Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vlora 5 ditë pa ujë/ Rama ia faturon fajin PD-së: Pajisjet ishin jashtë standardeve

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përvitshme për shtyp, komentoi mungesën e ujit të pijshëm në qytetin e Vlorës, ku për pesë ditë banorët u përballën me një krizë të rëndë furnizimi. Duke ia faturuar fajin PD-së e cila u largua nga pushteti 12 vite më parë, Rama e cilësoi situatën si “shumë të rëndë”,  […]

The post Vlora 5 ditë pa ujë/ Rama ia faturon fajin PD-së: Pajisjet ishin jashtë standardeve appeared first on BoldNews.al.

Nis furnizimi me ujë në disa zona të Vlorës

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/-  Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate.

Bashkia Vlorë njofton se pas mbi 72 orëve pune intensive dhe pa ndërprerje u bë e mundur për riparimi i defektit në linjën kryesore 1000 mm të furnizimit me ujë të qytetit.

Prova e tretë e furnizimit ka rezultuar pozitive dhe aktualisht po furnizohen me ujë të pijshëm Zona e Çentrales, një pjesë e Lungomares dhe një pjesë e lagjes “Pavarësia”.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersni ka falenderuar ekipet teknike për sakrificën dhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin.

The post Nis furnizimi me ujë në disa zona të Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kriza e ujit/ Çfarë duhet të ndodh më shumë që të shkarkohet Flauers Shoshi i AKUK dhe vartësi i tij në Vlorë?

Nga Boldnews.al Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Flauers Shoshi, u paraqit para qytetarëve vlonjatë me pamjen e tij të përhershme, me pak mjekër të parruar. Ai u tha banorëve të revoltuar të qytetit bregdetar, të cilët kanë pesë ditë pa ujë, se edhe ai, vetë Drejtori i madh, ishte i palarë, […]

The post Kriza e ujit/ Çfarë duhet të ndodh më shumë që të shkarkohet Flauers Shoshi i AKUK dhe vartësi i tij në Vlorë? appeared first on BoldNews.al.

Riparohet tubacioni, rikthehet uji në Vlorë pas pesë ditësh

Rikthehet uji në Vlorë! Pajisja që nevojitej për të riparuar defektin në rrjetin ujësjellës në Vlorë është montuar përgjatë natës, ndërsa furnizimi me ujë vijon të jetë i pjesshëm. Gjithashtu, furnizimi i depos ka filluar mëngjesin e kësaj të marte dhe shpërndarja te të gjithë konsumatorët do të vijojë pasdite. Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, deklaroi se defekti i rëndë është…

Source

Prej 5 ditësh ndërprerje, rikthehet uji i pijshëm në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Pas pesë ditësh ndërprerje, defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit në Vlorë u riparua pas mesnate.

Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës, konkretisht zona e Lungomares, ka nisur të furnizohet me ujë.

Ndërhyrja për rregullimin e tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment në të cilin filloi edhe mbushja e depove.

Furnizimi me ujë ka nisur në disa zona të qytetit, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfshihet gradualisht gjatë orëve në vijim.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi po kryhet ende me kapacitet të reduktuar, pasi po testohen pajisjet e reja të instaluara.

The post Prej 5 ditësh ndërprerje, rikthehet uji i pijshëm në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Pas 5 ditësh, rifillon furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës

Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate. Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit. Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë, ndërsa zonat e tjera pritet të […]

The post Pas 5 ditësh, rifillon furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Vlorë, rregullohet defekti/ Nis furnizimi me ujë në një pjesë të qytetit

Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate. Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit.

Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë, ndërsa zonat e tjera pritet të marrin furnizim gradualisht gjatë orëve në vijim.

Megjithatë, furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit./abcnews.al

Skandali në Vlorë/ Mbërrijnë pjesët hidraulike nga Turqia, rinis puna për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë

✇Albeu
By: M C

Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia. Pas mbërritjes së pjesëve hidraulike, ka rinisur edhe puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëmn të Vlorës, i cili ishte çarë, duke lënë prej 4 ditësh pa ujë banorët e qytetit.

Lidhur me situatën skandaloze reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili fajësoi opozitën, duke thënë se pjesët hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010 ishin jashtë standarteve dhe nuk kanë mbajtur dot presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer.

Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm.

The post Skandali në Vlorë/ Mbërrijnë pjesët hidraulike nga Turqia, rinis puna për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë appeared first on Albeu.com.

Ç’u bë me tubin e Stambollit? Vlora vijon të jetë pa ujë

Qyteti i Vlorës, po shkon drejt festave të fundvitit pa furnizim me ujë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 ditë në krizë, ende qytetarët vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm duke mos kryer as nevojat jetike. Këtë pasdite qeveria njoftoi se një tub apostafat kishte ardhur nga Stambolli për të […]

The post Ç’u bë me tubin e Stambollit? Vlora vijon të jetë pa ujë appeared first on BoldNews.al.

“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët që s’kanë ujë në shtëpitë e tyre

Duhet të jetë e mundimshme të mbijetosh 4 apo 5 ditë pa ujë në shtëpi, por akoma më e rëndë është të të tallin në një situatë kaq të vështirë. Kjo po ndodh në Vlorë këto ditë, kur ankesat e qytetarëve përballen me ca reagime fyese, në një situatë kur më shumë se kurrë bie […]

The post “Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët që s’kanë ujë në shtëpitë e tyre appeared first on BoldNews.al.

Vlora 4 ditë pa ujë, rinis puna për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë pas mbërritjes së fashetave të reja

Ka rinisur këtë mbrëmje të së hënës puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëm të Vlorës, i cili ishte çarë, duke lënë prej 4 ditësh pa ujë banorët e qytetit. Mbrëmjen e sotme mbërritën nga Turqia në qytetin bregdetar 3 fashetat që nevojiteshin për rregullimin e defektit. …

Source

Mbërrijnë në Rinas pajisjet për riparimin e defektit në ujësjellësin e Vlorës

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Pajisjet e nevojshme për riparimin e defektit të ujësjellësit në Vlorë kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Turqia.

Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje nga mbërritja në Rinas e materialeve për sistemin e ujit të pijshëm, teksa bëri të ditur se, materialet janë nisur menjëherë për në Vlorë.

Më herët edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në Twitter për situatën e krijuar në Vlorë, ku prej 4 ditësh mungon uji. Kreu i qeverisë njoftoi se pajisjet ishin nisur nga Stambolli për në vendin tonë.

Rama u shpreh se “në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standardeve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer”.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Mbërrijnë në Rinas pajisjet për riparimin e defektit në ujësjellësin e Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Problemi në ujësjellës, banorët pa ujë/ Mbërrijnë nga Turqia pjesët për rregullimin e defektit, nis puna për riparimin e tubacionit në Vlorë

Pas mbërritjes në Rinas materialet për sistemin e transportit të ujit të pijshëm, u transportuan në Vlorë.

Këto materiale do të bëjnë të mundur bashkimin e tubove dhe furnizimin me ujë për banorët e Vlorës. Ndërkohë raportohet se ka nisur menjëherë puna dhe pritet të mbyllet në mesnatë për të rikthyer më pas normalitetin në furnizimin me ujë.

Banorët në Vlorë u përballën me mungesën  e ujit të pijshëm prej ditësh. Këtë të hënë ata protestuan para Bashkisë duke kërkuar edhe zgjidhje për shkak se situatës shqetësuese.

Defekt në ujësjellës, banorët pa ujë/ Bashkia Vlorë: Sot vijnë tre pajisje nga Turqia. Rinis furnizimi

3 pjesë të ardhura nga Turqia pritet t’i japë fund problemit të shkaktuar në tubin kryesor të qytetit të Vlorës.

Defekti, i cili la pa ujë banorët e qytetit bregdetar për 4 ditë, do të riparohet, ndërsa kryetarja e bashkisë garantoi zgjidhjen e problemit.

Inxhinieri Faluers Shoshi, drejtor i ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, tregoi dhe arsyet përse ndodhi defekti.

Për mungesën e ujit, qytetarët e Vlorës u mblodhën duke protestuar që prej mëngjesit në dyert e bashkisë.

Përplasje pati edhe me policinë…

Pavarësisht provave për të rregulluar avarinë, përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme, ndërsa në mesnatë, sipas autoriteteve, ky problem do të marrë zgjidhje përfundimtare.

“Sonte në mesnatë do të rikthehet furnizimi më ujë. Kjo është fjala ime”.

/abcnews.al/

Blushi: Vlora pa ujë, Rama lahet me verë 33 mijë euro

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi thotë se ndërprerja totale e furnizimit me ujë për qytetarët e Vlorës prej 4 ditësh nuk është as “defekt tenik”, por dëshmi e dështimit të kryeministrit Rama që erdhi në pushtet me premtimin për ujë të pijshëm 24 orë. Deklarata e plotë Lënia pa ujë për më shumë se 4 ditë e qytetarëve të Vlorës, nuk është as “defekt tenik” dhe…

Source

Vlora në katastrofë higjenike, tubi apo keqmenaxhimi “unik”?

Nga Sebi Alla Unik e quajtën një copë tub, por po aq unike është qëndrimi i institucioneve përgjegjëse që vështirë të gjendet një “rast i dytë”, për justifikimin e prag katasrofës higjenike në qytetin e Vlorës. “Pajisjet janë duke ardhur nga Stambolli”, thanë ekspertët, “kjo është një fatkeqësi natyrore, 15 bote po furnizojnë institucionet”, tha kryebashkiakja, […]

The post Vlora në katastrofë higjenike, tubi apo keqmenaxhimi “unik”? appeared first on BoldNews.al.

4 ditë pa ujë, qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

Qytetarët në Vlorë prej 4 ditësh janë përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Në protestën e sotme ata u shprehën të revoltuar duke thënë se nuk do të lëvizin derisa të vij uji. “Kemi katër ditë pa ujë. Një avaz do vijë sot, do vij nesër S’kemi ku të lahemi, ikim në fshat, lahemi nëpër liqene nëpër përronj”, tha një qytetar. Një pensionist tha se nuk po ia dalin dot me të blerë ujin në dyqan.

Source

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq



Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në Vlorë, ku prej katër ditës ky qytet përballet me mungesën e ujit, pasi një defekti në ujësjellës.

Rama shkruan se sot mbërrijnë nga Stambolli pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit në ujësjellësin e Vlorës, që sipas tij ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyr.

Ai u ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Vlorës, teksa me humor shkruan: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, shkruan ai. /TCH/

Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë

Prej së dielës banorët e Vlorës janë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Qyteti hyri të hënën në ditën e katërt pa furnizim, për shkak të një problemi teknik.

Të hënën dhjetëra qytetarë u grumbulluan para bashkisë, ku hodhën vezë dhe letra higjienike, teksa një mbrëmje më parë ata mësynë teatrin “Petro Marko” duke prishur eventin e fundvitit që organizohej nga bashkia.

Revolta erdhi si përgjigje ndaj mungesës së përgjegjësisë dhe rrugëzgjidhjes. Nën zhurmën e bidonëve, ata kërkuan zgjidhje urgjente dhe paralajmëruan rrezik shëndetësor nga mungesa e higjienës.

Uji u ndërpre në qytetin e Vlorës pas një defekti në linjën kryesore të furnizimit. Defekti ndodhi në tubacionin e gjerë, 1 metër, që furnizon depot. Linja ishte investuar në vitet 2009-2010.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve punuan në terren për rregullimin e avarisë, por si duket problemi ishte më serioz se sa u pandeh në fillim duke kërkuar më shumë kohë.

Gjatë punës për rregullimin e avarisë Burimi: Ujësjellës Kanalizime Vlorë

Edhe kryebashkiakja Brunilda Mersini ishte në vendin ku po kryheshin punimet. Ajo e quajti situatën “fatkeqësi natyrore” dhe shmangu debatin për përgjegjësitë, megjithëse përmendi faktin se ujësjellësi prej dy vitesh administrohet nga qeveria dhe jo bashkia.

Sipas Mersinit, testet e fundit dhanë rezultat pozitiv. Zona e Lungomares pritet të furnizohet me presion minimal. Ndërkohë zgjidhja për furnizimin në qytet është dhënë me 15 autobote ujë, ku përparësi u është dhënë institucioneve.

Ndarja e përgjegjësive administrative për shërbimet kryesore të qytetit, mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore, kanë qenë problem i vazhdueshëm në Vlorë.

Në vitin 2024, kriza e mbetjeve, zjarri në fushën e depozitimit dhe përmbytjet rritën pakënaqësinë publike dhe paraprinë dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha.

Ndërkohë, furnizimi me ujë mbetet premtim i përsëritur politik prej vitit 2013.

Kryeministri Edi Rama premtoi asokohe furnizim 24 orë si “shenjë qytetërimi”. Në 2021, ai garantoi 100% furnizim në mandatin e tretë.

Në vitin 2025, gjatë një diskutimi online, Rama relativizoi problemin duke kujtuar se as komunizmi nuk kishte pasur ujë 24 orë. Kështu, premtimet ndryshojnë, por realiteti mbetet i njëjtë për qytetarët.

Sipas raportit vjetor 2024 të Entit Rregullator të Ujit, furnizimi mbulon 77.2% të popullsisë. Rritja është vetëm 1.9% krahasuar me vitin 2023.

Raporti thekson ndikimin e kompanive më të mëdha të ujësjellësit, mes tyre Tirana, Durrësi dhe Vlora. Megjithatë, statistikat mbeten larg premtimit për furnizim të qëndrueshëm 24 orë.

Kriza në Vlorë ekspozoi kështu brishtësinë e menaxhimit të sistemit të ujësjellësave dhe mungesën e përgjegjësive të qarta. Ndërsa qytetarët kërkojnë jo vetëm zgjidhje emergjente, por transparencë dhe plan afatgjatë për një shërbim bazë.

The post Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë appeared first on Citizens.al.

Vlora prej disa ditësh pa ujë, Rama: Fajin e ka Saliu!

Teksa Vlora prej disa ditësh po përballet me mungesën e ujit të pijshëm, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur edhe këtë herë të rikthehet te narrativa e tij e vjetër: fajin e ka Saliu. Sipas Ramës, problemi lidhet me një tub të vendosur në vitet 2009–2010, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, i cili sot paskësh dështuar […]

The post Vlora prej disa ditësh pa ujë, Rama: Fajin e ka Saliu! appeared first on BoldNews.al.

❌