Shkrimtarët e famshëm dhe Viti i Ri

Nga: Esther Lombardi
Përkthimi: Telegrafi.com
Festa e Vitit të Ri ka të bëjë me reflektimin mbi vitin që po kalon dhe planifikimin për vitin që vjen. Mblidhemi me miq të rinj dhe të vjetër, dhe përcaktojmë objektivat që mund të zgjasin deri përtej janarit - ose jo. Një mënyrë e mrekullueshme që njerëzimi ka zbuluar për të përkujtuar natën e ndërrimit të viteve, është duke shkruar për këtë festë vjetore, duke krijuar thënie si ato të cituara më poshtë.
Siç e thotë Sir Walter Scott:
Ădo moshĂ« ka menduar se viti i porsalindur / ĂshtĂ« koha mĂ« e pĂ«rshtatshme pĂ«r gĂ«zim festiv.
Prandaj, festoni Vitin tuaj të Ri duke lexuar këto thënie nga autorë të famshëm, si John Burroughs dhe Mark Twain, të cilat eksplorojnë gjithçka, që nga tradita e lashtë e caktimit të objektivave të përkohshme, te rëndësia e fillimit të çdo viti - dhe madje çdo dite - me një qasje të re ndaj jetës.
Siç thotë T.S. Eliot në [poemën] Litël-Giding [Little Gidding]:
Fjalët e vitit të kaluar i përkasin gjuhës së vitit të kaluar / Dhe fjalët e vitit të ardhshëm presin një zë tjetër. / Dhe të mbarosh diçka do të thotë të fillosh.
Thënie për objektivat e Vitit të Ri
Tradita më e njohur e Vitit të Ri në Shtetet e Bashkuara është ajo e përcaktimit të objektivave për vitin që vjen, duke i premtuar vetes të hajë më pak ëmbëlsira apo të ushtrojë rregullisht, e për ta thyer atë premtim vetëm disa muaj më vonë - siç shprehet në mënyrë të famshme Helen Fielding në Ditarin e Brixhit Xhonsit [Bridget Jones's Diary]:
Mendoj se, teknikisht, objektivat e Vitit të Ri nuk mund të priten të fillojnë më 1 janar, apo jo? Sepse, meqë është një zgjatim i natës së Vitit të Ri, duhanpirësit tashmë janë duke pirë duhan dhe nuk mund të pritet të ndalen, papritmas pas goditjes së mesnatës, me aq shumë nikotinë në sistem. Gjithashtu, dieta në Ditën e Vitit të Ri nuk është ide e mirë, pasi nuk mund të hash në mënyrë të arsyeshme, por në të vërtetë duhet të kesh liri të konsumosh çfarëdo që është e nevojshme, moment pas momenti, për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga nata e mëparshme. Mendoj se do të ishte shumë më e arsyeshme që objektivat, në përgjithësi, të fillonin më 2 janar.
Disa, si André Gide, gjithashtu i qasen idesë së objektivave me humor:
Por, a mund të përcaktosh ende objektivat kur je mbi dyzet vjeç? Jetoj sipas shprehive njëzetvjeçare.
Të tjerët, si Ellen Goodman, i qasen me goxha optimizëm ndryshimit të vërtetë:
E kalojmĂ« 1 janarin duke ecur nĂ«pĂ«r jetĂ«n tonĂ«, dhomĂ« pas dhome, duke bĂ«rĂ« njĂ« listĂ« tĂ« punĂ«ve pĂ«r tâu kryer, tĂ« tĂ« çarave pĂ«r tâu rregulluar. Ndoshta kĂ«tĂ« vit, pĂ«r ta balancuar listĂ«n, duhet tĂ« ecim nĂ«pĂ«r dhomat e jetĂ«s sonĂ« ... jo duke kĂ«rkuar pĂ«r tĂ« metat, por pĂ«r potencialin.
Disa herë gjatë karrierës së tij, si shkrimtar dhe folës publik, Mark Twain i përshkroi këto objektiva me një dozë përçmimi. Ai shkroi në mënyrë të famshme:
Viti i Ri është një institucion i padëmshëm vjetor, pa ndonjë dobi të veçantë për askënd, përveçse një kurban për pijanecë të shthurur, vizita miqësore dhe vendime të rreme.
Në një tjetër rast, Twain shkroi:
Dje, tĂ« gjithĂ« pinĂ« purot e tyre tĂ« fundit, pinĂ« pijen e fundit dhe thanĂ« sharjen e fundit. Sot, ne jemi njĂ« komunitet i devotshĂ«m dhe shembullor. Pas tridhjetĂ« ditĂ«sh, do tâi kemi fĂ«rfĂ«lluar nĂ« erĂ« reformimet tona dhe do tĂ« kemi shkurtuar mĂ« tepĂ«r se kurrĂ« mĂ« parĂ« mangĂ«sitĂ« tona tĂ« vjetra.
Oscar Wilde, nga ana tjetër, e mori konceptin me një rezervë dhe shkroi me humor:
Objektivat e mira janë thjesht çeqe që burrat nxjerrin nga një bankë ku nuk kanë llogari.
Thënie për nismat e reja
Shkrimtarët e tjerë besojnë në traditën që Dita e Vitit të Ri është një fillim të ri ose një faqe e bardhë - sipas fjalëve të një shkrimtari, një letër e re ose një faqe bosh - dhe siç e thotë G.K. Chesterton:
QĂ«llimi i Vitit tĂ« Ri nuk Ă«shtĂ« tĂ« kemi njĂ« vit tĂ« ri. ĂshtĂ« tĂ« kemi njĂ« shpirt tĂ« ri dhe njĂ« hundĂ« tĂ« re; kĂ«mbĂ« tĂ« reja, njĂ« shtyllĂ« tĂ« re kurrizore, veshĂ« tĂ« rinj dhe sy tĂ« rinj. NĂ«se njĂ« njeri i caktuar nuk cakton objektivat pĂ«r Vitin e Ri, ai nuk do tâi caktojĂ« kurrĂ« objektivat. NĂ«se njĂ« njeri nuk fillon asgjĂ« nga e para, ai sigurisht nuk do tĂ« bĂ«jĂ« asgjĂ« tĂ« dobishme.
Shkrimtarët e tjerë e shohin fillimin e ri pak më të lehtë se Chestertoni, si John Burroughs, i cili njëherë tha:
Një vendim që kam marrë, dhe përpiqem gjithmonë ta mbaj, është ky: Të ngrihem mbi gjërat e vogla.
Ose, Benjamin Franklin, i cili dikur shkroi:
Ji gjithmonë në luftë me veset e tua, në paqe me fqinjët e tu, dhe le të të gjejë çdo Vit i Ri si një njeri më i mirë.
Anaïs Nin e çon edhe një hap më tej, duke thënë se çdo ditë është një objektiv i ri:
Nuk kam objektiva për Vitin e Ri. Zakoni i bërjes së planeve, i kritikës, miratimit dhe formësimit të jetës sime, është ngjarje tepër e përditshme për mua.
Për kalimin e kohës
Disa shkrimtarë përqendrohen drejtpërdrejt në idenë e kalimit të kohës, në reflektimet e tyre për traditat e festimit të Vitit të Ri. Për shembull, Charles Lamb shkroi:
Nga të gjithë tingujt e të gjitha kambanave ... më solemne dhe prekëse është tingëllima që shoqëron fundin e Vitit të Vjetër.
Shkrimtari Thomas Mann gjithashtu e vlerĂ«sonte solemnitetin e kalimit tĂ« kohĂ«s dhe pavlefshmĂ«rinĂ« e âzileve dhe fishekzjarrĂ«veâ njerĂ«zorĂ« pĂ«r tĂ« festuar ndryshimin e njĂ« sekonde me tjetrĂ«n - pĂ«r tĂ« cilĂ«n koha nuk interesohet aspak:
Koha nuk ka ndarje për të shënuar kalimin e saj, nuk ka kurrë stuhi apo bori që lajmërojnë fillimin e një muaji apo viti të ri. Edhe kur fillon një shekull i ri, jemi vetëm ne, vdekatarët, që u biem kambanave dhe qëllojmë me pistoleta.
Dy poezi të shkurtra për Ditën e Vitit të Ri
Edith Lovejoy Pierce përshkroi në mënyrë poetike ditën e parë të vitit, si më poshtë:
Do ta hapim librin. Faqet e tij janĂ« bosh. Ne do tâi shkruajmĂ« fjalĂ«t nĂ« to. Libri quhet âMundĂ«siâ dhe kapitulli i tij i parĂ« Ă«shtĂ« âDita e Vitit tĂ« Riâ.
Edgar Guest dhe Thomas Hood, nga ana tjetër, shkruan secili nga një poezi të shkurtër dedikuar kalimit nga viti i vjetër në të riun:
Me fat Vitin e Ri! Ma mundëso të
të mos sjell lot në asnjë sy,
kur ky Vit i Ri të ketë marrë fund.
Le të thuhet se kam qenë mik,
kam jetuar, dashuruar dhe punuar këtu,
dhe nga kjo krijova një vit të lumtur.
- Edgar Guest
Dhe ju, që jeni përballur me goditjen e fatkeqësive,
dhe jeni përkulur përdhe nga furia e tyre;
ju për të cilët dymbëdhjetë muajt që sapo kaluan
ishin po aq të ashpër sa një juri paragjykuese -
megjithatë, një dolli për të Ardhmen! dhe bashkohuni në këngën tonë,
për të ledhatuar keqardhjet e kujtimeve,
dhe pasi kemi marrë një sprovë të re të kohës,
të brohorasim me shpresën për një dymbëdhjetëshe më të mirë.
/Telegrafi/










