Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri Kombëtar rikthehet në vëmendje pas një mungese të gjatë nga fejsbukët zyrtarë të qeverisë. Këtë herë, përmes një video-performance me “drone drop” mbi një kantier ndërtimi, i cili nuk dallon shumë nga qindra të tjerë në qytet.

Pamja promovohet si reklamë e një “pune” të premtuar që po kryhet – pra një lloj raportimi, në mungesë të llogaridhënies, – ndërsa qyteti vazhdon të ndërtohet dhe qindra leje të reja miratohen, pa pyetur askënd tjetër përveç pushtetit.

Nuk ishte një njoftim ndërtimor, por një akt simbolik: Një rikthim i kontrolluar i çështjes së Teatrit Kombëtar në ekranet e pushtetit.

Me dashje ose pa dashje, Kryeministri – dhe më pas ministri i Kulturës, e pas tyre i gjithë tabori i pushtetit, – na përsërisin prej kohësh të njëjtin mesazh: The show must go on! (Spektakli duhet të vijojë!), për sa kohë ata janë aktorët kryesorë në skenën e pambaruar të teatrit.

Në fakt, e gjithë qeverisja Rama 1, 2 dhe 3 ka funksionuar si skenë e madhe teatrale, ku vetë teatri u shndërrua në njësi marketingu, ndërsa “star-arkitektët” në kukullat e teatrit prej letre.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower në të majtë.

Kjo ndodhi pikërisht në mungesë të teatrit si zhanër kritik, si kundër-forcë e pushtetit. Kur teatri real u zhduk, u fshi, u shemb, spektakli institucional zuri vendin e tij.

Tre vjet më parë, më 21 dhjetor 2022, Rama dhe Veliaj – të shoqëruar nga taborët e administratave përkatëse – vendosën atë që e quajtën “gurin e parë të themelit”.

“Baballarët e kombit” në themel të Teatrit të Ri Kombëtar, “më të bukurit dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, sipas logjikës patriarkale të pushtetit: njësoj si kryefamiljari që vendos gurin e parë të shtëpisë.

Tradita, megjithatë, e thotë qartë: Që themeli të qëndrojë, duhet edhe një kurban, përndryshe muret, si ato të Rozafës, bien.

Kurbani i kësaj dysheje, që ka qeverisur Tiranën për 21, nga 35 vitet e tranzicionit shqiptar, ishte ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, të cilën e shembën natën.

Ndërsa e shembën, u kujdesën ta kthenin aktin në spektakël: Një mizanskenë dramatike në teatrin e madh të pushtetit, ku ndërthuren korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.

Por akti final nuk ishte vetë shkatërrimi i teatrit; ai duhej edhe legjitimuar estetikisht.

Shembja, në vetvete, nuk mjaftonte. Duhej një imazh i ri, një formë e re, një premtim arkitektonik që ta zhvendoste vëmendjen nga dhuna mbi trashëgiminë drejt admirimit për spektaklin.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower anës Teatrit Kombëtar.

Duhej shembur teatri, që spektakli i kullave të merrte skenën. Për shembull, kulla që duhej ta zëvendësonte atë – dhe që do t’i merrte tokën, hapësirën dhe kujtesën, – sot ngrihet 33 kate lart (Pixel Tower, projekt nga Bjarke Ingels për Fusha shpk), deri në kufijtë e pronës, praktikisht ngjitur me të.

Teatri u zhduk që ky spektakël të shtrihej pa pengesë në çdo cep të Tiranës: Një profeci e artikuluar qartë nga protesta 27-mujore e Teatrit, e cila u tall si nostalgji, por rezultoi lexim politik i saktë i së ardhmes urbane.

Kulla ngrihet e qetë, duke na vështruar nga lart me cinizëm pedagogjik, sikur të na thotë: “Kot bëtë zhurmë. Nuk ju mora asnjë metër truall. Ju lashë madje dhuratë projektin më të bukur në Evropë që nga viti 1945. Të ma dini për nder!”

Kjo është arkitekturë disonante: Një formë pushteti që prodhon konflikt me kujtesën urbane, mohon dhunën mbi trashëgiminë përmes estetikës dhe e “ribrendon” shkatërrimin si bujari institucionale – ndërsa publiku ftohet, edhe një herë, të duartrokasë.

Sepse kur pushteti merr rolin e regjisorit, qyteti mbetet skenë, kujtesa dekor dhe qytetarët spektatorë të një shfaqjeje ku humbja prezantohet si fitore.

Lexoni gjithashtu:

The post Teatri u shemb, spektakli vazhdon appeared first on Citizens.al.

Erion Veliaj uron besimtarët: Krishtlindja t’ju gjejë të bashkuar dhe në paqe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Mesazhi i plotë i Veliajt: Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.

Source

2.4 mln euro nga Bashkia Tiranë për koncerte e sponsorizime, SPAK zbarkon te bizneset e lidhura me Arbër Veliajn

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka avancuar me hetimet në lidhje me veprimtarinë dhe përfitimet e kompanisë “Gogel” sh.p.k., e cila rezulton në emër të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka ndërmarrë edhe disa veprime hetimore në disa kompani të tjera të lidhura ngushtë […]

The post 2.4 mln euro nga Bashkia Tiranë për koncerte e sponsorizime, SPAK zbarkon te bizneset e lidhura me Arbër Veliajn appeared first on BoldNews.al.

Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 400 mln € pa Veliajn/ Shpërthen PD: Vendim i paligjshëm

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar pasditen e kësaj të enjte, Buxhetin për vitin 2026, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit kishte kërkuar përmes një letre zyrtare që buxheti të mos miratohej pa praninë e tij, por Këshilli ka miratuar tashmë buxhetin me vlerë rreth 400 milionë […]

The post Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 400 mln € pa Veliajn/ Shpërthen PD: Vendim i paligjshëm appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj feston ditëlindjen: Ju falënderoj që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin

Kreu Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar në këtë ditëlindje “të pazakontë” siç e përshkruan ai. “Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë. Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve. Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të…

Source

“Zbulova miqtë e vërtetë”, Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes ka bërë një reagim në Facebook nga qelia.

Veliaj thotë se në këtë ditëlindje të pazakontë për të është gëzuar pa masë nga letrat dhe urimet që i kanë ardhur në paraburgimin e Durrësit.

Lexoni të plotë postimin:

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.

Ju falënderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.

Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!

Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!

Faleminderit nga zemra!. /Telegrafi/


Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

Të mërkurën, një artikull i publikuar nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia, raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale dhe po kthehej në një test për sundimin e ligjit në Shqipëri. Artikulli i IPD u ripublikua gjerësisht […]

The post Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare appeared first on Reporter.al.

Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia i ka dërguar një letër zyrtare Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kërkon që organi vendimmarrës të mos miratojë projektbuxhetin e vitit 2026 pa u konsultuar paraprakisht me të. Veliaj argumenton se një veprim i tillë do të përbënte devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe pengim […]

The post Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri appeared first on BoldNews.al.

Veliaj padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, duke paraqitur një padi për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesës së tyre që kundërshton masën e arrestit me burg ndaj tij. Sipas mbrojtjes, masa është antikushtetuese dhe po i shkakton dëme të drejtpërdrejta në ushtrimin e detyrës si kryebashkiak, ndaj ata kërkojnë […]

The post Veliaj padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu appeared first on BoldNews.al.

Veliaj e “flaku si leckë” apo ishte manovër? Artan Gjermani: Nuk realizova dot të drejtat elementare

Erion Veliaj “flaku sot si leckë” avokatin Artan Gjermeni, pasi gjykata e posaçme i refuzoi kërkesën që të mos qëndrojë në kafazin e qelqtë të sallës gjyqësore. Avokati Artan Gjermeni shprehet në News 24 se nuk u flak por u dorëhoq nga çështja e Erion Veliajt pasi nuk realizoi dot të drejtat elementare të kryebashkiakut. […]

The post Veliaj e “flaku si leckë” apo ishte manovër? Artan Gjermani: Nuk realizova dot të drejtat elementare appeared first on BoldNews.al.

Avokati Artan Gjermeni, jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliajn

✇Albeu
By: V K

Avokati Artan Gjermeni, jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliaj. Dorëheqja vjen pas rrëzimit të kërkesës së avokatit nga gjykata për t’u njohur Veliaj me aktet në dosje.

Kujtojmë se seanca paraprake që do të mbahej sot në GJKKO ndaj Erion Veliaj, është shtyrë për datën 5 janar.

Veliaj kërkoi heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, vënien në dispozicion të plotë dhe të menjëhershme të akteve të dosjes në një formë të aksesueshme, si dhe shtyrjen e procedurës deri në garantimin e këtyre të drejtave.

The post Avokati Artan Gjermeni, jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliajn appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca, Veliaj: Standard i dyfishtë, Metës iu dha dosja mua jo



Seanca që pritej këtë të premte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shty për 5 janar.

Gjatë seancës, Veliaj foli vetë para gjyqtares Etleva Deda, duke ngritur pretendime për standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve gjyqësore, raporton euronews.al

Sipas tij, ish-presidenti Ilir Meta ka marrë materialet e dosjes, ndërsa atij nuk i janë dhënë, gjë që, sipas kryebashkiakut, cenon të drejtën për një mbrojtje të barabartë.

Seanca në GJKKO/ Veliaj “flak si leckë” avokatin Artan Gjermeni

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka flakur si leckë avokatin Artan Gjermeni, pasi gjykata e posaçme i ka refuzuar kërkesën që të mos qëndrojë në kafazin e qelqtë të sallës gjyqësore. Për momentin janë të paqarta arsyet e këtij trajtimi që Veliaj i ka bërë avokatit të tij kryesor. Gjykata ka […]

The post Seanca në GJKKO/ Veliaj “flak si leckë” avokatin Artan Gjermeni appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca në GJKKO/ Veliaj: Standard i dyfishtë, Metës iu dha dosja mua jo

Seanca në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shty për në 5 janar, ora 09:00. Gjatë seancës, Veliaj foli vetë para gjyqtares Etleva Deda, duke ngritur pretendime për standarte të dyfishta në trajtimin e çështjeve gjyqësore. Sipas tij, ish-Presidenti Ilir Meta ka marrë materialet e […]

The post Shtyhet seanca në GJKKO/ Veliaj: Standard i dyfishtë, Metës iu dha dosja mua jo appeared first on BoldNews.al.

Seanca në GJKKO/ Gjykatësja e mban në kafaz, Erion Veliaj ndryshon avokatin

Erion Veliaj mori pjesë sot në seancën paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjatë seancës ai ripërsëriti kërkesën për heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave gjyqësore, kërkesë që u rrëzua nga gjykata. Pas rrëzimit të kërkesës, Veliaj njoftoi heqjen nga mbrojtja të avokatit […]

The post Seanca në GJKKO/ Gjykatësja e mban në kafaz, Erion Veliaj ndryshon avokatin appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj kërkesë për revokimin e vendimit të GJKKO-së

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes avokatit të tij, Artan Gjermëni, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për revokimin e vendimit të datës 2 dhjetor 2025. Veliaj kërkon heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, duke e konsideruar atë […]

The post Erion Veliaj kërkesë për revokimin e vendimit të GJKKO-së appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet gjyqi i Erion Veliajt/ Kryebashkiaku largon avokatin Artan Gjermeni

TIRANË- Është shtyrë sërish në GJKKO seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Shkak për shtyrjen këtë herë, u bë një tjetër lëvizje e Veliajt, i cili kërkoi përjashtimin e avokatit të tij mbrojtës Artan Gjermeni.

Pas përjashtimit të avokatit, GJKKO i ka caktuar një avokate shteti, Valentina Teodoreskun, e cila tashmë duhet të lexojë plot 60 mijë faqe dosje në ngarkim të kryebashkiakut Veliaj deri me datën 5 janar të vitit të ardhshëm, datë e caktuar nga trupi gjykues për seancën e radhës.

Në nisje të seancës gjyqtarja Etleve Deda rrëzoi kërkesën e lëxuar nga mbrojtja, që Veliaj të dalë nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyqit dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij.

Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në shkurt të këtij viti. Prokuroria e Posaçme akuzon Veliajn për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli/abcnews.al

Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim të premten për kërkesën e Ramës për Ballukun

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pritet të marrë vendim të premten më 12 dhjetor lidhur me kërkesën e kriministrit Edi Rama për të konkluduar mbi kushtetueshmërinë e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pas marrjes së saj të pandehur për shkeljes së barazisë në tendera. Kërkesa u mor për shqyrtim […]

The post Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim të premten për kërkesën e Ramës për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Shoqata e Gjyqtarëve: Nën petkun e ankesës, Rama u bënë presion gjykatave për Ballukun

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë shpërndau të martën më 9 dhjetor një deklaratë për mediat, përmes së cilës dënon presionin që po ushtron kryeministri Edi Rama ndaj gjykatave që po shqyrtojnë çështjen penale dhe kërkesat e tjera lidhur me masën e sigurimit personal pezullim nga detyra të zëvendëskryeministres, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve: Nën petkun e ankesës, Rama u bënë presion gjykatave për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Mbrojtja e Veliajt i përgjigjet SPAK: Procesi nuk mund të vijojë pa u njohur në mënyrë reale me materialet

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Mbrojtësit ligjor të kryetarit të bashkisë, Erion Veliajt, sqaruan sot disa elementë proceduriale, që sipas tyre janë thelbësore për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë.

Sipas tyre, përmes kësaj deklarate, ata synojnë të qartësojnë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtës.

Reagimi i tyre vjen në përgjigje të njoftimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e cila sqaroi dje disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke deklaruar se ky i fundit është njohur me aktet, duke iu vënë në dispozicion të gjitha kopjet e tyre.

Sipas avokatëve të Veliajt, të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes.

Mbrojtja e Velijat thekson se kërkesat e përsëritura për shtyrjen e seancave nuk kanë synim zvarritjen e çështjes, por janë një domosdoshmëri procedurale, duke pasur parasysh se dosja hetimore përfshin rreth 60 mijë faqe, një material që nuk mund të lexohet dhe analizohet në një afat kaq të shkurtër.

Reagimi i plotë i mbrojtjes së Erion Veliajt

Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025

Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.

  1. Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.
  2. Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.
  3. Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.
  4. Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.
  5. Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.
  6. Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.

Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.

Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.

/a.f/

The post Mbrojtja e Veliajt i përgjigjet SPAK: Procesi nuk mund të vijojë pa u njohur në mënyrë reale me materialet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌