Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“BMW”-ja në korsi të kundërt me shpejtësi skëterrë, kapen 2 shqiptarë në Itali, çfarë ju gjet

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Lunigiana të Italisë pas një arratisjeje të rrezikshme me një BMW gri me targa zvicerane, që alarmoi qindra drejtues mjetesh në autostradën A15. Sipas Policisë së Shtetit italian, automjeti lëvizi me shpejtësi ekstreme, duke kaluar në korsinë e kundërt, duke bërë parakalime të rrezikshme pranë kantierëve dhe duke rrezikuar […]

The post “BMW”-ja në korsi të kundërt me shpejtësi skëterrë, kapen 2 shqiptarë në Itali, çfarë ju gjet appeared first on BoldNews.al.

Pagesa fiktive mbi 1 mln € me siguracionet, arrestohet ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe 40 të tjerë

Një aksion i gjerë antikorrupsion ka tronditur Kosovën, ku Krimet Ekonomike të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Prizrenit, kanë arrestuar dhjetëra persona në disa qytete të vendit, nën dyshimet për keqpërdorim masiv financiar, falsifikim dokumentesh dhe abuzim me autorizimet në ekonomi. Operacioni, që shtrihet nga Prishtina në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan e më gjerë, […]

The post Pagesa fiktive mbi 1 mln € me siguracionet, arrestohet ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe 40 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Arrestimet e hajdutëve paralizojnë qeverinë/ Buxheti i 2025-ës akoma me suficit në Janar

Shqipëria po përballet me një fenomen të paregjistruar më parë, paralizimin e shpenzimeve publike. Ndonëse buxheti i shtetit duhet të ishte ekzekutuar plotësisht deri në datën 31 dhjetor, mësohet se buxheti i 2025-ës vazhdon të jetë me sufiçit buxhetor edhe sot që është data 5 janar e vitit 2026. Për vitin e kaluar, qeveria kishte […]

The post Arrestimet e hajdutëve paralizojnë qeverinë/ Buxheti i 2025-ës akoma me suficit në Janar appeared first on BoldNews.al.

PARIS – Dhjetëra të arrestuar pas fishekzjarrëve pranë Eiffel-it

PARIS, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dhjetëra persona janë arrestuar, pasi kanë hedhur shashka dhe fishekzjarrë në qendër të Parisit, raportuan mediet franceze.

Grupi thuhet se ishte në sheshin e famshëm ”Trocadero”, pranë Kullës Eiffel, në kryeqytetin francez.

Stacioni televiziv BFMTV tha se oficerët ndërhynë pasi panë fishekzjarrët në pamjet e kamerave të sigurisë.

Rreth 40 persona janë ndaluar.

”Askush nuk u lëndua në këto incidente”, sipas gazetës ”Le Parisien”.

”Policia ka nisur një hetim për incidentin”, tha BFMTV./  a.jor.

The post PARIS – Dhjetëra të arrestuar pas fishekzjarrëve pranë Eiffel-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festat e fundvitit/ Greqia shton kontrollet policore, dhjetëra të arrestuar në Atikë e Selanik

Autoritetet greke kanë shtuar kontrollet, në prag të festave të fundvitit kryesisht në zonën e Atikës dhe Selanikut. Sipas raportimit të mediave vendase, dhjetëra patrulla policie kanë dalë në rrugë për të kryer testet e alkoolit te shoferët, të cilët janë shtuar në numër për shkak të festave. Sipas informacioneve, në Atikë janë kryer më […]

The post Festat e fundvitit/ Greqia shton kontrollet policore, dhjetëra të arrestuar në Atikë e Selanik appeared first on BoldNews.al.

Deklaroi rrejshëm që zyrtarë të ARBK-së i kishin kërkuar ryshfet, arrestohet i dyshuari në Prishtinë



Një person është arrestuar pasi që kishte deklaruar rrejshëm që zyrtarë të ARBK-së i kishin kërkuar ryshfet.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:40, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 22.12.2025-12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte deklaruar rrejshëm që zyrtarë të ARBK-së i kishin kërkuar ryshfet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

"Pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar", arrestohet një person në Prishtinë



Një person është arrestuar për veprën penale “Pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar-rrëmbim”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 24-25.01.2021, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se në shtëpinë e tij janë sekuestruar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftim, një pasaportë dhe disa dokumentacion që lidhen me rastin.

“Prishtinë 24-25.01.2021 – NN. Lidhur me rastin, më 22.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe në shtëpinë e tij janë sekuestruar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftim, një pasaportë dhe disa dokumentacion që lidhen me rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës

Gjatë një kontrolli në shkallë të gjerë kundër drogës në disa qytete italiane, ku u ekzekutuan qindra arrestime, u sekuestruan rreth 1,4 tonë drogë.

”Kontrolli ishte një operacion i koordinuar në disa provinca që synonte krimin e organizuar”, raportoi sot agjencia italiane e lajmeve ANSA.

”Konkretisht, pati 384 arrestime dhe 655 akuza të ngritura”, raportoi ANSA.

Në total, hetuesit siguruan 35 kilogramë kokainë, 1 370 kilogramë produkte kanabisi dhe 1,1 kilogram heroinë.

”Hetuesit në të gjithë Italinë gjetën 41 armë zjarri, 80 armë me teh dhe mbi 300 000 euro  në para të thata”, raportoi ANSA.

Paratë konsiderohen të ardhura nga trafikimi i drogës. Thuhet se tregtia është kryer pjesërisht përmes dyqaneve të kanabisit.

Prandaj, ka pasur inspektime të synuara të shitjes së produkteve në dyqanet e kanabisit.

Më shumë se 300 dyqane u kontrolluan dhe pesë prej tyre në tre qytete të ndryshme u sekuestruan.

Sipas informacionit, janë identifikuar disa profile në mediat sociale, përmbajtja e të cilave është aktualisht nën shqyrtim.

Në varësi të rezultatit të shqyrtimeve, profilet duhet t’u raportohen autoriteteve gjyqësore në mënyrë që të mund të fillojë një bllokim.

ITALI – Qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës

ROMË, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjatë një kontrolli në shkallë të gjerë kundër drogës në disa qytete italiane, ku u ekzekutuan qindra arrestime, u sekuestruan rreth 1,4 tonë drogë.

”Kontrolli ishte një operacion i koordinuar në disa provinca që synonte krimin e organizuar”, raportoi sot agjencia italiane e lajmeve ANSA.

”Konkretisht, pati 384 arrestime dhe 655 akuza të ngritura”, raportoi ANSA.

Në total, hetuesit siguruan 35 kilogramë kokainë, 1 370 kilogramë produkte kanabisi dhe 1,1 kilogram heroinë.

”Hetuesit në të gjithë Italinë gjetën 41 armë zjarri, 80 armë me teh dhe mbi 300 000 euro  në para të thata”, raportoi ANSA.

Paratë konsiderohen të ardhura nga trafikimi i drogës.

Thuhet se tregtia është kryer pjesërisht përmes dyqaneve të kanabisit.

Prandaj, ka pasur inspektime të synuara të shitjes së produkteve në dyqanet e kanabisit.

Më shumë se 300 dyqane u kontrolluan dhe pesë prej tyre në tre qytete të ndryshme u sekuestruan.

Sipas informacionit, janë identifikuar disa profile në mediat sociale, përmbajtja e të cilave është aktualisht nën shqyrtim.

Në varësi të rezultatit të shqyrtimeve, profilet duhet t’u raportohen autoriteteve gjyqësore në mënyrë që të mund të fillojë një bllokim./ a.jor.

The post ITALI – Qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni i madh në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit



Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas hetimeve të zhvilluara me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra të rënda penale që ndërlidhen me korrupsionin.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 17:40, policia ka kapur në flagrancë tre nga të dyshuarit teksa po shkëmbenin shumën prej 9,900 eurosh, e cila dyshohet të ketë qenë pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e ryshfetit, përcjell Telegrafi.

Në koordinim me Prokurorinë Speciale, njësitet policore kanë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar para të gatshme, tri vetura, gjashtë telefona mobil, një laptop dhe dëshmi të tjera relevante për rastin. Po ashtu, në njërin nga lokacionet janë gjetur armë dhe municion.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar gjithsej shtatë persona, gjashtë meshkuj dhe një femër, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet po vazhdojnë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje dhe dhënie ryshfeti, ushtrim të ndikimit, deklarim të rremë dhe mashtrim. /Telegrafi/

Aksion kundër korrupsionit në Kosovë! Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

✇Albeu
By: M C

Disa persona “janë shoqëruar për intervistim” pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim nga ky institucion, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se gjatë operacionit kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë “arrestuar disa zyrtarë të lartë” publikë, përfshirë një ish-ministër.

Policia tha me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës, ky aksion policor u krye në disa lokacione të ndryshme dhe vetëm pas përfundimit të procedurave, do të japin informacione shtesë.

Megjithatë, Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se disa persona u arrestuan lidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J.M.; zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D.; ekspertin e gjykatës Sh.T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK-së G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, ata dyshohet se kanë “vepruar si grup i organizuar kriminal”, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe kanë shkaktuar dëme “të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Sveçla tha se përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, personat e arrestuar kishin iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës “me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011-2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”./ REL

The post Aksion kundër korrupsionit në Kosovë! Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar



Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 17.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritete Zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Kanosje”.

"Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Zvicerane. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore".

Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/


Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për zjarrëvenien e një veture në Lipjan



Një person është arrestuar për veprën penale zjarrvënie, të ndodhur me datë, 17.09.2025, në Lipjan, me ç'rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policor, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit: H.K, 23 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast.

“I arrestuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit e fazave të mëtejme të procesit hetimor. Për këtë rast policia më parë kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/



Manovronte me armë - plagosi një person në Pejë, i dyshuari dërgohet në mbajtje



Një person gjersa ka manovruar me armë ka plagosur një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 në rrugën “Bill Clinton”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka manovruar me armë ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Rrihen pesë persona në Llabjan të Artanës, dërgohen në mbajtje



Pesë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në rrahje mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40, në fshatin Llabjan të Artanës (Noverbëdë).

Tutje thuhet se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në rrahje mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

GJERMANI – Pesë të arrestuar me dyshimin për planifikim sulmi në një treg Krishtlindjesh

MYNIH, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për planifikim sulmi në një treg Krishtlindjesh në Gjermaninë jugore, tha prokurori publik në Mynih.

”Urdhëra arresti zyrtar u lëshuan për katër prej burrave, ndërsa njëri u mor në paraburgim parandalues ​​për planet e dyshuara për të sulmuar një treg Krishtlindjesh në zonën Dingolfingut, në jug të shtetit të Bavarisë”, tha prokurori.

Prokurorët aktualisht dyshojnë për një motiv islamik për sulmin, i cili ndoshta do të kryhet duke përdorur një automjet.

Zyra e prokurorit publik theksoi edhe prezumimin e pafajësisë.

Gazeta ”Bild” kishte raportuar më parë për rastin.

Arrestimet besohet se kanë ndodhur të premten dhe personat u sollën më pas para gjykatës të shtunën.

Sipas zyrës së prokurorit publik, burrat janë një egjiptian 56-vjeçar, një sirian 37-vjeçar dhe tre marokenë të moshës 22, 28 dhe 30 vjeç.

Sipas gjendjes paraprake të hetimeve, thuhet se egjiptiani ka bërë thirrje për një sulm në një xhami në zonën Dingolfing-Landau.

Fillimisht nuk ishte e qartë se kur duhej të ndodhte sulmi ose sa konkrete ishin planet.

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, i tha ”Bild”-it se “falë bashkëpunimit të shkëlqyer të autoriteteve tona të sigurisë, disa të dyshuar mund të arrestoheshin në një kohë shumë të shkurtër, duke parandaluar kështu një sulm potencialisht të motivuar nga islamikët në Bavari”./ a.jor.

The post GJERMANI – Pesë të arrestuar me dyshimin për planifikim sulmi në një treg Krishtlindjesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/  Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Policia njofton se janë vënë në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës, ndërsa u shpallën në kërkim 8 shtetas, aksionerë.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku””, thuhet në njoftim.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetasit, J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë; B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi; E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik; R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor; I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Policisë Elbasan, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.

Policia thekson në njoftim se nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.

Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si 3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore. U sekuestruan celularë dhe DVR.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

The post Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbajtën peng dhe e rrahën një shtetas të Kosovës për përfitimin e 70 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar në Vlorë



Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 mijë eurove, arrestohen në flagrancë tre persona.

Sipas një njoftimi për media sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Tutje thuhet se sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të mbajtur peng.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Hostage’, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve: J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë”.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. X., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij.

“Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i menjëhershëm i shtetasit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të shtetasit J. Z., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,

“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. /Telegrafi/


EMRAT/ Morën peng një person dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen tre vlonjatët

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se morën peng një shtetas kosovar, Fisnik Xhaka. Sipas informacioneve në prangat janë vënë shtetasit Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj. Dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur shtetasin kosovar për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së quajtur “Rruga e re” ne […]

The post EMRAT/ Morën peng një person dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen tre vlonjatët appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një person



Një person është arrestuar pasi të enjten rreth orës orës 19:00, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vushtrrisë.

Sipas një njoftimi për Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë policore menjëherë kanë vepruar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja.

“Pas veprimeve hetimore është identifikuar edhe personi i dyshuar i cili është arrestuar dhe te i cili është gjetur një armë gjysme-automatike e cila është sekuestruar në cilës të provave materiale. Pas intervistimit dhe procedurave tjera ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ’Mbajtje ne pronësi, kontroll apo përdorim i paautorizuar i armës’ dhe ‘Përdorim i armës’, ndërsa i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

❌