❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Të ngrihet një grup nismëtarë për ndryshimet kushtetuese, Kuvendi me 100 deputetë

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Kryeministri, njĂ«herĂ«sh kryetar i PartisĂ« Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar tĂ« PS-sĂ«, se pĂ«rveç reformave tĂ« tjera nĂ« proces, duhet menduar edhe ngritja e njĂ« grupi nismĂ«tar pĂ«r ndryshime kushtetuese.

Rama theksoi se që në fillim të këtij mandati është shtruar nevoja për rishikimin e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij, parlamenti aktual me 140 deputetë mund të reduktohet në 100, një hap që do të pritej pozitivisht nga publiku dhe do të sillte racionalizim të forcave dhe burimeve.

“Ne kemi njĂ« parlament me 140 vetĂ« dhe fare mirĂ« mund tĂ« kemi njĂ« parlament me 100 vetĂ«. Kjo do tĂ« ishte e mirĂ«pritur nga publiku dhe do tĂ« ndihmonte nĂ« racionalizimin e burimeve”, u shpreh Kryeministri.

Ai sqaroi se ulja e numrit të deputetëve nuk është e vetmja çështje që duhet adresuar, pasi Kushtetuta përmban edhe aspekte të tjera që kërkojnë rishikim nga ekspertë të fushës, të cilët kanë njohuritë dhe përgjegjësinë e nevojshme për të vlerësuar ndryshimet e nevojshme.

“Ka dhe aspekte tĂ« tjera qĂ« duhen rivizituar nga sigurisht njerĂ«zit qĂ« dinĂ« se çfarĂ« shohin, dinĂ« çfarĂ« lexojnĂ«, çfarĂ« thonĂ« dhe shkruajnĂ« kur vjen fjala tek Kushtetuta e ShqipĂ«risĂ«.”

Sipas Ramës, duhet ngritur një grup nismëtar që të hapë zyrtarisht procesin e diskutimit për ndryshimet kushtetuese.

Ai theksoi se një reformë e tillë është shumë më komplekse se reforma zgjedhore apo ajo administrativo-territoriale dhe kërkon më shumë kohë, angazhim dhe burime.

“Duhet ngritur njĂ« grup qĂ« pastaj tĂ« hapi njĂ« proces. Natyrisht Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa njĂ« reformĂ« zgjedhore, apo njĂ« reformĂ« administrativo-territoriale, kĂ«shtu qĂ« kĂ«rkon shumĂ« mĂ« tepĂ«r hapĂ«sirĂ«, angazhim, burime etj. Por duhet nisur kjo punĂ«â€, tha Rama.

“Ambicia jonĂ« duhet tĂ« jetĂ« qĂ« nĂ« fund tĂ« mandatit ne tĂ« kalojmĂ« edhe njĂ« reformĂ« kushtetuese”, theksoi Rama.

/gj.m/r.e/

The post Rama: Të ngrihet një grup nismëtarë për ndryshimet kushtetuese, Kuvendi me 100 deputetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Puna për integrimin nuk pret karriget bosh të opozitës

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njĂ«herazi kryetari i PartisĂ« Socialiste, deklaroi sot nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste se mazhoranca Ă«shtĂ« e angazhuar pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« punĂ«n e saj dhe se proceset kyçe pĂ«r vendin, pĂ«rfshirĂ« integrimin europian, nuk mund tĂ« presin.

“Ne jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« punĂ«n tonĂ« dhe, pĂ«r tĂ« gjitha arsyet qĂ« i dimĂ«, puna jonĂ« nuk pret”, u shpreh Rama, duke shtuar se do tĂ« ishte “qershia mbi tortĂ«â€ nĂ«se edhe opozita do tĂ« ishte e interesuar pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n punĂ« pĂ«r vendin dhe pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Europian.

Sipas Kryeministrit, opozita nuk është e angazhuar në këtë drejtim, por përkundrazi, synon që jashtë kufijve të Shqipërisë të përçojë një imazh negativ të vendit, ndërsa brenda vendit përpiqet të pengojë proceset.

“PĂ«rkundrazi janĂ« tĂ« angazhuar qĂ« me çdo mjet dhe mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rcjellin jashtĂ« kufijve tĂ« ShqipĂ«risĂ« kobin e zi qĂ« ky vend Ă«shtĂ« njĂ« narkoshtet. NdĂ«rkohĂ«, kĂ«tu brenda janĂ« tĂ« interesuar qĂ« vetĂ«m tĂ« pengojnĂ«â€, tha Rama.

Në këtë kontekst, Rama theksoi se mazhoranca nuk do të ndalet në asnjë rast për të vazhduar punën e saj.

“Pa hequr dorĂ« nĂ« asnjĂ« moment dhe pĂ«r asnjĂ« arsye nga gatishmĂ«ria pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar nĂ«se do tĂ« vijnĂ« tĂ« ulen nĂ« tavolinat e bashkĂ«punimit, ne nuk do tĂ« presim pĂ«r asnjĂ« rast dhe arsye askĂ«nd pĂ«r tĂ« vazhduar tĂ« bĂ«jmĂ« punĂ«n tonĂ«â€, tha Rama, duke nĂ«nvizuar se kjo duhet tĂ« jetĂ« e qartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Ai u shpreh se e mirëkupton thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për dialog, bashkëpunim dhe konsensus, duke theksuar se mazhoranca është e gatshme për dialog, por se bashkëpunimi nuk mund të imponohet me forcë.

“Dialog dhe ulje nĂ« njĂ« tavolinĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me zor, unĂ« nuk kam parĂ«â€, u shpreh ai.

Rama theksoi se dera e bashkëpunimit nuk do të mbyllet asnjëherë dhe për asnjë arsye, por se mazhoranca nuk do ta ndalojë rrugën e saj për shkak të mungesës së vullnetit nga ana tjetër.

“Karriget bosh janĂ« aty, kush do le tĂ« vijĂ« tĂ« ulet, kush do tĂ« bashkĂ«punojĂ« le tĂ« bashkĂ«punojĂ«â€, tha Kryeministri.

Në përfundim, Rama theksoi se rrugët mes mazhorancës dhe opozitës janë të ndara, duke nënvizuar se mazhoranca do të vazhdojë përpara, ndërsa opozita, sipas tij, do të mbetet pas.

“Ne gjithmonĂ« e mĂ« pĂ«rpara, ata gjithmonĂ« mĂ« mbrapa, por keni parasysh qĂ« sa mĂ« mbrapa tĂ« mbeten aq mĂ« e fortĂ« do tĂ« vijĂ« jehona e lehjes sĂ« tyre. Sepse ajo qĂ« ata bĂ«jnĂ« nĂ« shqipen time quhet “lehaqenie””, tha Kryeministri.

/gj.m/r.e/

The post Rama: Puna për integrimin nuk pret karriget bosh të opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Duhet rritur diplomacia parlamentare dhe forcuar administrata e Kuvendit për negociatat

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste se, procesi i negociatave pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« Bashkimin Europian kĂ«rkon njĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« aktivitetit diplomatik parlamentar, si dhe njĂ« administratĂ« mĂ« cilĂ«sore dhe mĂ« tĂ« specializuar tĂ« Kuvendit.

Duke iu referuar konkluzioneve të diskutuara, Rama theksoi se diplomacia parlamentare duhet të jetë në fokusin e Kryetarit të Kuvendit, por jo vetëm.

Sipas tij, ky angazhim duhet të përfshijë të gjithë deputetët, veçanërisht ata që janë pjesë e grupeve të miqësisë me parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, dhe në mënyrë të posaçme me ato parlamente ku nevoja për më shumë komunikim, prani dhe shpjegime është më e madhe.

Nga ana tjetër, Kryeministri nënvizoi se ky proces kërkon domosdoshmërisht edhe një shërbim administrativ më cilësor të Kuvendit.

Ai kujtoi se prej vitesh është folur për një reformë të brendshme në Kuvend dhe se janë hedhur disa hapa, por sipas tij mbeten ende sfida të rëndësishme.

“Kuvendi ka rreth 350 punonjĂ«s, nga tĂ« cilĂ«t rreth 300 janĂ« nĂ«punĂ«s civilĂ«. MegjithatĂ«, barra reale e punĂ«s mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r komisionet parlamentare, deputetĂ«t dhe Kryetarin e Kuvendit bie mbi njĂ« numĂ«r shumĂ« mĂ« tĂ« vogĂ«l”, u shpreh Rama, duke theksuar se kjo situatĂ« kĂ«rkon vĂ«mendje tĂ« veçantĂ«.

Ai shtoi se, duke pasur parasysh edhe çështjet që lidhen me sigurinë juridike të punonjësve aktualë, mund të lindë nevoja për shtimin e forcave të reja dhe për rritjen e ekspertizës, veçanërisht në funksion të komisioneve parlamentare që trajtojnë çështjet e negociatave me BE-në.

Në këtë kuadër, Rama theksoi se për të funksionuar siç duhet mekanizmi i koordinimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar, është e domosdoshme që skuadra negociatore, përfshirë Kryenegociatoren dhe Zëvendëskryenegociatoren, të ketë një kundërpalë në Kuvend me ekspertizën e nevojshme.

“VetĂ«m kĂ«shtu koordinimi mes qeverisĂ« dhe Kuvendit do tĂ« jetĂ« efektiv dhe nĂ« funksion tĂ« pĂ«rmbushjes me sukses tĂ« detyrimeve tĂ« procesit tĂ« negociatave”, pĂ«rfundoi Kryeministri.

/gj.m/r.e/

The post Rama: Duhet rritur diplomacia parlamentare dhe forcuar administrata e Kuvendit për negociatat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Seanca të posaçme në Kuvend dedikuar vetëm procesit të negociatave

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste se takimet me grupin do tĂ« zhvillohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rmuajshme, me njĂ« pĂ«rmbajtje qĂ« do t’i pĂ«rgjigjet si kĂ«rkesave tĂ« pĂ«rditshme tĂ« procesit tĂ« negociatave me Bashkimin Europian, ashtu edhe aktualitetit tĂ« jetĂ«s parlamentare dhe politike nĂ« vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi qasjen dhe profilin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë sesionit të parë parlamentar, duke shprehur besimin se edhe aspektet e domosdoshme të punës jashtë sallës plenare, që lidhen me rolin institucional të Kryetarit të Kuvendit, do të ecin përpara me të njëjtin ritëm.

Kryeministri bëri gjithashtu një vlerësim të posaçëm për kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla, duke theksuar vështirësinë e këtij roli.

“Nuk Ă«shtĂ« njĂ« rol bujar, sepse kĂ«rkon disiplinĂ«, organizim, koordinim dhe pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« vazhdueshĂ«m. Fakti qĂ« u rikthyem sĂ«rish te Taulanti pĂ«r kĂ«tĂ« rol, flet vetĂ« pĂ«r aftĂ«sinĂ« e tij pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« punĂ«â€, u shpreh Rama.

Ai përgëzoi edhe deputetet dhe deputetët që janë për herë të parë pjesë e Kuvendit, duke theksuar se ky vit dhe viti i ardhshëm do të kenë një ngarkesë të paprecedentë në historinë e parlamentit shqiptar.

Sipas Ramës, numri i ligjeve që do të duhet të shqyrtohen dhe miratohen nga Kuvendi do të jetë më i larti ndonjëherë, për shkak të procesit të negociatave për anëtarësimin në BE.

“Ky vit qĂ« nis dhe viti i ardhshĂ«m do tĂ« kenĂ« njĂ« ngarkesĂ« si asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« e Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe si asnjĂ«herĂ« mĂ« pas. Numri i ligjeve qĂ« do tĂ« duhet tĂ« kalojnĂ« nĂ« filtrin dhe pastaj nĂ« seancĂ«n e vendimmarrjes sĂ« Kuvendit do tĂ« jetĂ« mĂ« i larti ndonjĂ«herĂ« pĂ«r shkak tĂ« procesit tĂ« negociatave”, tha Rama.

“Na duhet jo vetĂ«m tĂ« kalojmĂ« ligje, por edhe tĂ« jemi sa mĂ« cilĂ«sorĂ« nĂ« kĂ«tĂ« proces. Kjo rrit nevojĂ«n pĂ«r mĂ« shumĂ« angazhim, mĂ« shumĂ« orĂ« pune dhe pĂ«r tĂ« konsideruar rritjen e numrit tĂ« seancave parlamentare”, tha Kryeministri.

Rama theksoi se procesi nuk është i përballueshëm me numrin aktual të seancave dhe hodhi si mundësi përfshirjen në kalendar të seancave të posaçme të dedikuara vetëm për procesin e negociatave.

Sipas tij, këto seanca nuk do të kërkonin domosdoshmërisht orë të gjata diskutimi, por përqendrim të lartë dhe një nivel të plotë pjesëmarrjeje.

Në përfundim, Kryeministri nënvizoi se sfida e integrimit europian kërkon disiplinë, përkushtim dhe organizim maksimal nga të gjithë aktorët parlamentarë.

/gj.m/r.e/

The post Rama: Seanca të posaçme në Kuvend dedikuar vetëm procesit të negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjiknuri: Reforma zgjedhore kërkon dakordësi, por mund të ecet më tej edhe pa opozitën

TIRANË, 16 janar /ATSH/ BashkĂ«kryetari i Komisionit tĂ« Posaçëm pĂ«r Realizimin e ReformĂ«s Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi sot nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste se Komisioni i ReformĂ«s Zgjedhore u formua nĂ« tetor tĂ« vitit tĂ« kaluar pas njĂ« procesi dialogu me opozitĂ«n, ku u dakordĂ«suan parimet bazĂ« qĂ« kanĂ« udhĂ«hequr punĂ«n e tij.

Gjiknuri theksoi se, ky komision Ă«shtĂ« njĂ« strukturĂ« “sui generis”, pasi funksionon mbi bazĂ«n e bashkĂ«dakordĂ«sisĂ« dhe bashkĂ«drejtimit, dhe jo tĂ« vullnetit tĂ« njĂ«anshĂ«m tĂ« njĂ«rĂ«s palĂ«.

Sipas tij, kjo traditë është ndjekur që prej vitit 2001, me periudha ku janë realizuar reforma të suksesshme, por edhe raste kur mungesa e konsensusit ka çuar në dështim të reformës zgjedhore.

Ai përmendi reformat e viteve 2008, 2012 dhe 2020 si reforma të thella dhe të suksesshme të Kodit Zgjedhor, ndërsa ndryshimet e vitit 2024, sipas tij, nuk mund të konsiderohen një reformë e plotë.

“Sot jemi pĂ«rballĂ« faktit qĂ« Komisioni ka zhvilluar dy mbledhje, ka pĂ«rcaktuar prioritetet e punĂ«s, njĂ« agjendĂ« dhe njĂ« program qĂ« pĂ«rputhet me rekomandimet e ODIHR-it dhe me prioritetet qĂ« rrjedhin nga procesi i integrimit europian, pĂ«rfshirĂ« ‘interim benchmarks’”, u shpreh Gjiknuri.

Si prioritet kryesor, Komisioni ka vendosur trajtimin e ligjit për financimin e partive politike.

Gjiknuri bëri të ditur se ka nisur një proces pozitiv me dakordësi edhe me palën tjetër dhe me përfshirjen e faktorëve ndërkombëtarë, por aktualisht procesi është ngrirë për shkak të situatës politike pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe zhvillimeve të tjera politike.

“Sot kemi njĂ« draft teknik pĂ«r financimin e partive politike, por procesi ka mbetur i pezulluar”, tha ai, duke shtuar se mbetet pĂ«r t’u parĂ« sesi do tĂ« ecet mĂ« tej dhe nĂ«se do tĂ« merret njĂ« vendimmarrje politike pĂ«r tĂ« vazhduar edhe pa mbĂ«shtetjen e opozitĂ«s.

Gjiknuri nënvizoi se, Komisioni ka të gjitha kapacitetet dhe ekspertët kanë nisur punën, ndërsa drafti për partitë politike është gati dhe pritet të përcaktojë edhe trendin e miratimit të paketës së parë të reformës zgjedhore.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, ai tha se ka më shumë kohë në dispozicion dhe synimi është që puna të përfundojë deri në qershor-korrik.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Gjiknuri: Reforma zgjedhore kërkon dakordësi, por mund të ecet më tej edhe pa opozitën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Konferencën e Rektorëve: Korrektime të nevojshme në ligjin për Arsimin e Lartë

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n e RektorĂ«ve, ku zhvilloi njĂ« bisedĂ« tĂ« hapur me 40 rektorĂ« tĂ« universiteteve publike dhe private mbi cilĂ«sinĂ« e institucioneve tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« dhe kĂ«rkimit shkencor nĂ« vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ka kaluar tashmë një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar mbi ndryshimet që ka sjellë koha në Ligjin për Arsimin e Lartë, si dhe mbi konstatimet e dala nga zbatimi i tij në praktikë.

Ai vlerësoi si pozitive përvojën e deritanishme dhe nënvizoi se ligji aktual është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin akademik.

Kryeministri bëri të ditur se edhe procesi i rishikimit do të zhvillohet në të njëjtën frymë bashkëpunimi, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një përmbysje të ligjit, por për korrektime të nevojshme.

Sipas tij, synimi është që puna përgatitore të realizohet në një kohë të arsyeshme, pa pritur sesionin e ardhshëm parlamentar, ndërsa procedurat ligjore mund të përmbyllen brenda këtij sesioni, ose në fillim të atij pasardhës.

Në përfundim, Rama theksoi rëndësinë e ngritjes së një grupi të përbashkët pune, i cili do të reflektojë mbi shqetësimet dhe sugjerimet e evidentuara, me qëllim hartimin e ndryshimeve që do të përmirësojnë më tej kornizën ligjore të arsimit të lartë.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Rama në Konferencën e Rektorëve: Korrektime të nevojshme në ligjin për Arsimin e Lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vora mposht Partizanin 1-0 në inaugurimin e stadiumit të ri

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Vora shĂ«noi njĂ« fitore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« shtĂ«pi, duke mundur 1-0 Partizanin nĂ« sfidĂ«n e vlefshme pĂ«r javĂ«n e 19-tĂ« tĂ« KategorisĂ« Superiore, nĂ« njĂ« ndeshje tĂ« zhvilluar nĂ« stadiumin e rikonstruktuar tĂ« VorĂ«s.

Goli vendimtar u shënua nga Dario Daka në minutën e fundit të takimit, duke i dhënë tri pikët e çmuara skuadrës së drejtuar nga Bellai.

Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit nga VAR, u akordua si i rregullt.

Sfida u karakterizua nga ritëm i lartë dhe tension.  Partizani krijoi raste, përfshirë një penallti në fund të pjesës së parë që Toma e gaboi, ndërsa në pjesën e dytë kërkoi golin e avantazhit, por u ndëshkua në fund nga Daka.

Me këtë fitore, Vora ngjitet në kuotën e 22 pikëve në tabelë, vetëm një më pak se Partizani, që pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Ndeshja shënoi gjithashtu inaugurimin zyrtar të stadiumit të rikonstruktuar të Vorës, në një ditë festive për skuadrën dhe tifozët vendas.

/gj.m/j.p/

The post Vora mposht Partizanin 1-0 në inaugurimin e stadiumit të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kampuse universitare në Tiranë dhe Durrës, zgjidhje çmimeve të larta të qirave për studentët

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n e RektorĂ«ve, ku zhvilloi njĂ« bisedĂ« tĂ« hapur me 40 rektorĂ« tĂ« universiteteve publike dhe private mbi cilĂ«sinĂ« e arsimit tĂ« lartĂ« dhe kĂ«rkimit shkencor nĂ« vend.

Në fjalën e tij, Kryeministri u ndal te çështja e akreditimeve, duke theksuar se kjo temë është ngritur në mënyrë të përsëritur në takimet e përbashkëta me strukturat përgjegjëse.

Rama theksoi se ambicia e qeverisë është kalimi i Agjencisë së Akreditimit në një nivel më të lartë funksionimi, përmes integrimit të saj në Rrjetin Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), si dhe rritjes së kapaciteteve institucionale për përshpejtimin e procesit të akreditimit.

Kryeministri foli gjithashtu për investimet në infrastrukturën universitare, duke vlerësuar se janë bërë ndryshime dhe investime të rëndësishme, të cilat janë përfunduar ose janë në proces.

MegjithatĂ«, ai theksoi se, “jemi akoma larg pĂ«rmbushjes sĂ« kushteve infrastrukturore tĂ« nevojshme pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar sfidat dhe nevojat”.

Rama bĂ«ri tĂ« ditur se pĂ«rparĂ«si mbetet zhvillimi i kampuseve universitare, pĂ«rfshirĂ« kampusin e madh tĂ« TiranĂ«s, si dhe procesin e hapur pĂ«r ndĂ«rtimin e kampusit tĂ« Universitetit “AleksandĂ«r Moisiu” nĂ« DurrĂ«s.

Sipas tij, interesi i shprehur nga rreth 40 studio ndërkombëtare dëshmon potencialin e madh për krijimin e një infrastrukture moderne, që përfshin edhe rezidenca studentore.

“UnĂ« besoj shumĂ« tek godinat dhe kemi dy kampuse pĂ«rpara, Kampusin e madh tĂ« TiranĂ«s. NdĂ«rkohĂ« kemi hapur procesin pĂ«r Kampusin e Universitetit ‘AleksandĂ«r Moisiu’. Kemi pasur njĂ« interes jo tĂ« vogĂ«l nga rreth 40 studio ndĂ«rkombĂ«tare. Ka njĂ« potencial shumĂ« tĂ« madh pĂ«r tĂ« krijuar edhe infrastrukturĂ« qĂ«ndrimi, rezidence tĂ« studentĂ«ve”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se do të jetë më e lehtë që studentët që studiojnë në Tiranë të akomodohen në kampusin e Durrësit me funksionalizimin e shërbimit hekurudhor.

“Duke pasur parasysh trenin qĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ« funksion sĂ« shpejti, do tĂ« jetĂ« absolutisht shumĂ« e thjeshtĂ« qĂ« studentĂ« nĂ« TiranĂ« tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« strehohen nĂ« kampusin e DurrĂ«sit”, u shpreh Rama.

Ai njoftoi se qeveria synon ndërtimin e një kompleksi rezidencial studentor bashkëkohor, me qëllim lehtësimin e një prej problemeve kryesore të studentëve, kostot e larta të qirave në Tiranë dhe Durrës.

“PĂ«r kĂ«tĂ« arsye ne do tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« kompleks studentor rezidencial shumĂ« tĂ« mirĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« ndihmojĂ« nĂ« zgjidhjen dhe tĂ« njĂ« problemi tĂ« madh qĂ« kanĂ« studentĂ«t pĂ«r shkak tĂ« çmimeve qĂ« kanĂ« qiratĂ« nĂ« TiranĂ« dhe nĂ« DurrĂ«s”, theksoi Kryeministri.

Në përfundim, Rama u shpreh se arsimi i lartë ndodhet në një moment të ri ndryshimi, i mbështetur tashmë në një bazë dhe eksperiencë të konsoliduar.

Rama u shpreh se, sot ka më shumë qartësi brenda universiteteve dhe strukturave drejtuese për atë që funksionon dhe për atë që duhet përmirësuar, ndërsa bashkëpunimet dhe programet e përbashkëta kanë rritur ndjeshëm njohjen dhe kuptimin e standardeve europiane dhe mënyrës së adresimit të nevojave të sistemit universitar.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Kampuse universitare në Tiranë dhe Durrës, zgjidhje çmimeve të larta të qirave për studentët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n e RektorĂ«ve, ku zhvilloi njĂ« bisedĂ« tĂ« hapur me 40 rektorĂ« tĂ« universiteteve publike dhe private mbi cilĂ«sinĂ« e arsimit tĂ« lartĂ« dhe kĂ«rkimit shkencor nĂ« vend.

Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se sfida e përbashkët dhe themelore e sistemit universitar shqiptar mbetet, nga njëra anë, ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe, nga ana tjetër, racionalizimi i burimeve dhe potencialeve.

Ai nënvizoi se në vitet e fundit ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në qasjen ndaj financimit të arsimit të lartë, duke kaluar nga varësia e plotë ndaj buxhetit të shtetit drejt një modeli më të hapur dhe konkurrues.

Rama solli si shembull Universitetin e Tiranës, i cili, sipas tij, kryeson një grup universitetesh që kanë rritur ndjeshëm kapacitetet financiare jashtë buxhetit shtetëror, përmes projekteve dhe partneriteteve europiane.

Kjo, theksoi Kryeministri, ka mundësuar ndërtimin e skuadrave kërkimore, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfitimin nga fondet e Bashkimit Europian, duke sjellë një situatë të re edhe në rritjen e të ardhurave për pedagogët më aktivë.

“Sot Universiteti i TiranĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« krye tĂ« njĂ« vargu universitetesh qĂ« e kanĂ« rritur kapacitetin e tyre financues jashtĂ« buxhetit tĂ« shtetit, duke faktikisht qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« ndĂ«rtojnĂ« skuadra dhe tĂ« ndĂ«rtojnĂ« projekte apo partneritete europiane dhe duke pĂ«rfituar nga fondet europiane. Diçka qĂ« sigurisht ka rritur tĂ« ardhurat e pedagogĂ«ve mĂ« aktivĂ« dhe patjetĂ«r qĂ« ka krijuar njĂ« situatĂ« tĂ« re”, tha Rama.

Ai propozoi që në një takim të ardhshëm të zhvillohet një diskutim i hapur mbi këtë proces, me pjesëmarrjen e të gjithë rektorëve, përfshirë edhe ata të universiteteve private, me qëllim riorganizimin e sistemit universitar në një strukturë më kompetitive, më të besueshme dhe më të përgatitur për sfidat që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri e cilësoi universitetin si aleatin më të rëndësishëm të institucioneve dhe të vendit në tërësi në këtë proces, duke theksuar se vëllimi i financimit dhe i projekteve të miratuara nga BE për Universitetin e Tiranës rritet nga viti në vit.

Ai nënvizoi se në garën europiane nuk ka trajtim preferencial për vendet joanëtare, por vlerësim të barabartë mbi bazën e meritës.

“Atje nuk tĂ« jep njeri bonus se ti vjen nga njĂ« vend qĂ« akoma nuk Ă«shtĂ« i ambientuar. Atje vlerĂ«sohen tĂ« gjithĂ« me tĂ« njĂ«jtin kandar. Dhe nĂ« atĂ« kandar pedagogĂ«t e Universitet tĂ« TiranĂ«s, ata tĂ« cilĂ«t kanĂ« hyrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« proces vlerĂ«sohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« me pedagogĂ«t e universiteteve mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« EuropĂ«s. Na duhet qĂ« ta vlerĂ«sojmĂ« mĂ« shumĂ« kĂ«tĂ« kapacitet dhe ta vendosim nĂ« kushtet qĂ« tĂ« jetĂ« mĂ« efikas nĂ« territor”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbĂ«rritur nĂ« Kiev ku po zhvillon njĂ« vizitĂ« zyrtare, pĂ«r tĂ« rikonfirmuar mbĂ«shtetjen e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r UkrainĂ«n pĂ«rballĂ« sulmeve masive qĂ« kanĂ« targetuar popullsinĂ« civile dhe infrastrukturĂ«n kritike.

Në nisje të vizitës, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas, Andrii Sybiha, me një ceremoni nderimi pranë Murit të Kujtesës për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës.

“Kievi vijon tĂ« pĂ«rballet me sulme masive, qĂ« targetojnĂ« popullsinĂ« civile dhe infrastrukturĂ«n kritike. NĂ« kĂ«tĂ« mot dimri ekstrem, ukrainasit po pĂ«rjetojnĂ« pasojat e mungesĂ«s sĂ« energjisĂ«, ngrohjes dhe ujit”, deklaroi Spiropali nga kryeqyteti i UkrainĂ«s.

Spiropali theksoi se “ShqipĂ«ria do tĂ« qĂ«ndrojĂ« pranĂ« UkrainĂ«s pĂ«r aq kohĂ« sa do tĂ« jetĂ« e nevojshme, nĂ« rrugĂ«n drejt njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« e tĂ« qĂ«ndrueshme dhe pĂ«r tĂ« ardhmen e pĂ«rbashkĂ«t europiane.”

Ministri Sybiha falënderoi Spiropalin për qëndrimet e saj dhe të qeverisë shqiptare në krah të sakrificës së Ukrainës, duke theksuar se mbështetja e vendeve mike si Shqipëria për të drejtën e Ukrainës, do të thotë shumë në këto kohë sfiduese.

MĂ« tej, Spiropali dhe homologu ukrainas zhvilluan njĂ« takim qĂ«, sipas ministres, pasqyron “jo vetĂ«m angazhimet tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, por edhe vlerat tona, respektin pĂ«r tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, tĂ« drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”.

Spiropali dhe Sybiha nënshkruan një deklaratë të përbashkët që dënon agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës si një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe normave të së drejtës ndërkombëtare. Deklarata nënvijëzon rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të Federatës Ruse për krimet kundër Ukrainës.

Dy ministrat diskutuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët, përfshirë mundësitë për të forcuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, promovimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe identifikimin e iniciativave konkrete të bashkëpunimit.

Në vijim të vizitës së saj në Ukrainë, Ministrja Spiropali do të pritet edhe nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

/gj.m/j.p/

The post Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali, homazhe pranĂ« “Murit tĂ« KujtesĂ«s” nĂ« Kiev

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme e ShqipĂ«risĂ«, Elisa Spiropali, po zhvillon sot njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« Kiev, ku u prit nga homologu i saj ukrainas, Andrii Sybiha.

GjatĂ« vizitĂ«s, ministrja Spiropali dhe ministri Sybiha zhvilluan homazhe pranĂ« “Murit tĂ« KujtesĂ«s”, nĂ« nderim tĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r pavarĂ«sinĂ« dhe sovranitetin e UkrainĂ«s. Spiropali u shpreh se kujtimi i sakrificĂ«s sĂ« tyre pĂ«rbĂ«n njĂ« burim frymĂ«zimi pĂ«r qĂ«ndresĂ«n e popullit ukrainas pĂ«rballĂ« agresionit rus.

Vizita e ministres Spiropali në Kiev synon rikonfirmimin e mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, në një kohë kur vendi po përballet me sulme të vazhdueshme dhe masive ndaj infrastrukturës kritike dhe popullatës civile, veçanërisht gjatë kushteve të vështira të dimrit.

Vizita konfirmon angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar krah Ukrainës, si dhe mbështetjen për sovranitetin, integritetin territorial dhe aspiratat euroatlantike të saj.

/gj.m/

The post Spiropali, homazhe pranĂ« “Murit tĂ« KujtesĂ«s” nĂ« Kiev appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Genoa, interesim për Kristjan Asllanin  

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Klubi italian i Serie A, Genoa, ka nisur lĂ«vizjet e para nĂ« prag tĂ« merkatos sĂ« janarit, me fokus tĂ« veçantĂ« pĂ«rforcimin e repartit tĂ« mesfushĂ«s.

Sipas medieve italiane, trajneri Daniele De Rossi ka kërkuar më shumë alternativa në këtë repart, çka ka shtyrë drejtuesit e klubit ligur të bëjnë hapa konkretë në treg. Në këtë kuadër, Genoa ka paraqitur oferta për Tommaso Baldanzi dhe Matteo Dagasso.

Megjithatë, lista e objektivave nuk përfundon këtu.

Sipas ekspertit italian të merkatos, Gianluca Di Marzio, klubi i Genoas ka shfaqur interes edhe për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

PĂ«r momentin, bĂ«het fjalĂ« vetĂ«m pĂ«r njĂ« sondazh mes klubeve, pa kontakte zyrtare me pĂ«rfaqĂ«suesit e lojtarit. Situata mbetet pĂ«r t’u ndjekur, ndĂ«rsa merkatoja e janarit pritet tĂ« sjellĂ« zhvillime tĂ« reja nĂ« kampin e Genoas.

/gj.m/j.p/

The post Genoa, interesim për Kristjan Asllanin   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA: Pezullohen vizat emigruese, vijojnë procedurat për viza turistike

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do tĂ« pezullojĂ« lĂ«shimin e tĂ« gjitha vizave emigruese pĂ«r aplikantĂ«t qĂ« janĂ« shtetas tĂ« disa vendeve tĂ« caktuara.

Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë disa përditësime mbi përpunimin e vizave emigruese për shtetësitë me rrezik të lartë të përdorimit të përfitimeve publike.

Ambasada e SHBA sqaron se, Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetëmjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët.

Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

Lidhur me takimet për intervista e vizave emigruese, ambasada sqaron se, aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për këta shtetas gjatë kësaj periudhe pezullimi.

Sa i përket përjashtimeve, ambasada bën të ditur se, shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

Ambasada sqaron se asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi.

Gjithashtu ambasada bën të ditur se ky pezullim nuk zbatohet për vizat turistike.

Ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese, thekson ambasada.

/gj.m/j.p/

The post Ambasada e SHBA: Pezullohen vizat emigruese, vijojnë procedurat për viza turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj pĂ«rkujtoi sot masakrĂ«n e Reçakut nĂ« KosovĂ«.

Begaj theksoi në një reagim se, denoncimi i masakrës 27 vite më parë nga ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

“NdĂ«rgjegjĂ«simi solli KonferencĂ«n e RambujesĂ«, ndĂ«rhyrjen e NATO-s, lirinĂ«, shtetin e KosovĂ«s dhe paqen qĂ« sot e gĂ«zojmĂ« bashkĂ«risht”, nĂ«nvizoi Kreu i Shtetit.

Begaj shtoi se, kjo masakër nuk mund të harrohet dhe thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet, teksa shprehur nderim për martirët dhe mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së.

Kosova përkujton sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

/gj.m/j.p/

The post Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu thirrje tĂ« rinjve pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Forcave tĂ« Armatosura

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Forcat e Armatosura po shndĂ«rrohen nĂ« njĂ« strukturĂ« tĂ«rheqĂ«se pĂ«r karrierĂ« jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« rinjtĂ« nga jeta civile, por gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« edhe pĂ«r ata qĂ« tashmĂ« shĂ«rbejnĂ« nĂ« uniformĂ«.

Qendra e Rekrutimit bĂ«n tĂ« ditur se teksa kanĂ« mbetur pak mĂ« shumĂ« se 24 orĂ« pĂ«r tĂ« aplikuar nĂ« thirrjen e radhĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Forcave tĂ« Armatosura, tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« rejat kanĂ« mundĂ«si tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e njĂ« karriere premtuese dhe eksperience transformuese.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat të zgjedhin këtë rrugë përkushtimi dhe nderi duke vënë në dukje se kjo mundësi premton karrierë premtuese, ekperiencë transformuese, mundësi për të ecur me një mision.

StĂ«rvitja BazĂ« pĂ«r kĂ«to regjistrime do tĂ« zhvillohet nĂ« datat 09 shkurt – 17 prill 2026

Mesatarja e regjistrimeve për vitin 2025 ka qenë më e lartë se ajo e vitit 2024.

Nëse në çdo fazë të rekrutimeve në vitin 2024 mesatarja e regjistrimeve ishte 237 ushtarakë, vetëm në fazën e parë të vitit 2025 janë regjistruar 353 të rinj e të reja, një rritje prej 67,1%.

GjatĂ« fushatĂ«s sĂ« fundit janĂ« ulur gjithashtu me 64,3% vakancat dhe largimet krahasuar me mesataren e vitit 2024.

Vendosja e kapitalit njerĂ«zor si prioritet pĂ«rmes pĂ«rmirĂ«simit tĂ« trajtimit financiar tĂ« grave dhe burrave nĂ« uniformĂ« po reflektohet nĂ« rritjen e interesit tĂ« tĂ« rinjve pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Forcave tĂ« Armatosura.

Djemtë dhe vajzat në FA gjithashtu po shprehin një interes të shtuar për të vijuar shërbimin duke ndjekur kurset e karrierës.

/gj.m/j.p/

The post Vengu thirrje tĂ« rinjve pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Forcave tĂ« Armatosura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana fiton në Ballsh ndaj Bylisit, Nuhiu merr suksesin e parë

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Tirana e ka nisur vitin 2026 me fitore nĂ« kampionatin e KategorisĂ« Superiore.

BardheblutĂ« triumfuan 0-1 nĂ« transfertĂ« ndaj Bylisit, nĂ« ndeshjen e vlefshme pĂ«r javĂ«n e 19-tĂ«, tĂ« zhvilluar nĂ« stadiumin “Adush Muça”.

Takimi u karakterizua nga lojë e luftuar, me raste për të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Në fraksionin e dytë, Tirana gjeti avantazhin pas një penalltie të fituar nga Redon Xhixha. Nga pika e bardhë, Rafael u tregua i saktë, duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Skuadra kryeqytetase administroi avantazhin deri në fund, duke siguruar tre pikë të rëndësishme. Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Ardian Nuhiu në drejtimin e Tiranës.

Pas këtij suksesi, Tirana mbetet në vendin e fundit të renditjes me 13 pikë, duke vijuar luftën për mbijetesë. Bylisi, me pesë pikë më shumë, renditet në vendin e tetë të klasifikimit.

/gj.m/j.p/

The post Tirana fiton në Ballsh ndaj Bylisit, Nuhiu merr suksesin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atletico Madrid dhe Sunderland interesohen për Mario Mitajn

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Mario Mitaj po kthehet nĂ« njĂ« nga emrat mĂ« tĂ« kĂ«rkuar tĂ« merkatos pĂ«r repartin e majtĂ« tĂ« mbrojtjes.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, aktualisht pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite, është në fokusin e disa klubeve të njohura europiane, mes tyre Atletico Madrid dhe Sunderland.

Sipas raportimeve tĂ« “Fichajes.net”, Atletico Madrid Ă«shtĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« mbrojtĂ«si tĂ« majtĂ« pĂ«r skemat e Diego Simeones.

Objektivi kryesor i klubit madrilen ka qenë Carlos Romero i Villarreal, por kostoja prej rreth 45 milionë eurosh e ka bërë klubin të tërhiqet nga negociatat.

Në këtë kontekst, Mitaj shihet si një alternativë shumë më ekonomike dhe me potencial të madh zhvillimi.

22-vjeçari shqiptar ka bërë paraqitje mjaft bindëse me Al Ittihad, duke rritur ndjeshëm vlerësimin e tij në treg.

Aktualisht, kartoni i tij vlerësohet rreth 5.5 milionë euro, ndërsa Atletico Madrid do të ishte e gatshme të ofronte deri në dyfishin e kësaj shume për të siguruar shërbimet e tij.

Interes për Mitajn ka shfaqur edhe Sunderland, që militon në Premier League, duke shtuar konkurrencën për firmën e mbrojtësit kuqezi.

Për këtë arsye, Al Ittihad nuk pranon të negociojë për një shifër më të ulët se 10 milionë euro, duke pasur parasysh se e afroi futbollistin vetëm një vit më parë nga Lokomotiva e Moskës për 4 milionë euro.

Një tjetër detaj që ushqen zërat për një largim të mundshëm është fakti se Mitaj nuk ka qenë i gatshëm në tre ndeshjet e fundit, çka ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në klubin saudit.

Mitaj ka kontratë me Al Ittihad deri në verën e 2028-ës, por forma e tij dhe interesimi nga klube të rëndësishme europiane mund ta rikthejnë shumë shpejt në një kampionat të madh të kontinentit.

/gj.m/

The post Atletico Madrid dhe Sunderland interesohen për Mario Mitajn appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbër Hoxha në radarët e gjigantëve turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe në garë për shqiptarin

TIRANË, 14 janar /ATSH/ ArbĂ«r Hoxha po kalon njĂ« nga sezonet mĂ« tĂ« mira tĂ« karrierĂ«s sĂ« tij, duke u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« element kyç tĂ« Dinamo Zagrebit dhe duke tĂ«rhequr vĂ«mendjen e klubeve tĂ« mĂ«dha evropiane.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar për kroatët, me 6 gola dhe 4 asistime në 23 paraqitje në të gjitha aktivitetet, statistika që kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Sipas raportimeve nga mediat kroate, interesimi më konkret për 27-vjeçarin vjen nga Turqia.

Galatasaray, kryesues i Superligës turke, e ka Hoxhën në listën e objektivave për përforcimin e repartit sulmues, duke e parë si një profil që mund të sjellë shpejtësi, fleksibilitet dhe eksperiencë ndërkombëtare.

Në garë për shërbimet e tij është futur edhe Fenerbahçe, duke shtuar rivalitetin mes dy gjigantëve të Stambollit, të cilët pritet të monitorojnë nga afër situatën e lojtarit në javët në vijim.

Megjithatë, Dinamo Zagreb nuk duket e gatshme të lejojë largimin e Hoxhës në këtë fazë të sezonit.

Drejtuesit e klubit e konsiderojnë atë pjesë thelbësore të projektit sportiv dhe një faktor të rëndësishëm në garën për titull, ndaj një transferim në afatin e janarit shihet si i pamundur.

Për momentin, e ardhmja e Arbër Hoxhës mbetet e lidhur me Zagrebin, ndërsa interesimi në rritje nga tregu evropian konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë që ai ka fituar si në nivel klubi, ashtu edhe në përfaqësuese. /gj.m/j.p/

The post Arbër Hoxha në radarët e gjigantëve turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe në garë për shqiptarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali dënon sulmet masive në Ukrainë: Në Kiev për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të palëkundur

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi nĂ« rrjetin social X pas sulmit tĂ« fundit masiv qĂ« Rusia ndĂ«rmori kundĂ«r UkrainĂ«s, i cili pĂ«rfshiu pĂ«rdorimin e dronĂ«ve dhe raketave balistike.

“MbrĂ«mĂ«, bota u bĂ« dĂ«shmitare e njĂ« tjetĂ«r akti barbarie nga regjimi i Kremlinit kundĂ«r UkrainĂ«s. Rreth 300 dronĂ« sulmues, 18 raketa balistike dhe 7 raketa lundruese, u lĂ«shuan duke targetuar qĂ«llimisht civilĂ«t dhe infrastrukturĂ«n kritike energjetike, nĂ« kĂ«tĂ« mot ekstremisht tĂ« ftohtĂ« dimri”, theksoi Spiropali.

Spiropali u shpreh se, Shqipëria i dënon hapur dhe me forcë këto sulme brutale.

“Shprehim solidaritetin pĂ«r viktimat, familjet e tyre dhe tĂ« gjithĂ« personat qĂ« kanĂ« mbetur pa ngrohje, energji elektrike apo siguri”, shkroi mĂ« tej Spiropali.

Duke shprehur solidaritetin me homologun ukrainas Andrii Sybiha, ministrja Spiropali njoftoi se këtë javë do të vizitojë Kievin, për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj popullit ukrainas.

“KĂ«tĂ« javĂ« do tĂ« jem nĂ« Kiev pĂ«rkrah jush pĂ«r tĂ« rikonfirmuar mbĂ«shtetjen e palĂ«kundur tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe angazhimin tonĂ« pĂ«r sovranitetin, pavarĂ«sinĂ« dhe tĂ« drejtĂ«n e UkrainĂ«s pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« paqe”, theksoi Spiropali.

Ministrja nënvizoi se, këto krime kërkojnë një reagim të vendosur dhe të bashkuar ndërkombëtar.

“Nuk duhet tĂ« ketĂ« pushim, lodhje apo vetĂ«mjaftueshmĂ«ri derisa ky agresion tĂ« marrĂ« fund”, pĂ«rfundoi reagimin e saj ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Spiropali dënon sulmet masive në Ukrainë: Në Kiev për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të palëkundur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, spikat derbi Tirana-Dinamo

TIRANË, 13 janar /ATSH/ NĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Futbollit” nĂ« FSHF, u hodh shorti i KupĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, ku u pĂ«rcaktuan çiftet çerekfinaliste.

Nga hedhja e shortit, spikat derbi Tirana-Dinamo, por edhe Elbasani-Partizani. Dy ndeshjet e tjera janë Teuta-Egnatia dhe Bylis-Vllaznia.

Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars, duke premtuar përballje të forta dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.

Ky raund parashikon ndeshje me sistem vajtje-ardhje, njëjtë si gjysmëfinalja.

Shorti i Kupës së Shqipërisë:

Teuta-Egnatia

Tirana-Dinamo

Elbasani-Partizani

Bylis-Vllaznia

/gj.m/j.p/

The post Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, spikat derbi Tirana-Dinamo appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌