❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

AKEP: Interneti celular në rritje, SMS dhe telefonia fikse në rënie

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Tregu i komunikimeve elektronike nĂ« ShqipĂ«ri vijon tĂ« orientohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« drejt pĂ«rdorimit tĂ« internetit, veçanĂ«risht atij celular, ndĂ«rsa shĂ«rbimet tradicionale si SMS dhe telefonia fikse po shĂ«nojnĂ« rĂ«nie.

Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë rritje të ndjeshme të trafikut të të dhënave dhe ndryshim të sjelljes së konsumatorëve.

Sipas raportit, rreth 2,4 milionë njerëz përdorin internetin në celular, ndërsa 2,72 milionë përdorin shërbimet e telefonisë celulare, dhe të dyja shifrat kanë shënuar rritje krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në të njëjtën kohë, numri i kartave SIM aktive ka arritur në 3,4 milionë, duke reflektuar një stabilizim të tregut dhe reduktim të përdorimit të shumëfishtë të kartave nga i njëjti përdorues.

Rritja më e fortë vërehet në përdorimin e internetit celular.

Gjatë tremujorit të tretë janë konsumuar 73 milionë gigabajt të dhëna, një rritje e ndjeshme krahasuar si me tremujorin e dytë të këtij viti, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konsumi mesatar mujor për përdorues ka arritur në mbi 10 gigabajt, duke konfirmuar zgjerimin e përdorimit të shërbimeve online, rrjeteve sociale dhe platformave të komunikimit përmes internetit.

Në të kundërt, shërbimet tradicionale po humbasin terren. Minutat e thirrjeve dalëse kanë mbetur në nivele të qëndrueshme, ndërsa numri i mesazheve SMS të dërguara ka shënuar rënie, duke reflektuar zhvendosjen e komunikimit drejt aplikacioneve digjitale. Edhe struktura e tregut mbetet relativisht e pandryshuar, me rreth 60% të thirrjeve që kryhen brenda të njëjtit rrjet dhe 40% drejt rrjeteve të tjera.

Referuar raportit të AKEP-it, përdoruesit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt paketave vetëm me internet, duke lënë pas shërbimet e kombinuara me televizion dhe telefon. /j.p/

The post AKEP: Interneti celular në rritje, SMS dhe telefonia fikse në rënie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid


TIRANË, 13 janar/ATSH/ Durana Tech Park, parku i parĂ« teknologjik dhe shkencor nĂ« ShqipĂ«ri, ka nisur operimin si njĂ« qendĂ«r pĂ«r zhvillimin e teknologjisĂ« dhe shkencĂ«s nĂ« vend, duke ofruar mundĂ«si pĂ«r startup-et dhe bizneset inovative.

Sipas drejtoreshës së Durana Tech Park, Florenca Haxhi, në fazën fillestare, Durana Tech Park operon 100% virtualisht, ndërkohë që pas përfundimit të ndërtimit të infrastrukturës fizike, do të kalojë në një model hibrid.

Ky model i operimit kombinon elementet virtuale me ato fizike dhe është krijuar për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e rezidentëve të parkut për hapësira fizike të specializuara.

Haxhi shprehet se kjo metodë është frymëzuar nga praktikat më të mira të parqeve teknologjike ndërkombëtare dhe siguron që investimi i qeverisë për parkun të jetë në përputhje me kërkesat e zhvillimit global të teknologjisë dhe inovacionit.

“NĂ« fillim parku operon 100% virtualisht dhe mĂ« pas, me ndĂ«rtimin e parkut fizik do tĂ« operojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« hibride. Kjo mĂ«nyrĂ« operimi Ă«shtĂ« bazuar nĂ« shumĂ« modele tĂ« tjera qĂ« ekzistojnĂ« nĂ« botĂ« dhe siguron qĂ« investimi i kryer nga qeveria pĂ«r parkun tĂ« jetĂ« nĂ« koherencĂ« tĂ« plotĂ« me kĂ«rkesat dhe nevojat qĂ« kanĂ« rezidentĂ«t e parkut pĂ«r hapĂ«sirat fizike nĂ« park”, deklaroi Haxhi.

Durana Tech Park ka si qëllim të bëhet një pikë kyçe për mbështetje dhe zhvillim të sektorëve të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, duke krijuar mundësi për rritjen e aftësive teknologjike dhe zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm për bizneset e reja dhe startup-et.

Ky park operon nĂ« bazĂ« tĂ« ligjit “PĂ«r krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, tĂ« vitit 2022 dhe akteve nĂ«nligjore tĂ« cilat janĂ« miratuar gjatĂ« viteve 2024-2025. /j.p/

The post Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Shqipëria po ndërton ekonomi që nuk prodhon, tkurrje e industrisë dhe bujqësisë

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Deputetja e PartisĂ« Demokratike, Jorida Tabaku, i cilĂ«soi sot shifrat e fundit mbi ekonominĂ« e vendit jo thjesht statistika, por paralajmĂ«rim se kapacitetet prodhuese po pĂ«rdoren gjithnjĂ« e mĂ« pak.

Sipas saj, të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se ekonomia shqiptare vazhdon të rritet në letër.

“Industria dhe bujqĂ«sia janĂ« nĂ« rĂ«nie, ndĂ«rsa rritja mbahet pothuajse ekskluzivisht nga turizmi, ndĂ«rtimi dhe shpenzimi publik”, u shpreh Tabaku.

Kjo, sipas saj, nuk është një fazë kalimtare e padëmshme por shenjë e një modeli ekonomik të pabalancuar.

“Ajo qĂ« po ndodh sot Ă«shtĂ« zhvendosje e burimeve nga prodhimi drejt fitimit tĂ« shpejtĂ«. SektorĂ«t qĂ« po rriten mĂ« shpejt po thithin kapitalin, fuqinĂ« punĂ«tore dhe vĂ«mendjen e politikave publike. Si pasojĂ«, prodhimi vendas, industria dhe bujqĂ«sia, po mbetet pa investime, pa punĂ«torĂ« dhe pa perspektivĂ«â€, deklaroi Tabaku.

Deputetja shtoi se kostot në ekonomi rriten, eksportet dobësohen dhe mallrat e importuara zëvendësojnë gjithnjë e më shumë prodhimin vendas.

“NjĂ« rritje qĂ« duket pozitive nĂ« sipĂ«rfaqe, nĂ« fakt po gĂ«rryen themelet e ekonomisĂ«â€, nĂ«nvizoi Tabaku.

Në këto kushte, theksoi ajo, Shqipëria nuk po ndërton një ekonomi prodhimi.

“Po ndĂ«rton njĂ« “ekonomi hoteli”. NjĂ« ekonomi qĂ« nuk prodhon mallra, nuk krijon zinxhirĂ« vlere dhe nuk eksporton dije apo industri. NjĂ« ekonomi qĂ« shet shĂ«rbime, shfrytĂ«zon tokĂ«n dhe ndĂ«rton beton. NjĂ« ekonomi qĂ« jeton nga sezoni, moti dhe flukset e momentit”, deklaroi Tabaku.

Industria dhe bujqësia, sipas saj, po tkurren jo sepse janë të paafta, por sepse mjedisi ekonomik i ndërtuar sot nuk i shpërblen ato.

“Pasojat po i ndjejmĂ« çdo ditĂ«. Kostoja e jetesĂ«s rritet mĂ« shpejt se mirĂ«qenia reale. Pagat rriten jo nga produktiviteti, por nga mungesa e punĂ«torĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« emigracionit dhe demografisĂ«. Fitues janĂ« pronarĂ«t e tokĂ«s dhe pasurive tĂ« paluajtshme. HumbĂ«se Ă«shtĂ« shtresa e mesme, bizneset prodhuese dhe tĂ« rinjtĂ« qĂ« nuk shohin perspektivĂ« afatgjatĂ«â€, tha Tabaku.

Sipas saj, kjo është një ekonomi që polarizon shoqërinë dhe dobëson themelet e saj.

“NjĂ« vend nuk mund tĂ« bĂ«het i pasur duke i shĂ«rbyer turistĂ«ve dhe duke ndĂ«rtuar pafund. Pa industri, pa bujqĂ«si konkurruese dhe pa dije teknike, ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« mbetet pĂ«rgjithmonĂ« njĂ« ekonomi e tĂ« ardhurave tĂ« mesme, njĂ« vend pushimi pĂ«r tĂ« tjerĂ«t, por jo njĂ« vend me fuqi reale ekonomike pĂ«r qytetarĂ«t e vet”, shtoi Tabaku.

Deputetja theksoi se kjo nuk është rrugë zhvillimi, por rrugë varësie. /j.p/

The post Tabaku: Shqipëria po ndërton ekonomi që nuk prodhon, tkurrje e industrisë dhe bujqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Stafet e AdministratĂ«s Tatimore tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe asaj tĂ« KosovĂ«s zhvilluan njĂ« takim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pune, ku u diskutuan çështje kyçe qĂ« lidhen me modernizimin e administrimit tatimor dhe forcimin e bashkĂ«punimit ndĂ«rinstitucional mes dy vendeve.

Gjatë takimit, vëmendja u përqendrua në tema si fiskalizimi, proceset e digjitalizimit, vlerësimi i riskut, hetimi tatimor, si dhe masat për luftën kundër evazionit fiskal.
Palët shkëmbyen përvoja dhe praktika më të mira të zbatuara në administratat përkatëse, me synimin për të rritur eficiencën e kontrolleve dhe përmirësuar shërbimet ndaj tatimpaguesve.

Përfaqësuesit e të dy administratave theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të koordinuar, veçanërisht në kushtet e zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe nevojës për përshtatje me standardet më të mira ndërkombëtare në fushën fiskale.

Ky shkëmbim praktikash dhe përvojash synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale, garantimin e qëndrueshmërisë në mirëadministrimin tatimor dhe rritjen e transparencës.

Njëkohësisht, bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në fushën tatimore vlerësohet si një element i rëndësishëm në përmbushjen e objektivit madhor të qeverisë shqiptare për integrimin europian, si dhe në harmonizimin e politikave dhe procedurave fiskale me standardet e Bashkimit Europian.

Takimi u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe vijimit të reformave që synojnë një administratë tatimore moderne, efikase dhe të besueshme. /j.p/

The post Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të ardhurat nga Tatimet, 4,7 miliardë euro në 2025-ën

TIRANË, 13 janar/ATSH/ TĂ« ardhurat e mbledhura nĂ« buxhetin e shtetit nga Administrata Tatimore, nĂ« vitin 2025 arritĂ«n 4,7 miliardĂ« euro.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, këto të ardhura rezultuan 12% më të larta krahasuar me vitin 2024.

“KĂ«to tĂ« ardhura janĂ« tregues i qartĂ« i miradministrimit tatimor, nĂ« funksion tĂ« financimit tĂ« investimeve publike dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« shĂ«rbimeve pĂ«r qytetarĂ«t”, bĂ«ri tĂ« ditur DPT. /j.p/

The post Të ardhurat nga Tatimet, 4,7 miliardë euro në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrolli teknik i mjetit kërkohet edhe kur ndryshon pronari

TIRANË, 12 janar/ATSH/ NjĂ« udhĂ«zimi i ri i MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« pĂ«r kontrollin teknik tĂ« mjeteve Ă«shtĂ« publikuar nĂ« Fletoren Zyrtare.

Ky udhëzim parashikon se pas çdo ndryshimi të pronarit, mjeti duhet të nënshtrohet kontrollit teknik, pavarësisht nga data e fundit e kontrollit. Kontrolli kërkohet gjithashtu kur mjeti ka përshkuar 160 000 kilometra.

Udhëzimi i cili ishte në fuqi, parashikonte që autoriteti kompetent mund të kërkojë kontroll teknik përpara afatit të rregullt, në rastet kur mjeti ka pësuar aksidente që ndikojnë në komponentët kryesorë të sigurisë, si rrotat, suspensoni, zonat e deformimit, sistemet airbag, drejtimi ose frenat. Po ashtu, kontrolli mund të kërkohej kur janë kryer ndryshime ose modifikime në sistemet e sigurisë ose të mjedisit, ose kur siguria në rrugë është e rrezikuar.

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri, kontrolli teknik do të kërkohet edhe kur ndryshon pronari i mjetit.

Udhëzimi i ri parashikon gjithashtu përdorimin e platformave elektronike të Bashkimit Evropian për shkëmbimin e informacionit mbi certifikatat e kontrollit teknik, leximin e odometrit dhe historikun e aksidenteve, duke siguruar transparencë dhe monitorim më të mirë për inspektorët, pronarët e mjeteve dhe studiuesit e aksidenteve. /j.p/

The post Kontrolli teknik i mjetit kërkohet edhe kur ndryshon pronari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka e Shqipërisë parashikon miratimin e ligjit të ri për bankat

TIRANË, 12 janar/ATSH/ NĂ« strategjinĂ« e saj afatmesme, Banka e ShqipĂ«risĂ« parashikon miratimin e njĂ« ligji tĂ« ri pĂ«r sektorin bankar, i cili do tĂ« harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe standardet ndĂ«rkombĂ«tare, duke forcuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e sistemit financiar. Banka publikoi sot strategjinĂ« afatmesme pĂ«r periudhĂ«n 2026-2028.

Ligji synon të përmirësojë qeverisjen e bankave, mbikëqyrjen e bazuar në rrezik, menaxhimin e rreziqeve kibernetike dhe integrimin e faktorëve mjedisorë dhe ESG në proceset mbikëqyrëse.

Ai është pjesë e një pakete masash që synon rritjen e rezistencës së sistemit financiar ndaj krizave dhe zhvillimeve të papritura ekonomike.

Strategjia përfshin gjithashtu përmirësimin e transparencës së statistikave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e teknologjisë së informacionit, për të siguruar një sistem bankar modern, efikas dhe të besueshëm për qytetarët dhe bizneset.

Strategjia afatmesme 2026-2028 ofron udhëzime gjithëpërfshirëse dhe shërben si një udhërrëfyes për aktivitetet e Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, duke identifikuar përparësitë dhe zhvillimet. Strategjia shërben gjithashtu si një kornizë e përgjithshme dhe udhëzues për përgatitjen e tre viteve të buxhetit, duke përdorur qasjen e menaxhimit të bazuar në rezultate. /j.p/

The post Banka e Shqipërisë parashikon miratimin e ligjit të ri për bankat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Doganat përpunuan 462 mijë deklarata importi gjatë 2025-ës

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Administrata Doganore ka shĂ«nuar gjatĂ« vitit 2025 nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pĂ«rpunimit tĂ« deklaratave doganore, duke reflektuar rritje tĂ« ndjeshme tĂ« aktivitetit ekonomik dhe forcim tĂ« mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave nĂ« buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë përpunuar rreth 462 mijë deklarata importi të tipit IM4, të cilat përfaqësojnë treguesin kryesor të hyrjes së mallrave për konsum dhe prodhim në vend.

Deklaratat e importit IM4 lidhen drejtpërdrejt me pagesën e detyrimeve doganore dhe tatimore, si TVSH-ja dhe akcizat, dhe përbëjnë një element kyç në financimin e buxhetit të shtetit. Rritja e numrit të tyre dëshmon jo vetëm shtimin e volumit të tregtisë, por edhe formalizimin e mëtejshëm të veprimtarisë ekonomike.

Administrata Doganore e vlerëson këtë rezultat si dëshmi të mirëmenaxhimit, rritjes së efektivitetit operacional dhe angazhimit të vazhdueshëm të strukturave doganore në lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e kontrollit.

Sipas DPD-së, digjitalizimi i proceseve, përmirësimi i shërbimit ndaj biznesit dhe përdorimi i analizës së riskut kanë kontribuar në përshpejtimin e përpunimit të deklaratave dhe uljen e kohës së qëndrimit të mallrave në doganë.

Sipas Administratës Doganore, trendi rritës i deklaratave të importit gjatë vitit 2025 reflekton rritjen e kërkesës në tregun vendas, zhvillimin e sektorëve prodhues dhe tregtarë, si dhe besimin e biznesit në sistemin doganor. /j.p/

The post Doganat përpunuan 462 mijë deklarata importi gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Parku eolik në Tropojë hap kyç drejt sovranitetit energjetik, investim strategjik amerikan

TIRANË, 12 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se parku i energjisĂ« sĂ« rinovueshme me erĂ« nĂ« TropojĂ«, me kapacitet 600 MW, pĂ«rbĂ«n njĂ« zhvillim tejet domethĂ«nĂ«s nĂ« rrugĂ«n drejt sovranitetit energjetik tĂ« vendit dhe njĂ« investim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kompanisĂ« amerikane CWP.

Në takimin për prezantimin e këtij projekti ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se projekti mishëron vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimet energjetike dhe strategjinë afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.

“Parku eolik i TropojĂ«s nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« investim energjetik, Ă«shtĂ« njĂ« simbol i transformimit qĂ« po pĂ«rjeton ShqipĂ«ria, njĂ« transformim drejt njĂ« ekonomie tĂ« qĂ«ndrueshme, mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« hapur ndaj inovacionit”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, ky projekt dëshmon se sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re, ku investimet private dhe investimet e huaja direkte po shndërrohen në motorë të rritjes falë partneriteteve serioze dhe vizioneve afatgjata.

“ShqipĂ«ria po kalon nga varĂ«sia pothuajse e plotĂ« nga hidrocentralet, nĂ« njĂ« model modern tĂ« balancuar energjetik, ku diversifikimi i burimeve nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« zgjedhje, por njĂ« domosdoshmĂ«ri strategjike”, tha Balluku.

Ajo nënvizoi se ky tranzicion nuk është thjesht një ide apo premtim, por një realitet që po merr formë çdo ditë, i matshëm me shifra konkrete dhe me megavat-orë që ndryshojnë hartën energjetike të vendit.

Balluku kujtoi se ky rrugëtim ka nisur në vitin 2018, kur për herë të parë qeveria shqiptare filloi të fliste për një strategji të bazuar në diversifikimin e burimeve dhe jo më vetëm në varësinë nga kushtet atmosferike apo nga hidrocentralet ekzistuese.

“Investimet e huaja direkte janĂ« treguesi mĂ« i qartĂ« i besimit nĂ« stabilitetin tonĂ« ekonomik dhe institucional. VetĂ«m nĂ« vitet e fundit, mbi 1,5 miliardĂ« euro investime private janĂ« angazhuar ose janĂ« nĂ« proces nĂ« sektorin e energjisĂ«, kryesisht nĂ« burime tĂ« rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erĂ«s,” u shpreh Balluku.

Ajo bëri të ditur se në total, gjatë këtyre viteve, në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime private, të përqendruara në burime të rinovueshme.
Sot, sipas saj, vendi ka mbi 700 MW kapacitete të reja gjeneruese fotovoltaike në operim dhe rreth 400 MW kapacitete të shtuara vetëprodhues.

Balluku theksoi se ekziston gjithashtu një portofol projektesh që synon ta çojë kapacitetin e ri prodhues të energjisë së rinovueshme përtej 1500 MW, me teknologji fotovoltaike dhe eolike, si edhe mbi 1600 MW kapacitete të reja depozituese në fazë studimi dhe vlerësimi financiar.

“Parku fotovoltaik i KaravastasĂ«, njĂ« nga parqet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« rajon, me 140 MW kapacitet tĂ« instaluar, Ă«shtĂ« sot njĂ« nga projektet qĂ« e bĂ«n ShqipĂ«rinĂ« krenare dhe e kthen nĂ« njĂ« model pĂ«r t’u ndjekur nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin”, u shpreh ajo.

Në lidhje me energjinë e erës, Balluku deklaroi se Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete përmes projektit të kompanisë amerikane CWP, me kapacitet të pritshëm prej 600 MW. Ajo theksoi se ky zhvillim nuk është rastësi dhe nuk është rezultat i politikave të pastudiuara, por i një strategjie të qartë.

Balluku vlerësoi angazhimin e kompanisë CWP dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke theksuar edhe sfidat që shoqërojnë projekte të tilla, pasi korridoret e erës në Shqipëri ndodhen kryesisht në zona kodrinore dhe malore mbi 1200 metra lartësi dhe kërkojnë kohë të gjatë studimi dhe implementimi.

“JanĂ« projekte qĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«rgatitore dhe studimore, por kur ndĂ«rtohen siç duhet dhe me tĂ« gjitha studimet e nevojshme, ato kanĂ« njĂ« ndikim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ekonominĂ« e vendit”, u shpreh Balluku, duke shtuar se diversifikimi energjetik e bĂ«n ShqipĂ«rinĂ« mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«rballĂ« ndryshimeve klimatike. /j.p/

The post Balluku: Parku eolik në Tropojë hap kyç drejt sovranitetit energjetik, investim strategjik amerikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Bllokim i aksit Tiranë-Rinas netëve të 13 dhe 14 janarit, lëvizja përmes rrugëve alternative

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bĂ«n tĂ« ditur se pĂ«r shkak tĂ« punimeve pĂ«r ndĂ«rtimin e mbikalimit tĂ« ri nĂ« QafĂ« Kashar, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« rampĂ«s nĂ« drejtim tĂ« TiranĂ«-Rinas gjatĂ« natĂ«s nĂ« datat 13 dhe 14 janar 2026, nĂ« oraret 20:00-06:00.

Qarkullimi i mjeteve drejt aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative si aksi Vorë-Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), apo rrugëve dytësore Tiranë-Kamzë-Valias-Rinas dhe rrugës Kashar-Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon drejtuesve të mjeteve të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë. /j.p/

The post ARRSH: Bllokim i aksit Tiranë-Rinas netëve të 13 dhe 14 janarit, lëvizja përmes rrugëve alternative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zero taksë karboni për energjinë me origjinë shqiptare, sipas Komisionit Europian

TIRANË, 12 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, nĂ«nvizoi sot se energjia shqiptare prodhohet kryesisht nga burime tĂ« rinovueshme, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ka taksĂ« zero tĂ« karbonit.

Në takimin për prezantimin e parkut eolik në Tropojë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, Balluku shpjegoi se Shqipëria ka investuar në mënyrë strategjike në energji të qëndrueshme si hidrocentrale, parqe eolike dhe energji diellore.

“Nuk po flasim mĂ« pĂ«r plane nĂ« letĂ«r, por pĂ«r megavat-orĂ« tĂ« instaluara, pĂ«r miliarda euro investime tĂ« huaja dhe projekte qĂ« funksionojnĂ« nĂ« terren, duke vjelur avantazhet e njĂ« sistemi qĂ« garanton se prodhimi energjetik vjen nga burime tĂ« rinovueshme. PĂ«r rrjedhojĂ«, taksa e karbonit pĂ«r energjinĂ« me origjinĂ« shqiptare, sipas Komisionit Europian, Ă«shtĂ« zero. Kjo sepse ShqipĂ«ria ka investuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« zgjuar dhe ka politika tĂ« qarta qĂ« garantojnĂ« integrimin e tregut energjetik me atĂ« europian”, tha Balluku. /j.p/

The post Zero taksë karboni për energjinë me origjinë shqiptare, sipas Komisionit Europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Niveli i arkëtimeve të energjisë 100%, krahasuar me 70% në vitin 2013

TIRANË, 12 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, foli sot pĂ«r tregues tĂ« pĂ«rmirĂ«suar tĂ« rrjetit energjetik shqiptar, gjatĂ« takimit pĂ«r prezantimin e parkut eolik nĂ« TropojĂ«, ku ishin tĂ« pranishĂ«m edhe Kryeministri Edi Rama dhe e ngarkuara me punĂ« e AmbasadĂ«s sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« TiranĂ«, Nancy VanHorn.

Balluku theksoi se humbjet në rrjetin e shpërndarjes janë reduktuar ndjeshëm, nga 45% në vitin 2013 në 16,9% në fund të vitit 2025.

Ndërkohë, niveli i arkëtimeve ka arritur 100%, krahasuar me 70% në vitin 2013, një tregues, sipas saj, i qartë i rritjes së eficiencës dhe menaxhimit modern të sektorit energjetik.

Ajo shtoi se përmirësimet në rrjet janë të shoqëruara me rritje të kapaciteteve gjeneruese dhe përditësime teknologjike të rrjetit të shpërndarjes në zonat qendrore dhe rurale, duke siguruar mbulim të plotë të konsumit vendas dhe eficencë maksimale.

“NdĂ«rprerjet e energjisĂ« elektrike kanĂ« arritur nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t historik, ndĂ«rsa avaritĂ« zakonisht rikuperohen brenda disa minutash. PĂ«rditĂ«simet teknologjike tĂ« rrjetit tĂ« shpĂ«rndarjes vazhdojnĂ« rregullisht nĂ« zonat qendrore dhe rurale, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rehabilitimi i plotĂ« i HEC-eve nĂ« kaskadĂ«n e Drinit Ă«shtĂ« nĂ« proces”, theksoi ajo. /j.p/

The post Balluku: Niveli i arkëtimeve të energjisë 100%, krahasuar me 70% në vitin 2013 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Gati pjesa shqiptare e linjës së transmetimit të energjisë me Maqedoninë e Veriut

TIRANË, 12 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, vuri theksin te rĂ«ndĂ«sia strategjike e linjave tĂ« transmetimit dhe interkonjeksioneve energjetike.

Gjatë takimit për prezantimin e parkut eolik në Tropojë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, si edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn,

Balluku tha se Shqipëria ka investuar ndjeshëm në zhvillimin e rrjetit të transmetimit, duke e lidhur tashmë sistemin energjetik me të gjithë vendet fqinje.

Ajo bëri të ditur se linja e transmetimit me Maqedoninë e Veriut është pothuajse e përfunduar nga ana shqiptare, ndërsa u shprehu besimin që edhe pala fqinje të përshpejtojë punimet, në mënyrë që të vihet sa më shpejt në funksionim dhe të garantohet vijimësia e Korridorit 8.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« sot njĂ« nga vendet mĂ« tĂ« mirĂ«lidhura nĂ« rajon pĂ«r sa i pĂ«rket sistemit tĂ« transmetimit, çka u jep garanci tĂ« forta investitorĂ«ve tĂ« huaj qĂ« zhvillojnĂ« projekte eolike dhe fotovoltaike, pasi kanĂ« tĂ« siguruar akses nĂ« tregun e lirĂ« energjetik, jo vetĂ«m ballkanik, por edhe europian”, deklaroi Balluku.

Ajo nënvizoi se investimet në transmetim nuk synojnë vetëm forcimin e rrjetit tokësor, por edhe krijimin e lidhjeve të reja strategjike me Europën.

Në këtë kuadër, Balluku bëri të ditur se po punohet për ndërtimin e një kabulli nënujor, i cili do të lidhë drejtpërdrejt Shqipërinë me Italinë, duke e pozicionuar vendin si një nyje të rëndësishme energjetike në rajon.

Sipas saj, këto zhvillime kanë sjellë vlerësime të larta për Shqipërinë nga organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Sektori energjetik Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« tregues i qartĂ« nĂ« ecurinĂ« drejt integrimit tĂ« vendit, duke qenĂ« njĂ« nga sektorĂ«t mĂ« tĂ« vlerĂ«suar nga organizmat dhe partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« klasifikuar ndĂ«r vendet e para nĂ« nivel botĂ«ror pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« energjetike, si edhe njĂ« nga sektorĂ«t me ecurinĂ« mĂ« pozitive, sipas vlerĂ«simeve tĂ« raportit tĂ« progresit tĂ« Komisionit Europian pĂ«r vitin 2026”, tha Balluku.

Sektori energjetik, tha Balluku, është një nga sektorët më të vlerësuar në procesin e integrimit europian, duke u cilësuar si një nga fushat me ecurinë më pozitive në raportet e progresit të Komisionit Europian.

Balluku shtoi se investimet përfshijnë dhe studimin e teknologjive të reja, përfshirë pompat hidrike të parashikuara për kaskadën e Drinit dhe HEC-in e Moglicës. Këto zhvillime, sipas saj, pritet të rrisin kapacitetet prodhuese të vendit me rreth 1,600 MW të reja.

“FalĂ« politikave tĂ« qarta dhe investimeve tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« transmetim dhe integrim tregu, ShqipĂ«ria ofron sot siguri pĂ«r investitorĂ«t dhe garanci pĂ«r zhvillim afatgjatĂ« tĂ« sektorit energjetik”, u shpreh zv.kryeministrja Balluku. /j.p/

 

The post Balluku: Gati pjesa shqiptare e linjës së transmetimit të energjisë me Maqedoninë e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore


TIRANË, 12 janar/ATSH/ Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht nĂ« tĂ« gjitha akset rrugore tĂ« vendit, pavarĂ«sisht temperaturave shumĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« shĂ«nuara gjatĂ« natĂ«s.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se temperaturat minimale kanë zbritur deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës dhe Qafë Thanë, si dhe -10°C në Dibër.

Ndërkohë nuk janë regjistruar reshje shiu apo dëbore.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punëtorë të shtuar, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve në zonat malore me prezencë dëbore. /j.p/

1 nga 2

The post ARRSH: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla dhe Cara në Mamurras: Ndihmë për evakuimin e bagëtive, verifikim dëmesh nga reshjet

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, sĂ« bashku me kryetaren e bashkisĂ« Kurbin, Majlinda Cara, vizituan sot fermĂ«n e fermeres Flora Brozi nĂ« Mamurras.

Ferma mbarështon rreth 120 krerë bagëti dhe shpendë dhe është prekur nga reshjet intensive të ditëve të fundit, të cilat kanë krijuar vështirësi për vijimin normal të aktivitetit blegtoral.

Si pasojë e situatës së krijuar, u bë e mundur evakuimi i tufës së bagëtive, duke u sistemuar përkohësisht në zonën e Fushë Milot, në kushte më të sigurta.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se në bashkëpunim me grupet e verifikimit të bashkive, ndodhet në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në gjënë e gjallë, rezervat ushqimore për kafshët dhe në sektorin bujqësor.

“Procesi i vlerĂ«simit do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar masat e mbĂ«shtetjes pĂ«r tĂ« gjithĂ« fermerĂ«t e prekur nga kushtet e pafavorshme atmosferike nĂ« zonĂ«â€, tha Salla. /j.p/

The post Salla dhe Cara në Mamurras: Ndihmë për evakuimin e bagëtive, verifikim dëmesh nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje bore deri në 60 cm në zonat malore në Librazhd


TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« dĂ«borĂ«s kanĂ« pĂ«rfshirĂ« zonat malore tĂ« Librazhd, duke sjellĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ« qarkullim dhe nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« banorĂ«ve.

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Maringlen Disha, bëri të ditur se në disa zona trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra.

Sipas tij, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, strukturat vendore janë në terren për përballimin e situatës.

“Ekipet e BashkisĂ« Librazhd dhe tĂ« Emergjencave Civile ndodhen nĂ« terren gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s, duke punuar pĂ«r mbajtjen e rrugĂ«ve tĂ« hapura dhe pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« banorĂ«ve qĂ« kanĂ« nevojĂ«â€, tha ai.

Disha u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin vetëm kur është e domosdoshme dhe të respektojnë udhëzimet e dhëna nga strukturat përgjegjëse.

Në rast nevoje, qytetarët mund të kontaktojnë numrat e emergjencës 129, 128 dhe 112. /j.p/

The post Reshje bore deri në 60 cm në zonat malore në Librazhd appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kozeli: ARRSH do të ndërhyjë për zgjidhje të qëndrueshme në aksin Tepelenë-Gjirokastër

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi sot nga afĂ«r aksin rrugor TepelenĂ«-GjirokastĂ«r, i shoqĂ«ruar nga drejtori Rajonal i ARRSH-sĂ«, Andi Shkurta, pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar situatĂ«n e krijuar pas shkarjes sĂ« dherave nĂ« kĂ«tĂ« segment.

Inspektimi u fokusua nĂ« zonĂ«n e njohur si “Shkalla e ZezĂ«â€, ku tre ditĂ« mĂ« parĂ« njĂ« rrĂ«shqitje masive dheu bllokoi plotĂ«sisht qarkullimin rrugor.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të ARRSH-së dhe mjeteve të kontraktorit, u bë e mundur hapja e përkohshme e rrugës dhe garantimi i kalimit të mjeteve.

Aktualisht, qarkullimi në këtë aks kryhet me një kalim të alternuar, pasi rrëshqitja vijon të jetë aktive dhe paraqet rrezikshmëri.

Kreu i ARRSH-së, Kozeli bëri të ditur se shkaku kryesor i situatës lidhet me reshjet e shumta, erozionin dhe formacionin gjeologjik argjilor të zonës.

Sipas tij, situata do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

“MenjĂ«herĂ« pas kalimit tĂ« situatĂ«s sĂ« emergjencĂ«s, ARRSH do tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« aksin me njĂ« projekt tĂ« plotĂ«, me qĂ«llim dhĂ«nien e njĂ« zgjidhjeje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe afatgjatĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« segment rrugor”, tha Kozeli. /j.p/

The post Kozeli: ARRSH do të ndërhyjë për zgjidhje të qëndrueshme në aksin Tepelenë-Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tomini: Mbi 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit nga shtatori deri në janar


TIRANË, 11 janar/ATSH/ PĂ«rballĂ« rritjes sĂ« virozave sezonale, strukturat shĂ«ndetĂ«sore po intensifikojnĂ« vaksinimin si masĂ« kryesore pĂ«r mbrojtjen e popullatĂ«s, si nĂ« qendrat shĂ«ndetĂ«sore ashtu edhe nĂ« banesat e personave qĂ« nuk kanĂ« mundĂ«si tĂ« paraqiten fizikisht nĂ« to.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, gjatë një inspektimi në Qendrën Shëndetësore Nr. 2 dhe një vizitë në familjen Berxolli, u shpreh se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të parandaluar komplikacionet dhe simptomat e rënda të viruseve gripale, veçanërisht te grupet më të rrezikuara.

Sipas saj, në periudhën shtator 2025-janar 2026 janë vaksinuar gjithsej 238 886 persona, një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se rritja e mbulimit vaksinor tregon ndërgjegjësim më të lartë të qytetarëve dhe angazhim të vazhdueshëm të sistemit shëndetësor për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit të virozave. /j.p/

The post Tomini: Mbi 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit nga shtatori deri në janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nikolas Bushi, shqiptari nga Amerika qĂ« solli ventrilokizmin nĂ« “Albania’s Got Talent”

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Nikolas Bushi, i riu shqiptar qĂ« jeton prej vitesh nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, po tĂ«rheq vĂ«mendje me njĂ« talent tĂ« veçantĂ« dhe pak tĂ« njohur nĂ« ShqipĂ«ri, ventrilokizmin, artin e tĂ« folurit pa lĂ«vizur buzĂ«t.

Nikolas ka ardhur disa herĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa kĂ«tĂ« tetor u rikthye pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« Albania’s Got Talent, ku u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« nga emrat mĂ« tĂ« komentuar tĂ« finales. Ai interpreton pĂ«rkrah kukullĂ«s sĂ« tij, Chris, njĂ« personazh plot sarkazĂ«m dhe humor, qĂ« sipas Nikolasit, Ă«shtĂ« pjesa mĂ« argĂ«tuese e kĂ«tij arti.

NĂ« podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ai rrĂ«fen se pasioni pĂ«r ventrilokizmin nisi rreth tetĂ« vite mĂ« parĂ«, i frymĂ«zuar nga spektakli America’s Got Talent, tĂ« cilin e ndoqi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vitin 2017. QĂ« nga ajo kohĂ«, Nikolas ka praktikuar vazhdimisht kĂ«tĂ« disiplinĂ« artistike, duke e kthyer nga njĂ« kuriozitet nĂ« njĂ« profesion tĂ« mirĂ«filltĂ«.

Sot, ai e sheh veten si një kontribuues në njohjen dhe përhapjen e këtij arti në Shqipëri, ku ventrilokizmi ka qenë pothuajse i panjohur.

Nikolas tregon se po punon për projekte të reja dhe se në të ardhmen mund të realizojë edhe bashkëpunime surprizë.

Mes Shqipërisë dhe Amerikës, Nikolas Bushi po ndërton një rrugëtim artistik të veçantë, duke sjellë për publikun shqiptar një formë argëtimi ndryshe, ku iluzioni, humori dhe kreativiteti ndërthuren në një eksperiencë unike skenike. j.p

The post Nikolas Bushi, shqiptari nga Amerika qĂ« solli ventrilokizmin nĂ« “Albania’s Got Talent” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pensionet hynë nga ky janar në fazë rritjeje afatgjatë

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se viti 2026 shĂ«non njĂ« kthesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r pensionet nĂ« ShqipĂ«ri, duke konfirmuar nisjen e rritjes graduale tĂ« tyre, nĂ« pĂ«rputhje me angazhimin e marrĂ« gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore dhe tĂ« miratuar nga Kuvendi.

NĂ« podkastin “Flasim”, Kryeministri u shpreh se rritja e pensioneve ka nisur qĂ« nga ky janar, sipas kategorive pĂ«rkatĂ«se, ndĂ«rsa shtesa do tĂ« dyfishohet çdo vit. Sipas tij, pensionistĂ«t nĂ« janarin e ardhshĂ«m do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« dyfishin e shtesĂ«s sĂ« kĂ«tij viti, nĂ« janarin pasues trefishin, mĂ« pas katĂ«rfishin, ndĂ«rsa nĂ« ShqipĂ«rinĂ« 2030 ky progresion do tĂ« ndalet te pesĂ«fishimi i shtesĂ«s sĂ« janarit 2026.

Rama e cilësoi këtë proces si një çlirim personal dhe institucional, duke theksuar se ai është rezultat i viteve reformash, rritjes ekonomike dhe përmirësimit rrënjësor të mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave. Sipas Kryeministrit, këto reforma e kanë sjellë vendin në një pikë ku rritja e pensioneve realizohet pa cenuar stabilitetin financiar të shtetit.

Ai kujtoi se për vite me radhë qeveria ka treguar përmbajtje, duke mos ndërmarrë rritje të nxituara, për të mos rrezikuar financat publike.

“UnĂ« e di se si i kam shtrĂ«nguar dhĂ«mbĂ«t pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalĂ«t kur thosha s’ka mundĂ«si, nuk kemi lekĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ«, s’ështĂ« e mundur, duhet fillimisht tĂ« rrisim mundĂ«sitĂ« e shtetit, s’e bĂ«jmĂ« dot se nuk mund tĂ« minojmĂ« shtĂ«pinĂ«, ku rriten fĂ«mijĂ«t tanë  E pra duruam, por mĂ« nĂ« fund erdhĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, sepse punuam çdo ditĂ« pĂ«r kthesĂ«n qĂ« sapo ka nisur dhe mĂ« e mira Ă«shtĂ« e gjitha pĂ«rpara pĂ«r gjyshet dhe gjyshĂ«rit e kĂ«tij vendi”, deklaroi Rama.

The post Rama: Pensionet hynë nga ky janar në fazë rritjeje afatgjatë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌