Urgjenca Kombëtare në gatishmëri gjatë festave të fundvitit
TIRANĂ, 28 dhjetor/ATSH/ ShĂ«rbimi i UrgjencĂ«s KombĂ«tare MjekĂ«sore krahas sistemit shĂ«ndetĂ«sor parĂ«sor nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, do tĂ« vijojĂ« punĂ«n pa ndĂ«rprerje, me qĂ«llim garantimin e shĂ«rbimeve tĂ« menjĂ«hershme dhe cilĂ«sore pĂ«r qytetarĂ«t, gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« festave tĂ« fundvitit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, e shoqëruar nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj vizituan kantierin e ndërtimit të qendrës rajonale të Urgjencës Mjekësore në Vlorë, ku u ndalën te masat e marra për gatishmërinë e ekipeve mjekësore gjatë festave të fundvitit.
Duke folur për rëndësinë e kësaj qendre, Brataj e informoi ministren Sala mbi projektin, i cili sipas tij, është mjaft funksional duke e bërë këtë qendër me kapacitete të mjaftueshme për të përballuar fluksin e urgjencave.
Brataj theksoi se bazuar në Urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë forcuar kapacitetet e shërbimeve për datën 31 dhjetor, dhe 1 dhe 2 janar.
âJanĂ« tri ditĂ«t e impenjimit tonĂ« mĂ« tĂ« madh dhe shqetĂ«simit nĂ« lidhje me traumat qĂ« mund tĂ« ndodhin nga aksidentet, pĂ«rdorimi i alkoolit apo pĂ«rdorimi i mjeteve piroteknike. Kemi shtuar ekipet natĂ«n e ndĂ«rrimit tĂ« viteve, kemi shtuar medikamentet dhe materialet mjekĂ«sore. Kemi po ashtu edhe njĂ« listĂ« me personelin e gatishmĂ«risĂ« nĂ«se do tĂ« jetĂ« e nevojshme, nĂ« veçanti nĂ« TiranĂ«, nĂ« Spitalin e TraumĂ«sâ, tha Brataj.
Po ashtu Brataj informoi se natën e ndërrimit të viteve janë aktivizuar ekipe shtesë vetëshërbimi pranë shesheve të qyteteve ku festohet.
Ai siguroi se masat e propozuara janĂ« nĂ« lartĂ«sinĂ« e duhur dhe Urgjenca KombĂ«tare do tĂ« jetĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r tâu ardhur nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve.
Nga ana e saj, ministrja Sala falënderoi gjithë stafin e Urgjencës Kombëtare për shërbimin, gatishmërinë, profesionalizmin dhe pasionin që tregojnë.
âGatishmĂ«ria juaj Ă«shtĂ« njĂ« siguri pĂ«r qetĂ«sinĂ«, mbarĂ«vajtjen e festave dhe gjithĂ« sistemin shĂ«ndetĂ«sorâ, u shpreh ministrja Sala.
Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24 orë në ditët festive. Urdhri, i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala përcakton sigurimin e gatishmërisë të shërbimeve shëndetësore gjatë sezonit të festave, me qëllim garantimin e kujdesit shëndetësor dhe sigurisë për qytetarët, pa asnjë ndërprerje, veçanërisht në datat 31 dhjetor 2025 dhe 1-2 janar 2026.
Në zbatim të këtij urdhri, ekipet e Urgjencës Mjekësore dhe strukturat spitalore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo rast emergjent, përfshirë traumat si pasojë e aksidenteve rrugore, tejkalimit të përdorimit të alkoolit apo përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festimeve.
/m.m/r.e/
The post Urgjenca Kombëtare në gatishmëri gjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.


























