FOKUS â Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrĂ« dhe ceremoni tradicionale
SIDNEJ, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ â Qytete tĂ« mĂ«dha aziatike e pritĂ«n Vitin e Ri 2026 me kambana, fishekzjarrĂ« dhe ceremoni tradicionale, ndĂ«rsa festimet nisĂ«n nga PaqĂ«sori Jugor dhe u shtrinĂ« gradualisht nĂ« mbarĂ« botĂ«n.
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli ishin ndër qytetet që hynë në vitin e ri, secili me mënyrën e vet të festimit.
Në Pekin u organizua një shfaqje spektakolare dritash, ndërsa daullet shoqëruan pritjen e Vitit të Kalit të Zjarrit.
NĂ« Hong Kong, ndĂ«rrimi i viteve u shĂ«nua mĂ« qetĂ«, pasi fishekzjarrĂ«t tradicionalĂ« mbi portin âVictoriaâ u anuluan pas njĂ« zjarri vdekjeprurĂ«s nĂ« muajin nĂ«ntor.
NdĂ«rkohĂ«, nĂ« Singapor qielli mbi âMarina Bayâ u ndriçua nga fishekzjarrĂ«t, me horizontin e qytetit qĂ« krijoi njĂ« pamje mbresĂ«lĂ«nĂ«se.
Japoni dhe Koreja e Jugut u përqendruan te ritualet tradicionale të rënies së kambanave, ndërsa në Seul valltarë dhe ceremoni kulturore shënuan ardhjen e vitit 2026.
Në Tajlandë, lumi Chao Phraya në Bangkok ishte në qendër të festimeve në mesnatë.
Në Australi, Sidnej e priti Vitin e Ri me një shfaqje madhështore fishekzjarrësh mbi Urën e Portit dhe Shtëpinë e Operës, por edhe me një moment reflektimi.
Qyteti përkujtoi viktimat e sulmit të fundit në plazhin Bondi, me një minutë heshtjeje dhe mesazhe paqeje e uniteti të ndriçuara mbi urë.
Festimet në vetë plazhin Bondi u anuluan në shenjë respekti.
Ishujt e Paqësorit Jugor ishin të parët që hynë në vitin 2026. Banorët e Kiritimatit e pritën Vitin e Ri në mesnatë sipas orës lokale, të ndjekur pak minuta më vonë nga Ishujt Chatham të Zelandës së Re.
Më pas, Zelanda e Re, Samoa dhe Tonga shënuan ndërrimin e viteve me fishekzjarrë dhe shfaqje dritash.
Në Zelandën e Re, vëmendja u përqendrua te Auckland, ku Kulla Sky Tower u ndriçua nga shfaqje të veçanta, si dhe në kryeqytetin Wellington.
Ndërkohë, Samoa Amerikane, në anën tjetër të Vijës Ndërkombëtare të Datës, pritet të jetë vendi i fundit i banuar në botë që do të hyjë në vitin 2026./  /Ad.Ab./ a.jor.
The post FOKUS â Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrĂ« dhe ceremoni tradicionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.