Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

RENEA operacion në Dobraç dhe Fushë-Kuqe, dy të arrestuar

Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar dy operacione të ndara në zonën e Dobraçit në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe në Kurbin. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë aksionit në Fushë Kuqe, policia ka arrestuar dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike. Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar armë zjarri, ndërsa […]

The post RENEA operacion në Dobraç dhe Fushë-Kuqe, dy të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së/ DETAJE nga operacioni i SPAK, si u zbulua grupi i “Rrajave”

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK, në kuadër të së cilit u godit një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës. Nga operacioni janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 tjerë, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se akuzat ndaj tyre janë provuar […]

The post Kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së/ DETAJE nga operacioni i SPAK, si u zbulua grupi i “Rrajave” appeared first on BoldNews.al.

Operacioni antidrogë/ Dalin EMRAT e tre të arrestuarve në Shqipëri

Janë zbardhur emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri, në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Brescias. Bëhet fjalë për shtetasit, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj të cilët akuzohen si pjesë e grupit kriminal që merrej me shitjen dhe transportin e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Shqipëria […]

The post Operacioni antidrogë/ Dalin EMRAT e tre të arrestuarve në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

SPAK njoftim për operacionin e përbashkët antidrogë në Itali: Sekuestrohen 1,3 tonë kokainë

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale që lidhen me veprimtari të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vendeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer sot më datë 27 nëntor nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës.

Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në veriun e Europës, përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.

Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me mbledhjen e parave cash, të përfituar nga shitja.

Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve “money mules” (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobusëve, që vepronin në linjën Itali-Shqipëri.

Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550 mijë euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane, është verifikuar se 6 prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”.

Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur caktimin ndaj personit nën hetim I.H të masës së sigurimit “arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga Kodi Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në datën 27 nëntor  kanë ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim I.H.

/m.m/r.e/

The post SPAK njoftim për operacionin e përbashkët antidrogë në Itali: Sekuestrohen 1,3 tonë kokainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EUROPOL superoperacion në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën/ Sekuestrohen 462 makina të vjedhura, mbi 100 arrestime dhe… (VIDEO+FOTO)

✇Albeu
By: V K

Gjatë javëve të fundit të muajit tetor, EUROPOL, ka zhvilluar një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, përfshi edhe Shqipërinë.

Aksioni është përqendruar kryesisht në Greqi, ku kanë pasur bazat kryesore celulat kriminale dhe nga drejtonin si trafikun e mjeteve, ashtu dhe të klandestinëve.

Mbi 200 mjete të vjedhura u zbuluan dhe bllokuan, si dhe u bënë mbi 100 arrestime.

Operacioni u kodua “JAD Mobile 8” (Dita e veprimit të përbashkët) dhe u koordinua nga EUROPOL dhe FRONTEX.

Në Greqi u përfshinë 6 zona nën kontrolle të rrepta, ku u zbuluan në total 231 makina të vjedhura gjatë 11 ditëve aksion.

 

 

Aksioni i përbashkët operativ është kryer nga 20 tetori, deri më 31 tetor 2025.

“Ky veprim specifik është pjesë e një veprimi më të gjerë evropian të koordinuar nga Frontex në bashkëpunim me Autoritetet Greke, Gjermane, Spanjolle dhe Polake, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian si Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia morën pjesë në veprim. Vende të treta, si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si dhe Europoli dhe Interpoli, morën pjesë gjithashtu”, njofton EUROPOL.

 

Nga pala greke, informon “Protothema”, u kryen kontrolle intensive të automjeteve dhe individëve si në kufijtë e jashtëm të vendit ashtu edhe brenda tij, konkretisht në Atikë, Selanik, Kilkis, Ftiotidë, Traki, Seres, si dhe në pikat e kalimit kufitar (Mertzani, Kristallopigi, Kakavia) me qëllim identifikimin e automjeteve të vjedhura – të falsifikuara.

 

 

Gjatë aksionit operativ në Evropë, u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara (232 më shumë krahasuar me aksionin përkatës të vitit të kaluar), ndërsa në Greqi u kontrolluan gjithsej 6,548 automjete (1,263 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u identifikuan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara (57 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm të kombësive të ndryshme dhe 21 trafikantë, si dhe u sekuestruan lëndë narkotike, me një peshë totale prej 199.56 gramë.

 

The post EUROPOL superoperacion në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën/ Sekuestrohen 462 makina të vjedhura, mbi 100 arrestime dhe… (VIDEO+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Ekuador, 7 shqiptarë vihen në pranga (Emrat)

7 shtetas shqiptarë, shtatë të tjerë ekuadorianë, sikurse edhe shtetas spanjollë, kolumbianë dhe dominikanë të lidhur me një rrjet transnacional të trafikut të drogës që transportonte kokainë në Holandë, Belgjikë, Spanjë dhe Libi u arrestuan të mërkurën gjatë operacionit “Sentinel 92-Hercules”, i kryer pas dy vitesh hetimi. Isaac Mauricio Chica Mora llogaritet të ketë qenë […]

The post Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Ekuador, 7 shqiptarë vihen në pranga (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

✇Albeu
By: V K

Geraldo dhe Rozefa, janë bekuar me katërnjakë, një vajzë dhe tre djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe.

Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për t`u dërguar për operacion jashtë vendit, pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.

Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa, kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.

The post Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent appeared first on Albeu.com.

Anija shqiptare Lissus së bashku me autoritetet turke, i vijnë në ndihmë një mjeti lundrues me emigrantë

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/- Anija Lissus, pjesë e flotës së Rojës Bregdetare shqiptare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare turke mori pjesë në një operacion kërkim-shpëtimi në ujërat territoriale të Turqisë.

Forca Detare bën të ditur se gjatë operacionit, ekuipazhi i anijes Lissus i ka ardhur në ndihmë një mjeti të vogël lundrues në rrezik, në të cilin ndodheshin emigrantë.

Ndërhyrja u zhvillua në koordinim të plotë me autoritetet turke, duke respektuar procedurat ndërkombëtare të sigurisë dhe bashkëpunimit detar.

Ky operacion tregon angazhimin e vazhdueshëm të Forcës Detare për të kontribuar në misionet humanitare dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë detare.

The post Anija shqiptare Lissus së bashku me autoritetet turke, i vijnë në ndihmë një mjeti lundrues me emigrantë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RIO DE ZHANEIRO – Nëntë drejtues të bandave të drogës midis 117 të vdekurve në operacion policor

RIO DE ZHANEIRO, 31 tetor /ATSH-DPA/- Pas operacionit më të përgjakshëm policor në historinë e shtetit brazilian, policia ka identifikuar nëntë nga 117 të vdekur si të dyshuar si drejtues të bandave të drogës, në Rio de Zhaneiro.

Sipas policisë, Edgar Alves de Andrade, një nga udhëheqësit kryesorë të sindikatës kriminale “Comando Vermelho” (Komanda e Kuqe), arriti të arratisej. Ai ishte objektivi kryesor i operacionit.

Gjatë operacionit të së martës, katër oficerë policie humbën jetën – duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 121.

Sipas policisë, 78 nga të vdekurit kishin një histori krimesh të rënda. Urdhërarreste ishin lëshuar për 42 prej tyre.

Policia kreu sulmin kundër “Comando Vermelho” në lagjet e varfra, të Penha dhe Alemao.

Të paktën 2 500 oficerë policie u përfshinë në operacion, dhe u përdorën dy helikopterëve dhe dhjetëra automjeteve të blinduara.

Kriminelët i vunë flakën barrikadave dhe automjeteve, hodhën eksplozivë nga dronë dhe hapën zjarr ndaj oficerëve.

Deri më tani, 99 nga të vdekurit janë identifikuar, përfshirë një djalë 14-vjeçar.

Në kuadër të viktimave të shumta, organizatat e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për një hetim ndaj operacionit.

Sipas shefit të policisë Felipe Kuri, të dy lagjet shërbyen si seli kombëtare për “Comando Vermelho”. Ai tha se kjo ishte zbuluar gjatë hetimeve.  //a.i/

The post RIO DE ZHANEIRO – Nëntë drejtues të bandave të drogës midis 117 të vdekurve në operacion policor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së kryhet një intervenim kirurgjik i rrallë



Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, është kryer një intervenim kirurgjik i rrallë, i cili ka zgjatur 5 orë, te një pacient i moshës 58 vjeç, ndihmuar edhe nga ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe specializantë të Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Në njoftim thuhet se në arteriet kryesore të barkut, pacienti kishte 5 sëmundje të këtyre arterieve, Aorta e barkut 1,5 cm, nën arteriet renale ishte aneurizmatike (e zgjeruar) dhe e tipit inflamator, Aorta abdominale, 3.5 cm nën arteriet renale, kishte një ulçerë penetruese të aortës (Penetrating Aortic Ulcer), e lokalizuar në murin e pasëm, në drejtim të boshtit kurrizor, që është e rrallë në këtë nivel. Ulçerat aortike depërtuese përbëjnë 7.5% (diapazoni 2.3-11%) të të gjitha rasteve të sindromës akute të aortës. Arteria iliaca komune e majtë ishte po ashtu e aneurizmatike.

Në vazhdimësi të boshtit iliak, arteria iliaca externa e majtë kishte stenozë (ngushtim) dhe përkundër kësaj, që po ashtu haset shumë rrallë.

"Boshti i arterieve iliake në anën e djathtë ishte me arteriomegali (artrerie të zgjeruara që përfshijnë tërë gjatësinë e arteries).Nga e kaluara e tij mjekësore pacientit në fjalë, para tre vjetësh i ishte bërë zëvendësimi i arteries femorale komune dhe arteries femorale profunda të djathtë, me graft vaskular (PTFE 8 mm), pikërisht për shkak të sëmundjes aneurizmatike të këtyre arterieve", vijon njoftimi.

Tutje, theksohet se për të arritur deri te aorta abdominale dhe vena cava inferior preparimi ishte shumë i vështirë, për shkak të ngjitjeve të shumta që ishin prezente dhe numrit të patogjive në segemntin aorto-iliak.

"Pas aneurizmektomisë (largimit të pjesëve të zgjeruara të aortës dhe arteries Ilica komune të majtë), bëhet interponimin e graftit vaskular Dacron në formë “ Y ” me dimensione 16/8mm, në pozicionin aorto - arteria iliaca komune djathtas dhe arteria ilica externa majtas.Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti në ditën e 8-të postoperative lëshohet në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore", njofton ShSKUK./Telegrafi/

BRAZIL – Të paktën 20 të vdekur gjatë një operacioni policor në Rio de Zhaneiro

RIO DE ZHANEJRO, 28 tetor  /ATSH/ – Të paktën 20 persona, përfshirë dy oficerë policie, humbën jetën sot gjatë një operacioni masiv kundër krimit të organizuar në Rio de Zhaneiro,  njoftoi qeveria shtetërore, disa ditë para se qyteti brazilian të mirëpresë samitin global të klimës “COP30”, sipas “Reuters”.

“Qëndrojmë të vendosur duke u përballur me narkoterrorizmin”, shkroi guvernatori Claudio Castro në rrjetet sociale, teksa njoftoi operacionin, i cili sipas tij përfshiu 2 500 pjesëtarë të sigurisë në komplekset e favelave Alemao dhe Penha.

Këto komplekse janë lagje të varfra dhe të dendura në periferi të Rio de Zhanejros.

Autoritetet thanë se 18 viktimat e tjera dyshohet të kenë lidhje me trafikun e drogës.

Javën e ardhshme , Rio do të presë Samitin “C40 “të kryebashkiakëve globalë dhe do të shpërndajë “Çmimin Earthshot” të Princit William, në  të cilin do të marrin pjesë  këngëtarja e famshme Kylie Minogue dhe katër herë kampioni i “Formula 1”, Sebastian Vettel.

Të dyja këto ngjarje bëjnë pjesë në përgatitjet për Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën “COP30” që mbahet në Belem, në veriun e Brazilit.

Operacionet policore masive nuk janë të rralla para ngjarjeve ndërkombëtare të rëndësishme në Rio, e cila ka pritur ndeshje të Kupës së Botës 2014, Lojërat Olimpike 2016, samitin G20 2024 dhe samitin e “BRICS” këtë vit.

Operacioni i sot[m u cilësua  u përshkrua nga qeveria si më i madhi I kryer ndonjëherë kundër bandës së drogës  “Comando Vermelho”.

Të paktën 56 persona janë arrestuar, ndërsa autoritetet kërkonin të ekzekutonin  250 urdhra arresti dhe kontrolli, shtoi qeveria./Ad.Ab./

The post BRAZIL – Të paktën 20 të vdekur gjatë një operacioni policor në Rio de Zhaneiro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hiqen ndërtimet pa leje në Valbonë, Rama: Ndaleni këtë “sport” në hapësirat publike, do përballeni me pasoja të rënda

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama ndërsa ndau pamje nga heqja e ndërtimeve pa leje në luginën e Alpeve.

IKMT shembi në Valbonë objektin 3-katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Rama shtoi se duhet të ndalen të gjithë ata që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male.

“Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, theksoi më tej kreu i qeverisë.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Ndërkohë, një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Po ashtu, në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri më sot në këtë portal janë raportuar 12 611 raste, nga të cilat janë zgjidhur 9 201 raste, ndërsa 3 410 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/gj.m/j.p/

The post Hiqen ndërtimet pa leje në Valbonë, Rama: Ndaleni këtë “sport” në hapësirat publike, do përballeni me pasoja të rënda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Operacion antidr*gë në Peqin, arrestohen 5 persona, ja çfarë u sekuestrua

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Syri i natës”, uniformat blu, kanë vënë në pranga pesë persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi zbuluan 112 bimë kanabisi, në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”.

Zbardhen emrat e 5 personave të arrestuar në operacionin anti-drogë në Peqin.

Bëhet fjalë për shtetasit Qemal Kaseja , Qazim Kaseja, Erges Juba, Altin Haskasa dhe Ali Haskasa.

Njoftimi:

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i natës”, goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive.

Si rezultat i operacionit:
-u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë;
-u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Syri i natës”.

Në kuadër të operacionit:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.
-nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç ;
-u shpall në kërkim shtetasi A. J.

Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

The post EMRAT/ Operacion antidr*gë në Peqin, arrestohen 5 persona, ja çfarë u sekuestrua appeared first on Albeu.com.

Firmat piramidale online/ Policia operacion në Fier, arrestohen 6 persona

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online, ku viktima janë bërë dhjetëra qytetarë, kryesisht nga zonat e Divjakës dhe Lushnjes.

Operacioni u zhvillua në qarqet Fier, Lushnje dhe Divjakë, duke çuar në arrestimin e 6 personave të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu, disa persona të tjerë janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje si pjesë e hetimeve që janë ende në vijim.

Pritet që më shumë detaje mbi këtë aksion, do të bëhen publike në një konferencë për shtyp që do të mbahet sot, në orën 11:00, nga Policia dhe Prokuroria e Fierit.

Operacioni vjen pas një sërë ankesash nga qytetarët, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve përmes platformave online që funksiononin si skema piramidale, duke premtuar fitime të shpejta në këmbim të investimeve financiare.

The post Firmat piramidale online/ Policia operacion në Fier, arrestohen 6 persona appeared first on Albeu.com.

Megaoperacion antidrogë në Elbasan, në pranga 30 shtetas dhe 14 në kërkim


TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan finalizoi megaoperacionin “First Day”, në kuadër të së cilit u godit rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në këtë qark.

Në kuadër të operacionit të ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër u procedua penalisht.

Po ashtu u sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.

Megaoperacioni policor i koduar “First Day” kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vende të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Përrenjas.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për 17 shtetas banues në Elbasan, dy shtetas banues në Peqin; pesë banues në Librazhd dhe një banues në Përrenjas.

Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë pesë shtetas të tjerë për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo individi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/m.m//a.f//r.e/

The post Megaoperacion antidrogë në Elbasan, në pranga 30 shtetas dhe 14 në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacion masiv anti-droge në Elbasan, rreth 40 të arrestuar, sekuestrohen edhe armë zjarri

Një megaoperacion antidrogë ka nisur pak pas mesnatës së 8 shtatorit në Qarkun e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 40 persona të arrestuar, për të cilat masat “arrest me burg” janë me vendim gjykate. Gjatë operacionit janë sekuestruar nga policia të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të […]

The post Operacion masiv anti-droge në Elbasan, rreth 40 të arrestuar, sekuestrohen edhe armë zjarri appeared first on BoldNews.al.

Megaoperacion në disa qytete të vendit, 40 persona të arrestuar

✇Albeu
By: V K

Një megaoperacion antidrogë, është zhvilluar pas mesnatës në Qarkun e Elbasanit, duke rezultuar në arrestimin e 40 personave të dyshuar për përfshirje në aktivitet kriminal.

Operacioni blic është shtrirë në disa qytete të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin, Gramshin, Peqinin, Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga forcat e Policisë së Shtetit, janë sekuestruar të paktën tre armë zjarri të tipit kallashnikov, disa pistoleta, si dhe sasi të konsiderueshme të drogërave të ndryshme.

The post Megaoperacion në disa qytete të vendit, 40 persona të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Vijojnë operacionet për lirimin e hapësirave publike, Rama: S’ka pushim


TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë zënë hapësirat publike po vijon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë të premte pamje nga operacionet në terren, duke theksuar se asnjë objekt i ndërtuar për qëllim fitimi në hapësira të përbashkëta nuk do të tolerohet.

“S’ka pushim”, shkroi kreu i qeverisë, krahas pamjeve nga prishja e një objekti.

Autoritetet në vend kanë bërë të ditur se sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike sidomos në kryeqytet po rritet dita-ditës, ndërkohë që po punohet paralelisht për fazën tjetër, me projektet e shumta të sistemimit.

/r.e/

The post Vijojnë operacionet për lirimin e hapësirave publike, Rama: S’ka pushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, arrestohet një 66-vjeçar

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Në kuadër të planit operacional policor antikanabis, të koduar “Koordinata” janë goditur dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Krujës ka identifikuar autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe ka asgjësuar bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën dy raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në dy parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, arrestohet një 66-vjeçar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌