujdes mjekësor 24 orë në ditë.

Raportohet se jeta e Schumacher-it është jashtëzakonisht e vështirë, me deri në 15 persona që kujdesen vazhdimisht për të.

Po ashtu, besohet se ai është i shtrirë në shtrat dhe i paaftë për të folur.

Sa i përket komunikimit, Schumacher mbështetet vetëm te sytë për të komunikuar me familjen dhe miqtë.

Ky detaj u bë publik nga Elisabetta Gregoraci, ish-partnerja e ish-drejtuesit të Formula 1, Flavio Briatore, dhe ka habitur shumëkënd, duke pasur parasysh sa pak dihet realisht për gjendjen e tij.

“Michael nuk flet, ai komunikon me sytĂ«. VetĂ«m tre persona mund ta vizitojnĂ« dhe unĂ« e di kush janĂ«.

Ata u zhvendosĂ«n nĂ« SpanjĂ« dhe bashkĂ«shortja e tij ka ngritur njĂ« spital nĂ« atĂ« shtĂ«pi”, ka deklaruar ajo.

ËshtĂ« raportuar gjithashtu se Schumacher ka bĂ«rĂ« njĂ« paraqitje tĂ« parĂ« publike nĂ« dasmĂ«n e vajzĂ«s sĂ« tij nĂ« vitin 2024, ku tĂ« ftuarve u ishte kĂ«rkuar tĂ« dorĂ«zonin telefonat pĂ«r tĂ« mbrojtur privatĂ«sinĂ« e tij, megjithĂ«se ky informacion mĂ« pas Ă«shtĂ« kundĂ«rshtuar.

Një tjetër person që ka dhënë informacion të vlefshëm për gjendjen e Schumacher-it është Jean Todt, ish-shefi i Ferrari-t. Duke folur për një media franceze në vitin 2023, ai u shpreh:

“Michael Ă«shtĂ« kĂ«tu, kĂ«shtu qĂ« nuk mĂ« mungon. Por ai thjesht nuk Ă«shtĂ« mĂ« Michael-i qĂ« ishte dikur. Ai Ă«shtĂ« ndryshe dhe udhĂ«hiqet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« mrekullueshme nga bashkĂ«shortja dhe fĂ«mijĂ«t e tij, tĂ« cilĂ«t e mbrojnĂ«. Jeta e tij tani Ă«shtĂ« ndryshe dhe unĂ« kam privilegjin tĂ« ndaj disa momente me tĂ«. Kaq ka pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ«. FatkeqĂ«sisht, fati e goditi dhjetĂ« vite mĂ« parĂ«. Ai nuk Ă«shtĂ« mĂ« Michael-i qĂ« njihnim nĂ« Formula 1.”

Neurokirurgu finlandez Dr. Jussi Posti, ka dhënë gjithashtu një vlerësim mbi gjendjen e mundshme aktuale të Schumacher-it. Duke folur për median finlandeze Iltalehti, ai tha:

“NĂ« bazĂ« tĂ« informacionit qĂ« Ă«shtĂ« i disponueshĂ«m, nuk mendoj se ai bĂ«n njĂ« jetĂ« shumĂ« aktive”.

Vetëm një rreth shumë i vogël miqsh dhe familjarësh lejohen ta vizitojnë Schumacher-in. Mes vizitorëve të konfirmuar janë Jean Todt, Ross Brawn dhe ish-piloti Gerhard Berger.

Duke folur për privatësinë e Schumacher-it, menaxherja e tij Sabine Kehm ka deklaruar:

“ShĂ«ndeti i Michael-it nuk Ă«shtĂ« çështje publike dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« mos komentojmĂ« nĂ« lidhje me tĂ«â€.

Edhe bashkëshortja e tij, Corinna Schumacher, foli për këtë temë në dokumentarin e vitit 2021, duke thënë:

“Ne po pĂ«rpiqemi tĂ« vazhdojmĂ« jetĂ«n si familje, ashtu siç e pĂ«lqente Michael dhe siç ende e pĂ«lqen. Michael gjithmonĂ« na mbrojti ne, dhe tani ne po e mbrojmĂ« Michael-in”.

PavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« vazhdueshme pĂ«r ta mbajtur jetĂ«n e tij private, nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti u bĂ« e ditur se ish-roja e njĂ« klubi nate, Yilmaz T., dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tij kishin organizuar njĂ« skemĂ« shantazhi, duke kĂ«rkuar 12 milionĂ« paund pĂ«r tĂ« mos publikuar 900 fotografi, 600 video dhe dokumente mjekĂ«sore nĂ« “dark web”.

Thuhet se imazhet e tregonin Schumacher-in të shtrirë në shtrat spitalor, të ulur në karrocë dhe të lidhur me pajisje mjekësore. Personi kryesor u dënua me tre vite burg, ndërsa bashkëpunëtorët morën dënime me kusht.

Një hard disk i humbur vazhdon të shqetësojë familjen Schumacher. Avokati Thilo Damm që citohet nga Walles Online, ka deklaruar:

“Nuk e dimĂ« se ku ndodhet hard disku i humbur
 Ekziston mundĂ«sia e njĂ« kĂ«rcĂ«nimi tjetĂ«r nga prapavija”.

The post 12 vite nga aksidenti i rëndë/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Michael Schumacher sot appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani, është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë ndërrimit të turneve teksa pa se 50-vjeçari, i cili merrte mjekim të detyruar, nuk po reagonte.

Ai menjëherë ka njoftuar mjekun e turnit, i cili pas verifikimit ka konstatuar se i dënuari kishte ndërruar jetë.

Sotir Shabani, qĂ«ndronte nĂ« burg qĂ« prej datĂ«s 27 nĂ«ntor 2021, i dĂ«nuar pĂ«r veprĂ«n penale “DhunĂ« nĂ« familje” me masĂ« mjekimi tĂ« detyruar.

ËshtĂ« hartuar dokumentacioni pĂ«rkatĂ«s dhe janĂ« njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-sĂ«, Komisariati i PolicisĂ« LezhĂ«, si dhe Prokurori i gatshĂ«m, pĂ«r vijimin e procedurave ligjore.

The post Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si pritet të nisë viti i ri 2026

✇Albeu
By: V K

Java ka nisur me mot tĂ« kthjellĂ«t dhe me diell, por me temperatura tĂ« ulĂ«ta. Meteorologia Tanja Porja, tha nĂ« Dita JonĂ« se temperaturat janĂ« rreth 2–3 gradĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta se mesatarja sezonale, ndĂ«rsa vitit i ri do tĂ« nisĂ« me shi dhe dĂ«borĂ«.

“ËshtĂ« shumĂ« ftohtĂ«. ËshtĂ« diku 2-3 gradĂ« mĂ« ftohtĂ« sesa njĂ« ditĂ« normale dimri. Ky vit po mbyllet me njĂ« temperaturĂ« mesatare mjaft tĂ« lartĂ«. KĂ«to temperatura tĂ« ulĂ«ta do tĂ« freskojnĂ« tablon mjaft tĂ« nxehtĂ« tĂ« 2025-s dhe fillimin e 2026-s i cili do tĂ« jetĂ« i ftohtĂ«, me shi dhe me dĂ«borĂ«â€.

Sipas meteorologes, temperatura e ulët në rang territori është shënuar minus 5 gradë celsius.

“Termometri i mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m ka vijuar me njĂ« tjetĂ«r rĂ«nie pĂ«rveç asaj tĂ« ditĂ«s sĂ« diel. Kemi minus 5 deri nĂ«-2 pĂ«r zonat malore. Pra minus 5 Ă«shtĂ« vlera mĂ« e ulĂ«t sot nĂ« rang territori, kjo nĂ« zonat verilindore dhe nĂ« skajin verior. NdĂ«rsa nĂ« shtrirjen perĂ«ndimore, pĂ«rfshirĂ« kryeqytetin kemi temperatura nga 3-4 nĂ« brendĂ«si tĂ« territorit deri nĂ« 7 gradĂ« nĂ« vijĂ«n bregdetare. Vija bregdetare e bĂ«n disi diferencĂ«n, ndĂ«rsa gjithĂ« pjesa tjetĂ«r pĂ«rfshirĂ« dhe veriperĂ«ndimin. Kemi vlera rreth 2 gradĂ«. Po ashtu Tirana, Elbasani 3 gradĂ« celsius, si kundĂ«r edhe Berati Gjirokastra. Gjirokastra Ă«shtĂ« shumĂ« pranĂ« zeros. Berati tre diçka mbi 3 gradĂ« nĂ« mĂ«ngjesin e sotĂ«m”.

Nga nesër parashikohen reshje të pakta, ndërsa fillimi i vitit 2026 pritet të jetë më i ftohtë, me shi dhe dëborë.

The post Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si pritet të nisë viti i ri 2026 appeared first on Albeu.com.

Lefter Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

✇Albeu
By: V K

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social “Facebook”, drejtuesi politik i PL-sĂ« pĂ«r Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka denoncuar atĂ« qĂ« e cilĂ«son si kontrast tĂ« thellĂ« mes luksit tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« qeverisĂ« dhe varfĂ«risĂ« sĂ« qytetarĂ«ve nĂ« KuçovĂ« dhe zona tĂ« tjera tĂ« qarkut.

Ai shkruan se, ndërsa përfaqësues të mazhorancës festojnë në ambiente luksoze, një pjesë e madhe e qytetarëve përballen me varfëri, papunësi dhe kushte të vështira jetese.

Gjithashtu, në postimin e tij, Maliqi thekson se ky kontrast tregon shkëputjen e pushtetit nga realiteti i përditshëm i qytetarëve, duke shtuar se propaganda dhe luksi nuk mund të fshehin problemet reale me të cilat përballet shoqëria.

Postimi i Maliqit:

“KONTRASTI ME REALITETIN SOCIALIST

Fotoja e parĂ«: TĂ« pangopurit e PS qĂ« festojnĂ« nĂ« lokale luksi mes tyre, te “Hani Qerozit”, ndĂ«rkohĂ« Kuçova zhytur nĂ« varfĂ«ri, plehra e qenĂ«!

Fotoja e dytë: Pakot e mia modeste për familjet në nevojë në të gjithë zonën e Kuçovës këtë prag festash.

TĂ« dashur miq, ‘BarkdĂ«rrat’ e pangopur, abuzuesit e Rilindjes nuk fryhen dhe as nuk skuqen. Ata s’kanĂ« as turp as moral, por hanĂ« e pijnĂ«, kĂ«rcejnĂ« nĂ« lokale luksoze e ndĂ«rsa populli vuan!!! Jam krenar me mbĂ«shtetjen qĂ« kam marrĂ« ndaj nuk i lĂ« nĂ« baltĂ«, ashtu si familja ime do festojnĂ« edhe ata pasi nuk mĂ« interesojnĂ« festat kur populli vuan. KĂ«to ditĂ« u pĂ«rpoqĂ«m tĂ« ndihmonim disa familje nevojĂ« pĂ«r t’i lehtĂ«suar sadopak vuajtjet me pako modeste nga ana jonĂ« nĂ« bashkĂ«punim me biznesin e ndershĂ«m. Kontrastin kuptojeni vetĂ«. Zoti i sheh mĂ« mirĂ« se kushdo. Mbetem me njerĂ«zit nĂ« nevojĂ« dhe nĂ« mbeshtetje tĂ« plotĂ« tĂ« tyre. Rilindja mendjen e ka te parfumosja, veshjet luksoze, pijet e shtrenjta, vallet lokalet lluksoze dhe reklamĂ« e propagandĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« populli ne vuajtje nĂ« mjerim, duke u lutur nĂ« Zot.

Ju uroj gëzuar dhe të keni besim se me fitoren tonë të përbashkët do jem zëri dhe mbështetja juaj për punësim, mirëqënie dhe ndryshim.

GĂ«zuar!”, shkruan Maliqi.

 

The post Lefter Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi appeared first on Albeu.com.

BBC: Partia qeverisëse e Kosovës fiton zgjedhjet pas muajsh bllokimi politik, Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë

✇Albeu
By: V K

Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve paraprake.

Me rreth 90% të votave të numëruara, subjekti politik i udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë 50.8% të votave, duke i hapur rrugën një mandati të tretë qeverisës, raporton BBC.

Dy partitë kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë renditur pas, me përkatësisht 20.98% dhe 13.89% të votave.

Vetëvendosje kishte fituar edhe zgjedhjet e mbajtura në shkurt, por pa arritur shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, ç`ka e la Kosovën pa institucione funksionale për disa muaj.

Ngërçi politik ngriti pikëpyetjen kryesore të këtyre zgjedhjeve të dyta brenda vitit, nëse votuesit do ta ndëshkonin Kurtin për bllokadën institucionale apo partitë opozitare që refuzuan bashkëqeverisjen me të. Rezultati duket se ka dhënë një përgjigje të qartë.

Edhe pse Vetëvendosje pritet të mos i ketë e vetme votat e mjaftueshme për të qeverisur pa partnerë, Kurti pritet të sigurojë mbështetje nga partitë e pakicave etnike, të cilat kanë të garantuara 20 nga 120 ulëset në Kuvend.

Kjo është fitorja e katërt radhazi e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare dhe shihet si një konfirmim politik pas dështimit për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kurti e cilĂ«soi rezultatin si “fitoren mĂ« tĂ« madhe nĂ« historinĂ« e vendit” dhe shprehu pritshmĂ«rinĂ« qĂ« opozita kĂ«tĂ« herĂ« tĂ« bashkĂ«punojĂ«.

NjĂ« sinjal i tillĂ« erdhi edhe nga LDK-ja. Deputeti Arben Gashi deklaroi se, “kur votuesit flasin, rezultati nuk mund tĂ« injorohet”, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r reflektim dhe veprim tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m.

Në lojë janë interesa të mëdha. Për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, Kosova ka humbur qindra milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian.

Kurti ka përmendur gjithashtu marrëveshje të mundshme me Bankën Botërore, që do ta çonin shumën e investimeve mbi një miliard euro.

Një tjetër sfidë mbetet riparimi i marrëdhënieve me aleatët kryesorë ndërkombëtarë, BE-në dhe SHBA-në.

Politikat e Kurtit ndaj institucioneve që shërbejnë komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar tensione, veçanërisht në veri të vendit.

Edhe pse BE-ja ka rënë dakord të heqë masat ndëshkuese të vendosura në vitin 2023, ajo pritet të kërkojë një qasje më pragmatike në dialogun e normalizimit me Serbinë, thuhet në shkrimin e BBC.

The post BBC: Partia qeverisëse e Kosovës fiton zgjedhjet pas muajsh bllokimi politik, Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë appeared first on Albeu.com.

BIRN: Balluku dhe Veliaj para drejtësisë, rekord i ri në luftën kundër korrupsionit në 2025

✇Albeu
By: V K

Shqipëria përjetoi ngjarje të jashtëzakonshme gjatë vitit që po lëmë pas, përfshirë vendosjen para drejtësisë të dy prej politikanëve më të fuqishëm të vendit në detyrë, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, duke shënuar rekorde të reja në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet.

Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial i pushtetit të Edi Ramës, ishte duke bërë atë për të cilën njihej më shumë.

NĂ« shumĂ« kanale televizive dhe nĂ« faqe tĂ« ndryshme tĂ« medias sociale, ai u shfaq nĂ« “transmetim live” nga njĂ« kopsht nĂ« Yzberisht, duke kryer njĂ« inagurim dhe duke luajtur me fĂ«mijĂ«t.

Por ndĂ«rsa Veliaj shfaqej nĂ« “transmetim live” nga Yzberishti, njĂ« numĂ«r i vogĂ«l gazetarĂ«sh tĂ« kronikĂ«s dinin se nĂ« fakt, Veliaj nuk ishte nĂ« Yzberisht.

Ai gjendej në zyrën e tij, ku oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i komunikuan urdhërarrestin.

Veliaj u arrestua me akuzat e krijimit tĂ« njĂ« skeme pĂ«r mbledhjen e ryshfeteve pĂ«rkundrejt firmave tĂ« tij pĂ«r leje ndĂ«rtimi dhe prokurime publike, “mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«â€, nga sĂ« paku pesĂ« biznesmenĂ«.

Arrestimi i tij ishte i pari në harkun e një viti, ku Prokuroria e Posaçme shënoi rekorde të reja në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Viti po mbyllet me dy telashe tĂ« tjera madhore pĂ«r kryeministrin Edi Rama; marrja e pandehur e Belinda Ballukut, politikania e dytĂ« mĂ« e fuqishme e vendit, si dhe goditja e njĂ« grupi tĂ« strukturuar kriminal nĂ« krye tĂ« manipulimit tĂ« tenderave tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit, AKSHI – njĂ« institucion nĂ« varĂ«si tĂ« kryeministrit qĂ« menaxhon infrastrukturĂ«n sensitive digjitale tĂ« vendit.

Paralelisht me vendosjen përballë drejtësisë të dy prej politikanëve më të fuqishëm të vendit në detyrë, goditje të njëpasnjëshme u shënuan ndaj strukturave të shumta të krimit të organizuar, shpesh të bëra njësh me strukturat e pushtetit politik dhe shtetëror, dhe me luftë, e cila me raste ngjau më shumë si përpëlitje, të pushtetit politik përballë drejtësisë.

Krahas kësaj, vendi përjetoi një rrëshqitje drejt politikës së emocioneve, e cila duket se u përdor si kundërpeshë ndaj tronditjes së një klase politike nga skandalet korruptive.

Përplasja me drejtësinë

 

 

Gjatë vitit 2025, u shënuan disa përplasje mes pushtetit politik dhe sistemit të drejtësisë, por më e madhja ndodhi në mesin e dhjetorit, pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Prej 16 dhjetorit, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit të Ballukut po zvarritet pa afat nga mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa po fiton kohë, kryeministri Edi Rama, ka lënë të kuptohet se shumica socialiste mund ta kundërshtojë kërkesën e SPAK me forcën e kartonëve.

Balluku akuzohet për manipulimin e prokurimeve publike në rendin e qindramiliona eurove. Ajo u akuzua fillimisht se kishte paracaktuar fituesin e tenderit për projektin kontrovers të tunelit të Llogarasë, i cili u ka kushtuar qytetarëve mbi 190 milionë euro, ndërsa procesi i parë i prokurimit, me oferta gati 50 milionë euro më të ulët, ishte anuluar me urdhër të zv/kryeministres.

Gjykata vendosi ta pezullojë nga detyra Ballukun, pasi provat e prokurorëve bënë të ditur përcaktimin e fituesve në projektet e kushtueshme të Unazës së re si dhe për koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.

PĂ«rgjatĂ« dy javĂ«ve qĂ« pasuan, sulmet e RamĂ«s ndaj sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« u bĂ«nĂ« tĂ« pĂ«rditshme dhe pĂ«rfunduan me njĂ« fitore tĂ« pjesshme nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese, shumica e anĂ«tarĂ«ve tĂ« sĂ« cilĂ«s, miratuan kĂ«rkesĂ«n e tij pĂ«r ngrirjen e masĂ«s sĂ« sigurisĂ« “pezullim nga detyra” qĂ« gjykata kishte caktuar pĂ«r Ballukun.

Përgjatë ditëve që pasuan, Rama sulmoi drejtësinë çdo ditë ndërsa Gjykata Kushtetuese i dha një fitore të pjesshme, dhe me gjasa, shumë të përkohshme, duke pezulluar masën e gjykatës për pezullim dhe duke kaluar pretendimet e Ramës në seancë gjyqësore të caktuar për në janar.

Fitorja e vogël në Gjykatën Kushtetuese nuk e ndihmoi dot kryeministrin, pasi vetëm pak ditë më vonë, më 16 dhjetor, SPAK kreu një goditje tjetër tronditëse: biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, u shpallën në kërkim, jo thjesht për akuzën tashmë të rëndomtë të manipulimit të prokurimeve publike, por për rrëmbim. Sipas provave të mbledhura nga SPAK, zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili dyshohet se i ka ndihmuar këta të rrëmbejnë një biznesmen tjetër, me qëllim që ky i fundit të tërhiqej nga ankesat për rezultatet e disa tenderave të manipuluar të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Përplasja e mazhorancës ndaj drejtësisë doli gjithashtu në pah, në ditët e trazuara që pasuan arrestimin e Veliajt në shkurt të këtij viti.

Mbështetësit e Veliajt, më së shumti, punonjës të bashkisë, rrethuan Gjykatën e Posaçme në mënyrë kërcënuese në ditën kur gjykata shqyrtoi kërkesën e prokurorisë për masë sigurie.

MĂ« vonĂ« u mĂ«sua se, kur administrata e gjykatĂ«s i pati kĂ«rkuar masa mbrojtĂ«se PolicisĂ« sĂ« Shtetit, kjo e fundit kishte dĂ«shtuar t’i pĂ«rgjigjej.

Mbështetësit e Veliajt mbajtën qëndrim kërcënues ndaj automjeteve të prokurorisë kur këto dolën nga gjykata pas vendimit për masë sigurie arrest me burg për kryebashkiakun.

Nga qelia e paraburgimit, kryebashkiaku ndĂ«rmorri njĂ« sulm frontal kundĂ«r prokurorisĂ« dhe gjykatĂ«s, duke cilĂ«suar prokurorin e çështjes si “lunatik” dhe “pervers”.

Sulmet e tij nga qelia nuk e ndihmuan shumë por ai mori edhe një akuzë shtesë për përdorim të paautorizuar të një celulari të marrë nga një roje për të komunikuar me mbështetësit jashtë, në koordinim të fushatës mediatike kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nga jashtĂ« burgut kryeministri Edi Rama u vu nĂ« vijĂ«n e parĂ«, pĂ«rmes shfrytĂ«zimit tĂ« asimetrisĂ« sĂ« informacionit tĂ« siguruar pĂ«rmes kontrollit pa pyetje tĂ« shumicĂ«s dĂ«rrmuese tĂ« medias, pĂ«r tĂ« ngritur pretendime faktualisht tĂ« pabaza, nga pretendimi se “Veliaj Ă«shtĂ« arrestuar pa gjyq”, te sugjerimet se SPAK po sillet si “Sigurimi i Shtetit”.

Pakënaqësitë e Ramës ndaj drejtësisë u shpeshtuan gjatë muajve gusht e shtator, ku gjyqtarë dhe prokurorë u shënjestruan me batuta politike dhe individualisht për shkakun se vendimet e tyre nuk i pëlqenin kryeministrit.

MenjĂ«herĂ« pas fitores sĂ« zgjedhjeve pĂ«rmes praktikave “jo nĂ« pĂ«rputhje me standardet ndĂ«rkombĂ«tare”, Rama ndĂ«rmorri njĂ« sulm sistematik kundĂ«r gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve, duke sugjeruar se kĂ«ta tĂ« fundit janĂ« “armiku”.

NĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« ironike, Rama theksoi gjatĂ« sulmeve ndaj gjyqtarĂ«ve e prokurorĂ«ve “tĂ« mirĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t” tĂ« cilĂ«n supozohej se ai po e mbron ndĂ«rsa gjyqtarĂ«t dhe prokurorĂ«t, po i kundĂ«rvihen.

Gjyqtarët dhe prokurorët iu përgjigjën me ankesa përmes një shoqate që përfaqëson interesat e tyre, ndërsa vëzhguesit vunë re një lloj strategjie mes këtyre sulmeve, me qëllim final, gërryerjen e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë më në përgjithësi.

Korrupsioni sistemik

 

 

Lufta kundĂ«r korrupsionit nga ana e SPAK ishte gjatĂ« kĂ«tij viti nĂ« brez tĂ« gjerĂ«. NdĂ«rsa vĂ«mendja u pĂ«rqendrua te “peshqit e mĂ«dhenj” si Veliaj dhe Balluku, njĂ« numĂ«r i lartĂ« drejtuesish tĂ« administratĂ«s publike u vunĂ« gjithashtu nĂ«n akuza.

Ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, u morën të pandehur për korrupsion në maj. Meta gjendet në burg që nga tetori i vitit të kaluar.

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSHI, u vendos në arrest shtëpie për shkelje të barazisë në tenderë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa Jonaid Myzyri, kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, u mor i pandehur në qershor.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, u mor i pandehur në shtator, ndërsa në qershor, gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar u morën të pandehur për një nga tenderët e Unazës së Madhe.

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, u akuzua nga SPAK se kishte përdorur pushtetin shtetëror për të shantazhuar një votues, mbështetës të opozitës në zgjedhjet e vitit 2023.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, u dënua në shkallë të parë për korrupsion zgjedhor.

Vendimi nuk është përfundimtar dhe Memolla vijon të jetë kryetar.

Rrjedhja e vendimit të gjykatës për masën e sigurisë kundër Agasit dërgoi një valë drithërimash te publiku i gjerë, përfshirë mediat proqeveritare, të cilat e patën të vështirë të mos tronditeshin.

Sipas asaj që është dokumentuar nga prokurorët, Agasi ka përgjuar veten dhe zyrtarë të ndryshëm socialistë që e kanë vizituar, duke dokumentuar incidentalisht në këtë mënyrë planin e tij për rrëmbimin e një biznesmeni.

Gjuha banale dhe lehtësia me të cilën Agasi i jepte të drejtë vetes të lëshonte kërcënime ndaj zyrtarëve të ndryshëm socialistë, përfshirë Damian Gjiknurin kur ai ishte ministër, tregojnë për ekzistencën e një shteti paralel të drejtuar nga krimi i organizuar.

Dosja dokumenton se si dhjetëramiliona euro ikën nga xhepat e taksapaguesve për të kaluar në xhepat e Agasit, i cili krijoi me këto para edhe një koleksion verërash të vlerësuar në 1 milion euro.

Koleksioni i verërave të Agasit si dhe koleksioni i rrobave dhe bizhuterive të Ajola Xoxës, bashkëshorte e Veliajt, janë ajka e korrupsionit sistemik që ka mbërthyer vendin prej vitesh dhe të cilin, SPAK duket se po e godet në nivelet më të larta, goditje që pak vite më parë konsideroheshin të paimagjinueshme.

The post BIRN: Balluku dhe Veliaj para drejtësisë, rekord i ri në luftën kundër korrupsionit në 2025 appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 101.9 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 108.6 lekë dhe do shitet me 110.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Pasimi i Gjimshitit i solli 3 pikë Interit, trajneri: E përqafova sepse nuk i bën këto gabime

✇Albeu
By: V K

Berat Gjimshiti gaboi në ndeshjen me Interin, duke i dhuruar golin e fitores. I vetmi që u shënua erdhi në minutën e 65-të, ndërsa Lautaro Martinez përfitoi nga kundërsulmi i krijuar.

Trajneri i Atalantës tha fjalën e tij pas ndeshjes. Rafaele Paladino deklaroi:

“NĂ« fund tĂ« ndeshjes e pĂ«rqafova Gjimshitin, sepse ai zakonisht nuk i bĂ«n kĂ«to gabime. JanĂ« episode qĂ« ndodhin dhe nuk mund ta fajĂ«soj.

Kemi gabuar nĂ« zgjedhjet pĂ«rfundimtare, kemi pasur edhe disa raste, si ai i Samardziç. KundĂ«r kĂ«tyre skuadrave duhet t’i shfrytĂ«zosh rastet sepse nuk tĂ« japin shumĂ«â€, u shpreh trajneri i AtalantĂ«s.

The post Pasimi i Gjimshitit i solli 3 pikë Interit, trajneri: E përqafova sepse nuk i bën këto gabime appeared first on Albeu.com.

❌