Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tërmet në Pogradec, lëkundjet ndjehen nga Ohri në Elbasan. Ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7, janë ndjerë paraditen e të premtes në Pogradec. Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, dhe sipas EMSC epiqendra ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash. Sipas raportimeve të njerëzve në EMSC, lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër e deri në Elbasan.

The post Tërmet në Pogradec, lëkundjet ndjehen nga Ohri në Elbasan. Ja sa ishte magnituda appeared first on BoldNews.al.

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, lëkundje tërmeti të magnitudës 3,7, janë ndjerë në Pogradec.

Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, dhe sipas EMSC epiqendra ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash.

Sipas raportimeve të njerëzve në EMSC, lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër e deri në Elbasan.

 

The post Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra appeared first on Albeu.com.

Tërmet në Shqipëri



Një tërmet i shkallës 3.9 Rihter ka ndodhur sot në ora 11:28 në Shqipëri.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 km në jug-lindje të Elbasanit, ose 18 km në jug-perëndim të Pogradecit.

Thellësia e tërmetit ishte 15 km.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar ose dëme. /Telegrafi/

Situatë kritike në Pogradec, evakuuohen 5 familje pasi u rrezikohen banesat nga rrëshqitja e dheut

✇Albeu
By: M C

Situata në Pogradec vijon të mbetet problematike, si pasojë e rrëshqitjesh së dherave dhe vërshimeve të ujit, duke “detyruar” evakuuimin e 5 familjeve në zonë.

Spas informaciot zyrtar të dhënë nga perfektura, 1 familje në fshatin Çeravë është evakuuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, 3 familje në fshatin Dardhas janë larguar nga banesat e tyre për të njëjtën arsye, dhe 1 familje në fshatin Vërdovëështë evakuuar për shkak të gërryerjes së tokës nga vërshimi i ujit të lumit.

Të gjitha familjet janë sistemuar përkohësisht në banesa nga struktuat përgjegjhëse dhe do të trajtohen me bonuis qeraje nga Bashkia Pogradec.

Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të zonave problematike të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse.

The post Situatë kritike në Pogradec, evakuuohen 5 familje pasi u rrezikohen banesat nga rrëshqitja e dheut appeared first on Albeu.com.

Si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec, jepet me qira për gjellëtore!

Fiks Fare denoncoi tentativat se si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec. Një nga pronarët e truallit tha për emisionin investigativ se ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm tentuan që t’a privatizonin, por e anuluan kur morën vesh që toka kishte pronar. Më pas e kanë dhënë me qira, ku qiramarrësi […]

The post Si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec, jepet me qira për gjellëtore! appeared first on BoldNews.al.

U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, hapet pas tre ditësh rruga e Njësisë Administrative Dardhas në Pogradec

✇Albeu
By: M C

Rruga e Njësisë Administrative Dardhas, është rihapur ditën e sotme pas tre ditësh bllokim. Bllokimi kësaj rruge është bërë për shkak të reshjeve të dëborës, që kanë përfshirë një pjesë të vendit ditët e fundit.

Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, ka bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të vijijë normalisht. Kjo ka mundësuar kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative.

Gjatë ditës së sotme në zonë shkuan për ta inspektuar nga afër prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe deputeti Bledi Çomo. Ata thanë se kjo është bërë e mundur nga puna e pandërprerë e ekipeve përkatëse. Ndërsa e konsideruan si një shërbim dhe nevojë jetie për komunitetin e zonës.

The post U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, hapet pas tre ditësh rruga e Njësisë Administrative Dardhas në Pogradec appeared first on Albeu.com.

Situata e përmbytjeve në Korçë, ekipet e OSHEE në terren për riparimin e defekteve në zona të ndryshme

Në qarkun e Korçës raportohet se ekipet e OSHEE janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë në zonat ku ka problematika. Raportohet se situata prek drejtoritë rajonale Korçë, Maliq, Pogradec dhe Ersekë, ndërsa Bilishti nuk raporton problematika.

Si pasojë e reshjeve të shiut, argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 ha tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit.

Gjithashtu edhe argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 ha tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit.

Ndërsa nga reshjet e borës nuk raportohen problematika.

Në përgjithësi, akset rrugore janë të hapura.

Aksi Qafë Plloçë – Qukës, vijon puna për pastrimin e inerteve aksi mbetet ende i bllokuar.

Në rrugën e fshatit Dardhas bashkia po punon për krijimin e një bypass-i.

Rruga në fshatin Denas vijon e bllokuar do të ndërhyhet nga bashkia sapo të ulet niveli i ujit.

Njoftimi i plotë

ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje

Ersekë – Leskovik puna ka vijuar gjatë natës është kryer kriposja për shkak të ngricave. Qarkullimi lejohet me goma dimërore dhe zinxhirë.

Maliq – kufiri me Gramshin situata paraqitet pa probleme ka vijuar kontraktori me kriposje qarkullimi normal.

Korçë – Ersekë (km 3) dhe Zëmblak – Goricë e Bilisht – Miras (km 6) është vijuar me kriposje qarkullimi vijon me goma dimërore.

Boboshticë – Dardhë, gjatë natës janë regjistruar temperatura të ulëta është kryer kriposja në të gjithë segmentin.

Informacione nga bashkitë

Bashkia Pogradec:

Vijon problematika e rrugës së Dardhasit, ku po punohet për ta bërë të kalueshme. Në njësitë Sterkanj, Dardushë, Nicë, Osnat dhe Lekas raportohen ndërprerje të energjisë elektrike. Në fshatin Dardhas, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, është dëmtuar një banesë, e cila për momentin është e pabanueshme.

Bashkia Devoll: Në fshatrat Maçurisht, Progër dhe Cangonj, uji është tërhequr plotësisht situata është normalizuar dhe nuk raportohen probleme të tjera.

Bashkia Kolonjë: Ka ngrirje të rrugëve strukturat e bashkisë po punojnë në terren. Procesi mësimor ka filluar normalisht në shkollat e qyteteve Ersekë dhe Leskovik, ndërsa nuk ka filluar në fshatrat Shtikë, Starje, Mesiçkë dhe Qafëzez. Janë marrë masa për sigurimin e ngrohjes. Nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Bashkia Maliq

Në territorin e Njësisë Administrative Gorë janë konstatuar problematika:

Në fshatin Velçan janë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore.

Rruga e fshatit Senisht është dëmtuar një segment i saj është i batisur dhe aktualisht i pakalueshëm për mjetet.

Në fshatin Dolan janë shënuar rrëshqitje dherash, si pasojë e të cilave rruga është e bllokuar. Gjithashtu, është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit.

Probleme në qarkullim janë konstatuar edhe në rrugët e fshatrave Strelcë, Zvarisht dhe Lozhan Lartë, ku ka prani të dëborës dhe kalimi i mjeteve kryhet me vështirësi.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse për ndërhyrje deri në normalizimin e gjendjes, garantimin e qarkullimit rrugor dhe rikthimin e shërbimeve bazë.

Është dëmtuar argjinatura e kanalit kryesor në fshatin Leminot, si dhe është shkatërruar plotësisht një urë.

Gjithashtu, është dëmtuar segmenti rrugor Kakaç – Vërçun, ku për shkak të rrëshqitjeve të tokës është dëmtuar edhe ushqyesi i rezervuarit Vërçun – Podgorie.

Strukturat e e mbrojtjes civile dhe shërbimet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë vetëm me goma dimërore ose zinxhirë, për shkak të ngricave të pranishme në disa segmente rrugore.

Moti i keq/ Lumi i Vërdovës dëmton rrugën në Pogradec, vështirësohet qarkullimi

Pogradeci po përballet me probleme serioze nga reshjet e dendura të ditëve të fundit. Prurjet e lumit të Vërdovës kanë dalë nga shtrati, duke dëmtuar segmentin rrugor përgjatë zonës dhe duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve. Sipas autoriteteve vendore, lumi vazhdon të jetë një burim rreziku për zonën, pasi gjatë reshjeve shkakton dëme […]

The post Moti i keq/ Lumi i Vërdovës dëmton rrugën në Pogradec, vështirësohet qarkullimi appeared first on BoldNews.al.

Përmbytet rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Reshjet e shumta dhe prurjet nga kodrat kanë bërë që përroi i fshatit Gur i Kuq të dalë gjatë natës nga shtrati i tij për shkak të alivuoneve në sasi shumë të mëdha që ka marrë me vete. Krahas daljes nga shtrati të përroit, është bllokuar totalisht edhe shkarkuesi i tij në aksin nacional Pogradec-Qafë […]

The post Përmbytet rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Dhera e inerte në rrugë, bllokohet një prej korsive në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Në afërsi të zonës se quajtur Guri i Kuq në qytetin e Pogradecit për shkak të vërshimeve të përroit të Saselishtes uji ka nxjerrë në rrugën kryesore inerte e dhera gërryerjeve duke bllokuar njëkohësisht edhe njërën prej tubove shkarkuese në liqen.

Aktualisht njëra prej korsive të mjeteve në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë është e bllokuar si pasoje e inerteve dhe ujit që ka dalë në rrugë.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen 2 eskavator të cilët po bëjnë të mundur normalizimin e situatës.

Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Korça e Pogradeci/ Problematika në disa bashki

Mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur juglindjen e vendit nën reshje dëbore, me intensitet nga i ulët në mesatar. Reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë. Sipas raportimeve, aktualisht, në Qafë Thanë po punohet me […]

The post Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Korça e Pogradeci/ Problematika në disa bashki appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet nga flakët bujtina në Pogradec

Një bujtinë është përfshirë nga flakët pas mesnatës në Mëmlisht të Pogradecit. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës, 02:25 dhe ka qënë pronari ai i cili ka pikasur zjarrin dhe ka njoftuar forcat zjarrfikëse. Këto të fundit kanë izoluar flakët duke shmangur përhapjen e zjarrit në ambientet e tjera të objektit. Si pasojë e […]

The post Shkrumbohet nga flakët bujtina në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje dherash në Pogradec, izolohen 5 fshatra

Situata nga reshjet e dendura të shiut në qarkun e Korçës mbetet delikate. Problemet më të mëdha raportohen në Pogradec, ku në fshatin Dardhas ka pasur një rrëshqitje masive të rrugës. Ky aks është bërë i pakalueshëm, duke izoluar 5 fshatra të zonës, ndërsa po punohet me mjete të rënda për të krijuar një rrugë […]

The post Rrëshqitje dherash në Pogradec, izolohen 5 fshatra appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet nxjerrin në pah krizën me emergjencat dhe zhvillimin urban

Reshjet e javës së parë të vitit 2026 sollën përmbytje masive në disa qytete të vendit duke zbuluar krizën e thellë të emergjencave dhe planifikimit urban në Shqipëri. Durrësi, Lezha dhe Gjirokastra shfaqën situatat më problematike.

Përmbytjet dhe vërshimet e përrenjve ekspozuan mosfunksionimin e sistemeve të kanalizimeve, kaosin e ndërtimeve dhe mungesën e planifikimit afatgjatë përballë prirjeve më të çrregullta të një dukuri natyrore si shiu.

Dështimi” i kanalizimeve

Zona si Spitalla, Nishtulla dhe ish-këneta ishin më problematiket në bashkinë e Durrësit, ndërsa rrugët kryesore u bënë të pakalueshme me qindra shtëpi nën ujë.

Bashkia pezulloi mësimin në shumicën e shkollave, ndërsa pati bllokim të qarkullimit nga Mauzoleu i Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.

“Deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3-4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Kovalishencës”, tha bashkia Durrës në një komunikim zyrtar në rrjetet sociale.

Uji përfshiu edhe rrugën e burgut, zonën e Shkozetit dhe superstradën Durrës-Tiranë ku pati dhe shkëputje të energjisë elektrike. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes u shpreh se kishte dislokuar në terren 23 forca dhe 8 mjete të Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile.

Por, përveç Durrësit, situata emergjente u vu edhe në Gjirokastër. Qyteti i gurtë u kaplua nga vërshimi i ujërave të përroit të Fiços.

Rrugët u pushtuan nga uji dhe inertet. Pamjet e shpërndara nga qytetarët në rrjetet sociale treguan për një situatë të papërjetuar më parë, mungesë energjie elektrike, makina që merreshin tutje nga uji me rrugët e pakalueshme dhe shumë dyqane e shtëpi të përmbytura.

Në Lezhë situata ishte e njëjtë: rrugë të përmbytura dhe rreth 1,000 ha tokë nën pushtetin e ujit. Autoritetet raportuan rritje të nivelit të lumit Drin dhe Mat.

Në Kukës u raportua për probleme me sistemin rrugor ku pati situata përmbytjesh dhe rrëshqitjesh me inerte në disa segmente si Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Qafë Mali dhe aksi Tropojë-Ferzë-Qafë Mali.

Rritja e prurjeve të lumit Drin ka sjellë shkarkime të kontrolluara nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Reshje të dendura ka pasur edhe në Vlorë, ndërsa në fshatin Vajzë rrëshqitjet e dherave kanë dëmtuar rrugën kryesore dhe dy banesa.

Situata ka qenë problematike edhe në Shqipërinë Juglindore. Në Pogradec pati rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin e Starovës dhe lumin e Vërdovës. Ndërsa në zonat rurale të Pogradecit përrenjtë kanë dalë nga shtrati.

Në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, në hyrje të tunelit, një masiv dheu rrëshqiti duke goditur një makinë që po kalonte në atë moment. Nuk pati të lënduar.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) reshjet intensive priten edhe përgjatë së mërkurës kryesisht në veri dhe në jug të vendit.

“Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave,” tha Instituti.

“Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, vijoi më tej njoftimi i IGJEO, i cili theksonte se në zonat mbi 1,000 m lartësi, do të kishte reshje bore.

Faji i reshjeve, përgjegjësia “jetime”

Situata e paralizuar në të gjithë vendin solli edhe njëherë në vëmendje krizën e planifikimit dhe zhvillimit urban të qyteteve kryesore.

Lëvizja Bashkë, ndau një analizë të inxhinierit hidroteknik Llambion Dhimitri, i cili tregonte arsyet sipas së përmbytjet në Durrës nuk janë fenomen natyror. Kjo forcë politike ia faturoi ngjarjet “neglizhencës së qeverisë” dhe “investimet në fasada e sheshe dekorative për propagandë”.

“[…] ndërsa ka braktisur infrastrukturën bazë urbane që mban qytetet funksionale”, theksoi Dhimitri në qëndrimin e tij.

Sipas inxhinierit Durrësi është një qytet “i projektuar për shiun e viteve ’70”, ndërsa urbanizimi ka rritur ndjeshëm koeficientin e rrjedhës sipërfaqësore, duke mos ndryshuar kolektorët.

“Kanalet dytësore janë mbushur, ose zhdukur nga ndërtimet. Pusetat funksionojnë si dekor, jo si element hidraulik. Nuk ekziston asnjë sistem rezervimi apo devijimi të prurjeve të pikut”, tha më tej Dhimitri.

Për situatën e krijuar reagoi edhe kryeministri Rama në platformën X, duke relativizuar situatën me reshjet e hasura edhe në rajon.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë […] për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë,” shkroi Rama duke ironizuar qasjen e opozitës si “aleancë me shiun”.

Çështja e përmbytjeve është trajtuar në Citizens.al me një material të gjatë dhe analitik. Situata është e atillë ku autoritetet përballen me motin ekstrem “në errësirë”, pa mjetet dhe logjistikën e duhur paralajmëruese dhe menaxhuese.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë të prekshme dhe kanë pasur situata përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit.

Sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik vuan për investime. IGJEO ka treguar për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pa një sistem paralajmërimi dhe monitorimi real në kohë, përmbytjet nuk do të jenë thjesht “episode moti”, por simptoma të një qasjeje që vetëm e ndjek krizën dhe nuk e parandalon dot atë.

Vendimi për të injoruar boshllëqet në rrjetet e matjeve, koordinimit institucional dhe kapacitetet e paralajmërimit e lë shoqërinë në mëshirë të fatit përballë fenomeneve ekstreme. Ngjashëm edhe sa i përket investimit dhe zgjerimit të sistemit të emergjencave.

Lexoni gjithashtu:

The post Përmbytjet nxjerrin në pah krizën me emergjencat dhe zhvillimin urban appeared first on Citizens.al.

“E lidhi me litar, i mbylli gojën”/ Detajet tronditëse nga përdhu*imi i 12-vjeçares në Pogradec

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Pogradec, ku 67-vjeçari Rushan Selko, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare duke e lënë shtatzënë. Gjyshi i të miturës, ka rrëfyer detajet tronditëse, teksa tegon se vajza e djalit të tij është lidhur nga i moshuari dhe është abuzuar në […]

The post “E lidhi me litar, i mbylli gojën”/ Detajet tronditëse nga përdhu*imi i 12-vjeçares në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

“O shteti, o unë”/ Apeli i gjyshit të 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Duam drejtësi!

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Piskupat të Pogradecit më 30 dhjetor, pasi u zbulua abuzimi me një vajzë 12 vjeçare. Autori i dyshuar i abuzimit seksual është 67-vjeçari Rushan Selko, i cili është pas hekurave. E mitura pas kontrollit në spital, ku prindërit e kishin dërguar pas ndryshimeve fizike të saj, rezultoi se ishte […]

The post “O shteti, o unë”/ Apeli i gjyshit të 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Duam drejtësi! appeared first on BoldNews.al.

Përdhu*imi i të miturës në Pogradec/ Policia jep detajet: Ngjarja ka ndodhur në gusht, arrestohet 67 vjeçari

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga 67 vjeçari Rushan Selko. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti, në fshatin Piskupat, ku Selko ka kryer mardhënie seksuale me 12-vjeçaren pa dëshirën […]

The post Përdhu*imi i të miturës në Pogradec/ Policia jep detajet: Ngjarja ka ndodhur në gusht, arrestohet 67 vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Policia jep detajet: Rushan Selko abuzoi me 12-vjeçaren në gusht…

✇Albeu
By: V K

Policia e Korçës, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga 67-vjeçari Rushan Selko.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti, në fshatin Piskupat, ku Selko ka kryer mardhënie seksuale me 12-vjeçaren pa dëshirën e saj. Si pasojë kjo e fundit ka mbetur shtatzënë.

E mitura ka treguar rastin në prani të psikologes. 67-vjeçari Rushan Selko, është arrestuar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67-vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Policia jep detajet: Rushan Selko abuzoi me 12-vjeçaren në gusht… appeared first on Albeu.com.

Arrestohet 67-vjeçari në Pogradec, dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fshat të Pogradecit. Sipas raportimeve në medie, një 12-vjeçare nga ky fshat dyshohet se është abuzuar seksualisht, para 4 muajsh nga një 67-vjeçar, po nga i njëjti fshat.

Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe.

E mitura, sipas medieve ka rrëfyer në praninë e psikologut të gjithë ngjarjen dhe se si autori kishte abuzuar seksualisht me të me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4-muajshe.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar 67-vjeçarin. Të afërmit e tij, sipas medieve, thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve dhe është bërë gjysh.

/m.q/a.f/r.e/

The post Arrestohet 67-vjeçari në Pogradec, dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U arrestua për abuzim me të miturën/ Fqinjët të tronditur: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh

✇Albeu
By: M C

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht nga një i moshuar me emrin Rrushan Selko, i cili kishte njohje familjare me familjen e të miturës.

Të afërmit e tij thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve, madje është bërë gjysh, por se nuk kanë dijeni për rastin.

“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai, se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Kur erdhi policia, i çova deri aty lart dhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyja familjeve është shumë e mirë. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka,” tha Adem Selko, kushëriri i autorit.

Të tjerë thonë se autori nuk njihej si njeri problematik madje se ishte familjar dhe i dashur.

“Ai personi është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, ia kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipa, mbesa. Fëmijët i ka të martuar.”, tha Zybe Selko.

The post U arrestua për abuzim me të miturën/ Fqinjët të tronditur: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh appeared first on Albeu.com.

❌