❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekonomia, ecuri pozitive/ INSTAT: Në tremujorin e tretë u rrit me 3.75 përqind

Administrata publike,shĂ«rbimet dhe pasuritĂ« e paluajtshme duket se janĂ« shtysa kryesore pĂ«r rritjen ekonomike nĂ« periudhĂ«n korrik –shtator tĂ« kĂ«tij viti.TĂ« dhĂ«nat zyrtare tregojnĂ« se rritja rezultoi 3.75% e cila vlerĂ«sohet e qĂ«ndrueshme krahasuar me vendet e tjera tĂ« rajonit e Be. Sipas ministres Delina Ibrahimaj turizmi konfimohet njĂ« ndĂ«r sektorĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« ekonomisĂ«.

Ministrja e Ekonomisë deklaroi se pritshmëritë mbeten optimiste edhe për vitin e 2026.

Gjatë vitit të ardhshëm pritet që të fokus të jetë  reforma e pensioneve.

Sipas INSTAT edhe  Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 1,25 % ndërsa papunësia vijoi uljen duke prekur nivelin 8.1%./abcnews.al

INSTAT: 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

✇Albeu
By: V K

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.

Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë.

Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.

Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT, ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.

Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale.

Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022.

Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.

NĂ« vitin 2024, mediana rritet mĂ« tej, nga 55,200 lekĂ« nĂ« 58,000 lekĂ«, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2025 arrin nĂ« mbi 63,000–63,456 lekĂ«, duke treguar njĂ« pĂ«rshpejtim tĂ« ritmit tĂ« rritjes sĂ« pagave nĂ« segmentin e mesĂ«m dhe sidomos nĂ« administratĂ«n publike.

Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë.

Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.

Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve.

Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./ Monitor

The post INSTAT: 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj appeared first on Albeu.com.

Mbi 1.2 milionë persona erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ ShqipĂ«ria edhe gjatĂ« muajit nĂ«ntor ka tĂ«rhequr vizitorĂ«t e huaj, duke konfirmuar pozicionin e saj si njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« preferuara turistike nĂ« rajonin e Ballkanit edhe gjatĂ« stinĂ«s sĂ« dimrit.

Gjatë muajit nëntor të këtij viti në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 1.282.118 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje me 1,4 %, krahasuar me nëntorin e një viti më parë.

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT 1.322.499 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“NĂ« nĂ«ntor 2025, numri i shtetasve shqiptarĂ« qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« territorin shqiptar Ă«shtĂ« 652.150, duke pĂ«suar njĂ« rĂ«nie me 1,3 %, krahasuar me NĂ«ntor 2024. Numri i shtetasve tĂ« huaj qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« territorin shqiptar Ă«shtĂ« 629.968. Ky numĂ«r Ă«shtĂ« rritur me 4,2 %, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024”, thuhet nĂ« njoftimin e INSTAT.

INSTAT bĂ«n tĂ« ditur se “nĂ« nĂ«ntor 2025, 96% e hyrjeve tĂ« shtetasve tĂ« huaj nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« nga rajoni i EvropĂ«s. Evropa Jugore zĂ« 86 % tĂ« hyrjeve tĂ« shtetasve tĂ« huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa PerĂ«ndimore me 5 %, Evropa Qendrore/ Lindore dhe Evropa Veriore secili me 4 %”.

Sipas INSTAT, qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 % të rasteve është për qëllime personale.

“NĂ« nĂ«ntor 2025, ky tregues ka shĂ«nuar njĂ« rritje me 4,5 % krahasuar me NĂ«ntor 2024. Hyrjet e shtetasve tĂ« huaj pĂ«r qĂ«llime biznesi dhe profesionale kanĂ« rĂ«nĂ« me 3,6 %”, theksohet nĂ« njoftimin e INSTAT.

Ndërkohë sa i takon daljeve në muajin nëntor 2025, 677.065 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 7,5%, krahasuar me Nëntor 2024.

“Daljet e shtetasve tĂ« huaj nga territori i ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« muajit NĂ«ntor 2025 janĂ« 645.434. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, ky tregues paraqitet pothuajse i pandryshuar, me njĂ« rĂ«nie shumĂ« tĂ« lehtĂ« prej 0,01%”, vlerĂ«son INSTAT.

/k.s/a.f/

 

 

 

The post Mbi 1.2 milionë persona erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Martesa, rruga e re e emigrimit për shqiptarët



Emigrimi nuk nis gjithmonë me valixhe, shpesh nis me një kontratë pune ose me një martesë.

NĂ« vitet e fundit, shqiptarĂ«t nuk largohen mĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« “provuar fatin”, por pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« jetĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme jashtĂ« kufijve.

“ËshtĂ« njĂ« miksim i arsyeve dhe me fokus mos barazinĂ« dhe Ă«shtĂ« shkaktari qĂ« ka sjellĂ« kĂ«tĂ« masivitet largimi”, shprehet eksperti i ekonomisĂ« Igli Tola.

Emigrimi nuk është më vetëm ekonomik. Martesa është kthyer në një rrugë të rëndësishme largimi, veçanërisht për gratë. Bashkimi familjar dhe martesat me shtetas të huaj ose emigrantë shqiptarë të vendosur prej vitesh jashtë vendit, kanë krijuar një formë më të heshtur, por më të qëndrueshme emigrimi. Ky emigrim nuk është i përkohshëm, është emigrim për jetë.

INSTAT në raportin e diapsorës vë në dukje se pjesa më e madhe e lëvizjeve dhe marrjes së lejeve të qëndrimit lidhet me bashkimin familjar, në vend të dytë për punësim dhe më pak për studim. Teksa meshkujt largohen për të punuar dhe vajzat në një pjesë të rasteve nëpërmjet martesave.

“Largohen pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« punĂ«s, kĂ«rkesĂ«s pĂ«r njĂ« pagĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« por dhe ritmi ciklit fizioliogjik marin dhe familjet e tyre siç ka qenĂ« me gjeneratat e mĂ«parshme”, thotĂ« eksperti.

Harta e emigrimit shqiptar ka njĂ« gjeografi tĂ« qartĂ«. Italia dhe Greqia mbeten destinacionet tradicionale, pĂ«r shkak tĂ« afĂ«rsisĂ« dhe lidhjeve historike. Gjermania, Zvicra dhe Austria janĂ« zgjedhje pĂ«r punĂ« afatgjata dhe stabilitet ekonomik. NdĂ«rsa MbretĂ«ria e Bashkuar dhe SHBA pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« â€œĂ«ndrrĂ«n e largĂ«t”, ku emigrimi shpesh lidhet me arsim, punĂ« tĂ« specializuar dhe integrim brezash.

“Kemi largimin akoma mĂ« tĂ« madh tĂ« krahut tĂ« kualifikuar mjekĂ«t infermierĂ«t qĂ« krijojnĂ« vakanca nĂ« sistemin shĂ«ndetĂ«sor”, u shpreh Tola.

ShqipĂ«ria, ndĂ«rkohĂ«, mbetet vendi nga ku njerĂ«zit nisen jo gjithmonĂ« pĂ«r t’u kthyer, por pĂ«r tĂ« gjetur atĂ« qĂ« u mungon: punĂ«, siguri dhe njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« parashikueshme./Top Channel

Emigracioni shqiptar/ INSTAT: Shumica e diasporës, në Itali dhe Greqi

Diaspora shqiptare pĂ«rllogaritet nĂ« 2.2 milione shtetas gjatĂ« vitit 2025.Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Diaspora e shqipĂ«risĂ«  ” ku Ă«shtĂ« pĂ«rllogaritur  popullsia shqiptare qĂ« jeton  jashtĂ« vendit dhe  rezulton se Italia dhe Greqia kanĂ« numrin mĂ« tĂ« lartë  tĂ« emigrantĂ«ve ndjekur nga Gjermania Franca dhe MbretĂ«ria e Bashkuar. TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se Italia dhe Greqia  janĂ« qendra kryesore tĂ« stabilizimit afatgjatĂ« tĂ« emigrantĂ«ve shqiptarĂ«.

Kjo reflektohet si në numrin e lartë të rezidentëve, ashtu edhe në proceset e integrimit, përfshirë lejet e qëndrimit dhe fitimin e shtetësisë.Raporti veçon edhe komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili përllogaritet në rreth 206 mijë persona.

Sipas të dhënave të Instat rreth gjysma e lejeve të qëndrimit në vendet europiane ëshët dhënë për bashkim familjar ndjekur nga arsyet e punësimit e më pas studimi.vërehet se 1.1 milionë individë janë meshkuj dhe  rreth 1 millione  femra.

Përllogaritjet e diasporës tregojnë se ajo përfshin një popullsi relativisht të re   dhe pjesën kryesore e zë grupmosha 15-64 vjeç me rreth 77 % ndjekur nga grupmosha 0-14vjec. Shqiptarët mbi 65 vjeç që jetojnë në diasporë zënë vetëm 5% të totalit.Kjo tregon një diasporë me profil të ri, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse.

Pothuajse gjysma e migrantëve transferojnë një pjesë të të ardhurave të tyre në Shqipëri përmes remitancave. Vendimi për të dërguar remitanca është i lidhur pozitivisht me suksesin e emigrantëve në gjenerimin e të ardhurave dhe kursimeve jashtë vendit.

Migrantët kanë tendencë të dërgojnë remitanca kryesisht nëpërmjet miqve ose kur vizitojnë vetë Shqipërinë, ndërsa kanalet formale, siç janë bankat dhe operatorët e transferimit të parave përdoren si metodë kryesore në vetëm 30 përqind të rasteve.Mesatarisht, migrantët fitojnë 2.5 herë më shumë sesa fitonin para migrimit dhe gati 2.5 herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që qëndrojnë në Shqipëri./abcnews.al

13:45 Lantona Sado zgjidhet mes tymit Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT-it

Kuvendi miratoi sot projektligjet në rendin e ditës, në një situatë të tensionuar nga opozita, e cila bllokoi foltoren dhe ndezi flakadanë në sallë.
Po ashtu Kuvendi miratoi me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon Shahinin.
Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit.
Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë e më të larta.
Sipas saj, statistikat zyrtare zhvillohen në një kontekst ku kërkohet rritje e transparencës, përdorim i inovacionit në produktet statistikore dhe forcim i mëtejshëm i besueshmërisë së të dhënave.
“Roli i INSTAT-it Ă«shtĂ« strategjik nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« pĂ«rmbushjes sĂ« kritereve pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Evropian”, u shpreh Sado, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e pĂ«rmirĂ«simit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« statistikave zyrtare nĂ« rrugĂ«n e re qĂ« ShqipĂ«ria synon tĂ« ndjekĂ« drejt integrimit europian.

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kuvendi miratoi sot nĂ« seancĂ« plenare, me 75 vota pro, emĂ«rimin e Lantona Sados nĂ« detyrĂ«n e Drejtores sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Institutit tĂ« Statistikave (INSTAT).

Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon Shahinin.

Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit.

Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë e më të larta.

Sipas saj, statistikat zyrtare zhvillohen në një kontekst ku kërkohet rritje e transparencës, përdorim i inovacionit në produktet statistikore dhe forcim i mëtejshëm i besueshmërisë së të dhënave.

“Roli i INSTAT-it Ă«shtĂ« strategjik nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« pĂ«rmbushjes sĂ« kritereve pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Evropian”, u shpreh Sado, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e pĂ«rmirĂ«simit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« statistikave zyrtare nĂ« rrugĂ«n e re qĂ« ShqipĂ«ria synon tĂ« ndjekĂ« drejt integrimit europian. /j.p/

The post Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet, rënie me 7% gjatë 11-mujorit

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Aktiviteti tregtar nĂ« vend u ngadalĂ«sua gjatĂ« periudhĂ«s janar-nĂ«ntor tĂ« kĂ«tij viti.

Referuar raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), për tregtinë e jashtme eksportet e mallrave gjatë 11-mujorit arritën 319 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 7%, ndërsa importet u ulën me 1%, duke arritur 807 miliardë lekë.

Deficiti tregtar për periudhën janar-nëntor ishte 488 miliardë lekë, duke u rritur me 3,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndikimin kryesor në uljen e eksporteve e dha grupi i materialeve të ndërtimit dhe metale me 5%, pasuar nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike me 1,6, ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet ushqime, pije, duhan me 0,8% dhe makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi me 0,6.

Gjatë njëmbëdhjetëmujorit, importet nga Italia u ulën me 1,8%, nga Turqia me 12,5% dhe Gjermania me 6,2%, ndërsa rritje shënuan importet nga Kina me 22,6%, Greqia me 3,5% dhe Kosova me 2,2%. /j.p/r.e/

The post Eksportet, rënie me 7% gjatë 11-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore

Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me pagat më të ulëta në rajon dhe faktori ekonomik është arsyeja kryesore që nxit emigrimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas “AnketĂ«s sĂ« Migrimit nĂ« Familje” (2024), migrimi ka sjellĂ« pĂ«rfitime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ekonominĂ« shqiptare. Por njĂ«kohĂ«sisht ka prodhuar tkurrje demografike dhe mungesĂ« tĂ« theksuar tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.

Për çdo një nga katër familje përfituese, remitancat janë burimi i vetëm i të ardhurave. Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, 45% e bizneseve raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë vendet e lira të punës.

Raporti – i pĂ«rpiluar nga Organizata NdĂ«rkombĂ«tare e Migrimit, dega ShqipĂ«ri (IOM Albania), Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Banka BotĂ«rore – Ă«shtĂ« realizuar si njĂ« vĂ«zhgim mbi mĂ« shumĂ« se 3,800 familje me anĂ«tarĂ« emigrantĂ« dhe 1,198 familje pa emigrantĂ«, nĂ« tĂ« gjitha rajonet e vendit.

Mërgimi një realitet strukturor familjar

Të dhënat tregojnë se 37% e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar në mërgim ose që u është kthyer. Prej tyre, 22% kanë një mërgimtar aktualisht jashtë vendit dhe 20% të kthyer.

Rreth 5% e familjeve kanë më shumë se një anëtar në mërgim. Këto shifra e bëjnë emigrimin pjesë të qëndrueshme të strukturës familjare në Shqipëri.

Rreth 70% e emigrantëve aktualë largohen për arsye ekonomike. Vetëm 6% deklarojnë arsye arsimin, ndërsa 16% mërgojnë për arsye familjare.

Burrat emigrojnë kryesisht për punë, ndërsa gratë më së shumti për bashkim familjar. Ky dallim reflekton role gjinore të pabarabarta në vendimmarrjen migratore.

Nga pikëpamja ligjore, një e katërta e emigrantëve shqiptarë nuk kanë pasur dokumentacion të plotë. Kjo përfshin 23% të të kthyerve dhe 29% të emigrantëve aktualë.

Para largimit, ata që emigrojnë janë më pak të punësuar se ata që qëndrojnë dhe për rrjedhojë me paga më të ulëta.

Si pasojĂ« e pĂ«rgatitjeve pĂ«r t’u larguar, shumica pĂ«rjetojnĂ« rĂ«nie tĂ« ndjeshme tĂ« normĂ«s sĂ« punĂ«simit, e cila bie nga 62% dy muaj para largimit nĂ« vetĂ«m 9% nĂ« muajin e fundit tĂ« jetesĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri.

Ky tranzicion shoqĂ«rohet me pasiguri ekonomike nĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r t’u larguar. Trajnimet profesionale janĂ« tĂ« kufizuara dhe mĂ« tĂ« pĂ«rhapura tek gratĂ« dhe tĂ« rinjtĂ«.

Rreth 24% e grave marrin ndonjë trajnim apo aftësim profesional para se të emigrojnë. Kjo gjë ndodh edhe më pak te burrat, 17%. Diferenca në këtë statistikë tregon akses të pabarabartë në përgatitjen për tregun e huaj të punës.

Rreth gjysma e emigrantëve i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë duke marrë para borxh. Emigrimi shfaqet kështu si investim me rrezik të lartë dhe barrë për familjet apo familjarët që qëndrojnë në Shqipëri.

Remitancat dhe sfidat e kthimit

Sipas raportit, remitancat u dërgohen familjarëve në Shqipëri kryesisht përmes kanaleve informale, miqve, familjarëve apo përmes vetë vizitave në vend. Vetëm rreth 30% përdorin banka ose operatorë zyrtarë transfertash.

Kjo do të thotë se shumica e remitancave mbeten jashtë sistemit zyrtar ekonomik. Kjo prirje kufizon transparencën dhe politikat ekonomike afatgjata.

Dërgimi i remitancave rritet me moshën dhe është më i lartë te grupmosha 45-64 vjeç. Këta emigrantë mbajnë barrën kryesore financiare për familjet që qëndrojnë në Shqipëri.

Ndërkohë, shumica e të kthyerve janë burra të moshës 35-54 vjeç. Kthimi lidhet kryesisht me arsye familjare, përfundim kontratash ose humbje pune.

Raporti vëren se rreth 45% e kthimeve kanë ndodhur mes viteve 2020-24. Treguesi sinjalizon një dinamikë të re emigrimi pas pandemisë.

Ndërkohë, ri-integrimi në tregun e punës mbetet sfidues për emigrantët shqiptarë që kthehen sërish në vend. Të rikthyerit më të fundit kanë shanse më të ulëta punësimi se ata të kthyer më herët.

Sipas anketës, emigrantët fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë jashtë vendit krahasuar me të ardhurat që ata merrnin në Shqipëri para se të largoheshin. Edhe pas rikthimit, të ardhurat mbeten rreth 26% më të larta se para emigrimit.

Kjo tregon se emigrimi sjell pĂ«rfitime individuale afatgjata. Por pĂ«r vendin, kostoja demografike dhe ekonomike mbetet e lartĂ« kjo pasi luhatjet nĂ« fuqinĂ« punĂ«tore tkurr mundĂ«sinĂ« e sipĂ«rmarrjeve pĂ«r t’u zgjeruar.

Lexoni gjithashtu:

The post Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore appeared first on Citizens.al.

Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2025

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Volumi i shitjeve nĂ« tregtinĂ« me pakicĂ« shĂ«noi rritje tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit 2025.

Sipas INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve u rrit me 6,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. I përshtatur sezonalisht, ky tregues u rrit me 1,4% në krahasim me tremujorin paraardhës.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve u rrit me 5,2% në bazë vjetore. Ndërkohë, tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara regjistroi një rritje më të lartë, prej 8,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2024.

Në terma tremujorë, të dhënat e përshtatura sezonalisht tregojnë se volumi i shitjeve u rrit me 1,3% në tregtinë me pakicë pa hidrokarbure dhe me 3,4% në tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, kundrejt tremujorit paraardhës.

Në rritjen vjetore prej 6,0% të volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, grupi i artikujve jo-ushqimorë kontribuoi me 1,8 pikë përqindje, po aq sa edhe grupi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit. Ndërsa tregtia me pakicë e hidrokarbureve dha kontributin më të lartë, me 2,4 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, këta tregues konfirmojnë vijimin e rritjes së konsumit dhe dinamizmin e aktivitetit tregtar në vend gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. e.xh/j.p/

The post Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Rënie në industri, rritje në ndërtim dhe furnizim me ujë

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ INSTAT publikoi statistikat afatshkurtra me treguesit tremujorĂ« mbi prodhuesit e tĂ« mirave, qĂ« pĂ«rfshijnĂ« aktivitetet ekonomike: Industri (Industri NxjerrĂ«se dhe Industri PĂ«rpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujĂ«, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; NdĂ«rtim, nĂ« tremujorin e tretĂ« 2025.

Sipas INSTAT, industria shënoi rënie në treguesit kryesorë, ku indeksi i shitjeve neto u ul me 8,4%, prodhimi me 5,4% dhe numri i të punësuarve me 2,5%. Megjithatë, fondi i pagave shënoi rritje 5,3%.

Në sektorin Energji elektrike, Gaz dhe Avull, indeksi i prodhimit ra 16,4%, ndërsa shitjet neto u ulën me 0,4%. Numri i punësuarve u rrit lehtësisht me 0,2% dhe fondi i pagave me 4,8%.

Sektori i Furnizimit me ujë, Trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve regjistroi rritje të forta: shitjet neto u rritën 10,1%, prodhimi 8,9%, punësimi 0,9% dhe fondi i pagave 7,8%.

Ndërtimi shënoi performancë të lartë, me rritje të treguesve: shitjet neto me rritje 7,4%, prodhimi me 6,6% rritje, punësimi 6,0% me shumë dhe fondi i pagave  u rrit me 15,7%.

Treguesit e tremujorit të tretë 2025 tregojnë një përqindje rritjeje në sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve të ujit, ndërsa industria dhe energjia përballen me sfida në volumet e prodhimit dhe të shitjeve. e.xh/j.p/

The post INSTAT: Rënie në industri, rritje në ndërtim dhe furnizim me ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hulumtimi i Migracionit 2024, shqiptarët jashtë vendit fitojnë më pak se pritshmëritë

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Hulumtimi KombĂ«tar i Migracionit 2024, i realizuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) nĂ« partneritet me BankĂ«n BotĂ«rore, zbulon profilet dhe modelet e migracionit tĂ« shqiptarĂ«ve, duke ofruar tĂ« dhĂ«na tĂ« pasura pĂ«r politikat migratore.

Sipas studimit, migracioni shqiptar kryesisht përbëhet nga të rinj, meshkuj dhe punëtorë me aftësi të mesme, të motivuar nga mundësitë ekonomike jashtë vendit. Më shumë se tre të katërtat e migrantëve aktualë janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është 25-44 vjeç.

Hulumtimi tregon se migracioni ndryshon sipas arsimimit dhe destinacionit: rreth një e treta e shqiptarëve që shkojnë në SHBA kanë arsim të lartë, ndërsa vetëm 5% e atyre që shkojnë në Greqi kanë përfunduar arsimin universitar. Përveç kësaj, prefekturat bregdetare dhe qendrore regjistrojnë nivele më të larta migracioni për shkak të afërsisë me destinacionet kryesore, si Italia dhe Greqia.

Para largimit, migrantët punojnë kryesisht në pozicione me aftësi të ulëta dhe fitojnë rreth 10% më pak se të punësuarit që nuk migrojnë. Tre muaj para largimit, 75% e migrantëve punojnë, por kjo shifër bie në vetëm 9% në muajin e fundit në Shqipëri.

Hulumtimi zbulon gjithashtu një diferencë të madhe mes pritshmërive dhe të ardhurave reale të migrantëve. Migrantët që jetojnë jashtë vendit prisnin të fitonin mesatarisht 3,900 dollarë në muaj, por të ardhurat reale arrijnë vetëm rreth 2,200 dollarë, duke i detyruar të kursejnë më pak se sa prisnin (450 dollarë kundrejt pritshmërive prej 1,270 dollarësh). Ky hendek i pritshmërive është më i madh për migrantët në Greqi, me një diferencë prej 52% tek të ardhurat dhe 69% tek kursimet.

Hulumtimi, që përfshin 3,804 familje migrantësh dhe 1,198 familje jo-migrantësh, kombinon intervista të drejtpërdrejta dhe sondazhe telefonike me shqiptarë jashtë vendit, duke siguruar të dhëna më të sakta dhe të hollësishme mbi ciklin e plotë të migracionit.

Ky studim shërben si bazë për politika migratore të bazuara në evidencë dhe përputhet me qëllimet e Marrëveshjes Globale për Migracionin e Sigurt, të Rregullt dhe të Rregulluar.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, në fjalën e saj tha se migracioni është një element shumë i rëndësishëm i familjeve shqiptare dhe varësia ndaj remitancave mbetet e lartë.

Zëvendësdrejtore e grupit për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, Evis Sulko theksoi se pjesa më e madhe e migrantëve nuk kanë marrë mbështetje. /j.p/

The post Hulumtimi i Migracionit 2024, shqiptarët jashtë vendit fitojnë më pak se pritshmëritë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Papunësia bie në 8,1%, më shumë të rinj aktivë në tregun e punës

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ PapunĂ«sia nĂ« vend ka rĂ«nĂ« gjatĂ« tremujorit tĂ« tretĂ« tĂ« vitit 2025, duke arritur nĂ« 8,1%.

Referuar treguesve të publikuar nga Anketa Tremujore e Tregut të Punës për tremujorin e tretë të vitit, tek të rinjtë 15-29 vjeç, shkalla e papunësisë ka rënë ndjeshëm, në 15%, një ulje e dukshme krahasuar me një vit më parë.

Papunësia mbetet më e lartë tek gratë me 9,7% krahasuar me burrat me 6,8%.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjithnjë e më shumë njerëz po marrin pjesë në tregun e punës.

Në grupmoshën 15-64 vjeç, pjesëmarrja arriti në 76,5%, ndërsa tek të rinjtë 15-29 vjeç është 53,5%.

Numri i personave të punësuar arriti në 1.178.604, me një rritje të lehtë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Shkalla e punësimit për burrat rezulton më e lartë se për gratë, respektivisht 76,6% dhe 62,7%, ndërsa tek të rinjtë shkalla e punësimit është 45,5%.

Po ashtu, INSTAT nënvizon se 23,5% e popullsisë 15-64 vjeç është ekonomikisht joaktive, duke përfshirë ata që kryejnë detyra shtëpiake, apo kanë paaftësi për punë. Tek të rinjtë, 46,5% nuk janë aktivë në tregun e punës, shumica prej tyre duke ndjekur arsim ose trajnim.

/a.f/

The post INSTAT: Papunësia bie në 8,1%, më shumë të rinj aktivë në tregun e punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

✇Albeu
By: V K

Përqendrimi i aktivitetit ekonomik dhe i popullsisë në Tiranë, po thellon pabarazinë ekonomike ndërmjet 11 qarqeve të tjera dhe kryeqytetit.

Të dhënat mbi ekonominë e Rajoneve të publikuara së fundmi nga INSTAT që i referohen vitit 2023, tregojnë se, gjysma e qarqeve rreth 5 prej tyre e kishin PBB-në për frymë më pak se gjysma e kryeqytetit.

Qarku me të ardhurat më të ulëta është Kukësi, me vetëm 40.2% të Tiranës, çka vë në dukje pabarazitë e mëdha territoriale në vend.

Pas tij vijnĂ« Dibra dhe Berati, me rreth 43–44% tĂ« nivelit tĂ« TiranĂ«s, ndĂ«rsa Elbasani dhe Korça shfaqin njĂ« situatĂ« pak mĂ« tĂ« mirĂ«, por sĂ«rish nĂ«n 50% te tĂ« ardhurave pĂ«r frymĂ« tĂ« TiranĂ«s.

Lezha dhe Shkodra gjithashtu, kanë të ardhura për frymë që variojnë nga 50.7% deri në 56.4% të Tiranës, Gjirokastra ngjitet në 62.5%, duke hyrë në grupin e qarqeve me të ardhura më afër mesatares kombëtare.

Në vijim, Vlora, Fieri dhe Durrësi paraqiten si qarqet më të zhvilluara jashtë Tiranës, me nivel të të ardhurave që shkon nga 71% në mbi 79% të vlerës së kryeqytetit, për shkak të peshës së lartë të sektorëve të turizmit, industrisë dhe transportit në këto rajone.

Në vitin 2023, në rajonin e Veriut, ku bëjnë pjesë qarqet e Shkodrës, Durrësi, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës PBB për frymë është 819 mijë Lekë ose 16,80 % nën mesataren e vendit.

Në rajonin Qendër, ku bëjnë pjesë Tirana dhe Elbasani, PBB për frymë rezultoi 1,9 milionë lekë në 2023 ose 21,8 % mbi mesataren e vendit.

Në rajonin e Jugut të vendit, ku përfshihen qarku i Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Korçës PBB për frymë ishte 845 mijë lekë në 2023 ose 14,12 % nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2023, u regjistrua në Qarkun Tiranë, me 1.3 milionë lekë, duke u vlerësuar 38,9 % mbi mesataren e vendit.

Pas tij renditet Qarku Durrës me PBB për frymë 1.086 mijë Lekë, duke u vlerësuar 10,31 % mbi mesataren e vendit dhe Qarku Fier me 1.042 mijë Lekë, 5,82 % mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 549 mijë Lekë dhe PBB për frymë, e ndjekur nga qarku Dibër me rreth 595 mijë Lekë dhe PBB për frymë e këtij qarku dhe qarku Berat me 599 mije Lekë.

Në vitet në vijim hendeku i ekonomik me rajonet e tjera pritet të thellohet më tej, për shkak se PBB-ja e kryeqytetit po rritet me ritme më të shpejta./B.Hoxha

The post INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Papunësia në ulje/ INSTAT: Në periudhën korrik- shtator arriti në 8.1 për qind

Numri i personave të papunë në Shqipëri ka vijuar të ulet përgjatë vitit 2025. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla e papunësisë zbriti në 8.1%, duke shënuar nivelin më të ulët historik në 5 vitet e fundit. Ky është një tregues optimist që reflekton ecurinë pozitive të ekonomisë në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart ka arritur në 1.178.604 persona, me një rritje prej 0,7%.

Ndikimin kryesor në rritjen e punësimit e ka dhënë sektori i shërbimeve, i lidhur ngushtë me turizmin, me 3.7%, si edhe industria me 2.1%. Ndërkohë, një rënie të fortë ka regjistruar punësimi në sektorin bujqësor.

Nga tĂ« dhĂ«nat e INSTAT vĂ«rehet se shkalla e papunĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e ulĂ«t pĂ«r burrat dhe mĂ« e lartĂ« pĂ«r gratĂ«. Vlen tĂ« theksohet se nĂ« tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit 2025, shkalla e papunĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« rinjtĂ« e moshĂ«s 15–29 vjeç ka qenĂ« 15.0%, duke u ulur me 2.8 pikĂ« pĂ«rqindje krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

Po ashtu, sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto ka shënuar rritje, duke arritur në 83,300 lekë, ose 7.3% më shumë se një vit më parë. Rritja më e madhe e pagave u regjistrua në sektorin e ndërtimit, ndërsa sipas profesioneve, rritje më të lartë patën zejtarët, artizanët dhe profesione të lidhura me to.

Niveli i papunësisë

  • Tremujori i tretĂ« 2025: 8.1%
  • Tremujori i dytĂ« 2025: 8.5%
  • Tremujori i parĂ« 2025: 8.7%

Industria përpunuese udhëheq rritjen e çmimeve të prodhimit

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Indeksi i Çmimeve tĂ« Prodhimit (IÇP) nĂ« tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit shĂ«nuan njĂ« rritje vjetore prej 0,2%.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në sektorin e industrisë përpunuese, me 0,4%, si dhe në sektorët industri nxjerrëse, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, të cilët u rritën me nga 0,2%.

Brenda industrisĂ« pĂ«rpunuese, çmimet mĂ« tĂ« larta u shĂ«nuan nĂ« aktivitetet “prodhimi i mobilieve” dhe “prodhimi i pijeve”, tĂ« dyja me rritje 1,3%.

Ndërkohë, ulje e çmimeve u regjistrua në konfeksionimin e veshjeve dhe prodhimin e kimikateve, me nga 0,5%.

Çmimet e prodhimit pĂ«r tregun vendas u rritĂ«n me 0,3%, kryesisht si rezultat i rritjes nĂ« industrinĂ« pĂ«rpunuese 0,7% dhe furnizimin me ujĂ« 0,2%. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, industria nxjerrĂ«se shĂ«noi ulje me 1,6%.

Çmimet pĂ«r eksport rezultuan me rritje minimale prej 0,1%. Kontributi kryesor erdhi nga industria nxjerrĂ«se me 1,6% dhe aktivitetet e ujĂ«sjellĂ«sit 0,7%.

Ndërkohë, energjia elektrike dhe gazi ranë me 1,3%, ndërsa industria përpunuese u ul me 0,1%.

Krahasuar me tremujorin e dytĂ« 2025, IÇP shĂ«noi njĂ« ulje tĂ« lehtĂ« prej 0,1%.
Rënia më e madhe u regjistrua në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit me 0,3%), ndërsa ulje të vogla u shënuan edhe në industrinë përpunuese dhe atë nxjerrëse me 0,1%.

Për tregun vendas, çmimet u ulën kryesisht në industrinë nxjerrëse me 0,2%, ndërsa për eksport rënia ishte më e theksuar, me 0,2%, e ndikuar sidomos nga sektori i energjisë me 1,3%.

/r.e/

The post Industria përpunuese udhëheq rritjen e çmimeve të prodhimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmimet e importit shĂ«nuan ulje tĂ« lehtĂ«, ndikohen kryesisht nga energjia

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Çmimet e importit nĂ« tremujorin e tretĂ« regjistruan njĂ« ulje tĂ« lehtĂ« prej 0,5%, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024, ndĂ«rsa nĂ« raport me tremujorin paraardhĂ«s shĂ«nuan rĂ«nie me 0,2%.

Referuar raportit tĂ« Institutit tĂ« Statistikave (INSTAT), ulja vjetore e çmimeve tĂ« importit u ndikua kryesisht nga sektori “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar”, ku çmimet ranĂ« me 4,6%.

RĂ«nie u regjistrua gjithashtu nĂ« “furnizimin me ujĂ« dhe aktivitetet e trajtimit tĂ« mbeturinave” me 0,7%, si edhe nĂ« “industrinĂ« pĂ«rpunuese”, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son 94% tĂ« peshĂ«s totale tĂ« indeksit, me njĂ« ulje prej 0,3%.

Brenda industrisĂ« pĂ«rpunuese, zbritjen mĂ« tĂ« theksuar tĂ« çmimeve e pĂ«suan aktivitetet e “pĂ«rpunimit tĂ« produkteve ushqimore” me 1,7%, tĂ« ndjekura nga “prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri” me 1,2%, “konfeksionimi i veshjeve” me 0,8%, “prodhimi i pijeve” me 0,6% dhe “prodhimi i kimikateve” me 0,5%.

NdĂ«rkohĂ«, rritje tĂ« çmimeve shĂ«nuan “industritĂ« e tjera” me 1,3%, “prodhimi i produkteve tĂ« duhanit” me 1,1% dhe “shtypshkrimi” me 0,8%.

Në ndryshimin tremujor, sektori i energjisë regjistroi një ulje prej 1,1%, ndërsa industria përpunuese ra me 0,1%.

Rritje u vĂ«rejt nĂ« seksionin e “furnizimit me ujĂ« dhe menaxhimit tĂ« mbetjeve” me 0,9%.
Te industria pĂ«rpunuese, ulja mĂ« e madhe u shĂ«nua te “pĂ«rpunimi i produkteve ushqimore” me 1,3%, pasuar nga “prodhimi i kimikateve” me 0,9% dhe “pĂ«rpunimi i tekstileve” me 0,6%.

Rritje tremujore shĂ«nuan çmimet e “produkteve metalikĂ« tĂ« fabrikuar” me 0,8% dhe ato tĂ« “produkteve tĂ« duhanit” me 0,7%.

/r.e/

The post Çmimet e importit shĂ«nuan ulje tĂ« lehtĂ«, ndikohen kryesisht nga energjia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Çmimet e importit u ulĂ«n me 0,5% nĂ« 3-mujorin e tretĂ«

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Çmimet e mallrave tĂ« importit kanĂ« shĂ«nuar rĂ«nie, duke dhĂ«nĂ« njĂ« ndikim pozitiv nĂ« inflacionin e brendshĂ«m.

INSTAT bĂ«n tĂ« ditur se, Indeksi i Çmimeve tĂ« Importit (IÇI), nĂ« tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit 2025, shĂ«noi njĂ« ulje me 0,5%, ndĂ«rkohĂ« qĂ« njĂ« vit mĂ« parĂ« ky ndryshim ishte -1,3%.

Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje prej 0,2%.

Sipas INSTAT, krahasuar me tremujorin e tretĂ« 2024, çmimet e importit tĂ« produkteve nĂ« seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shĂ«nuan ulje me 4,6%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujĂ«, aktivitete tĂ« trajtimit dhe menaxhimit tĂ« mbeturinave, mbetjeve” me 0,7%, “Industria pĂ«rpunuese” rĂ«nie me 0,3%.

Nga ana tjetĂ«r seksioni “Industri nxjerrĂ«se” shĂ«noi njĂ« rritje me 0,4 %. Brenda seksionit “Industria pĂ«rpunuese” ulja mĂ« e madhe e çmimeve vĂ«rehet nĂ« produktet e aktiviteteve “PĂ«rpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7 % pasuar nga “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, pĂ«rveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej
kashte dhe xunkthi” me 1,2 %, “Konfeksionimi i veshjeve’’ me 0,8 % , “Prodhimi i pijeve’’ me 0,6 % dhe “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 0,5 %.
INSTAT bĂ«n tĂ« ditur se, çmimet nĂ« aktivitetin “Industri tĂ« tjera p.k.t” shĂ«nuan rritje me 1,3 %, pasuar nga “Prodhimi i produkteve tĂ« duhanit” me 1,1 % dhe “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave tĂ« regjistruara” me 0,8 %, etj. /j.p/

The post INSTAT: Çmimet e importit u ulĂ«n me 0,5% nĂ« 3-mujorin e tretĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Qeveria çon për mjedisin më pak se 2% të taksave që mbledh në këtë fushë

✇Albeu
By: V K

Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind të tyre referuar të dhënave zyrtare.

Sipas INSTAT në vitin 2023 të ardhurat nga taksa mjedisore arritën në 60.4 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro.

Në të njëjtin vit programi për mbrojtjen e mjedisit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ishte vetëm 970 milionë lekë ose 1.7% e të ardhurave që mblidhen nga taksat mjedisore.

Gati 90 për qind e taksave mjedisore janë kontribut i taksave në sektorin e energjisë dhe atë të transportit.

Teksa çështjet mjedisore janë duke u bërë vitit pas viti më të mprehta për menaxhim ato nuk po marrin vëmendjen e duhur nga qeveria me financime, në një kohë që ndryshimet e klimës po kthehen në një rrezik real për qëndrueshmërinë ekonomike.

Vetëm përmbytjet e muajit nëntor kanë krijuar dëme që përllogaritën në miliona në euro në bujqësi dhe në asetët fizike të infrastrukturës publike.

Parimisht të ardhurat nga taksat mjedisore ekzistojnë për të mbrojtur mjedisin, por në praktikë, ato hyjnë në arkën e përgjithshme të shtetit njësoj si çdo taksë tjetër dhe nuk kanë detyrimisht kanë destinacion të dedikuar për mjedisin.

Edhe në vendet e BE vetëm një pjesë relativisht e vogël e taksave mjedisore përfundon në investime konkrete për mbrojtjen e mjedisit si, reduktimi i ndotjes së ajrit, restaurimi i biodiversitetit.

Vlerësimet tregojnë se në shumë vende të BE-se shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit nuk arrijnë as 50 për qind te të ardhurave te grumbulluara nga taksat mjedisore, por në Shqipëri ky raport nuk është as 2%.

Në vitin 2023 të ardhurat nga taksat e mjedisit zunë 9.4% te të ardhurave buxhetore.

Në BE Greqia dhe Bullgaria mbledhin më shumë taksa për mjedisin, por ato që shpenzojnë më shumë fonde buxhetore për çështjet mjedisore janë Gjermania, Franca dhe Italia.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i sheh taksat dhe shpenzimet mjedisore si një instrument ekonomik që duhet të funksionojë jo vetëm për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të ruajtur stabilitetin fiskal të vendeve.

Por gjithashtu FMN mbështet taksimin e karbonit dhe taksa të tjera për ndotjen, duke i konsideruar ato si mënyrat më efikase për të ulur emetimet dhe për të orientuar ekonominë drejt energjive të pastra.

Sipas Fondit taksat e mjedisit duhet të kthehen në investime që prodhojnë përfitime afatgjata.

Pavarësisht nëse përdoren për zgjerimin e transportit publik, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, për energji të rinovueshme apo për mbështetjen e familjeve të cenueshme që preken nga çmimet më të larta të energjisë, shpenzimet që burojnë nga taksat mjedisore duhet të krijojnë një cikël pozitiv ekonomik dhe social.

FMN nënvizon se, investimet e tilla rrisin produktivitetin, ulin kostot shëndetësore të ndotjes dhe i bëjnë vendet më të qëndrueshme ndaj krizave klimatike./ Monitor

The post INSTAT: Qeveria çon për mjedisin më pak se 2% të taksave që mbledh në këtë fushë appeared first on Albeu.com.

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes bien në 16%

TIRANË, 30 nĂ«ntor/ATSH/ Niveli i humbjeve nĂ« rrjetin e shpĂ«rndarjes sĂ« energjisĂ« zbriti nĂ« 16% nĂ« fund tĂ« tremujorit tĂ« tretĂ« tĂ« kĂ«tij viti, njĂ« pĂ«rmirĂ«sim i ndjeshĂ«m krahasuar me 45% nĂ« vitin 2013 dhe 16,8% nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

Referuar raportit të INSTAT-it, humbjet në rrjet arritën vlerën 323 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2025 nga 344 GWh në tremujorin e tretë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 5,9%.

“Pesha qĂ« zĂ«nĂ« humbjet nĂ« rrjet nĂ« totalin e energjisĂ« elektrike nĂ« dispozicion gjatĂ« tremujorit tĂ« tretĂ« tĂ« vitit 2025 Ă«shtĂ« 16,0 % nga 16,8 % qĂ« ishte nĂ« tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit 2024”, citohet raporti.

Ky progres, është rezultat i investimeve në rrjet dhe teknologji, si dhe i përmirësimeve në menaxhim, organizim strukturor dhe kontrolleve të vazhdueshme në terren për formalizimin e sektorit energjetik.

Qeveria ka përcaktuar si objektiv uljen e mëtejshme të humbjeve nën 12% deri në vitin 2029, përmes vendosjes së matësve inteligjentë që mundësojnë matje të sakta, transmetim në kohë reale dhe faturim të drejtë për konsumatorët.

Humbjet në rrjet ndahen në dy kategori, humbje teknike, për shkak të rrjetit të amortizuar që kërkon modernizim dhe humbje joteknike, që përfshijnë abuzimet me energjinë, të cilat do të monitorohen më rreptësisht.

Falë investimeve në vitet e fundit, kapacitetet energjetike janë dyfishuar nga 1,768 MW në 2013 në 3,298 MW, ndërsa humbjet janë ulur ndjeshëm, duke kontribuar në rritjen e stabilitetit financiar të sektorit energjetik. /j.p/

The post Humbjet në rrjetin e shpërndarjes bien në 16% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌