❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekskluzive | TĂ« shtĂ«na me armĂ« pranĂ« shkollĂ«s “Don Bosko” nĂ« PrishtinĂ« – shĂ«njestĂ«r njĂ« i mitur, Policia nĂ« kĂ«rkim tĂ« tĂ« dyshuarit

Një incident tejet shqetësues ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë, ku një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një të mituri, duke shkaktuar panik në një zonë të frekuentuar nga nxënës dhe qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 09.02.2026, rreth orĂ«s 13:50, nĂ« rrugĂ«n “12 Qershori”, nĂ« afĂ«rsi tĂ« shkollĂ«s “Don Bosko”. Policia ka pranuar informatĂ«n pĂ«r tĂ« shtĂ«na me armĂ« dhe menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitĂ« policore, hetimet dhe krim-teknika.

Në lokacion janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa pas shikimit të kamerave të sigurisë është konstatuar se një person është futur në një lokal dhe ka shtënë me armë në drejtim të viktimës E.G., rreth 17-vjeçar, pa shkaktuar lëndime fizike tek i mituri apo personat tjerë të pranishëm.

Pas intervistimit tĂ« viktimĂ«s dhe dĂ«shmitarĂ«ve, hetuesi kujdestar ka njoftuar Prokuroren kujdestare, e cila ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet pĂ«r tri vepra penale: “PĂ«rdorimi i armĂ«s apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«m”, “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim i paautorizuar i armĂ«ve” dhe “Shkaktimi i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”.

Njësia e hetimeve ka marrë përsipër trajtimin e rastit dhe është në proces të identifikimit të personit të dyshuar, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë intensivisht.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, i cili ka ndodhur në një zonë të ndjeshme dhe ka vënë seriozisht në rrezik sigurinë publike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | TĂ« shtĂ«na me armĂ« pranĂ« shkollĂ«s “Don Bosko” nĂ« PrishtinĂ« – shĂ«njestĂ«r njĂ« i mitur, Policia nĂ« kĂ«rkim tĂ« tĂ« dyshuarit appeared first on Sinjali.

Tërmeti, Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se sonte nĂ« orĂ«n 22:05 territori i KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht zona juglindore Prizren–ShtĂ«rpcĂ«, Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 sipas shkallĂ«s Rihter dhe intensitet VI ballĂ« tĂ« shkallĂ«s sĂ« Merkalit.

Sipas AME-së, tërmeti ka pasur thellësi hipoqendrore prej rreth 5 kilometrash, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit, me koordinata gjeografike 42.144 dhe 20.985.

“TĂ«rmeti Ă«shtĂ« ndier dukshĂ«m nga qytetarĂ«t nĂ« pjesĂ« tĂ« ndryshme tĂ« KosovĂ«s. PĂ«r shkak tĂ« forcĂ«s sĂ« tij, ky sizmicitet ka pasur potencial pĂ«r tĂ« rrezikuar qytetarĂ«t dhe pĂ«r tĂ« shkaktuar dĂ«me materiale tĂ« lehta. NjĂ«kohĂ«sisht, kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit Ă«shtĂ« zonĂ« sizmogjene aktive, ashtu siç paraqitet edhe nĂ« HartĂ«n e Rrezikut Sizmik pĂ«r KosovĂ«n. Deri nĂ« kĂ«to momente, nuk ka raportime zyrtare pĂ«r dĂ«me serioze apo persona tĂ« lĂ«nduar. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe po e monitorojnĂ« situatĂ«n nĂ« vazhdimĂ«si”, ka njoftuar AME. 

Komunikata e plotë:

NJOFTIM PËR QYTETARËT – TËRMET

Të nderuar qytetarë,

Bazuar në të dhënat e Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare, si dhe në analizën numerike të ngjarjes sizmike, ju njoftojmë se:

MĂ« 10.02.2026, nĂ« ora 22:05 sipas kohĂ«s lokale, territori i KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht zona juglindore (Prizren–ShtĂ«rpcĂ«), Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 sipas shkallĂ«s Rihter, respektivisht me intensitet VI ballĂ« tĂ« shkallĂ«s sĂ« Merkalit.

 ‱ ThellĂ«sia hipoqendrore: 5 km.

 ‱ Epiqendra: 23 km nĂ« lindje tĂ« Prizrenit.

 ‱ Koordinatat gjeografike: 42.144; 20.985.

Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës. Për shkak të forcës së tij, ky sizmicitet ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehta. Njëkohësisht, kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç paraqitet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën.

Deri në këto momente, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar. Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi.

Udhëzime për qytetarët:

 ‱ Ruani qetĂ«sinĂ« dhe informohuni vetĂ«m nga burime zyrtare.

 ‱ NĂ« rast tĂ« lĂ«kundjeve tĂ« tjera, qĂ«ndroni larg dritareve dhe objekteve qĂ« mund tĂ« bien dhe shkaktojne lendime.

 ‱ NĂ« ambiente tĂ« mbyllura, strehohuni nĂ«n njĂ« tavolinĂ« tĂ« fortĂ« ose pranĂ« njĂ« muri mbajtĂ«s-shtyllave betoni.

 ‱ Pas pĂ«rfundimit tĂ« lĂ«kundjeve, dilni me qetĂ«si nĂ« hapĂ«sira tĂ« hapura.

 ‱ Mos pĂ«rdorni ashensorĂ«t dhe shmangni pĂ«rdorimin e panevojshĂ«m tĂ« automjeteve.

 ‱ Kontrolloni me kujdes banesat pĂ«r dĂ«mtime eventuale dhe ndihmoni personat nĂ« nevojĂ«.

Çdo informacion shtesĂ« do tĂ« komunikohet nĂ« kohĂ« reale pĂ«rmes institucioneve zyrtare. Numrat emergjent :112 , 193 ose 192 jane ne dispozicionin tuaj 24/7

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tërmeti, Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Prizreni është zonë sizmogjene aktive appeared first on Sinjali.

Në 30 ditët e fundit, në Kosovë u regjistruan 36 tërmete me intensitet të ulët

Kosova ka shënuar aktivitet sizmik gjatë ditëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara nga faqja ndërkombëtare VolcanoDiscovery, e cila monitoron lëvizjet sizmike në mbarë botën.

Sipas këtyre të dhënave, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar disa tërmete me magnitudë mbi 2 ballë, ku më i forti ka arritur magnitudën 4.8.

15 tërmete brenda një jave

Raporti tregon se gjatë shtatë ditëve të fundit në territorin e Kosovës janë evidentuar gjithsej 15 tërmete, me magnitudë maksimale deri në 4.8.

Nga këto, një tërmet ka qenë mbi magnitudë 4, një tjetër ka qenë ndërmjet magnitudës 3 dhe 4, gjashtë tërmete janë regjistruar në intervalin nga 2 deri në 3 ballë, ndërsa shtatë lëkundje të tjera kanë qenë nën magnitudë 2, të cilat zakonisht nuk ndihen nga qytetarët.

Tërmeti më i fortë i regjistruar më 10 shkurt

Sipas VolcanoDiscovery, tërmeti më i fortë i regjistruar sonte, me epiqendër në zonën e Shtërpcës, me 4.6.

Statistika afatgjata të tërmeteve

Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë 12 muajve të fundit në Kosovë dhe zonat përreth janë regjistruar mbi 300 tërmete të magnitudave të ndryshme, shumica prej tyre me intensitet të ulët.

Në dhjetë vitet e fundit, numri i përgjithshëm i tërmeteve të regjistruara tejkalon shifrën prej 2 mijë.

Institucionet përgjegjëse vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në 30 ditët e fundit, në Kosovë u regjistruan 36 tërmete me intensitet të ulët appeared first on Sinjali.

TĂ«rmeti nĂ« KosovĂ«, Federata e Sportit Shkollor: S’ka rrezik pĂ«r nxĂ«nĂ«sit nĂ« BrezovicĂ«

Federata e Sportit Shkollor tĂ« KosovĂ«s ka njoftuar se tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit pjesĂ«marrĂ«s nĂ« programin “Drejt Malit”, tĂ« akomoduar nĂ« QendrĂ«n e Skijimit nĂ« BrezovicĂ«, janĂ« tĂ« sigurt dhe nĂ« gjendje tĂ« mirĂ« shĂ«ndetĂ«sore pas lĂ«kundjeve sizmike tĂ« ndodhura sonte nĂ« KosovĂ« dhe rajon.

Sipas Federatës, ekipi i programit është vazhdimisht pranë nxënësve, në bashkëpunim me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe strukturat përgjegjëse të qendrës së skijimit. Janë kryer verifikimet e nevojshme në hapësirat e akomodimit dhe të aktiviteteve, pa u evidentuar ndonjë rrezik apo incident.

Federata bën të ditur se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se është në koordinim të plotë me institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë maksimale të nxënësve dhe stafit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post TĂ«rmeti nĂ« KosovĂ«, Federata e Sportit Shkollor: S’ka rrezik pĂ«r nxĂ«nĂ«sit nĂ« BrezovicĂ« appeared first on Sinjali.

Lëkundje tërmeti edhe në Turqi

Shteti turk është goditur nga një tërmet.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se në qytetin Kemah të provincës Erzincan ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.1 shkallësh të Rihterit.

Sipas informacioneve të dhëna nga AFAD, tërmeti u regjistrua në orën 00:38 të natës dhe epiqendrën e kishte në një thellësi prej 7.02 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Për momentin nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.

#DEPREM
BĂŒyĂŒklĂŒk:4.1 (Mw)
Yer:Kemah (Erzincan)
Tarih:2026-02-11
Saat:00:38:28 TSİ
Enlem:39.705 N
Boylam:38.80667 E
Derinlik:7.02 km
Detay:https://t.co/z8N42YTSpK@afadbaskanlik @trthaber @anadoluajansi

— AFAD Deprem (@DepremDairesi) February 10, 2026

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lëkundje tërmeti edhe në Turqi appeared first on Sinjali.

Sekretari i Trumpit e pranon se kishte vizituar ishullin e Epsteinit

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, ka konfirmuar se kishte vizituar ishullin e Jeffrey Epsteinit në vitin 2012, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e mëparshme se kishte shkëputur lidhjet me abuzuesin seksual vite më herët, përpara se ai të dënohej.

“Kam ngrĂ«nĂ« drekĂ« me tĂ«, ndĂ«rsa isha duke udhĂ«tuar gjatĂ« njĂ« pushimi familjar”, ka dĂ«shmuar Lutnick tĂ« martĂ«n nĂ« Capitol Hill. 

“Me mua ishte gruaja ime, katĂ«r fĂ«mijĂ«t e mi dhe dadoja
 HĂ«ngrĂ«m drekĂ« nĂ« ishull. Kjo Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. PĂ«r njĂ« orĂ«â€, ka shtuar ai.

Vizita është e përfshirë në dokumentet e Epsteinit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Disa ligjvënës kanë kërkuar dorëheqjen e Lutnickut, por të martën Shtëpia e Bardhë ka thënë se ai gëzon mbështetjen e plotë të presidentit Donald Trump.

Sekretari i Tregtisë kishte deklaruar më parë para Kongresit se i kishte ndërprerë lidhjet me Epsteinin në vitin 2005, pasi financieri i ndjerë, një fqinj i Lutnickut në New York, kishte përdorur aludime seksuale për të shpjeguar pse kishte një tavolinë masazhi në një dhomë të shtëpisë së tij.

NĂ« dĂ«shminĂ« e sĂ« martĂ«s, ai ka thĂ«nĂ« se “gjatĂ« 14 vjetĂ«ve pasuese, e kam takuar edhe dy herĂ« tĂ« tjera, aq sa mĂ« kujtohet”. 

Dokumentet e Departamentit të Drejtësisë tregojnë se Lutnick e kishte vizituar ishullin karaibian të Epsteinit më 23 dhjetor 2012, gati katër vjet pasi Epsteini ishte dënuar për abuzim seksual.

Ndërkaq, dëshmia e Lutnickut në Capitol Hill shënon herën e parë që ai e konfirmoi publikisht këtë vizitë.

“Nuk e mbaj mend pse e bĂ«mĂ«, por e bĂ«mĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai tĂ« martĂ«n, duke iu referuar drekĂ«s.

Lutnick nuk është akuzuar për asnjë shkelje ligjore në lidhje me Epsteinin.

Takimi tjetër, përveç atij në ishull, kishte ndodhur rreth një vit e gjysmë më vonë, për të cilin, Lutnick ka thënë se kishte pasur një takim njëorësh me Epsteinin.

“GjatĂ« njĂ« periudhe 14-vjeçare, nuk kam pasur asnjĂ« marrĂ«dhĂ«nie me tĂ«, pothuajse nuk kam pasur fare lidhje me atĂ« person”, ka shtuar ai.

Dosjet Epstein kanë shkaktuar reagime të mëdha në SHBA dhe Evropë për shkak të përfshirjes së figurave të profilit të lartë në raporte me të dënuarin për abuzim seksual, financierin e ndjerë, Jeffrey Epstein.

Epstein ka vdekur në një burg të Neë Yorkut në gusht të vitit 2019, teksa priste gjykimin për trafikim seksual. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekretari i Trumpit e pranon se kishte vizituar ishullin e Epsteinit appeared first on Sinjali.

Drejtori pĂ«r Siguri dhe Emergjenca nĂ« KomunĂ«n e PrishtinĂ«s: S’ka raportime pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar as pĂ«r dĂ«me serioze

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, është deklaruar pas tërmetit që ndodhi në Kosovë, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë qetësinë.

Fushtica shkruan nĂ« FB-nĂ« e tij se “deri nĂ« kĂ«to momente, nuk ka raportime zyrtare pĂ«r dĂ«me serioze apo persona tĂ« lĂ«nduar. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe po e monitorojnĂ« situatĂ«n nĂ« vazhdimĂ«si”.

Postimi i tij i plotë:

Bazuar në të dhënat e Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare, si dhe në analizën numerike të ngjarjes sizmike, ju njoftojmë se:

MĂ« 10.02.2026, nĂ« ora 22:05 sipas kohĂ«s lokale, territori i KosovĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht zona juglindore (Prizren–ShtĂ«rpcĂ«), Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 4.8 sipas shkallĂ«s Rihter, respektivisht me intensitet VI ballĂ« tĂ« shkallĂ«s sĂ« Merkalit.

 ‱ ThellĂ«sia hipoqendrore: 5 km

 ‱ Epiqendra: 23 km nĂ« lindje tĂ« Prizrenit

 ‱ Koordinatat gjeografike: 42.144; 20.985

Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës. Për shkak të forcës së tij, ky sizmicitet ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehta. Njëkohësisht, kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç paraqitet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën.

Deri në këto momente, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar. Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi.

Udhëzime për qytetarët:

 ‱ Ruani qetĂ«sinĂ« dhe informohuni vetĂ«m nga burime zyrtare.

 ‱ NĂ« rast tĂ« lĂ«kundjeve tĂ« tjera, qĂ«ndroni larg dritareve dhe objekteve qĂ« mund tĂ« bien.

 ‱ NĂ« ambiente tĂ« mbyllura, strehohuni nĂ«n njĂ« tavolinĂ« tĂ« fortĂ« ose pranĂ« njĂ« muri mbajtĂ«s.

 ‱ Pas pĂ«rfundimit tĂ« lĂ«kundjeve, dilni me qetĂ«si nĂ« hapĂ«sira tĂ« hapura.

 ‱ Mos pĂ«rdorni ashensorĂ«t dhe shmangni pĂ«rdorimin e panevojshĂ«m tĂ« automjeteve.

 ‱ Kontrolloni me kujdes banesat pĂ«r dĂ«mtime eventuale dhe ndihmoni personat nĂ« nevojĂ«.

Çdo informacion shtesĂ« do tĂ« komunikohet nĂ« kohĂ« reale pĂ«rmes kanaleve zyrtare.

Faleminderit për qetësinë dhe bashkëpunimin tuaj.

Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor.

Ndërsa, Komuna e Prishtinës njofton se institucionet përkatëse po e monitorojnë situatën në vazhdimësi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejtori pĂ«r Siguri dhe Emergjenca nĂ« KomunĂ«n e PrishtinĂ«s: S’ka raportime pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar as pĂ«r dĂ«me serioze appeared first on Sinjali.

NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it dhe në Banjskë

NATO i kushton vëmendje të madhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht duke pasur parasysh tendencat shqetësuese të viteve të fundit, tha një zyrtar i NATO-s, duke theksuar se për stabilitetin e rajonit një përgjegjësi të madhe mbajnë liderët lokalë.

NĂ« njĂ« bisedĂ« me gazetarĂ« nga Ballkani PerĂ«ndimor nĂ« Bruksel, zyrtari shtoi se rajoni ka njĂ« rĂ«ndĂ«si strategjike dhe se NATO mbetet thellĂ«sisht e angazhuar pĂ«r stabilitetin afatgjatĂ«, duke nĂ«nvizuar se “nuk do tĂ« lejojĂ« qĂ« tĂ« krijohet njĂ« vakum sigurie nĂ« rajon”, shkruan N1.

“Po shohim disa tendeca shqetĂ«suese nĂ« rajon, sidomos nĂ« vitet e fundit, tĂ« cilat kĂ«rkojnĂ« monitorim tĂ« kujdesshĂ«m tĂ« zhvillimeve”, tha ai, duke kujtuar sulmet nĂ« KosovĂ« nĂ« vitin 2023, tĂ« cilat shkaktuan shqetĂ«sime tĂ« mĂ«dha mes aleatĂ«ve, pasi ndikimi i tyre nuk kufizohet vetĂ«m nĂ« KosovĂ«, por mund tĂ« ketĂ« pasoja mĂ« tĂ« gjera, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, zyrtari përmendi edhe të të tjera shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, si fushatat e dezinformimit, kërcënimet hibride, tensionet politike, retorikën që nxit ndarje dhe mungesën e përparimit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk shohim rrezik pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zim, tĂ« paktĂ«n pĂ«r momentin, por ka shumĂ« arsye pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar vigjilentĂ« dhe tĂ« angazhuar, si dhe pĂ«r tĂ« vazhduar monitorimin e kujdesshĂ«m tĂ« situatĂ«s, gjĂ« qĂ« NATO po e bĂ«n dhe do tĂ« vazhdojĂ« ta bĂ«jĂ«â€, tha zyrtari.

Ai theksoi se ajo qĂ« ndodh nĂ« rajon nuk ndodh nĂ« njĂ« vakum “rajoni gjithashtu nuk Ă«shtĂ« imun ndaj tendencave dhe kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« jashtme, dhe mund tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i cenueshĂ«m pĂ«r shkak tĂ« ndjeshmĂ«risĂ« politike dhe tĂ« sigurisĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, besojmĂ« se NATO si aktor stabilizues dhe aktorĂ«t e tjerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« kanĂ« arsye tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m dhe mĂ« tĂ« angazhuar”.

Zyrtari shtoi se NATO, së bashku me Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar, mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por këto qëllime nuk mund të arrihen vetëm nga aktorët ndërkombëtarë. Përgjegjësia kryesore mbetet mbi liderët lokalë.

“PolitikanĂ«t dhe liderĂ«t lokalĂ« kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tĂ« ruajtur stabilitetin nĂ« vendet e tyre. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ne i bĂ«jmĂ« thirrje liderĂ«ve nĂ« BosnjĂ« e HercegovinĂ«, Serbi dhe KosovĂ« qĂ« tĂ« angazhohen nĂ« mĂ«nyrĂ« konstruktive pĂ«r tĂ« arritur prosperitet, paqe tĂ« qĂ«ndrueshme, stabilitet dhe pĂ«rparim nĂ« reformat dhe proceset e integrimit”, tha zyrtari para takimit tĂ« ministrave tĂ« Mbrojtjes tĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« NATO-s mĂ« 12 shkurt.

Zyrtari theksoi se Serbia është një partner i rëndësishëm i NATO-s për stabilitetin rajonal dhe se forcimi i marrëdhënieve është në interes të ndërsjellë.

Ai nënvizoi përsëri se aleanca ushtarake perëndimore kërkon përgjegjësi të plotë për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në muajin maj të vitit 2023 në Zveçan dhe për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të po atij viti.

Ai shtoi se ekzistojnë komunikime të rregullta mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfshirë edhe çështjet që lidhen me incidentet në Kosovë.

Siç rikujtoi ai, pas vitit 2023 numri i pjesëtarëve të KFOR-it u rrit me 1.000 ushtarë, por për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë, forcat po reduktohen gradualisht dhe po kthehen në nivelin para vitit 2023.

Aktualisht, KFOR-i ka mĂ« shumĂ« se 4600 pjesĂ«tarĂ« nga 33 vende dhe jep “njĂ« kontribut tĂ« prekshĂ«m pĂ«r paqen dhe stabilitetin nĂ« rajon”, tha zyrtari.

MegjithatĂ«, ai theksoi se Ă«shtĂ« e qartĂ« qĂ« zgjidhja “nuk Ă«shtĂ« ushtarake, por politike dhe pĂ«rmes dialogut”.

Për këtë arsye, NATO mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke shpresuar që së shpejti të ketë përparim, pasi kjo është thelbësore për stabilitetin afatgjatë të rajonit.

“Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«rgjegjĂ«si e komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar, por edhe e aktorĂ«ve nĂ« rajon qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrin hapat e nevojshĂ«m dhe kompromiset pĂ«r tĂ« arritur njĂ« zgjidhje tĂ« qĂ«ndrueshme”, shtoi zyrtari. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it dhe në Banjskë appeared first on Sinjali.

Gjendet pa shenja jete njĂ« grua nĂ« Prizren – trupi dĂ«rgohet nĂ« obduksion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prizren, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:00, në rrugën Saraqeve, ku ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e shtetases Edita Koska.

Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar pasi dëshmitari Sh.K kishte shkuar për ta vizituar të ndjerën (nusja e axhës së tij). Meqë nuk kishte marrë përgjigje nga brenda shtëpisë, ai ka dyshuar për gjendjen e saj shëndetësore dhe ka njoftuar shërbimet emergjente.

NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet policore dhe hetuesit e Stacionit Policor nĂ« Prizren. Pas konstatimit tĂ« vdekjes nga ana e mjekut, Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhĂ«ruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”.

Po ashtu, në vendngjarje kanë intervenuar edhe Hetimet Rajonale, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Burimet bëjnë me dije se e ndjera jetonte e vetme.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj vdekjeje

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet pa shenja jete njĂ« grua nĂ« Prizren – trupi dĂ«rgohet nĂ« obduksion appeared first on Sinjali.

MSHMS: 21 persona në QSUNT dhe te Trauma pas protestës, 19 prej tyre efektivë të policisë

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale informoi se gjatĂ« orĂ«ve tĂ« mbrĂ«mjes nĂ« Spitalin Universitar tĂ« TraumĂ«s dhe Spitalin Universitar “NĂ«nĂ« Tereza” janĂ« paraqitur 21 persona.

MSHMS njofton se 19 prej tyre efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike dhe një qytetar.

Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti B.N dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Gjithashtu, deputeti B.N, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.

Në SUT po trajtohet qytetari K.K., jashtë rrezikut për jetën.

NĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” janĂ« paraqitur 10 efektivĂ« policie me probleme shĂ«ndetĂ«sore, kryesisht intoksikacione dhe djegie tĂ« gjymtyrĂ«ve.

Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

Stafi mjekësor dhe infermieror i Shërbimit të Urgjencës Polivalente dhe i Shërbimit të Djegie-Plastikës ka qenë në gatishmëri të plotë për përballimin e rasteve dhe ofrimin e kujdesit mjekësor sipas protokolleve përkatëse.

/e.i/a.f/r.e/

The post MSHMS: 21 persona në QSUNT dhe te Trauma pas protestës, 19 prej tyre efektivë të policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmet i madh në Kosovë, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Richter ka goditur Kosovën mbrëmjen e së martës.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.

Tërmeti është ndier në pjesën më të madhe të vendit.

Tani për tani, nuk ka raportime për dëme materiale.

Sizmiologu kosovar, Shemsi Mustafa, shkroi në Facebook se shkalla e tërmetit ka pasur potencial për rrezik për qytetarët.

“Ky sizmicitet kishte potencialin t’i rrezikonte qytetarĂ«t dhe tĂ« shkaktonte ndonjĂ« dĂ«m material, pĂ«r shkak tĂ« forcĂ«s sĂ« madhe”, sipas tij.

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan Deklaratën Vjetore e të Ardhurave Personale, DIVA 2025 dhe rezultuan me tatim të mbipaguar nga zbritja e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit për fëmijët nën 18 vjeç.

Më shumë detaje këtu: https://monitor.al/hapen-aplikimet-per-perfitim-te-kompensimit-per-arsimin-procedura-dhe-dokumentacioni-qe-dorezohet/

Vlera e kompensimit nuk do të disbursohet menjëherë pas dorëzimit të kërkesës për rimbursim, në llogaritë bankare të përfituesve.

Administrata tatimore sqaroi se pas dorëzimit të kërkesës do të bëjë verifikimet e nevojshme të dokumentacionit justifikues të shpenzimeve të dorëzuara nga individët aplikues.

Duke qenĂ« se dhĂ«nia e kompensimit pĂ«r arsimin e fĂ«mijĂ«ve, zbatohet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, pritet qĂ« vlera e kompensimit tĂ« disbursohet njĂ« herĂ« nĂ« muaj pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« caktuar pĂ«rfituesish. Tatimet sqaruan se Ă«shtĂ« zgjedhur kjo procedurĂ« me qĂ«llim administrimin sa mĂ« efikas tĂ« numrit tĂ« lartĂ« tĂ« verifikimeve, tĂ« cilat para dhĂ«nies sĂ« kompensimit do t’i nĂ«nshtrohen edhe verifikimit tĂ« nevojshĂ«m tĂ« dokumentacionit tĂ« dorĂ«zuar.

Afati i lejuar për dorëzimin e kërkesës për rimbursim është 60 ditë pas plotësimit të DIVA.

Ndërsa afati për plotësimin e DIVA 2025 është deri më 31 Mars.

Pas plotĂ«simit dhe dorĂ«zimit tĂ« DIVA, kĂ«rkesa pĂ«r pĂ«rfitimin e kompensimit do tĂ« bĂ«het nĂ«pĂ«rmjet sistemit e-Filing, nĂ« rubrikĂ«n “Pyetje tĂ« PĂ«rgjithshme”, ku krahas dokumentit me tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« personale bankare (IBAN), pĂ«rfituesit duhet tĂ« ngarkojnĂ«, edhe certifikatĂ«n familjare dhe dokumentacionin justifikues qĂ« vĂ«rteton shpenzimet e kryera pĂ«r arsimimin e fĂ«mijĂ«ve, si: kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesĂ«s (faturat) pĂ«r fĂ«mijĂ«t, dokumentet (faturat) pĂ«r fĂ«mijĂ«t, dokumentet (faturat) pĂ«r pagesĂ«n e gjuhĂ«ve tĂ« huaja etj.

Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për kompensimin e arsimit është në vlerën e 15 mln eurove.

Administrata tatimore parashikon që në total numri i individëve që do të plotësojnë dhe dorëzojnë DIVA 2025 të arrijë në 200 mijë.

Për shkak të aplikimeve të zbritjes së shpenzimeve për arsimin e fëmijëve me vlerë 48 mijë lekë dhe 100 mijë lekë DIVA po plotësohet edhe nga individët që nuk kanë detyrimin ta dorëzojnë, pra ata me të ardhura bruto vjetore nën 1.2 mln lekë.

Për shkak të këtyre ndryshimeve, krahasuar me deklarimet e bëra në 2025 për DIVA 2024, parashikon që numri i deklaruesve të rritet me rreth 75.5 mijë apo 60% më tepër./ Dorina Azo

https://monitor.al/hapet-aplikimi-per-diva-e-tax-llogarit-automatikisht-kompensimin-e-arsimit/

 

The post Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve appeared first on Revista Monitor.

Indeksi i korrupsionit: ShqipĂ«ria nĂ«n “lupĂ«â€ pĂ«r Sazanin, institucionet e dobĂ«ta mbeten pengesĂ«

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2025, i publikuar nga Transparency International së fundmi vuri në dukje se institucionet e dobëta dhe prapambetja demokratike po nxisin korrupsionin dhe po tkurrin hapësirën e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke lënë rajonin në një nivel mesatar prej vetëm 34 pikësh nga 100 të mundshme.

Sipas raportit të posaçëm Rajoni i Ballkanit për një dekadë rresht nuk ka bërë hapa para me reformat. Korrupsioni po gjen terren për shkak të tkurrjes së hapësirës qytetare dhe kontrollit mbi institucionet e pavarura. Në rastin specifik të Shqipërisë, e cila vlerësohet me 39 pikë, raporti i këtij viti vendos gishtin në mungesën e transparencës në projektet strategjike të investimeve.

NjĂ« shembull konkret qĂ« pĂ«rmendet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare tĂ« CPI-sĂ« Ă«shtĂ« rreziku i degradimit mjedisor nĂ« ishullin e Sazanit, ku procedurat e pakontrolluara dhe mungesa e konkurrencĂ«s e vĂ«nĂ« pasurinĂ« kombĂ«tare nĂ« rrezik korrupsioni. Ky rast ilustron njĂ« tendencĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« rajonale ku qeveritĂ« po pezullojnĂ« rregullat e transparencĂ«s pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« kompetenca tĂ« pakontrolluara projekteve me vlerĂ« tĂ« lartĂ«, duke gĂ«rryer besimin e publikut dhe duke e lĂ«nĂ« mjedisin nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« interesave tĂ« investitorĂ«ve privatĂ«.

Përqendrimi i pushtetit dhe ndikimi i tepruar mbi sistemin gjyqësor mbeten shqetësime kyçe, pasi këta faktorë po dobësojnë sistemin e kontrolleve dhe balancave që duhet të mbikëqyrin institucionet publike.

Ndërsa në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit vihet re një presion i shtuar mbi shoqërinë civile dhe mediat e pavarura, reagimi gjyqësor mbetet i pafuqishëm për të goditur abuzimet në nivele të larta.

Kjo situatë krijon paradokse ku, ndonëse ligjet miratohen, zbatimi i tyre sabotohet nga sulmet qeveritare ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që guxojnë të hetojnë anëtarë të kabineteve. Ky trend prapambetës në Ballkan bie në kontrast të fortë me zhvillimet në vende si Ukraina dhe Moldavia, të cilat, pavarësisht presioneve të forta gjeopolitike, po forcojnë verifikimin gjyqësor dhe po arrijnë dënime në raste politikisht të ndjeshme falë një shoqërie civile mjaft aktive, vë në dukje raporti.

Transparency International nënvizon se për Shqipërinë, progresi i ardhshëm do të varet tërësisht nga vullneti politik për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe për të siguruar që burimet natyrore, si ato në zonat bregdetare, të mos trajtohen si mallra për shkëmbim pa mbikëqyrje publike.

Pa këto ndryshime rrënjësore, konvergjenca me standardet demokratike të Bashkimit Evropian do të mbetet një aspiratë e largët, ndërsa qytetarët do të vazhdojnë të mbeten të prekshëm ndaj abuzimit të pushtetit të rrënjosur që po favorizon një pakicë në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar./ B.Hoxha

 

Indeksi/ Korrupsioni përkeqësohet globalisht, Shqipëria nën mesataren, bie 11 vende nga renditja

 

The post Indeksi i korrupsionit: ShqipĂ«ria nĂ«n “lupĂ«â€ pĂ«r Sazanin, institucionet e dobĂ«ta mbeten pengesĂ« appeared first on Revista Monitor.

ShqipĂ«ria “ngec” tek aftĂ«sitĂ« dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve tĂ« BE

Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF).

Raporti evidenton se “rezultatet e dobĂ«ta nĂ« shkrim-lexim, matematikĂ« dhe shkenca te tĂ« rinjtĂ«, tĂ« kombinuara me kapacitete tĂ« kufizuara mĂ«simdhĂ«nieje, materiale tĂ« vjetruara dhe mungesĂ« infrastrukture digjitale, po dĂ«mtojnĂ« pĂ«rgatitjen e brezit tĂ« ri pĂ«r tregun e punĂ«s. ShqipĂ«ria renditet poshtĂ« mesatares sĂ« EvropĂ«s Juglindore dhe dukshĂ«m mĂ« poshtĂ« se standardet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r aftĂ«sitĂ« themelore.”

Raporti nënvizon se djemtë përballen me nivele shumë të ulëta të shkrim-leximit dhe aftësive bazë, me mbi 80% të tyre që performojnë në ose nën nivelin minimal të testimeve ndërkombëtare, duke reflektuar dobësi strukturore në arsimin profesional fillestar. Vajzat, ndonëse shfaqin aftësi më të mira organizative dhe komunikuese, mbeten të kufizuara nga zgjedhje profesionale të forta sipas gjinisë, çka redukton zhvillimin e kompetencave teknike dhe digjitale.

DobĂ«sitĂ« janĂ« edhe mĂ« tĂ« theksuara te tĂ« rriturit. “PavarĂ«sisht niveleve tĂ« larta formale tĂ« shkrim-leximit, pjesĂ«marrja nĂ« arsimin gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s mbetet nĂ«n 1%, ndĂ«rsa aftĂ«sitĂ« digjitale tĂ« avancuara janĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« ulĂ«tat nĂ« EvropĂ«. VetĂ«m njĂ« pakicĂ« e vogĂ«l e tĂ« rriturve zotĂ«ron njohuri bazĂ« tĂ« teknologjisĂ« sĂ« informacionit, duke kufizuar produktivitetin dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r riorientim profesional,” vĂ«ren raporti.

PabarazitĂ« gjinore dhe territoriale mbeten shqetĂ«suese. Raporti thekson se “gratĂ« dhe zonat rurale pĂ«rballen me akses mĂ« tĂ« kufizuar nĂ« aftĂ«si digjitale dhe numerike, duke thelluar hendekun mes kĂ«rkesave tĂ« ekonomisĂ« moderne dhe kapaciteteve reale tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore shqiptare.”

TĂ« dhĂ«nat e pĂ«rdorura pĂ«r llogaritjen e SPI-ve (Treguesi i PanoramĂ«s sĂ« AftĂ«sive) tregojnĂ« dobĂ«si konkrete nĂ« aftĂ«sitĂ« digjitale: “VetĂ«m 10.1 % e grave dhe 8.7 % e burrave mund tĂ« pĂ«rdorin formula bazĂ« nĂ« fletĂ«-llogaritĂ«se, ndĂ«rsa 16.3 % dhe 17.6 % pĂ«rkatĂ«sisht mund tĂ« krijojnĂ« prezantime elektronike.

VetĂ«m rreth njĂ« nĂ« pesĂ« persona mund tĂ« transferojnĂ« skedarĂ« midis pajisjeve ose tĂ« konfigurojnĂ« programe dhe aplikacione, dhe mĂ« pak se 5 % kanĂ« pĂ«rfunduar njĂ« kurs online.”/ N.Maho

The post ShqipĂ«ria “ngec” tek aftĂ«sitĂ« dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve tĂ« BE appeared first on Revista Monitor.

Bridge returned error 400! (20495)

400 Bad Request

This is usually caused by an incorrectly constructed http request.

https://developer.mozilla.org/en-US/docs/Web/HTTP/Status/400

Details

Type: HttpException
Code: 400
Message: https://www.tiktok.com/embed/@news24.al resulted in 400 Bad Request
File: lib/http.php
Line: 36

Trace

#0 index.php(73): RssBridge->main()
#1 lib/RssBridge.php(39): RssBridge->{closure}()
#2 lib/RssBridge.php(37): CacheMiddleware->__invoke()
#3 middlewares/CacheMiddleware.php(44): RssBridge->{closure}()
#4 lib/RssBridge.php(37): ExceptionMiddleware->__invoke()
#5 middlewares/ExceptionMiddleware.php(17): RssBridge->{closure}()
#6 lib/RssBridge.php(37): SecurityMiddleware->__invoke()
#7 middlewares/SecurityMiddleware.php(19): RssBridge->{closure}()
#8 lib/RssBridge.php(37): MaintenanceMiddleware->__invoke()
#9 middlewares/MaintenanceMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#10 lib/RssBridge.php(37): BasicAuthMiddleware->__invoke()
#11 middlewares/BasicAuthMiddleware.php(13): RssBridge->{closure}()
#12 lib/RssBridge.php(37): TokenAuthenticationMiddleware->__invoke()
#13 middlewares/TokenAuthenticationMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#14 lib/RssBridge.php(34): DisplayAction->__invoke()
#15 actions/DisplayAction.php(54): DisplayAction->createResponse()
#16 actions/DisplayAction.php(89): TikTokBridge->collectData()
#17 bridges/TikTokBridge.php(30): getSimpleHTMLDOMCached()
#18 lib/contents.php(215): getContents()
#19 lib/contents.php(106): HttpException::fromResponse()
#20 lib/http.php(36)

Context

Query: action=display&bridge=TikTokBridge&context=By user&username=news24.al&format=Atom
Version: 2025-06-03
OS: Linux
PHP: 8.2.30

Go back

VerifiedJoseph

Përplasja me protestuesit e PD,Ilir Proda: Vetëm Zoti e di sa krenar jam për policët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vizituar mbrëmjen e sotme së bashku me ministren e Brendshme Albana Koçiu në Repartin e Djegieve efektivët e dëmtuar gjatë protestës së opozitës. Proda iu ka uruar efektivëve të policisë shërim të shpejtë.

GjatĂ« njĂ« prononcimi pĂ«r median, ai ka falĂ«nderuar punonjĂ«sit e PolicisĂ« pĂ«r profesionalizmin, sakrificĂ«n, durimin dhe maturinĂ« e treguar pĂ«rballĂ« ‘njĂ« barbarie tĂ« tejskajshme’ me bomba molotov, lĂ«ndĂ« piroteknike dhe sende tĂ« forta, ku pĂ«r pasojĂ« u lĂ«nduan 16 efektivĂ«.

“FalĂ«nderim pĂ«r tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit e PolicisĂ« pĂ«r profesionalizmin qĂ« kanĂ« treguar dhe vetĂ«m Zoti e di sa krenar jam pĂ«r ta, pĂ«r atĂ« qĂ« ata bĂ«jnĂ« çdo ditĂ« dhe pĂ«r vetĂ«pĂ«rmbajtjen dhe qytetarinĂ« e tejskajshme qĂ« treguan sot, nĂ« kundĂ«rshtim me atĂ« me tĂ« cilĂ«n u pĂ«rballĂ«n, e cila ishte shenjĂ« e njĂ« barbarie ekstreme”, tha mes tĂ« tjerash Ilir Proda.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, iu përgjigj edhe pyetjeve të bëra nga gazetarët.

Pyetje: Mesa u vu re gjatë protestës, pati dy të mitur të cilët shfaqën veprime të dhunshme, duke hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve. A do të shoqërohen ata, siç ndodhi edhe në protestën e shkuar, ku u shoqërua një 14-vjeçar?

Ilir Proda: Hetimet sapo kanë filluar, ekipet po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Ne, në vazhdimësi, kemi bërë thirrje që të miturit të distancohen. Do të nxjerrim përgjegjësitë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe besoj se edhe në vijim do të kemi qëndrime për këto situata.

Pyetje: Përveç efektivëve të Policisë, a ka protestues të plagosur, me aq informacion sa keni?

Ilir Proda: Nuk kemi informacion deri më tani për protestues të plagosur.

Protesta e PD/ Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

TIRANË- Protesta e Sali BerishĂ«s zgjati mĂ« pak dhe kishte mĂ« pak pjesĂ«marrje se ajo e dy javĂ«ve mĂ« parĂ«. Por fishekzjarrĂ« dhe molotovĂ« kishte boll pĂ«r tĂ« shkaktuar mbi 19 tĂ« lĂ«nduar mes policĂ«ve.

Sali Berisha i quajti ata banditĂ«, megjithĂ«se mes civilĂ«ve i vetmi i lĂ«nduar ishte njĂ« operator, edhe ai nga radhĂ«t e operatorĂ«ve, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« molotovi tĂ« protestuesve. Berisha testoi sĂ«rish durimin e militantĂ«ve, qĂ« ishin pĂ«rgatitur pĂ«r “kilometrin e fundit”, duke caktuar datĂ«n e protestĂ«s tjetĂ«r mĂ« 20 shkurt.

Simbolike, në përkim me rrëzimin e bustit, por edhe një ditë pas firmës së Ramës në Uashington për Bordin e Paqes, përkrah presidentit Trump.

Ish-gardisti, Paro Laçi, i ftuar nĂ« “Ora e Fundit” u shpreh se Sali Berisha kĂ«rkon t’i sjellĂ« rrĂ«mujĂ« dhe zallamahi ShqipĂ«risĂ«, duke mbajtur protesta tĂ« dhunshme.

Sipas tij, Berisha është personi i vetëm në vend, që kërkon persona të vrarë në protesta.

“NĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« zallamahi qĂ« Berisha kĂ«rkon t’i sjellĂ« ShqipĂ«risĂ«, ka njerĂ«z qĂ« i besojnĂ« atij. Ka njerĂ«z qĂ« paguhen qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« ato rrĂ«muja.

Ai kërkon ta djegë Shqipërinë, por fat i madh është fakti se nuk ka mbështetje. Berisha duhet të ikë nga PD, sepse nuk është pronë e tij. Ai është një diktator, që nuk po hap krahun dhe po e mban peng PD.

Ai kĂ«rkon tĂ« shkatĂ«rrojĂ« TiranĂ«n, tĂ« shkatĂ«rrojĂ« institucionet dhe duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« mendon se do tĂ« shpĂ«tojĂ« vetĂ«n. Ai Ă«shtĂ« personi i vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« kĂ«rkon tĂ« vrarĂ«â€, tha ai.

Avokati Idajet Beqiri theksoi se Berisha është njeriu më i korruptuar në planet. Sipas tij, ai zotëron një pasuri më shumë se 4 miliardë dollarë, dhe kjo pasuri shtoi ai është e qytetarëve shqiptarë.

“Kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me personin mĂ« tĂ« korruptuar nĂ« planet, Ai zotĂ«ron njĂ« pasuri qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e madhe se 4 miliardĂ« dollarĂ«. Çdo njeri qĂ« vjen nĂ« atĂ« protestĂ« paguhet dhe pagesa Ă«shtĂ« e majme. Ai pĂ«rdor paranĂ« e grabitur nga shqiptarĂ«t.

Nga ky njeri ne do tĂ« kemi dhunĂ«, dhe kjo dhunĂ« u pa sot. Sa herĂ« ecĂ«n ShqipĂ«ria ecĂ«n, Berisha ndez zjarrin pĂ«r ta djegur. Saliu do tĂ« vrasĂ« prapĂ«, sepse SPAK i ka thĂ«nĂ« se me 21 janarin e ke litarin nĂ« fyt.”, tha ai./abcnews.al

Protesta, Berisha “zgjat” afatin e durimit/ DĂ«mtohen 16 punonjĂ«s policie nga fishekzjarrĂ«t dhe molotovĂ«t

TIRANË- Kilometri i fundit s’ka fund. Protesta opozitare nisi europiane, pĂ«rfundoi me Molotov e fishekzjarre. Fillimi me zĂ«ra tĂ« moderuar, poeti i revolucionit Agron Gjekmarkaj, u pasua nga mĂ« tĂ« votuarit e TiranĂ«s dhe DurrĂ«sit, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.

NĂ« fund gjithmonĂ« flet doktori. Dhe doktori duhet t’u shpjegonte demokratĂ«ve metaforĂ«n e kilometrit tĂ« fundit.

“Fituam njĂ« betejĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por nuk kemi fituar ende luftĂ«n. Jemi nĂ« kilometrin e fundit, por tĂ« mos harrojmĂ« se kilometri i fundit kĂ«rkon edhe pĂ«rpjekjet mĂ« tĂ« mĂ«dha”, tha ai.

Protesta kishte vetëm një flamur, atë amerikan, në të njëjtin rresht ku qëndronte edhe djali i Fahriut, i sapo kthyer me habere nga SHBA. Kurse tek ura e Lanës, nuk mungonte Salianji, ai nuk nxiton tek kilometri i fundit.

Por Rama kishte ikur, vetëm për pak ditë, në Bruksel. Ndaj dhe nën dritaren e tij, nuk munguan sërish molotovët dhe fishekzjarret, si për të prishur atë pak protestë europiane.

Si festa dhe prishja e saj dukej e organizuar, nga një grup zjarri të maskuarish që fshiheshin brenda turmës së protestuesve.

Shfaqja zgjati pak, dhe shumica e protestuesve u larguan, një pjesë shkuan tek parlamenti, kurse doktori i tradhtoi shpejt, shkoi në seli.

Edhe para parlamentit nuk munguan molotovët e fishekzjarret, për të mos kursyer edhe një operator televizioni që mori flakë ndërsa xhironte.

Në total, u lënduan 16 efektivë policie. Jashtë rrezikut për jetën. Bashkë me ta edhe deputeti i PD, Bledjon Nallbati, i cili sipas pamjeve nga protesta ishte pjesë e grupit të zjarrit që sulmoi policët.

E megjithatë, kaosi i doktorit zgjati vetëm 2 orë nëpër Tiranë. Nga selia e PD, ai akuzoi policët si banditë dhe vlerësoi demokratët si të vetëpërmbajtur.

Për protestën e radhës Berisha ka gjetur një datë simbolike. Përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Kjo datë ka një simbolikë edhe më të thellë. Më 19 shkurt në Uashington do të firmoset marrëveshja për bordin e paqes në Gaza, ku me shumë gjasa kryeministri Rama do të jetë me Presidentin e SHBA, Donald Tramp. Një ditë më vonë, Berisha do të protestojë në Tiranë në bulevard.

Kur tĂ« protestojĂ«, Rama me siguri do tĂ« jetĂ« nĂ« gjumĂ« me orĂ«n e AmerikĂ«s, ose nĂ« avion pĂ«r TiranĂ«. Kur tĂ« jetĂ« nĂ« zyrĂ«, bulevardi do tĂ« jetĂ« pastruar. Por beteja pĂ«r kilometrin e fundit do tĂ« vazhdojĂ«. Po pĂ«r sa kohĂ«? AtĂ« e di vetĂ«m Berisha. DemokratĂ«t me gjasĂ« do t’u duhet tĂ« presin edhe pak.

 

 

Drejtori i Policisë, Proda viziton efektivët: U përballën me barbari ekstreme

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, mbrĂ«mjen e sotme, gjatĂ« vizitĂ«s nĂ« Repartin e Djegieve, pĂ«r tĂ« parĂ« nga afĂ«r, sĂ« bashku me Ministren e PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Albana Koçiu, punonjĂ«sit e PolicisĂ« tĂ« dĂ«mtuar gjatĂ« protestĂ«s sĂ« dhunshme tĂ« zhvilluar para KryeministrisĂ« dhe Kuvendit, iu ka uruar atyre shĂ«rim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ«. GjatĂ« njĂ« prononcimi pĂ«r median


Source

Como eliminon Napolin nga Kupa, sfidon Interin në gjysmëfinale

NĂ« stadiumin “Maradona”, Como i drejtuar nga Cesc FĂ bregas realizon surprizĂ«n e madhe duke eliminuar Napolin pas goditjeve tĂ« penalltive me rezultatin 8-7, pasi koha e rregullt u mbyll nĂ« barazim 1-1. KampionĂ«t e ItalisĂ« e nisĂ«n mĂ« mirĂ« takimin dhe ushtruan presion tĂ« vazhdueshĂ«m ndaj miqve, por ishin pikĂ«risht larianĂ«t qĂ« kaluan tĂ« parĂ«t nĂ« avantazh. NĂ« minutĂ«n e 39-të 

Source

❌