Ditën e sotme, në një fjalim të gjatë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij.
Ai Ă«shtĂ« ndalur tek mĂ«nyra si po trajtohet gjatĂ« seancave, duke kĂ«rkuar nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« qĂ« tâi hiqet masa e vendosjes nĂ« kafaz.
Gjithashtu, Erion Veliaj, ka kĂ«rkuar vĂ«nien e plotĂ« dhe tĂ« menjĂ«hershme nĂ« dispozicion tĂ« akteve tĂ« dosjes nĂ« njĂ« formĂ« tĂ« lexueshme dhe tĂ« aksesueshme, qĂ« siç shprehet ai âmĂ« mundĂ«son tĂ« jem realisht i informuar pĂ«r akuzĂ«n dhe tĂ« kem kohĂ«n e nevojshme pĂ«r pĂ«rgatitjen e mbrojtjes simeâ.Â
Kryebashkiaku kĂ«rkon shtyrjen e procedurĂ«s, derisa âkjo e drejtĂ« elementare, e drejta pĂ«r tâu mbrojtur, tĂ« mĂ« garantohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« dhe efektive. AsnjĂ« proces i drejtĂ« nuk mund tĂ« vazhdojĂ« pa respektuar kĂ«to tre kushte minimaleâ.
Veliaj ka deklaruar se nĂ«se kĂ«rkesat e tij nuk pranohen, atĂ«herë ai thote se po perjashtohet nga ky proces gjyqĂ«sor, qĂ« siç deklaron kryebashkiaku ânjĂ« proces i cili as nuk Ă«shtĂ« nisur nga unĂ« dhe as nuk ka ardhur me iniciativĂ«n time. UnĂ« jam thirrur nga kjo gjykatĂ« tĂ« marr pjesĂ« nĂ« njĂ« procedim penalâ.
Fjala e Veliajt:Â
E nderuara zonja Gjyqtare,
ĂshtĂ« hera e parĂ« qĂ« paraqitem personalisht nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« gjyqĂ«sore.
Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi dhe standarde të larta në zbatimin e saj.
Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj. Kam kërkuar dinjitet dhe të kem akses të plotë, të pakufizuar dhe real, si dhe kohën e kushtet e nevojshme për të lexuar aktet, provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para Jush dhe më ka vendosur në izolim.
Fakti që është dashur një kohë kaq e gjatë për të më vënë në dispozicion një dosje që është bërë jo vetëm shkak i heqjes së lirisë sime, por edhe i largimit faktik nga ushtrimi i funksioneve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, po kthehet në një absurd tragjikomik. Dhe këtë e them me shumë keqardhje dhe me respekt të plotë për këtë gjykatë: vonesa dhe pengesat e vazhdueshme krijojnë panoramën e një paragjykimi të plotë të çështjes, si dhe të trajtimit të të drejtave të mia kushtetuese jo si detyrime solemne të shtetit, por si pengesa që duhen anashkaluar në funksion të një procesi, që duket sikur kërkohet të zhvillohet shpejt, të mbyllet shpejt dhe të dëgjohet sa më pak.
Fakti qĂ« mua personalisht, nuk mĂ« Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« ende nĂ« dispozicion njĂ« kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale pĂ«r tâu njohur me njĂ« akuzĂ« tĂ« ndĂ«rtuar mbi rreth 60 mijĂ« faqe, flet qartĂ« pĂ«r fatin procedural qĂ« po i pĂ«rgatitet kĂ«tij procesi.
NjĂ« volum i tillĂ« dokumentesh, qĂ« do tĂ« kishte sfiduar edhe gjykimet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« historisĂ« moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po pĂ«rdoret kĂ«tu jo pĂ«r tĂ« zbardhur tĂ« vĂ«rtetĂ«n, por pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« praktikisht tĂ« pamundur ushtrimin e sĂ« drejtĂ«s sime kushtetuese pĂ«r tâu mbrojtur. NĂ« kĂ«to kushte, Ă«shtĂ« e qartĂ« se procesi rrezikon tĂ« humbasĂ« karakterin e tij gjyqĂ«sor dhe tĂ« kthehet nĂ« njĂ« procedurĂ« formale ku volumi i akteve zĂ«vendĂ«son dijeninĂ«, ndĂ«rsa mungesa e aksesit zĂ«vendĂ«son mbrojtjen.
Ndaj, znj. Gjyqtare, jam para jush sot për të paraqitur dy kërkesa themelore, kërkesa të cilat nuk burojnë nga statusi im publik, por nga atributi im më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm: ai i qytetarit të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto kërkesa nuk pranohen, atëherë faktikisht po më përjashtoni nga ky proces gjyqësor, një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal.
Por, nĂ«se nuk mĂ« bĂ«hen tĂ« ditura tĂ« gjitha aspektet e tij, nĂ«se nuk mĂ« garantohet e drejta pĂ«r tâu mbrojtur dhe nĂ«se nuk trajtohem me dinjitetin qĂ« i takon çdo qytetari tĂ« kĂ«tij vendi, çdo qytetari qĂ« beson nĂ« standardet evropiane tĂ« procesit tĂ« drejtĂ«, atĂ«herĂ« mĂ« keni treguar âderĂ«nâ nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« cinike tĂ« mundshme. NĂ« atĂ« moment, gjykata e ka konsideruar prezencĂ«n time dhe pjesĂ«marrjen time jo tĂ« panevojshme, por tĂ« pakuptimtĂ«, sepse nuk mund tĂ« ketĂ« pjesĂ«marrje reale aty ku mungon mbrojtja reale.
1.Kërkesa për respektimin e dinjitetit, prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për mbrojtje efektive
Znj. Gjyqtare, qëndrimi im prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, në prani të këtij trupi gjykues, përbën një shkelje të qartë dhe të vazhdueshme të:
* dinjitetit tim njerëzor,
* prezumimit të pafajësisë,
* të drejtës sime për mbrojtje efektive,
* dhe të vetë perceptimit të paanshmërisë së gjykatës.
Ky pozicionim fizik, i pazakontĂ« pĂ«r njĂ« vend qĂ« aspiron standarde evropiane, transmeton automatikisht njĂ« imazh kriminalizues, krijon idenĂ« se jam njĂ« person âi rrezikshĂ«mâ, dhe ushqen, qoftĂ« edhe pavetĂ«dijshĂ«m, paragjykime tĂ« brendshme brenda vetĂ« trupĂ«s gjykuese. Dua tĂ« jem shumĂ« i qartĂ«: KĂ«to nuk janĂ« ankesa personale. KĂ«to janĂ« standarde tĂ« sanksionuara ndĂ«rkombĂ«tarisht, tĂ« cilat çdo gjykatĂ« e njĂ« shteti anĂ«tar tĂ« KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s Ă«shtĂ« e detyruar tâi respektojĂ«.
Dua të sjell në vëmendje një fakt të pakontestueshëm: para pak ditësh unë kam qenë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit dhe aty kam qenë i ulur, jo i mbyllur në kafaz. Nuk pati asnjë shqetësim, asnjë incident, asnjë arsye sigurie. Nëse gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar se unë mund të paraqitem i lirë dhe me dinjitet para saj, është e pakuptimtë që në një gjykatë më të ulët të paraqitem si kërcënim për rendin publik.
Ky standard i dyfishtë nuk qëndron dhe nuk mund të justifikohet.
- Praktika e GJEDNJ: Kafazi = shkelje e neneve 3 dhe 6 të KEDNJ
Znj. Gjyqtare, standardet e GjykatĂ«s Evropiane tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut janĂ« tĂ« qarta dhe tĂ« padiskutueshme: vendosja e tĂ« pandehurit nĂ« njĂ« kafaz Ă«shtĂ« trajtim degradues, poshtĂ«rues dhe nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me nenin 3 dhe nenin 6 tĂ« KEDNJ. NĂ« çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundĂ«r RusisĂ«, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e tĂ« pandehurit nĂ« njĂ« kafaz metalik pĂ«rbĂ«n trajtim degradues dhe dĂ«mton rĂ«ndĂ« prezumimin e pafajĂ«sisĂ«. NĂ« çështjen Ashot Harutyunyan kundĂ«r ArmenisĂ«, Gjykata theksoi se njĂ« âkafaz hekuriâ krijon menjĂ«herĂ« perceptimin se i akuzuari Ă«shtĂ« njĂ« âkriminel i rrezikshĂ«mâ, sidomos nĂ« rastet, si ky i imi, ku nuk ekziston asnjĂ« rrezik real pĂ«r sigurinĂ« publike.
Në çështjen Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë, GJEDNJ ishte edhe më e prerë:
mbajtja e të pandehurve në kafaz:
* dëmtoi komunikimin me mbrojtësit,
* kufizoi pjesëmarrjen reale dhe të ndërgjegjshme në proces,
* minoi të drejtën për një proces të drejtë.
Të gjitha këto standarde janë të detyrueshme edhe për këtë gjykatë dhe në asnjërën prej këtyre çështjeve nuk u gjet ndonjë rrezik konkret që ta justifikonte këtë masë. Ashtu si në rastin tim, nuk ka asnjë arsye ligjore, logjike apo faktike për të më mbajtur në këtë kafaz. Asnjë.
Kafazi dëmton mbrojtjen time dhe të drejtën për proces të rregullt
Znj. Gjyqtare, kjo strukturë metalike ku jam vendosur nuk është një detaj fizik i sallës, është një pengesë e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme për të ushtruar të drejtat e mia themelore dhe një pabarazi proçeduriale ulëritëse. Ky kafaz më pengon:
* të komunikoj lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit e mi,
* të ndjPo ek procesin në mënyrë aktive,
* të kontribuoj realisht në mbrojtjen time,
* të kem pozitë të barabartë proçeduriale me palën akuzuese,
* dhe të ruaj dinjitetin që i detyrohet çdo qytetari në një sallë gjyqi.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në çështjet Moisejevs kundër Lituanisë dhe A.B. kundër Rusisë, ka qenë e prerë: mbajtja e të pandehurit në kafaz cenon mënyrë të pakthyeshme të drejtën për mbrojtje efektive, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 6(3)(b) dhe (c) të KEDNJ. Ky është pikërisht rasti im. Ndaj, kërkesa ime nuk është as privilegj, as përjashtim:
kërkoj thjesht të trajtohem si një qytetar që gëzon prezumimin e pafajësisë dhe barazi proçeduriale, dhe jo si një person i rrezikshëm që duhet ekspozuar në një formë poshtëruese dhe paragjykuese.
E drejta ime pĂ«r tâu njohur me aktet e dosjes e mohuar plotĂ«sisht deri sot
Znj. Gjyqtare, ashtu siç theksova më lart edhe me një kërkesë time zyrtare paraqitur kësaj gjykate, deri në këtë moment unë nuk jam njohur asnjëherë, as për një ditë, as për një faqe, me përmbajtjen e dosjes penale që numëron rreth 60.000 faqe.
USB-ja qĂ« prokuroria i ka pĂ«rcjellĂ« avokatĂ«ve tĂ« mi nuk mund tĂ« mĂ« dorĂ«zohet ligjĂ«risht, sepse rregullorja e paraburgimit ndalon pĂ«rdorimin e çdo pajisjeje elektronike. Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« kufizim i rastĂ«sishĂ«m: Ă«shtĂ« njĂ« pamundĂ«si objektive, e cila e bĂ«n formal çdo pretendim se âdosja mĂ« Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dispozicionâ. Si pasojĂ«:
* nuk kam parë asnjë faqe të dosjes,
* nuk kam pasur asnjë mundësi reale të kuptoj akuzën ndaj meje,
* nuk kam pasur asnjë mjet për të përgatitur mbrojtjen,
* dhe kështu, e drejta ime për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.
Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« problem procedurial. ĂshtĂ« njĂ« shkelje thelbĂ«sore e nenit 31 tĂ« KushtetutĂ«s, nenit 6 tĂ« KEDNJ, dhe njĂ« cenim i drejtpĂ«rdrejtĂ« i vetĂ« kuptimit tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor.
Neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë më garanton:
* të vihem në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që më bëhet, për të drejtat e mia,
* të kem kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen vetë;
* të mbrohem vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij
Neni 6 paragrafi 3 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut më rikonfirmon të njëjtat garanci dhe,
Neni 34/a i Kodit të Procedurës Penale më garanton:
* të njihem me materialet e çështjes,
* të kem lehtësitë e nevojshme për mbrojtje,
* të komunikoj privatisht me mbrojtësin,
* të marr pjesë në mënyrë aktive në proces.
Asnjë nga këto nuk është respektuar.
Znj. Gjyqtare, pas rreth 300 ditĂ«sh nĂ« paraburgim, jam sot pĂ«rpara jush pĂ«r tâJu marr vetĂ«m tre minuta me vetĂ«m me tre kĂ«rkesa elementare. Tre kĂ«rkesa qĂ« nuk kĂ«rkojnĂ« as privilegj, as pĂ«rjashtim, por vetĂ«m respektimin minimal tĂ« tĂ« drejtave qĂ« Kushtetuta ua njeh tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve.
Kërkesat e mia konkrete sot
1.Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ, që e konsiderojnë këtë praktikë trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.
2.Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.
3.Shtyrjen e procedurĂ«s, derisa kjo e drejtĂ« elementare, e drejta pĂ«r tâu mbrojtur, tĂ« mĂ« garantohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« dhe efektive. AsnjĂ« proces i drejtĂ« nuk mund tĂ« vazhdojĂ« pa respektuar kĂ«to tre kushte minimale.
UnĂ« jam kĂ«tu i thirrur nga ana Juaj, pĂ«r tâu mbrojtur, jo pĂ«r tâu poshtĂ«ruar. Jam kĂ«tu si njĂ« i qytetar i njĂ« vendi demokratik dhe tĂ« lirĂ« qĂ« kĂ«rkon tĂ« drejtĂ«n e tij, por gjithashtu edhe si Kryetari i BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, i vetĂ«dijshĂ«m se ky proces prek jo vetĂ«m lirinĂ« time, por edhe parimet mĂ« themelore mbi tĂ« cilat ndĂ«rtohet drejtĂ«sia nĂ« kĂ«tĂ« vend dhe pĂ«r tĂ« cilat si njĂ« i votuar kam pjesĂ«n time tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«.
Dua ta them qartë: drejtësia nuk ndërtohet mbi kafaze, nuk ndërtohet mbi perceptime kriminalizuese dhe nuk ndërtohet duke shkelur të drejtën themelore të mbrojtjes. Unë pres drejtësi me standarte evropiane ose refuzoj të bëhem pjesë e një procedure poshtëruese që nuk e meriton asnjë qytetar i këtij vendi.
E nderuara gjykatë, me besimin e plotë për përmbushjen e një procesi të rregullt ligjor kërkoj vendimmarrjen tuaj për këto kërkesa.
The post Zbardhen kërkesat e Erion Veliajt në GJKKO/ Ja pretendimet e kryetarit të Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.